Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/12

Ma.sc Leonora N.Lokaj : " Vrapoj gjurmëve të diellit"



“Vrapoj gjurmëve të diellit” është libri i autores Leonora Lokaj i cili doli në shitje para pak ditësh. Librin mund ta gjeni te Shtëpia Botuese ANITUS, shkruan Botapress.




Autore: Leonora Lokaj


Titulli: Vrapoj gjurmëve të diellit

Redaktore: Hasije Selishta-Kryeziu

Recensent : Agron Shele

Lektore: Rita Hoxha

Arti grafik : Niman Lokaj

ISBN : 9789951624893

Shtypshkronja ” Lena grafik”

Shtëpia Botuese ATUNIS





Kur shkruaj për ty


Dielli largon dorën nga harku
Më përkëdhel me ngrohtësi
Yjet duartrokasin
Hëna më shikon me zili
Malet vallëzojnë
Me ritmin e melodisë së zemrës
Kur shkruaj për ty
Edhe lumenjtë e ndarë
Bashkohen.


Të dua


Edhe kur të jesh stuhi janari
E lumi i shpirtit të trazohet
Çdo pemë ndjenjash përmbysë
Nëse bëhesh rrebesh shiu
Do të vetosh mbi ëndrra
S’më tremb bubullima
Zemër mbërthyer me kopsa
Unë sërish do të dua.


Trazimi

Retë ikin qetë
Edhe mbi malet
Mjekër bardha
Terri duke çaluar
Bie muzgut
Dita shuhet ngadalë
Qielli gëzofin ndërron
Nata vjen hijerëndë
Plot hyjni
Me ritëm kalërues
Përvidhet brenda zemrës.
Trazimi nga dashuria e tij.


Kam etje

Jam e etshme
Të flas me ty
Ti heshtë
Rrufe të egra qajnë qiellin
Mbi kokën time

Flas me ty
Ti kotesh
Pika shiu plot vrull
Vërshojnë nga sytë e mi

Flas me ty
Ti asnjë fjalë
Stuhi të dalldisura
Rrahin shpirtin tim

Më vjen të çmendem
Të braktisë çdo ëndërr
Që krijova për ty
Të vdes bashkë me to heshtur
Ashtu siç ike edhe ti.


Dashuria

Atë se shuajnë
As më të çmendurat
Beteja të jetës
Stuhi as mote
Është vullkan shpirti
Nuk njeh kufi
Është kryefjalë e jetës
Mbyll vetëdijen
Në një shishe vere.


Të prisja në një ulëse malli

Si një lis i gjatë gjymtyrë këputur
Të prisja gjithmonë në një ulëse malli
Kur muzgu hapte krahët, qytetin përqafonte
Edhe në psherëtimat e natës të prisja
Derisa delli tek shuhej veten kafshonte

Sytë e muzgut thyheshin nga pritja ime
Ajo vinte hipur mbi krahët e erës
Nata me fliste në vesh dhe pështynte me zili
Derisa hëna na i fshinte djersët
Nga rëra e bregdetit ndërtohej perandoria ime për ty

Valët ofshanin, drithëroheshin nga ledhatimet…
Në atë çast hutie grisej çmenduria e natës
Ajo hipur mbi krahët e erës tretej ngadalë
Agim i i dritës lidhte plagët e mija
Koha përqeshte hapat e pritjes sime plot mall.


Përgatiti :F.Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...