Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/11

A po zbarkon Putin në Ballkan?!

Maqedonia është vetëm një prej fushëbetejave. Moska ka zgjeruar ndikimin në Ballkan përveç Beogradit edhe me Athinën e Shkupi që iu afruan për motive të ndryshme. Beteja e interesave ekonomike dhe përplasja me shqiptarët që stigmatizohen si vegël e Perëndimit. Kush po e përdor “Shqipërinë e Madhe” dhe pse në Moskë e në Beograd nuk lenë rast pa e përmendur? Bushati: Rusisë nuk i duhet lënë fushëloje në Ballkan
Image result for vladimir karaj
Nga Vladimir Karaj



Ditmir Bushati ishte veccanërisht i qartë kur u pyet në shkurt nga gazetarja e Der Standard se kujt nuk i duhej dhënë fushë loje në Ballkan, “Rusisë”, tha ai dhe shtoi edhe togfjalëshin “shtete të tjera që nuk kanë interesa të ngjashme me NATO-n”, në mënyrë që qëndrimi të mos dukej aq i përvetshëm. Shqipëria kështu e ka bërë të qartë anën e kujt mban në “Luftën e re të Ftohtë” mes Moskës dhe Perëndimit. Rusia po ashtu e ka bërë të qartë se i sheh shqiptarët si “vegël” e Perëndimit në Ballkan. Ministri i Jashtëm Lavrov vetëm pak ditë më parë foli për ushtri, ndërhyrje, për atë që ai e quajti tentativë e Bullgarisë dhe Shqipërisë për të ndarë Maqedoninë. Agjencia e lajmeve SputnikNeës, një lloj makine propagande e Moskës në gjuhën angleze, shkruante në një analizë se “Shqipëria e Madhe” ishte një projekt i Perëndimit dhe NATO-s më së shumti për të ndaluar avancimin e Rusisë në zonë dhe projektin e saj për një gazsjellës. Krejt ndryshe Foreing Policy apo media të rëndësishme botërore shohin Kremlinin të fusë hundët në Ballkan, zgjerim të interesit rus në rajon dhe mendojnë se janë këta të interesuarit për destabilitet për aq kohë sa shumica e vendeve ballkanike shohin BE si të vetmen prespektivë të zhvillimit. Kjo e fundit kritikohet masivisht për avashtësinë e lëvizjeve dhe lëshim terreni përshkak të përplasjeve të brendshme. Ndërkohë Rusia ka avancuar duke përfshirë nën “ndikimin” e saj qeverinë e re greke, atë në Maqedoni dhe mbajtur gjithmonë urat e forta me Beogradin. Të treha këto ajo i përdor kundër planeve të Perëndimit, qartazi për të mbuluar deficcitin diplomatik të krijuar prej agresionit ndaj Ukrahinës.

Rifillimi

Lufta e Ftohtë ka rifilluar prej kohësh. Moska në përpjekje për të rifituar influencë në zonat që u humbën pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe Europa, ndoshta e vonuar, në tentativë për të mbrojtur atë që u fitua në fillimin e viteve 90’. Ballkani sigurisht do ishte fusha e tyre e betejës. Pasiguritë ekonomike, përplasjet etnike dhe mosbesim e konspiracion në kufij të ilaritetit, janë gjellë e përditshme këtu dhe BE apo “lodhja e saj nga zgjerimi” sicc thuhej deri para pak kohësh, një fushë pjellore për Moskën. Por në Bruksel lodhja nuk po përmendet më. Berlini mori iniciativë të posaccme të mblidhte vendet e rajonit në një konferencë të përbashkët në tentativë për të vënë në funskionim rrugë komunikimi deri tani të mbyllura. Kjo ishte ccka shtyu kryeministrin Edi Rama të vizitonte Beogradin. I gjendur dje në Tiranë, pak ditë para se homologu serb i Ramës ta në kthejë vizitën, Ivica Daccicc tha (diccka që atëherë nuk qe e dukshme) se vizita kishte qenë një sukses. Po kjo duhet marrë me rezerva. Ballkani është gati në flakë. Në Maqedoni pati vetëm pak kohë më parë përplasje të armatosura ku u përfshin shqiptarë (kryesisht nga Kosova) dhe forcat e sigurisë. Ngjarja u mbulua prej misterit dhe mediat në Perëndim, opozita Maqedonase dhe Tirana “i mëshuan” fort një skenari të sajuar që duhej hetuar madje ndërkombëtarisht. Në Beograd dhe Moskë ishte ndryshe. Fillimisht u fol për një luftë që do të përshkallëzohej. Serbia lëvizi forcat në kufi me Maqedoninë. U fol për “betejën për Shqipërinë e Madhe” dhe organizimin e gjithcckaje nga Tirana e Uashingtoni. Kur kjo nuk ndodhi Minstri i Jashtëm i Rusisë lëshoi kërcënime për Tiranën e Sofien se donin të ndanin Maqedoninë por se Moska nuk do qëndronte jashtë lojë ketë herë dhe do të ndëhynte. Përgjigja qe të menjëhershme nga të dyja vendet që mohuan kategorikisht deklaratat. Nga Sofia madje ato u quajtën delirime.

Avancimi Rus

Gati një vit më parë kur kishte vetëm përvijime të konfkliktit të madh Moskë vs Perëndim senatori amerikan Christopher Murphy e bëri të qartë se Putin i kishte sytë mbi Ballkanin. Atëherë flitej për një anim të Serbisë. Beogradi është i hershëm në lidhje me Rusinë edhe pse kjo e fundit më shumë e përdor atë si një bazë për politikat antieuropë. Bë serbi sidoqoftë vijojnë edhe sot të luajnë me dy porta dhe mbështeten fort te Rusia qoftë edhe në formë shantazhi për BE. “Dukshëm, ai (Putin) i ka sytë dhe mbi Ballkan dhe nuk është e vështirë për t’u kuptuar se do të përpiqet të shkaktojë probleme për vendet anëtare të NATO-s në të ardhmen”, tha atëherë për “Zërin e Amerikës” senatori amerikan Christopher Murphy, i cili është edhe kryetar i një nënkomisioni për marrëdhëniet me Europën në Senat. Prej një viti planet e Moskës kanë përparuar. Nikola Gruevski i vënë me shpatulla në mur prej opozitës vendase në rritje, ka gjetur një dorë të ngrohtë në Moskë. Kjo e fundit e ka mbështetur atë në të gjitha deklaratat duke e cilësuar opozitën si “kukull” të Perëndimit që këmbëngul në hetimin e përgjimeve dhe ndëshkimin e korrupsionit. Ngjarjet në Maqedoni u bënë shpejt pjesë e kësaj loje jo dhe aq diplomatike tashmë. Ndërkohë fitorja e Syrizas dhe përfshirja në qeveri e aleatit të kësaj të fundit nacionalistëve nën emrin Grekët e Pavarur hapi një derë tjetër për Moskën në Ballkan. Në paradën e fitores kundër Nazizmit më 9 maj në Moskë, në krah të Putin nga rajoni ishin vetëm grekët dhe serbët. Të parët edhe pse një vend anëtar i BE, me të cilën kanë probleme jo të vogla por njëkohësisht shumë më shumë gjëra të përbashkëta, kanë refuzuar sanksionet kundër Rusisë. Stephen Schëartz, shkruan për Huffington Post se Moska, Beogradi dhe Athina janë të “interesuar” në një aleancë Orthodokse që do të përfshinte edhe vende të tjera dhe sipas tij lideri i Grekëve të Pavarur është ai që e frymëzon këtë lidhje fetare. Syriza në anën e saj është më shumë duke shantazhuar BE. Rusia do ishte një zgjidhje për Greqinë vetëm nëse kjo e fundit do e shihte veten jashtë BE dhe jashtë NATO-s. Gjasat janë që pjesa tjetër e politikës në Greqi nuk e përkrah këtë lloj qajse, por ajo është shumë e demoralizuar prej humbjes dhe rritjes së forcave ekstremiste, për të kundërshtuar lëvizjet që duken të pashpresa dhe që nuk po i japin asnjë rrugë dalje krizës ekonomike.

Nga vendet e rajoni jo anëtarë të BE, vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë folur hapur për “frikë” nga zgjerimi i ndikimit rus në rajon.

Në krahun e duhur

Si rrallë ndonjëherë, duke hedhur sytë në histori, Shqipëria duket e renditur qartazi në krahun e duhur, me gjasë edhe fituesin për sëdyti të një përballje globale mes Lindjes dhe Perëndimit. Në fakt më shumë se kaq Shqipëria, që nuk është se dallohet për ndonjë vizion në diplomaci, ka qenë ndër të parat që ka vënë alarmin. Kur kryeministri Rama këmbëngulte për statusin një vit më parë në Berlin e Paris ai theksoi mëshumë se njëherë që BE duhej të mësonte nga Ukranina dhe se ngurrimi do të sillte të njëjtat probleme në Ballkan. Në Tiranë atëherë kjo u pa me skepticizëm, tonet e Ramës që dukej si i hakërrohej BE-së për lodhjen dhe ngurrimin, u përqeshën në rastin më të mirë dhe madje u panë si një qëndrim i vrazhdë i një kryeministri axhami në politikën e jashtme. Ngjarjet rrodhën ndryshe. Rama me gjasë ka pasur të drejtë sicc po provon koha. Në fakt konferenca e Berlinit u thirr atëherë prej kancelares Gjermane Angela Merkel pikërisht për t’i vënë fre tentativave ruse dhe avancimit të tyre në Ballkan. “Ky është një vendim i vështirë, sepse Putini po përpiqet t’i shantazhojë vendet e varura ekonomikisht në Ballkan. Ndaj pres që këto vende të përcaktohen qartë për kursin e tyre pro-evropian. Por kjo do të thotë se BE-ja duhet të bëj ç’ështe e mudnur për t’i ndihmuar këto vende dhe oferta e BE-së duhet të jetë shumë e qartë dhe atraktive”, thoshte në dhjetor Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit të CDU në parlamentin gjerman. Gjermania dhe vende të tjera pranë të bashkimit i janë përgjigjur në fakt kësaj thirrje. Frank Ëalter Steinmeier i tha disa ditë më parë homologut Bushati se në takimin e Vjenës, BE do të angazhohet për të financuar projektet e përbashkëta që vendet e Ballkanit do të sjellin në tavolinë. Serbia dhe Shqipëria luajnë këtu rolin më të madh dhe po ashtu dukshëm qëndrojnë në pole të ndryshme të raporteve me Rusinë. Sidoqoftë vizta e Vuccicc në Tiranë më 27 Maj, ndryshe nga ajo e Ramës në Beograd vjen në një moment të ndryshëm. S’ka aq shumë tension në ajër mes dy vendeve edhe pse mediat gëlojnë në teori konspirative. Për analistin e Bloomberg Leonid Bershidsky në fakt të dyja dhe Tirana dhe Beogradi janë në periferi të përplasjes së madhe Uashington-Moskë. Maqedonia shkruan ai është fushëbeteja, kjo e fundit në fakt është shteti i cili mund të destabilizohej më lehtë. Ajo është një Ballkan i vogël brenda Ballkanit. Një shtet ku duket se problemet e rajonit dyfishohen.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...