Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/11

Ministri turk i Transportit: Shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist

Gjermania solidarizohet me Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas sulmit terrorist në Stamboll ka telefonuar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet për viktimat.Të shtunën mbrëma Stambolli u trondit nga dy shpërthime.Njëri ndodhi në afërsi të stadiumit të Beshiktashit, ndërsa tjetri pranë një parku.Nga këto sulme janë vrarë të paktën 38 persona dhe plagosur 166 të tjerë.Merkel i ka thënë Erdoganit se Gjermania solidarizohet me Turqinë.Ajo ka ngushëlluar Erdoganin dhe popullin turk për viktimat.



Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili tha se “shpresojmë mos ketë viktima”
Image
Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.
Image
Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila mendohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton nanali privat NTV.

Image
Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie.




Së paku 20 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Stamboll, afër “Beshiktash Vodafone Arena”, ka thënë Ministri I Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.Eksplodimi ka ndodhur pas një ndeshje të Beshiktashit me Bursaspor.Një numër i madh i ambulancave janë parë tek vendi i ngjarjes.Pamjet më poshtë tregojnë momentin e shpërthimit.


Ministri turk i Transportit: Shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist


Ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist, raporton Reuters.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena” ku mbetën të lënduar të paktën 20 persona.
Image
“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.

Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Stamboll (VIDEO)

Projekti perandorak i presidentit rus Vladimir Putinit kërcënohet në Ballkan

Related image

Historikisht, integrimi evropian ka qenë kërcënimi më i madh i sigurisë për Rusinë. Por integrimi nën Napolonin, Hohenzollerët ose Hitlerin është diçka tjetër. Integrimi demokratik nën BE dhe NATO nuk kërcënon askënd, përveç autokratëve kleptokratë

Dy vjet e gjysmë pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë figura publike në SHBA dhe Evropë duken se nuk janë ende në gjendje të kuptojnë motivet e Rusisë. Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i tha kohët e fundit një gazete boshnjake që gatishmëria e NATO-s për ta shtrirë anëtarësimin deri në Mal të Zi dhe mirëpritja e Bosnjës dhe Maqedonisë nuk ishte veç një gabim, por dhe provokim. Në një takim të kohëve të fundit, një politikan evropian tha se nuk mund ta kuptonte pse Lavrovi dhe qeveria e tij ndiheshin në atë mënyrë. Ai nuk është vetëm. Shumë vetë në jetën publike nuk janë në gjendje të rrokin motivet që nxitin sjelljen ruse.

Askush me mend në kokë nuk e beson që Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, kërcënojnë Rusinë ose interesat e saj vitale, apo që NATO mund të kërcënojë Rusinë. Organizimi i tetë batalioneve për të mbrojtur aleatët në vijën e parë më 2017 nuk përbën dëshmi për kërcënim. Megjithatë, për Rusinë, vetëvendosja e këtyre vendeve përbën kërcënim. Kjo ndodh për arsye se veprimet e Moskës në Ukrainë dhe vende të tjera synojnë një objektiv të trefishtë. Fraza e lashtë romake se perandori e ruante popullaritetin e tij duke i dhënë popullit bukë dhe cirk gjen vend këtu.

Tre objektivat e mundshëm

Objektivi i parë është i brendshëm, duke promovuar aventurat imperialiste Putini garanton mbajtjen e pushtetit. Aventurizmi imperialist është tani parakushti për të ruajtur sistemin e Putinit dhe, nëse e para prishet nga e dyta, atëherë ose duhet të reformohet – gjë që refuzohet, ose duhet të bjerë.

Objektivi i dytë është Ukraina dhe gjithë shtetet e krijuara pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Putini dhe rrethi i tij ngushtë e kanë bërë të qartë vazhdimisht se ata besojnë që këto shtete nuk kanë sovranitet real, dhe integriteti territorial nuk ka asgjë më tepër se një lloj formaliteti.

Por nëse Ukraina, nga buron pretendimi i Moskës për të qeverisur gjithë “rusët”, refuzon Moskën, legjitimiteti i Putinit si rindërtues i perandorisë dhe i statusit të saj si fuqi e madhe, ekspozohet menjëherë si i cekët. Idetë e vetëqeverisjes demokratike do të futen në Rusi përmes suksesit të Ukrainës. Prandaj, projekti i reformimit të Ukrainës duhet të anulohet, veçanërisht sepse elita ruse e shikon Ukrainën si “Rusia e vogël”, e cila nuk ka punë të pretendojë pavarësi dhe as kapacitet të qeveriset jashtë Rusisë. Objektivi i tretë është integrimi evropian. Historikisht, integrimi evropian ka qenë kërcënimi më i madh i sigurisë për Rusinë. Por integrimi nën Napolonin, Hohenzollerët ose Hitlerin është diçka tjetër. Integrimi demokratik nën BE dhe NATO nuk kërcënon askënd, përveç autokratëve kleptokratë që nuk mund të kenë sukses pa nxitjen e konflikteve të përhershme dhe lojërave imperialiste.

Prandaj, nëse duam të kuptojmë mënyrën e të menduarit të Moskës, bëhet e qartë që Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk mund të lejohen të arrijnë vetëvendosje reale dhe siguri përmes integrimit evropian. Një Evropë e ndarë në dy pole dhe sfera influence nuk mund të arrijë “përfundimin” e dëshiruar nga BE dhe NATO dhe duhet mbajtur vazhdimisht në gjendje konflikti. Në këtë kuptim, duke cituar publicistin amerikan Randolph Bourne, lufta është shëndet i shtetit për Rusinë. Po kështu, integrimi i Ballkanit është një gozhdë tjetër në arkivolin e projektit imperialist të Moskës, sepse riafirmon të drejtën dhe aftësinë e popujve të lirë të vetëqeverisen e të zgjedhin vetë nëse duan apo jo të pjesë e një projekti politik më të madh. Edhe integrimi i këtyre shteteve ballkanikë relativisht pa peshë përbën një rrezik të madh për vetëprojektimin politik dhe pikëpamjen mbi botën e vetëmohuar të Rusisë.

Doktrina për sovranitet të cunguar

Që Rusia dhe sistemi i Putinit të jenë të sigurt, pjesa tjetër e Evropës nuk duhet të jetë e sigurt dhe integrimi duhet të mbetet i papërmbushur, një projekt i pezulluar. Rusia e përcakton sigurinë e saj në përshtatje me pjesën tjetër të Evropës dhe sovranitetin e saj mbi atë të vendeve ish-anëtare të Traktatit të Varshavës. Si shumë nga stanjacioni i periudhës së Brezhnjevit, doktrina e Brezhnjevit për sovranitet të cunguar vazhdon të jetë e gjallë në politikën ruse. Ndaj nuk është befasuese që sekretari i shtypit i Putinit, Dmitri Peskov, tha se Brezhnjevi nuk është minus për ne. Vetëm kur evropianët të kuptojnë pikëpamjen ruse për botën dhe forcat që motivojnë politikën e saj do ndalojnë së marri të mirëqenë që kemi interesa të përbashkët ose probleme që ne dhe Rusia duhet të gjejmë mënyra për t’i zgjidhur. Bashkëjetesa paqësore është maksimumi që mund të ruhet ose prishet për shkak të agresionit sovjetik. Nëse liderët evropianë këmbëngulin në dialog me Rusinë vetëm për faktin se është fqinje, kjo nuk çon gjëkundi. Për fatin e keq të Moskës, dialogu që ajo pretendon se kërkon me perëndimin nuk ka bazë, përderisa Rusia mohon parimet themelore që frymëzojnë perëndimin dhe tani përfshin një pjesë të madhe të Evropës Lindore. Për sa kohë që Moska e konsideron demokracinë një kërcënim për vdekje, dialogu i sinqertë nuk është i pagjasë, por i pamundur. Newsweek





T/ Bota vetëmohuese e Rusisë

B- Integrimi i Ballkanit është një gozhdë tjetër në arkivolin e projektit imperialist të Moskës, sepse riafirmon të drejtën dhe aftësinë e popujve të lirë të vetëqeverisen e të zgjedhin vetë nëse duan apo jo të pjesë e një projekti politik më të madh. Edhe integrimi i këtyre shteteve ballkanikë relativisht pa peshë përbën një rrezik të madh për vetëprojektimin politik dhe pikëpamjen mbi botën e vetëmohuar të Rusisë.



C- Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i tha kohët e fundit një gazete boshnjake që gatishmëria e NATO-s për ta shtrirë anëtarësimin deri në Mal të Zi dhe mirëpritja e Bosnjës dhe Maqedonisë nuk ishte veç një gabim, por dhe provokim.

Ballkani mes Perëndimit dhe Rusisë

Blerim-Reka

Nga: Prof. Dr. Blerim Reka*

Blerim-RekaEkziston droja se një Luftë e Ftohtë e re mund të ndikojë në Ballkan për shkak të përshkallëzimit të krizës në Ukrainë. Një ndarje Lindje-Perëndim është kthyer në rajon 25 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik. Rusia po i zhvillon interesat e saj dhe sferën e saj të influencës në disa vende të Ballkanit dhe rritjen e investimeve për sigurinë dhe energjinë.

Frika e një krize lindore të përhapur në Ballkan gjatë vitit 2015 është ngritur që prej invadimit nga Ushtria ruse të Gjeorgjisë pas Luftës së parë të ftohtë, në vitin 2008 dhe aneksimin e Krimesë në mars të vitit 2014 dhe vazhdimit të mbështetjes Ruse për separatistët në Ukrainën Lindore. Rusia ka shkelur Marrëveshjen e Budapestit të vitit 1994, e cila garantonte sovranitetin e Ukrainës dhe Marrëveshja e Dytë e Minskut, më 15 shkurt 2015, do ta ketë të njëjtin fat Trupat ruse u vendosën në kufijtë me Finlandën dhe vendet baltike në janar 2015 dhe në Arktik dhe Kaliningrad, sipas gjeneralit Valery Gerasimov, shefi Shtabit të Përgjithshëm të forcave ushtarake të Rusisë. Njësitë ushtarake do të mund të vendosen në kufijtë e Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2015, sipas ekspertëve.

Rëndësia strategjike

Moldavia mund të jetë një pikë kthese këtë vit, sepse Transnistria është një rajon i mbështetur rus dhe popullsia është e ndarë në Moldavi, mes mbështetjes nga Bashkimi Evropian edhe nga Rusia.
Fqinji i Moldavisë, Rumania, është distancuar politikisht nga Moska, së bashku me Bullgarinë, pasi që Rusia anuloi projektin e gazsjellësit Rrjedha e Jugut. Për Rumaninë, marrëveshja e fundit midis kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban dhe presidenti rus,Vladimir Putin më 17 shkurt 2015, për të zgjeruar furnizimet me gazin rus për Hungarinë, u pa si një afrim mes Hungarisë dhe Rusisë.
Rumania dhe Bullgaria janë në Detin e Zi,që është I rëndësis strategjike kyçe për Rusinë dhe gazsjellësit të saj të ri në Turqi, i cili zëvendëson projektin Rrjedha e Jugut.
E ashtuquajtura “Perdja e Hekurt” midis Perëndimit dhe Bashkimi Sovjetik, i quajtur në vitin 1946 nga burrë-shtetasi britanik Winston Churchill, përfshinte hapësirën midis Detit Barenc dhe Detit të Zi, e cila është e një rëndësie në rritje dikur, por edhe tash një vend i ardhshëm i nxehtë në mes Perëndimit dhe Lindjes. Çështja kryesore gjeopolitike e 2015-s është nëse kriza nëUkrainëdo të mbetet një “konflikt i ngrirë” apo do të përhapet në vendet fqinje.

Qendrat e komandimit

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Grigory Karasin, tha në janar 2015 se “Përdorimi i forcës ushtarake nga ana e Ukrainës në Donetsk ishte një gabim strategjik që mund të çojë në pasojat pakthyeshme për pozitën e shtetit të Ukrainës”.
Një fjalor i tillë i Luftës së ftohtë nga Rusia, si dhe planet e saj për zhvilluar ushtrime ushtarake me Korenë e Veriut dhe Kubën,nxit provokime për propozime nga disa vende në Perëndim për t’i dërguar armë Ukrainës.
Një strategji kyçe e Luftës së ftohtë e ShBA-së është “paravendosja e pajisjeve”. Që është duke u zbatuar përsëri me ministrat e mbrojtjes të NATO-s, duke rënë dakord për të ngritur një rrjet të qendrave të komandimit në Evropën Lindore dhe dyfishimin e reagimit të shpejtë të saj me forca prej 30.000 ushtarëve si përgjigje ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshkroi këtë si “përforcim më i madh i mbrojtjes sonë kolektive që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë 25 vjet më parë”.
Por NATO-ja e ka bërë të qartë se me gjithë rritjen e tensioneve Lindje-Perëndim, ajo nuk do të ndërhyjë në Ukrainë, por do të forcojë mbrojtjet e aleatëve të saj lindorë, të cilët ishin nën dominimin e Moskës për katër dekada deri në vitin 1990. Gjenerallejtënant Ben Hodges, komandant i Ushtrisë së ShBA-së në Evropë, premtoi se “një numër i vogël i trajnuesve të ushtrisë do të vendoset në Ukrainë, si shtesë e qendrës së trajnimit ët NATO-s të planifikuar për Gjeorgjinë më vonë në 2015.
Vendosja e pajisjeve të parapozicionuara është lansuar në Letoni, Lituani, Estoni, Poloni, Rumani dhe Bullgari. Këto dy vendet e fundit, që kufizohen me Ballkanin, janë të rëndësishme për një korridor ajror të Detit të Zi ku Rusia besohet se do të përpiqet për të marrë portin në Ukrainë, Mariupol, pas aneksimit të Krimesë.

Porta e gazit

Kyështë një korridor i rëndësishëm strategjik për Rusinë për në Mesdhe nëpërmjet Ballkanit. Kjo u bë realitet pas përpjekjeve që ta marrë Hungarinë dhe Serbinë në ekip, si dhe lidhje më të ngushta mes qeverisë së re greke dhe Rusisë. Maqedonia pa orientim të qartë strategjik, është pjesa e fundit e zinxhirit.
Pika e fillimit dhe e mbarimit të këtij aksi strategjik për Moskën- Hungaria dhe Greqia – janë të dy anëtarë të NATO-s, por kanë treguar kohët e fundit qëndrim pro-Moskës. Hungaria nënshkroi një kontratë prej 12 , 5 miliardë EURO me Rusinë në 2014, për t’i ndërtuar dy impiantet bërthamore të energjisë në Hungari. Hungaria mbetet një portë për gazin rus në tregun e BE-së.

Serbia: Dy personalitetet kryesore të shtetit rus dhe ai fetar vizituan kryeqytetin e Serbisë, Beogradin brenda një muaji në vitin 2014. Presidenti Vladimir Putin vizitoi në tetor dhe patriarku Kirill i Moskës në nëntor në shenjat e para politike të ndikimit strategjik të Rusisë në Beograd.

Ndikimi rus

Serbia ka nisur këtë lëvizje duke refuzuar vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Solidaritet kulturor është marrësi një arsye nga serbët “duke luftuar lirinë e të gjitha shteteve sllavo-ortodokse”, kur luftuan me forcat rebele në Ukrainën Lindore kundër trupave qeveritare ukrainase.
Kisha ortodokse, e rëndësishme në shumë vende të Ballkanit dhe në Greqi, luan një rol të rëndësishëm politik. Kjo “miqësi” ortodokse mund të shfrytëzohet nga Qeveria e Rusisë, e cila është e afërt me Kishën Ortodokse. Serbia iu bashkua një aleance strategjike me Rusinë, me vetëm një opozitë të vogël politike dhe etnike kundër lëvizjes. Ndikimi rus do të mbetet në Serbi si një mjet për të mbajtur një ekuilibër mes interesave të saj kombëtare në Kaukaz dhe Ballkan.

Shumica e vendeve të rajonit, me përjashtim të Serbisë, kanë orientimin e tyre kryesor strategjik drejt partneritetit euro-atlantik. Serbia ka vazhduar të mbetet brenda ndikimit politik, energjetik ekonomik dhe ushtarak të Rusisë. Faktor kyç nëpër caktimin e orientimit të ardhshëm strategjik të Serbisë në 2015 ka të ngjarë që të jetë si të zgjidhen dy faktorët kufizues që vonojnë rrugën e saj evropiane – Kosova dhe Rusia.

Komisionari i BE-së për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn, tha në dhjetor 2014 se Serbia ka një qasje të ndryshme ndaj Rusisë, Irakut dhe Sirisë, sepse politika e saj e jashtme nuk është në harmoni me politikat e përbashkëta të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Rusia ka krijuar bazën e parë të saj ushtarake jashtë territorit të saj që nga Lufta e Ftohtë në jug të Serbisë, në vitin 2011. Kjo është afër bazës amerikane në Kosovën Verilindore dhe kufirit bullgar/NATO.

Dilema kryesore gjeopolitike e Serbisë në vitin 2015 do të jetë nëse do të bashkohet me shtetet pro-amerikane të Ballkanit Adriatik, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova; ose për të krijuar Danubin ballkanik pro Rusi me Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet Republikës Serbe.

Maqedonia: Republika e Maqedonisë qëndron mes Perëndimit dhe Lindjes. Ajo nuk ka marrëveshje strategjike me Rusinë dhe ka nënshkruar një partneritet strategjik me ShBA-në në vitin 2008. Afro 30 për qind e popullsisë së saj janë shqiptarë, më pro-amerikanët në rajon. Në veriperëndim dhe në jugperëndim kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë.

Përfshirja politike

Maqedonia mund të sigurojë një portë alternative për gazin evropian nga Rusia, pasi që presidenti Putin shpalli në dhjetor 2014-s se do të ndalë gazsjellësin Rrjedha e Jugut. Rusia është përfshirë më shumë politikisht në Maqedoni dhe ka bërë një deklaratë zyrtare mbi sfidat e sigurisë kombëtare në Maqedoni për të parën here që nga pavarësia e saj në vitin 1991. Rusia gjithashtu ka thënë se destabilizimi i mëtejshëm do të ndikonte në “marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni”,pas pretendimeve të një “grusht shteti”që është bërë nga kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, më 31 janar, 2015. Ai akuzoi kreun e opozitës Zoran Zaev për spiunazh për shërbimet e huaja të inteligjencës dhe Zaev u pengua për ta lëshuar vendin. Komentet ruse u interpretuar nga ekspertët si vërejtje se Rusia nuk do të lejojë ndryshimin e regjimit, siç ndodhi në Ukrainë, që të përsëritet edhe në Maqedoni.

Vetoja greke

Ambasadori i ri i ShBA-së në Maqedoni, Jess Baily, mbështeti Maqedoninë si një demokraci “multi-etnike” në video mesazhin të njëjtën ditë. Ambasadorët e BE-së në kryeqyteti i Maqedonisë, Shkup shprehën “shqetësimin e tyre te thellë për situatën”. Ekziston frika se nëse Maqedonia nuk arrin që t’i bashkohet NATO-s, do të mbetet nën ndikimin rusi dhe mund të bëhet “një Ukrainë e re”. Maqedonia nuk ka qenë në gjendje t’i bashkohet NATO-s që nga samitit i vitit i 2008-s, për shkak të vetos greke. Greqia thotë se Maqedonia nuk duhet të lejohet që ta ketë emrin Maqedoni.
Duke bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Greqia po zhyt Ballkanin në një çështje të rrezikshme të sigurisë, duke bllokuar përfundimin e unazës jugore të NATO-s për Ballkanin dhe të mbështetë strategjinë e Rusisë.

Udhëkryqet gjeopolitike

Kisha Ortodokse Maqedonase gjithashtu përballet me një veto nga Kisha Ortodokse Serbe. Diplomacia fetare ruse është duke u përpjekur për të zgjidhur çështjet. Serbia e kundërshton njohjen e Kishës së Maqedonisë, duke insistuar se është “pjesë e Kishës Ortodokse Serbe”.
Ky është një tjetër shembull se si Rusia po përfshihet gjithnjë e më shumë në çështjet e Ballkanit, madje edhe në çështjet fetare. Por Maqedonia mbetet enigma më e madhe politike për vitin 2015. Ajo mbetet neutrale siç është – nuk është anëtare e NATO-s -dhe është e rrethuar nga tre fqinjët “armiqësorë”. Greqia nuk e pranon emrin e saj -Bullgaria etninë e saj – kurse Serbia Kishën e saj.
Maqedoni qëndron në një udhëkryq gjeopolitik me kufijtë e saj në perëndim me shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë dhe një pjesë të madhe me popullsi shqiptare brenda. Deri më tani ajo ka vendosur për integrimin euro-atlantik, por integrimi përgjatë këtyre linjave është vonuar, e ndiqte afër Serbisë.
Kolonizimi kulturor serb i Maqedonisë në dy dekadat e fundit ka qenë i ndjekur nga varësia politike ndaj Serbisë me kontestet diplomatike kundër Greqisë dhe Bullgarisë – por jo Serbia.
Maqedonia ka paguar një çmim të lartë për betejat e saj diplomatike me Greqinë dhe Bullgarinë duke përfshirë 10 vjet të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, pa negociata për anëtarësim dhe nuk ka është anëtarësuar në NATO. Greqia dhe Bullgaria vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e Maqedonisë për t’iu bashkuar BE-së. Nëse anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO vazhdon të jetë i bllokuar, ka të ngjarë që të ndjekin orientimin e Serbisë drejt Rusisë.

Ambiciet e NATO-s

Maqedonia, së bashku me Serbinë dhe Greqinë, mundet pastaj të bëhet vendi i tretë në rajon nën ndikimin e Rusisë.
Plani i ri i Rusisë për gazsjellësin turk, për të zëvendësuar gazsjellësin e saj të anuluar Rrjedha e Jugut, e lidh Turqinë me Evropë nëpërmjet Hungarisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Dhe Rusia gjithashtu planifikon të zbatojë projektin e saj 100 vjet më parë të lumit, Danub-Morava-Vardar-Selanik, për të pasur qasje në Detin Mesdhe. Kjo është arsyeja pse Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Hungaria, kanë një rëndësi të tillë gjeostrategjike për Rusinë.
Por marrëdhëniet e varfra bilaterale diplomatike midis Maqedonisë dhe Greqisë – për shkak të mosmarrëveshjes 20-vjeçare për zgjidhjen e emrit të saj- e bën të vështirë të besohet se Greqia do të lejojë qasje të gazsjellësit në Maqedoni.
Bllokada greke ndaj Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe BE-së do të vazhdojë për të përjashtuar Maqedoninë nga komuniteti euro- atlantik dhe ambiciet e NATO-s për të përfunduar në jug të saj.

Rruga ideologjike

Energjia alternative dhe opsionet gjeopolitike për Maqedoninë mund të lidhen me gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) të përmes Shqipërisë. Kjo do të shmangte edhe Greqinë dhe Serbinë.

Greqia: Qeveria e re e krahut të majtë Syriza Greqisë, e udhëhequr nga kryeministri Aleksis Tsipras, është duke ndjekur një rrugë ideologjike mbi çështjet e brendshme dhe të jashtme. Ajo thotë se mund të tërhiqet nga eurozona dhe do të rishqyrtojë anëtarësimin në NATO. Mysafir i parë i huaj i kryeministrit në ditën e tij të parë në zyrë ishte ambasadori i Rusisë në Greqi, në një veprim që mund të demonstrojë një qëndrim të ri ndaj Rusisë. Tsipraska refuzuar vendosjen e sanksioneve të reja të BE-së ndaj Rusisë të njëjtën ditë. Ai gjithashtu ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Serbisë,Ivica Daçiq, duke konfirmuar marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta dypalëshe midis Greqisë dhe Serbisë.

Kthimi i Perëndimit

Udhëheqësi i Grekëve të Pavarura, partner i koalicionit në Qeverinë e re greke, Panos Kammenos, thotë: “Maqedonia ishte një krijesë e periudhës së Luftës së Ftohtë”. Kammenos, ministër i Mbrojtjes, është i njohur për lidhje të afërta personale në Rusi.

Mali i Zi, Shqipëria, Kosova: Mali i Zi, i dominuar nga investimet ruse prej 2 miliardë dollarë deri në vitin 2013, dëshiron t’i bashkohet NATO-s dhe progresi për anëtarësim do të vlerësohet në vitin 2015. Shqipëria është anëtare që nga 2008-a dhe NATO-ja ka udhëhequr një operacion të paqes në Kosovë që nga viti 1999.

Ballkani mbetet një korridor kyç strategjik në përplasjet e reja në mes Perëndimit dhe Lindjes. Luftërat e armatosura dhe hibride, luftërat civile, dhe forma të tjera të konfliktit janë të bezdisshme përsëri për Ballkanin. Perëndimi do të kthehet në Ballkan në 2015 pas një mungese 15-vjeçare për të parandaluar çdo shtrirje nga Ukraina në vendet fqinje.

Skenarët e mundshëm

1. Lufta në Ukrainën Lindore nuk do të mbetet si një konflikt i ngrirë, por mund të përhapet në Moldavi dhe të ndikojë në Rumani dhe në Bullgaria. Këto janë anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe anti-Rusi, me qasja në Detin e Zi, gjë që i bënë ato me rëndësi kyçe strategjike për Rusinë dhe Perëndimin.

2. Që të dyja, Rumania dhe Bullgaria kanë kufij të gjatë me Serbinë, e cila është aleate e Rusisë në Ballkan dhe kryeson OSBE-në – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Bullgaria gjithashtu ka një kufi të gjatë me Maqedoninë dhe Greqinë, dy vende që janë në mosmarrëveshje në lidhje me emrin.

Çdo përfshirja e Bullgarisë do të ndikojë edhe në kufijtë e Ballkanit.

Zgjedhja më e mirë

3. Qeveria e re e Greqisë pritet të rrisë retorikën e saj anti-NATO dhe anti-BE dhe t’i kundërshtojë edhe më tej sanksionet shtesë të BE-së kundër Rusisë. Ajo do të jetë unike për të pasur një shtet në BE dhe NATO i udhëhequr nga një qeveri e cila qëndron ideologjikisht kundër këtyre organizatave euroatlantike.

4. Shtrirja e rrezikshme mund të pritet në Ballkanin Jugor, sepse Serbia në jug ka një bazë të përhershme ruse pranë kufirit me Bullgarinë, Maqedoninë dhe Kosovën – e cila gjithashtu ka një bazë ushtarake amerikane.

5. Maqedonia është enigmë e madhe gjeopolitike për vitin 2015, për shkak se mund të jetë një Luftë e ftohtë e re në Ballkan. Ajo përballet me një zgjedhje të hidhur në mes Perëndimit dhe Lindjes me dy fqinjëve që vënë veton për lidhjet e saj perëndimore nëpërmjet BE-së dhe NATO-s. Maqedonia është në rrezik specifik edhe për shkak të ndarjes etnike.

Ballkani është më mirë pa Car dhe Sulltan


Image result for putin
Si Putin dhe Erdogan sigurisht kanë adhuruesit e tyre në demokracitë e brishta që popullojnë Ballkanin, por modeli qeverisës që ata personifikojnë nuk përfaqëson të ardhme
A kanë gjasa që tensionet mes Turqisë dhe Rusisë të përhapen në Ballkan? Mbulimi mediatik ndërkombëtar i krizës pas rrëzimit të Su-24 rus është i mbushur me referenca të rivalëve të vjetër mes Perandorisë Otomane dhe Caristëve.

Ekziston nocioni se shtetet dhe rajonet u shtypën mes pasardhësve të tyre të sotëm nga Nagorno-Karabakh në Kaukazin Jugor në Bosnje-Hercegovinë, duke rrezikuar kthimin në zona të konfliktit të deleguar.

Jo vetëm që Cari dhe Sulltani do të përballeshin me njëri-tjetrin në Sirinë veriore por gjithashtu në çdo vend ku të dy kanë miq ose aleatë.

Ky skenar mund të duket bindës në pamje të parë por nuk ka gjasa të bëhet realitet në Ballkan. Rusia dhe Turqia mund të kenë parë rritjen e ndikimit të tyre diplomatik dhe ekonomik gjatë dekadës së fundit, por që të quhen rivalë kjo është ta çosh bisedën shumë larg.

Si fillim, Turqia dhe Rusia kanë përfituar të dy nga hendeqet dhe tensionet në BE dhe politika e SHBA në rajon.

Në mesin e viteve 2000, Moska u bë grup me Serbinë për të luftuar kundër pavarësisë së Kosovës dhe për të penguar lëvizjet e perëndimit mbi një çështje që ka pasur jehonë në hapësirën post-sovjetike gjithashtu.

E zemëruar nga ngërçi i bisedave të pranimit në BE, Turqia zhvilloi një strategji të pavarur fqinjësie dhe e futi veten si një ndërmjetësuese në Bosnje, pas dështimit të bisedimeve tashmë të harruara të Butmir në vitin 2010.

Ideja është se Moska dhe Ankaraja nuk janë përplasur kurrë, edhe kur pikëpamjet e tyre kanë qenë të ndryshme ose të kundërta si për shembull te Kosova.

Marrëdhëniet ekonomike mes rusëve dhe turqve kanë qenë në lulëzim, me rezultate negative për Ballkanin.

Turqia lejoi kalimin e gazsjellësit South Stream në zonën e saj ekskluzive ekonomike dhe Vladimir Putin përdori udhëtimin e tij në Ankara në dhjetor 2014 për të zbuluar, për befasinë e kujtdo një projekt të ri, të quajtur Turkish Stream nga presidenti Tayyip Erdogan.

Si South Stream dhe Turkish Stream kanë marrë shumë vëmendje në Ballkan. Nga Shkupi në Banja Luka politikanët kanë pritur me padurim një mundësi të artë për investim, tarifa tranziti, punë dhe çmime më të ulëta gazi, si dhe kapjen e çdo mundësie për të kërcyer në vargonin energjetik të vënë në lëvizje nga Moska dhe Ankaraja.

Javët e shkuara janë një kujtesë e vonuar por e kthjellët se pritshmëri të tilla ishin të fryra dhe të gabuara që nga fillimi.

Pas anulimi të South Stream, kjo duhet të shërbejë si një mësim. Vendimi rus për të anuluar Turkish Stream vetëm sa provon se perspektivat e gazsjellësit ishin të paqarta.

Pak persona në rajon u shqetësuan që të kuptonin faktin se dy qeveritë nuk nënshkruan kurrë një marrëveshje të ligjshme, jo më një marrëveshje tregtare mes Gazprom dhe kompanisë shtetërore turke BOTAS.

Ideja se i ashtuquajturi Tubacioni Tesla, një shtrirje prej 5 miliardë euro e Turkish Stream që do të kalojë në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Hungari do të funksionojë brenda pesë vitesh është i dyshimtë.

Grindja me Rusisë ka pasoja për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Turqisë, pasoja që do të ndikojnë edhe Europën Juglindore.

E gjendur përballë mungesës së stabilitetit dhe konfliktit në kufirin jugor dhe me një sfidë ruse në veri, Turqia ka një nxitje të fortë të thellojë lidhjet me aleatet e saj në NATO.

Kjo ndodh në një kohë kur Ballkani po lëviz qëndrueshëm ndaj Aleancës. Mali i Zi mori një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit gjatë një takimi ministror në NATO më herët këtë muaj, ndërsa Serbia nënshkroi një Plan Veprimi për Partneritet Individual në janar.

Ia vlen të kujtohet se historikisht Turiqia ka qenë një nga kampionet më të mëdha të zgjerimit të NATO-s në rajon. Nga perspektiva e Ballkanit, një ndryshim në qasjen turke nga njëanshmëria e fuqishme te multilateralizmi dhe partneriteti me perëndimin është padyshim një lajm i mirë.

Ballkani ka shumë për të fituar nga një lidhje më e fortë mes Turqisë dhe BE-së.

Rifillimi i bisedimeve të anëtarësisë me Ankaranë, hapja e një kapitulli të ri negociatash dhe perspektiva e udhëtimit pa viza për shtetasit turq hap mundësi të mëdha politike dhe ekonomike për këdo: BE-në, Turqinë dhe kandidatë të tjerë anëtarësimi.

Bashkëpunimi mes Turqisë dhe BE-së është një kusht thelbësor për t’u përballur me krizën e refugjatëve që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe rajonin përreth në këtë vit të fundit.

Sigurisht, shumëçka varet nga fakti nëse qeveria turke është e motivuar të pajtohet me kushtet e Brukselit dhe nëse BE po luan një lojë të drejtë.

Tendenca e sundimit joliberal në Ankara paraqet kufizime të mëdha për faktin se sa larg do të shkojë procesi.

Kjo na kthen te Rusia dhe marrëdhënia gjithnjë e më kundërshtuese me Turqinë.

Tensionet e fundit kanë shumë të bëjnë me llojin e lidershipit të Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan. Pasojat negative duhet të shërbejnë si një përrallë paralajmëruese për ballkanasit që preferojnë politikën populiste, të fortët e shtetit të etur për pushtet në kurriz të gjërave si sundimi i ligjit, liria e medias dhe shoqëria civile.

Si Putin dhe Erdogan sigurisht kanë adhuruesit e tyre në demokracitë e brishta që popullojnë Ballkanin, por modeli qeverisës që ata personifikojnë nuk përfaqëson të ardhme.

Cikel poetik nga Perparim Hysi




 
Susta e fatit *


(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

Lista e mungesave

Më mungojnë shumë gjëra
Lista e tyre:e gjatë,pafund
Nga këto mungesa,u zhbëra
Se t'i plotësoj,nuk mund.

T'i rreshtoj,vallë,për ju ka rëndësi?
Dhe hiç nuk më duhen ato,
Kur më mungon ti,moj Shqipëri...

Njësoj

Njësoj si punëtori i MIgjenit tek "Moll'e ndalueme"
Trotuarëve të Sant Petërsburgut,ezber,po shetis *
Njësoj me atë jam:nga xhepi unë jam "krunde"
Por dhe unë si ai:"s'i le gja mangut zotnis"

Hiç nuk më pëlqen ky soj zotnillëku
Të shetis rrugëve të botës nuk më pëlqen
Jo.As që e kam dashur këtë lloj rrësku
Në Shqipëri do të kthehem;i varfër le të jem.

* qyteti ku jetoj përkohësisht,në Florida.

Më gjeti

Më gjeti si pulën shqirake
(këtë nuk e zë gjumi,pa parë në ëndërr
Sikur ha grurë?!...)

Dhe mua nuk më zë gjumi
Pa parë në ëndërr Shqipërinë
Që e kam lënë ka qëkur...





       I           Prishja
 Ikën plaçkat,"fluturuan",  Si një shkumë që e merr era
(ato plaçka vënë me djersë,që të gjitha seç i falëm!!!)
Më së fundi,mbetëm qyq;si të vdekur dualëm nga dera
Unë e Sika morëm rrugët;u përcollëm me të afërm.

Morëm rrugët për kurbet;larg e larg e prapa diellit
Po t'na shihje,shihje "hije" që lëviznin fare kot
Kur i hipëm ne avionit,sikur shkonim drejt "kiametit"
Jemi sosur ka qëkur;mezalla,s'mësohemi dot.

Susta e fatit

Susta e fatit m'u hap shumë
Më vërviti goxha larg
Edhe pres,me shpresë unë
Në vënd tim të më kthejë prapë.

Po s'u mblodh dhe mbeti hapur
Dhe më la këtu ku jam
Do më gjeni me buzëplasur
Dijeni që ia kam bërë "bam!."..

Kalin e kurbetit

Kalin e kurbetit kam shaluar mbi shpinë
As fre i kam vënë dhe as yzengji
Sa do t'i qëndroj këtij"kali" mbi shpinë?
Kot që më pyesni,as vet nuk e di.

Fati

"Me fatin veç u ngrindkam kot
Ai më talli dhe më fort..."

Lermontov

Fati me mua bëri si deshi
Kur desha baluke,ai më qethi.
Më la pa punë,pa plangë e shtëpi
Më nisi kurbetit,në arrati.

I humba unë me miq e me shokë
Dhe vërdallisem,por vetëm kot
Ditët i shtyj,tamam si një murg
Me trup i lirë;me shpirt si në burg.

Më talli dje,po më tall dhe sot
E gjallë më rri shpresa;jam shpresëplotë.
Tash që kam fundin t'më ëmbëlsoj
Se tani jam plak dhe më nuk duroj.

Unë

Unë jam si një anije që lundron nëpër det
As vela nuk kam,por s'kam as direk.
Fatin tim e ka furtuna-kurbet
Më nxjerr në breg apo më zhyt në det...

Nuk jam pa faj

Nuk mund t'i lajë duarët si Ponc Pilati
Se,gjasme,faj nuk pata në këtë botë
S'kam si e mohoj:kam faj unë, kokëbardhi
Se a lihet vëndi në këtë moshë?!

Nuk është gabim,po plotësisht faj
60-vjeçari shkon kërkon "Edenin?!"
Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk i laj
Ju që i lexoni,për "dënimin tim",shihni "nenin..."

Tani

Tani që më erdhën ca kaseta nga Shqipëria
Shtëpinë e kam kthyer në "sallë koncertesh"
Me plot me ajër m'u mbush mua mushkëria
Jam çliruar tani prej hallesh dhe dertesh.

Se pak,fare pak,po më kapi mërzia
Tak dhe vë një kaba myzeqarëshe
Për të shëruar mërzitjen,s'më duhet farmacia
Kam gjetur,siç e shihni,të tjera "ilaçe".

E ngre unë zërin dhe buçet muzika
Mërzia largohet,sa nuk i bie pika.
* Nga cikli "Kohë emigrimi"
.
 
__,_._,___

2016/12/10

Një libër që prekë plagët më të dhembshme të trupit arbëror

Image result for Engjëll Koliqi

 PROF.ENGJËLL KOLIQI 

Kopertina e libritEngjëll Koliqi: Një libër që prekë plagët më të dhembshme të trupit arbëror)Romani “Imazh” i Dr Zef Mulaj-t:

Të lexosh këtë libër, don të thotë të jetosh me përditshmërinë e shqiptarëve dhe të mishërohesh me hallet dhe me vuajtjet e popullit tënd. Të shkruash një libër të tillë, don të thotë të jesh një shpirtmadh që i bart dhe i ndjen të gjitha dhimbjet e bashkëkombasve tu dhe që kërkon të luftohen dhe të zhduken përgjithmonë këto dukuri të zeza, që po e shtypin popullin tonë me shekuj.

Romani “Imazh” i shkencëtarit Dr Zef Mulaj, në këtë rast në rolin e shkrimtarit, është një libër, për leximin e të cilit kërkohet një fuqi e mrekullueshme shpirtërore, dhe një vullnet i çeliktë për të kontribuuar në një mënyrë në eliminimin përfundimtar të krimit të organizuar në radhët e kombit tonë, sidomos të trafikimit me qenie njerëzore, që dëmton rëndë, madje deri në shkatërrim, qenien arbërore.



Jo rastësisht, shkrimtari e nis dhe e mbaron romanin me kujtimet e inspektorit Gjergji, nga dosja e tij speciale për tre fëmijët e “zhdukur” (biznesmenët e vegjël të bananeve). Duke e lexuar këtë roman të shkëlqyeshëm, shpesh rrjedhin edhe lotë dhe vetvetiu shtrohet pyetja: Do të ketë përspektivë edhe për popullin tonë? Fjalët dhe veprat e inspektor Gjergjit, plotësisht duken dhe kuptohen si porosi historike të të Madhit Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të ndërprerë trafikimin me qenie njerëzore në radhët e kombit tonë dhe për t’i dhënë fund, një herë e përgjithmonë, korrupcionit dhe krimit të organizuar që po ia han kurrizin kombit tonë.

Edhe titulli i këtij romani – Imazh – nuk është i rastësishëm, por plotësisht i përgjigjet imazhit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në botë dhe përspektivës së saj historike, që ne vetë po e dëmtojmë.

Sidomos alarmant është fakti, se në krimin e organizuar janë të implikuar edhe individë nga garnitura e institucioneve shtetërore, duke filluar nga deputetë e deri te personalitetet e larta policore dhe biznesmenët, që nuk zgjedhin rrugë as kohë për t’u pasuruar, qoftë edhe duke shuar jetëra njerëzish. Kjo ishte dhembja më e ndjeshme e inspektor Gjergjit, të cilit i kushtoi me ndërrim dhe humbje të vendit të punës në polici, deri te mërgimi përmes këtyre kanaleve të trafikimit me njerëz. Por, autori shumë bukur, me plot optimizëm dhe me stil të posaçëm artistik, në fund bën me dije lexuesit e nderuar, se megjithë sfidat dhe dhembjet e vështira, në fund gjithmonë fitojnë drejtësia dhe dashuria e mirëfilltë.

Gjergji, i cili vetë, si i ri axhami, kishte rrezikuar jetën, duke rënë viktimë e trafikantëve të njerëzve kriminelë dhe kishte shpëtuar mrekullisht, vetëm në saje të mosnisjes së barkës gomone për shkak të tërbimit të valëve të tmerrshme të detit. E ëma i kishte vdekur nga trishtimi, kur e kish parë Gjergjin, kur u kthye nga ajo sfidë shumë e rrezikshme, tërësisht të gërvishtur dhe të përgjakur fytyrës. Ajo donte që Gjergji të bëhej mjek e të shëronte njerëzit, por Ai, i sprovuar nga kjo sfidë, mbaroi akademinë e policisë, për t’u bërë mjek që të shërojë sëmundjet e krimeve dhe të korrupcionit e të trafikimeve të paligjshme, me qenie njerëzore. Sapo mbaroi akademinë, u punësua si inspektor në sektorin e antikrimeve, në policinë e Tiranës. Dosje të parë në këtë drejtim kishte hapur atë të tre fëmijëve të “zhdukur”, të biznesmenëve të bananeve.

Gjergji punonte me përkushtim, për t’i gjetur fëmijët, për t’i shpëtuar ata e për t’i kthyer në familjet e tyre, por edhe për të gjetur fillin e këtyre krimeve të rënda dhe për ta këputur e shkatërruar këtë zingjir, që kishte lidhur e mbështjelluar edhe biznesmenë e politikanë, deri në deputetë e edhe zyrtarë të lartë të policisë e të drejtësisë. Inspektori, kishte hetuar me përkushtim të madh dhe me gjithë zemër. Falë hetimeve të tij profesionale, kishte gjetur fillin e rrjetit të rrezikshëm, që për përfitime të tyre po mbysnin njerëz, po zhduknin qenie njerëzore, pa shenjë as pa gjurmë... Kur grumbulloi faktet, memzi e bindi komisarin që të denonconte një rrjet në prokurori, por mbeti i tmerruar kur pa se atje më shumë vlejti korrupcioni nga ana e kriminelëve, se sa argumentet e hetimeve të tij dhe të padisë së policisë. Kriminelët u liruan nga padia, ndërkaq Gjergjit iu ndërrua vendi i punës dhe e dërguan si polic të thjeshtë në policinë kufitare, në portin e Durrësit.

Edhe aty Gjergji ishte tmerruar me korruptimin e kolegëve të tij, prandaj të vetmen rrugëdalje e gjeti në rënien në duar të rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore, kësaj radhe duke mos rrezikuar jetën. Ai kishte vendosur që të paguajë një vizë shengen dhe së pari kishte shkuar në Greqi, pastaj në Itali. Në Greqi kishte gjetur djalin, që shiste cigare, bashkë me dy vajzat që shisnin banane, i cili kishte rënë në duar të mafias dhe kishte përfuduar si tosikodipendent. Njëra nga dy vajzat e “bananeve” kishte vdekur në bregdet, ku në çastin e nisjes së gomones, ishte lënë e sëmuet dhe e shtrirë në shkëmbinj nga kriminelët, kurse tjetrën Sofinë, e kishte gjetur në një qytet të jugut të Italisë, në ditën kur kishte mbaruar studimet në drejtësi, me specializim në psikologjinë e kriminalistikës.

Ajo, mrekullisht ishte adaptuar në një familje italiane, ku përfundimisht po jetonte mirë. Gjergji, duke shfrytëzuar një ligj të Italisë për sistemimin e klandestinëve dhe mirësinë e tij, ishte rregulluar me dokumente në këtë shtet dhe po punonte në një restaurant si kamarier. Duke i shërbyer, aty, njoftohet me dekanin e fakultetit të drejtësisë të atij qyteti, dhe regjistrohet e, krahas punës, përfundon studimet me sukses të lartë. Kur po mbaronte specializimin në psikologjinë e kriminalistikës, duke studjuar në bibliotekën universitare, njoftohet me një bukuroshe të rrallë dhe shumë inteligjente – Francesca, bijë e një italiani me origjinë nga Torino dhe e një shqiptareje, me origjinë nga Kruja. Dashurohen dhe fejohen. E ëma e vajzës, i kishte premtuar të bënin një dasmë me daulle e surla, sipas traditave shqiptare.

Duke i përshkruar besnikërisht dhe shumë rrjedhshëm peripecitë e Gjergjit, autori i romanit IMAZH – Dr Zef Mulaj, bukur, edhe artistikisht, shpjegon se megjithë peripecitë dhe dhembjet e mëdha, në fund gjithherë fiton drejtësia dhe dashuria. Autori, përmes këtij romani, si kryemjeshtër i mirëfilltë i fjalës së shkruar artistike, si patriot i mirëfilltë që do t’ua hapë sytë dhe zemrën shqiptarëve dhe t’ia rikthejë fatin e lumturinë e edhe dinjitetin popullit tonë, përmes personazhit kryesor Gjergjit na flet dhe na apelon shumë qartë, me një kushtrim shpirti, të shprehur me bukuri të rrallë artistike, na fton që të gjithë të angazhohemi, dhe secili në mënyrën e vet dhe me mundësitë e veta, të kontribuojmë aq sa mundemi, në rikthimin e identitetit tonë kombëtar, të dinjitetit dhe të imazhit të mirë që tradicionalisht kishim në botë, dhe që ky popull i vuajtur në shekuj, plotësisht e meriton. Siç e thashë edhe në fillim, duket se me gojën e inspektor Gjergjit, na flet dhe na thërret vetë i Magji Gjergj Kastrioti – Skënderbe, që të ndërrojmë dhe të jemi gjithmonë dinjitozë, siç na ka hije të jemi ne pasardhësit e ilirëve, protagonistë të historisë së vjetër. Veç vlerave të larta letrare e artistike, në romanin IMAZH, Zef Mulaj na del edhe guximtar i madh, që i shpall luftë të hapur mafias shqiptare dhe ndërkombëtare, që mjerisht po e shkatërron qenien arbërore.

Duke pasur parasysh gjendjen e mjerueshme të popullit tonë, të rrezikuar skajmshërisht nga mafia kriminale, me plot të drejtë dhe me gjithë zemër ftoj regjisorët shqiptarë, që nga ky roman me vlera të larta, ta bëjnë një skenar dhe ta xhirojnë një film. Besoj se me realizimin e këtij projekti, do të kontribuohej dukshëm në asgjësimin dhe eliminimin e mafias kriminale që po dëmton rëndë qenien arbërore, por edhe do to pasurohej shumë arti ynë skenik-filmik. Edhe titulli i romanit është shumë domethënës dhe kushtrim për të gjithë ne, që të bëjmë edhe të pamundurën e ta shpëtojmë përfundimisht qenien arbërore dhe Shqipërinë dhe ta ngrisim imazhin tonë historik!!!

Kur e kujtojmë Esad Mekulin, ne e kujtojmë Poetin, krye redaktorin e revistës letare “Jeta e re” dhe përkthyesin.


NGA: PROF. ZYMER MEHANI


Vepra poetike e Esad Mekulit paraqet një mozaik të bukur motivesh e temash të trajtuara me mjeshtëri artistike. Si krijues poeti është identifikuar me fatin e populit: -unë biri yt besnik dhe-poeti.

Në përmbledhjen poetike “Për ty”, si edhe në vëllimet e tjera poetike, disa nga temat e motivet e poezisë sociale, përshkruese, patriotike, refleksive dhe të dashurisë, paraqesin botën emocionale, idetë themelore dhe mendimet e gjykimet që lidhen me të kaluarën e Kosovës, me aktualitetin dhe me ardhmërinë e saj. Kështu, ajo ishte bërë zëdhënëse e kërkesave të kohës dhe me identitetit etnokulturor.

Përmbledhja “PËR TY” e Esad Mekulit u bë shumë shpejt libër kult. Autori e ndan librin në tri cikle sipas kriterit kronologjik:

Cikli i parë “Në hijen e robnis” (1933-1940)

Cikli i dytë “Flamujt e shpaluem” (1941-1944) dhe
Cikli i tretë “Jeta e re” (1945-1953)

Vetë titujt e këtyre kapitujve poetikë tregojnë që emërtimet lidhen me një ide të zhvilluar në tri kohë për lirinë e popullit të tij. Dhe natyrisht në ballë të këtyre kapitujve del poezia e veçantë “Popullit tim”.

Esad Mekuli në shënimin në fund të librit drejtuar lexuesve, jep shpjegime për përbërjen e librit dhe për historinë e shkrimit të tij poetik. Mekuli jo vetëm ndiqte modelin e poetit të angazhuar, po mbi të gjitha e shihte veten ideolog të lirisë e të barazisë së popullit. Kjo lidhje e artit me politikën i ka sjellë atij probleme të mëdha.


Këto ndeshje kanë lënë gjurmë në poezinë e tij, e cila shkon nga rebelimi në përshtatje , nga kryengritja në himnizim, nëpërmjet hoveve e tërheqjeve , ashtu si u zhvillua jeta në Kosovë, herë si iluzion i lirisë, herë si vetëdije për robërinë e mashtimit. Të gjitha këto lëkundje tragjike nuk duken askund më qartë se në poezinë e Esad Mekulit.
Uni poetik i Esad Mekulit ndahet në tri une, në varësi nga koha e shkrimeve. Uni ekspresiv, më i forti, ku poeti njëjtësohet me aktin poetik, shfaqet te vjershat e para (te poezia “Unë”). Uni i shpallur haptas , ku poeti shfaqet si ideologu i lirisë ( te poezia “Popullit tim” ), dhe uni gjykues, shfaqet me ambicien për të gjykuar kohët e brezit që ëndërron dhe synon përjetësinë ( te poezia “Gjykimi”).

Veprimtaria e Esad Mekulit kalon nëpër tri periudha që janë:

– Periudha e krijimeve letrare të shkruara para Luftës së Dytë Botërore;

– Periudha e krijimeve letrare të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore;

– Periudha e krijimeve të shkruara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botëror.

Poezitë më të thella të këtij autori janë ato të shkruara para Luftës së Dytë që përmblidhen nën titullin e përbashkët “Nën hijen e robins”. Këto vjersha me një fuqi të madhe shprehëse e me emocion të veçantë, japin trazime personale dhe shfaqje të gjendjeve shoqërore të shprehura me një gjuhë mjaft sintetike.

Ato janë shumë të ngjajshme me poezitë e Migjenit (që janë shkruar përafërsisht në të njëjtën kohë). Këtu provohet thënia se rrethanat e ngjajshme shoqërore e shpirtërore i bëjnë të ngjajshëm poetët shqiptarë të një brezi, dhe kur nuk e njohin njëri-tjetrin.

Esad Mekulin nuk e ka munduar numri i veprave, siç ndodh sot, kur ka raste që një autor të botojë 3-4 vepra brenda vitit, por e ka tërhequr fjala e bukur dhe e angazhuar. Edhe po të kishte shkruar vetëm veprën “Për ty” ai do të mbetej poet i dashur që mund të lexohet në çdo kohë. Poezive të bukura nuk u kalon koha kurrë.
Poezinë e tij e karakterizon bukuria e shprehjes, stili i rrjedhshëm i të shkruarit me një harmoni të veçantë të të gjitha elementeve poetike, guximi për t’u rrokur për tema të nxehta e të ndjeshme, me të cilat vështirë që kanë guxuar të merren politikanët dhe institucionet e kohës.

Poeti Esad Mekuli ka treguar vetëdije të lartë krijuese dhe kritike. Në artikullin “Mbi krijimtarinë letrare” Esadi pohon: “...rolin e mirëfilltë të letërsisë e kërkonim në ‘thelbin e saj: në fuqinë e brendshme të bukurisë që ajo bartte asokohe dhe ka bartur e nënkuptuar gjithmonë e përjetë... E kërkonim, pra, në aftësinë e saj mobilizuese dhe nxitëse, estetike dhe etike... Ai shkruante edhe për misionin e poetëve dhe funksionin e letërsisë:

“Në art ka vetëm një estetikë-Ajo personale:/E artistit,/E poetit.”

Poezia për të ishte pasurim i jetës shpirtërore, dashuri e përjetshme:

“Asnjëherë nuk jam penduar për atë që kam bërë...Më vjen keq pse nuk shkrova edhe më shumë. Pse petku artistik i fjalës sime, gjuha dhe trajtat nuk janë edhe më të kulluara, më të pasura... Po të isha i ri e të filloja sot, sërish do ta kisha ndjekur po këtë rrugë; sërish do ta ushqenin shpirtin tim po këto ideale estetike dhe sociale, thellësisht njerëzore”.

Poeti Esad Mekuli sendërtoi një opus poetik origjinal, me vlerë të lartë ideoartistike, që ndikoi fuqishëm në zhvillimin e letërsisë sonë. Ai ishte i adhuruar nga lexuesit dhe krijuesit letrarë. Poetët e kanë quajtur pishtar i lirisë, bacë i dashur, prush i trollit, asht ndër eshtra të regjur, shkëmb përballë stuhisë, kullë e lartë, lumë i thellë i fjalës, njeri i urtë, fjalë e burrërisë...

Poezia e bardit të letërsisë shqipe, Esad Mekuli është trashëgimi e çmuar artistike, që komunikon edhe me lexuesit e shekullit të ri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...