Prof.Dr.Gazmend Pula
Me disa reflektime shtesë për demarkacionin me Malin e Zi
Këto fjalë, për së mbari kësaj rradhe, dhe në këtë temë shumë të ndieshme dhe të dhembshme për Kosovën, u tha troc ambasadorëve europian dhe atij amerikan, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama! Fjalë që do të duhej tu thoshte po aq qartë dhe po aq me vendosmëri edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pavarësisht se ai mund të ketë pezme dhe preokupime tjera! Ndërkaq që pezmi dhe revolta primare shtytëse dhe shkaku i vertetë që do ta shtyrë Edi Ramën për këso adresimi frontal, të ashpër dhe në fakt edhe përkatës të kësaj cështje të mos-liberalizimit arrogant të vizave Kosovës, do të ketë qenë refuzimi i djeshëm Bashkimit Europian për të hapur procesin e negociimit me Shqipërine këto ditë!
Që besohet se pritej nga Edi Rama dhe pushtetarët qeveritarë shqiptarë me ankth dhe pothuaj si litar shpëtimi për zgjedhjet e ardhme parlamentare të Shqipërisë! Dhe për cka ai nuk mund ti lejonte vetes qe ta kritikonte aq hapur, aq direkt dhe aq ashpër BE-në, sepse do ta dinte mirë se, siq i tha edhe kancerlarja Merkel si zëdhënëse ekzekutive evropiane para ca ditëësh në Berlin, Shqipëria paraprakisht do te duhej së pari ta dekriminalizonte parlamentin shqiptar dhe ti nxirrte jashtë paralmentit të tij shqiptar kriminelët e gjykuar dhe ata të kërkuar nga drejtësia ndërkombtare, pastaj ta ndalte epideminë endemike prodhuese dhe trafikuese të drogës që ka vërshuar Shqipërinë dhe vendet fqinje, të ndalonte korrupsionin rampant dhe, dhe, dhe…!
Madje të gjitha ato 7 /shtatë/ kushtet që ja numëroi edhe deputeti i kancelares Merkel në mes të Tiranës para nja 2-3 javësh, e që Rama i mohoi dhe i hodhi poshtë kategorisht dhe relativisht paturpësisht si qëndrime personale! të deputetit dhe të kryetarit të Komisionit të Parlamentit Gjerman (Bundestag-ut) për Cështje Evropiane Gunther Krichbaum …! Madje I akuzoi madje edhe si të akorduara me opozitën e PD-së së Bashës, që në jetën parlamentare dhe publiko-politike gjermane as nuk mund të imagjinohet, e pale pastaj të bëhët…?!!!
Pavarësisht nga kjo, Rama, me të drejtë, pa kompleks, dhe me gjasë edhe nga shtytjet e pësimit të kësaj goditje serioze personale politike, iu tha ambasadorëve evropian dhe atij amerikan, troc, ne sy, dhe pa kurrfare kompleksi dhe servilizmi që është karakteristik për shumicën e politikanëve shqiptarë ndaj të fuqishmeve të kësaj bote të tanishme, ndaj “shefave te shefave” të botës se : “Nuk mund të mos e ndaj me ju turpin qe ndiej për be-në në raport me kete te vertete kaq të hidhur që ështe e vërteta e njerzve të atij vendi të ndaluar /që quhet Kosovë/ dhe e atyre njerëzve /të ndaluar që quhen shqiptarë/ që të jenë si të gjithë njerzit të tjerë /të Evropës/, së paku në të drejtën për të lëvizur lirisht /nëpër Europë/” .
Vështirë është të dihet se sa të turpëruar dhe të skuqur mund ta kenë ndier veten ambasadorët evropian dhe ai amerikan për këto fjalë goditëse dhe të vërteta që vertetë do të duhej të ishin edeh turpëruese për ta! Por, e vërtetë e pamohueshme do të duhej të ishte sëpaku një vërshim i lehtë turpi të paturpshëm te ta, nga ky veprim disavjecar kompromitues i Bashkimit Evropian e për shkak të refuzimit të liberalizimit të vizave ndaj Kosovës edhe kësaj here edhe këtë vit. Madje, nje qëndrim refuzues dhe diskriminues ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, pa kurrfarë parime, pa kurrfarë dinjiteti, me kritere të dyfishta dhe as edhe pa u skuqur fare ...!
Bile-bile, edhe me qëndrim shtrengueso-shantazhues se Kosova do të duhej të ndryshonte kufinjtë e vetë natyral shtetërorë duke ja dorëzuar, si të ishte e kapitulluar, një pjesë jo të vogël të territorit te vet të definuar qartë - një fqinji, tanimë miqësor, por që dikur ishte armik historik i Kosovës! Dhe që më parë në të kaluarën i kishte pushtuar dhe marrë edhe shumë më shumë se kaq Kosovës – nga shkrepat e Bjeshkëve Shqiptare e gjer thellë poshtë në Rrafshin e Dukagjinit, deri në vetë zemrën e Kosovës. Përfshire aty edhe Pejën dhe Gjakovën që patën rënë atëherë nën sundimin malazez. Siq do të mund të kishte rënë, dhe kishte rënë në fakt, edhe Shkodra nën sundimin e njëëhershëm malazez nga dorëzimi i trathtuar dhe kapitullimi i Shkodrës nga trathtarët si Esat Pashë Toptani ! Ai Esat Pashë Toptani të cilit edhe sot i “këndohet”, si edhe nw Paris, si krye-trathtarit famëkeq të shqiptarëve dhe të Shkodrës! Këso farë trathtie, duhet thënë, se nuk e patë bërë as edhe komandanti i atëhershëm turk i Garnizonit Mbrojtës të Shkodrës Hasan Riza Pasha që e mbrojti Shkodrwn deri në fund si hero kombtar shqiptar.
Ruajtja e kufirit aktual mes-shtetërore kosovaro-malazez, pavarësisht nga miqësia e tashme me me mini-shtetin malazez, nesër rrethanat politiko-ushtarake edhe ne rajon do të mund të reprizoheshin në ndonjë variacion të ngjajshëm të atëhershëm historik të të rënit të Malit të Zi nën ndikim prevalent rus, siq ka qenë ajo gjithe historinë e vet, si pjestarë shumë të afërt të familjes së fuqishme sllave, përvec kohës së tanishme të pushtetit të gjithëpushtetshëm, pothuaj cerek-shekullor, të kryeministrit aktual Milo Djukanoviq.
Prandaj, ti kërkosh sot, apo kurdo Kosovës 2 milionëshe dhe shqiptarëve ta pranojnë dorëzimin e kufinjëve dhe territoreve të veta më delikate dhe ndryshimin e kufinjëve të vet nga kufijtë e saj natyrorë që shkojnë shkrepave të Bjeshkëve Shqiptare në kufinjë artificial dhe të imponuar, dhe të lejojnë që një shtet tjeter si Mali i Zi të zbret dhe të pozicionohet poshtë në Rrafshin e Kosovës, dhe ti hyn Kosovës ashtu në praktikisht dhe realisht në “barkun e saj të butë/soft underbelly”, e në vend se te jenë aty ku e kanë kufirin natyrore jashta organizmit shqiptar, është edhe arrogancë, edhe paftyrësi, edhe paturpësi – dhe gadi-gadi edhe gjysëm-sabotim i shqiptarëvë…! Thënë sinqerisht, pa u ditur akoma shkaqet dhe prapavijat e vërteta që duken mjaft të dyshimtatë këtij insistim ndërkombtar ndak Kosovës, me këso kërkesa që duken pothuaj kapitulluese dhe tërësisht të paarsyeshme dhe të palogjikshme për shqiptarëve dhe për Kosovën! Dhe pa ditur se ku qëndron prapavija dhe interesi ndërkombtar i vertetë i insistimeve të tilla kaq të fuqishme deri edhe shantazuese për zmbrapsjen dhe rrudhjen e kufirit natyral të Kosovës, që gjithnje ka qenë në majen e Cakorrit dhe Kullën e Zhlepit …! Dhe kjo mbrapavije dhe kulisë e mjegullnajë e insistimit kaq insistues dhe gadi-gadi edhe shantazhues ndërkombtarë, amerikano-evropian, duket te jetë e fshehur dhe e kamufluar rëndë dhe rigorozisht – pa kurrfarë sqarime të besueshme, reale dhe kredibile …! Akoma jo sëpaku…! Se po tu thuhej shqiptarëve, ju lutem ja falni, ja dhuroni këtë copë toke Malit të Zi për hir tonin që ju kemi cliruar, shqiptarët ndoshta edhe do ta mendonin këtë punë më seriozisht sipas kodit malësor dhe kalorës shqiptar…! Ndoshta…!
Por, kështu siq bëhët, është jo vetëm fyese dhe nëncmuese, por madje madje edhe poshtëruese dhe gjysëm sabotuese…! Dhe pastaj më këso kërkesa e shantazhime turpi të kushtëzohet dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën, kusht ky që është i padëgjuar ndaj cilit do shtet evropian! Madje edhe ndaj atyre që kanë konteste, kontekste dhe armiqësira lufte për kufinjët, dhe që nuk kontrollojnë fare kufinjët e vet, siq janë bie fjala Ukraina dhe Gruzia, të cilëve edhe ju akordua liberalizimi i vizave mu në këtë pako me të cilën u Kosova u refuzua brutalisht si e papërkulur ndaj shantazheve kërkuese-kërcenuese, dhe u ri-kushtëzua dhe ri-shantazhua sërish, madje serish fare qartë dhe paturpësisht! Ndonëse konteste kufinjësh ndërkombtarë kanë, madje vetëm në fqinjësinë tonë të afërt, edhe Sllovenia me Kroacinë, apo Mali i Zi me Kroacinë, apo Bosna me vetëvehten e saj, apo edhe shume të tjera raste! Dhe kjo është jo vetëm e pakuptueshme, por thjesht madje edhe rrezikshëm destabilizuese…!
Prandaj, kufiri jonatyror që po tentohet t’i imponohet Kosovës në të ashtuquajtiruin demarkacion me Malin e Zi, e përmes trysnisë pothuaj ultimative pushtetare vendore dhe ndërkombëtare, nuk është i drejtë dhe nuk duhet të aprovohet! Qoftë edhe nën presionin e kushtezimeve apo shantazheve ndërkombëtare. Mes tjerash edhe nga se kjo trysni shantazhuese ka renduar seriozisht klimën politike në vend, duke na përkujtuar ngapak edhe atë trysninë e dhunshme famëkeqe serbe të suspendimit të autonomisë së Kosovës në vitin e zi 1989. Sepse ky kufi i padrejtë qe po tentohet t’i imponohet dhe ti detyrohet Kosovës duke i marrë gati 10.000 hektarë tokë, madje edhe me shantazhe të sheqerosura ndërkombtare politike të cilët pushtetarët tonë nën presion mund të detyrohen ti gëlltisin edhe te pasheqerosura fare, nuk është kufi natyror gjeografik. Sepse kufijtë natyrorë, pothuaj në çdo shtet normal të botës tentohet dhe të kalojnë nëpër majat e shkrepave të larta, nëpër luginat me të ulëta apo nëpër brigje të lumenjve, liqeneve apo deteve e oqeaneve. Përpos kur shtetet okupohen dhe pushtuesit ju imponojnë kufinjë artificial arbitrarisht! Përktësisht me dhunë!
Si Shqipërisë së sotme londineze! Sepse ky kufi i padrejtë qe po tentohet t’i imponohet Kosovës duke i marrë gati 10.000 hektarë tokë nuk është kufi natyror gjeografik. Nuk është kufi natyrorë, është i padrejtë dhe cenon kështu kompaktësinë natyrore teritoriale të trupit tokësor të Kosovës që edhe ashtu, edhe më parë, është shpërthyer si , kur e kusht ka dashtë nga shumësia epushtuesëve historic të Kosovës fatkeqe.
Megjithatë, Bashkimi Europian, edhe kësaj rradhe u mohoi vizat për qarkullim të lirë 2-milion qytetarëve të Kosovës, që në numër janë jo më shumë se ndonjë lagje më e madhe e ndonjë qyteti më të madh evropian. Duke u kërkuar atyre që ta dorëzojnë tokën e vet dhe kufirin e vet natyrorë ish-armiqëve të dikurshëm historik!, pavarësisht se tani miqësorë, ndërsa Ukrainës dhe Gruzisë me 50 /pesëdhjetë/ milionë banorë, që as nuk dihet se ku i kanë dhe as nuk i kontrollojnë dot kufinjët e vet të shpërthyer fare dhe të bërë shoshë, ju akordon liberalizimin e vizave...! Pa kushte, pa kritere, pa parime…! Duke i porositur sërish, relativisht paturpësisht nga Komisioni Evropian, se dorëzimi i kufinjëve të vetë natyrorë Malit të Zi kësaj rradhe dhe ‘ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi” është vënë përfundimisht si kusht absolut për liberalizmin e vizave për Kosovën’.
Vetëm dhe thjeshtë për motive të dyfishta përfituese politike dhe pa kurrfarë konsistence apo parimësie etike politike... ! Ndoshta edhe për shkak të kontradiktave dhe rivaliteteve të tyre të brendshme edhe me pesë shtetet evropiane që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën shtet…! Kjo Evropë plakë inkonsistente, shumeftyreshe e putanizuar dhe e vazalizuar, që në fakt, së bashku me Amerikën, e kanë nën kontroll të plotë protektivo-adminstrues tërë Kosovën! Fatmirësisht ndoshta duhet shtuar…! Përfshirë me atë të dokumenteve të udhëtimit/pasaportave dhe vizave…! Madje deri në atë masë, si të ishte Kosova entitet evropian i mirefillët! Dhe ate që nga politikat e sigurisë, përfshirë lëshim-kontrollimin e dokumentacioneve personale, me polici, me sherbime inteligjente dhe ushtri, me kontroll gjygjësorë përmes të Misionit tanimë pothuaj gjysëm-të-dështuar të EULEX-it, gjykatave speciale, këshilltarëvë të specializuar në pothuajse të gjitha ministritë dhe institucionet e rëndësishme shtetërore, me kontroll të politikës së gjithmbarshme deri ndoshta edhe te politikat kulturore…!
Dhe vazhdon ti refuzojë kësaj Kosovës tonë të vogël as 2-milionëshe qarkullimin e lirë në Evropë, madje pa fije turpi dhe pa asnjë dozë vetë-kritike! Madje asaj Kosove pothuaj jetime në këtë aspekt, si të vetmit shtet në Evropë, shtet pothuaj miniaturial sa një gjysëm qytet vetëm paksa më të madh, te cilën ajo vet e administron, e kontrollon dhe e menaxhon indirekt! E pjesërisht ndoshta edhe direkt përmes EULEX-it dhe eulexave të saj të tjerë …! Sikur shqiptarët të ishin të goditur e të infektuar nga kolera, e jo populli më i dëshmuar pro-evropian dhe pro-amerikan…!
C po ndodhe kështu me këtë botën tonë…?!! Në ndërkohë që vetëm brenda një viti kjo Evropë “importon” dhe akomodon përhershëm gadi 2 million refugjatë fatkeq arab e musliman, nga zonat e infektuara me radikalizëm, xhihadizëm dhe terrorizëm të rrezikshëm! Ndonësë duhet thënë, se këta refugjatë fatkeq janë të vetë-krijuar nga vetë politikat agresive e shkatrrimtare ushtarako-intervencioniste të Përendimit të udhëhequr nga neo-konservativët, kvazi “neo-liberalët” globalistë dhe neo-kolonialistët e ri-sejnuar bashkohorë të komplekseve ushtarako-industriale perendimore dhe institucioneve të tyre gjigande spekulativo-bankiere të mega-banksterëve ultra grabitcarë global… !
Kur do të korigjohen këto crregullime dhe padrejtësi të rënda, këto arroganca dhe diskriminime e paturpësira politike globale, e përfshirë edhe me cështjen e mundësisë së lirisë së qarkullimit të shqiptarëve në(për) Evropë…?!! Që Kosova e kishte dhe e gëzonte që dekada më pare, madje edhe në kohë të sistemit të atëhershëm komunist titist, që në ndërkohë iu mohua nga “rendi i ri evropian” e duke e future Kosovën ë stër-munduar edhe njëherë padrejtësisht në karrantinë bashkohore evropiane…!
Autori ishte ambasadori i parë i Kosovës në Shqipëri.
No comments:
Post a Comment