Shkelet armëpushimi, në Aleppo ndërpriten evakuimet
Zhvendosja e civilëve dhe rebelëve në pjesën lindore të Aleppos është pezulluar nga Qeveria siriane, e cila akuzon kundërshtarët e saj se kanë shkelur termat e marrëveshjes së evakuimit.
Pjesëtarë të misionit të evakuimit thanë për mediat ndërkombëtare se në zonën ku ishin stacionuar autobusët e zhvendosjes së civilëve u dëgjuan shpërthime të fuqishme.
Më shumë se 3 mijë njerëz, përfshirë fëmijë dhe 40 të plagosur, u larguan në ditën e parë të evakuimit nga pjesa lindore e qytetit të dytë më të madh sirian, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 50 mijë civilë vijojnë të mbeten të bllokuar.
Atë që Assad e quajti moment historik, nisjen e operacionit nga Qeveria, të shumtë janë ata që fajësojnë presidentin e Sirisë, se ai mban përgjegjësinë e mijëra jetëve që kanë humbur në Siri, transmeton TCh raportimet nga atje. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë Qeverinë e Damaskut.
“Ajo që regjimi i Assad po kryen nuk është asgjë më pak sesa një masakër. Dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj. Ato nuk kanë qenë incidente lufte , por sinqerisht të qëllimshme. Një politikë cinike për të terrorizuar cilvilët”, deklaroi John Kerry.
Ndërsa kjo çështje delikate ka vëmendjen e gjithë botës, presidenti i zgjedhur Donald Trump përsëriti se ai do të krijojë zona të sigurta në Siri të cilat do të financohen pjesërisht nga shtetet arabe.
Në një samit të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi situatën në Aleppo si shumë të trishtë dhe tha se i vjen keq sesi diplomacia europiane dështoi kështu.
Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk kërkoi hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për të lejuar ndihmën që të mbërrijë në Aleppo, ndërsa Britania po mundohet t’u vijë sadopak në ndihme banorëve të qytetit me një fond prej 25 milionë dollarësh.
Menjëherë pas ndërprerjes së armëpushimit për evakuimin e civilëve vazhduan sulmet në territoret që kontrollohen nga kryengritësit për çka banorët kanë frikë nga “përsëritja e ferrit të luftës”.
Banorët e Aleppos vrapojnë nëpër rrugët e qytetit duke kërkuar strehim.
“Situata në Aleppo është e tmerrshme. Të gjithë kanë frikë”, kanë treguar banorët duke shtuar se nëpër rrugë ka të vrarë dhe të plagosur, por që askush nuk guxon t’u afrohet.
Kontakti i vetëm i banorëve me botën mbeten rrjetet sociale në të cilat gjenden porositë e tyre me anë të së cilave bëhet thirrje për ndihmë dhe përshkruajnë situatën atje.
Mjekët në një spital kanë thënë se në morg ka shumë të vdekur dhe se askush nuk ka shkuar t’i identifikojë apo t’i marrë.
Sipas tyre në qytet mbretëron uria për shkak të mungesës së ushqimeve.
Rreth 120 mijë civilë kanë lëshuar Aleppon që nga fillimi i ofensivës së qeverisë siriane në nëntor.
Dështimi i bashkësisë ndërkombëtare në Aleppo
Gjendja në Aleppo është dramatike. Në intervistë për DW Conny Lenneberg nga World Vision ngre akuza të rënda kundër OKB-së.
Conny Lenneberg-ut i lexohet tronditja në fytyrë, zëri i saj dridhet, ajo përpiqet ta mbaj veten nën kontroll. Lenneberg punon si drejtore rajonale për Lindjen e Mesme në organizatën e ndihmës World Vision. Që prej 25 vjetësh ajo punon në sektorin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin. Ajo që po ndodh aktualisht në Aleppo e ka shtangur atë:
"Gjendja atje është aktualisht katastrofale, nuk ka asnjë spital funksionues, nuk ka asnjë përkudjesje mjekësore, në pjesën më të madhe nuk mund të garantohet as furnizimi bazë me ujë e ushqime."
Aleppo konsiderohej si bastioni i fundit i rebelëve sirianë. Ndërkohë ushtria siriane me mbështetjen e Rusisë dhe të Iranit pothuajse e ka rivendosur nën kontroll qytetin.
Nën presionin e Rusisë dhe të Turqisë udhëheqja siriane në fillim të javës u shpreh e gatshme për armëpushim.
Por që nga 14 dhjetori megjithatë sërish ka pasur luftime. Gazetarët në terren e paraqesin qytetin në rrënoja.

Frikë për popullsinë civile
Organizata e ndihmës World Vision është aktive prej vitesh në Siri. Kjo nuk është një detyrë e lehtë. Conny Lenneberg synon në radhë të parë që të sigurohet furnizimi bazë me ujë dhe ushqime. Ajo preokupohet për popullsinë civile.
"Ne kemi frikë të madhe se çfarë po ndodh me popullsisnë civile. Fakti, që fëmijët, gratë e burrat, të cilët nuk kanë të bëjnë me konfliktin e armatosur, por ndodhen midis dy fronteve, nxjerr në pah dështimin e plotë të bashkësisë ndërkombëtare."
Vazhdimisht janë shuar shpresat për një paqe të qendrueshme. Se sa e turbullt është situata dhe sa e përçarë bashkësia ndërkombëtare në konfliktin e Sirisë kjo u duk qartë në vjeshtë: Në fillim të tetorit SHBA i pezulloi bisedimet direkte me Rusinë për armëpushimin në Siri.
Kësisoj lufta civile vazhdon të gjëmojë në Siri me të gjithë forcën e saj. Që prej shpërthimit të saj në vitin 2012 miliona njerëz kanë rënë viktimë.
Një popull në arrati
Mizoria e luftimeve i detyron njerëzit të marrin arratinë. Në të gjithë vendin që prej shpërthimit të luftës ndodhen 12 milionë njerëz në arrati.
Këta janë më shumë se gjysma e popullsisë siriane. Conny Lenneberg në sfondin e shifrave tronditëse e shpreh hapur indinjatën e saj për paaftësinë e bashkësisë ndërkombëtare.
"A e dini, unë si fëmijë jam rritur me histori nga Lufta e Dytë Botërore. Gjyshja ime gjithmonë më ka treguar, se si ajo një nënë e re me katër fëmijë kishte marrë arratinë.
Në mes të dimrit, pa e ditur, se ku po shkon, ku mund të jetë streha më e afërt e ku mund të gjente diçka për të ngrënë.
Pas Luftës OKB-ja u themelua pikërisht për një arsye: që të parandalojë përsëritjen e një vuajtjeje të tillë. "Në Siri, sipas Lenneberg tërësisht e dëshpëruar, "ne shohim prej katër vjetësh, që bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje t'i përgjigjet detyrimit të saj."
Evakuimi nga Aleppo po vazhdon me ritme të shpejta
Evakuimi i civilëve në Aleppo po vazhdon me ritme të shpejta dhe pa incidente, pasi armëpushimi është respektuar edhe gjatë mbrëmjes së të enjtes. Sipas Kryqit të Kuq, të gjithë vullnetarët po punojnë fort për të mbajtur të njëjtin vrull dhe ritëm pune.
Më shumë se 3 mijë njerëz, përfshirë fëmijë dhe 40 të plagosur, u larguan në ditën e parë të evakuimit nga pjesa lindore e qytetit të dytë më të madh sirian, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 50 mijë civilë vijojnë të mbeten të bllokuar.
Atë që Assad e quajti moment historik, nisjen e operacionit nga qeveria, të shumtë janë ata që fajësojnë presidentin e Sirisë, se ai mban përgjegjësinë e mijëra jetëve që kanë humbur në Siri. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë Qeverinë e Damaskut.
“Ajo që regjimi i Assad po kryen nuk është asgjë më pak sesa një masakër. Dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj. Ato nuk kanë qenë incidente lufte , por sinqerisht të qëllimshme. Një politikë cinike për të terrorizuar cilvilët”, deklaroi John Kerry.
Ndërsa kjo çështje delikate ka vëmendjen e gjithë botës, presidenti i zgjedhur Donald Trump përsëriti se ai do të krijojë zona të sigurta në Siri të cilat do të financohen pjesërisht nga shtetet arabe.
Në një samit të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi situatën në Aleppo si shumë të trishtë dhe tha se i vjen keq sesi diplomacia europiane dështoi kështu.
Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk kërkoi hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për të lejuar ndihmën që të mbërrijë në Aleppo, ndërsa Britania po mundohet t’u vijë sadopak në ndihme banorëve të qytetit me një fond prej 25 milionë dollarësh.
No comments:
Post a Comment