Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

Mbi ikjen masive të rinisë nga trojet shqiptare



Dionis Xhafa

Shqiptarët po ikin si kurrë më parë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë përmbysje serioze e sistemeve siç ndodhi më 1990 kur iu kthye shpina komunizmit tragjik të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë. Por po ikin masivisht dhe këtë herë në një eksod numër dy sa në Greqi, Itali, Gjermani e ndokush edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe të drejtë kanë. Kemi një qeveri dhe qeveritarë që vazhdojnë të veprojnë sikur jemi të verbër dhe nuk e shohim realitetin e na mbajnë gjallë me nacionalizma dhe tone të fryra të patriotizmit. Politikanë që përdorin fjalë të mëdha dhe nuk shohin gjërat e vogla dhe realitetin migjenian e tragjik në vendin që ata e lëvdojnë gjithnjë si i “shqiponjave” apo të njerëzve fisnikë. Nga njëra anë kemi propagandën e qeveritarëve tanë dhe të lyer e të ngjyer me grim kurse në anë tjetër realitetin tragjik që gjendet në udhët e këtij atdheu apo në bisedat e përditshme të qytetarëve të këtij vendi.

Ndërsa politikanët flasin me fjalë të mëdha dhe për projekte serioze apo pompoze në anë tjetër ka njerëz që vuajnë si mos më keq në këtë vend. Ndërsa padrejtësia më e madhe si shpatë bie mbi të rinjtë, mbi njomësinë dhe mbi shqiptarët më të mirë që nuk bëhen palë me të keqen dhe shtypjen e bashkëkombasit të vet. Jo më larg se përpara disa kohësh teksa isha ulur tek kafe “Opera” në tavolinën ngjitur dhe aty dy shokë të moshës së re po bisedonin ngutshëm me njëri tjetrin teksa e pinin kafen edhe me një nxitim të madh. Njëri i thotë tjetrit se ku mund të iknin dhe më pas vijonin të thonë se e kam tezën këtu, xhaxhain atje apo vëllain këtu e atje me qëllim që të gjenin një terren njoftësie diku për tu larguar nga Shqipëria.

Po po iu kishte ardhur kaq në majë të hundës ky vend sa kishin zgjedhur rrezikun përballë një klime të tmerrshme politike dhe dhune të përditshme. Ishte kaq kontraversale se këta të rinj me siguri deri pak kohësh nëpër libra shkollorë kishin mësuar se Shqipëria është vendi ynë i dashur dhe duhet të punojmë drejt për atdheun kurse sot që janë të rritur dhe kanë kërkesa ekonomike rruga iu bëhet e vështirë dhe po duan ta braktisin këtë vend. Muhabeti i dy të rinjve në fjalë sikur kishte lëngim, kishte gjak e mall bashkë të përziera nën tymin e cigares të njërit prej djemve i cili shihte me dyshim nga larg statujat dhe ndërtesat më të larta të kryeqytetit të shqiptarëve.

Politika e propagandës dhe e krimit

Propaganda në politikën shqiptarë nuk njeh limit. Këtu në emër të patriotizmit e zhvasin shtetin deri në rrënjë. Këtu bëjnë si patriotë me flamuj e me hymne e nga ana tjetër e shkallmojnë shtetin. Këtu kreu qeveritar bën thirrje për bashkim kombëtar dhe flet fjalë të mëdha në një kohë që situata ekonomike është në gjendje katastrofike. Ajo për çka mendohet është pushtet e vetëm pushtet. Maxhoranca aktuale ka marrë me vete gjithçka gjeti nga përroi i ri dhe i vjetër, kriminelë dhe sharlatanë nga e mbarë Shqipëria dhe duke përligjur edhe krimin, edhe propagandën edhe pa e folur kurrë të vërtetën alarmante në terren e cila është ku e ku me atë që na dëfton përditë e përnatë televizioni në shtëpi.

Një politikë që zhvillohet si në çmenduri është kjo e cila as që pyet për realitetin “poshtë” e të përditshëm që është i trishtë për qindra e mijëra shqiptarë që duan të jetojnë këtu e është bërë thuajse e pamundur. Njerëz që flasin me vete dhe që nuk guxojnë as të kundërvihen pasi propaganda bën të veten. Njerëz që përballë politikës e kanë humbur shpresën dhe disa që janë më laramanë dhe që mbrojnë edhe atë që nuk mbrohen bëhen mbrojtës të politikave kurse më të mirët sidomos ikin për të mos e kthyer kokën më pas ndoshta në këtë vend politike kriminale. Njerëz që politika iu ka ardhur në majë të hundës dhe që bashkë me fjalën “politikë” kanë dëgjuar edhe video-skandale seksuale, kanë dëgjuar kriminalizimin e parlamentit, kanë dëgjuar përgjime, sharje, fyerje, poshtërime, mendjemadhësi dhe marrëzi që i ofron politika jonë.

Njerëz që politika pas 25 viteve iu ka ardhur në majë të hundës dhe se po u bëre palë me të duhet të jesh si qeni që tërhiqet zvarrë dhe ta mohojnë çdo liri personale por kthehesh në rob partiak. Njerëz që përballë politikës janë shumë të vegjël dhe se as që llogariten a janë shtetas të kësaj republike apo jo. Nuk pyetet për fatin e tyre, për diplomat që i kanë marrë me kaq shumë mund, për përpjekjet, për stërmundimet. Shkurt, njeriu në këtë atdhe përballë politikës ose detyrohet të kthehet në vegël të saj ose të heshtë dhe ta përballojë realitetin në një mijë mënyra nga më të egrat, duke patur gjithnjë kujdes se mos shkelin në dërrasë të kalbur dhe ndoshta edhe detyrohen disa syresh të mirren me prostitucion, edhe me vrasje, edhe të jenë pjesë e grupeve kriminale, edhe me shumë të liga. Janë rrugë krejt të gabuara, por se drejt tyre të çon edhe largimi nga vendi si shkak i politikës që gatuhet brenda vendit të lindjes së çdo shqiptari.

Realiteti tragjik

Ndër shqiptarët përgjithësisht duket sikur kemi të bëjmë me një realitet tragjik dhe që hera herës merr edhe nota të së tmerrshmes. Ajo që po ndodh është zbrazja e vendit nga ana e shqiptarëve, sidomos e të rinjve. Këta të fundit pasi e mbushën një farë moshe dhe rriten, sidomos ata me arsimin më të ulët (por edhe me deri arsim të lartë) nuk shohin shpresa në këtë vend por ikin drejt shteteve të ndryshme në perëndim ose deri në kontinente të tjera. Kjo sepse këta të rinj kanë parë disi edhe sukseset e paraardhësve dhe akoma funksionon batuta se më mirë emigrant sesa mësues i ndershëm në këtë vend apo të tillë që është në fakt edhe realitet. Tragjikja qëndron në atë se ka një forcë të jashtëzakonshme tërheqëse tek shqiptarët për të punuar jashtë vendit dhe ngjan sikur ky vend të ketë dështuar totalisht përderisa gjithçka shihet me shpresë vetëm në një jetë jashtë.

Të shumtë janë ata që duket sikur mbyllin veshët dhe nuk duan më të dëgjojnë as kryeministrin, as presidentin dhe asnjërin që ua mbush mendjen me propagandë boshe dhe veç mblidhen në atë hallin e tyre të vogël. Pikërisht për hallet e vogla të shqiptarëve nuk pyet askush por mirren me çështje madhore politikanët tanë. Qytetari ngjan si term i largët për politikanët ose më saktë përdoret si një retorikë komplet boshe dhe pa asnjë vërtetësi. Kreu qeveritar shprehet se ka vende pune Shqipëria apo Kosova dhe kontraversja këtu është se këtë fjalim e dëgjon ndonjë kryefamiljar i papunë dhe kur e ballafaqon me realitetin e vetes i vjen ta pështyjë televizionin.

Politika këtu nuk është as për halle e as për probleme të thjeshta, por si ti rregullojmë raportet apo ti ndreqim me Greqinë apo me Serbinë, si ta zgjidhim kauzën e madhe tonën të përbashkët dhe fliten këta kur populli s’ka bukë për të ngrënë e djemtë janë jashtë atdheut se këtu nuk rrihet. Këtë vend e kanë marrë peng trafikantët e drogës, ata që mirren me prostitucion, me vrasje dhe me të tilla poshtërsi. Kush nuk është i aftë për të bërë politikë të ndyrë dhe për tu marrë me shenjtanllëqe të tilla të ikë më mirë se ky atdhe po jep shpirt. Njerëzorja thuajse ka vdekur dhe toka është mbjellë në vend të dashurisë, me urrejtje, me vrer, me tmerr, kanabis, vrasje e poshtërira të pafundme. Ikja sigurisht nuk është ikje vetëm fizike. Përkundrazi është ikje që pas shpinës ndjen edhe thikën e shtetit tënd, e trafikantëve dhe të tjerëve që e grabisin atdheun me punë të pista.

RRUGA E DUKAGJINIT FYTYRA E SHEMTUAR ANTIPOPULLORE E POLITIKES 25 VJEÇARE SHQIPTARE !


PREL MILANI

Shkatërrimi dhe braktisja totale Dukagjinit është marrja e te gjallëve te sotëm!

Para një jave ka lindur një iniciative e re e komunitetit Dukagjinas për asfaltimin e rrugës Prekal – Breg Lumi e katandisur në një gjendje, mjerane mizerabële dhe vdekjeprurëse për zemrën e Alpeve shqiptare:
Me tepër se një iniciative vullnetare për mbledhjen e një X apo Y shume nga xhepat e shtjerrur te këtij komuniteti ishte një indicje për gjetjen e një donacioni serioz për çlirimin e kësaj krahine nga makthi i tmerrshëm i këtij ferri izolues shume shekullor.

Sa hidhet një ide, akoma pa u artikuluar qarte fillon oponenca, dyshimet, supozimet xhelozitë dhe ankesat vajtuese Perceptimi kolektiv është se me lehte kalohet ylberi e vajzat bëhen djem se mund te hapet kjo rruge e namur nga Perënditë dhe “shenjtoret” tanë te politikes.
Kjo rruge ne kohen e Partisë se Punës dihet se u hap me pune vullnetare te detyruar, jashtë çdo mundësie teknike qe kishe kjo zone, u hap me kazmë lopate, quski dhe maj. U hap pa një projekt te mirëfillte inxhinjerik por sipas dilitantëve politik. Drumi i ri që i pa pare deri atëherë ne ato male pati dhe viktima njerëzore gjate ndërtimit, por gjithsesi u be brenda një kohe rekord pasi fjala e partisë si mire si keq ishte ligje. Ramiz Alia dhe mërgata e tij e qyqeve kaluan ne heshtje memece edhe tragjedine e tmerrshme te vitit 1985 ku gjeten vdekjen 35 veta dhe po kaq u plagosen.

Pas fundit te pa lavdi te Sistemit Totalitare kjo rruge mori akoma ma tepër te teposhtën duke u shndërruar ne një shtrige qorre, gjarpërushë frikshme gjakatare e lare me gjak dhe e mallkuar me jetën afro 100 viktimave. Dukagjini duke i besuar sinqeritetit te tij, naiviteti te tij minor, ra prehe e lajkave, mashtrimeve dhe intrigave imorale dhe vakabandazhit politik duke u ç’burrëruar e vrarë veten politikisht ne mënyrën më dhimbshme.

Kam shkelë me këmbë dhe pa me sytë e mi kohet fundit te gjitha trevat veriore Shqipërisë. As kund nuk ka mrekulli te bëra nga dora e njeriut te ri socialist as demokrat, por askund nuk te sheh syri rruge me skandaloze dhe me gjendje me tmerrshme se rruga e Dukagjinit. Ne u falim te tjerëve nga 2-3 mandate dhe vetë rrimë e presim si sharovi pas hajatit se kush do na hell një mys buke. Tani qe mbetem me bark pete dhe gjithë na futen, lehim si qeni ne hanë duke pritur mrekullitë nga qelli ose mashtruesit e radhës. Dukagjini kishte dhe ka djem qe po të kishin karton e përfaqësimi do ta kishin bere me kohe dhe mund ta bëjnë përsëri ketë rrugë. Te jesh i papërfaqësuar ne as një nivel është skllavëri moderne! Të mos jesh në gjendje te vetëpërfaqësohesh është vetëvrasje. Kush vret vetin vetëm dreqi ja merr gjakun!

– Rruga e Dukagjinit është fytyra e shëmtuar antipopullore e politikes 25 vjeçare shqiptare.
Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar ka ndodhur gjithë ai migracion biblik sa kanë mbirë ferrat në shumicën e vatrave qindra vjeçare te kullave te malësisë

– Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar nuk ka mbetur as një shkolle funksionale, as një këmbë mësuesi as nxënësi mirëfillte.

– Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar kane mbetur te gjitha arrat djerr livadhet e mrizet pa tufa bashtinat e ograjat, rrahijet e shpatinat janë mbuluar nga kanabisi prej te cilit bosët e metropoleve vjelin mishin qumështin e përsheshin ndërsa fukarenjtë leshin.

– Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar varret kanë mbetur ne vetmi e gjithë Dukagjini shkretirë Shkatërrimi dhe braktisja totale është marrja e te gjallëve te sotëm te Dukagjinit! Nuk besoj se kemi zënë mend ne politike as politika nuk ka besë as moral. E pa çfarë duhet bere atëherë ?! Tani duhet t’i thërrasim virtytit me vital, bujarisë që na bën krahinën me shembullore shqipfolëse. Do pune duhen bere o mend o me takat. Përderisa nuk kemi mend duhet te heqim diçka nga kafshata jonë dhe te kontribuojmë sa te bëhemi te besueshëm për ndonjë fondacion. Nëse baballarët tanë ketë rruge e hapen me kazmë dhe paterxhana te regjur. Ne për hir te varreve të tyre te mbuluar nga fieri dhe serushkat duhet ta asfaltojmë me krahët tanë ose t’i imponohemi këtij shteti duke i kujtuar se Dukagjini është Shqipëri!

KUR SHTETI VJEDH VETË, HAJDUTËT KURRË NUK KAPEN !



Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.

Tashma vjelljet “Mafioze” shteti, jane bere si nji skenar filmash, behet skenari ne tovolinë, dhe hajdutet pra gjithmonë shteti fillojnë xhirimin.

Ne keto 26 vite “demokraci” Shqiperia eshte perballur me skenar rrenqethes, po me aktoret politik filmi eshte realizuar. Te futesh ne detajet e skenareve politik do duhen faqe te tera gazetashe.

“Politikan” ma te pregaditur europa nuk kishte njohur ma pare, fajsohej “injoranca” e popullit shqiptare dikur! Po kesi krimeshe shqiperia ne sistemin komunist nuk kishte njohur, te vidhej nji lope ne fshat hajduti do gjindej per 24 ore. Kohet ndryshuan! Ato na sollen si peshqeshe peshqit e medhej, qe diten te vjedhin diten per dielle, e ku ne mese te sigurisë, aty ne ajroport ne mesin e kontrollit te policisë, ku udhtarit te shkret edhe breket i kontrollohen…

Ne mese te dites “mafia shtet” pret rrjetat futetet ne aeroporte, shkon drejte avionit, ku do ngarkoheshin parat valutë ne Euro, merren me qetesin ma te madhe dhe po me ate qetesi largohen hadutet shtet.

Vjedhje te ketilla kane ndollur shpesh, ne çdo qeveri te majte apo te djathte Hajdut shtet kane punuar me shume zell. Po keshtu u volle thesari i shtetit ne kohen e Ilir Florinit, hajdutet ne drejtim te pa ditur! Ne zyren e ish kryeministrit Ilir Meta.

Ne banken e shtetit vidhet me shume qetesi, ish-guvernatori Fullani me bekimin e Berishes thau arken e bankes, vjedhje “mafioze”…

Vjellja e shekullit me 230 miljon dollar nga Lulzim Basha, nuk ka prova!eshte bekimi poi Berishes qe te villen keto miljona. Po nji fshatar i shkret denohet me burge nga rilindja e sotme per 1 kg duhan qe e ka prodhuar ne kopshtin e vete.
Tani eshte mbushur thesi me mashtrime nga te gjithe krahet politik, populli duhet te levizi, te marri fatet e veta ne dore, keshtu nuk mundet te kete ma qeverisje nga keta politikan te inkriminuar, hajdut dhe zuzar, keta te pa ngopur, keta maskareje qe vjedhin dhe mashtrojn ne emer te shtetit, po te cilit shtet i referohen keta kriminel?

Ne jemi shtet pa ligje, pa kushtetut, pa qeverisje, jemi ne mese te kater rrugeve kryqe… jo ma keshtu nuk durohet. Vetem me voluten e vjellur nga qeverit ne pushtet, ky populle do jetonte nji jete normale, po mjerishte te gjithe hajdutet “Mafioz”te veshur me petkun e pushtetit, kurre nuk u kapen dhe ase u denuan.

Sote keto mafje politike perbejnë mazhorancen dhe opoziten, shahen e s’ter shahen ne parlament, kur i prekin interesat dhe zonat e influences njeri tjetrit, keta jane ata qe i “qajne”hallet popullit.

Nese ti popull do të vazhdosh te qendrosh keshtu, te ngopesh me premtime dhe rrena boshe, te biesh pré e “analisteve” mjeranë, qe kane shitur nderin dhe intelektin tek paraja e qelbur, o popull po gabon rende, koha per çdo minut po te denon. DILI ZOT VEDIT O POPULLE.

Nuk durohen ma keta vrastarë te pagjak shqiptari, revolucioni permbys diktaturat dhe se bashku me diktatoret gropos edhe kriminelet e hajnisë shtet.

Shqiptar deli zot vetes, je jetim, i pashtet, i pakushtetutë, i paqeveri, i papresident, çfare pret ma o popull? Pasurinë tane po e vjedhë shteti me bandat shtet.

Krijimi i kulteve të rreme ?!

Image result for skender mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Të gjitha zgjedhjet e deritashme në Kosovë nuk sollën gjë të hajrit nga ajo që ishte premtuar gjatë fushatave elektorale. Na u përseriten situatat politike, kur protagonistët e njejtë arritën në krye të shtetit. Vazhduan të njejtën politikë nënçmuese karshi premtimeve të dhëna gjatë fushatave zgjedhore. Mbetën në pushtet oligarkët politiko-finanaciar. Mbeten në shtëpitë e tyre gjysma ose më shumë të atyre të cilët kishin të drejtë vote. Pse ndodhi kjo rregulisht deri me tani duhet të bëhët një analizë e posaqme. Sigurisht së ka ekzistuar edhe dilema për kënd ta qesin votën. Kjo ndikoi shumë që të mbesin të njejtat garnitura politike në pushtet.

Mos dalja masovike në votime bëri që të mbeten në pushtet gariniturat e kriminalizuara dhe të korruptuara. Mos dalja në votime dhe vjedhjet industriale i kan dëmtuar ato pak principe të demokracisë, kur duhej që të bëhëshin ndryshimet në pushtet. Për aq sa dalin në zgjedhje për aq edhe kemi shtet të fortë ose të dobët. Dihet së dalja në zgjedhje ishte ishte e ulët, dhe mu për ate e kemi këtë gjendje degraduese politike dhe të rrjedhave ekonomike. Mos dalja masovike në votime rezultoi më gjendje sociale të mjerueshme, me paga minimale, më numer të madh të pa punësuarve, me penzione të dobëta etj. Të një shumicë ekziston logjika” se nuk kam çka dalë në zgjedhje së nuk do të këtë ndryshime”.

Kjo logjikë përkundrazi ka bër që të trashen krimi dhe korrupcioni si dukurit më fataliste që janë për çdo shoqëri demokratike. Ka ardhur koha që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e daljës masovike në zgjedhje. Të kuptojnë së nese nuk i përgjigjen procesit zgjedhor bëhën bashkëfajtor të gjendjes së keqe. Mos dalja në votime është kapitulim para të keqës dhe pranimi i statustit të robit. Në Kosovë qytetarët më të drejtë vote ishte dashur të kuptojnë se nese dojnë ta kemi një ardhmeri të ndritur nuk duhet të pranojnë ti kaplon ndjenja e kapitulimit dhe ndjenja e defetizmit.

Ky do të ishte një shëmbull i diletantizmit qytetarë me elemente të fatalizmit. Mos ngritja e vetëdijës qytetare don të thotë mos avancim së pari të vetës dhe mos avansim të proceseve demokratike. Kjo temë më duket mua më shumë i takon domenit dhe një studimi në fushën e sociologjisë. Mos të kapemi ashtu të them pas kulteve të rreme dhe të pavlera të atyre që gjenden në krye të partive politike dhe në krye të shtetit. Në zgjedhjet e radhës do të duhej të mbretëronte logjika pozitive për ndryshime përmbajtësore. Të zgjedhim ata që vërtetë kan vlera dhe moral politikë, e jo të përcaktohemi si deri me tash në njerëzit e konsumuar, të cilët nuk i sollën të mira Kosovës veq dëme në vazhdimësi.

Ti heqim qafe njerëzit të cilët më qëndrimet dhe veprimet e tyre politike na sollën shtetin në pikëpyetje dhe na sollën mirëqenjën në pikën më të ulët. Kjo kastë politike jo që nuk meriton kurrfarë respekti, por përkundrazi meriton të marrë dënimin më të rëndë të popullit. Pasurimi i tyre i pafund është treguesi më i mirë së më çfarë njerëzish kemi të bëjmë. Këta nuk janë udhëheqës shtetëror, por janë do banda të cilat janë ba bashkë për të ruajtur pasurinë e paligjshme dhe për ti vazhduar hajnit dhe keqperdorimet. Në fakt këta janë mësuar të jetojnë në menyrë të pandershme, dhe nga të pandershimit dhe të pa moralët politik, është iluzion të presim diçka të hajrit…

Romanet e Shqipërisë së përjetshme

ANTIOTOMANIZMI I KADARESË


Nga ENTELA KASI



Pas vitit 1970, në pikun e revolucionit prej së cilit Shqipëria gërryhej çdo ditë, Kadare me dhuntinë e talentit dhe pasurinë e intelektit, ka projektuar veprat të cilat me bindje do ti quaja, Blloku i romaneve të Shqipërisë së përjetshme.


Kështjella, Pallati i ëndrrave, Pashallëqet e mëdha, Sjellësi i fatkeqësive, Komisioni i festës, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe mbeten vepra të rëndësishme të këtij blloku. Të përkthyera në shumë gjuhë të botës, këto romane kanë tërhequr vëmendjen e botës letrare të shekullit të XX.

Kadare i kthehet etnisë, në kohën kur internacionalizmi ishte një pushtet absolut në lindje, ku shuarja e identiteteve kombëtare ishte realizuar me ndërtimin e Federatave të bashkimit të shteteve dhe etnive të ndryshme në entitete gjeopolitike artificiale.

Lindja e cila kishte përfshirë nën autoritetin e saj politik gjysmën e Evropës, duke nisur nga muri i Berlinit deri në Moskë, në BRSS, dhe Ballkani që përfshinte etnitë dhe shtetet, duke lënë mënjanë gjysmën e Shqipërisë dhe Greqinë, ishin po aq të rrezikshme sa Perandoria Otomane e shekujve të kaluar, prej së cilës në fillimet e shekullit të XX, kombet mundën të formonin shtetet e tyre duke shpëtuar ç’të mundnin, në rënien e saj.

Kadare si pararendësit e tij letrarë, shkruan veprat e Ballkanit modern të perandorive lindore ku nën sundimin e tyre janë shformuar, rrezikuar të shuhen etni dhe kombe. Shuarja e tyre është shoqëruar si gjithmonë me krime kundër këtyre etnive dhe popujve, krime të cilat kanë prodhuar gjenocid. Nëse hebrenjtë dhe armenët u ngritën mbi holokaustin dhe gjenocidin, shqiptarët u ngritën në veprat e Kadaresë pikërisht në bllokun e romaneve të Shqipërisë së përjetshme.

Kadare me bllokun e këtyre romaneve krijon një dëshmi në vazhdën e historisë së kombit shqiptar. Ai sjell frymën kundër asimilimit të identiteteve në periudhën e perandorisë komuniste. Ngjarjet që ai i vendos në historinë e Perandorisë otomane na udhëheqin në kohën e shkrimit të veprave në të cilat ka një dy-kohësi, koha e ngjarjeve që ai sjell në letërsi dhe koha e shkrimit të veprave.

Duke sjellë sfondin e perandorisë otomane, alegoria dhe analogjia me sistemin e shkombëtarizimit të popujve dhe kombeve të Evropës në mungesën e lirisë së tyre e vendosin shkrimtarin Kadare në vazhdën e shkollës së nacionalizmit shqiptar, të cilën e rigjallëruan rilindësit, ndërsa bazat e saj i kanë hedhur shkrimtarët e vjetër të gjuhës shqipe, duke filluar nga Buzuku.

Akademia Franceze dhe përfaqësuesit zyrtarë të saj janë shprehur, se Shqipëria historike është një vlerë e pamohueshme në romanet e Kadaresë.



Pas fundit të luftës së Kosovës, kur ky shtet i ri, kishte për kryeqytet Prishtinën, pas sprovës letrare Mosmarrëveshja, duket sikur një industri e tërë vihet në resht kundër shkrimtarit. Veglat e kësaj industrie, individë të Shqipërisë Atlantike në mënyrë sporadike por edhe të unifikuar ngrihen kundër veprave të tij, pastaj kundër personalitetit të tij, e më pas kundër ideve të tij dhe në fund tërësisht kundër tij.

ismail kadareDuke iu referuar shtypit por edhe një duzine artikujsh të përmbledhur edhe në libra,duke kërkuar edhe për autorët e shkrimeve, bie në sy një vetëkënaqësi herë pas here e mbushur me nota mllefi dhe inati deri në urrejtje ndaj shkrimtarit.

Duke lexuar mes rreshtave,dallohet ligësia, e kjo e fundit është një tregues për ti marrë seriozisht këta individë që në mënyrë sporadike apo në sinkron sulmojnë shkrimtarin, me të cilin gjuha shqipe përfaqësohet në shumë-gjuhët e botës, jo vetëm si pasuri kombëtare por si fuqi për të shkruar letërsi universale.

Duke i lexuar ftohtë shkrimet e publikuara në media të Prishtinës por edhe të Tiranës, në portale online, duket se ky grupim nuk ka probleme me Kadarenë, por me Shqipërinë historike në veprën e tij. Duke sulmuar Kadarenë në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkuptohet Shqipëria!

Idetë që shtjellohen në shkrimet e tyre, e vendosin Kadarenë në qendër të akuzave absurde. Sipas shkruesve ‘Kadare sulmon myslimanët dhe fenë islame te shqiptarët, më së shumti tek shqiptarët e Kosovës’. ‘Kadare si ideolog i ideologjisë staliniste i fton shqiptarët të ndërrojnë fe’, do të deklaronte Qosja në 1.08.2015.


Sinkron është hedhur ideja se Kadare po lufton formulën e shtet-formimit, ku religjionet janë përfshirë secili në përfaqësim, e garantuar kjo nga Kongresi i Lushnjës. Halit Matoshi, publicist, deklaron se albano-centrizmi ka marrë fund, ndërsa H. Ferra, shpreh mendimin se Idetë e Kadaresë janë prodhime Gabi të Evropës

Duke e akuzuar për mono-fetarizëm, Kadareja vendoset edhe një herë në qendër të industrisë së sulmeve ndaj tij. Kjo luftë ndaj Kadaresë duket sa e pakuptim po aq edhe e rrezikshme.

Shteti shqiptar e ka të sanksionuar në Kushtetutë që është shtet laik dhe që nuk ka fe zyrtare. Shteti është i pavarur nga feja dhe si i tillë ai nuk është ndërtuar mbi bazën e kësaj formule të përfshirjes së religjioneve. Duke i mëshuar idesë së përfshirjes së religjioneve në mënyrë të barabartë si kusht i ruajtjes së ekuilibrave midis popullsisë, duket sikur kërkohet një ndryshim i kushtetutës për këtë çështje.

Kjo kërkesë del tërthorazi nga ideatorët që përdorin individë të caktuar ndërkohë që Shqipëria vetë nuk ka hapur asnjë debat shkencor apo akademik për këtë çështje. Për më tepër që bashkëjetesa e religjioneve në kuptimin e harmonisë është një prej pasurive më të çmuara të shqiptarëve si komb.

Atëherë me të drejtë na lind pyetja: pse sulmohet Kadare me një akuzë kaq të frikshme? Si i fyeka Kadare, besimtarët myslimanë dhe këtë religjion?
Fyerja e një përkatësie religjioze të një komuniteti është një çështje delikate për të mos thënë e rrezikshme. Në jetëshkrimin e tij Jozef Anton, Salman Rushdie dëshmon biografinë e tij nga çasti fillestar kur për shkak të trajtimit që ai i bën disa vargjeve kuranore me shqisën e shkrimtarit, A. Komeini, lëshoi një fatvia, prej së cilës S. R. u dënua me vdekje. Po ashtu u dënuan krejt botuesit dhe përhapësit e veprës së tij letrare deri edhe përkthyesit. Ky dënim e vendosi shkrimtarin në pozitat më të vështira të jetës, dhe shoqëritë intelektuale të Evropës në qendër të një debati ndërkombëtar.

E gjithë kjo na drejton kah mendimi i qendrës së ciklonit të aktualitetit botëror, në të cilin shqiptarët duhet të përfshihen me çdo kusht, dhe sigurisht në qendër të tij duhen përfshirë edhe shqiptarët.

FB_IMG_1452085012370Përse akuzohet Kadare si fyes i myslimanëve? A nuk do të mjaftonte akuza se ai është një shkrimtar i realizmit socialist dhe ideolog i Stalinizmit? Përse Qose e çon akuzën në një zgrip kaq të rrezikshëm? Të jetë Qose kaq i padijshëm për pasojën, apo pasoja e pritshme është shkaku i një artikulimi me forcë.

‘Mjeti justifikon qëllimin’. E qëllimi, me këtë rast është i dyfishtë. Të sulmohet Shqipëria, duke vendosur në pozitë të vështirë besimtarët myslimanë, e kështu tronditen ekuilibrat e bashkëjetesës fetare të një kombi i cili këtë e ka pasuri të kulturës së tij. Duke sulmuar Shqipërinë përmes Kadaresë.

Për të mos thënë akuzën e nënkuptuar prej shkruesve se duke i fyer myslimanët shqiptarë, këta të fundit e kanë më të thjeshtë ti bashkëngjiten ISISI-t, pasi kjo do të ishte mënyra e drejtë e reagimit të tyre prej fyerjeve që iu bëkan nga intelektuali dhe shkrimtari Kadare në kohën e dy Shqipërive, asaj atlantike dhe asaj londineze!

Kam bindjen se koha dhe e ardhmja do të nxjerrin në dritë të vërtetën, kur kjo epokë transitive dhe delikate të jetë përfunduar, e kur bota e ftohur nga çështje kaq të nxehta të ketë hyrë në një rend të paqtë, të larguar njëherë e përgjithmonë nga lufta fetare.
Në përmbyllje të këtij argumenti sa delikat po aq edhe të vështirë, blloku i romaneve të Shqipërisë së përjetshme, veprave që cituam më lart në rend kronologjik, i cili u shkrua në kulmin e egërsisë së perandorisë lindore të diktaturës, mbeten dëshmia e identitetit të Shqipërisë së përjetshme në letërsinë botërore të shekullit të XX.

Ashtu si shkenca e arkeologjisë që mbart peshën e dijes dhe të vërtetave historike mijëra vjeçare, brezat e qindra-viteve të së ardhmes do ta kenë edhe më të thjeshtë ti afrohen qartë së vërtetës të disa shekujve të errët në historinë e Ballkanit të një mijë-viteve të errët, ku shqiptarët pasardhësit e Bellum Ylliricum Sacrum, ti kthehen rrënjëve të një qytetërimi antik të mbuluar nga tallazet e historisë së botës.

Evropa si një koncept gjeopolitik më së shumti është një entitet unik i një kontinenti sa antik po aq edhe modern, e në të dy rastet shfaqet si atdheu i kombeve. Ky atdhe i kombeve përgjithmonë i tronditur në historinë e qytetërimit njihet për konservatorizmin dhe pasurinë e kulturës jo vetëm letrare por të arteve në tërësinë e tyre.

Si atdheu i letërsisë, teatrit, pikturës, skulpturës, muzikës klasike, kryeqendrat e Evropës me kombet e saj dhe historitë e tyre, por edhe si qendër e politikës, kjo Evropë vazhdimisht e tronditur ka shënjuar në historinë e saj anët e errëta dhe të ndritura të njerëzimit.

Nga historia e shkrimeve të hershme, kur njerëzimi në pllaka blate shkruante dëshminë e vet kulturologjike, me epe të lashta dhe kode, Evropa ka qenë atje, e me të po ashtu edhe shqiptarët e vjetër, stërgjyshërit paraardhës të shqiptarëve të sotëm. Gjuha, krejtësisht e veçantë në familjet e gjuhëve, ku vetmia e saj në kuptimin familjes degës dhe trungut është një e vetme në pemën e gjuhëve. Si një e vetme, në përkatësinë e një populli të vetëm dëshmon për një komb i cili është i vetëm dhe që nuk ka kushërinj të afërt apo të largët me popujt të cilët janë të afruar me gjuhën që ata flasin. Duke qenë të tillë, popujt e së njëjtës gjuhë i takojnë një kombi sepse të gjithë e pranojnë se gjuha është një tregues i themelit të etnisë. Me etni tërësisht të vetmuar, shqiptarët e vjetër, me një gjuhë tërësisht unike, të larguar nga gjuhët rrotull të kombeve dhe popujve në kufi të tyre, dëshmojnë edhe përkatësinë e tyre në një etni të vetme kombëtare pa të afërm.

Të vetëm në Ballkan, i cili në historinë e tij është quajtur Gadishulli Ilirik, shqiptarët e sotëm pasardhës së Ilirëve kanë qenë banorët e hershëm të gadishullit. Si banorë autoktonë të gadishullit, ata mbetën banorë autoktonë edhe kur gadishulli u emërtua Ballkan në hartat moderne të Evropës.

FB_IMG_1452085211754Letërsia evropiane mbetet një dëshmi e epokave të saj nga antikiteti i saj në kohët moderne. Homeri bëhet dëshmitari i parë i një lufte të Evropës me vetveten luftë kjo që fillon nga Mesdheu i gadishullit antik. Në kohët moderne pikërisht prej tij janë shënjuar luftërat botërore e para dhe e dyta brenda disa dhjetëra viteve.

Artet dhe punët e letërsisë së cilat duhet të mbeten të paprekura nga politika shpesh kanë rënë në zgripin dhe rrjetën e politikës. Të rrallë janë ata krijues që kanë mbetur apolitikë në historinë e Evropës, dhe fare të rrallë ata që kanë mundur të jenë të çliruar prej rregullave të sistemeve politike të Evropës në historinë e saj.

Homeri, Eskili, Virgjili, Ovidi, Dante, Servantes, Shekspiri, Hygoi, Gëte, Dostojevski, Kafka, por edhe Kadare, do të mbeten përgjithmonë një pasurie Evropës, kjo pasuri merr vlerën e letërsisë botërore.

Territori kaq i madh që humbëm nga ‘dashuria’ për turkun e islamin


Brunilda Ternova



– Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 f. 99. Abdyl Frashëri, “Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër“, fq. 100.

– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, f. 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.

– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët“, Vjenë 1996, fq. 56-58.

Harta e trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, 1880

– Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare“, Koha, nr. 14/1991, fq.26, ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24.

Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2, që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin TURQISE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq. 6.

– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e TURQISE më 1913, i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503. Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.



Vetem ne Kosove kontributi anti-shqiptar turk, në bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave, që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash, kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Programet kryesore famëkëqija ishin:
– “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
– Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,

– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi, veçse zbatonin këto projekte e programe.

Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllavë… Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2, që e humbuëm dhe tani Shqipëria e Kosova kanë rreth 39.600 km2.

TË HUAJTË PËR SHQIPTARËT




E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Akademiku francez: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia”.
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më tëvjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nushiq: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”. Gustav Majer:
“Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën drejt jugut dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...