Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

Kryetari i Komitetit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun sjell në vëmendje përsëri rastin “Panda”



Kryetari i Komitetit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun e ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë rastin “Panda” e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në Pejë në vitin 1998.

Për këtë rast u patën akuzuar shqiptarët si kryrës, por më vonë është dyshuar se këtë rast e ka kryer Shërbimi Sekret Serb.

Image result for rasti panda

Drecun ka thënë në “Vesti” se kanë kaluar 18 vjet dhe nuk janë bërë të ditura detajet e rastit dhe autoritetet nuk e kanë zgjidhur. Ditë më parë serbët e Pejës janë shprehur të bindur se këtë e kanë bërë agjentët serbë.

“Krimi është kryer në rrethana shumë të paqëndrueshme dhe është e mundur që është e vështirë të vendosen faktet”, ka thënë Drecun.

Më tej thuhet se ky rast ka kaluar nga Zyra e Prokurorisë për krime të luftës në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, por as ky ndryshim nuk solli asgjë për këtë rast.

“Panda” kishte ndodhur më 14 dhjetor 1998, kur në një kafene të quajtur “Panda” në Pejë, dy persona kanë vrarë gjashtë nxënës të rinj serbë.


******

Image result for rasti panda

Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.


Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth tri javë më parë, autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

Image result for slucaj  panda

Flori Bruqi ,shkrimtar nga Prishtina thotë se vrasja e të rinjve në kafeterinë “Panda” në Pejë, ka qenë një krim i shumëfishtë i shtetit të Serbisë, për shkak se vrasjen e kishte organizuar shteti i atëhershëm, i cili i kishte fshehur autorët dhe i kishte fajësuar shqiptarët.

Ky është krim i shtetit, sepse këtë krim nuk e ka bërë ose nuk e ka bërë planin për të, pa e marrë pëlqimin nga kreu politik. Për këtë krim ka qenë i njoftuar një rreth shumë i ngushtë i personave me ndikim atëherë në Serbi dhe ky është krim i shtetit, pa asnjë dyshim,thotë Bruqi.

Image result for slucaj  panda

“Po të mos ishte i tillë, shteti nuk do ta zbulonte fare. Në këtë mënyrë, këta po mundohen ta bëjnë një distancim prej Milosevicit dhe të tjerëve, prandaj s’ka asnjë dyshim që është krim i shtetit”, thotë shkrimtari shqiptar nga Prishtina Flori Bruqi.

Ai shton se që në vitin 1998 kur kishte ndodhur krimi në Pejë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut në Kosovë, ka shqyrtuar indikacionet që kanë treguar se krimin nuk e kanë bërë shqiptarët.

“Ne, atëherë, në asnjë mënyrë nuk e kemi pranuar se atë vrasje mund ta kenë bërë shqiptarët. Ne e kemi identifikuar shumë mirë. Nuk kemi ditur krejtësisht në formën se prapa kësaj kanë qenë (Radomir)Markovici dhe (Milorad Ulemek) Legija”.

“Për ne s’ka pasur dilema, por ne s’kemi pasur argumente për ta mbështetur atë se kush e ka kryer krimin. Mirëpo, ne atëherë kemi sugjeruar shumë qartë se shqiptarët nuk kanë lidhje me këtë vrasje dhe tash po del se ne kemi pasur të drejtë”, shton Bruqi.

Image result for slucaj  panda

Në anën tjetër, Natasa Kandic, e cila për shumë vjet ishte drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, pati qëndruar në Pejë, pas krimit në kafeterinë “Panda”.Ajo përshkruan atmosferën në qytetin e Pejës, në dhjetorin e vitit 1998:

“Selia e ish-‘Beretave të kuqe’, gjegjësisht, njësiteve për Operacione Speciale ka qenë në pushimoret që gjendet afër Manastirit të Deçanit. Ata, me automjetet e tyre ‘hamer’ në vazhdimësi janë vozitur nëpër rrugët e Pejës. Ka qenë njësia lokale ‘Vetëtima’… Kjo ka ngjallur frikë të tmerrshme në qytet. Pas orës 16, asnjë shqiptar nuk ishte nëpër rrugë. Flitej se për këtë vepronte ‘Dora e zezë’ dhe se njerëzit zhdukeshin dhe se automjetet shëtisnin pa tabela regjistrimi”.


Ajo shton se që atëherë, në mesin e shqiptarëve në Pejë, flitej se krimin nuk e kishin kryer shqiptarët. Në këtë mënyrë, sipas saj, mund të shikohej edhe porosia e prindit të Zoran Stojanivicit, i vrarë nga sulmi në Pejë, i cili u kishte thënë kolegëve të tij shqiptarë me të cilët punonte, se janë të mirëseardhur në shtëpinë e tij për t’i shprehur ngushëllime dhe se ai e dinte se kush ia kishte vrarë djalin.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...