Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/11

Lojë e rrezikshme greke, synohet të barazohet Çamëria me Himarën



Greqia kërkon që të barazojë çështjen e Çamërisë, me Himarën. Ajo ka nxitur një grup me emrin “Bashkimi i Himariotëve”, që thotë se himariotët janë helenë dhe duan vetëvendosje.
“Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Në vitin 2016 Helenizmi i Himarës nderon Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), i ndodhur në frontin e luftës për afirmimin e të drejtave themelore të pronës, të lirisë fetare dhe të vetvendosjes kombëtare.

Në vitin 1945 sistemi komunist në Shqipëri u privoi banorëve të Himarës të drejtën për vetvendosje kombëtare, të drejtën e pronës si edhe të drejtën e lirisë fetare. Brenda një nate vendosi mosnjohjen e pëkatësisë së tyre kombëtare helene, vendosi shtetëzimin e pronave të tyre si edhe shëmbjen e kishave të shënjta të tyre. Sot, 26 vjet pas rënies së sistemit totalitar në Shqipëri, asnjëra prej të drejtave përmendur më sipër nuk është rivendosur për Himariotët.

Qeveritë postkomuniste shqiptare, trashëgimtare besnike të sistemit të mëparshëm totalitar, refuzojnë të rikthejnë pronat pronarëve të ligjshëm, dhunon banesat e tyre, u mohon të drejtën të vetpërcaktohen si Grekë, shtetëzon pronën e Kishës Orhtodhokse dhe shëmb Kishat e Shënjta Orthodhokse.

Bashkimi i Himariotëve krijoi një video me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe fokusimin e pozitës së popullit të Himarës në konfliktin pa mbarim me shtetin shqiptar, video që u shfaq në veprimtarinë e suksesshme që u organizua më 2 dhjetor në Tiranë nga përfaqësuesit e Minoritetit Etnik Grek si edhe nga forumet e Himariotëve”, thuhet në reagimin e tyre, që kanë postuar edhe këtë video më poshtë.

‘Vipat e Bllokut’ “masakrojnë” Alketa Vejsiun, i zbulojnë operacionet e tjera përveç hundës

‘Pre’ e “VIP-ave të Bllokut”, një prej faqeve që demaskojnë personazhet e njohur publik për transformimin e tyre kryesisht me operacione plastike këtë herë ka rënë prezantuesja dhe producentja Alekta Vejsiu.
Edhe pse Alketa e ka pranuar publikisht që ka bërë hundën operacion por VIP-at e Bllokut kanë zbuluar edhe një sekret që ajo ka bërë gjithashtu mollëzat dhe buzët. Nuk dihet ende sa e vërtetë është kjo por krahasimi i dy fotove flet vetë.

Endri Prifti sulmon Artiola Toskën: Ngatërron “atë” me dollarin


Pas mbylljes së “Kënga Magjike” me fitoren e Rozana Radit, nuk kanë munguar pakënaqësitë dhe akuzat ndaj organizatorëve dhe drejtuesve të festivalit. Një prej të pakënaqurve është edhe Endri Prifti, nga dyshja dinamike dhe shumë e dashur Endri dhe Stefi.

Ai ka dalë hapur kundër Këngës Magjike dhe produksionit të saj. Sipas Endrit këtë vit Kënga Magjike është kthyer tallava për shkak se kanë marrë pjesë dhe janë pranuar këngë popullore, duke iu referuar këngës së Artiola Toskës me Brunon.
sherri-endri-artjola

Madje Endri ka shpërthyer edhe në sharje të rënda ndaj Artiolës duke thënë se ajo ngatërron “atë” me dollarin. “Po ç’faj ka Arditi, fajin e kanë këta që shpien këngë popullore në një festival. Duhet të shkojnë ne festivali i Gjirokastrës por e di ti e ngatërrojnë atë me dollarin”.

A është për demarkacionin takimi i fshehtë mes Mustafës dhe kryeministrit malazez në Shkodër ?!


Në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës pati një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviç.

Takimi i paparalajmëruar është vënë re vetëm nga prania e automjeteve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi në parkimin para hotelit ku dy kryeministrat biseduan, transmeton Top-channel.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim se çfarë Mustafa dhe Markoviç kanë diskutuar mes tyre, por mendohet se ky takim, në një zonë neutrale, mund të jetë për të biseduar çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Kryeministri malazes u largua nga ambientet e hotelit rreth orës 14:30, në drejtim të Malit të Zi, ndërsa më pas ka lëvizur edhe eskorta e kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, konfirmohet se kryeministri Dushko Markoviç është takuar të dielën në Shkodër me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafa. Takimi, thuhet se është realizuar me nismën e Mustafës.

“Bashkëbiseduesit gjatë dialogut miqësor kanë shqyrtuar çëështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme ti japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.

Po ashtu, thuhet se të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe çëështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

Ky takim, nuk është komentuar nga zyrtarët e kabinetit të Mustafës në Prishtinë.

Mediat lokale, duke iu referuar njoftimeve të mediave nga Shqipëria, bënë të ditur se Mustafa e Markoviç janë takuar në një hotel në Shkodër në një takim, sic u quajt, i paparalajmëruar.

Takimi i Kryeministrit Mustafa dhe Markoviç vien në një periudhë të tensioneve në Kosovë rreth një marrëveshjeje për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, që u arrit më shumë se një vit më parë. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen por Kosova, për shkak të kundërshtimeve me forcë në Kuvend dhe në rrugë të opozitës, e ka tërhequr nga debati i mëtejmë një projekt ligj për ratifikim.

Kryeministri Mustafa nuk ka arritur të mbledhë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta kaluar marrëveshjen dhe së fundi ka bërë thirrje për një process të matjes së territorit të Kosovës.

Aktualisht nuk ka njoftime nëse dy kryeministrat kanë diskutuar çëështjen edemarkacionit.

Javë më parë, autoriteteve malaziase u kishte drejtuar një letër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar që Podgorica t’i kërkoj Bashkimit Evropian që çëështja e demarkacionit të mos jetë pengesë për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës kusht për heqjen e vizave, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, përgatiti “REL”.

LSDM e Zoran Zaev shpalli fitoren – Gruevski ka humbur

Shqiptarët ende pa dalë rezultatet po akuzojnë njëri-tjetrin por edhe faktorët e tjerë. Por, një gjë ka qenë e dukshme, pjesëmarrja e shqiptarëve në Maqedoni është më e ulët se sa e atyre maqedonas. Arsyeja është nga stërlodhje e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë nga përfaqësimi i tyre në politikë.


Të dhënat fillestare janë dëshpëruese për BDI-në, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti. Kurse në kampin maqedonas, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, duket shumë mirë përballë VMRO-DPMNE-së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

Sipas Menduh Thaçit, që ka dalë në një konferencë shtypi, shumë persona nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listat e votimit, komisionerët e vetë nuk pranuan shumë që donin të rivotonin . Pretendohet se ka pasur edhe tendenca për blerje të votash, kurse paradoksi ka qenë sesa ka ardhur errësira, në disa vende është ndërprerë energjia elektrike.

“Kemi probleme të jashtëzakonshme, deri tani vëzhguesit tanë kanë kthyer mbrapsht me qindra që duan të votojnë nga dy herë. I bëj apel Komisionit Qendror Zgjedhor e policisë që të marrin masa që kjo situatë të mos eskalojë”, tha Thaçi, përcjell TCh.

Gjithsesi, pritet rivalitet ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Besa në mesin e partive shqiptare.
Nga vendlindja e tij Kërçovë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas votimit bëri thirrje për pranim të rezultatit të zgjedhjeve nga partitë politike, por shumë i pezmatuar.

“Të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë me përmirësimin e imazhit të vendit, por kanë të bëjnë edhe me shumë procese që presin zgjidhje në të ardhmen. Por mbi të gjitha presim një proces të mirë dhe të pranueshëm”, u shpreh Ali Ahmeti. (


Partia LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të mbajtura sot.

Zëdhënësi i LSDM’së, Petre Shilegov, ka thënë se opozita maqedonase ka fituar në të gjitha qytetet e mëdha, duke i shkaktuar humbje VMRO-DPMNE’së së Nikolla Gruevskit, raporton Gazeta Express.

LSDM i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të festojnë në sheshin e Shkupit.


Nderkohe në Kumanovë, sipas rezultateve, Lëvizja Besa e Bilal Kasamit ka mposhtur BDI-në e Ali Ahmetit. Sipas rezultateve të siguruara nga Express, Lëvizja Besa ka marrë 672 vota.Ndërkaq, partia e dytë ka dalë BDI me 585 vota.

Në vendin e tretë është Aleanca për Shqiptarët me 279 vota. Kurse e katërta është PDSH e Menduh Thaçit me 225 vota.

Bashkimi Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, pritet të sigurojë 10 vende në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë, sipas të dhënave nga procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura sot.



Lëvizja Besa, e udhëhequr nga Bilal Kasami, pritet t’i marrë 8 vende. Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare, e udhëhequr nga Menduh Thaçi, pritet të marrë 2 vende.

Zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha në një konferencë shtypi para disa minutave, ka falenderuar gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë sot në zgjedhje. Ai tha se Rilindja me BESË ka korrur fitore bindëse në Çair, Studeniçan, Tetovë dhe Kumanovë.

“Ne emër të shtabit zgjedhor të Rilindjes me Besë ju falemnderoj gjithë qytetarët. Komuna e Çairit tanimë është një bastion i Lëvizjes BESA, jemi në epërsi me 2-1. Në Kumanovë fitojmë bindshëm. Kemi fituar Komunën e Zhelinës.

Po ashtu bastion i ri i Lëvizjes BESA është edhe komuna e Studeniçanit. Kemi epërsi në Tearcë, Butel dhe Gazi Babë. Nga rezultatet që kemi numëruar jemi në epërsi bindëse ndaj BDI në Tetovë”, ka deklaruar Arianit Hoxha.

Gjithsesi shifrat e deritanishme projektojne nje rezultat zhgenjyes per forcat politike shqiptare,te cilat duket se do te humbin shume mandate ne parlamentin e ardhshem maqedonas.

Përveç kësaj as nuk ka dalë ndokush në selinë partiake për të treguar se çfarë janë rezultatet e deritashme.

Ne fakt parashikimet jane ndryshe:Bazuar në numërimin e 200 mijë votave të para, në radhët e partive politike shqiptare prin lehtë koalicioni Besa, me 7,14 për qind, ndërsa pas saj ka mbetur BDI-ja, me 6.93 për qind. Pas saj është PDSH-ja, me 3.32 për qind.

Ndërsa, te partitë maqedonase VMRO-DPMNE po mban primatin me 41.38 për qind, që ndiqet nga LSDM-ja me 36.02 për qind.

Trump, Clinton dhe shqiptarët

skender minxhozi
Skënder Minxhozi

Presidenca Donald Trump është tashmë një realitet, megjithëse edhe banorët e izoluar të spektaklit Big Brother në Amerikë, kur e mësuan lajmin, nuk donin t’u besonin veshëve. Zgjedhjet në SHBA kanë prodhuar surprizën më të madhe të imagjinueshme dhe e gjithë bota po përpiqet së pari të “tresë” këtë që ndodhi dhe së dyti, që të bashkëjetojë me të në të ardhmen.
Image result for trump dhe klinton
Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shprehej se Trumpit i duhen dy vjet për të njohur botën. Gjithsesi, zgjedhjet mbaruan dhe amerikanët vendosën që në poltronin më të lartë të vendit të ulet një person që nuk ka punuar kurrë në administratë dhe që nuk ka asnjë eksperiencë shtetërore.

Në optikën e vogël të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, këto zgjedhje përbënin një dilemë të thjeshtë për t’u zgjidhur. Statuja e Bill Clintonit në mes të Prishtinës u kujton edhe sot mijëra banorëve të kryeqytetit të Kosovës, se cili ishte faktori vendimtar, që ata kanë sot shtetin e tyre sovran. Në një prizëm më të gjerë, kjo e vërtetë historike duket se ka qenë përcaktuese edhe në votën e shqiptaro-amerikanëve, ashtu siç ka vazhduar të prodhojë simpati edhe për një masë tjetër të madhe shqiptarësh, të cilët nuk votuan në 8 nëntor.

Hillari Clinton u ndesh në këto zgjedhje me dy kundërshtarë: më së pari me Berni Sandersin, brenda radhëve të partisë së saj, e më pas me Donald Trumpin, në betejën elektorale kombëtare. Ka qenë një garë treshe, në një pjesë të mirë të vitit 2016. Pasi edhe tani, kur zgjedhjet kanë mbaruar, hija e senatorit plak nga Vermonti vijon të jetë e rëndë mbi rezultatin final.


Clinton është një figurë e vjetër politike në SHBA. Ajo bën pjesë në familjen deri dje më të fuqishme politike të Amerikës. Ky reputacion ishte avantazhi, por edhe kryqi që ajo mbajti mbi shpinë. E konsideruar si “njeriu më kompetent që ka garuar ndonjëherë për postin e presidentit”, ajo ishte njëherësh edhe një kandidaturë e dobësuar skajshëm nga akuzat, skandalet dhe veprimet që ka ndërmarrë gjatë karrierës së saj. Iraku, Siria dhe Afrika Veriore me “Pranverën Arabe”, kanë mbi vete edhe vulën përcaktuese të senatores e më pas sekretares së shtetit Hillari Clinton.

Ngjarja tragjike e Begazit, ku mbeti i vrarë konsulli amerikan dhe disa diplomatë e zyrtarë, janë gjithashtu një njollë e rëndë në ndërgjegjen e saj si shtetare, pa harruar skandalin e emaileve, lidhjet me korpusin financiar, votimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë – të gjitha këto e bëjnë Hillarin një figurë të dyshuar dhe pak ose aspak frymëzuese për milionat e amerikanëve të lodhur me aparatin burokratik të Uashingtonit. Kjo u pa qartë në 8 nëntor, megjithese ajo fitoi votën popullore.

Nga ana tjetër, ajo u përball me dy figura të cilët kanë mes tyre elemente të përbashkët. Sanders dhe Trump ishin dy kandidatë anti-sistem, ata ishin kundër ikjes së vendeve të punës drejt Kinës apo Meksikës, ishin kundër oligarkisë financiare dhe politike që sundon SHBA-të prej dekadash (e ku familja Clinton ka një influencë dominuese), ishin dhe janë kundër mënyrës sesi funksionon sistemi elektoral në vend dhe kundër korporatës së madhe të mediave. Këto aspekte e bënin Sandersin një kandidaturë natyrshëm më të pranueshme se Clinton, por hierarkia e Partisë Demokrate vendosi me zemër dhe jo me mendje dhe me logjikë. Tashmë zgjedhjet përfunduan dhe të gjithë duhet të përballen me realitetin e ri.

Edhe ne shqiptarët, që nga kryeministri me gafën e tij diplomatike në CNN, e deri tek bashkëkombasit e tjerë kudo që jetojnë, në diasporë, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Përtej simpative personale dhe asaj që fushata elektorale amerikane prodhoi tek çdo shqiptar që ndiqte ngjarjet atje, Hillari Clinton ishte një garanci jo e vogël për ne, për shkak të historisë që e lidh atë dhe bashkëshortin e saj me botën shqiptare. Ashtu siç është sot Trump një e panjohur për botën dhe brenda saj, edhe për ne shqiptarët.


Dimë që dikur biznesmeni Donald Trump ka sugjeruar hyrjen e trupave tokësore në luftën e Kosovës në pranverën e vitit 1999, por kjo është shumë pak për të kuptuar se çfarë qëndrimesh do të ndërmarrë administrata e tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më normalja do të ishte të mos priteshin ndryshime thelbësore, për vetë peshën e vogël të shqiptarëve në skakierën globale, por edhe kjo duhet zbuluar dorë pas dore, kur manjati njujorkez të ketë veshur kostumin e kryetarit të shtetit më të fuqishëm në botë.

Biznesmeni serbo-amerikan, thyen shpresat e Serbisë: Vonë jemi, shqiptarët e Kosovës veç kanë ldhje me Trumpin!

Është folur shumë për Presidentin Donald Trump që fitoi zgjedhjet në SHBA, dhe mënyrat e veçanta analitike të tij të përpunimit të fakteve dhe të interpretimit të ngjarjeve në SHBA dhe në botë. Dihet mirë dhe komenti para zgjedhor i kryeministrit Rama për kandidatin Trump, koment i cili nuk ishte ndonjë gjë e veçantë po të marrim parasysh se ¾ e udhëheqësve europianë kishin rezerva ndaj kandidatit Trump. Fitorja spektakolare e tij në këto zgjedhje duke mundur kandidaten e shumëdëshiruar nga BE-ja zyrtare, dhe disa vende të Botës së tretë, na bëri të mendojmë që SHBA ka probleme të veçanta brenda vendit, probleme të cilat europianët nuk i paskan kuptuar dhe aq më pak nuk mund ti kuptonte as qeveria shqiptare. Sidoqoftë, fitorja e tij është një fitore e demokracisë perëndimore, e cila tregon se ka dhe probleme të tjera që në momente të caktuara vendosin mbi fatet e një vendi përsa i përket dëshirës së popullit dhe jo interesave të politikanëve të atij vendi të madh dhe aq më tepër dhe të miqve të SHBA.

Çfarë treguan këto zgjedhje?

Këto zgjedhje në SHBA treguan se klasa politike aktuale amerikane nuk ishte në nivelin e duhur për të përfaqësuar interesat e popullit amerikan.

Së dyti, këto zgjedhje treguan se vota e popullit amerikan si ajo popullore ashtu dhe ajo sipas shteteve të mëdha favorizoi politikën proteksioniste të SHBA të kandidatit Trump në raport me kandidaten tjetër.

Së treti, këto zgjedhje treguan se analiza e kandidatit Trump në të shpjeguarit e fenomeneve brenda SHBA dhe jashtë saj ishte më e saktë se analizat dhe propaganda politike e demokratëve të udhëhequr nga Hillary Klinton, dhe këto analiza politike shpjeguan fitoren e Trump, të cilat mund të përmblidhen shkurtimisht kështu:

- Politikat të ashtuquajtura anti-establishment, ose shqip politika kundër administrimit aktual dhe qeverisjes aktuale të Obamës si brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit.

- Politikat tolerante ndaj emigracionit në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut bien ndesh me interesat e SHBA kur bëhet fjalë për terroristët, kartelet e drogës, tutorët e prostitutave, e gjithë llumi i shoqërive botërore, të cilat kërkojnë biznes në SHBA dhe në vendet e zhvilluara kapitaliste sepse aty këto komunitete gjejnë mundësira hyrjeje dhe aktiviteti duke u justifikuar me liritë dhe të drejtat e njeriut, me të cilat nuk duhet abuzuar sidomos nga këto kartele të krimit. Këtu, politikat e Trump duken të ashpra por për mendimin tim të drejta.

- Politikat ekonomike të Trump për të rritur potencialin proteksionist ekonomik në SHBA, duke propozuar vënien e taksave ndaj eksportuesve të kapitalit dhe hapjen e vendeve të përhershme të punës në SHBA ndaj atyre sezonale, janë komplet ndryshe nga politikat e administratës Obama dhe Klinton.

- Politikat e jashtme të SHBA, këto tetë vite të Obamës kanë qenë të turbullta dhe kanë shkaktuar konflikte të panevojshme jashtë SHBA, duke u nisur nga analiza jo të sakta, nga fushatat mediatike dezinformuese dhe fobinë idiote ndaj “rrezikut” nga Rusia, që demokratët kanë por dhe kanë patur që nga koha e Xhon Kenedit.

Këtu del se idea e Trumpit se rreziku më i madh i vjen SHBA nga Kina se nga Rusia është i drejtë, duke patur parasysh se Kina ka dëmtuar rëndë prej disa vitesh ekonominë e SHBA duke mbytur tregun amerikan me produkte të lira të cilat kanë detyruar të falimentojnë shumë biznese amerikane. Kjo tregon edhe një element, i cili tashmë është tejkaluar: Eksporti i Kapitalit nuk është gjithmonë produktiv sepse pas një farë kohe dëmton ekonominë e atij vendi që eksporton kapital por le pa punë punonjësit e vet. Eksporti i Kapitalit pati kundërshtitë e veta sidomos nga Kina dhe Fidel Kastro, dhe ky i fundit kur ishte gjallë krahas parullës `Socializëm ose Vdekje` shpalli dhe parullën e çuditshme `SHBA eksporton kapitalin por ne (Kuba, vendet ish komuniste) do të eksportojmë revolucionin`.

Sigurisht, ideja e marrë e demokratëve të Obamës dhe Klinton për të rrethuar Rusinë më një `Kordon sanitar`, duke kthyer të gjitha vendet në kufi me Rusinë në vende armike të Rusisë, si dhe vendet arabe mike të Rusisë duke i kthyer ato në vende armike të Rusisë nëpërmjet `pranverës arabe`, apo nëpërmjet shpërthimit të luftrave civile si në Siri, Jemen, Liban, Irak, Egjypt, Libi (këtu ishte Sarkozy- shkaktari i shpërthimit të luftës civile), - mbetet një nga problemet më të mëdha të administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Trump. Praktikisht ai ka deklaruar se …nuk është Rusia armiku kryesor i SHBA, problem kryesor i SHBA është Kina. Kjo ide ka një sens të saktë të vlerësimit ekonomiko-financiar të SHBA, e cila e ka një deficit buxhetor po aq sa ka dhe GDP e saj = 17 trilion dollarë. Ky është shkaku që Presidenti i zgjedhur Trump pati sukses në zgjedhje: SHBA janë në vështirësi ekonomiko-financiare sepse u janë ngushtuar dhe pakësuar tregjet, të cilat i kanë zënë kryesisht Kina, e më pak India, Brazili, BE, etj. Rusia nuk është konkurente ekonomike.

Ku hyn Shqipëria në këtë mes?

Gjeopolitika e SHBA në Ballkan nuk ndryshon, kështu që Shqipëria do të mbetet një nga prioritetet amerikane në Europë, dhe ajo do ta ndihmojë Shqipërinë të integrohet dhe të fitojë një status të barabartë me vendet e BE. Të vetmet probleme të cilat mbeten në Ballkan janë: Terrorizmi islamik, i cili po dobësohet por kërkon ndërhyrje energjike nga Shqipëria, Kosova dhe vendet ballkanike (përfshi dhe Turqinë!). Problemi i gjeopolitikës së Rusisë, për të cilën nuk dihet qartë se çfarë ka ndërmend Presidenti i zgjedhur Trump, por një gjë është e qartë se SHBA nuk do të mund, dhe nuk mund të zbythen nga arritjet e deritanishme. Shpresojmë që Presidenti i sapozgjedhur Trump, të marrë sa më parë Presidencën dhe të bëjë të qarta prioritetet e tij, por Shqipëria dhe trevat shqiptare do të mbeten besnike SHBA sepse ajo mbetet i vetmi aleat besnik i shqiptarëve në Ballkan dhe në Europë.


****

Dobrivoje Tanasijeviq (83), biznesmen i fuqishëm që ka 60 vite që jeton në SHBA, thotë se nëse serbët duan që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka të mirë për ta, duhet të mos rrinë duarkryq.
Image result for donald trump
Donald Trump

“Kam frikë se kemi humbur hapin me të tjerët në rajon që veç kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit. Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, thotë ai.
“Shiko çfarë bëjnë në Kosovë: ia kanë ngre përmendoren Bill Clintonit në qendër të Prishtinës, rrugën e emërojnë me emrin e djalit të Joe Bidenit, shitoret I quajnë Hillary Clinton. Tash edhe Trumpin do ta nderojnë”.


Dobrivoje Tanasijeviq

Ai thotë se për ta bërë Trumpin për vete, serbët duhet të rishikojnë raportet me Rusinë që janë të dëmshme për ta, sepse fjalët se Trumpi do të ketë raporte të mira me rusët janë përralla fëmijësh.
“Dijeni, FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”, thotë Tanasijeviq.




Donald  Trump i njeh shqiptarët, ka respekt për ta


Joseph DioGuardi, ish-kongresmen amerikan me origjinë arbëreshe, nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump, ndaj shqiptarëve.

Duke folur për Vizion Plus, ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?

“Kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë ai.

Por, DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja për shqiptarët aty dhe ku duhet lobuar me fort: Në Kongres.

“Nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një Komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe, në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president”, ka thënë ai.

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.

DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

“E telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por ajo u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Joseph DioGuardi është njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar. Falë tij nisi një qasje e re e Washingtonit zyrtar ndaj shqiptarëve. Ai dhe bashkëshortja e tij Shirley, mbeten edhe sot zëri më i fuqishëm pro-shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, aty ku përcaktohen politikat e mëdha botërore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...