Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

“Kombi” kosovar, i “turbokozmopolitëve”, sjell vetëm: konfrontim, konfuzion, huti me shqiptarizmin tonë shekullor!


Prof.Dr. Fadil Maloku

1. Sikur kategoria e etnisë së kosovarizmit tê ngrihej në nivel të ngjizjes nê kategorinë e kombit, decidivisht do e kërcënonte seriozisht si etninë ashtu edhe kombin shqiptar! (për lexuesit duhet dhënë ca sqarime për disa cilësime mbi kombin dhe etninë;

2. Sociologjikisht, dallimi midis etnisë dhe kombit nënkupton grupet e njerëzve apo komunitetin që identifikohen si pasardhës të një bashkësie me veçori dhe prejardhje të përbashkëta. Por, Etnia duhet sqaruar shkencërisht përmes disa parametrave sociologjik që shihen edhe nga helikopteri! psh.

a) parametrave historik,
b) parametrave kulturor,
c) parametrave sociologjik,
d) parametrave social,
d) parametrave politik,
f) parametrave ekonomik… etj.!

3. Është evidente, që ka shumë vështirësi, në identifikimin e veçantive midis etnisë dhe kombit. Për ta bërë këtë dallim na duhet një lloj “skalpeli” kirurgjik, në mënyrë që të mos e përsërisim gabimin e “baballarëve të “kombit” kosovar, i cili vetëm po krijon, huti, defetizëm, konfuzion…e marri! Sepse, sociologjikisht kemi shumë përkufizime cilësore, dhe të dëshmuara. Ja një përkufizim të pranuar nga sociologjia amerikane; Ai është “…një raport social se si njerëzit e perceptojnë vetën e tyre, brenda një komuniteti të përbashkët”.

4. Kjo i bie që kombi më shumë projektohet si një perceptim për të ardhmen, se sa një nostalgji për të kaluarën! Dilema, tani është nëse kjo teori mund të vlejë edhe për rastin e “kombit” kosovar? Pra, cilat janë shanset që bie fjala një serb i Gracanicës, nê një periudhê hajde tê themi afatmesme (disa dekadash!) të pranoj vullnetarisht krijesën mbi “kombin” kosovar?

5. Gjasat teorike janë; një me një milion!? Sepse, Kosova nuk është dhe nuk e besoj që mund të bëhet një “laborator” identitetesh të dyfishta, si në Amerikë, psh.!? Unë, akoma s’kam hasur askund në literaturë sociologjike që në Evropë, të ketë identitete të dyfishta, por vetëm “minoritete” . Lufta gjenocidiale në Bosnjë, u zhvillua shkaku i përkatësisë etnike, e jo asaj kombëtare…ka shume raste tjera!

6. Shembull më tipik kur etnia fillon të zbehet, ndërkaq identiteti kombëtar fuqizohet, janë rasti i; gjermanëve, italianëve e francezëve në Zvicër. Ka shumë dëshmi e indikacione empirike se tek Zviceranët e sotit, më shumë është ngjizur përkatësia ETNIKE se ajo KOMBÊTARE!? Nëse kjo formulë e epërsisë së kombit mbi etninë, testohet në Kosovë jam shumë i bindur se do dështoj që në start. Ja përse;

A. Në rastin e Zvicrës, i parapriu një rrymë e fortë nacionaliste, që e “pronësoj” fuqishëm identitetin e ri trepalësh (italian, gjerman, francez)… gjatë luftërave që i zhvilloi N. Bonaparta…

B. Si mund të paramendohet në rastin procesit të ndërtimit të “kombit”kosovar, një nacionalizëm kosovar, kundruall një etnonacionalizmi gjithëshqiptar!? Tekefundit, është një humbje kohe, dhe një mënyrë perfektë për ta armiqësuar identitetin e shqiptarizmës! A na duhet kjo tani, kur jemi të rrethuar gjithandej me armiq te vjetër dhe të rinj? Jo.

C. Pastaj, edhe ETNIA e edhe KOMBI kanë aspirata dhe synime territoriale. Në rastin e dendësisë marramendëse demografike, mendon dikush që nuk do të kishte luftë për këtë primat hapësinor, në Ballkan?

D. Po gjuha, kultura, etnopsikologjia, mentaliteti, e veçantitë tjera të përbashkëta shekullore të shqiptarizmēs alias ETNISË dhe KOMBIT shqiptar çfarë do ndodhë me to? Ka përgjigje ndokush?

E. Arratisja e vetëdijshme nga rrënjët e përbashkëta shekullore të etnisë së shqiptarizmës, vetëm e vetëm që ndërtojmë etninë e re të kosovarizmit, a s’ju duket banale,e rrezikshme, e mundshme, apo utopike?! A nuk ju fletë mjaftë rasti i përvojës se etnisë së Maqedonisë, asaj boshnjake ne Bosnje? Ku po dëshmohet se më alarmuese është p.sh. urrejtja midis etnisë maqedone dhe asaj bullgare; se sa midis etnisë shqiptare dhe maqedone!?

7. Kjo nënkupton që kombet e identike (po supozojmë; shqiptare &kosovare!) shumë më shumë mund të urrehen midis tyre, se sa kombet që dallohen qartazi midis vetës…! Shembull më të mirë se sa urrejtja patologjike e shoqëruar me akte gjenocidiale midis serbëve dhe boshnjakëve s’kemi! Tani, pyes këta të “kombit” kosovar, nëse janë ta përsërisin historinë serbo-boshnjake, duke fuqizuar etninë e re të kosovarizmit? Mendon dikush që kjo mund të bëhet pa gjakderdhje!? Paramendoni, një situatë hipotetike absurde dhe të panevojshme, midis shqiptarizmês dhe kosovarizmês!?

Kujt i duhet kjo, pos mercenarëve, dallkaukëve dhe naivëve gjithandej?
Ndoshta, ka edhe te tjerë qe e dëshirojnë këtë kaos!? Ua le Juve te nderuar miq, t’i gjeni!


******

Fadil Maloku (i lindur më 1958 në Besianë) është Profesor i Sociologjisë së Globalizimit në Universitetin e Prishtinës/Departamenti i Sociologjisë/. Aktualisht është Kryetar i Shoqates se Sociologeve të Kosoves(SHSK), -anëtar i Shoqates se Sociologeve botërorë. Ka marre pjesë në qindra seminare, konferenca, panele brenda dhe jashte vendit...

2001-2014, Profesor i Asocuar , Departamenti i Sociologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës

Mësimdhënës në lëndët:

- Metodat Hulumtimit Empirik, (bachelor) - Metodat Kuantitative (bachelor) - Sociologji e Globalizimit (bachelor) - Transformimeve Globale, (bachelor) - Krimi dhe Devijimi Social, (bachelor) - Sjelljet Devijante, (bachelor) - Sociologji e Varfërisë, (master) - Sociologji e Familjes, (master) - Integrimet dhe Globalizmi, (master) - Metodat e Shkencave Sociale (master) - etj.

Publikimet

1.Veç Zoti na shpëtoi (ditar eseistike-sociologjik), Shtëpia Botuese “Gjurmët”, (2009) , 500 cope, 186 fq. CIP-ISNB- 978-9951-427-32-6

2.Refleksioni sociologjike mbi Islamin, Shtëpia botuese “Zëri Ynë” (Prishtinë, 2011), 500 cope,180 fq. ISBN 978 -9951-433-22-8

 3.Refleksione Sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike, Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë” (Prishtinë, 2011), 500, 270 fq. ISBN, 978-9951-433-22-8

 4.Refleksione Sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet,Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë”(2011), 500, 270 fq. (Dy tekstet e fundit (3,4), janë propozuar si literaturë obligative në Universitetin Evropian të Tiranës, për nivelin bachelor dhe atë master për vitin 2012/2013).

5. Paradigma sociologjike e tranzicionit shqiptar (2014) 6. Globalizimi, integrimi dhe Kosova (në përpunim e sipër) - etj.

Edukimi dhe Trajnimet

Studimet PhD - Universiteti i Prishtinës /Departamenti i Sociologjisë/ Fakulteti Filozofik (2000 -2003)

Studimet MASTER – Sveuciliste u Zagrebu/ Departament za Sociologiju/ Filozofski
Fakultet/ Moduli: Struktura i stratifikacija Jugoslovenskog –Ruskog i Americkog drustva (1984/1986)

Studimet BAZIKE (katërvjeçare) Universiteti i Prishtinës/ Departamenti Filozofisociologji) (1984/1986)

Trajnim rajonal për pedagogët e Universitetit te Prishtinës: Program i Organizuar dhe
financuar nga: CEP (Civil Education Programme) 2001/2002

Alumni ne nivel Rajonal në Projektin e perfeksionimit pedagogjik

Trajnim rajonal për pedagogët e Universitetit te Prishtinës: Program i Organizuar dhe financuar nga: CEP (Civil Education Programme) 2002/2003 - etj.

Punimet Shkencore

1. Globalizimi, çështja e shtetit dhe Kosova, /ALTERNATIVA (ISSN 0353/7110,, , Viti XV, nr. , LUBLANA, Revistë për Kulturë dhe Shkencë 2009

2. Cartoons of prophet Muhammad and the need for an islamic “protestantism”, /International Review: Sociologistwithoutborders.com. Link: 2006/www.sociologistswithoutborders.org/essayshtml./ 2009

 3. Does democracy inhabit in Kosovo?/International Review, www.sociologistswithoutborders.org/essayshtml./from 2008 Sociologistwithoutborders

4. Cilat janë mundësitë e anëtarësimit të Kosoves në BE?, PAQJA, ,Reviste shkencore nr.14 Janar 2007/Analizë Sociologjike/ Prishtinë

5. Simpozium: Domosdoshmëria e Dialogut Ndërfetar e ndërkulturor për Paqen Botërore.“Globalizimi dhe dialogu ndërkulturor” /Analizë Sociologjike e aspekteve të religjioneve monoteiste në kushtet e globalizimit, /28 Maj 2008, Tiranë/

6. Globalizmi, globalizimi dhe globaliteti, Revista Kërkimore, MEDIA, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gazetarisë, Viti: 2011, nr2, 65-8/

7. Free elections in Kosovo, ACEEEO), (Association of European Election Officials, Viti: 2011, Volume 7, June 2011, fq. 44

8.Konferencë multidisiplinare: mbi identitetin dhe imazhin Social, “Identiteti, Imazhi& Kohezioni social në periudhën e Integrimeve dhe globalizmit, Vlorë, 26 – 28 Nëntor 2012

9. Konferencë shkencore: Tranzicioni dhe shoqëria, një qasje multidisciplinare, Diskursi akademik mbi globalizimin dhe globalizmin, Tirane, Qershor, 2014

10. Forumi Ballkanik i Sociologëve:Ballkani ne mileniumin e ri: Nga Ballkanizmi ne EUtopi, Rajonalizimi i Ballkanit dhe tranzicioni, Shkup, 20 – 22 Qershor 2014 11. Konferencë ndërkombëtare mbi: Edukimin dhe hulumtimet Sociale–sfidat për të ardhmen Kredibiliteti i medieve në funksion të ndërtimit të demokracisë në Kosovë Shkoder: Maj 2014. - etj.

Përgatiti: Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...