Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/16

Komisioneri europian për Migrim, Dimitris Avramopulos: Ballkani është pjesë e familjes evropiane



Komisioneri europian për Migrim, Dimitris Avramopulos, ka thënë se Ballkani në të ardhme të afërt do të jetë pjesë e familjes evropiane, madje Europoli së shpejti do të dërgojë oficer për lidhje në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Në qoftë se është nën presion Maqedonia, BeH, Shqipëria dhe Mali i Zi, Roja kufitare dhe bregdetare evropiane tani do të mund të ofrojë mbështetje shtesë për çështjen për menaxhim të kufijve, dhe ky është shkak që Europoli së shpejti do të dërgojë oficerë për lidhje me Ballkanin Perëndimor që të përforcohet bashkëpunimi dhe këmbehen informacione për kontrabandim me emigrantë, hetim dhe aktivitete në luftën kundër terrorizimit", ka thënë Avramopulos në një shkrim për "Blic".

"Ballkani Perëndimor është Evropë. Të përbashkët i kemi të kaluarën dhe të tashmen, ndërsa të përbashkët e kemi edhe ardhmërinë.

Për këtë është aq e rëndësishme të sigurohen dhe ruhen udhëtimet në BE pa viza për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor", ka theksuar Avramoplos

Ambasadori amerikan Greg Delawie kundër Murit në Veri: Muret s'i afrojnë njerëzit


Ambasadori amerikan Greg Delawie në një postim të tij në "Twitter", ka dalë kundër ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës.

"Ndërtimi i murit nuk i bën bashkë njerëzit në Kosovë.

E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim", ka shkruar Delawie.

Kreu i LIBRA, Ben Blushi "lëshon bombën" në parlament: Ka deputet në Kuvend që kanë vrarë


Kreu i LIBRA, Ben Blushi, sot në parlament gjatë fjalimit të tij ka dhënë një deklaratë bombë.

Me tone të ashpra ka folur ai nga foltorja e Kuvendit, pas lirimit të Lulzim Berishës nga burgu.

Në lidhje me këtë, Blushi ka ngritur alarmin se dhe shumë kryebashkiakë të tjerë të Ramës bëjnë veprime të tilla.

Më tej, ai ka shtuar se ka deputet në Kuvend të cilët kanë vrarë, dhe për këto arsye, sipas tij, ne nuk mund të hyjmë në BE.

“Pse u lirua Lul Berisha. Sepse fytyra e vërtetë e “Rilindjes”, kryebashkiaku, bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit. Rilindja e ka të përsëritur këtë gjë, me kryetarë bashkish. Ja pra kush ndërhyn në Gjykatat e Shqipërisë. Bashkia i tha gjykatës ta lirojë këtë vrasësin e 5 personave për ta futur në punë. Nuk hyjmë në BE me Dakon, Roshin, etj. Do ndodh prapë kjo e Durrësit. Ka deputetë këtu që kanë vrarë dhe kanë ardhur kanë votuar në Kuvend”, ka deklaruar Blushi.

Suedia ka këshilluar autoritetet lokale që të përgatisin infrastrukturën dhe procedurat e mbrojtjes civile, “në rast lufte”, për shkak të shqetësimit në rritje të agresionit rus.





Agjencia e Kontingjenteve Civile e vendit skandinav, që operon nën urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, i ka nisur një letër zyrtare krerëve të sigurisë në të gjithë vendin, duke i shpjeguar që duhet të jenë të përgatitur për konflikte të mundshme dhe situata të tjera krize.

Kjo lëvizje besohet se është pjesë e kthimit të programit të prezantuar vitin e shkuar, “Strategjia e Mbrojtjes Totale”, në përgjigje të “përkeqësimit të situatës ndërkombëtare”, shkruan britanikja “The Independent”.

Ringjallja e “totalförsvarsplaneringen”, Strategjia e Mbrojtjes Totale u bë publike në Dhjetor të 2015 – ës. Në rregulloren e saj thuhet se mbrojta e vendit nga agresionet e huaja duhet të përfshijë masa ekonomike dhe civile, duke aktivizuar ushtrinë.

MSB, përgjegjëse për mbrojtjen civile, sigurinë publike dhe menaxhimin e situatave të emergjencës dhe mbrojtjes civile, insiston se përgatitjet nuk nënkuptojnë se Suedia po shkon në luftë.

Kreu i saj, Magnus Dyberg – Ek, për gazetën suedeze “Svenska Dagbladet” tha se kjo letër vjen në përgjigje të rritjes së nivelit të kërcënimit.

“Ajo çka është e re është fakti se siguria në rajonin tonë është përkeqësuar, për këtë arsye ne duhet të përgatitemi në rast lufte apo konflikti. Letra u dërgua pasi autoritetet lokale kërkojnë udhëzime të qarta, që të dinë sesi duhet të sillen në situata krize”.

Ndër të tjera, Dyberg – Ek shtoi se kjo strategji nuk është e panjohur, pasi Suedia e ka përdorur atë gjatë Luftës së Ftohtë.
Kur këto masa u aprovuan fillimisht vitin e shkuar, Kryeministri i vendit, Stefan Löfven e përshkruaji sigurinë si të përkeqësuar, duke fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejt Rusinë.

“Agresioni rus dhe destabilizimi i Ukrainës përbën sfidën më serioze të sigurisë evropiane që prej fundit të Luftës së Ftohtë”, tha ai para parlamentit suedez.

Më herët gjatë kësaj jave, shefi i inteligjencës në vend tha se Moska ishte burimi më i madh i sulmeve kibernetike në Suedi dhe “influznconte operacionet” kundër shtetit suedez.

Gjatë viteve të fundit, Stockholm ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se avionë të vegjël rus kanë fluturuar pranë zonave strategjike në Detin Baltik.

Kancelaria e shtetit gjerman Angela Merkel: Irani dhe Rusia do të përgjigjen për Aleppon

Kancelaria e shtetit që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë, ka reaguar ashpër lidhur me masakrën që po kryhet mbi civilët e Aleppos lindor.

Angela Merkel ka bërë përgjegjës kryesor Iranin dhe Rusinë për vrasjen e civilëve dhe tha se këto krime duhet të ndëshkohen, shkruan "Die Zeit".

“Diskutimi rreth ngjarjeve të fundit në Aleppo është tejet trishtues. Është për t’u turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të tilla, që të thyejnë zemrën.

Fatkeqësi të tilla s’mund ti zgjidhim vetem politikisht, siç do vepronim me gjithë dëshirë,” tha ajo. Merkel paralajmëroi se do përdorë gjithë mjetet diplomatike për t’u ardhur në ndihmë civilëve.

Evakuimet e para nga lagjet rebele të Alepos kanë filluar dje, me një autokolonë të përbërë nga ambulanca dhe autobusë me 951 persona në bord, mes të cilëve 200 rebelë dhe 108 të plagosur

Behgjet Pacolli bën një gjest të jashtëzakonshëm për popullatën civile në Aleppo


Ajo që po ndodh në Aleppo ka solidarizuar miliona njerëz nga e gjithë botë, e sigurisht të tillë janë edhe shqiptarët. Një ndër ta, biznesmeni Behgjet Pacolli ka kontribuar duke u ardhur në ndihmë civilëve në Aleppo me anë të fondacionit të tij.

Teksa në Aleppo janë shënuar mijëra viktima dhe ata që kanë mbetur jetojnë çdo sekondë me frikën e vdekjes, shqiptari Pacolli ka reaguar lidhur me këtë “ferr” që po përjetohet në Siri, ndërsa shton se plagët janë ende të hapura duke nënkuptuar se vetë populli shqiptar i ka përjetuar ditë të tilla dhe nuk ka si të mos solidarizohet në një situatë të ngjashme.

“Nuk po mund të qëndroj indiferent ndaj gjendjes aktuale në Siri. Pamjet e fundit nga Aleppo janë sinonim i dobësisë njerëzore, ato tregojnë se egoja e njeriut për pushtet nuk njeh limite. Pushteti po ushqehet me gjakun e njomë të fëmijëve të pafajshëm, që në gjendje normale do të ishin e ardhmja e vendit. Popullata civile në atë vend ka mbetur pa shpresë dhe pritjen e vetme që ka është momenti se kur do të vdesin.

Kjo është e pafalshme, e papërsëritshme dhe e tmerrshme! Këto ditë jam angazhuar maksimalisht që nëpërmjet fondacionit tim t'i dal në ndihmë popullatës civile në Aleppo. Është më e pakta që mund të bëj në këto rrethana të vështira.

Populli ynë që ka përjetuar historikisht tragjedi dhe ka qenë viktimë e krimeve ndaj njerëzimit i përjeton shumë rëndë ato pamje. Plagët tona janë ende të hapura”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Zbulohet telefonata pas mesnate, kush e shpëtoi Klement Balilin nga prangat

Klement Balili ka arritur t’i shpëtojë arrestimit prej më se shtatë muajsh, duke shënuar një rekord më vete në këtë drejtim.

Së fundi, pas transferimit të dosjes nga Greqia dhe dërgimit të saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas përkthimit, Klement Balili dhe njerëz të tij duket se kanë qenë nën mbikëqyrje. Dhe kjo mbikëqyrje ka konfirmuar edhe dekonspirimin e aksionit për arrestimin e 44- vjeçarit të kërkuar për “Trafikim narkotikësh dhe për krime të kryera nga grupi kriminal”.

Më saktësisht, sipas Prokurorisë, ka qenë ora 2 e mëngjesit të datës 10 dhjetor 2016, kur është arritur të interceptohet edhe telefonata e dyshimtë. Sipas hetuesve, telefonata është kryer nga persona të paidentifikuar me familjarë të Klement Balilit, që ishin vendosur nën përgjim dhe nën mbikëqyrje që prej datës 9 dhjetor 2016 (24 orë para aksionit në terren në Sarandë, Gjirokastër e Delvinë).

Burime të besueshme në Prokurori kanë thënë se është interceptuar telefonata në fjalë, por është ende i paqartë identiteti i telefonuesit. Hetuesit nuk konfirmojnë batutën e përdorur nga autori i dekonspirimit, por theksojnë se gjatë telefonatës, të afërmit e Klement Balilit janë njoftuar se Policia ishte nisur për të bërë arrestimin e tij.

DEKONSPIRIMI I AKSIONIT

Gjykata e Krimeve të Rënda firmosi urdhër¬arrestin e ri për Klement Balilin në datën 9 dhjetor 2016, një ditë pas marrjes së dosjes së përkthyer nga Ministria e Drejtësisë. Urdhërarresti iu dorëzua më pas Policisë së Shtetit me urdhrin për kapjen e 44-vjeçarit në kërkim, ish-drejtor Transporti në Sarandë.

Një ditë më vonë, rreth 200 forca policie kryen një aksion në Gjirokastër, Sarandë e Delvinë me qëllim kapjen e Klement Balilit, por ai nuk u gjet. SHISH-i, por edhe struktura të tjera të hetimit dyshojnë se Balili mund të jetë vendosur në Tiranë në kohën e dekonspirimit të aksionit ose pak ditë më parë për shkak të publikimit të lajmit për mbërritjen e dosjes së tij nga Greqia. Dështimi i aksionit u përcoll me dyshime të forta për dekonspirim, por vetëm ditët e fundit është zbardhur edhe telefonata me të afërmit, e cila i ka njoftuar ata për aksionin.

Ndonëse identiteti i telefonuesit nuk është zbardhur ende (pasi numri i përdorur nuk ka qenë në emër të tij), hetuesit theksojnë se informacioni që ka dhënë ka qenë i saktë dhe në kohën e duhur. Vetëm katër orë pas kësaj telefonate, forcat e Policisë bastisën shtëpinë e Klement Balilit dhe të afërmve të tij, e më pas bënë kontrolle edhe në kompleksin që ai ka në pronësi në Sarandë.

Policia ka bërë me dije se gjatë këtij operacioni të zhvilluar është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip “Zastava” të kalibrit 7.65 mm në automjetin e markës “Volksëagen Golf -5” në përdorim të tij. I arrestuari dyshohet se ka qenë ndihmës i Balilit në lëvizjet e tij për t’iu fshehur Policisë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...