Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës
Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë bënë thirrje të mërkurën që autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit të rrisin angazhimin e tyre politik për ndriçimin e fatit të personave që edhe 17 vjet pas luftës llogariten të zhdukur. Gjatë prezantimit të një udhëzuesi për Familjet e të zhdukurve në Kosovë, ata thanë se të dyja vendet duhet të përkushtohen për të zbuluar edhe kryesit e krimeve dhe vënien e tyre para drejtësisë. Në Kosovë edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.
madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Shoqata e të Zhdukurve “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj homazheve të presidentit Hashim Thaçi para lapidarëve serbë, duke vlerësuar se me homazhet para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe.
Ja komunikata e plotë e kësaj shoqate:
Kohëve të fundit Presidenti i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë shtetërorë, po bëjnë homazhe dhe po përkulen para lapidarëve të serbëve të vrarë gjatë luftës së fundit në disa vendet të Kosovës.
Dhe tërë ky turne i homazheve presidenciale nëpër pllaka e lapidarë të serbë të vrarë, madje edhe në rrethana të pasqaruara siç është ai i rastit “Panada” në Pejë, me të drejtë ka zgjuar edhe reagime të qytetarëve e veçmas të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës.
Krahas vizitave e përkuljes pranë lapidarëve të serbëve të vrarë, presidenti shfrytëzon rastin edhe të përmend pajtimin në mes serbëve dhe shqiptarëve. Dhe këtë pajtim synon ta fillojë mbi kurrizin dhe fatkeqësinë e kategorisë së qytetarët që pësuan më së shumti në luftë, e këto janë familjet e të zhdukurve.
Presidenti duhet ta dijë se me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të vrarë, Serbia kurrë nuk do të lejoje zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Me këtë veprim, duke u përkulur para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, Presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe. Skandaloze.
Mund edhe ta kuptojmë presionin ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës, por nuk mund të kuptohet e as arsyetohen veprimet e udhëheqësve tanë shtetëror, të cilat mbyllin sytë përballë krimeve serbe.
E harruan gjenocidin mbi popullatën e tyre. Vrasjet, kidnapimet, dhunimet, të zhdukurit (ende nuk është zbardhur fati 99 fëmijëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës).
Serbia dhe zyrtarët e saj shtetëror, asnjëherë nuk i përmendën krimet e kryera nga aparati i tyre shtetëror. Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë. As nuk pranuan përgjegjësinë.
Prandaj, para se të vazhdoni karvanin përkujtimor dhe të përkuljeve tek lapidarët me mbishkrimet ku cilësohet UÇK-ja terroriste, bëjeni një pauzë. Dhe meqë ju nuk mund të bëni asgjë përveç homazheve, të paktën insistoni në presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për zbardhen e fatit të personave të zhdukur.
Bëjeni këtë udhëheqës të këtij vendi, para se familjarët e të pagjeturve një ditë të vijnë dhe të hedhin lule e të bëjnë homazh para institucioneve që ju drejtoni.
Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës së të Zhdukurve “Përkorë” Podujevë.
*******
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së
Hashim Thaçi, përkulet para memorialit të viktimave serbeHashim Thaçi, u përkul para memorialit të viktimave serbe, në të cilin shkruhej “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe ish-lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi shkoi dje në fshatin Grackë të Lipjanit, për të nderuar viktimat serbe të vrarë në korrik të vitit 1999.
Hashim Thaçi, u përkul para memorialit për 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.
Kjo vizitë e Thaçit ka bërë që qindra njerëz të shprehin pakënaqësinë presidentit, pasi a dje kërkoi fillimisht që me çdo kusht të gjinden fajtorët e këtij krimi, duke ngjallur reagime të ashpra për mijëra shqiptarë të zhdukur gjatë luftës dhe mijëra të tjerë të vrarë, për të cilët ende nuk është gjetur fajtori.
“Me këtë përkulje par pllakës përkujtimore të serbëve në Lipjan ku në të shkruan, “Terroristët Shqiptar”, tregon më së mirë de deri ku mund të shkoj ky, vetëm për të arritur ambiciet e tij politike, për ti ikur gjyqësisë ndërkombëtare dhe vendore, ky është në gjendje të shkel çdo parim njerëzor dhe shtetëror. Përulja e tij është vrasje e dyfishtë e më shumë se 15.000 mijë shqiptarëve. Ky me këtë tregon që, ky është vet Demarkacioni, është vet Ura e Ibrit, është vet asociacioni i komunave serbe dhe ky do të jetë edhe në ardhmen , krahina e shpallur serbe në Kosovë, ky po donë të jetë kumbara më i madh i krejt kësaj që po i ndodhë Kosovës”, thotë Islami.
“Ky me këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës, më këto vërteton që për të arritur në majë të UÇK-së ka qenë në gjendje të eliminoj të gjithë kundërshtarët. Për këtë me të drejt kam shtruar disa herë pyetjen... Kush vrau Behajdin Allaqin, Ilir Konushvcin, Ahmet Krasiqin”, thekson Islami.
Ndërsa analisti, Faik Krasniqi, për “Bota sot” thotë se Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se ai krim kundër kujt është bërë apo prej kujt është bërë, por vizita e Thaçit do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin e zyrtarët e lartë serbë.
“Vizita e Hashim Thaçit në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin edhe zyrtarët e lartë serbë në varrezat e mijëra civilëve të vrarë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb. Por, ata as falje nuk kanë pranuar të na kërkojnë për mijëra shqiptarë të vrarë, për mijëra femra të dhunuara dhe gati dy mijë që rezultojnë akoma të zhdukur. Serbia madje me kufomat e të zhdukurve tash e 17 vite është duke luajtur lojë ping-pongu”, thekson Krasniqi.
Ai më tej shtoi se kjo vizitë e Thaçit më shumë është servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë ndërkombëtare, por sipas Krasniqit, Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës, njeri me njëqind fytyra.
“Këtë vizitë të Thaçit më shumë e shohë si servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, e asgjë më shumë! Që të tregoj para tyre se sa i moderuar jam! Por Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës. Njeri me njëqind fytyra. Flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Ai ka kohë që ka tradhtuar shokët e tij dhe luftën e UÇK-së. Sidomos kur para ca kohësh që patë deklaruar që nuk ka qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, në mënyrë që ta heq barrën nga vetja për akuzat e bëra nga Dick Marti për krime lufte”, tha ai.
Në fund Krasniqi, tha se çfarë do të ndodhtë sikur Presidenti Rugova do të bënte një vizitë të tillë siç bëri Thaçi, se çfarë akuza të rënda tradhtie do të bënte ndaj tij!
Ndërsa analisti, Rrok Berisha, thotë se veprimet e Thaçit tashmë nuk janë risi dhe nuk janë për t’u habitur.
“Ky njeri që është i akuzuar për krime e krime, madje për ta gjykuar ketë dhe bashkëveprimtarët e tij, është formuar dhe një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, sikur është bërë "vajzë për te gjithë...!", e jo "President për të gjithë..!", ngase z. Hashim Thaci është President i zgjedhur nga "Lista Serpske" militaret e ti-qe nesër a pasnesër pritet të përballen me drejtësi. Si i tille Hashim Thaçi dhe nuk është President i te gjithëve në Kosovë e aq me pak i Shqiptareve-ky është President i Pakicave dhe një grupi qe është ra ndeshë me drejtësinë dhe janë të inkriminuar”, thotë Berisha.
Më tej sipas Berishës, ajo çfarë ka bërë dje Thaçi, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë.
“Rehabilitim i serbeve...apo ma mirë të themi i kriminelëve kolon serb, dhe linçimi i shqiptareve apo edhe është detyre eti, ngase me këtë ai shpreson se akuzat ndaj ti do te jenë më të buta apo do mund që të hiqen fare dhe ky-njeri i krimit të nëntokës e mbitokës shqiptare të mbetet i lire. Ajo çka ka bërë z. Thaçi, përkulja apo homazhet e bëra te varrezat e serbëve të vrarë, ku në pllakën përkujtimore të tyre shkruan të vrarë nga terroristet shqiptare, është naivitet i skajshëm e mos dije e tij politike, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë, është nënçmim e përbuzje e sakrificës dhe dhembjes te qindra mija nënave e motrave shqiptare te dhunuara nga fqinjët serb por dhe nga militarë, policë e ushtarë serbë.. Pra, ky veprim i z. Thaçi si "President" është edhe kundër vlerave njerëzore e humane, pasi qe Serbia e populli serb ende nuk kane kërkuar falje për gjenocidin e fundit që kanë bërë në Kosovë ndaj shqiptareve etnik”, tha Berisha.
Po ashtu ndaj vizitës së Thaçit ka reaguar edhe e bija e atdhetarit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, e cila në një postim në faqen e saj në facebook ka shkruar se Hashim Thaçi është një barbar politik, emri i tij lidhet me vrasjet politike.
“Hashim Thaçi është një barbar politik, i cili përpiqet t'iu shitet ndërkombëtarëve si personalitet i civilizuar. Emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me të zezat që e kanë kapluar Kosovën: vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin, cënimin serioz të integritetit territorial të Kosovës, si në Veri, ashtu edhe përmes demarkacionit, lëshimet skandaloze gjatë bisedimeve me Serbinë, etj. etj. etj. Lista është e gjatë”, ka shrkuar ajo.
Më tej Gervalla, thotë se të gjithë e dinë në ndërkohë se kush është Hashim Thaçi, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Le të përkulet sa të dojë para viktimave "të agresionit të NATO-s" dhe të "shiptarski terror", por drejtësisë nuk do të mund t'i shpëtojë.
No comments:
Post a Comment