Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

TAKIMI LETRAR "ESAD MEKULI"




LSHK: Takimi letrar "Esad Mekuli", në Institutin Albanologjik të Prishtinës,
më 17.12.2016, në orën 12.00

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Në konkursin e LSHK-së për takimin letrar “Esad Mekuli”, më 17 dhjetor 2016, janë paraqitur 65 krijime letrare, katër kumtesa dhe katër recensione letrare.






Komisioni letrar ka përzgjedhur me shifra: 40 krijime letrare, 3 kumtesa dhe 3 recensione letrare.
Autorët e përzgjedhur janë njoftuar për konfirmim deri më 12 dhjetor 2016. Tekstet e punimeve janë të printuara dhe merren në takimin letrar.

Në këtë takim letrar jepen çmimet “Bardi I, II, III” për krijime letrare dhe çmimi letrar “Esad Mekuli” për krijimtarinë e përgjithshme të shkrimtarit.
Takimi letrar “Esad Mekuli” mbahet më 17 dhjetor 2016, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke filluar në orën 12.00



Programi:

12.00 Hapja

12.15 Sesioni letrar (bashkë me Institutin Albanologjik të Prishtinës) :
“Njëqindvjetori i lindjes së poetit Esad Mekuli”

13.30 Përurime veprash

17.00 Akademi letrare

Takimi letrar është i hapur për të gjithë krijuesit letrarë dhe dashamirët e artit.


Foto:Nga takimet e LSHK-së 


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës



Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës




Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës



Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.


Image result for Esat Mekuli

 Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.
Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë.

Image result for Esat Mekuli

 Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.



Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Tituj të veprave

Për ty – Prishtinë, 1955

Dita e re – Prishtinë, 1966

Avsha Ada – 1971

Vjersha – 1973

Brigjet – 1981

Rini e kuqe – Prishtinë, 1984

Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986

Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...