Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/12

Letërsia bashkëkohore shqipe larg botës



Fotografia e Flori BruqiLetërsia shqipe ka mbetur jashtë zhvillimeve evropiane e botërore dhe sfidat me të cilat përballen krijuesit letrarë në Kosovë janë të shumta.
Letërsia dhe krijimi i saj në shoqërinë tonë po përballet me sfida të mëdha me të cilat përballet letërsia shqiptare.
Ato janë gjendja e rëndë teorike historike, shkrimtari dhe ai që mendon se është i tillë dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore. Të gjitha këto sfida, letërsinë shqipe të ditëve të sotme, e kanë lënë jashtë zhvillimeve botërore.
Shtëpia botuese është një tjetër zinxhir i cili s’ka adresë, s’ka infrastrukturë për t’u botuar një vepër letrare. Edhe në gazetat tona që botohen në Kosovë ,ka fare pak shkrime letrare.
Në Shqipëri falë Editorit Mujo Buçpapaj,gazeta "Nacional" pothuaja çdo javë ka të mbushura faqët e saja me krijues shqiptar dhe ndërkombëtar,për çka kjo gazetë dhe Stafi i "Nacional"-it,është për lavdata publike.
Gjendjet e rënda nëpër botë janë tokë pjellore për letërsinë, por te ne ndodh e kundërta. Letërsia shqipe mbetet jashtë zhvillimeve evropiane e botërore.
Pozita e letërsisë përbëhet nga trekëndëshi shkrimtar, botues e lexues.
Përveç trekëndëshit a trekëmbëshit të përmendur, varet edhe nga vetëdija shoqërore për kulturën dhe letërsinë, nga furnizimi i bibliotekave, mësimi i saj në shkolla dhe një varg çështjesh jashtëletrare, siç janë media e interneti dhe format e tjera të komunikimit masiv. Në kuadër të diskutimit të çështjes së sfidave të letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë do të mund të përmendej edhe përkthimi i letërsisë.
Por kjo ka ngecur, veçanërisht me letërsinë që krijohet në Kosovë...
Ajo që më duket më brengosëse është fakti që, me sa di unë, sfidat e letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë janë më të mëdha dhe më të vështira se në çdo vend të tjetër të kontinentit tonë.
Pra,sfida kryesore e letërsisë shqipe lidhet me natyrën e vetmisë që kërkon vepra letrare që është esenciale sepse tregon se letërsia duhet të kthehet nga vetvetja.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...