"
...Megjithatë, rruga jonë kombëtare, gjuha dhe identiteti, do të vazhdojnë të ecin përpara o z. Spahiu!
Reagim ndaj fushatës së Nexhmedin Spahiut, si dhe sivëllait të tij, Migjen Kelmendit, që po punojnë “së mbari” për krijimin e gjuhës dhe “kombit kosovar”).
Ramadan PLLANA
Për çdo shqiptar që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë ky marifet i zotërinjve Spahiu dhe Kelmendi, është dredhi kombëtare dhe shërbim në dobi të qarqeve antishqiptare e, në radhë të parë shovinistëve serbë, thënë troç; është fund e krye tradhti kombëtare.
Nuk kam për qëllim, as pretendoj, që të lodhem për një analizë, të këtyre prapësive “shkencore”, sepse unë respektoj me besnikëri, aq sa kam mundësi, të gjitha përpjekjet e popullit tonë gjatë historisë së vet, të larë me gjak, të arriturat dhe sukseset për liri e pavarësi, për një gjuhë e kulturë të përbashkët, me në kulm të kurorës së këtyre përpjekjeve- themelimin e shtetit shqiptar (1912) si dhe për njësimin e gjuhës letrare më 1972.
Tani, kompetencat për ndryshime progresive, të gjuhës dhe identitetit kombëtar u mbetën ta zhvillojnë më tej, Akademive dhe institucioneve gjithëkombëtare e jo si t’u teket individëve narkotikë siç janë Nexhmedin Spahiu e Migjen Kelmendi!
Qëllimi im është, njëkohësisht, që t’u tregoj Nexhmedin Spahiut dhe Migjen Kelmendit dhe të tjerëve si këta që ua bëjnë iso-n se: medaljet e kombit, gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar janë këto kurora: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), Kongresi i Alfabetit (Manastir 1908), Kongresi i Elbasanit (1909), Shkolla Normale e Elbasanit(1909), Pavarësia (1912), Konsulta Gjuhësore e Prishtinës( 1968), Kongresi i Drejtshkrimit (1972), e shumë e shumë të tjera, të fituara me shumë përpjekje, mund e gjak, etj.etj, e jo përçapjet tuaja pseudoshkencore djallëzore antikombëtare, pa e derdhur as pikën e gjakut, as djersën e ballit.
Unë, nuk u drejtohem atyre «me doktorate të shkencave politike», siç shprehet Spahiu, po atyre shokëve e miqve të thjeshtë, që më pyesin se çka «filozofon» ky “analist”!
Meqenëse, unë nuk jam kompetent, as analist, siç e ceka më lart por, jam nxënës besnik i këtyre institucioneve, po i japi të drejtë vetes që të shërbehem me vlerësimet shkencore; vlerësime kompetente mbi të cilat ti o shkretan, hedh vrer e helm ashtu si vepruan dhe po veprojnë armiqtë shekullor pandalshëm!
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, shënon momentin kulmor dhe zgjidhjen ideale të përpjekjeve që janë bërë në Kosovë, në Maqedoni e në Malin e Zi për njësimin e shkrimit e gjuhës letrare shqipe.
Vendimet e saj historike ishin në vazhdën dhe në përputhje të plotë me strategjinë kombëtare në fushë të gjuhës dhe përbëjnë një hallkë të domosdoshme të kësaj strategjie: në raport me Kongresin e Manastirit ajo shënon, pas njësimit të alfabetit në këtë kongres, atë të njësimit të shkrimit, duke shkuar me një orientim të qartë shkencor po në atë rrugë që ishte projektuar nga ai Kongres i cili miratoi një alfabet prej 36 shkronjash që u përgjigjen 36 fonemave zanore dhe bashkëtingëllore, duke hequr dorë nga disa veçori themelore fonetike të gegërishtes, siç ishin hundorësia dhe gjatësia e zanoreve, çka mund të realizohej më së miri në Projektin e Rregullave të Drejtshkrimit (Tiranë, 1967) dhe deri diku edhe në Ortografinë e Prishtinës (1964); në raport me Komisinë Letrare të Shkodrës Konsulta Gjuhësore e Prishtinës vazhdoi frymën e asaj Komisie për afrimin e dy varianteve letrare dhe "për një ortografi sa më të përbashkët për të dy dialektet", duke miratuar Rregullat e drejtshkrimit të botuara në Tiranë (1967); në raport me Kongresin e Drejtshkrimit (Tiranë, 1972). Konsulta e Prishtinës, pesë vjet përpara këtij Kongresi, "i dha realisht përmasa kombëtare gjuhës letrare të njësuar", përmasa këto që në të vërtetë asaj i ishin dhënë që në Kongresin e Manastirit; (shih edhe S.Mansaku, "Identiteti gjuhësor i shqiptarëve dhe gjuha standarde", në Të drejtat e njeriut 1(41) 2005); gjithashtu Konsulta e Prishtinës ishte një parapërgatitje dhe një mbështetje e suksesit të Kongresit të Drejtshkrimit që do të mbahej në Tiranë pas pesë vjetësh.
Në Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur në Tiranë më 1972, morën pjesë një shumësi gjuhëtarësh, akademikësh dhe lëvruesve të shqipes, më të njohurit për kohën. Nga të gjitha trojet shqiptare. Nga Shqipëria, nga Kosova, nga Ilirida, nga Mali i Zi, etj. Kongresi i Drejtshkrimit i 1972-ës, pasqyron një të arritur të padiskutueshme në çdo dimension.
Në rend të parë, Kongresi i Drejtshkrimit është një kristalizim i të gjitha përpjekjeve të vazhdueshme të patriotëve të zjarrtë të shqipes, që nga Kongresi i Manastirit, në të cilin u njësua alfabeti konvencional i shqipes.
Në rend të dytë, Kongresi i Drejtshkrimit i Tiranës, përben një të arritur në jetën sociale, shkencore dhe në çdo aspekt tjetër të jetës për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Fill pas kësaj ngjarje të shënuar në mbamendjen historike, do të rilindin qindra mijëra vepra letrare, romane, punime shkencore të arrira, studime të shumanshme etj.
Pa u thelluar në analiza, se si na lanë në gjysmë të rrugës, të trasuar nga rilindësit tanë, diplomacia dhe faktori i jashtëm në ndërmjetësimin dhe ndërhyrjen e tyre arbitrare, pas luftës së famshme që bëri UÇK-ja, po na dëmton gjithmonë në përpjekjet tona për bashkim e emancipim kombëtar drejt arritjes së standardeve dhe civilizimit evropian, aty ku e kemi edhe vendin, duke na e mohuar të drejtën natyrore mbi shprehjen e lirë kolektive – atë të parimin mbi vetëvendosjen e popujve.
- Në këto pengesa , në emër të demokracisë, shprehjes së lirë, analizave individuale,na dalin përpara edhe elementë pakurrizorë autoktonë, siç jeni edhe ju. Kështu, sot e tërë Shqiperia Natyrale, megjithë gjakun e derdhur dhe përpjekjet e idealistëve, është e plagosur e helmuar, e copëtuar e ndarë deri në kockë, dhe prapë ka tentativa, që t´i hedhin baltë, e ta përçajnë më shumë se që e kanë katandisur politikajtë pakurrizorë që nuk ua prishin fare planet djallëzore, me Pakon e Ahtisarit në Kosovë, me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni, me Marrëveshjen e Konçulit e cila ndikoi në mbetjen e Kosovës Lindore nën Serbi, me mohimin e të drejtave kombëtare në Mal të Zi, etj. Ju, “analistë politikë”, me sivëllezërit tuaj në shtetin amë, vetëm bëni sehire e krijoni huti në këtë gjendje amullie që gjendet aktualisht kombi ynë.
-Për këtë temë kishte qenë shumë me rëndësi që ju të lexoni mbarë historinë e popullit shqiptar, pastaj për ta bërë një analizë edhe për për aktualitetin e popullit tonë. Sa për fillim po jua përkujtoj disa nga citatet e ca personaliteteve kombëtare, mendimet e të cilëve janë gjithnjë aktuale:
"Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut!".
Abdyl Frashëri
"....folklori do të bashkojë shqiptarët dhe populli do të rrëmbejë edhe njëherë shpatat luftarake...."
De Rada
"Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime nër kta vllazen shoq me shoq, kush na ndanë me gjuhë e shkrime çka natyra vet e përpoq!”
Mjedja
Po, Evropa atëherë,
Ishte djall dhe për lumë.
Priste Ruson´ dhe Volterë
Ta zgjonin nga i madhi gjumë!
Naim Frashëri
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
e njė fjalė tė ambėl askush s'ta flet!
Pashko Vasa
Rilindësit tanë, me këto mësime e veprime e ringjallën , e mbollën dhe e ngulitën kujtesën, vetëdijen dhe me këtë edhe bënë të mundshëm emancipimin dhe formimin e kombit shqiptar.
Pasi t’i lexojmë me vëmendje këto mendime të ndritshme mund të konstatojmë se, megjithë përparimin dhe civilizimin evropian që është bërë në të gjitha fushat jetësore, për ne shqiptarët fati historik po ka shumë ngjashmëri e sotmja me tragjikën e asaj kohe; kur janë shkruar këto mendime, me situatën në të cilën gjendemi, si popull me nivelin më të ulët në Evropë, pikërisht duke na «rrxuem përdhe» e një fjalë të ambél askush s’ta flet»! ...dhe derisa nuk na mundësohet e lejohet e drejta e patjetërsueshme, e drejta natyrore për të qenë të lirë, dhe sovran në trojet tona, e drejtë e njohur dhe e garantuar në dokumentet themelore të OKB-së, në Parimet bazë të Drejtave të Popujve mbi Vetëvendosjen; nuk do të ketë paqe e lumturi në ketë pjesë të Ballkanit.
Populli shqiptar prap u dashka, në shekullin e XXI që të bëhet kurban i paqes për hir të lakmive serbe dhe mbështetësve të tyre, edhe pas këtij gjenocidi e pastrimi etnik që na u bë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar!
Jo zotërinj «analistë» e sehirxhinj!
Ju, gaboheni me pretendimet tuaja për formim të një kombi «kosovar» me identitet pa identitet- identitet të një qytetari hibrid që as klonimi i një laboratori shkencor në botë, nuk do ta provokonte që ta krijojë!
Ku keni parë e dëgjuar ju që një gjuhë e një populli të tjetërsohet e të ndahet nga gjuha e nënës?! Në Evropë, që thirreni në emër të normave të demokracisë dhe civilizimit të saj ?! Mos u mundoni të na hedhin hi syve! Evropianët i kanë njësuar gjuhët e veta çysh në shekujt e XVIII e XIX , dhe francezi flet frëngjisht , si në Francë, në Belgjikë, Zvicër, Luksemburg, Kanada, etj. Në Belgjikë, p.sh. nuk ka gjuhë belge, si që nuk ka gjuhë zvicerane në Zvicër, gjuhë kanadeze në Kanada etj; po ashtu nuk ka gjuhë austriake, zvicerane, etj. po ka gjuhë gjermane. Ju do të bëheni më evropianë se evropianet duke zbuluar “gjuhën dhe identitetin kosovar”! Edhe arabët, që jetojnë në Afrikë e Azi, kanë një gjuhë arabe e jo gjuhë marokene, algjeriane, egjiptiane, siriane, irakiane, jemenite, palestineze , etj. Kështu edhe anglishtja flitet në Britaninë e Madhe. SHBA, Kanada, dhe në Australi e Zelandë të Re. Keni dëgjuar ju se ata kanë “zbuluar” ndonjë gjuhë që i dallon këto në këto vende?! Keni dëgjuar se flitet kanadisht, australisht, neozolamdisht, etj. Na tregoni një shembull?
Zotërinj “largpamës” e «analistë» të politikës ditore; një histori që ekziston në shoqërinë tonë, Historia magistrate vitae est, historia që është mësuesja e jetës na ka mësuar se “ Ballkani do të jetë fuqi baroti dhe se Evropa kurrë nuk do të ketë paqe e rehati gjersa mos të zgjidhet çështja e shqiptarëve në përgjithësi” -Këtë, ua ka thënë diplomacisë së Fuqive të Mëdha, Abdyl Frashëri i Madh dhe luftëtarët e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit para, tani e 130 vjet përpara, këtë ua ka përsëritur edhe Ismail Qemali i urtë, bashkë me Hasan Prishtinën, më 1912, këtë ua ka treguar edh Avni Rrustemi në Paris, më 1920, këtë ua tregoi edhe Adem Jashari legjendar, në fund të dekadës së shekullit që e lamë pas, i cili duke kënduar këngë për Çerçiz Topullin, ra në altarin e lirisë, duke lënë porosinë e madhe për vazhdimin e luftës deri në fitoren përfundimtare, bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Prandaj, neve na e kërkon gjaku i atyre që ranë që ta mbrojmë identitetin tonë kombëtar, aq të pastër e aq të vendosur për të qenë këta që jemi – shqiptarë. Ky është udhërrëfyesi ynë.
Po, gjithë këtë rrugë të gjatë e të mundimshme nuk e kishin të shtruar me lule, ata u vranë e u persekutuan nga regjimet e atëhershme, që ishin të huaja e të tmerrshme për ata shqiptarë që donin të mendonin, të mësonin e të vepronin shqip. Ata, për të arritur deri te një bashkim i mirëfilltë ia shtruan veti këtë detyrë kombëtare me një devizë të fuqishme kombëtare:“Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”! Kështu, ata, shpejt do të ngulitin në shpirtin e shqiptarit, shqiptarizmin, kjo vetëdije manifestohej në ngjarje të ndryshme në të cilat një shqiptar, do ta ndiente veten së pari shqiptar, para se të ishte mysliman apo i krishterë, toskë apo gegë, kosovar apo çam,etj. Rilindësit më të ditur, siç ishin Naum Veqilharxhi,
Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, Koto Hoxhi, Theodor Haxhi Filipi, Pashko Vasa, Jeronim De Rada, arbëreshët e Italisë, nga gjaku e nga zemra, Camarda, Eelena Gjika (Dora D´Isra), Helena Gjika nga Rumania, Zef Serembe, arbëreshët e Greqisë me Panajot Kupitorisin, Anastas Kulluriotin, etj., nuk luftonin për një skaj apo krahinë shqiptare, po për tërë Shqipërinë. Ku i thonë bukës bukë, e ujit ujë.
Zef Jubani, nga Shkodra më 1871, me rastin e botimit të një përmbledhjeje të këngëve popullore të Shqipërisë së veriut në parathënien e vet do të deklaronte në Trieste, se: "shqiptarët, me gjithë ndryshimet fetare, ishin të një gjaku, të një gjuhe me zakone dhe aspirata të përbashkëta"!...
Poashtu, edhe Thimi Mitko nga Korça më 1878, që e botoi një përmbledhje me këngë dhe kallëzime popullore për të ngritur vetëdijen kombëtare. Në vitet e fundit të dekadës së gjashtë Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hoxhë Hasan Tahsini, dhe Ismail Qemali u përpoqën për ta zyrtarizuar formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.
Papa Kristo Negovanin, do ta vriste, më 12 shkurt 1905, me të pabesë kisha ortodokse greke për të vetmen arsye se ky u mësonte shqiptarëve të besimit ortodoks gjuhën shqipe.
Loni Logori do t´ia kushtonte këto vargje elegjiake, dëshmorit të gjuhës shqipe:
Papa Kriston e vranë,
Dhe s’ra për të një kambanë!
Por malet e Shqipërisë,
Dhe shpellat e malësisë,
Thërrisnin anë e mbanë,
Papa Kriston e vranë!
- Gjithashtu, edhe në Kongresin e Manastirit, apo Kongresin e Alfabetit siç u quajt ndryshe, që u mbajt më 14 nëntor të vitit 1908, nuk morën pjesë vetëm pjesëtarët e një besimi apo të një krahine, po ishin 150 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, në krye të të cilëve ishin Mithat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Parashqevi Qiriazi si sekretare e Komisionit, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, etj, etj.
Në jehonën e formimit të alfabetit shqip Ndre Mjedja do t’i shprehte këto vargje frymëzimi:
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon!
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
Pa da zemrën ma ngushëllon!
Gegë e toskë, malësi, jallia,
Janë një komb, m’u da s’duron!
Fund e maje nji asht Shqipnia,
E një gjuhë t’ gjith na bashkon!
Edhe linguistët e njohur evropianë, studiuesit e vërtetë shkencorë, që dhanë një kontribut të madh për albanologjinë,siç ishin Bopp, Pedersen, Jokli, nxënës i të cilit ishte edhe Eqrem Çabej ynë, të gjithë arritën në përfundim shkencor se: Shqiptarët përbëjnë një komb të dalluar, nga më të vjetrit në Evropë, dhe nuk janë një përzierje e çoroditur siç mendonin armiqtë e tyre"!
Po ju ore z. Spahiu, Kelmendi & Co, pse nuk bëheni shkencëtarë të vërtetë po çoroditeni kur mendoni siç mendojnë e dëshirojnë armiqtë tanë!
Unë, për në përfundim të këtij reagimi; për lexuesit e sinqertë do ta kisha këtë porosi-mësim; që na e la shkencëtari, i dituri, gjuhëtari e enciklopedisti më i madh i të gjitha kohërave të kulturës shqiptare, rilindasit tonë të madh, Sami Frashëri:
"Kush të na qëndroj përpara e të na ndalojnë në këtë rrugë të shenjtëruar, ta shtyjmë, ta rrëzojmë, ta shkelim e të shkojmë tutje.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/12/17
PATRIOT NUK TË BËJNË FJALËT, POR VEPRAT!
Demir RESHITI
Nuk kam as më të voglin dyshim se “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptar, mbetet ai i “patriotit”. Njëkohësisht më i vështiri është ai i të qenit me të vërtetë patriot
Patriot (greqisht πατριώτης = atdhetar). Person që e do atdheun. Person i cili e do dhe është i gatshëm që ta mbrojë atdheun. Person tek i cili është i theksuar patriotizmi.
Patriotizmi është ndjenjë komplekse subjektive dhe orientim me vlerë, i cili përfshin ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, armiqësisë ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë atdheun dhe gatishmërinë e vendosur për ta mbrojtur vendin e dashur a shtetin si një nga vlerat sublime.
Sipas historianit të kulturës J. Huizing, fjala patriotizëm paraqitet në shekullin XVIII, madje vetë shprehja patriot, e cila vjen nga kuptimi burimor i bashkëvendësit dhe atdhetarit (patrie amans) i cili e do vendlindjen e tij, është shumë më e vjetër dhe e ka prejardhjen që nga antika.
Dallon edhe nga nacionalizmi, sepse nënkupton ndjenjat e përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut me të gjithë qytetarët e tij (të përkatësive të ndryshme etnike), e jo ekskluzivisht dashurinë ndaj kombit të vet. Ushqimi me ndenjen e patriotizmit paraqet një nga detyrat më të rëndësishme të edukimit shoqëror dhe familjar.
Historia tregon se Cezari ka pasur njerëz të përgatitur dhe të shkolluar enkas të cilët kanë pasur për detyrë që popullatën e territoreve të okupuara ta ushqejnë me patriotizëm (dashuri) ndaj Romës, me qëllim të rekrutimit më të lehtë dhe ngritjes së aftësisë luftarake të rekrutëve të rinj. Aktivitete të tilla më vonë janë zhvilluar edhe në Iliri...
Patriotizmin duhet zhveshur nga politikanizmi dhe kultivuar në formën e pastër të tij, që do të ishte vazhdimësi e traditës ilire të popullit shqiptar.
Patriotizmi – “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptar
Nuk kam as më të voglin dyshim se “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptarë, mbetet ai i “patriotit”. Njëkohësisht më i vështiri është ai i të qenit me të vërtetë patriot, siç e konceptonte patriotizmin Monteskje: “Nëpërmjet dashurisë për njerëzit e mi, mësova që mbi të gjitha i përkas njerëzimit”.
Patriotizmi nuk është detyrim moral, edhe pse në të shumtën e rasteve nënkuptohet si i tillë. Detyrimet morale janë universale, bie fjala si detyrime që të mos gënjehet apo të mos heshtet për të vërtetën.
Mëdyshja për atë se patriotizmi është detyrim moral, paragjykoj se rrjedh nga strukturat shoqërore autoritare, ku ata nga të cilët pritet që të jenë patriotë, nuk marrin pjesë në sjelljen e vendimit për atë se çka është akt patriotik dhe sjellje patriotike.
Ja disa karakteristika të patriotit shqiptar:
- Patriot është ai që asnjëherë nuk i hedh poshtë vëllezërit e një gjaku, pavarësisht nga dallimet krahinore, fetare, zakonore...
- Patriot është ai që flet gjuhen shqipe dhe mendon shqip në çdo sekondë të jetës së tij, pavarësisht se sa larg është fizikisht nga Shqipëria natyrale.
- Patriot është ai që braktis gjithçka në jetën e tij, dhe shkon pranë atdheut të tij për të dalë në mbrojtje të interesave kombëtare. Patriotët e vërtetë më të shenjtë kanë atdheun e tyre dhe për të janë gati të sakrifikojnë gjithçka, edhe familjen e jetën e tyre.
- Patriot është ai shqiptar që di të bëjë dallimin midis interesave kombëtare dhe interesave politike. Interesat kombëtare qëndrojnë gjithmonë mbi interesat politike dhe i bashkojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike.
- Patriot është ai shqiptar që ka një dëshirë dhe ëndje të madhe të njohë historinë, traditën dhe kulturën shqiptare, dhe t’ua përcjellë atë edhe pasardhësve të vet.
- Patriot është ai shqiptar që ngre zërin e vet sa herë që dikush guxon të cenojë a shesë interesat tona kombëtare. Të jesh shqiptar nuk do të thotë vetëm të kesh lindur i tillë, por të jetosh gjithë jetën tënde me përgjegjësitë që vijnë me të qenit shqiptar.
Dhe ajo më kryesorja dhe e logjikshmja për mendimin tim është se patriot nuk të bëjnë fjalët, por veprat!
Demir Reshiti lindi më 24 qershor 1963 në Bresanë të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skënderaj, ndërsa fakultetin ekonomik dhe atë të gazetarisë në Prishtinë. Ka punuar si kryeredaktor, redaktor dhe gazetar në disa mediume ("Rilindja", "Radio Kukësi", "Kosovapress", "Radio Sharri", "Zëri i Kosovës", "Epoka e Re", revista "Sharri", revista "Paqja", gazeta "Tribuna shqiptare", gazeta "Lajm"...). Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si autor dhe prezantues i emisionit "Më Afër" që iu kushtohet bashkatdhetarëve në mërgatë.
PROJEKTI I BAN KI-MOON’IT RRUDHOS NË MËNYRË SHKATËRRIMTARE INTEGRITETIN DHE SOVRANITETIN E KOSOVËS
... dhe rikthen autoritetin e Beogradit në një varg fushash nevralgjike. Shkurt e shqip: nuk është fjala thjesht për “dypushtetin” në Mitrovicë, që ka ekzistuar edhe në periudhën e Reich-ut të tretë; as për “vijën më veriore të pranisë shqiptare” - “gjegjësisht vijën më jugore të pranisë serbe”, sikurse ka qenë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, sipas statutit të Mitrovicës.
Problemi është më i thellë dhe më i ndërlikuar. Nuk është fjala për “Kosovën e vogël” që u duhet serbëve në jug, por për Kosovën në tërësi.

MONIKA STAFA & FLORI BRUQI
Ban Ki Moon:“ …procesi të udhëhiqet dhe përkujdeset në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit nr. 1244 (1999)“ (!!!)
Më shqetësuesja nga të gjitha është fshehja e kujdesshme e gjashtë pikave të famshme të propozimit të Ban-Ki Moon-it nga politikanët e nga gazetarët. Nervozizëm e panik gjithandej, por pa bërë të njohur vetë dokumentin, cilat janë këto gjashtë pika, të cilat Sekretari i Përgjithshëm i përmendi një për një në konferencën e përmuajshme të shtypit të datës 11 nëntor.

1. policinë;
2. doganat;
3. gjykatat;
4. transportin dhe telekomunikacionin;
5. administratimin e kufijve dhe
6. objektet e kultit fetar.

Propozimi prej gjashtë pikash që Ban-Ki Moon u ka bërë palëve jo vetëm që është sekretuar në një mënyrë të habitshme, por, madje, nuk është përmendur as fakti që vetë administrata e OKB-së e pranon: që dy prej pikave të kompromisit, ajo e doganave dhe ajo e policisë, janë “two points that challenge republic of Kosovo constitution”. Në të vërtetë është edhe më keq. Propozimi i Ban-Ki Moon, që nuk është një nismë vetjake e Sekretarit të Përgjithshëm, por një projekt për të cilin është thirrur të diskutojë e të vendosë vetë Këshilli i Sigurimit, “possibly by the end of this week”.
Propozimi i Ban’it është bërë pas disa këshillimeve me Autoritetet më të larta të Bashkimit Europian!
Fshehja e projektit të propozuar nga Ban-Ki Moon natyrisht që nuk është bërë për të ruajtur autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm. Sepse, sikurse shprehet ai vetë, propozimi është bërë pas disa këshillimeve me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian. Fshehja e nismës më të re të rregullimit formal-juridik të statusit të Kosovës, duke ia lënë dyert hapur Serbisë në ato nyje që përbëjnë shtetësinë vetë, ka të bëjë me një vetëdije anakronike të mashtrimit të vetes dhe të popullit, me vetëdijen e ruajtjes së një optimizmi fals, që përditë e më shumë e ngarkon të ardhmen e Kosovës me një kosto të papërballueshme.
Kush ua ka mbyllur gojën protagonistëve të veprimit politik jo vetëm në Kosovë, por dhe në Tiranë, që e kanë reduktuar gjithë përmbajtjen e nismës tek “dypushteti në Mitrovicë”?
Nuk mund të fshihet: thjesht fakti që në brendësinë e tyre peshojnë më shumë interesat e protagonizmit vetjak se interesa të mëdha përbashkuese kombëtare. Pikërisht prej këndej vjen dhe qetësia e propozuesve, kur shprehen tekstualisht se autoritetet e Prishtinës do të veprojnë me ndjeshmëri prakticizmi, realizmi dhe lëvizshmërie (“I hope that the Pristina government ëill understand and react to this ëith a sense of practicability and reality, ëith a sense of flexibility”).

Gjashtë pikat e propozimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në fakt nuk janë ndonjë e re krejt e papritur për botën shqiptare. Me një dëshirë të pafrenuar shqiptarët nxituan të gënjejnë veten menjëherë pasi presidenti amerikan Bush, tha në Tiranë se “koha për pavarësi është tani”. Televizionet dhe të përditshmet nxituan të shpallin me bujë se fati i Kosovës u garantua. Një vetëdije rajaje u shpërfaq menjëherë si epidemi në gjithë mjedisin shqiptar. Një ngutje si në maratonë kush të pohohet më entuziast se tjetri.
Në të vërtetë, pohimi i presidentit Bush kishte përmbajtjen dhe duhej kuptuar në formën “koha për shpalljen e pavarësisë është tani”. Ai nuk u pyet sa do të zgjaste procesi i njohjes së shtetësisë së Kosovës. Emisarë të diplomacisë amerikane, si ish-ambasadori Holbroucke, pohuan shqip se nuk është e thënë që pavarësia të kuptohet si “barazi në të drejtën ndërkombëtare të shtetësisë”, sepse dhe vende të tjera, si Taivani, kanë njohur zhvillime të shkallës më të lartë, pa qenë anëtarë të OKB-së.

Ajo që po ndodh sot në Kosovë është një zgjidhje “ad hoc” e autoriteteve ndërkombëtare, me të cilën nuk bie ndesh as projekti i Ban-Ki Moon-it. Nëse të gjitha vendeve të ish-Lindjes, BE u bëri të qartë se rruga e integrimit kalonte përmes kapërcimit të problemeve ndërkombëtare, në rastin e shqiptarëve dhe serbëve zgjidhja u zbatua në invers. Me një fjalë, në fillim pranojmë problemin (Kosovën, ashtu si ajo e quan veten) dhe pastaj palët e vonuara. Deri atëherë as pavarësia dhe as kufiri nuk do të kenë më vlerë.
Mendjelehtësia e veprimtarëve politikë të shqiptarëve në Kosovë e në Tiranë shprehet edhe më qartë në duartrokitjet që provokojnë nga tribunat e konferencave të shtypit sa herë që numri i vendeve që deklarativisht e kanë njohur pavarësinë e Kosovës shtohet nga 50 në 51 ose nga 51 në 52. Rrallëkush nuk trembet për ta prishur qetësinë, për të rrezikuar rishtas status quo-në, për të tronditur ata të paktë që kanë fuqi të tronditen, për të shtruar çështjen tejet të vështirë, që rruga e mundimshme prej pushtetit (qeverisjes) drejt shtetit (barazisë me subjektet e botës së sotme) nuk është një çështje e vulosur me tapi, madje nuk është më as një çështje europiane apo euroatlantike.
1. Mbi 50 vende arabo-islamike, të cilat as e kanë kapërcyer dhe as munden, të paktën tani për tani, ta kapërcejnë antiamerikanizmin e tyre thjesht për dashamirësi ndaj shqiptarëve (duke përjashtuar Turqinë dhe Malajzinë, ndoshta dhe Iranin, që, përmes ambasadorit të vet në Tiranë, ka pohuar se “ne nuk mund të njohim një vend që nuk na e ka kërkuar njohjen”);
2. Më shumë se 30 shtete gjysmë-sovjetike gjysmë-jugosllave që i bashkon në votën kundër lidhja gjenetike me Serbinë;
3. Dhe po ashtu ndoshta afro 50 shtete të tjera, afro dhe latinamerikane, tek të cilat ende është në veprim kulti i simpatisë për ish-Jugosllavinë-lider të vendeve të “botës së të paangazhuarve”, hija e dikurshme e kreut të “botës së tretë” jashtëbllokiste.
Vetëm kur të bëhet pyetja se çfarë na mungon, jo çfarë kemi arritur, mund të bëhet fjalë për dalje nga vetëmashtrimi dhe njerëzia nuk do të bëjnë me faj Ban-Ki Moon-in, por vetëdijen e rajasë të vetë liderve të tyre.
MITI APO HISTORIA, GËNJESHTRA APO E VËRTETA?
Shkruan: Prof. Ahmet QERIQI
Demokracia u ka sjellë shqiptarëve shumë të mira, e mbi të gjitha ka sjellë mendimin e lirë, madje edhe të shfrenuar për të shkruar, për të sharë e për të fyer këdo, për ta fajësuar të kaluarën si atë komuniste ashtu edhe të kohës së Skënderbeut.
Kjo demokraci e kuptuar kështu, dita ditës po e sheshon kaosin dhe po përzien përfundimisht vlerat dhe jo vlerat, të cilat po zihen në të njëjtin kazan, që e kanë farkuar e mbushur me ujë dhe që po i fryjnë zjarrit antishqiptarët, nga jashtë e nga brenda.
Nuk di a ka kund ndonjë popull tjetër që prodhon më shumë bastardë se ky populli ynë, bastardë të tillë që ka prodhuar jeta nga robëria në robëri, saqë tani, në këtë lirinë e përgjithshme e pa fre, “ këta përngjajnë me kafshët e egra, që kanë ikur nga Kopshti Zoologjik, dhe kur nuk arrijnë të gjejnë ushqimin, kthehen prapë në kopsht, sepse janë mësuar që atje ta gjejnë racionin ditor të ushqimit.” Të tillë janë disa analistë dhe disa nga ata, që veten e quajnë shkrimtarë dhe të cilët mundohen me çdo kusht t’ i japin munxët Shqipërisë dhe kombit shqiptar, në emër të modernizmit, në emër të altruizmit, por gjithnjë në shërbim të qarqeve, që i financojnë me qëllim për të shkatërruar njësinë kombëtare, gjuhësore dhe kulturore shqiptare.
Nuk ka personazh të historisë dhe të kulturës shqiptare, që të mos jetë kontestuar nga ky soj njerëzish.
Kohëve të fundit ka filluar gara për ta përdhosur edhe figurën madhështore të Skënderbeut, pasi janë përdhosur, sharë e fyer të gjithë, me radhë deri te këta të kohës sonë.
Në këtë luftë bastardësh për të “demitizuar” historinë dhe për t’i çmontuar shtyllat e bazamentit kombëtar, është arritur edhe deri shtylla kryesore, deri te figura e Skënderbeut. E kishin filluar këtë punë të pandershme disa islamikë të ndërkryer, pastaj një sulm tjetër të poshtër i ka dhënë edhe Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” dhe tash së fundi edhe botimi i monografisë për Skënderbeun nga Oliver Jens Shmit, që ka nxitur debate, meqë kjo vepër edhe është përkthyer me qëllim për ta diskredituar këtë figurë madhështore të kombit.
Në këtë aktivitet antikombëtar po marrin pjesë njerëz me prirje të sëmurë, për të qenë të pranishëm në medie dhe për të dhënë gjykime ndër më të ndryshmet.
Bastardët, në figurën e Skënderbeut shohin mitin jo historinë. Historisë nuk duan t’i besojnë, sepse thonë se është shkruar shtrembër, por duan ta bindin opinionin se paska qenë Rilindja Kombëtare, ajo që nxori në sipërfaqe Skënderbeun dhe e madhëroi atë, me qëllim për t’ i dhënë hov luftës kundër Turqisë. Dhe çuditërisht, sipas tyre, ishin vetë shqiptarët islamë ata që po e kryesonin këtë luftë, nipat e atyre që ishin konvertuar. Ja për shembull si e përkufizon mitin e Skënderbeut, sociologu nga Tirana Enis Sylstarova.
(Miti i Skënderbeut)
(Kryengritja e Skënderbeut në shek. XV ishte një dështim. Qëllimi i saj, qoftë ky hakmarrje personale, kryqëzatë apo ruajtja e zgjerimi i zotërimeve të tij, nuk u arrit. Shumë kohë pas vdekjes së tij, kujtimi i Skënderbeut në Shqipëri nisi të harrohej. Kryengritjet në zonat malore nuk patën sukses dhe një popullatë që shkallë-shkallë po myslimanizohej nuk kishte pse të investonte në kujtimin e një luftëtari të krishterë që i ishte kundërvënë padishahut. Miti i Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat: periudha e Skënderbeu u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin e Skënderbeut si "mbrojtës i Evropës" mund të kërkohej nëpër kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar atë...)
Në të gjitha segmentet ky përkufizim është tendencioz dhe i mbrapshtë. Në radhë të parë sepse jo vetëm kryengritja e Skënderbeut, por të gjitha kryengritjet e shekujve 15-16 të popujve të Ballkanit dhe të Evropës qendrore kanë dështuar në luftë kundër Turqisë. Ky sociolog nuk e njeh historinë, ose i bën bisht, për arsye që vetëkuptohen. Nuk është aspak i vërtetë fakti se Rilindja Kombëtare e zbuloi Mitin e Skënderbeut nga shkrimtarët e Rilindjes Evropiane. Dihet mirëfilli se në cilën kohë është shkruar vepra e parë madhore e Marin Barletit për Skënderbeun dhe qindra vepra të periudhës pasuese të Renesansës dhe iluminizmit jo vetëm në Itali, Gjemani, Francë, Angli por edhe në shumë shtete të Evropës e të botës.
Nuk ishte shpikje kjo, për më tepër, përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare shqiptare, nuk kishin sa duhet njohuri për veprat e Skënderbeut, sepse ato nuk i gjenin dot në gjuhën turke, por as në gjuhën shqipe, që ishte gjuhë e ndaluar. Vetëm ata që në rrethana të ndryshme kishin mësuar frëngjisht , italisht apo gjermanisht kishin kontaktuar me veprat e romanet e shkruara për Skënderbeun.
Skënderbeu nuk ishte “mbrojtës i Evropës”, as ishte “atlet i Krishtit”, as që mund të ishte i tillë, përderisa Evropa nuk e përkrahu, meqë paraprakisht kishte humbur dy beteja të mëdha në luftë kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1389 në Fushë të Kosovës, dhe në vitin 1448, po në Fushë të Kosovës, kur pësoi fatalisht prijësi i Evropës së krishterë, Janosh Hunjadi dhe tërë fisnikëria evropiane e kohës. Dihet mirëfilli se në këto beteja kanë marrë pjesë edhe hungarezët, austriakët, çekët, polakët, rumunët dhe popujt e ballkanit etj.
Përse u dashka “çmitizuar” Skënderbeu?
Realisht, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk iu përket tregimeve popullore, edhe pse ka ndonjë rrëfim të tillë. Ashtu sikur nuk i përket mitit e mitologjisë as Milosh Kopiliqi, që është një personazh i mirëfilltë i historisë sonë, për të cilin kujtesa jonë kombëtare, e përcjellë përmes rapsodësh homerikë, ka ruajtur hiq më pak se 3400 vargje këngësh, që kanë mbijetuar deri në ditët tona. Në Shalë, në Drenicë, në Dukagjin e gjithandej nëpër Kosovë janë ruajtur 8 këngë epike heroike për këtë trim me gjak arbëri. Mitin për këtë hero të Mesjetës, e ndërtoi me mjeshtëri dhe e përdori për qëllime ekspansioniste kisha serbe dhe kreu nacioanlshovinist i Serbisë.
Po të mos ishte shqiptar Milosh Kopiliqi, për çfarë arsye do ta ruanin kujtimin dhe këngët për të, pikërisht shqiptarët që ishin islamizuar? Të gjithë rapsodët shqiptarë, të cilët kanë kënduar këngë epike historike për Milush Kopiliqin dhe që këndojnë edhe sot, me ndonjë përjashtim, janë shqiptarë të besimit islamë. Përse ata nuk do ta hymizonin Sulltanin, edhe pse në disa variante këngësh, të cilat me kohë kishin ndërruar përmbajtjen hymnizohet fuqia e Sulltanit, i cili luftonte kundër 7 krajlive.
Figura e Milush Kopiliqit ka qenë fatkeqe me faktin se nuk u njoh nga Rilindja jonë Kombëtare, ndërsa regjimi kolonizator dhe shqiptarvrasës serb e kishte përvetësuar, duke ia ndërruar edhe emrin e mbiemrin (Milosh Obiliq) dhe e kishte bërë përpjekje shekullore ta përvetësonte, në mos edhe e ka përvetësuar, meqë janë vetë historianët shqiptarë të kohës sonë, të cilët shprehin rezerva dhe nuk kanë gatishmëri ta mbrojnë të vërtetën historike, meqë për një kohë kishin qenë në shërbim të historiografisë serbe.
Po çka ka të përbashkët “miti” për Skënderbeun, përderisa ai i takon historisë dhe është personazhi i saj më realist, i kundruar nga kronikat dhe shkrimet e kohës. Nëse në një rrëfim, apo në një tregim të Barletit gjemë ndonjë të dhënë, që na duket jo reale, apo nëse hasim në një shprehje artistike ku thuhet “se shpata e Skënderbeut çante malet”, kjo nuk na lejon që të kokludojmë se kemi të bëjmë me mite. Fakti se kujtimi për Skënderbeun është ruajtur në traditën e rrëfimeve apo edhe në kodet dokesore, nuk na lejon të përfundojmë se ai qenka mitizuar, përveç kur me pretendime të tilla, dëshirohet të rrënohet morali i kombit.
Nuk është aspak e vërtetë se regjimi komunist në Shqipëri e ka mitizuar këtë hero të kombit. Përkundrazi regjimi komunist i Enver Hoxhës në vitin 1968 organizoi një Simpozium mbarëkombëtar, ku studiues shqiptarë dhe shumë të huaj nga Evropa e bota, hodhën dritë dhe ndriçuan në tërësi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Të krisurit dhe të çmendurit mund të “logjikojnë” se pikërisht ky simpozium dhe shumë të tjerë paskan bërë të Skënderbeu të “mitizohet”. Kemi të bëjmë me historinë e mirëfilltë, të shkruar e të dokumentuar me mijëra referenca, me qindra burime, turke, italiane, gjermane, franceze, ruse etj, dhe jo me mite e gënjeshtra.
Në atë Simpozium u lexuan qindra kumtesa, të gjitha kumtesa shkencore, të qindra autorëve madje edhe rusë e turq, italianë e gjermanë, anglezë, austriakë, arbëreshë nga Italia, etj.
Natyrisht se po të mos nxirrej fare në sipërfaqe, Skënderbeu edhe do të harrohej, ashtu sikurse është harruar dhe është injoruar pabesisht dhe tmerrësisht, Halil Patrona nga Hurpishti i rrethit të Manastirit, Kryengritësi i Stambollit në vitin 1730, që është njëri ndër personazhet më të njohura të historisë turke dhe botërore, shumë më i njohur në botë, sesa Skënderbeu. Ky është shembulli me ilustrues se çka ndodh kur memorja kombëtare pëson defekt, sepse defektet e tilla i shkaktojnë bastardët e të gjitha kohërave dhe politikat e qarqeve të caktuara antikombëtare si në të kaluarën ashtu edhe sot.
Për dallim nga Skënderbeu, i cili me ushtarët e tij besnikë u kthye në Krujë, në pronat e babait dhe të njerëzve të gjuhës e të gjakut dhe ngriti flamurin, të cilit iu bashkuan shumica e princërve shqiptarë, Halil Patrona ngriti në këmbë turmat e pakënaqura të Stambollit kundër Sulltanit, i cili jetonte në ar dhe begati, duke kultivuar tulipanë dhe duke ndërtuar shtëpi publike në Stamboll. Kërkesat e Halil Patronës ishin kërkesa njerëzore, universale. Ai kërkonte që të zbuteshin tatimet, të shfuqizoheshin tatimet e përjetshme, “malikanet”, dhe në kohën kur në Stamboll populli vdiste urie, të prisheshin dhe të digjeshin 150 shtëpitë e dëfrimeve, të prostitucionit, të cilat po i ndërtonin inxhinierët francezë, në vendin “Te ujërat e ëmbëla”.
Jetën dhe veprën e Halil Patronës nuk e njohin shqiptarët, sepse ai është përjashtuar nga tekstet e historisë tonë kombëtare, meqë nuk ka kërkuar ta bëjë Shqipërinë. Është e vërtetë se ai ndoshta as ishte kujtuar ta bënte Shqipërinë, por donte drejtësi për të gjithë dhe dënonte amoralitetin, perversitetet dhe marrëzitë. Qëllimi i tij ishte universal, ashtu sikur qëllimi i Nënë Terezës, e cila asnjë ndihmë nuk i dha kombit të vet as fëmijëve të sëmurë shqiptarë, por me përkushtimin e saj rrezatoi mbi tërë njerëzimin, meqë ajo doli nga suazat e ngushta të kombit dhe iu përkushtua fesë e humanizmit. E tillë, për nga dimensioni ishte vepra e Halil Patronës, i cili edhe u vra pabesisht nga Sulltan Mahmudi në nëntor të vitit 1730 së bashku me 12.000 jeniçerë shqiptarë.
Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” në mënyrën më bastarde shtrembëron figurën e Halil Patronës, ashtu sikur edhe atë të Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës, por madhëron dhe ngrit në qiell figurat mitologjike serbe e greke. Ky është shembulli tipik i një bastardimi të marrë.
Të pretendosh, se vetëm shqiptarët e krishterë e paskan ruajtur kombësinë dhe shqiptarët islamë paskan qenë dhe qenkan mercenarë dhe njerëz pa identitet, kjo nuk është më pak se një urrejtje morbide, të cilën e ka lakmi Beogradi dhe Athina, për të mos thënë se edhe e financojnë po këto dy pole antishqiptare.
Por e vërteta nuk mund të mbyllet “në një ishull” të një bastardi, as ne komente të një të marri, as me sharjet e një pisi, meqë të gjitha figurat më madhore të kombit tonë, me përjashtime të rralla kanë qenë dhe janë shqiptarë të besimit islamë, edhe pse ata kurrë nuk e kanë identifikuar kombin me fenë, por kanë mbajtur një qasje krejtësisht emancipuese në këtë drejtim, me moton “Fe e shqiptarit është shqiptaria”.
Kjo moto i pengon bastardët, ashtu sikur iu pengon Skënderbeu, Halil Patrona, Ali Tepelena, Avdyl Frashëri, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha e deri te personalitetet e sotme të njohura të kombit shqiptar, si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ismail Kadare, madje edhe Adem Jashari, të cilin një bastard i tillë, e quan “fshatar kopuk që mori në qafë tërë familjen”.
Tash për tash kemi vetëm disa emra arrogantësh që po bëjnë përpjekje ta përçajnë njësinë kombëtare, historike e kulturore të kombit, si Ben Blushi, Fatos Lubonja, Avdi Baleta, Pirro Misha, Maks Velo, Migjen Kelmendi, Halil Matoshi, Baton Haxhiu, Jusuf Buxhovi e të tjerë, që hiqen pas tyre. Të tillët, në dukje janë pak, por duke parë disponimin e disa qarqeve evropiane, proserbe, në politikat e tyre antishqiptare, duket se politika e moderuar e Evropës, e cila po shpik identitete të reja mbi kurriz të kombit shqiptar, dhe e cila nuk pranon në asnjë mënyrë që shqiptarët të bëhen bashkë me një shtet, sikur kombet e tjera të Ballkanit, atëherë kjo çështje duhet të merret me seriozitet, në radhë të parë nga të gjitha ata, që nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga kombi, historia, gjuha dhe kultura e tyre.
Bastardë ka pasur në çdo kohë dhe do të ketë.
Është mirë kur ata vetë identifikohen. Ka rrezik nga ata që veprojnë nën maska dhe të kamufluar si ideologë të politikave të caktuara, të cilët po e drejtojnë kombin e ndarë në pesë shtete dhe po bëjnë përpjekje që kësaj ndarje t’i japin vulë të përjetshme.
Kjo është e rrezikshme.
Fenomeni i divorcit në shoqërinë kosovare
Shkruan: Ferdi Kamberi
Fenomeni i divorcit është bërë një ndër temat më të studiuara kohës së fundit në shkencat sociale e në veçanti në shkencën e psikologjisë dhe sociologjisë, megjithatë divorci paraqet një të drejtë themelore të vetë njeriut. Divorc do të thotë fundi i martesës, pra pezullimi i detyrave dhe përgjegjësive ligjore të martesës dhe zgjedhja e lidhjeve të martesës në mes të dy personave. Ai nga aspekti juridik është një e drejtë e burrit dhe gruas, mirëpo në vetvete divorci paraqet një problem social i cili bartë pasojat e tij.
Duke folur për divorcin studiues të ndryshëm mundohen që të japin shpjegime të ndryshme rreth ndryshimeve që mund të përjeton çifti gjatë ndarjes, në këtë drejtim “Paul Bohannan dallon gjashtë të ashtuquajtura stacione të divorcit nëpër të cilat duhet të kalojë çifti që divorcohet:
1. Divorci emocional – shpreh përkeqësimin e martesës, rritjen e tensionit midis partnerëve, dhe zakonisht çon drejt ndarjes.
2. Divorci ligjor – është fundi i martesës nga ana ligjore.
3. Divorci ekonomik – ka të bëjë me ndarjen e pasurisë dhe të pronave.
4. Divorci bashkëprindëror – lidhet me problemet e kujdestarisë mbi fëmijët dhe të drejtat e takimeve me ta.
5. Divorci social – ka të bëjë me ndryshimet në rrethin shoqëror të të divorcuarve.
6. Divorci psikologjik – kur individi ndërpret lidhjet e mëparshme emocionale dhe përballon kërkesat e të jetuarit i vetëm”.
Pra, këtu shihet qartë mënyra se si përjetohet divorci nga të dy bashkëshortët dhe nëpër cilat stacione kalon çifti, madje sterotipet gjinore theksojnë se në këtë rast femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, por ka raste që edhe meshkujt e përjetojnë shumë rëndë një gjë të tillë. Shikuar nga këndvështrimi sociologjik divorci është një fenomen social, i cili paraqet një problem serioz për shoqërinë edhe pse në parim është e drejtë e individit që të vendos për veten e tij.
Prandaj, mund të themi se ka lloje të ndryshme të divorcit, mirëpo një tipologji e mundshme e divorcit mund të jetë:
• Divorci jo – fajtor – sipas një sistemi, shpërbërja e martesës që nuk kërkon pretendimin ose dëshminë e fajit / fajtorit. Me fjalë të tjera, ky lloj divorci është i atillë që nuk kërkohet faji, apo fajtori, por merren si bazë faktet dhe arrihet deri tek rasti në fjalë.
• Divorci fajtor – deri para vitit 1975 në shumicën e vendeve kërkohej që për divorc të sjellin edhe dëshminë e njërës dhe palës tjetër, madje në disa vende ende kërkohet një gjë e tillë, p.sh. në Nju Jork ende kërkohet faji/fajtori.
• Divorci përmbledhës – është kur bashkëshortët plotësojnë kërkesat e caktuara më parë, p.sh. kur një martesë bëhet për përfitime personale, materiale – ekonomike, pastaj për marrjen e nënshtetësisë etj.
• Divorci i pakontestueshëm – paraqitet kur të dy palët (bashkëshortët) janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me ose pa avokat.
• Divorci bashkëpunues – po bëhet një model popullor sot gjithkund, ky lloj divorci ekziston kur palët bien dakord të negociojnë për një zgjidhje me anën e avokatëve, në ndërmjetësim dhe shpesh me ndihmën e një specialisti neutral. Palët në këtë rast janë të autorizuar të marrin vendimet e tyre bazuar në nevojat dhe interesat e tyre personale.
• Divorci ndërmjetësues – është atëherë, kur palët angazhojnë ndonjë avokat, ose avokati i rastit në fjalë mund të caktohet nga vetë organet gjyqësore.
Pavarësisht nga kjo tipologji, në dioptrinë analitike dhe empirike, divorci është një gamë e gjerë, e cila meriton një vëmendje të thellë, sepse mbi të gjitha individi nga divorci përjeton një tjetërsim, alienohet, por edhe një izolim social. Sot, ky fenomen është gjithnjë në rritje si shkak i shumë faktorëve të ndryshëm duke përfshirë këtu edhe Kosovën, ku kohët e fundit divorci ka filluar të marrë përmasa të mëdha. Periudha e tranzicionit, elementet e ndryshimit në strukturën e familjes, por edhe vetë elementet tjera kanë ndikuar që në Kosovë të rritet divorci me të madhe.
Hulumtimet e bëra nga shumë organizata tregojnë se ka një rritje të divorcit në vendin tonë, madje sipas Entit të statistikave të Kosovës, shkurorëzimet sipas vendit në komunë dhe moshës së gruas në vitin 2008 gjithsej kanë qenë: mosha 20 vjet 25 raste, mosha 20 – 24 vjet 204 raste, mosha 25 – 29 vjet 270 raste, mosha 30 – 34 vjet 177 raste, mosha 35 – 39 vjet 139 raste, mosha 40 – 44 vjet 111 raste, mosha 45 – 49 vjet 51 raste, mosha 50 – 54 vjet 28 raste, mosha 55 – 59 vjet 14 raste, mosha 60 – 64 vjet 5 raste dhe në fund mosha 65 e tutje 2 raste, gjithsej 1026 raste (për më shumë shih: Enti i Statistikave të Kosovës). Pra, në këto të dhëna shihet qartë se gjërat nuk duken edhe aq mirë, shihet që ka një rritje të vazhdueshme të këtij fenomeni si pasojë e shumë faktorëve.
Shkaqet e lindjes së divorcit
Sociologët mundohen që të japin shpjegime të ndryshme lidhur me shkaqet e lindjes së divorcit në shoqërinë tonë. Disa e lidhin me ndryshimin e strukturës së familjes kosovare, mirëpo disa e lidhin me faktorë tjerë. Megjithatë, mund të themi se disa nga shkaqet e lindjes së divorcit në shoqërinë tonë janë: konfliktet në mes të bashkëshortëve (moskoordinimi, moskompromisi adekuat), dobësimi i rolit në familjen kosovare, rënia e një prestigji familjar krahasuar më parë, diferencat në moshë ku shumica e vajzave martohen të reja dhe ende nuk ka një pjekuri psikologjike dhe sociale, andaj vjen deri tek ndarja, pastaj faktor tjetër mund të jenë edhe kriza e sistemit të vlerave, tradhtia bashkëshortore, konfliktet e ndryshme në familje e sidomos në relacionet nuse – vjehërr, nuse – kunatë (motra e burrit), pastaj divorci mund të lind si pasoj e shkaqeve ekonomike (papunësi e madhe, varfëria tejet e lartë në disa raste 40 %). Nuk duhet harruar se shumë raste të divorcit tek shoqëria kosovare bëhen edhe për përfitime materiale, në këtë mënyrë duke bërë divorc me bashkëshorten vetëm për t’i fituar shtetësinë e ndonjë vendi perëndimor (shkurt – shqip për letra), e pastaj disa ribashkohen, disa jo. Këta janë disa nga faktorët që çojnë drejt divorcit, mirëpo në këtë drejtim nuk mund të anashkalohen edhe shumë faktorë tjerë.
Pasojat e divorcit
Duke folur për temën, edhe pse është një temë e gjerë, jemi munduar që të paktën t’i shpjegojmë disa nga pasojat e divorcit. Së këndejmi duhet pohuar se divorci nuk paraqet një ngjarje në jetë, e cila mund të harrohet aq lehtë, mirëpo në të përfshihen disa etapa që nga: konflikti i brendshëm, nga ajo që sociologët e quajnë ,,inicori’’. Pra, nga ai/ajo që fillon konfliktin, pastaj ndarja, krijimi i një ambienti, tentativa eventualisht për t’u rikthyer në gjirin familjar, riorganizimi, ri-martesa apo martesa e re etj.
Të gjitha këto tregojnë se divorci nuk mund të përjetohet lehtë, andaj edhe ka pasojat e tij që përfshinë: depresion të vazhdueshëm, ankth, fobi sociale, agresivitet të lartë, izolim social, pasiguri në jetë, pesimizëm të thellë psikologjik si dhe shumë pasoja tjera. Studimet tregojnë që të divorcuarit përjetojnë sëmundje shpirtërore dhe fizike, madje ky problem ndikon edhe në problemet me zemër. Pasojat më të rënda janë për fëmijët, të cilët kanë një ndrydhje shpirtërore apo atë që quhet ,,latent’’ e fshehur pra, e cila i bartë ata deri në periudha të ndryshme e që manifestohen në mënyra të ndryshme.
Si konkludim mund të themi se fenomeni i divorcit paraqet një problem për familjen kosovare, por edhe për shoqërinë kosovare, pasi që familja konsiderohet edhe agjenci e parë e socializimit, por edhe vetë celulë e shoqërisë. Prandaj, në parandalimin e këtij fenomeni kontribut të veçantë duhet të jap vetë çifti duke ruajtur martesën e tyre, pastaj media të krijojë emisione më shumë kushtuar këtij problemi, duke bërë në këtë mënyrë një sensibilizim të vetë opinionit të gjerë lidhur me pasojat, problemet dhe shkaqet e këtij fenomeni. Sepse, nëse vazhdohet me këtë ritëm të këtij problemi, familja kosovare vërtet do të përjetoj një krizë të thellë, por edhe shfaqje të problemeve tjera.
Bosnja dhe Maqedonia janë vende më religjioze në Ballkan
Hulumtimet janë bërë në të gjitha vendet evropiane; shqiptarët në Ballkan janë më pak religjioz (63% prej tyre deklaruan që religjioni nuk është me rëndësi), kurse më religjioz ishin qytetarët e BH dhe të Maqedonisë. Ja rezultati i të gjitha vendeve të Evropës:
Përqindja e vendeve që janë deklaruar se religjioni nuk ka rëndësi:
Estonia 84%
Suedia 83%
Danimarka 80%
Norvegjia 78%
Azerbajxhani 74%
Republika Çeke 74%
Franca 73%
Britania e Madhe 71%
Finlanda 69%
Holanda 66%
Bjellorusia 65%
Rusia 63%
Albania 63%
Bullgaria 62%
Letonia 62%
Belgjika 61%
Hungaria 59%
Sllovenia 59%
Spanja 59%
Gjermania 57%
Zvicra 56%
Ukraina 54%
Lituania 52%
Sllovakia 51%
Mali Zi 48%
Serbia 45%
Kazakistan 43%
Austria 42%
Irlanda 42%
Moldavia 31%
Kroacia 30%
Greqia 30%
Armenia 29%
Bosnja Hercegovina 29%
Portugalia 27%
Italia 26%
Qipro 24%
Polonia 23%
Gjeorgjia 22%
Maqedonia 20%
Rumania 18%
Bosnja Hercegovina bie në grupin e “vendit më religjioze” krahas me Greqinë, Spanjën, Poloninë dhe vende tjera:
Greqia 30%
Armenia 29%
Bosnja Hercegovina 29%
Portugalia 27%
Italia 26%
Qipro 24%
Polonia 23%
Gjeorgjia 22%
Maqedonia 20%
Romania 18%
Prej gazetarisë, deputetes e deri tek ambasadorja; Alma e gjurmëve të thella shqiptare
Nga Gjergj Kabashi(alias Bajram Kabashi)
Gazetarja e shquar Alma Lama, pas angazhimeve të shumëta e të gjithanshme në Kosovën e pasluftës, fillimisht e shquar me gazetarinë e saj, pastaj si deputete dhe aktiviste me zë për të drejtat e grave, tashmë është dekretuar si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali.
Formimi intelektual i Alma Lamës, deputetes së deritashme të Kuvendit të Kosovës, ka qenë kryesisht fomim i një gazetarje, kultura e admirueshme e së cilës, mund të shihej në shkrimet e saja të shumëta; vecanërisht mbresëlënëse ishte elokuanca dhe mënyra e shtjellimit me kulturë dhe dije e cështjeve të ndjeshme politike, për të cilat ftohej në emisionet televizive, radio etj. Mesazhet informative të Alma Lamës, qofshin ato nga Radio Televizioni i Kosovës, RTK, Top Channel apo media të tjera, përveçse përçonin porosi të një gazetareje të angazhuar dhe preokupuar me lëndën profesionale, ato, gjithnjë e kan përçuar edhe një mesazh të munguar kulturor, një porosi të qartë e fisnike të preokupimit të një shqiptareje të kulturuar, gjithsesi moderne.
Fakti që Alma Lama vjen nga Kruja e Shqipërisë në Kosovën e pasluftës, ku martohet dhe krijon familjen e saj, në sytë e «veshët» e opinionit publik, Almën e bëjnë më interesante dhe më të pranueshme në shtetin e ri, që doli nga një luftë e tmerrshme me pushtimin serb, në qershor të vitit 1999. Përgatitja e duhur arsimore dhe profesionale e saj, guximi profesional që e karakterizon, gjatë gjithë periudhës së pasluftës në Kosovë ndikuan që asaj «t’i hapeshin dyert», dhe të pranohej ashtu sic duhej në një shoqëri të re të posadalë nga lufta me Serbinë. Paragjykimet e mundshme në një shoqëri deri diku patriarkale,Alma i ka mboshtur me punë cilësore, duke u bërë pjesë e pashmangshme e elitave kulturore në gazetari dhe jo vetëm.
Shembulli i Alma Lamës, është i vecantë në Kosovën e pasluftës, pasi në saje të punës ajo u bë një zë i shquar i gazetarisë së Kosovës, produkti profesional i së cilës e bëri të jetë e respektuar, e nderuar dhe ta shtonte rrethin e miqve e të njohurve, aq të rëndësishëm për punën në profesionin e gazetarisë. Por, Alma Lama, nuk u mjaftue me kaq: Ajo cështjet që e preokuponin një shoqni të posadalë prej luftës, shtetin e ri të Kosovës, i shikoi dhe mendoi për to më shumë sesa një gazetare që formon opinion publik, si një misionare! Fundja, për gazetarët e aftë e me zotësi të theksuara, gazetaria është mision. Është detyrë, nevojë për ndihmë dhe «shërimin» apo parandalimin e «sëmundjes» së caktuar në një shoqëri. Krahas me angazhimet dhe kritikat e saj ndaj anomalive, keqqeverisjes dhe antishqiptarizmit që «mbillej», ndaj Alma Lamës filluan të dëgjoheshin e nxiteshin kritika të frymëzuara nga ata që tashmë kur ishte bërë emër i respektuar në gazetari, kishte mendim kritik e të pavarur, nuk e duronin… Gjëra të tilla i kan ndodhur shumëkujt, jo vetëm Almës që vinte nga «një shtet i huaj», si Shqipëria!
Më të zëshmit me kritika ndaj saj ishin ata që nuk mund ta duronin profilin e saj të intelektuales perveç te tjerash, e as përmasën e preokupimit të saj si një luftëtare për të drejtat e grave. Një ndër veprat shumë të cmuara të Alma Lamës, mbetët nisma e saj për ta vendosur në qershorin e vitit kaluar në qendër të Prishtinës, memorialin «Heroinat», i cili u kushtohet sakrificës dhe kontributit të gruas kosovare gjatë vitit 1998-1999. Ngritja e këtij memorialei mbetet një mirënjohje e madhe për gratë kosovare që aq shumë kan kontribuar për shtetin dhe kombin në përgjithësi.
Në Kuvendin e Kosovës, siç mund tu kujtohen atyre që i kan përcjellë seancat e parlamentit rregullisht, Alma Lama ka qenë deputetja më e angazhuar, për ç’gjë edhe është shpallur prej organizatave që e monitorojnë parlamentin si deputetja më aktive për shkak të numrit te madh të cështjeve të ngritura dhe iniciativave. Alma ka mbajtur me qindra fjalime për cështje që kanë të bëjnë me transparencën, qeverisjen, korrupsionin, drejtësinë, sovranitetin, Mitrovicën, te drejtat e grave, lirinë e mediave etj. Përcjellësit e vëmendshëm të veprimtarisë se saj si deputete e popullit në Kuvendin e Kosovës, e mbajnë në mend që ajo është deputetja e parë në gjithë historinë e Kuvendit të Kosoves që ka propozuar dhe hartuar një ligj, i cili është miratuar (Ligji për mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë), që konsiderohet më i avancuari në Europë.
Si një luftëtare e papepur për të drejtat e grave, ajo ka propozuar futjen e kuotës gjinore edhe ne qeveri, por këtë e ka rrëzuar gjykata Kushtetuese. “Jam angazhuar në dhjetëra aktivitete për të drejtat e grave dhe jam përpjekur që përmes punës sime, të bëhem shembull dhe frymëzim që gra të tjera të hyjnë në politikë,” më thoshte në një bisedë timen me të para një kohe. Për shkak të këtij angazhimi ajo është edhe pjesë e projektit të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Aamerikan, si një nga “50 gratë lidere të ardhshme të botës” dhe po nga ata është shpallur si “A changemaker.”
Por, ajo që nuk duhet harruar kurrë nga Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, është angazhimi i fuqishëm, i vendosur dhe i patrembur i Alma Lamës ndaj islamizimit të shoqërisë shqiptare në Kosovës, kundër islamit radikal dhe politikave neootomane të Turqisë.Për këtë, Ajo meriton mirënjohje dhe nderim të vecantë! Zëri i Alma Lamës në luftimin e këtij antishqiptarizmi, që pas luftës formësohej e forcohej në mënyrë pothuaj të hapur, është krejt i vecantë dhe mund të thuhet që është zëri i vetëm më i artikuluar, që në një periudhë të gjatë kohore i ka thënë një Jo të vendosur islamizimit antishqiptar të kombit në Kosovë e gjetiu. Për këtë arsye ajo ka qenë nën sulme të jashtëzakonshme nga qarqet ekstremiste për vite me radhë, është kërcënuar me qindra herë, sharë e fyer si askush tjetër me fjalët më të ndyra. “Vazhdimisht ka pasur një agjendë kunder meje, si nga islamistet, ashtu edhe nga aktivistët e VetëVendosjes, pasi me ata jam prishur kur zbulova se po flirtonin me islamin radikal. Dhe këtë e kam thënë publikisht,” më thoshte, pos tjerash, në bisedën me mua z.Alma Lama.
Për befasi gjatë gjithë kohës sa Alma Lama i kishte shpallur luftë të hapur demaskimit të islamizimit të shoqërisë në Kosovë dhe shtrirjes së influencës të islamit radikal, askush nuk i ka dalur publikisht në mbrojtje kësaj zonje të vërtetë, as shoqatat e grave e as mediat. Në rrjetet sociale ajo ka pasur përkrahje të madhe, por ndihma e tyre ka qenë e padobishme dhe e pamjaftueshme për sigurinë e saj. Disa media, si Koha Ditore ta zëmë, madje edhe ia kan ndërsye islamikët e të ashtuquajturit «FRM», duke ua botuar vazhdimisht fyerjet e tyre publike, sharjet, nënçmimet dhe vlerësimin e saj si «qytetare të huaj». Si pasojë e nxitjes së fushatave të këtilla, Alma Lamës jo rrallë këtyre viteve në Kosovë ia kanë vështirësuar jetën dhe punën…
Së fundmi, ishin mediat po ato që e stimuluan lincimin publik të saj në mënyrë krejt të qëllimshme ndërsa kur u propozua ambasadore e Kosovës në Itali, u shtua mosdurimi e urrejtja, posacërisht nga ana e disa grave, që janë emra të njohur publik, si Flaka Surroj dhe Arbana Xharra,të cilat në vend që ti gëzoheshin këtij fakti dhe ta trimëronin sic u takonte,bënë zhurmë neveritëse ndaj saj, duke e vënë në diskutim intelektualizmin e tyre.
Por, përkundër të gjithave, Alma mbetet ajo që ishte, e vendosur dhe e pathyeshme në rrugën e saj në shërbim të vendit të vet, në shërbim të kulturës shqiptare. «Po bëj doktoraturën në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomacia mund të jetë rruga ime e ardhshme.Tani po i bëj 20 vite eksperiencë shumë të cmuar në gazetari dhe politikë. Por, duket se askujt nuk i intersojnë kredencialet e mia, por ekziston dëshira për të më baltosur. Sigurisht për shkak të konjukturave politike, ku unë nuk bëj pjesë,” më tha Alma Lama, në bisedën e zhvilluar me të e që ndërlidhej me fushatat e panjerëzishme të këtyre ditëve ndaj saj. Të fyesh Alma Lamën dhe ta injorosh kontributin e saj gjatë gjithë kësaj kohe, do të thotë që me kritikuesin dicka nuk është në rregull, ka dicka difekte në gjykimet e mendimet e tyre.
Arbana Xharra e turpëroi veten me qëndrimin tejet joetik ndaj Alma Lamës, kur ajo u emërua ambasadore, duke folur me një gjuhë që ajo nuk e ka përdoruar as për kriminelët që e kanë zaptuar shtetin e Kosovës. Kjo lloj gjuhe nuk i ka hije asnjë gazetari, e sidomos anjë gruaje, sepse mbi të gjitha Alma më së shumti ka punuar për të drejtat e grave të Kosovës. Vërtetë njeriu duhet të cuditet se prej nga vjen e gjithë kjo gjuhë urrejtjeje dhe pse. A vetëm pse u caktua ambasadore e Kosovës në Itali? Cfarë ka të keqe në emrimin e saj si ambasadore e Kosovës në Romë?! Asnjë e keqe, përkundrazi! Zgjedhja e saj në atë detyrë e nderon jo vetëm Alma Lamën, por më shumë vendin e saj, Kosovën.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...