Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

Nga John McCallum/Reuters : Ja pse George Washingtoni është me prejardhje shqiptare



Nga John McCallum/Reuters

Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.




Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan, që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.
George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799, i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes, që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marie Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Maria ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije, që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikë. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850.

Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Porosia e Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.

Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.

Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit, që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, – thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.

“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit, që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.

Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.

Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

By: John McCallum / Reuters

President Washington himself said to have left a paper-trust to protect Albanians from America at any time and in any manner. Some time ago, the Institute of Biochemistry and Genetics, Schafhausen headquartered in Switzerland, has published the results of new research on genetic world leaders, under which it appears that the historical president of the United States, George Washington, has been Albanian descent.

Institute, which in the context of extensive research analyzed genetic samples of former U.S. president who led the country into a war of liberation against the British Kingdom, concludes that Washington was 50 percent Albanian, which means that one of his parents was 100 percent Albanian.

While the Basel Institute does not go into detail about this epochal discovery, experts in other fields are hurrying to confirm this assertion, also citing other evidence, the linguistic genealogy.

George Washington has been the main political leader of the U.S. military in the years 1775-1799, which led the country to victory in the liberation war against Great Britain, was in charge of the country at the time of writing the constitution and held presidential governance practices that even today are the foundation stones of working in the White House. In the U.S. it is considered as the “Father of the Nation”.

The Albanian mother

According to linguist “Albert Myko”, from the Institute of Linguistics at the University of California, Berkeley, USA, there is other evidence to show that the mother of George Washington was shqiptare. George Washington Augustin was the son of Washington and Mary Ball Washington. Mary Mary was actually Bala, whose parents were from the district of Pec, in Kosovo today. Lively Marija was born in Virginia, USA, in 1708, but her parents have been there in 1706, after a long journey by ship launched from Ragusa, Dubrovnik today, and led them through Britain to Earth Promised, America.

History of Washington grandparents travel from Kosovo to America is described in a biographical book “Mary Ball Washington” author Virginia Carmichael, published in 1850. There, even said that Balaj had come from a village called Sinic, which can be tampering name Isniq village, municipality of Decani:, said Myko, who shows up later that this story was kept hidden in the drawers of the White House, and that the mention of Albanian origin is removed from Washington’s list topics banned by the National Security Council of the United States just a few time. In about this, White House officials have declined to say only that “it was not a coincidence that Vice President Biden mentioned Washington in relation to the Prime Minister Kosovo“.

Amana Washington

However, the recent discovery, perhaps sheds light on some other aspects of U.S. involvement in Kosovo and Albanians in general support. Acclaimed American author, Carl Woodward, who has written dozens of books and documentaries for American presidents stories from the White House, says that during research for his book archives about Clinton presidency, published in 2004 under the title “House Clinton” has found a paper self-proclamation of George Washington, in connection with the Albanians.

I remember, when I showed him the letter to Bill Clinton in one of many interviews for the book and said, “See, Bill, what I discovered from archives of Washington. He, with the first letter, he said: “I saw Carl, I see. I had not seen, God knows if we would have intervened in Kosovo,“ – says Woodward, known as a journalist, columnist and author who has so far won four awards ”Pulitzer“. He says not to be included in the book Washington’s letter to Clinton, because now prepares special book for Washington and his Albanian descent. Woodward says that if they thought the book title-George Washington: First Lestari White House or maybe “The Albanian from Kosovo who created the state of America.”

In a way, the U.S. commitment in favor of the Albanians is a debt that America now turns people born founder of the American people. From the research it is clear that President Woodrow Wilson had read this letter at the time had decided to establish an independent state of Albania, Woodward says, and adds that equally, President Nixon was the key man who has contributed to achieving the autonomy of Kosovo, the Constitution of 1974.

Nixon and Tito had a meeting, sometime in 1970, in which U.S. President irrevocably pledged assistance of 5 billion dollars to Yugoslavia, from 500 million a year by 1980, in exchange for granting full autonomy for Kosovo. Tito was agreed and it all started there – the creation of the University of Pristina, the 1971 constitutional amendments, the Constitution of 1974, and so on, shows Woodward. However, a continuation of the assistance has been provided in a discussion between Tito and President another American, Jimmy Carter, for the years 1980-1990, for whom getting Tito was agreed to give Kosovo republic status.

But Tito died, the Serbs moved against autonomy, Americans stopped helping others … you know, said he. However, Woodward believes that all American presidents have read Washington’s letter and were obliged by it to help Albanians , in different ways and at different stages of history. American author does not wish to reveal the contents of the letter, saying he should wait release of my book, but says that those who left the print Washington will clarify many things about U.S. relations with Albanians.

In connection with the epochal discovery of Albanian origin of George Washington, as well as other statements unheard until now, the U.S. Embassy in Pristina did not want to give any comment. Research of the Institute of Genetics of Schafhauseni of Switzerland has issued some extremely results interesting genetic origin of some of the historical world leaders. According to research, Fidel Castro has English descent, had been Vladimir Lenin Chechen, while French President Charles de Gaulle withdrew from Algeria that had been, in fact, of Arab descent.

Klejda Bega, shkencëtarja shqiptare që ‘komandon’ atomet dhe mban në dorë gjithësinë


Nga Fatos Salliu PhD

Rasti i mahnitshëm i vajzës nga Elbasani që, me kurajë, vullnet e dëshirë ka arritur majat në shkencë dhe studion ligjet fondamentale në fizikë. Historitë e suksesit, nga olimpiadat kur ishte fëmijë, ekselenca në shkollë të mesme dhe shkëlqimi në Amerikë. Jeta studentore, eksperimentet, familja, komuniteti i shkencëtarëve, objektivat për të ardhmen dhe porositë. Të gjitha në këtë speciale ekskluzive që shërben si motiv për gjeneratat e sotme e që shpresojnë të jenë si ajo një ditë.

Ndërsa isha duke rrëmuar për të evidentuar disa nga figurat e shquara të Elbasanit atje, në këndin e ekselentëve të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, më zë syri një vajzë me sy shumë të qeshur. Pyes kujdestarin e muzeut se cilat ishin kontributet e saj dhe, ai me plot krenari e pasion, më shpjegoi historinë brilante të suksesit të saj. Bëhet fjalë për Klejda Begën një nga shkencëtaret më në zë sot në fushën e fizikës.

Ashtu si qindra studiues të tjerë, udha e saj drejt hulumtimit duket krejt e rastësishme. Por megjithatë, gjeneratat e sotme femra në fizikë e kanë një idhull frymëzimi. Ajo është Mari Kyri. Klejda ishte vetëm 9 vjeçe kur i ra në dorë një biografi e shkencëtares së famshme shkruar me shumë dashuri nga e bija Iv Kyri.


Fizika dhe matematika ishin dy lëndët ekzakte që përcaktuan të ardhmen e saj. Arsimin tetë vjeçar e kreu në shkollën “Naim Frashëri” dhe arsimin e mesëm në shkollën “Dhaskal Todri”. Zhvendoset në Tiranë në gjimnazin “Sami Frashëri”. Por, falë dhuntive që zotëron, fiton të drejtën për të përfunduar Riverside Scool në Zvicër. Në klasën e tetë dhe në vitin e dytë në gjimnaz, Klejda mori pjesë në olimpiadat kombëtare dhe ballkanike të matematikës, ku u nderua me çmimin e parë në Shqipëri në vitin 1990-92 si dhe çmimin e tretë në Ballkan, po në këtë vit edhe pse ishte shumë më e vogël se konkurentët e tjerë.

Ekselenca e saj tërheq vëmendjen e mësuesve ndërsa aplikon për të studiuar në universitete të famshme në botë. Fiton bursë që mundëson përfundimin e studimeve të larta në California University Technology në Pasadena, një universitet nga më të njohurit në glob, sidomos për fizikë. 33 pedagogët e këtij universiteti kanë marrë çmimin Nobël në këtë fushë.

Ajo u diplomua nga Caltech për fizikë me mesataren më të lartë të mundshme. Në vitin 1999 fillon doktoraturën për fizikë të thërrmijave. Eksperimentin për tezën e doktoraturës e kreu në laboratorin e fizikës në Standford University rezultatet e të cilit u botuan në revista shkencore mes të cilave në Physical Review Letter. Në vazhdimësi të karrierës fitoi një bursë nga Shoqata Amerikane e Fizikës, që të kryente punë kërkimore në Columbia University në Njew York, në fushën e fizikës atomike dhe specifikisht në optikë kuantike. Krahas kësaj ajo u ftua lektore në Columbia University, ku jep një kurs të detyruar me titullin “Kufijtë e Shkencës”. Klejda është e martuar dhe nënë e dy vajzave, 3 dhe 5 vjeçe.
Atomet janë grimca ultra të vogla dhe më të padisiplinuara të materies. Ato përbëhen nga elektronet (thërrmija me ngarkesa negative) dhe protonet (thërrmija me ngarkesa pozitive), të cilat së bashku me neutronet përbëjnë bërthamën e tyre. Është shumë e vështirë të “ngrish” e të masësh një atom. Por aty zënë fill të gjithë ligjet e fizikës. E megjithatë Klejda ka mundur t’i ndalë, t’i vërë në “gjumë” në “bigurinën e vezëve” dhe t’i manipulojë si të dojë. E mahnitshme të arrish të kuvendosh me grimcën më të vogël, njësinë bazë të gjithësisë.



Në fakt dy shkencëtare shqiptare duket se janë vënë në garë për të zbuluar origjinën e universit, që mund t’i japin shpjegime të tjera ligjeve në fizikë. Disa qindra kilometra më larg, në Karolinën e Veriut, në Chapel Hill, Dr. Laura Mersini-Houghton, bazuar në një matematikë të përkryer, po trondit komunitetin e shkencëtarëve, duke vënë në dyshim Teorinë e Big Bang-ut dhe të ‘vrimës së zezë’.

E pyetur se si nisi rrugëtimin drejt thërrmijave, Klejda përgjigjet se ishte pikërisht biografia e Mari Kyrisë që i dha ngacmimin fillestar. “Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane”.

Në fakt në atë kohë, ajo ende nuk e dinte nëse ishte apo jo e talentuar për fizikë. Para se të tërhiqej përfundimisht nga kjo shkencë prindërit kishin tentuar ta bënin muzikante, balerinë, gjimnaste etj. “Por unë nuk kisha fare vesh muzike dhe pikë talenti për balet dhe në një farë mënyre më kish mbetur matematika”.

Pasi shkëlqeu në shkollën 8 vjeçare, ku fitoi olimpiada për matematikë dhe fizikë brenda e jashtë vendit, arrin rezultate maksimale në shkollë të mesme, të cilën e përfundon në Riverside në Zvicër. “Dola shumë mirë me mësime dhe zieja nga dëshira për të vazhduar shkollën e lartë. Aplikova për bursa në universitete të ndryshme. Unë vija nga Shqipëria, e cila në atë kohë ishte shumë e varfër. Nuk kisha mundësi të paguaja universitete kaq të shtrenjta. Por unë isha me fat. Unë kisha mësues që më inkurajuan shumë dhe kur aplikova në universitetet amerikane fitova bursë”.



Përfundimisht arrin të futet në Caltech në Amerikë një universitet i vogël, por që mbledh elitën më të mirë në fizikë dhe matematikë. “Ne ishim të gjithë të parët. Matematika, fizika, biologjia na janë dukur zbavitëse dhe shumë të lehta. Bashkëpunonim dhe shpiknim gjëra të që na argëtonin. Aty ka shumë krijimtari. Psh. njëherë mbaj mend që shkrimin Hollywood ne e shndërruam në Caltech. Kam shumë kujtime të bukura atje”.

Për studenten e pasionuar nuk ka prehje. Pas përfundimit të shkollës së lartë ndërmerr një nga vendimet më të guximshme të jetë. Të kryejë eksperimente dhe zbulime e të mbrojë doktoraturën. “Punën kërkimore e kreva në SLAC National Accelerator Laboratory. Ky laborator ka një përshpejtues mbi 3 km të gjatë. Aty lëshohet rryma e elektroneve dhe ato përshpejtohen në një shpejtësi shumë të madhe. Ishte një eksperiment me 50 fizikantë në fushën që njihet si fizika e thërrmijave. Ideja ishte që të masje disa veti të thërrmijave si psh. elektronet, të cilat nuk mund t’i masësh dot. Nevojitet një preçizion i lartë, le të themi një në një miliard”, shpjegon Klejda.

Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. “Është një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës. Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”.


Pas përfundimit të doktoraturës i ofrohet një vend si lektore në Columbia University. “Jap një lëndë e cila është ekskluzivitet i Columbia University. Më pas atë e kanë kopjuar edhe universitete të tjera. Universiteti ka disa lëndë të tilla, që e dallon atë nga të tjerët. Mënyra se si ia prezantoj shkencën studentëve ka të bëjë mjaft me anën metodologjike se si ata mund të mendojnë si shkencëtarë, si mund të mendojnë në mënyrë kritike. Nuk ka asgjë të vështirë dhe për t’u trembur. Lëndë të tilla janë po aq magjike sa arti dhe letërsia”.

Ashtu si kudo në botë edhe në Amerikë komuniteti i shkencëtareve femra duket se është në minorancë. Megjithatë ato kanë vendin e tyre në panteonin e zbulimeve të rëndësishme për njerëzimin. “Kur morëm doktoraturën ishim 50 veta dhe në përbërje të ekipit vetëm 4 femra, nga të cilat vetëm unë full time. Kam konstatuar se sa më shumë ngjitesh në shkallët e shkencës, aq më pak shkencëtare gjen”.

Klejda jep edhe disa nga arsyet se përse ndodh kështu. “Femra konceptohet si një grua që duhet të mbajë familjen, e se nuk ka shumë kohë të merret me shkencë. Pastaj ekziston ende ai koncepti që vajzat duhet të merren me kukulla dhe djemtë me makina. Unë po mundohem që të mos i mësoj vajzat e mia me këtë koncept. Në Amerikë, që të arrish diçka duhet ti kushtohet 100%, e kjo periudhë përkon me kohën kur ti krijon një familje”.

Shkencëtarja jonë megjithatë ka mundur t’ia dalë. Ajo është edhe një bashkëshorte e mirë, edhe një nënë shembullore edhe një amvisë e zonja. “Mund të them se jam krijuese edhe në kuzhinë. I dedikohem dy vajzave të mia dhe bashkëshortit tim. Unë fle shumë pak. Por jam me fat se më ndihmojnë bashkëshorti dhe mamaja ime, e cila kujdeset për Azajlën dhe Davinën që ende janë të vogla”.

Ardhja në jetë e vajzave dhe ndryshimet e rëndësishme në jetën familjare duket sikur “ngrinë” punën kërkimore të Klejdës. Megjithatë atë e thërret kërkimi shkencor. “Jeta është kompromis, e mund të zgjedhësh. Psh. unë vendosa të bëja punë kërkimore në Columbia. Por meqë kam fëmijë të vegjël aktualisht po merrem më shumë me mësimdhënie. Dhe sa të rriten pak, pra sa të ndryshojnë ekuilibrat, unë do të merrem sërish me kërkime. Kam bërë një ndryshim në planet e mia. Nga fizika e thërrmijave po i kushtohem fizikës atomike. Është lloji i fizikës që bëhet në një hapësirë sa një tavolinë buke. Një pajisje si një sobë e gjatë, e cila ndiqet nga një frigorifer sa një top futbolli. Në këtë rast në nxehim atomet e stronciumit, që i drejtojmë tek frigoriferi, ku gjithçka ndodhet në vakuum.

Atomet në këtë eksperiment janë shumë pranë zeros absolute -273 gradë Celsius, ku nuk lëviz asgjë. Është 1000 herë më ftohtë se në hapësirën e thellë, ku nuk ka as yje e as planetë. Dhe e gjithë kjo që them ndodhet në një hapësirë të vogël të laboratorit tonë. Ku konsiston? Duke përdorur lazer dhe duke i ftohur, atomet rrinë aq urtë sa mund t’i vendosësh si vezët në mbajtësen e tyre. Pra në këtë rast çdo vezë është një atom. Duke i pasur në këtë gjendje ne mund t’i lëvizim si të duam, e të bëjmë matje të ndryshme”.



E gjithë kjo punë disa vjeçare konsiston në shpikjen e pajisjeve që përbëjnë bazën e teknologjisë së sotme dixhitale. Këto shpikje përdoren në çdo aspekt të jetës nga telekomunikacioni deri në shëndetësi. “Nga pikëpamja praktike mund të përdoren psh. në ndërtimin e orës atomike. Pra ne thjesht jemi në një stad më të përparuar për të bërë matje me preçizion të lartë. Është interesant të themi se faqja e parë e internetit është shkruar në komunitetin e fizikës së thërrmijave. Kanë qenë fizikantët ata që krijuan këtë faqe. Tërë pajisjet mjekësore që përdoret sot, deri në skanerat ultra modernë, janë shpikur nga ata. Nganjëherë ne na pyesin. Po pse bëni të tilla eksperimente? Në të vërtetë shpesh ne nuk e dimë se ku do shkojmë. Çfarë na pret në fund të kësaj pune. Eksperimentet janë udhëtimi drejt zbulimit të ligjeve të natyrës dhe udhëtimi bashkë me zbulimin është shpërblimi i asaj që ti bën”.

Klejda ka një këndvështrim më të gjërë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës. “E para që rekomandoj për të gjithë nxënësit dhe studentët është që ata të vazhdojnë të studiojnë. E dyta dua t’u jap një këshillë që do kisha dashur të ma jepnin edhe mua kur isha vogël. Kur ishim të tillë ne kishim këtë ide: Nëse studion fizikë bëhesh fizikane, nëse studion matematikë bëhesh matematikane, e kështu me radhë kimiste, letrare etj. Por në fakt nuk është ekzaktësisht ashtu. Psh. vajzave që studiojnë fizikë desha t’u them se fizika ju hapë shumë dyer. Nuk është e thënë të bëheni fizikane. Fizika ju ndihmon që ju të zgjidhni problemet e jetës, se si t’u jepni zgjidhje rrethanave. Duke mësuar atë, ju mund të punoni edhe në financë, ekonomi edhe në qeverisje. Pra ju krijon baza që të studioni çfarë të doni ju”.

Për veten i ka objektivat e qarta. T’u japë maksimumin studentëve dhe të përparojë në eksperimentet e saj. “Dua që ai frigoriferi i eksperimentit të punojë shumë mirë, që të mund të marr ca masa shumë ekzakte e të përparoj në zbulime të mëtejshme. Profesionalisht, unë shpresoj se grupi ynë i kërkimeve në Columbia do të prodhojë disa rezultate të mrekullueshme në të ardhmen e afërt”.
Çmimi Nobël është shpërblimi më i madh për çdo zbulues. Por Klejda është mjaft modeste edhe nëse do të ndodhë që mund të vijë ajo ditë. “Edhe pse çmimi Nobël është arritja më e madhe e fushës tënde, në realitet ai ka të bëjë me faktin të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur, me eksperimentin e duhur e të jesh edhe gjallë. Dhe ju e dini; ka mjaft fizikantë që e kanë marrë këtë çmim, pasi ata kanë vdekur”.

Në fillim Shqipëria, pastaj Zvicra e aktualisht Amerika. Klejda i përket njerëzve të epokës së globalizmit, të shoqërisë së dijes. “Bashkëshorti im është rus, kështu që fëmijët tanë do të flasin tri gjuhë – anglisht, shqip dhe rusisht. Jemi një familje qytetare e idealeve botërore. Të qenit kështu zgjeron perspektivën tuaj, thellon të kuptuarit dhe respektin për kulturat e tjera dhe përmirëson aftësinë tuaj për t’u përshtatur. Duke pasur parasysh drejtimin drejt së cilës bota është duke lëvizur, pra drejt integrimit dhe globalizimit – ajo ju përgatit ju për të ardhmen”.

Ky pra ishte rasti i Klejda Begës, shkencëtares sonë dhe atyre që dëshirojnë ta kenë shembull një ditë.

Te jesh patriot vetem me fjalë



Dhimiter Muslia

Nuk mjaftojnë fjalet e slloganet e mira per vendin e popullin tend qe te jesh patriot. Patriotizmi eshte vleresuar nga veprat e qendrimet ndaj vendit tend, në çdo kohë. Rilindasit tonë për çështjen kombëtare përdorën të gjithë aftësitë e tyre intelektuale dhe për këtë çështje të madhe shkrinë të gjithë pasurinë e tyre materiale. Të gjithë thonë se janë patriot. Disa prej tyre kanë vetëm qënjen e tyre fizike për vendin e kombin e vet dhe në se është nevoja e vënë në shërbim të tyre.

Disa kanë miljonat dhe në shërbim të vendit e popullit të tyre vënë vetëm fjalët. Disa të tjerë marrin padrejtësisht nga qytetarët e vendi I tyre e për Atdheun e Popullin flasin me pasion,vetem me fjalë. E shihni sa është ndryshimi. Për të shkruar këto rrjeshta, mora indicje nga një publikim që është bërë në disa portale online mbi pasurinë e pagën e K/Ministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mësova se me reformën e ndërmarrë prej tij,pagën e tij nga rreth 1050 euro e ka zbritur në 910 euro në muaj. Mësova se ka në pronësi të tij një banesë me rreth 38 m2. Në portale thuhesh se ai (Vuçiç) nuk ka as makinë.

Shumë e habitëshme, tmerrësisht e habitëshme kur bëjmë krahasimin e tij me zyrtarët tonë. E dimë se Serbia është një shtet me popullsi disa herë më të madhe se Shqipëria. E dimë se sipërfaqeja teritoriale është disa herë më e madhe se vendi ynë. Dimë se edhe Serbia është aspirante për antarësim në BE. Dimë dhe faktin tjetër se Serbia ekonomikisht, nuk është më keq se ne. Tani mësuam se nga taksat e qytetarëve të tyre administrata dhe të gjitha pushtetet në Serbi marrin disa herë më pak se administrata dhe të gjithë pushtetarët e të gjitha pushteteve tek ne.

K/Ministri Vuçiç paguhet rreth 4,5 herë më shumë se paga minimale në Serbi. Tek ne një pushtetar i lartë paguhet rreth 10 herë më shumë se paga minimale. A jemi ne mbi dy herë here me te pasur se qytetarët serbë? Absolutisht jo. Ne disa zona rurale varferia tek ne është më e madhe se në zona përkatëse serbe. Një drejtor në ministri tek ne paguhet sa K/ministri serb. Pensioni i llogaritur për një deputet, prokuror, gjyqtar, zv/ministr ose zyrtari tjeter të lartë (që në numër janë mbi 3600) janë afërsisht sa paga mujore e K/ministrit të Serbisë. Të mos harrojmë se në raportet e institucioneve nderkombëtare rezulton se korrupsioni tek ne është disa herë më i madh se në administratën serbe. Paga jo vetem e një deputeti e ministri por dhe e një gjyqtari, prokurori apo nëpunësi të lartë është më e madhe se ndihma ekonomike e 21 familjeve me nga 4 antarë.

A ndodhë kjo atje pra në Serbi që ju referova pages së Vuçiç? Të dhënat thonë se jo. Atëherë kush është më patriot për popullin e për vendin e vet, ata apo tonët? Shifrat janë kokëforta. Me fjalë ne jemi më patriotët e planetit. Realiteti lë shumë për të dëshiruar. Shëmbujt pozitiv duhet të merren kudo që ata të jenë. Pozitiven, qënësoren, patriotiken, të ndershmën duhet ta marrim dhe tek ata që nuk na pëlqejnë. Pozitivja është e tillë nga kushdo që e manifeston. Këtë me sa duket e ka demostruar më së miri Vuçiç. Ja ku është shëmbulli i patriotizmit edhe për shtatarët tonë edhe për të gjithë ata të Ballkanit.

Dikush mund të thotë se ne orjentohemi nga vendet e BE. Mire është që së pari atje të orjentohemi për plotësimin e mundshëm të mirëqëenies së qytetarëve. Njerëzit në administratë e në funksione shtetërore vihen për tju shërbyer atyre, e jo për t’i zhvatur ata edhe me ligj (paga të larta) edhe pa ligj (përfitime të paligjëshme). Të mendosh e veprosh së pari për veten tënde, për tarafin tënd e militantët tuaj e në planin e fundit të lësh qytetarin, është antipatriotike. Të bësh këtë do të thotë të duash veten tënde. Interesin tënd e nëse tepron diçka nga kjo dashuri t’jua japësh të tjerëve. Në këto dekada nuk ka tepruar gjë. Fjalët për patriotizmin kanë përmbysur fjalimet e liderëve tonë.

Mllefi i një kombi të pafat

Ferit Orhan Pamuk (7 qershor 1952, Stamboll, Turqi), është shkrimtar turk. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2006.

Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç' thotë ai vet “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.

Veprat

Cevdet Bey ve Oğulları, 1982
Sessiz Ev, 1983
Beyaz Kale, 1985
Kara Kitap, 1990
Gizli Yüz, 1992
Yeni Hayat, 1994
Benim Adım Kırmızı, 1998
Öteki Renkler, 1999
Kar, 2002
İstanbul: Hatıralar ve Şehir, 2003
Masumiyet Müzesi, 2008
Babamın Bavulu, 2007

Veprat në gjuhën shqipe

Unë jam e kuqja, 2007
Kështjella e bardhë, 2008
Bora, 2008
Baulja e babait, 2008
Jeta e re , 2009

Çmimet

Çmimi Milliyet Press për romanin "Xhevdet-begu dhe djemtë e tij"
Çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin "Kështjella e bardhë"
Çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin "Unë jam e kuqja"
Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim pë opusin e tij letrar
Çmimi Nobel për Letërsi 2006.


Flori Bruqi 


*********************



Mllefi i një kombi të pafat



Me ikjen e shqiptarëve zhdukemi ne nga Europa. Shkrimtari i famshëm turk Orhan Pamuk mbi luftën e Kosovës. Ky tekst u botua më 16 prill 1999 në gazetën gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

«Për çdo njeri që në Turqi e ka vijuar shkollën e mesme, Kosova është emri i një prej njëzet e pesë deri tridhjetë betejave historike, të cilat duhet mësuar përmendësh»: Orhan Pamuk, shkrimtar turk.

Foto: Shutterstock


Orhan PAMUK

Për çdo njeri që në Turqi e ka vijuar shkollën e mesme, Kosova është emri i një prej njëzet e pesë deri tridhjetë betejave historike, të cilat duhet mësuar përmendësh. Dijen tjetër detyrimisht të nxënë që shkollari i zellshëm duhet ta dëshmojë në provimin me shkrim janë fitore të tjera, të ngjashme të historisë osmano-turke. Pas aneksimit të Mbretërisë së Bullgarisë nga forcat osmane Hungaria, Polonia, Serbia dhe Bullgaria, të gjendura nën presionin në rritje të osmanëve në Ballkan, u bënë aleatë në vitin 1389 «edhe njëherë për një kryqëzatë të re» për t’i përzënë myslimanët nga Europa. Përkundër faktit se ishin numerikisht më të dobët thuhet se turqit e fituan Betejën në Gazimestan dhe shfarosën ushtritë e aleatëve.

Në atë luftë të Kosovës humbi jetën jo vetëm padishahu osman, por edhe cari serb Lazari, dhe si pasojë e kësaj u shfaros pjesa më e madhe e aristokracisë serbe, kështu që lufta nga ky shkak paraqet një kthesë, ajo në vetëdijen kombëtare të serbëve ka lënë një plagë të hapur, të thellë dhe deri më sot këndohet nga këngëtarët popullorë serbë në vajet e tyre nacionale. Nxënësi i zellshëm turk nuk mund t’i ketë të qarta të gjitha këto. Sidoqoftë, deri së fundi vetëm një pjesë e vogël e opinionit publik turk e dinte se «Kosova» përveç emërtimit të një lufte është edhe emri i një rajoni, ku jeton një pakicë prej gati dy milionë shqiptarëve. Megjithatë, ky opinion turk në pjesën më të madhe menjëherë e ka përvetësuar çështjen e Kosovës dhe brenda një kohe shumë të shkurtër mund të identifikohej me shqiptarët e atjeshëm.

Pa dyshim këtu me rëndësi është pozita e veçantë e shqiptarëve në historinë osmane, të cilën ata e kishin përkundër numrit të vogël si popullsi: në kuadër të rekrutimit të djemve shqiptarë për ushtrinë osmane ata ishin bërë myslimanë dhe në vitet e mëvonshme shumë fëmijë të besimit të krishterë ishin ngjitur në elitën osmane dhe mund të bëheshin jo vetëm jeniçerë, por edhe pashallarë, arkitektë apo nëpunës dhe, siç e di çdonjëri që kryen shkollën e mesme, ata me të vërtetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë osmano-turke. Por për shqiptarët e Kosovës nuk ndihet vetëm dhembshuri e thjeshtë – pas simpatisë që bazohet në mllef të fuqishëm gjendet një ndjenjë edhe më e fuqishme, një frikë. Sepse tema e vjetër, e përmendur në librat e shkollës së mesme ende është pjesë e debateve: dëbimi i myslimanëve nga Europa. Megjithatë, në gjithë këtë ndodhi ka edhe shumë ironi, e cila në kokat e nacionalistëve turq dhe islamistëve politizues shkakton huti.

Dhe pas këtij hutimi dhe kësaj ironie duhet të kërkohet nacionalizmi turk, i cili është ndezur tamam përmes çështjes kurde dhe përjashtimit faktik të Turqisë nga Bashkimi Europian. Më e mira do të ishte që kjo temë të vështrohet nga pikëpamja e jetës së përditshme. Kur si pasojë e ngjarjeve të Kosovës filluan sulmet me bomba kundër Jugosllavisë, në Stamboll, si gjithkund në botën islame, festohej Kurban Bajrami. Gjatë këtyre ditëve besimtari që është i kamur pret një kurban, por pjesa më e madhe e njerëzve shkojnë shtëpi më shtëpi dhe vizitojnë më të moshuarit, kushërinjtë e afërt dhe të largët, para së gjithash ata që s’i kanë parë qëmoti, personalitetet që nderohen dhe respektohen, apo drejtorët ose krerët e shoqatave dhe bashkësive, madje edhe eprorët dhe shefat – dhe njerëzit që i duan.

Këto vizita më pëlqejnë shumë, jam kënaqur edhe vetë shumë gjatë ditëve të festës së fundit dhe kam qenë në shumë shtëpi për të parë gjeneratën e vjetër, xhaxhallarët dhe hallat e moshuara. Kur si fëmijë apo të rinj gjatë Bajramit trokisnim në dyert e këtyre xhaxhallarëve, gjysheve, kushërinjve të largët apo të njohurve me rang e emër, të cilët pa dallim ishin dëshmitarë të themelimit të Republikës së Turqisë, atëherë ata bënin gjithçka që të sillen «mirë» ndaj nesh në një mënyrë këmbëngulëse, të disiplinuar, dhe ata vërtet ishin të mirë me të gjitha që na ofronin, me tryezën e shtruar për ne, me kujtimet e tyre dhe me stilin e fisëm.

Por kësaj radhe, gjatë vizitave për Bajram, unë te kjo gjeneratë dikur aq «dashamirëse» ndjeva shenjat e para të një mllefi shqetësues, një nacionalizmi të përzier me xhelozi dhe diçka nëntëshëm të ligë; këto depërtonin nga anekdotat e fëmijërisë sime kur kisha orë me qyqe, nga qetësia e mrekullueshme e rrugëve të Stambollit, të cilat për shkak të pushimeve të gjata dhe frikës nga sulmet terroriste ishin të boshatisura nga veturat dhe turistët, dhe nga shija përherë e njëjtë e llokumit me fëstëk. Dukej se të gjithë xhaxhallarët e mi, hallat, kushërinjtë e dashur të afërm e të largët, të cilët puthin vajzën time shtatë vjeçare, të gjithë ata heronj të respektuar të vizitave të Bajramit të fëmijërisë sime, të cilët më herët plot krenari e shikonin veten si njerëz të Perëndimit, sot nuk shihnin më shpresë se do t’i takonin Perëndimit, se do të jenë pjesë e Europës.

Bajrami i Madh dhe i Vogël janë me gjasë festa kryekëput fetare, janë diçka që lidhin traditën dhe të kaluarën me të sotmen. Por gjatë gjithë fëmijërisë sime unë të dy Bajramët i kam përjetuar si festa nën shenjat e modernizmit dhe perëndizimit, jo duke iu referuar traditës dhe islamit. Në rrethet e larta të shtresës së mesme të Stambollit, ku jam rritur unë, në lagjet, ku kam jetuar, në këtë qytet të perëndizuar, kozmopolit gjatë Bajramit të Vogël nuk theksohej sakrifica, por festa. Dhe meqë bëhej fjalë për festë, atëherë vishej kostumi formal perëndimor me xhaketë dhe kravatë, shërbehej dhe pihej liker, ndonëse islami ndalon alkoolin.

Dreka që shtrohej në tryezën e gjatë të gjyshes sime ishte edhe dëshirë për të qenë familje perëndimore-moderne, ishte drekë që shërbehej në porcelan të importuar, në të cilën merrnin pjesë gra, burra, farefis dhe të njohur me stoli dhe me aromë parfumi në kostumet e tyre më të bukura, fund e krye perëndimore – kjo drekë për mua nuk kishte të bënte me një festë islamike, por më shumë me një skenë nga romani «Buddenbrooks» (Budenbrokët) të Thomas Mann-it.

Por tani gjatë vizitave të mia në ditët e para të luftës, të cilat përkonin me Bajramin e Vogël, me vogëlsirat krejtësisht të përditshme, titujt e gazetave dhe shprehjet hidhëruese të familjarëve të moshuar u bë i dukshëm për mua një fakt pikëllues: e hidhëruar dhe zemëruar borgjezia turke ka hequr dorë nga shpresa e perëndizimit. Jo vetëm pleqtë tekanjoz, të cilët gjatë këtyre ditëve festive i pashë duke qëndruar të patundur para televizorit, por edhe të kamurit në moshë të mesme dhe ajo borgjezi Stambolli, e cila ia ka sjellë Turqisë jo vetëm pjesën e vet të pasurisë dhe furnizohet mirë në turnetë e blerjes në Londër dhe Paris – të gjithë këta e mallkonin Europën dhe Perëndimin me një zë. Janë zhdukur edhe kravatat, xhaketat dhe malli për Europën i festuesve.

Pas këtij mllefi pa dyshim fshihet kufizimi i demokracisë në Turqi dhe gjendja e mjerueshme e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit. Kur para një viti e gjysmë, duke iu referuar tamam këtyre shkaqeve, ranë në ujë shpresat për anëtarësim në Bashkimin Europian, në mbarë vendin u ngjall një armiqësi intensive kundër Europës. Kur kësaj iu shtua edhe frika nga ndezja e çështjes kurde nga armiqtë perëndimorë, në shtypin turk, sidomos në mesin e kolumnistëve dhe komentuesve politikë, u shfaq një armiqësi kundër Europës dhe Perëndimit, siç nuk ishte parë kurrë në këtë masë.

Kritika perëndimore kundër gjendjes së të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe liria e kufizuar e mendimit u kundërshtua në mënyrë shumë të ashpër («Thua se ju në Perëndim jeni aq të pastër!»), konflikti u trajtua në mënyrë të pafrenueshme si çështje stili, i cili inspirimin assesi nuk e kishte nga idetë e Kemal Ataturkut, i cili vërtet ka qenë përfaqësues i perëndizimit.

Burimi inspirimi për ata autorë, të cilët shërbehen me një retorikë të ashpër kundër Perëndimit dhe, mes tjerash, thonë se Lindja dhe Perëndimi parimisht janë të papërputhshme dhe se edhe pas zgjidhjes së problemeve të të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, Turqia me fenë dhe me kulturën e saj tjetër kurrsesi nuk do të pranohet nga Perëndimi, pra burim inspirimi i këtyre autorëve janë tezat e Samuel Huntingtonit, të cilat me qejf përsëriten në mediume – madje edhe kur nuk është lexuar fare libri: përplasja e civilizimeve, dallimi fundamental mes civilizimeve kristiano-perëndimore dhe islamit, konflikti i pashmangshëm i të dyve dhe kështu me radhë.

Këto teza janë kapur nga shtypi nacionalist dhe popullist dhe janë pranuar si thirrja e Papës për një Kryqëzatë të re. Fundja ky Papë i ri, profesor në Amerikë, ka të drejtë! Thuhet se ushtritë perëndimore, të cilat nuk lëshojnë rast pa bombarduar Irakun, nuk kishin synimin më të vogël për t’u dalë në ndihmë myslimanëve të Bosnjës të kërcënuar nga gjenocidi. Halli i tyre i vetëm nuk ishin të drejtat e njeriut, por dëbimi i myslimanëve nga Europa dhe dobësimi i Turqisë, vendit më të fuqishëm islamik në Europë, nën pretekstin e të drejtave të njeriut dhe të çështjes kurde. Dhe historia e kulturave perëndimore, sipas këtyre tezave, ishte gjithsesi histori e torturës dhe gjenocidit.

Njerëzit nuk i pikëllon fakti se në shtypin e verdhë të popullarizuar hasin këtë tërbim nacionalist, luftarak. Me të vërtetë tronditës është se xhaxhallarët dhe babagjyshat, të cilët më herët vazhdimisht kanë folur për Europën dhe me atë rast nuk e harronin as letërsinë europiane, muzikën dhe artin, tani në moshë të shtyrë e përvetësonin këtë armiqësi nacionaliste kundër Perëndimit dhe pjesërisht edhe retorikën islamiste. Derisa ata nga njëra anë përkëdhelnin flokët e bijës sime, kur ne i vizitonim për Bajram, nga ana tjetër mllefi i këtyre familjarëve të moshuar mbi imazhet, të cilat i tregonte televizori, që s’ndalej kurrë nga lufta në Kosovë, nga bombat, spastrimet etnike, dëbimi dhe ikja – ky mllef nuk kishte kaluar ende, por ata ishin edhe dukshëm të hutuar nga e tërë kjo.

Me rastin e këtij hutimi dua të përmend si shembull në mesin e gazetave të popullarizuara të bulevardit gazetën e quajtur «E mllefosura». Kjo e përditshme, e cila vazhdimisht i paralajmëron lexuesit turq mbi komplotet perfide të europianëve dhe të Perëndimit dhe me po atë këmbëngulësi publikon fotografitë e bukurosheve të zhveshura nga Perëndimi, edhe mua më ka kushtuar një faqe për shkak të konspiracionit me armikun perëndimor me qëllim që të mos godas. (Një tradhtar gjendet mes nesh! Në një revistë gjermane shkrimtari Orhan Pamuk e ka quajtur Turqinë «krijesë të ulët, të mjerë»). «E mllefosura», e cila ia del që për njëzet mijë lira, domethënë për gati dhjetë feningë, të gërshetojë shumë bukuri lakuriqe me islamin dhe me armiqësinë kundër Perëndimit, në krizën e Kosovës nevrikoset në masë të njëjtë si kundër Milosheviqit ashtu edhe kundër Gadafit, Sadam Huseinit dhe Katamit. Ata janë «turpi i islamit! Ata përkrahin serbët që po masakrojnë myslimanët!»

Jo vetëm «E mllefosura» bashkë me gazeta më serioze turke, por edhe opinioni publik turk dëshiron t’i shoh ngjarjet në Kosovë vetëm si ngatërresë fetare. Për këtë arsye herë pas here botohen shpjegime që tregojnë respekt dhe admirim të sinqertë ndaj Shteteve të Bashkuara: bravo për amerikanët, të cilët – ndonëse të krishterë – po i mbështesin myslimanët. Një arsye tjetër për dëshirën që ngjarjet të mos shihen si problem i të drejtave të njeriut dhe të pakicave, por vetëm si konflikt fetar, është frika se Kosova me gjasë mund të ofrojë një shembull të keq për çështjen kurde. Ndërsa opinioni publik turk me gjithë zemër ndjen vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës, Ministria e Jashtme turke ia kujton mbarë botës se Kosova është pjesë e pandashme e Jugosllavisë.

Tërë opinioni publik turk vajton fatin e shqiptarëve, të cilët, siç na tregon televizori, me veshjet e tyre, shtëpitë dhe gjestet aq shumë i ngjajnë turqve të Anadollit perëndimor… Duke injoruar me këtë rast me qëllim se pas gjithë këtyre lotëve qëndron jo vetëm një luftë fetare, por edhe një problem i të drejtave të njeriut… Kombet që kanë instinkt nacional, i cili kundërshton kërkesat për të drejtat e njeriut, janë kombe të pafat.

(Përktheu: Enver Robelli)

Copyright: E.R. & Dialogplus. Ndalohet ribotimi nga mediumet tjera.

Ditari i një pabesie – roman nga Emilios Solomou, botuar nga Toena



Titulli: Ditari i një pabesie
Autori: Emilios Solomou
Përktheu: Kristo Pulla
Lloji: Roman
Faqe: 320
Formati: 15 x 23 cm
ISBN: 978-9928-205-31-5

Rreth autorit



Emilios Solomou lindi në vitin 1971. Studioi për histori dhe arkeologji në Universitetin e Athinës. Ndoqi shkollën e lartë për gazetari. Punoi si gazetar në një gazetë të përditshme dhe sot punon si mësues në një shkollë të mesme. Tregimet e tij janë botuar në revistat: Άνευ (Pa të), Νέα Εποχή (Epoka e re), In fokus (Në fokus) dhe Μανδραγόρας (Mandragoras). Disa prej tyre janë përkthyer dhe botuar në anglisht dhe në bullgarisht. Ka botuar tri vepra në prozë: To σκιάχτρο (Dordoleci), Ώσπερ στρουθίον, τάχος επέτασας (Si një zog fluturove), Ένα τσεκούρι στα χέρια σου (Një sëpatë në duart e tua). Për këtë të fundit është nderuar me Çmimin Kombëtar të Qipros për Romanin (2007).
Është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë – 2013.

Rreth librit

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.

Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale. Tashmë Dhukarelit i duhet të bëjë edhe një gërmim tjetër, por këtë herë në thellësi të shpirtit të tij. Duke u endur në ato vende ku jetoi dhe punoi dikur, midis kujtimeve, nëpër fijet e padukshme që e lidhin me tri gra, nga lashtësia, nga e kaluara e afërt dhe nga e tashmja, nën diellin e detit Egje, midis shkëmbinjve, në atë tokë jopjellore, në atë det dhe kaltërsinë e tij të paanë, Dhukareli do të përpiqet të vendosë rregull në jetën e tij dhe të sjellë përsëri ndër mend ngjarjet që u zhvilluan në atë stinë vere – përcaktuese për jetën e tij.




Fragment nga romani “Ditari i një pabesie”




… U rishfaqën gjatë pasdites, si kërmijtë pas shiut. Studentët u derdhën jashtë kashtores, që e kishin përshtatur për të qëndruar, ndërsa Dhukareli me ndihmësit e tij, pra klasa e privilegjuar, nga dhomat që qendra arkeologjike kishte marrë me qira. Kryetari i komunës, zoti kryetar, hapi derën e mjedisit ku ndodheshin objektet që kishin gjetur, a nuk ju thosha, gjithçka është në vendin e vet, kutitë u transportuan në rrugë, në pjesën e përparme, u vendosën mbi tavolina prej druri, nëpër kalldrëme, i sistemuan nëpër qese dhe këtë herë i regjistruan me më tepër kujdes, duke shënuar thellësinë, datën e gjetjes, kuadratin, koordinatat. Andoni, i veshur me një këmishë të konsumuar havanase, dhe duke kënduar me zë të ulët, i qetë dhe në humor, i kaloi objektet në një proces të dytë pastrimi. I hodhi në një kovë me tretësirë kimike që përshkohej nga rrymë me tension të ulët. Kripërat gërryese lëvizën drejt rrjetës metalike në buzë të kovës. Në këtë mënyrë ai hoqi sedimentet e grumbulluara, ia doli të ngjiste disa pjesë të shkëputura dhe t’u jepte atyre enëve formën që kishin në lashtësi. Dhukareli qëndronte përpara, në një tavolinë prej druri, mbante shënime në ditarin e tij dhe tymoste. Kur duhani mbaroi, e mbushi përsëri çibukun, e ngjeshi dhe copëza mikroskopike duhani u shpërndanë nëpër faqet e ditarit. Era e duhanit përhapej nëpër rrugë. Gra të moshuara, të ulura në karrige prej kashte apo në stola të vegjël në rrugicën e ngushtë, ndiqnin me vëmendje ekipin që punonte, thua se po shihnin një shfaqje teatrale me aktorë dhe figurantë. Nuk ishte e vështirë të shquanin aktorin kryesor, zoti profesor. Herë pas here fëmijë të vegjël mblidheshin rreth tyre, vështronin si të habitur, pa kuptuar se çfarë bënin ata. Nja dy prej tyre mbanin kuti të vogla prej kartoni. Në to kishin mbyllur bulktha, u hidhnin sheqer dhe prisnin të errësohej, që ata të fillonin këngën e tyre, të njëjtën këngë të pandryshuar që kur ata ishin shfaqur në këtë botë. Pastaj ikën larg për të luajtur. Përse të humbitnin kohë duke vështruar këta njerëz të çuditshëm? Nuk kishin shumë kohë në dispozicion para se të ikte dielli dhe të errësohej, dhe përpara se t’i mblidhnin me zor prindërit nga rrugët ku bridhnin. Në një moment dalluan Kukulenë, tek po sillej përreth arkeologëve si një grabitqar, zoti kryetar. Dhe menjëherë i vendosën pëllëmbët e duarve si hinkë para gojës dhe filluan të thërrisnin në mënyrë ritmike, si një kor i mirorganizuar, duke imituar zërin e qyqes: Ku-ku-le… Ku-ku-le… Ai i etiketon si djem të këqij dhe me shkopin e tij i ndjek deri në skaj të fshatit. Ata ia plasin së qeshurës, mblidhen përsëri dhe ia nisin: Ku-ku-le… Ku-ku-le…
Dhukareli u shkëput nga shënimet e tij për të ndjekur me sy picirrukët. U zhyt në mendime. U rikthye në moshën e tij të fëmijërisë. Po kthehej nga shkolla. Në cepin e rrugës gjeti një fugë kineze prej druri që e kishin hedhur. Vështroi përreth, nuk pa njeri. E futi në trastën e librave dhe u largua shpejt e shpejt për në shtëpi si një hajdut. Rrinte dhe e vështronte për orë të tëra duke u rrotulluar mbi tavolinë, tek sillej rreth vetes, e kuqe, jeshile, e verdhë, forma e së cilës ndryshonte vazhdimisht gjatë rrotullimit. I ngjante një spektri, një vorbulle ajri që kalonte si një re dhe humbiste në horizont.
Por në një moment Dhukareli u përmend dhe aktit të parë të shfaqjes i erdhi fundi dhe objektet e gjetura u mbyllën përsëri nëpër kuti. Kryetari i komunës, me pamjen e njeriut të rëndësishëm, që ia jepte funksioni më i lartë në këtë vend, e rrotulloi përsëri çelësin në bravë, zoti kryetar, ekipi u shpërnda dhe secili mund të bënte tashmë atë që dëshironte – të Lirë! Mjaft u morën me të kaluarën, tani le të shikonin pak dhe të tashmen.
Pas pak studentët dhe ndihmësarkeologët, një turmë e madhe, arritën në bregun e Fanosë për t’u zhytur në ujë e për t’u larë, për t’u freskuar; ujët e detit pikonte nga trupat e tyre rinorë, shpëlante djersën e kripur, lagte rërën dhe nga të notuarit frymëmarrja e tyre u shpeshtua, damarët e gjakut u frynë dhe pulsonin plot jetë. Kishin ndër mend të iknin shpejt, por qëndrimi në det u zgjat. Kishte rënë nata dhe me disa karthje dhe trungje të vjetër drurësh ndezën një zjarr. Po kënaqeshin rreth zjarrit, si beduinët në shkretëtirë, ndërsa Andrea me Makin shkuan në fshat për të blerë birra dhe ndonjë gjë për të ngrënë. Gjysma prej tyre këndonte: Jo ho ho, jo ho ho… Ndërsa të tjerët: Me një shishe me rum… dhe diskutonin për tema nga më të ndryshmet, derisa i zuri mesnata dhe morën rrugën e kthimit, sepse herët në mëngjes, para se të lindte dielli, në freskinë e agimit, Çohuni!, i priste zgjimi si në ushtri, ua kishte kujtuar pasdite vetë madhëria e tij, Dhukareli, para se t’i lëshonte nga zgjedha. Kështu që çdo ditë në të ngrysur, gjendeshin pranë detit, nën qiellin plot yje, nën Arushën e Madhe dhe të Vogël; ishin po ato yje dhe po ato ujëra të lashtësisë, të cilave u gëzoheshin dikur njerëzit prehistorikë. Me të vërtetë që këtu ndiheshin të lirë, larg syve vigjilentë të Dhukarelit. Megjithëse në fillim i kishin propozuar një apo dy herë që të shkonte me ta, falë respektit që kishin për të, zoti profesor, dhe për mirësjellje, por ai gjithmonë e gjente një pretekst, gjithmonë qëndronte larg tyre, duke ruajtur distancën; eprorët nuk duhet të rrinë bashkë me vartësit…

“Kombi” kosovar, i “turbokozmopolitëve”, sjell vetëm: konfrontim, konfuzion, huti me shqiptarizmin tonë shekullor!


Prof.Dr. Fadil Maloku

1. Sikur kategoria e etnisë së kosovarizmit tê ngrihej në nivel të ngjizjes nê kategorinë e kombit, decidivisht do e kërcënonte seriozisht si etninë ashtu edhe kombin shqiptar! (për lexuesit duhet dhënë ca sqarime për disa cilësime mbi kombin dhe etninë;

2. Sociologjikisht, dallimi midis etnisë dhe kombit nënkupton grupet e njerëzve apo komunitetin që identifikohen si pasardhës të një bashkësie me veçori dhe prejardhje të përbashkëta. Por, Etnia duhet sqaruar shkencërisht përmes disa parametrave sociologjik që shihen edhe nga helikopteri! psh.

a) parametrave historik,
b) parametrave kulturor,
c) parametrave sociologjik,
d) parametrave social,
d) parametrave politik,
f) parametrave ekonomik… etj.!

3. Është evidente, që ka shumë vështirësi, në identifikimin e veçantive midis etnisë dhe kombit. Për ta bërë këtë dallim na duhet një lloj “skalpeli” kirurgjik, në mënyrë që të mos e përsërisim gabimin e “baballarëve të “kombit” kosovar, i cili vetëm po krijon, huti, defetizëm, konfuzion…e marri! Sepse, sociologjikisht kemi shumë përkufizime cilësore, dhe të dëshmuara. Ja një përkufizim të pranuar nga sociologjia amerikane; Ai është “…një raport social se si njerëzit e perceptojnë vetën e tyre, brenda një komuniteti të përbashkët”.

4. Kjo i bie që kombi më shumë projektohet si një perceptim për të ardhmen, se sa një nostalgji për të kaluarën! Dilema, tani është nëse kjo teori mund të vlejë edhe për rastin e “kombit” kosovar? Pra, cilat janë shanset që bie fjala një serb i Gracanicës, nê një periudhê hajde tê themi afatmesme (disa dekadash!) të pranoj vullnetarisht krijesën mbi “kombin” kosovar?

5. Gjasat teorike janë; një me një milion!? Sepse, Kosova nuk është dhe nuk e besoj që mund të bëhet një “laborator” identitetesh të dyfishta, si në Amerikë, psh.!? Unë, akoma s’kam hasur askund në literaturë sociologjike që në Evropë, të ketë identitete të dyfishta, por vetëm “minoritete” . Lufta gjenocidiale në Bosnjë, u zhvillua shkaku i përkatësisë etnike, e jo asaj kombëtare…ka shume raste tjera!

6. Shembull më tipik kur etnia fillon të zbehet, ndërkaq identiteti kombëtar fuqizohet, janë rasti i; gjermanëve, italianëve e francezëve në Zvicër. Ka shumë dëshmi e indikacione empirike se tek Zviceranët e sotit, më shumë është ngjizur përkatësia ETNIKE se ajo KOMBÊTARE!? Nëse kjo formulë e epërsisë së kombit mbi etninë, testohet në Kosovë jam shumë i bindur se do dështoj që në start. Ja përse;

A. Në rastin e Zvicrës, i parapriu një rrymë e fortë nacionaliste, që e “pronësoj” fuqishëm identitetin e ri trepalësh (italian, gjerman, francez)… gjatë luftërave që i zhvilloi N. Bonaparta…

B. Si mund të paramendohet në rastin procesit të ndërtimit të “kombit”kosovar, një nacionalizëm kosovar, kundruall një etnonacionalizmi gjithëshqiptar!? Tekefundit, është një humbje kohe, dhe një mënyrë perfektë për ta armiqësuar identitetin e shqiptarizmës! A na duhet kjo tani, kur jemi të rrethuar gjithandej me armiq te vjetër dhe të rinj? Jo.

C. Pastaj, edhe ETNIA e edhe KOMBI kanë aspirata dhe synime territoriale. Në rastin e dendësisë marramendëse demografike, mendon dikush që nuk do të kishte luftë për këtë primat hapësinor, në Ballkan?

D. Po gjuha, kultura, etnopsikologjia, mentaliteti, e veçantitë tjera të përbashkëta shekullore të shqiptarizmēs alias ETNISË dhe KOMBIT shqiptar çfarë do ndodhë me to? Ka përgjigje ndokush?

E. Arratisja e vetëdijshme nga rrënjët e përbashkëta shekullore të etnisë së shqiptarizmës, vetëm e vetëm që ndërtojmë etninë e re të kosovarizmit, a s’ju duket banale,e rrezikshme, e mundshme, apo utopike?! A nuk ju fletë mjaftë rasti i përvojës se etnisë së Maqedonisë, asaj boshnjake ne Bosnje? Ku po dëshmohet se më alarmuese është p.sh. urrejtja midis etnisë maqedone dhe asaj bullgare; se sa midis etnisë shqiptare dhe maqedone!?

7. Kjo nënkupton që kombet e identike (po supozojmë; shqiptare &kosovare!) shumë më shumë mund të urrehen midis tyre, se sa kombet që dallohen qartazi midis vetës…! Shembull më të mirë se sa urrejtja patologjike e shoqëruar me akte gjenocidiale midis serbëve dhe boshnjakëve s’kemi! Tani, pyes këta të “kombit” kosovar, nëse janë ta përsërisin historinë serbo-boshnjake, duke fuqizuar etninë e re të kosovarizmit? Mendon dikush që kjo mund të bëhet pa gjakderdhje!? Paramendoni, një situatë hipotetike absurde dhe të panevojshme, midis shqiptarizmês dhe kosovarizmês!?

Kujt i duhet kjo, pos mercenarëve, dallkaukëve dhe naivëve gjithandej?
Ndoshta, ka edhe te tjerë qe e dëshirojnë këtë kaos!? Ua le Juve te nderuar miq, t’i gjeni!


******

Fadil Maloku (i lindur më 1958 në Besianë) është Profesor i Sociologjisë së Globalizimit në Universitetin e Prishtinës/Departamenti i Sociologjisë/. Aktualisht është Kryetar i Shoqates se Sociologeve të Kosoves(SHSK), -anëtar i Shoqates se Sociologeve botërorë. Ka marre pjesë në qindra seminare, konferenca, panele brenda dhe jashte vendit...

2001-2014, Profesor i Asocuar , Departamenti i Sociologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës

Mësimdhënës në lëndët:

- Metodat Hulumtimit Empirik, (bachelor) - Metodat Kuantitative (bachelor) - Sociologji e Globalizimit (bachelor) - Transformimeve Globale, (bachelor) - Krimi dhe Devijimi Social, (bachelor) - Sjelljet Devijante, (bachelor) - Sociologji e Varfërisë, (master) - Sociologji e Familjes, (master) - Integrimet dhe Globalizmi, (master) - Metodat e Shkencave Sociale (master) - etj.

Publikimet

1.Veç Zoti na shpëtoi (ditar eseistike-sociologjik), Shtëpia Botuese “Gjurmët”, (2009) , 500 cope, 186 fq. CIP-ISNB- 978-9951-427-32-6

2.Refleksioni sociologjike mbi Islamin, Shtëpia botuese “Zëri Ynë” (Prishtinë, 2011), 500 cope,180 fq. ISBN 978 -9951-433-22-8

 3.Refleksione Sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike, Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë” (Prishtinë, 2011), 500, 270 fq. ISBN, 978-9951-433-22-8

 4.Refleksione Sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet,Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë”(2011), 500, 270 fq. (Dy tekstet e fundit (3,4), janë propozuar si literaturë obligative në Universitetin Evropian të Tiranës, për nivelin bachelor dhe atë master për vitin 2012/2013).

5. Paradigma sociologjike e tranzicionit shqiptar (2014) 6. Globalizimi, integrimi dhe Kosova (në përpunim e sipër) - etj.

Edukimi dhe Trajnimet

Studimet PhD - Universiteti i Prishtinës /Departamenti i Sociologjisë/ Fakulteti Filozofik (2000 -2003)

Studimet MASTER – Sveuciliste u Zagrebu/ Departament za Sociologiju/ Filozofski
Fakultet/ Moduli: Struktura i stratifikacija Jugoslovenskog –Ruskog i Americkog drustva (1984/1986)

Studimet BAZIKE (katërvjeçare) Universiteti i Prishtinës/ Departamenti Filozofisociologji) (1984/1986)

Trajnim rajonal për pedagogët e Universitetit te Prishtinës: Program i Organizuar dhe
financuar nga: CEP (Civil Education Programme) 2001/2002

Alumni ne nivel Rajonal në Projektin e perfeksionimit pedagogjik

Trajnim rajonal për pedagogët e Universitetit te Prishtinës: Program i Organizuar dhe financuar nga: CEP (Civil Education Programme) 2002/2003 - etj.

Punimet Shkencore

1. Globalizimi, çështja e shtetit dhe Kosova, /ALTERNATIVA (ISSN 0353/7110,, , Viti XV, nr. , LUBLANA, Revistë për Kulturë dhe Shkencë 2009

2. Cartoons of prophet Muhammad and the need for an islamic “protestantism”, /International Review: Sociologistwithoutborders.com. Link: 2006/www.sociologistswithoutborders.org/essayshtml./ 2009

 3. Does democracy inhabit in Kosovo?/International Review, www.sociologistswithoutborders.org/essayshtml./from 2008 Sociologistwithoutborders

4. Cilat janë mundësitë e anëtarësimit të Kosoves në BE?, PAQJA, ,Reviste shkencore nr.14 Janar 2007/Analizë Sociologjike/ Prishtinë

5. Simpozium: Domosdoshmëria e Dialogut Ndërfetar e ndërkulturor për Paqen Botërore.“Globalizimi dhe dialogu ndërkulturor” /Analizë Sociologjike e aspekteve të religjioneve monoteiste në kushtet e globalizimit, /28 Maj 2008, Tiranë/

6. Globalizmi, globalizimi dhe globaliteti, Revista Kërkimore, MEDIA, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gazetarisë, Viti: 2011, nr2, 65-8/

7. Free elections in Kosovo, ACEEEO), (Association of European Election Officials, Viti: 2011, Volume 7, June 2011, fq. 44

8.Konferencë multidisiplinare: mbi identitetin dhe imazhin Social, “Identiteti, Imazhi& Kohezioni social në periudhën e Integrimeve dhe globalizmit, Vlorë, 26 – 28 Nëntor 2012

9. Konferencë shkencore: Tranzicioni dhe shoqëria, një qasje multidisciplinare, Diskursi akademik mbi globalizimin dhe globalizmin, Tirane, Qershor, 2014

10. Forumi Ballkanik i Sociologëve:Ballkani ne mileniumin e ri: Nga Ballkanizmi ne EUtopi, Rajonalizimi i Ballkanit dhe tranzicioni, Shkup, 20 – 22 Qershor 2014 11. Konferencë ndërkombëtare mbi: Edukimin dhe hulumtimet Sociale–sfidat për të ardhmen Kredibiliteti i medieve në funksion të ndërtimit të demokracisë në Kosovë Shkoder: Maj 2014. - etj.

Përgatiti: Flori Bruqi

Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shekullit XX


Shkruan Prof. Zymer Mehani

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish-Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe te shqiptarët e diasporës.

Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj.
Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve ’20 e ’30 letërsia shqiptare pati një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm.

U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës.

Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme.
Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve ’40.
Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve’30.

Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari.
Migjeni dhe Fishta nuk ishin më.

Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej censura.

Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë:
Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj Letërsia shqiptare e kësaj periudhe kishte kontakte me lëvizjet letrare evropiane perëndimore dhe lindore dhe si pasojë e kësaj njeh dy tendenca kryesore të shprehshmërisë të disponimit poetik, modernen dhe avangardën artistike.

Letërsia shqiptare e kësaj periudhe, ndoqi tendencat e asaj evropiane, prandaj përdori forma të ndryshme poetike me të cilat u pasurua fondi i strukturave poetike të historisë së letërsisë shqiptare. Tani filloi të kultivohet poema e gjatë epopeja,(Koliqi, A.Asllani,Fishta,etj), balada, romanca, trioletietj. (Lasgushi, Fishta, Noli etj.), tingëllima me tematikë historike, oda himni, poezia-lirike, romani-historik, dokësor, melodrama, komedia, komedia në vargje dhe satira, tragjedia etj. (Noli, Fishta, Haxhiademi, Floqi, Postoli, M.Qafëzezi etj.) Të kësaj periudhe janë edhe krijimet tjera në prozë si: eseja, fejtoni, artikujt letrarë, polemika dhe publicistika letrare dhe politike{Noli, Konica etj.}. Letërsia jonë moderne ndërtohet mbi kategorinë e mohimit që ishte karakteristike e gjithe lëvizjes intelektuale moderne të Evropës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...