Ja se si shprehen tre intelektualë patriotë shqiptarë në lidhje me pasojat e pushtimit turk-osman:
1- Faik bèj Konica:
“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”.… Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!”
(Marre nga: http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2012/01/faik-bej-konica-muhaxhirt.jpg)
2- Mit’hat bèj Frashëri:
“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”
(Marre nga http://prishtinapress.info/kasnecet-e-kobit-te-kombit)
3- Profesor Sami Repishti:
“…Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje jashtëzakonisht te madhe per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim…“.
No comments:
Post a Comment