Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/16

Metush Bira, prokuror i rastit , thotë se s’do të marrë për bazë raportin e mjekëve të pavarur

Diskutimi për Deharin, obligim kushtetues (Video)


Një i paraburgosur që ishte në qeli së bashku me Astit Deharin, në dëshminë e tij kishte thënë se Dehari dy javë më herët e dinte se do t’i ndodhte diçka.

Duke lexuar dëshminë e të paraburgosurit, avokati Tomë Gashi, ka thënë se Dehari ia kishte thënë disa numra telefoni këtij të paraburgosuri dhe i kishte thënë të lajmëronte familjen dhe avokatin e tij në rast se do t’i ndodhte diçka në burg.

“I paraburgosuri ka thënë se Astriti ka qenë i shqetësuar 2 javë më herët, në rast se ndodh diçka i ka dhanë dy numra. Ai dy javë më herët e ka ditur se çfarë do të ndodhë. Ai u kishte treguar të paraburgosurve se do të transferohej në një burg tjetër”, ka thënë Tomë Gashi


Avokati Tomë Gashi duke cituar rezultatet e hetimeve të pavarura, ka thënë se lëndimet në trupin e Astrit Deharit janë shkaktuar me një mjet të fortë dhe se nuk ishte vetëlënduar.

Ai ka thënë se lëndimet e shkaktuara me mjet të fortë janë ato në kokë. Lëndime gjithashtu ka në dorë, të cilat janë shkaktuar duke u dërguar në spital.

“Sipas rasteve më herët pas vdekjes nuk ka mundësi të shkaktohen lëndime të tilla”, ka thënë Gashi.


Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi, në konferencën për media, ka thënë se hetuesit kanë konsideruar që lëndimet në trupin e Astrit Deharit ka pasur lëndime vetëmbrojtëse dhe sipas tij kjo i bie që ai është vrarë.

“Lëndimet janë konsideruar se janë lëndime vetëmbrojtëse nga ekspertët. Që logjikisht i bie që është vra, nëse ka tentuar ta mbrojë veten”, ka thënë Gashi, duke cituar detajet e raportit të hetuesve të pavarur.

Ekspertët kanë konstatuar se Dehari ka pasur lëndime të mëdha në kokë, parakrahun e majtë, në nofullën e poshtme dhe në dorën e majtë. Ata kanë konstatuar se asfiksia ka qenë shkaku kryesor i vdekjes së Deharit, por sipas Gashit, ai është ngulfatur për të mos lëshuar zhurmë.

“Ai është ngulfatur për mos me lëshu zhurmë dhe mos me ndi që po kërkon ndihmë. Pra jastëku që është gjetur aty. Asfiksia e dhunshme është arsyeja e vdekjes”, ka thënë Gashi.

Prokurori i rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, që nga Prokuroria e Kosovës është thënë që është vetëvrasje, ka folur pas publikimit raportit nga mjekët ligjorë të pavarur të angazhuar nga familja Dehari.

Metush Bira, prokuror i rastit, ka thënë se nuk ka njohuri të jetë dorëzuar një raport i tillë në Prokurori, edhe pse avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se është dorëzuar.

“Nuk e di që ai raport është dorëzuar në prokurori. Ne i kemi shënimet tona zyrtare, ne kemi dalë me një kumtesë për këtë rast, dihet qëndrimi i organeve zyrtare tona”, ka thënë Biraj.

Në pyetjen se a do të merret për bazë raporti i dy mjekëve ligjor të pavarur, të cilët janë pranuar nga Ministria e Drejtësisë të marrin pjesë në proces të autopsisë, ai ka thënë se nuk kanë çka të marrin për bazë dhe se kjo është çështje e kryer.

“Jo nuk kemi çka të marrim për bazë. Ne kemi dalë me shënimet zyrtare, ai është version zyrtar i prokurorisë sonë, organ zyrtar i Republikës së Kosovës, çështja është e kryer”, ka shtuar Biraj .

“Nuk i komentoj deklaratat e të tjerëve, unë vetëm për ato me të cilat merret prokuroria komentoj. Unë ende nuk kam shkuar në shtëpi, rrugës jam dhe nuk e kam parë çfarë kanë thënë, unë veç për punën tim përgjigjem, për punën e provave, ekspertizave që i kemi. Nuk e di çfarë prova tjera, le të na i sjellin në prokurori, i shohim i trajtojmë. Deri në këto momente ne nuk kemi pranuar diçka”, ka thënë kryeprokurori  Sylë Hoxha , nga Prizreni.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...