Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/18

Pellasgët lanë gjurmë arkiologjike ("muret ciklopike"),etnonime, toponime dhe hidronime në të gjithë Europen, Mesdheun dhe më gjëre !

Pellasget  nje ralitet...  dhe jo  me,  nje mit !



Nga Kol  Marku
Pellasgët nuk mund te konsiderohen më, vetem nje popull mitik apo " xhenerik" (siç ështe bere zakon qe ti quajnë arkiologet  dhe studjuesit  zyrtare). Ato kan lënë deshmi arkiologjike, gjuhesore  toponimistike, etnonimistike e hidronimistike,  ne te gjith  Europen, brigjet Mesdhetare dhe me gjere. Per këte popull flasin, historianët dhe studjuesit e lashtë, por dhe shumë studjues skrupoloz te kohëve moderne. 
Eshte koha që të dalë në drite e verteta historike e fshehur për dhjetra shekuj, në errsiren e mashtrimit dhe të  padijës, për qellime të mbrapshta  nacionaliste.
Ka deshmi gjuhësore por dhe arkilogjike që vertetojne teknika të ngjashme të ndertimit të mureve jo vetem në veriun e Afrikes, por ka shumë gjasa që të ketë perfunduar deri në Ameriken jugore dhe qendrore.
Tashmë është thyer akulli i heshtjes për kete popull qe deri me tani ështe quajtur, si legjendar, mitik, misterik, dhe i panjohur, për te cilin historjanët, gjeografët dhe studjuesit e lashtë kishin kohë që, e kishin deklaruar dhe pranuar pa mendyshje, por që për studjuesit modernë përbënte dhe për nje pjese vazhdon akoma të përbëjë një tabu.
Në vazhden e  kesaj ideje;- për të hedhur drite mbi këtë popull të stërlashte i cili popullonte të gjithë Europen, dhe që kolonizoj jo vetem brigjet e mesdheut dhe ishujt e tij, por u përhap deri ne Azinë e Vogel, në Lindjen e Mesme dhe mund te ketë arritur deri ne atë të largmën-  nga nje grup studjuesish te Albanologjisë alternative, u sollen, prova mitologjike, gjuhesore, arkiologjike dhe letrare,  ne nje konference shkencore, te zhvilluar qellimisht, per nje  teme shume te perfolur,  por pak të trajtuar.
Por ajo që eshte interesante ështe fakti, se vetem Shqiptarët sot munden qe të ruajne të mbijetuar elementet, gjuhësore të pastra , ndersa tek popuj dhe kulturat e tjera, ato nuk munden te mbijetonin, por qe ne disa raste kane mbetur rrenje qe me pa te drejte trajtohen si para (indo-europiane) apo I-E, por qe e gjejnë shpjegimin vetem tek gjuha shqipe e sotme dhe në asnjë menyrë keto nuk marrin kuptim, as në gjuhen greke (koine), po ashtu në ato neolatine që flitën në Europe.
Pra ne shqiptaret ruajmë një thesar te ç’muar dhe kemi në dorë çelsin për të hapur kasaforten ku fshihen të gjitha misteret e civilizimit dhe mrekullisë pellasge. Populli, i cili na la te pashlyera, mitet, gjuhen, alfabetin, kulturen ndertimore te pa pare dhe te pamundur qe te perseritet ne te gjitha kohrat, per nga mrekullia, arti, dhe teknikat e ndertimit.

Konfernca e  II-te shkencore pellasgjike !

Ne vazhdën e cikleve studimore për njohjen e pellasgëve, te ralizuar nga  konferenca shkencore "Qendra e studimeve Pellasgjike prane  Universitetit Vitrina", Me sakte  në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u mbajt Simpoziumi i II Ndërkombëtar  me temen: “Pellazgët, Gjuha dhe Pasardhësit e tyre” i organizuar nga Qendra e Studimeve Pellazgjike dhe Sh.L.P “Vitrina”. Simpoziumin e hapi dhe drejtoj  Kryetari i Shoqatёs “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, Prof. Dr. Luftulla Peza.
Ne kete konference te drejtuar me shume kompetence dhe dashuri nga drejtuesi i saje Prof. Dr. Luftulla Peza ku pjese e ketij organizimi ishte dhe studjuesja e apasjonuar e Albanologjise alternative  ( çeshtjes pellasgjike )   zonja Liljana Peza, qe të dy titullare dhe themelues te kësaj  shoqate studimore shkencore.
Fotografia,Nr-1 Kryetari i Shoqatёs “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, Prof.Dr.Luftulla Peza dhe zonja Liljana Peza.Ndersa fotografia Nr-2 Drejtuesit e konferences  dhe Prof.Dr.Neritan  Ceka duke pershendetur te pranishmit ne salle.
Pas hapjese se konferences shkencore nga  Prof. Dr.Luftulla Peza, fjalen e mori dhe  Prof.Dr.Neritan Ceka, i  cili ndonse i permendi  pellasget si nje popull para historik, por  ai u perqendrua me teper  nga  perjudha e hekurit  e me pas  dhe foli ne menyre  me te zgjeruar  rreth te dhenave arkilogjike, te ilireve, te dhena te cilat tashme jane  pranuara nga arkilogjia zyrtare. Gjithashtu ne kete simpozium nje trajtim me te gjere, problemi pellasg pati nga nje numur i konsiderushem  studjuesish.  
Ne kete simpozium moren pjese shume figura te rendeshme te njohes se historise se lashte te popullit Shqiptarë, sidomos te problemit te etnogjenezes se lashte te shqiptareve, pikerishte ate te lidhjes se tyre me pellasget, si te paret me te hershem jo vetem te shqiptareve, por te gjithe popujve te lashte te Europes.
Simpoziumi i zhvilloj  punimet shkencore të me studiues shqiptarë që punojnë brenda dhe jashtë vendit. Mbi studimet pellazgjike në lidhje me fakte gjuhësore dhe gjurmë arkeologjike referuan: Prof.Dr.Luftulla Peza dhe zonja Liliana Peza, Prof. Dr.Leonard Prifti, Prof.Dr.Rexhep Doçi, Prof.Dr.Idriz Haxhiu, Anastas Shuke, Fatbardha Demi, Brahim Avdyli ( Poet dhe autor i disa librave, poetik ) Eva Brinja ( autore e librit Antikiteti), Kol Marku dhe shume te tjere. Gjithashtu moren pjese ne simpozum dhe studjuesi  Skender Hushi ( autori i librit Thoti na zbulon Atlantiden" ) dhe shume te tjere.  ( Fotoografia Nr-3,4).

                    





























Fotografia Nr-4 ( Prof. Dr. Luftulla  Peza, Kol   Marku,   e  zonja  Liljana Peza )
..................
Ne vazhdim te ketij artikulli  po publikoj   temen qe kam referuar ne  simpoziumin shkencore  per pellasget, pjesen e pare dhe te dyte.
Pellasget ne Itali !
Pjesa e pare  " Burimet  antike per pellasget "
Kumtese nga  Kol  Marku
Historianët antikë ishin te nje mendimi  se Greqia në origjinë ishte banuar nga Pallezgët. Ata e lidhin këtë emër të këtij populli për të cilin flitej në antikitet me elementin e vjetërsisë e këtij populli, që në kohët e hershme ka mbetur në ku-jtesën e përbashkët.
Rezultatet e gërmimeve arkologjike në Çatal Huyuk, në zemrën e Turqise aktuale, të bëra nga James Mellaart në 1955 dhe ndjekur nga  Fritz Schachermeyr në 1979, tentojnë që të demostrojnë që pellazgët emigruan nga Azia e Vogël në brigjet e Egjeut në mijëvjeçarin e IV- pr.Kr.
Sipas dëshmive letrare në fillim të mijëvjeçarit të II- pr.Kr, gjatë kohës së bronxit ato ishin popullsia më e madhe në rajonet e Egjeut. Për ato flasin poemat HomerikeHesiodi (Esiodio ), Euripidi ( Euripide), Apollodori ( Apollodoro), Pindari ( Pindaro), Efori (Eforo ), veprat historike të  Herodotit (Erodoto) dhe Tuq/kiditit (Tuqidide )  dhe ato më të mëvonëshme të Diodorit / (Diodoro Siculo), Strabonit ( Strabone) dhe Pauzianes ( Pausania) . Citimet janë të shumta dhe e bëjnë të vështirë që të dyshohet për prezencën e Pallazgëve në brigjet e Egjeut.
Por ne  lidhje me to,  mendoj se ekziston dhe një teori  për autoktonitetin  e tyre në Egje dhe Ballkan, këtë e vërteton kultura e Vinçes.  Dhe medoj se kjo duhet të jetë me e besueshmja.
Një teori mendoj e gabuar !
Teoria e  origjnës Afrikane të Pellazgëve nuk është e re, por në vitet e fundit gjen një përqasje të re që pellasgët dhe Etruskët, bëjnë pjesë në të njëjtin grup etnik. Kjo teori është mbështetur tashmë 1901 dal sociologu  pozitivist  Giuseppe Sergi.
Studjues të ndryshëm mendojnë mbi bazën e elementëve gjuhësore së të dy popujt Pellasget dhe Etrusket rrjedhin nga Berberët. Në mbështetje të kësaj teorie ata na rikujtojnë Herodorin dhe Tuqiditin që i quan Pellazgët "Barbari" një term  i dyshimtë dhe i dykuptimtë që mund të interpretohet si jo të huaj për si emri etnik i BERBEREVE, të cilët gjenden  në Afrikën e Veriut.
Edhe G.J.K. Campbell–Dunn bie ne një mëndje se vendi  iorigjinës së popullsis që greket e quanin Pelazgji nuk kishte qenë në Europë, por në Afrikë.
Idioma (gjuha) e folur nga pellasgët duhet lidhur me gjuhët perëndimore të zonës Niger–Congo, në relacion me trungun gjuhësor BANTU.
Gjuha Etruske dhe gjuha Minoica i korrespondon shkrimit “lineare A”dhe nuk janë gjuhë të izoluara, por të origjinës pellasgjike dhe kështu dhe ato të rrjedhura nga familja gjuhësore  Niger–Congo. Rreth 100 terma Minoici  janë identifikuar që bëjnë pjesë në familjen  gjuhësore të  Niger–Congo. (13)
Përfundim:  Mendoj se kjo teori është e gabuar pasi pellazgët dhe etruskët  duke qene e njejta etni ne baze jane perhapur ne te gjitha kontinentet. Dhe kjo sipas demagogjisë së grekëve natyrisht që i ka shoqëruar  Pellazgët si përhapje barbare e popullit i cili nuk identifikohej i njejtë me grekët.
Kështu që berberët e Afrikës së veriut, kanë ruajtur elemente të tiparet gjuhësore që flisnin pellazgët e kohës ashtu si Shqiptarët janë të vetmit në Europe që i trashgoinë të plota sot.
Pra  kjo s’do të thotë se pellazgët erdhën nga Afrika por mund te kete  ndodhur e kundërta  ato  kanë shkuar atje, dhe shenjat e tyre kulturore dhe gjuhësore kane  mbetur  në të gjitha brigjet mesdheut dhe të veriut të Afrikës .
Kujtoni ekspeditën e Dionist  nga Europa, për në Azi dhe Afrika nuk ka bërë përjashtim në këtë rast. Plus lëvizja e popujve të detit është një tjetër rast që demostron lëvizjen e popujve me origjinë pellazge që kanë invaduar ato vënde. Megjithse ekziston teorija e levizjes baze te popujve nga Afika si emigrime te njeriut,qe jane bere perpjekje per ta vertetuar nga ana gjenetike, ketu po flasim per nje etni te ngjizur, me nje etni, gjuhe dhe kulture te veçante dhe per levizje te organizuara kolonizuese.
Keshtu qe per te kenaqur  keto elemente asnje e dhene nuk ekziston qe te vertetoje kete hipoteze te ardhjes se pellasgeve nga Afrika. Ka shume mundesi qe popullsia pellasge te jete ngjizur pikerishte ne zonen ballkanike duke i pasur fillesat e saje gjate perjudhes se fund-akullnajes ku  mbas saje filluan shkrirjet qe po perjetojme dhe ne sot. Ka nje deshmi arkilogjike te rendshishme qe e percakton kete ndodhi. Ajo eshte e ashtuquajtura kultura  e Vinces,qe njihet ndryshe dhe si kulture pellasgjike me shkrimin e famshem ( alfabetin )  qe datohet rreth 8-7 mije vite pr.Kr. per te cilet kemi shkruar artikuj te veçante ne kete sit.   
Që të njohësh Pellazgët nga ana letrare duhet të nisesh nga Homeri dhe të vazhdosh me autorët antik.
Është e detyrueshme që të nisesh nga poemat Homerike që janë të parat që citojnë Pellazgët. Pellazgët duken në librin e Iliadës, midis aleatëve  të trojanëve dhe vinin  nga Thraka (në kufi me Hellespontin). Kundër Akejve midis të tjerëve drejtohet ushtria e IPPOTOO quajtur Pellasgjike e ardhur nga  Larisa.
Në pjesë të tjera të Iliadës tregohet si Pellazgë, një rajon që quhet ARGO, në jug të Thesalisë dhe tempulli i Zeusit në Dodonën  Epirote.
Tek Odiseja Pellazgët janë të shoqëruar me Kretasit. Ka një ishull qe quhet Kreta në mes të detit, e bukur dhe e rrethuar nga valët e detit atje jetojnë njerëz të panumurt dhe gjenden 90 qytete. Ka gjuhe (dialekte) të përzjera. Janë Akejt, Eteocretesi, Cidonet  bujare, Doret  ndarë në tre fise dhe Pelazgët  e  lavdishëm”.
Perfundim:Natyrisht që ka futje të vonshme pasi Dorët i përkasin një periudhe më të vonëshme, se lufta e Trojes -në Iliadë përmenden  Akej, Danaj, Argej .
 Pastaj gjërat bëhen më të vështira !
Straboni duke u mbështetur tek Esiodi dhe Homeri, e quan Dodonen ‘vendi i pellazgëve’ dhe kujton Pelasgo, si babaj eponim i Licaone, (heronj mitik i Arkadis). Në librin e V-të ai deklaron se dhe Tirrenët ishin të një degëzimi farëfisnore Pellazgjeke dhe radhit shume burime relative për origjinën e pellazgëve.
Euripide, tek “Archelao”, thotë: “Danao, babaj i 50 bijave sapo hynë në AGRO pranë shtëpisë në qytetin e INACO-s dekreton se në Greqi ( ky term akoma nuk ekzistonte-imi )  të gjitha ato që deri me tani kanë qenë quajtur Pellazge duket të quhen si DANAJ.
Pra pellasget me dekret mbretrore na u kthyen ne Danaj. Po a mund te kthehet etnija e nje populli,perveçse si term siperfaqesore.Ky popull ka prejardhjen e tij gjenetike,gjuhen,kulturen,dijen traditen, zakonet,kostumet, doket,e tjere. Pra qe ketu fillon fallsifikimi me termat. Eshte njesoj sikur sot te dekretosh se te gjithe shqiptaret do te quhen Greke. Dhe keshtu nga ky moment e mbrapa te mos flitet me per Shqipare, por vetem per Grek. Po ku   do te shkoje gjuha e bukur dhe e lashte shqipe,zakonet,traditat,trashegimija kulturore, kostumet,psikologjia e  tjere.
Pra nuk mund te zhduken gjurmet etnike,gjenetike gjuhesore  dhe kulturore te nje populli duke i ndryshuar emrin. Keshtu qe ato qe u dekretuan  si Danaj, ishin  Pellasge te PASTER,qe flisnin pikerishte ate gjuhe qe flasim ne Shqiptaret sot ( natyrsht me metamarfozat e natyrshme te gjuhes).
Vete qyteti Inako e kishte marre emrin nga termi Inako qe adhurohej nga vendasit nje zoti lumore te Thesprotise ( pellasgjike)  Legjenda duke e pare ne vija te pergjithshme pa hyre ne detaje tregonte se  Inako midis te tjerave kishte pasur nje bije qe quhej IO e cila emgron ne Afriken e veriut, dhe pasi ajo me zeusin  kishte pasur nje  djale, dhe ne kete linje amesie ne disa breza rridhte DANI /DANEO qe kishte ardhe nga  Egjypti dhe u vendos fillimisht ne Argos.
Pra Daneo ishte sternip  pellasg nga linja amsore por qe kur erdhi me vehte solli perveçse 50 vajzave, natyrisht te bera me gra te ndryshme nga   Egjypti   dhe qe qe kerkoj qe ti martoje  me pellasge autoktone dhe nje numur popullsie Egjyptjane apo dhe Libiane,qe per nga pamja e jashtme e kishin lekuren me te erret. Pra nuk ishin race e bardhe si pellasget. Keshtu duhet hipotizuar  mendoj, se nga ky moment, mund te kete filluar kryqezimi i races qe me vone do qe merrte trajtat e nje popullsije te perzjere.
Ndoshta ketu mund ta kete parur piknisjen, ajo ngjizje qe shume  shekuj me pas do te merrte trajtat e nje pjese te popullit te  integrauar, ( Krahas asaj te paster pellasge te pa perzjere ) ku akoma mbizotrinin genet e popullsise se bardhe ( pellasge ) por qe filloj te shkeputet nga ana kulturore ( pasi kerkoj te krijoje emertasa te reja, te krijoje nje gjuhe koine qe te mesohej dhe ushtrohej  nga instutucionet, kisha dhe shkolla),ndresa populli vazhdonte te fliste gjuhen pellasgjke,qe e kishte folur shejkuj me pare.  
Pra ndodhi mohimi i  lidhjes me te kaluaren, modifikuan mitet,zakonet dhe kulturen baze qe gjeten dhe krijuar nje te re artificiale. Pra kjo eshte shkaku qe sot gjuha  moderne greke nuk  nuk shpiegon lidhjen etimologjike gjuhesore me gjuhen e lashte greke,pra gjuhen e Homerit.
Gjuha e Homerit rreth  viteve ( 800 pr.Kr.) shpjegohet vetem me gjuhen Shqipe te sotme. Natyrisht kjo ide eshte e mbeshtetur mbi nje legjende por studimet  duhen thelluar me tej. Argumente me te plota  mund te nxjerrim nga A.Kola ( Arvanite e shejte)  Xh. Katapano ( “Enigma”), nga N.Stilo ( Historia e shejte e arvaniteve dhe Etruskishte-Toskerishte)  ( , E. Brijna ( Antikiteti) shume te tjere autore shqiptare si Pilika e Aref,   si dhe nga  pohimet e fundit te studjueseve dhe histrorjaneve kurajoze greke,ne disa vodio intervista qe gjenden internet.Me falini se u zgjajta pak ne këte koment. Dhe tani le  te kthehemi  mënjëhere, perseri tek  autoret e lashtësisë, të cilët flasin për pellasgët.
Anticleide thotë se ato (pellazgët) ishin të parët që u stabilizuan përreth LEMNOSIT dhe  IMBROS, dhe disa nga ato i drejtuar anijet e ty-re drejt Italisë të drejtuar nga Tirreni ( TIRRENO )  (i biri i ATYS).
Historianet e ATTICA-s mendojne së Pellazgët banoni dhe në Athinë dhe që quheshin nga njerzit e Atikës “PELARGI” sepse ishin si zogjtë stabilizoheshin  atje  ku  i  çonte fati (2).
Asioe prezanton Pellazgun si njeriun e parë të lindur nga Toka me qëllim që të krijojë racën njerëzore.
Herodoti flet për Pelazgët që ishin bashkohësit e tij që flasin një gjuhë “të thjeshtë”dhe comprensibile”, jetojnë në Tharkë (Tracia), në brigjet Aziatike të He-llespondit dhe afër Creston, në brigjet e lumit  Strymon, dhe i kishin  Tirrenet  në afërisi si fqinjë. (3).
Herodoti  tregon rajonet ku Pellazgët jetonin nën emra të ndryshëm si:  Samotracia dhe  Antandro (në Troade).
Në ishujt Lemnos  dhe  Imbros  shënon popullsi Pelasgiche, nga ku Athinasit  kishin pak që i  kishin nënshtruar / soggiogato (rreth 500 pr.Kr).
Po Herodoti  kujton dhe inkursionet antike të pellazgëve në Atike (Attica) kishin ndodhur në kohën kur Athinasit filluan për herë të parë që të diferencoheshin më vete, definohen si  “Helene” “Greke”(?). Në raste të tjera Herodoti tregon me termin Pellazg të gjithë ato që kanë jetuar në Greqi para Grekëve.
Mbeten dëshmitë e Pellasgëve në rite përdorime dhe në ndërtimet antike që gjënden në Arkadia, në rajonet Ionike në veri-lindje të Peleponezit dhe në  Atike  ku  helenizimi u fut i fundit.
Siç na  referon  Tuqidide në shek. V-të-IV-te  pr.Kr.:  “Në Athinë muri origjinal i Akropolit dhe themelet nën të ishin adhuruara dhe ishin quajtur Pellasgjike”
Pellazgët identifikohen dhe si Atlantë (nga Tradita)
Një traditë e vjetër jua atribonte ndërtimin e këtyre mureve njerëzve të Atlantidës. Pasi e pushtuan duke u bërë padron të qytetit antik e rrafshuan me tokën dhe ndërtuan mbi akropul një santuar të Hyjnisë –Nënë,  “TANIT- Athina”   origjinale nga fushat Numidike / Numidiche.
Pastaj ishin Athinasit që e kujtuan këtë hyjni si të shejtë dhe për ata, duke bërë kështu që mohohet, lindja natyrale në linjë mashkullore nga zoti i detit (Poseidon), dhe e bënë si të " lindur nga koka e Zeusit", dhe bënë që të kojçidojë emri i saj me emrin e vetë qytetit.
Kjo gjë fakton dhe një herë identifikimin e Pellazgëve me popullin e Atlantidës.  Struktura  e  veçantë e mureve nga Akropulli i  Athinës ndërtuar me blloqe jo të skadruar pa ngjitje në Azinë e Vogël e deri në Spanjë  ka bërë që të quhen mure pellazgjike ose (Ciklopike)
“ Atlantët zhduken si popull indipedent, por jetojnë akoma sot në një numur të vogël dhe njihen nga tipi fizik i pa ndryshuar. Njerëz me sy me ngjyrë të hapur (bojqielli) dhe me flokë bjond, që gjënden shpesh midis maleve të Algjerisë. Janë pasardhësit e padronëve të Afrikës dhe të Europës.(11)
Në luftën e Trojës nuk kishte 
Helen grek por vetëm Pellazgë.

Tuqidit / Thūkydídēs) 460-379 pr.Kr.). Referimet e Herodotit që kanë të bëjnë me bashkohësit e tij ishin të lidhur me Thrakën Homerike, ndërsa Tuqid-ite i përcakton Pellazgët si Tirreni-Pellagët,por  thekson dhe diferenca midis  midis Pellazgëve dhe popullsive të tjera  tirrenike.
Tuqiditi tregon me emrin Pellazg si eponim i pellazgëve dy personazhe të ndryshëm të shek. XVII-XV- pr.Kr. Ai thote:  “Para Helenit njerëz të veçantë-mbi të gjitha Pellazgët- i jepnin emrin e tyre,  pjesës së gjërë të vendit…Pellasget grupohen për luftën e Trojës, kur kanë arritur që të zotronin mirë detin, dhe  kur, akoma  Athinasit  ishin me origjinë Pellasgjke”. Më pas, populli grek është shkëputur nga trungu pellazgjik.  Pellazgët ishin protagonistë të shume emigrimeve. (4)
PERFUNDIM:Nga Tuqiditi dalim në përfundimin se:  Në luftën e Trojës nuk kishte  Helene (greke), por vetëm Pellazge, dhe Athinasit që morën pjesë në këtë luftë ishin Pellazge. Populli Helen (Greke) dolën më vonë nga trungu Pellazg.

Pellazgët hynë në Arkadia dhe kolonizonjë të gjithë rajonin (Efori)

Efori (Eforo) ( 390-330 pr.Kr. lindur në Cuma) mbështetur tek Esiodi   thekson se: "ka një traditë që flet për një popull të quajtur Pellazg që hyn  në Arkadia, dhe hipotiziohet që bëhet fjalë për luftëtarë të nisur nga një atdhe originale për të kolonizuar të gjithë rajonin e Greqisë". Ka shumë autor që citojnë se ky rajon përfshihej nga; Dodona në Kretë,  Traoda ( Azia e Vogel ) e deri në Itali. Eforo  ka qenë një historian grek ka lindur në Cuma  Eolike në Azinë e vogël. Vitet e para ka banuar në Athinë. Kishte si profesion retorikën e Isocratit. 
Vepra e parë e tij ishte Historija Unversale redaktuar në 30 libra. Dhe se  vepra e fundit është kompletuar nga i biri Demofilio), që përfshinte një periudhë historike që shkonte që nga kthimi i Heraklidëve në Pelepo-nez (1104 pr.Kr.) e deri në luftën e shejtë 356 pr.Kr. kur filloj mbretrimi i Filipit i dytë i Maqedonisë. Nga veprat e tij janë  përjashtuar të gjithë ngjarjet të konsideruara mitike nga autori përfshir dhe luftën e Trojës. Përveç se një vepër mbi gjeografinë dhe etnografinë ku përshkruhen evenimentet në greqi, Efori tregon dhe për ndodhitë me popujt e tjerë të njohur atëherë. Fragmente të historisë së tij kanë arritur të shkurtëra por numeroze dhe që janë marrë nga Diodoro Siculo dhe janë futur në vepran e tij.
Kështu vendbanimet e tyre (pellasgeve) ishin të njohura mirë në kohën e helenëve dhe ishin në relacion të ngushtë me Tirrenet. Informacionet e tjera vinë nga shkrimtarët e mëvonshëm që interpretojë legjendat lokale në dritën e teorisë së Eforit.
Lidhja e Pellazgëve me Tirrenet sugjeruar nga Ellanico e Sofocle, bëhet e ngatëruar kur në shek. e III pr.Kr., ...piratët e Lemnosit dhe të afërmit e tyre në Atikë janë quajtur në mënyrë të veçantë Tirrene dhe të gjitha muret e fortesave antike në Itali (si ato të "Colle Palatino a Roma") janë konsideruar gjurmë të kolonive Arkadiane (Arcadiche).
Perfundim: Banorët e Lemnosit dhe Atikasit si të afërm janë quajtur Tirrene   sepse ato ishin pellazgë dhe farefis me Tirrenet.
Autoret antike thonin gjithnjë se Greqia para arritjes së helenëve quhej Pellazgji dhe Greket mësojnë nga Pellazgët artin e punimit të metaleve, mjeshtrinë e ndërtimit të mureve, prefeksionin e shkrimit dhe adhurimin e hyjnive.
Perfundim: (Pellazgët u mësuan  heleneve;   artin e punimit te metaleve, menyren e shkrimit , menyren e  ndërtimit  te mureve,  emertimet dhe adhurimin e  hyjnivë)
Përgjithsisht emrin e një popullsie (fisesh me një origjinë) që si Historianët klasike ashtu dhe arkeologët modern janë mësuar ta quajnë Pellazge, përfshijne  të gjitha ata njerëz që banonin përreth detit Egje dhe me gjere, para se të vinin valët e  ivazorëve që shume kohe me  pas do te  flasin greqishten e tyre kione.
Më sipër pamë se pellazgët ishin bërë zotërit e Arkadias. Kështu që quajtja e veprave që gjenden në Itali Arkadiane  nuk  është gjë tjetër veçse pohimi  indirekt  si vepra të pellazgëve.
Pellazgët në Itali
Për Pellazgët në Itali flasin Ellanico di Lesbo (shek. V-të, pr.Kr.), Mirsilo di Lesbo (shek.III-te, prkr.), Dionisio Periegete (sek.II-pr.Kr.), Diodoro Siculo (shek. I-rë pr.Kr.), të cilët tregojnë prezencën Pellasgjke përgjatë Adriatikut. Gjithashtu flasin dhe Dionigi d’Alicarnasso (shek. I, ps.Kr.), VarroneSilio ItalicoStraboneTrogo Pompeo Plinio il VecchioVirgilio e  Stefano di Bisanzio e tjere.
Sipas disa gjeografeve antike Pelazgët, e ardhur nga Arkadia zbarko-jnë në Etrurian Jugore. Dëshmija më antike është ajo e Dionisio Periegete (shek. II-të,pr.Kr.) që shkruan: “Përreth Apeninit,takojmë shumë njerëz që i përshkruajn duke filluar nga Veri-Perëndimi. Të parët janë Tirrenët e pas tyre janë Pellazgët që në një kohë nga Kilene/Cillene (në Arcadia) arrinë detin perëndi-more dhe vendosen së bashku me Tirrenet..."
Pas tyre ishte populli i fortë dhe arrogant i Latineve. Tradita gjendet dhe  tek  Rufo Festo Avieno (shek. IV-te, pas kr.), që ishte një Etrusk Vulsinii, në Etrurian Jugore ku vete ai i lokalizon  Pellazgët.
Ai i rradhit nga veriu në Jug: Më parë vendos njerzit e Tirreneve antike, pastaj rrjeshton Pallazgjinë që zinte fushat e Italisë, dhe këto pasi kane  lenë vendin  Cillene (në Arkadia).
I njëjti version gjendet dhe tek Prisciano (shek. V-të, pas.Kr.) dhe në  koment-et  e Niceforo Eustazio për  Dionisio Periegete. (5)
Nga një fragment i  Varrone (shek.II–I-rë ,pr.Kr.) dimë se “Pelazgët, të larguar nga vendi i tyre kërkonin toka të tjera. Më të shumtit u bash-kuan në Dodonë dhe duke qenë të paqartë për vendin ku do të fiksonin vendbanimet i kërkuan ndihmë orakullit tev Dodones dhe morën nga ai këtë përgjigje: Në tokën Saturnia të Siculeve e te Aborigeni kërkoni Cortilan. Ku ndodhet një ishull. Kur të keni arritur bëni detyrimet për sakrifi-kimet  për Febo (Apollonin-imi).
Me besim për atë çfarë ju këshillonte Orakulli pas shumë vuajtjesh dhe sakrificash zbarkojnë në Lazio e mbi të gjitha me pas vajten në një ishull në liqenin  Cutilia.
Ky ishull ishte një terren i madh balte kënetore i tharë pa pyll të rregullt por me pemë të rritur rrëmujë dhe që dukej  sikur “spostohej” vazhdimisht nga shtytja e valeve. Kur e shi-kojnë këtë mrekulli që kjo ishte toka e parashikuar nga orakulli largojnë me force Sikulet ( Siculi ) që e banonin dhe pushtojne  rajonin (6).
Varronei identifikonte Pellazgët me Etruskët por thekson zbarkimin e tyre  në brigjet e detit Tirren, në Lazio Vetus.
Sipas poetit Latin  Silio Italico ( ?-104 pas.kr.) Pellazgët, të drejtuar nga mbreti Aesis, arrinë në brigjet e Adriatikut dhe shkrihen me popujt prezente në te-rritorin Piceno.
Duke u vendosur në  “Colle dell’Annunziata”, e quajtur përgjithsisht “Colle Pelasgico”. Nga  rrënja ‘As’ nga mbreti mitik derivon toponimet e AscoliAsoLesi.
Diodoro Siculo mbështet idenë se popujt parahomeike (Homeri jetoj rreth vitit 800,pr.kr-imi)  shpreheshin me alfabete e të paktën ky shkrim përdorej që nga 10 shekuj  pr.Kr.
Diodoro, dhe me të Plini Plak (Plinio il Vecchio), referon se Pellazgët e futen alfabetin në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës duke praktikuar adaptime oportune dhe përmirësime.
Virgjili ( Virgilio ) shkruante: “thuhet se banorët e parë të italisë sonë ishin Pelasgi”. (7)
Staboni ( Strabone ) (shek. I pr.kr. – I pas.kr.) flet për koloni Pellazgjike në Ravenna, në Adriatik, Cere, Pirgi e Regisvilla, në detin  Tirreno.
Trogo Pompeo (shek. I pr.kr – I pas.kr.), flet për qytetet Umberiane dhe Etruske të origjinës Pellasgjike, ku përmend, ndër të tjera qytetin e Tarquinia e Spina, si qytete emblamatike të kolonizimit Pellasgjik në Etruria dhe në Umbria. (8)
Dionigi d’Alicarnasso shkruan se Pellazgët arritën në Itali nga Thesalia (Tessaglia)  shtatëmbedhjete  gjenerata para luftës së Trojes. Ato ishin të fortë në dete sepse kishin jetuar së bashku me Tirrenet. Termi Pellasgu  dhe  Nanas  ( Pelasgo e Nanas)  janë lidhura se bashku si terma.  Megjithate kete term Nanas na e shpjegon mire  Niko Stylos kur permend se  Nano ( do te thote se ishte nje epitetit i te birit te  Albanit   sternipit  ne pese brez te pellasgut, dhe quhej i tille pasi ishte i shkurter, por shume i zgjuar dhe i fuqishem, i cili kishte ardhur ne  Alba Longa. ( Ilali e sotme prane Romes ).  Në traditën Etruske (pellasge)   me emrin Nanas kemi dhe nje epitet te nje  nga emrat e Uliksit, mbretit te Itakes qe mori pjese ne luften e Trojes. Pra  edhe pse Uliksi jetoj 17 generata pasi pellasget erdhen ne Itali kujtimi i  Nanas ( si epiteti i pellageve te Albalonges) e shoqeroj ate nga pas,  Shtalartesia e tij  bije ne sy dhe  nga statujat qe ruhen neper muzete e Greqise dhe Europes , ku   ai dukej me trup jo te  larte.  Karakteristike eshte se ai gjendet  dhe me plisin ( qeleshen) ne koke, te cilen e mbanin  Pellasget, Iliret,  Arberit dhe shqiptaret.    
Popujt e  detit  (Pellazgët) 
Disa studiues i identifikojnë Pellazgët me Peleset, një degëzim i “popujve të detit”, të parët e Filisteive që vendosen në Palestinë. Një hipotezë të  tillë është avancuar nga François Chabas në 1873, pastaj rimarrë nga W. F. Albright  dhe nga  Vladimir Georgiev *në 1950.
Këto zbulime të teksteve antike me emrin Pellazge ishte shkruar  ‘Pelastoi’,  si emri i emrit  “Filistei–Peleset” në shkrimet Egjiptiane.
Dhe J. Ventris  përkthyesi i “ linearit  B” “B di Creta”, te Kretes  e J. Bérard, specialist i veprave te Homerit  janë deklaruar në favor të identifikimit të emrit në këtë sens.
Pellazgët = Etrusket
J.J. Prado  identikon direkt me Etruskët Pellazgët të vendosur në territorin Italjan dhe flet për një kulturë Etruske e shtrirë në të gjithë gadishullin në një hark prej 9 shekujsh.
Sipas ketij autori kjo   kulture  ishte  e organizuar sipas nje sistemi te nje lidhje midis dymbedhjete qytetete  “Dodecapoli (12-qytete)”, të ndryshme sipas skemës së Atlantidës. Kjo ishte një federate e artikuluar në dymbedhjetë mbreteri. Prado rradhit të paktën katër konfederata të tilla. “Dodecapoli dei Tursan del Nord, ..”
Dodecapoli Veneta: Marzabotto, Felsina, Ravenna, Cesena, Mantua, Rimini, Spina, Parma, Piacenza, Modena, Melpum (Mediolanum), Adria.
Dodecapoli dei Tursan del Centro–Nord: Fiesole, Quinto, Arezzo, Volterra, Cortona, Perugia, Chiusi, Roselle, Vetulonia, Populonia.
Dodecapoli dei Tursan del Centro–Sud:  Palestrina, Roma, Alba, Fidene, Cerveteri, Veio, Falera, Tarquinia, Vulci, Volsinii, Telamone, Orvieto, Pyrgi, Tuscania.
Dodecapoli dei Tursan del Sud: Capua, (Volturno), Nola, Pontecagnano, Pompei, Acerra, Irnthi, Velsa, Urina, Velcha, Sorrento, Nocera.
Eshtë e qartë se ishin dhe të tjera: një në Liguria dhe një ose dy përgjatë  Adriatikut.
Nuk ka pasur zbulime, sepse në këto rajone popujt autoktone janë çliruar të parët nga dominimi i pushtuseve dhe kanë marrë drejtimin e shoqërive kulturore të tyre por duke mbetur fort të lidhur me  cilvilizimin Etrusk.  (9)
Qytetet  ku  gjënden muret poliginale në Itali
Muret poligonale janë Ciklopike rrethojnë shumë qëndra antike, të Toskanët e deri në Sicili. Të rrjeshtuar sipas rendit alfabetik ato janë:
Alatri(la Civita), Alba Fucens (pranë liqenit Fucino e qytezës Massa d’Albe aktuale AQ), Amelia (në Umbria, Provincia di Terrrni (TR). Këtu në Janar 2006 ka rënë një pjesë e murit qikllopike 30 metra), AnagniArceArpino ( la Civita Vecchia), AtinaCoriFerentinoFondiNorba (qyteti i vjetër pranë Norma), Osteria NuovaPescorocchiano Rocca-seccaSan Felice CirceoSanta SeveraSaturnia (GR), SezzeTrevi (PG), Spoleto (PG)  VeroliVicovaro e tjere.
Buccino (SA) gjendet përbrijë në lindje të Maleve Lucania dhe në Luginën e Diano Vallo di Diano dhe në gjirin Salerno.  Banorët e parë të Volceit  antik ishin Pellazge. Në Puglia gjënden mure megalitike në Altamura (BA) dhe  Manduria (TA).  Në Sicilia  gjendenmure poligonale në Erice e në lokalitet të tjera. °
Harta  ku gjeden zonat pellazge në Lazio dhe në veri të saj
Teza e prezencës Pellazge në këtë vend është konfirmuar me ekzistencën e mureve të larta dhe me një gjatësi 400 m të vendbanimit të  Buccino, në kuartjerin e San Mauro, formuar nga blloqe të mëdha gëlqerore mur i thatë të bëra me mjeshtri te madhe.
Në këtë mure është gdhendur një simbol i  “fallo o Turpicolares”/ organe gjenitale (siç Varrone dëshironte ta emërtonte), ku nga  autori na  paraqitet  si një objekt adhurimi i popullsive Pellazgjike, sepse e mbanin si efikas kundër syrit të keq dhe fatkeqsive.
Por une mendoj se ka dhe nje tjeter interpretim: Në fakt pellazgët e kishin ber zakon qe në ato vende që i pushtonin me lehtësi vinin në mure organet gjenitale të femrave, ndërsa atje ku hasnin shumë rezistencë vinin or-ganet gjenitale mashkullore. Ne vepren e Niko stylos  " Etruskishte = Toskerishte " na sjelle fakte  se  Dionisi gjate fushatave te tij  ne pushtimin e  vendeve te largata te  Azise dhe Indise si dhe ne rikthimin e pushtimit te  Europes  e praktikonte nje gje te tille,per pupujt e nenshtruar. Nje nga keto objekte eshte gjetur dhe ne Epir  ne zonen e  toskerise se veriut.( Stylo: 285 )
Cili civilizim i solli muret  ciklopike  në Itali ?
Muret  ciklopike  paraprijne  epokën e lindjes së Romës që jemi mësuar të tregojmë rreth vitit 750 pr.kr. Dëshmia me antike e këtyre mureve na vjen nga  Tito Livio. (23).
Mbreti i fundit me origjinë Etruske i Romës dërgon kolonë në disa qytete si ne;   (Circei e Signia) që faktikisht ekzistonin para viteve 510 pr.kr.
Studjuesit e  shek XIX-te , konfrontohen shpesh në diskutimet e tezave të kundërta që kanë të bëjnë me faktin që në Lazio midis shek. XIII–XII pr.kr. një influencë e jashtme solli një civilizim dhe penetroj kulturë që shoqërohej me njohjen e lidhjeve metalike dhe lindjen e një shoqërijë me të shtatifikuat të klasave sociale.
Duket se në këtë perjudhë përhapet një civilizim, jo si frut i evolimi të ngadalshëm shekullore autoktone, por vjen nga jashtë Italisë dhe në një kohë të shkurtër përhapet.
Terminologia e Romakeve e përcakton si  “opus siliceum”  teknikën e ndërtimit të mureve të fortifikuara. Materjalet që përdoreshin ishin bloqe të mëdha gelqerore marrë në afërsi të vëndeve të ndërtimit dhe të gdhendur në formë poligonale. 
Një teknike e tillë ishte quajtur dhe “opus poligonale” dhe në veçanti konteksti lokal ishte treguar me emra të ndryshëm: “opus ciclopicum”, opus trintium”, “opus saturnium”, “opus lesbicum”.
MENYRAT   E    PUNIMIT   TE   GURVE   CIKLOPIKË (  PELLASGJIKË )

Mund të klasifikohen katër mënyra (stile) ndërtimi që demostrojnë dhe progresin e modernizimit të teknikave dhe na ofrojnë dhe tregu-esit kronologjike  vetëm në një hapsirë të madhe kohore.
Në mënyrën e parë; (prima maniera), blloqet e gureve ishin përdoruar ashtu siç gjëndeshin në natyrë, vetëm me një ndërhyrje të vogël për të rregulluar pak faqet mbështetse dhe vendoseshin me mbajtse gurësh të tjerë të vegjël  ndihmës.
Mënyra e dytë; (seconda maniera), gurët ishin zgjedhur me kujdes dhe i nënshtroheshn një pune të madhe në planet e vendosjes dhe në pamjen e dukshme. Bashkimi ishin më precise, dhe të mbushura me pjesë guri të gdhendura  sipas  boshllekut  që  krijohej.
Mënyra e tretë; (terza maniera), guri punohej në mënyrë që sipë-rfaqja e kontaktit konsiderohej perfekte pa pjesëza guresh ndërmje-tes. Faqja e pamjes së gureve dukej e sheshtë dhe blloqet e formës poligonale janë të adaptuar dhe integruar në mënyrë perfekte njeri me tjetrin. Bëhej kujdes që planet që shërbenin si bazë nuk ishin shtesa të pierrët.
Mënyra e katërt; ( quarta maniera), planet e mbështetjes tentojnë që të bëhen horizontal, por mbeten dhe shkëputje dhe tentojnë drejt formës së drejtkëndëshit paralelpipede. Disa herë kjo mvaret nga karakteristikat natyrale të gurit që tenton të çahet thyhet sipas  planeve paralele.
Në planet ndërtimore të dy mënyrave të fundit  faqja  e jashtme është e rafinuar me një kujdes të veçantë e rrafshët dhe e privuar nga lidhëset  ndërmjetse dhe rënje shkallore, në veçanti para portave të qytetit dhe në afërsi të mureve që ishin të ekspozuara nga sulmet, në kënde dhe në vendet e lidhjes. 
Sipërfaqja është më pak e rafinaur e pa rrafshuar mirë dhe pjesëzat ndër-mjetse janë më të shumta në boshlleqe të brendshme të mureve ku nuk pre-zantohen sulme të frikshme si dhe në muret sekondare.
Muret ndërtohen me blloqe të mëdha me shumë se 1,5 m. Lartësia  mesatare e një individi të kësaj kohe ishte nga 1,65 m - 1,75 m. Ishte e veshture per nje sulmues qe te mund te kalonte  nje bllok blloku guri 1,65 x 1,80–2,20 m. Blloku i diminsioneve të mëdhe i matur ne  Circeo, në formë trapezoidale është 1,10 x 2,85 metri, me një peshë me të madhe se  6000 kg.

Misteri rrethon teknikat e ndërtimit të Pellasgeve, mënyrën e nxjerrjes, transportit modelimit dhe manipulimit të gurëve të medhenj. Muret ciklopike prezantojnë enigmën e natyrës teknologjike. Ndoshta përdornin teknika të panjohura për ne.
 



Mure dhe gure Cikllopike jashte  Europes !
Perveç gureve te mureve pellasge ne Itali kemi dhe gure të përmasave  marramendase !
Psh, në xokolin në bazamentin e tempullit fenikas  Baalbek, në Liban, gjenden blloqe të mëdha më të gjatë më se 18 metra ,dhe me peshë me tepër se 700 ton .

Blloku i diminsioneve më të mëdha është konsideruar ai  Hajar el Hibla, Bllok guri i gjatë e prerë për ta nxjerrur që gjendet në vendin e sajë amë. Diminsionet e saj janë shumë të madha- 4,30 x 6,30 x 21,50 m, dhe peshon sipas llogartiteve  1200 ton. Nuk dimë shpjegimin se me cilat in strumenta teknika njerzit e asaj epoka mund të punonin dhe transportonin dhe ngrinin gurë të këtyre diminsioneve dhe çfarë njo-hjesh teknologjike mund të kenë patur. 
Ekzistenca e mureve pellasgjike ne brigjet verjore te Afrikes ( Tunizi dhe Marok), Mesdhe  (Malte) Anataoll dhe ne Ameriken qendrore e jugore.
Ekzistojnë pjesë të mureve poligonale në Teboursouk, (në Tuni-sia), në kodrën që dominon sitin Romak të Dougga.
Muri poligonal në Dougga, ngjanë me shëmbujt më të mirë të Italisë qëndrore dhe të greqisë. Ne afërsi gjenden nekropuj megaliteike (dolmen e cromlech) të epokës pre– protostorica.
Datimi është i paqartë dhe teknikat e ndërtimit demostrojnë që bëhet fjalë për struktura (pre-puniche) dhe ndërtimi pak a shumë i atribohet epokës Numidica, por afërsia dhe përfapja e siteve të va-rreve preistorike dhe stili i veprave megalitike sugjerojnë një datim me antik.
Dougga e Lixus, ne Marok, janë shëmbujt me domethënës të mureve poligonale në Afriken e Veriut.
Në të gjitha rajonin (Maktar, Eltes), gjënden gjurmë një kulturë të ra-finuar megalitike që për formën e manifestimit është e ngjashme me megalitismin e Maltes dhe të mesdheut qëndrore.
Gjejme teknika te ngjashme ndertimesh ne boten Greke ne Anatolia prane Iteve (Ittiti) dhe ne proporcione me te dukshem ne Ameriken qender-jugore.
Ndërtimet Pellazgjike ose Qiklopike na kujtojnë arkitekturën e Peruse antike në Maqu Piqu / Machu Picchu e Sacsayhuamán. Lumej boje janë derdhur për të shkruar për muret e Maqu Piqu / Machu Picchu. Kush ishin nga vinin kur dhe si ishin ndërtuesit e tyre?
 

Bibligrafia e Sitografia

 Mund te shikoni dhe vidion  per pjesen e pare te kumteses ( Kol  Marku )


PROF.DR.LUFTULLA PEZA&PROF.DR.LILJANA PEZA: MBISHKRIMI PELLAZG I KONGSBERGUT (SKANDINAVI)



Në këtë artikull jepet një interpretim i ri i mbishkrimit të Kongsbergut (Norvegji). Mbishkrimi është shkruar me sistemin alfabetik të shkrimit me germa pellazge, të përhapura gjerë gjatë kohës së neolitit dhe bronzit në rajonin e mesdheut. Mbishkrimi lexohet nga e majta në të djathtë dhe përbëhet nga dy fjalë: SOT QA = SOT QAJ. Mbishkrimi i Kongsbergut lidhet me shkrimin Linear B (të Mikenës), mjaft i përhapur gjatë kohës së bronzit në Ballkan dhe ishullin e Kretës. Të dyja fjalët i përkasin gjuhës së lashtë pellazge, e folur dhe e shkruar në rajonin e mesdheut gjatë neolitit, kohës së bronzit dhe më vonë, e cila nuk është gjuhë e vdekur, por mbijeton në gjuhën e sotme shqipe. Në Skandinavi ka toponime pellazge, që ruhen sot dhe që shpjegohen mjaft lehtë me gjuhën shqipe:

SKANDINAVI = S’KA N DI NA VI = S’ KA N’ DI NA VI = NUK KANË, DIN, NA VYN = S’KANË,NUK KANË = DIN, DI, VIN= VYN= na vyn, na duhet, na vlen, na hyn në punë.

NORVEGJI = NOR VE GJI= norët i ve n’ gji, i kam në gji, në zemër.

OSLO = OS LO = OSHT LON, është lënë.

Kështu me mbishkrimin e Kongsbergut dhe toponimet vërtetohet prania e Qytetërimit Pellazg Minaik të Kretës në Skandinavi.

--

SUMMARY:

In this paper is given a new interpretation of the Kongsberg’s inscription (Norway). The inscription is written in the alphabetic system of writing with the pelasgian letters, widely used in the Mediterranean countries during the Neolithic and Bronze Ages. The inscription is read from left to right and it consists of two words: SOT QA = SOT QA-J = TODAY CRY.

Kongsberg’s inscription is related to the Linear B script, widespread during the Bronze Age in the Balkans and the island of Crete. Both words belong to the ancient Pelasgian language, spoken and written in the Mediterranean region during the Neolithic Age, the Bronze Age and later on, which is not a dead language, but survives in the modern Albanian language. In Scandinavia there are some Pelasgian toponyms, preserved today:

SKANDINAVI = S’KA N DI NA VI = S’ KA N’ DI NA VI = NUK KANË E DIN, NA VIN = DOES NO MATTER TO KNOW, SERVE US;

NORVEGJI = NOR VE GJI= norët ve n’ gji, i kam për zemër = I HAVE NORWEGIANS IN MY HEART.

OSLO = OS LO = OSHT LON = IS LEFT.

Thus the Kongsberg’s inscription and the name of the places confirms the presence of the Pelasgian Minoan Civilisation in Scandinavia.


Fig. 1- Harta e pjesëshme e Norvegjisë, në perëndim të Oslos,ndodhet qyteti Kongsberg.

Kohët e fundit, duke punuar dhe kërkuar për të dhëna plotësuese studimore, ndeshëm në një material shumë interesant gjuhësorë, që ka lidhje me tematikat tona studimore mbi Qytetërimin Pellazg, qytetërimi më i vjetër i botës. Zoti Johan Jarnaes, një studiues i pasionuar norvegjez, në revistën CRYPTCRACKER të dates 30 shtator 2013, sjell artikullin “PHOENICIANS IN SCANDINAVIA” (Fenikasit në Skandinavi), ku bën fjalë mbi një mbishkrim të kohës së hershme të bronzit. J. Jarnaes është nga qyteti i vogël norvegjez Kongsberg, që ndodhet rreth 80 km. në perëndim të kryeqytetit Oslo të vendit (fig. 1). Ai është diplomuar për histori, arkeologji dhe gjuhësi. Duke shëtitur në fermën e një miku të tij gjatë vjeshtës së vitit 1987, në një pllakë graniti, ai vuri re disa gërvishtje, që i tërhoqën vemendjen. Pasi e pastroi vendin doli qartë mbishkrimi, për të cilin bëjmë fjalë në shkrimin tonë.

Mbishkrim i Kongsbergut është gërvishur në një pllakë graniti në një vend kulti fetar, në afërsi të qytetit Kongsberg të Norvegjisë. Në rrethinat e Kongsbergut janë gjetur shumë miniera të vogla, ku gjatë kohrave parahistroike është gërmuar dhe shfrytëzuar minerali i argjendit.

Mbishkrimi mbeti pa u deshifruar deri në vitin 1980, kur dr. Kjel Aartun arriti ta deshifrojë atë, bazuar në deshifrimet e shkrimit Linear A të ishullit të Kretës. Ai mendon se shkrimi është gërvishur në pllakën e granitit midis viteve 2000 dhe 1450 p.e.s., dhe sipas tij përbën shkrimin më të vjetër në Europë dhe shpreh gjuhën e mineanëve të Kretës. Dehifrimi i mbishkrimit u publikua për herë të parë në vititn 1992 (Ph.D. Kjell Aaturtun në revistën Die Minoische Schript, Band I, 1992) . Këto ide i ka mbështetur edhe studiuesi tjetër Sven Buchholz, i cili ka bërë edhe një studim të gjatë për gjetjet në afërsi të minierës së argjendit të Kongsbergut.

MBISHKRIMI I KONGSBERGUT (NORVEGJI)


Fig. 2-Mbishkrimi i Kongsbergut dhe transkriptimi i tij (poshtë) sipas deshifruesit K.Aartun (përdorur edhe në katallogun e shenjave të Linearit A të Brice (W. Brice 1975, fig 5 ).
Në disa vende në Peloponez (Mikenë, Pylos etj.)dhe Kretë janë gjetur mjaft pllaka dheu të pjekura me shkrimet e kohës së bronzit linear A dhe linear B. Në kohën e bronzit, ende nuk ka qenë shpikur letra dhe për të shkruar përdoreshin shtresa të holla balte, që më pas thaheshin. Kur kjo ishte ende e njomë, mbi te gërvishnin shenja të ndryshme.

Dy autorët anglezë M. Ventris dhe J. Cadwick (1953), duke u marrrë me deshifrimin e shkrimit linear B të Kretës, kanë përcaktuar se shenjat e këtij shkrimit përfaqësojnë rrokje, prandaj edhe shkrimin e kanë quajtur rrokjor. Ata duke formuar rrokje nga shenjat e lineat B formuan më pas fjalë, me bashkimin e këtyre rrokjeve, të cilat i afruan me fjalë të gjuhës greke. Kështu arritën në përfundimin se gjuha e shkrimit linear B, e përdorur në Mikenë dhe Kretë gjatë kohës së bronzit ka qenë një formë e lashtë e gjuhës greke. Ky përfundim është tepër subjektiv, pa bazë shkencore dhe i pa pranueshëm për shumë studiues, për të cilin më gjatë do të flasim më poshtë.

Nisur nga parimi i më sipërm, se shenjat e mbishkrimit të Kongsbergut përfaqësojnë rrokje të gjuhës së folur, në bazë të katallogëve të shkrimit Linear A dhe B të autorëve të ndryshëm, Dr. Aartun mendon se çdo germë e mbishkrimit të Kongsbergut përfaqëson një rrokje dhe nga kjo arriti në këtë deshifrim:

Fjala e parë: S = WE, O = TU, T = YU dhe fjala e dytë: Q = Pi, A = Ti.

Pra sipas dr. Aartunit mbishkrimi deshifrohet me rrokjet :

WE TU YU PI TI, që në anglisht janë: “soft (and) pure” = në shqip “ i butë (dhe) i pastër”.

Dr. Aartun me sa duket ka pasur parasysh argjendin e gjetur në Kongsberg, i cili është “i butë dhe i pastër”. Aartun mendon se shenjat e këtij mbishkrimi i përkasin shkrimit Linear A të Kretës.

Bashkë me mbishkrimin në rajonin e Kongsbergut janë gjetur edhe shumë vizatime të ndryshme të gërrvishura mbi pllakat e shkëmbenjëve granitikë, me shumicë në rajonin e Kongsbergut. Njëri prej këtyre vizatimeve është identifikuar si poçe për verë ose ujë” (fig. 3).


Jarnaes ka vënë re se në pjesën e sipërme të poçes për verë ose ujë (fig.3) ndodhet e gërvishur germa “V”, sipas tij germë e alfabetit latin si dhe tre rreshta vijash të valëzuara mbi poçe, që është një hieroglif egjiptian, që shpreh ujin.

Nisur nga prania e hieroglifit egjiptian të UJIT mbi poçe, mendojmë se edhe germa V mbi grykën e poçes, përfaqëson fjalën VIJ = UIJ = UJI, fjalë, është gërvishur në një enë të Qytetërimit Pellazge të Vinkës, e neolitit të vonë. Edhe dy vijat në qafën e poçes me sa duket shprehin dorezat për mbajtjen e saj.


Bashkë me mbishkrimin në Kongsberg janë ndeshur edhe shumë vizatime anijesh (fig. 4, 5). Lidhur me anijet e vizatuar Jarnes shënon se vizatime të tilla mbi pllakat e granitit janë të shumta në Norvegjinë jugë-perëndimore dhe Suedi, me teknikë të njejtë me atë të përdorur në Kongsberg. Nga i gjithë zbulimi i vizatimeve dhe mbishkrimit në rrethinat e Kongsbergut Jarnaes mendon se janë bërë gjatë kohës së bronzit, midis viteve 2000-1500 p.e.s. Ai ato i krahason me anijet në limanin e Kretës, ndeshur në një afresk të vjetër (fig. 6).


Qyteti i Kongsbergut është themeluar në vitin 1623, kur u gjet shfaqja e parë e argjendit. Me këtë filloi nga puna minierat dhe qyteti u rrit shpejt me banorë të rinj. Mendimi është se para vitit 1623 Kongsbergu nuk ka pasur asnjë histori. Por Jarnaes mendon ndryshe. Ai të gjitha shënimet e tij mbi gjeografinë, gjeologjinë, arkeologjinë i ka përmbledhur në një libër: “Before Kongsberg was founded” (Para se të themelohej Kongsbergu). Në libër përshkruhet gjithshka mbi rajonin e Kongsbergut, filluar nga kohrat më të hershme parahistorike. Në kohën e bronzit prodhimi i argjendit bëhej duke shkrirë mineralin, që përmbante argjend dhe plumb dhe duke i ndarë ato. Por minerali i Kongsbegut është 100% argjend dhe kështu ka pasur vlerë të madhe, sepse duke qenë i pastër ngjyra e tij ka qenë e hapur dhe me shklëqim të ndritshëm.

Një gjë mjaft interesante e gjetur është vendosja e gurëve në pozitë të tillë, që përputhen me vendosje astronomike ose mathematike. Është mjaft e qartë, që këto vendosje të gurëve, vizatimet e ndryshme dhe mbishkrimi i më sipërm, përkasin një shoqërie mjaft të zhvilluar të kohës së bronzit, që përpuhtet me të dhënat, që janë nga qytetërimi Minaik i Kretës. Sidomos shkrimi që u përcaktua si i Linearit A të Kretës nga linguisti norvegjz Kjell Aartun në vitin 1994. Është ky që përcaktoi se mbishkrimi i mësipërm i përket shkrimit Linear A të Kretës. Mbishkrimi përbën fjalët e para të shkruara ndonjë herë në Norvegji, që i interpreton si “The pure and the soft” (i pastër dhe i butë).

Arkeologët norvegjezë mendojnë se mbishkrim i ndeshur në Kongsberg është bërë nga lundërtarët mineanë, të ardhur nga ishulli i Kretës. Mineanët gjatë kohës së bronzit kishin kërkesa të mëdha për minerale dhe argjend, i cili në atë kohë ka qenë me shumë vlerë. Ata me barkat e tyre kanë arritur Skandinavinë dhe vendbanimet Brammen dhe Oslo dhe rrethinat e Kongsbergut (vini re hartën ku rrugët e mineanëve janë shënuar me vija të ndërprera).

SHPJEGIMI YNË I MBISHKRIMIT TË KONGSBERGUT


Sipas mendimit tonë mbishkrimi i Kongsbergut përbëhet nga dy fjalë të ndara njëra nga tjetra të shkruara sipas sistemit alfabetik dhe jo rrokjor. Fjala e parë ka tri germa dhe e fjala e dytë vetëm dy. Dy fjalët e mbishkrimit janë:

SOT QA

Mbishkrimi është shkruar me sistemin alfabetik dhe lexohet ashtu siç shkruhet, nga e majta në të djathtë. Në gjuhën e sotme shqipe, me rregullat e sotme gramatikore, mbishkrimi do të ishte:

SOT QAN ose SOT QAJ

Fjala SOT është ndajfolje= anglisht TODAY, THIS DAY.

Fjala QAN, është folje veta e tretë njënjës e foljes TË QASH, ME QA = TO CRY, TO WEEP, ai, ajo qan. Pra mbishkrimi i Kongsbergut është: SOT QA = SOT QAJ = TODAY I CRY

Mbishkrimi I Kongsbergut lidhet me shkrimin linear B dhe jo me linear A, sepse ky i fundit është shkrim më i vjetër dhe më tepër shkrim vizatimor, ku shenjat shprehin fjalë të caktuar, por të pa kuptueshme për ne.

Germat e përdorura për mbishkrimin Kongsberg janë germat e alfabetit pellazg të ndeshura fillimisht në kulturën Vinkë-Turdas, neoliti i vonë (Peza & Peza 2013). Ky alfabet është përdorur më pas, gjatë kohës së bronzit në Mikenë dhe Kretë në shkrimin Linear B, në Trojë e gjetkë. Alfabeti pellazg është përdorur për mbishkrimin e Lemnit (shekujt 9-8 p.e.s.), Athinës, Korinthit, mbishkrimet e Kretës të shekijve 6 p.e.s. Me alfabetin pellazg gjatë shekullit 8 p.e.s. janë shkruar Iliada dhe Odisea nga Homeri si dhe Theogonia nga Hesiodi, që të dy poetë dhe dijetarë të racës pellazge. Alfabeti pellazg është përshtatur për të shkruar gjuhën latine dhe atë greke.

Mbishkrimi i Kongsbergut ka rëndësi të madhe për gjuhësinë, sepse tregon se gjatë kohës së bronzit shkrimi ka qenë i zhvilluar dhe tregon se mineanët, popull i racës pellazge, kanë qenë shpërndarë në të gjithë Europën dhe kanë shfrytëzuar minerale të ndryshme.

Studimet e para arkeologjike në ishullin e Kretës janë kryer nga arkeologu Artur Evans rreth vitit 1900 të shekullit të kaluar, i cili në këtë ishull zbuloi një qytetërim të lashtë të kohës së bronzit, që ai e emërtoi Qytetërimi Minaik i Kretës dhe që i përket periudhës para helene (greke). Evans, krahas pallateve shumëkatëshe dhe objekteve të tjera arkeologjike, zbuloi në Kretë edhe mjaft pllaka balte të pjekura, që përmbanin shkrime. Ai ndau në Kretë tre lloj shkrimesh: shkrimi vizatimor (piktografik), shkrimin linear A dhe shkrimin linear B më i vonshëm dhe më i përparuar se lineari A.

Vërtetohet se shkrimet e ashtu quajtur Linear A dhe Linear B përbëjnë përzierje të shkrimit alfabetik d.m.th. ku shenjat e veçanta shprehin germa të veçanta të alfabetit dhe shkrimi vizatimor (pictographic, hieroglyfik) d.m.th. ku shenjat e veçanta përfaqësojnë emërtime sendesh të veçanta.

QYTETËRIMI MINAIK I KRETËS DHE LIDHJET ME SKANDINAVINË
Kreta dhe banorët e saj përmenden për herë të parë në Odisea. Homeri përmend në Kretë pesë fise, që flasin një gjuhë: akejt, kidonët, dorët, pellazgët dhe eteocretanët, të cilët konsiderohn si “kretanët e vërtetë”

Mineanët kanë qen lundërtarë dhe tregëtarë të mëdhenj metalesh, sepse prej tyre prodhonin vegla të ndryshme dhe armë, që i tregëtonin në mesdhe. Ata kanë tregëtuar edhe verë, vaj ulliri dhe prodhime të tjera bijqësore në vendet veriore nga merrnin metale, qelibar nga vendet balltike etj. Për këtë arsye ata kishin ndërtuar edhe flotën e fuqishme tregëtare. Anijet e tyre kanë qenë me kil deri në 30 m. të gjata dhe 20 m. të larta.

Vikingët kanë qenë në Amerikë 500 vjet para Kolombit, pse jo dhe mineaëntë më parë, 3000 vjet para Kolombit ?

Për lidhjen e Qytetërimit Minaik të Kretës me Suedinë ka shkruar arkeologu suedez Oscar Montelius para një qind vjetësh, por nuk u besua. Tashti së fundi u botua libri “The Rise of Bronze Age Society” 2005 nga profesorët K.Kristiansen (Univ. Gothenburg dhe prof. Th. Larsson Univ. Umea për probleme të objekteve në gurë dhe shpjegimn e tyre.

Duke parë me vemendje disa emërtime vendesh si Skandinavia, Norvegjia, Oslo etj. vejmë re se ato shpjegoen mjaft lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe, që tregojnë për origjinën e tyre pellazge:

SKANDINAVI = S’KA N DI NA VI = S’ KA N’ DI NA VI = NUK KA NË E DIN, NA VIN = NUK KA , DIN=DI, NE NA VIN= VYN =VYEN (NA DUHET, NA VLEN, NA HYN NË PUNË);

NORVEGJI = NOR VE GJI = norët vej n’ gji, i kam në gji, i kam në zemër, i kam për zemër.

OSLO = OS LO = OSHT LON = ËSHTË LËNË.


Studiuesit Johan Jarnaes dhe Sven Buchholz mbi pllakën e granitit me mbishkrimin “SOT QA”, korrik 2012.
_____________________

1.Johan Jarnaes, “PHOENICIANS IN SCANDINAVIA”në revistën CRYPTCRACKER të dates 30 shtator 2013.

2. Ph.D. Kjell Aaturtun në revistën Die Minoische Schript, Band I, 1992.

DR.LUFTULLA DHE LILJANA PEZA: PELLAZGËT SHPIKËN SHKRIMIN DHE ALFABETIN E PARË NË BOTË




Image result for Luftulla Peza dhe Liljana Peza





Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s., tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet p.e.s.

Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë. Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.

Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashti të pavlerësuara nga ana gjuhësore. Në figurat 1 dhe 2 tregohen një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V 1.


Fig. 1 - Enë balte me mbishkrim në kulturën Vinça (5500-4500 p.e.s.)

....................................................


Fig. 2 - Fragment tjegulle, me germën “M”

...........................................

Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” = “UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhën e sotme shqipe, gjë që tregon për një gjuhë pellazge/shqipe. Prandaj mbishkrimi i mësipërm i përket gjuhës së lashtë pellazge. Edhe numrat “1” dhe “III” etj. i përkasin gjithashtu gjuhës pellazge. Edhe simbolet e tjera të gjetura në kulturën e Vinçës janë mjaft interesante dhe paraqesin lidhje të ngushta me pellazgët autoktonë, sidomos shenjat,  janë shenja-germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B, të cila njësohen me I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th. Edhe shenjat e tilla si I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, etj. shprehin ato shenja, që më vonë u përpunuan nga etruskët si I, II, III, IV, V, VI dhe romakët, duke marrë emrin “numrat romakë”.

Edhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës si: tregojnë se banorët e saj besonin tek perëndia Zeus, i cili është perëndia e pellazgëve.


Fig.3 - Shenjat - germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B,

dhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës.

.....................................................

Germa të tilla të ngjashme “A” dhe “M” janë ndeshur edhe në kulturën neolitike të Maliq-Kamnikut (pranë Korçës, Shqipëria lindore) dhe Cakranit (pranë Fierit, Shqipëria perëndimore), që tregon se gjatë gurvonit shkrimi ka qenë i përhapur shumë gjerë.


 Fig. 4 - Shtatore gruaje veshur me ”Fustanellë” nga Vinça.

...............................................................

Në kulturën e Vinçës është ndeshur edhe një shtatore gruaje veshur me fustanellë, veshjen kombëtare pellazge/shqiptare, e cila tregon lidhje tjetër të banorëve të kësaj treve me stërgjyshët e shqiptarëve- pellazgët.

Shkrim i ngjashëm është ndeshur edhe në Tartaria të Rumanisë, rreth 120 km. në lindje të Vinçës, në një varse tjegulle, datuar e vitit 5300 p.e.s. Në varse (fig. 5) është shkruar germa “P” dhe pranë saj shprehja “PDor” (ose Pbor), e cila në gjuhën pellazge/shqipe do të thotë “Dora” ose “bora”. Këto plaka përmbajnë mbishkrimin e famshëm, për të cilin disa specialistë kanë shprehur mendimit se këto “symbols represent the earliest known form of writing in the world”, por disa i shohin si zhgaravina.

Mbishkrime të ngjashme janë ndeshur në të gjithë Europën jugë-lindore si në Greqi (Rrasa Dispilio), por edhe në Hungari, Bullgari, Rumani, Moldavi dhe në Ukrainën jugore. Në mbishkrim e Dispilios (fig. 5), datuar5300 p.e.s., duken mjaft të qarta germat E, F, C, V, I, L në pozicione të ndryshme, të cilat janë përdorur në alfabetet pellazg dhe etrusk.


Fig.5

...........................................


Fig.6

..................................................

Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias dhe Dispilios tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në rajonin e Ballkanit.

Nga vjetërsia këto shkrime janë shumë më të vjetër se sa shkrimi piktografik shumer (proto-Sumerian pictographic script) nga Uruku i Bagdatit, që deri tani është konsideruar si shkrimi më i vjetër në botë, krijuar rreth vitit 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, i datuar rreth vitit 2900 p.e.s.

G. Katapano ( 1988) flet për alfabetin më të lashtë pellazg në Egjipt nga hieroglifet egjiptiane. Ato i ka krijuar Thoti, një iliro/pellazg bazuar në gjuhën pellazge. Të gjitha hieroglifet egjiptiane shpjegohen me bazë nga germat e alfabetit pellazg. Katapanl i daton hieroglifet egjiptiane 12.000 vjet p.e.s., gjë që nuk përputhet me të dhënat arkeologjike, që i daton ato 2900-2600 p.e.s.

Alfabeti pellazg ka vazhduar edhe gjatë kohës së bronzit, ku vërtetohet me gjetjet në Trojë, Kretë, Peloponez etj. Ai shfaqet në shkrimin e Linearit A të Kretës dhe shkrimin e Linearit B të Mikenës. Shkrimi Lineari B është interpretuar gabim nga anglezët Ventris dhe Kaduik, sikur i përkasin gjuhës greke. Duke punuar me këtë shkrim kemi gjetur të shkruara fjalë pellazge, që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe (Peza L. & L.): në krahun e majtë të rrasës ndodhet shprehja e artë: I Z A I Z = Z I A Z I, që donë të thotë “ZI ASHT ZI”.


Drejtimi i leximit ←

I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi

.............................................

Zbulimi i shprehjes I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi para dy vjetësh përbënte dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës pellazge/shqipe (Peza L. & L. 2009 si e shekullit të 14 p.e.s., por sot vjetërsia e shkrimit të gjuhës pellazge/shqipe vërtetohet edhe disa mijëvjeçarë më i lashtë.


Fig.7 - Rrasa nr. 7671, që i përket shekullit të 14 p.e.s., ku lexohet shprehja pellazge.

.............................................

Me rëndësi është të përmendim edhe mbishkrimin e quajtur Abecedari Marsiliana, i shekullit të 7 p.e.s., ku renditet të gjitha germat etruske/pellazge. Pellazgët dhe etruskët kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djallja dhe e majta, si më poshtë (fig. 8):


Fig.5.

...............................................................

I gjithë rajoni, ku ka qenë e përhapur kultura e Vinçës, Tartaria, Dispilios, Thesalisë, Cakranit, Maliqit, Kamnikut etj., pra rajoni i Ballkanit dhe i Egjeut gjatë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit ka qenë banuar nga fiset pellazge, që përmenden në epikat e Homerit, autorët e tjerë antikë dhe që vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike. Arkeologët italianë dhe amerikanë në akropolin e Athinës dhe vende tët tjera në Atikë kanë zbuluar ngjashmëri veglash dhe mjetesh me vendbanimet Sesklo dhe Dimini në Thesali, të njohura si pellazge, (Prokopiou & Smith, 1964). Po kështu prania e pellazgëve vërtetohet nga arkeologjia në malin Skourta në Boeoti ((French 1989-1990), në ishullin e Lemnit në Egje(Hefner E.D. 1927), në Mikenë dhe Peloponez  ← Fig. 8 (Peza L. & L. 2009) etj. Herodoti dhe autorë të tjerë antikë thonë se pellazgët autoktonë kanë banuar të gjithë rajonin e Egjeut dhe ishujt mesdhetarë, para ardhjes së grekëve rreth shekullit të 6 p.e.s.


Shenjat - germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B.

........................................................

Mbishkrimet Dipylon (i Athinës), Cumae (i Korinthit), Kupa e Nestorit, të datuara të shekujve 8-7 p.e.s. dhe që gjer tashti janë mbajtur si monumentet më të lashta shkrimore të gjuhës greke, u vërtetua se nuk kanë lidhje me këtë gjuhë. Të kësaj natyre janë edhe mbishkrimet e lashta të Kretës, të datuar fundi i shekullit të 7 fillimi i shekullit të 6 p.e.s. Në këto mbishkrime kemi zbuluam vetëm fjalë pellazge/shqipe, që dëshmon se ato janë shkruar në gjuhën pellazge. Nga ana tjetër grekët nuk përmenden as në “Iliadë” dhe “Odise” e Homerit, të përgatitura rreth viteve 750-700 p.e.s. Kështu del që fiset greke kanë ardhë në rajonin e Egjeut më vonë, në fillim të shekullit 6 p.e.s. dhe dokumentet më të vjetra greke në Lemn dhe Trojë etj. ndeshen jo para shekullit 5 p.e.s.

Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s., tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet p.e.s.

(Referat i mbajtur në Konferencën e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg, libri i përmbledhjeve, faqe 1-3, Tiranë 21-22 tetor 2011. Botuar për herë të parë në: Konferenca e I'rë mbi Qytetërimin Pellazg, Tiranë 21-22 tetor 2011, libri i përmbledhjeve f. 1-4)

===================================

THE PELASGIANS HAD INVENTED THE FIRST WRITING AND ALPHABET IN THE WORLD



Luftulla PEZA & Liljana PEZA

..............................................

In the History of the Alphabet, as the oldest one is mentioned the Egyptian Alphabet, created during 2900 BC. Later on, the Phoenician alphabet derived from it, during the 11 century BC, which consists of consonants only. Later on, it is said that the Phoenicians alphabet was taken by Greeks, which advanced it by adding the vowels as well. And based upon the Greek Alphabet the Latin one was developed. Not a single word was said about the Pelasgian alphabet, often mentioned by ancient writers, in the history of the alphabet.

Studying the history of the alphabets this chronological order of the alphabets is totally wrong. The first peoples in the world who had invented writing and used for their language the alphabet have been the Pelasgians, during the 6 millennium BC. The Pelasgian alphabet consisted of both, consonant and vowels.

In the Neolithic Vinca culture, extended in Balkan Peninsula during the 6-5-millenium BC, the ancient inscriptions are met not evaluated up to now from linguistic point of view. In an earth vessel (fig. 1) from Vinca is written the expression: IIIVIJV1, while in fig. 2 Capital “M” is written as well.

Fig. 1-Earth vessel with inscription from Vinca culture (5500-4500 BC)

Fig. 2-Fragment of the vessel with “M”

Original: IIIVIJV1, separated words: III VIJ V 1

The word “VIJ” is read “UIJ”, because in the Pelasgian/Etruscan inscriptions the letter “V” is equal to “U”. That is why the word will be read as “VIJ = UJË”, which means “the water” in the Pelasgian/Albanian language. That is the reason this inscription belong to the Pelasgian/Albanian language. Numbers 1 and III belong to Pelasgian language as well.

Many symbols of the Vinca culture, especially , are signs/letters used in Linear A and B scripts, and correspond to I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th. The signs I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, etc., which refer to the later Etruscan numbers I, II, III, IV, V, VI etc., named later as “Roman numbers”.

In addition to this other signs from the Vinca culture as: indicate the dwellers of Vinca had believed to the Pelasgian god Zeus.

Similar letters “A” and “M” in the Neolithic Maliq-Kamnik culture (near the town of Korça, eastern Albania) and Cakran culture (near the town of Fier, west Albania) are met. These important data indicate that script has a wide extension in the Balkan region during the Neolithic time.

Fustanella is the Albanian national dress. The fact that “Fustanella” in the Vinca culture is met as well (fig. 4), indicate the antiquity of this dress. Fustanella is known from the Bronze Age of Mycenae as well, together with Pelasgian/Albanian script (Peza L & L. 2009). All these facts, mentioned above demonstrate an old Fig. 4- Women Statue dressed in “Fustanella” from Vinca.

In the culture of Vinca a statue of a woman worn in Fustanella, an Albanian/Pelasgian national dress shows another connection to the inhabitants of this territory with the Albanian-Pelasgian forefathers since the Neolithic time.

A similar script in Tartaria of Romania is met, in a terracotta necklace, dated 5300 BC. In the necklace (fig. 5) is written a great letter “P” and nearby the phrase “PDor” (or Pbor). These words in the Pelasgian/Albanian language mean “Hand” and “Snow”.

In the Tartarias tablet are written famous inscription as well, about which some scholars have expressed their opinion as an earliest known form of the writing in the world, but some others see them as an accidental scratch.

Similar inscriptions are met in all around the south-eastern Europe, Greece (Dispilios tablet), Hungary, Bulgaria, Romania, and Moldavia and in south Ukraine as well. In the Dispilios inscription (fig. 5), dated 5300 BC, are seen very well the letters E, F, C, V, I, L in the different positions, which have been used in the Pelasgian and Etruscan alphabets.

The Vinca, Tartarias and Dispilios inscriptions show clearly that in the Balkan region since during 6 millennium BC the writing with the letters of the Pelasgian and Etruscan alphabet have been in use.

This script is older than proto-Sumerian pictographic script from Uruk (Bagdad), considered as the oldest script in the world, created 3300 BC and Egyptian alphabet, dated around 2900 BC.

G. Catapano (1988) has written about the oldest Pelasgian alphabet in Egypt from Egyptian hieroglyphs. He underlines that Egyptian hieroglyphic alphabet is created by Thot, based on in the Pelasgian (Illyrian) language. All Egyptian hieroglyphs have their meaning in the Pelasgian/Albanian language. Catapano date this alphabet 12.000 BC, which do not agree with archaeological data, dating them from 2900-2600 BC.

Pelasgian alphabet continues during the Bronze Age as well, demonstrated with the founds in Troja, Crete, Peloponnese etc. It appeared in Linear A script in Crete and in Linear B script in Mikena. Working with tablets with Linear B script we have verified that the conclusions of M. Ventris and J. Chadwick about the Linear B script as “it is an old form of the Greek language” is a wrong interpretation. We have found the Pelasgian/Albanian words written in it, which are explained completely by Albanian language (Peza L. & L.2009): in the left corner of the tablet is written the gold expression:

I Z A I Z ← (reading) = → Z I A Z I, which means “ZI ASHT ZI” = mourning is mourning.

Discovery of the expression I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi = mourning is mourning, has been the oldest document written in Pelasgian/Albanian language in 14 century BC (Peza L. & L. 2009), but now the antiquity of the Pelasgian writing is even some millennia older as well.

Direction of reading ← I Z A I Z ← = → ZI A ZI = ZI ASHT Zi = Mourning is mourning

Fig. 5- Tablet nr. 7671 belong to 14 century BC, where the Pelasgian/Albanian expression is written.-Fig. 7

Marsiliana Abecedarian of the 7 century BC is a very important document, because in it are arranged in order all Pelasgian/Etruscan letters. Pelasgians and Etruscans used boustrophedon form of the writing, from right to left and inversely as below (fig. 8):

All the region that had covered Vinca, Tartaria, Dispilio, Thesalian, Cakran, Maliq, Kamnik cultures etc. i.e. region of Balkan and Aegean during the Neolithic and Bronze age have been populated by Pelasgian tribes mentioned in the Homer’s epics and by other authors of antiquity are certified by archaeological excavations as well. Italian and American archaeologist in the Athenian acropolis and other sites of Attica had discovered much similarity in tools and implements with the dwelling places of Sesklo and Dimini in Thessaly, known as Pelasgian ones (Prokopiou & Smith, 1964). Pelasgian presence is proved by archaeology in the Skourta mountain in Boeotia ((French 1989-1990), in Lemni island in Aegean Sea (Hefner E.D. 1927), in Mycenae and Peloponnese (Peza L. & L. 2009) etc. Herodotus and other antiques writers say that autochthonous Pelasgians have all dwelled in the territory of the Aegean and Mediterranean islands before the coming of the Greeks at the beginning of the 6 century BC. Dipylon inscription (inscription of Athena), Cumae inscription (inscription of Corinth) and Nestor Cup, belonging to 8-7 century BC, and Cretan inscriptions, dated the end of the 7 century- beginning of 6 century BC, that till now are mentioned as the oldest scriptural monuments of the Greek language, are testified that they have no connection with this language. In these inscriptions we have discovered only Pelasgian/Albanians words, which demonstrate that these inscriptions are written in the Pelasgian language. On the other hand the Greeks are not mentioned in Homer’s “Iliad” and “Odyssey”, prepared around 750 and 700 years BC. So the Helene tribes had come in the Aegean region at the beginning of 6 century BC and the oldest documents for the presence of the Hellenes in Lemni Island and Troy are met not before the 5th century BC.

Discovery of the Pelasgian/Albanian words “VIJ” and “DOR (or bor)” [Water and Hand (or snow)] in Vinca/Tartaria culture of the 6 millennium BC, indicate that the Pelasgian is the oldest language written in the world with its oldest abecedarian in the world as well. Pelasgian language, its writing and alphabet constitute the cultural core of the Pelasgian Civilisation, the oldest western one, parts of which are Minoan, Trojan, Mycenaean, Hittite, and Etruscan Civilisation. The Pelasgian Civilisation appears since Mesolithic, around 12.000 years BC.

1. Referat in the First Conference on Pelasgian Civilisation hold in Tirana 21-22 October 2011, abstract book, pp.4-6.

Luftulla Peza dhe Liljana Peza: Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë

Image result for Luftulla Peza dhe Liljana Peza

Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë.

Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.

Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.

Në figurat 1 dhe 2 tregohen një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V

1-Enë balte me mbishkrim në kulturën Vinça

(5500-4500 p.e.s.)



Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” = “UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrime e lashta pellazge dhe etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhës e sotme shqipe, gjë që tregon për një gjuhë pellage/shqipe. Prandaj mbishkrimi i më sipërm i përket gjuhës së lashtë pellazge.

Edhe numrat “1” dhe “III” etj. i përkasin gjithashtu gjuhës pellazge.

http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/12/clip_image00231.gif

Edhe simbolet e tjera të gjetura në kulturën e Vinçës janë mjaft interesante dhe paraqesin lidhje të ngushta me pellazgët autoktonë, sidomos shenjat:

janë shenja-germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B, të cila njësohen me I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th. Edhe shenjat e tilla si I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, etj. shprehin ato shenja, që më vonë u përpunuan nga etruskët si I, II, III, IV, V, VI dhe romakët, duke marrë emrin “numrat romakë”.

Edhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës si:

http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/12/clip_image012.gif

tregojnë se banorët e saj besonin tek perëndia Zeus, i cili është perëndia e pellazgëve.

Germa të tilla të ngjashme “A” dhe “M” janë ndeshur edhe në kulturën neolitike të Maliq-Kamnikut (pranë Korçës, Shqipëria lindore) dhe Cakranit (pranë Fierit, Shqipëria perëndimore), që tregon se gjatë gurvonit shkrimi ka qenë i përhapur shumë gjerë.

http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/12/clip_image01.jpgFig. 4- Shtatore gruaje veshur me “Fustanellë” nga Vinça

Në kulturën e Vinçës është ndeshur edhe një shtatore gruaje veshur me fustanellë, veshjen kombëtare pellazge/shqiptare, e cila tregon lidhje tjetër të banorëve të kësaj treve me stërgjyshërit e shqiptarëve – pellazgët.

Shkrim i ngjashëm është ndeshur edhe në Tartaria të Rumanisë, rreth 120 km. në lindje të Vinçës, në një varse tjegulle, datuar e vitit 5300 p.e.s.

Në varse (fig. 5) është shkruar germa “P” dhe pranë saj shprehja “PDor” (ose Pbor), e cila në gjuhën pellazge/shqipe do të thotë “Dora” ose “bora”. Këto plaka përmbajnë mbishkrimin e famshëm, për të cilin disa specialistë kanë shprehur mendimit se këto “symbols represent the earliest known form of writing in the world”, por disa i shohin si zhgaravina.

Mbishkrime të ngjashme janë ndeshur në të gjithë Europën jugë-lindore si në Greqi (Rrasa Dispilio), por edhe në Hungari, Bullgari, Rumani, Moldavi dhe në Ukrainën jugore. Në mbishkrim e Dispilios (fig. 5), datuar 5300 p.e.s., duken mjaft të qarta germat E, F, C, V, I, L në pozicione të ndryshme, të cilat janë përdorur në alfabetet pellazg dhe etrusk.



Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias dhe Dispilios tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në rajonin e Ballkanit.

Nga vjetërsia këto shkrime janë shumë më të vjetër se sa shkrimi piktografik shumer (proto-Sumerian pictographic script) nga Uruku i Bagdadit, që deri tani është konsideruar si shkrimi më i vjetër në botë, krijuar rreth vitit 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, i datuar rreth vitit 2900 p.e.s.

G. Katapano ( 1988) flet për alfabetin më të lashtë pellazg në Egjipt nga hieroglifet egjiptiane. Ato i ka krijuar Thoti, një iliro/pellazg bazuar në gjuhën pellazge. Të gjitha hieroglifet egjiptiane shpjegohen me bazë nga germat e alfabetit pellazg. Katapanl i daton hieroglifet egjiptiane 12.000 vjet p.e.s., gjë që nuk përputhet me të dhënat arkeologjike, që i daton ato 2900-2600 p.e.s.

http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2011/12/clip_image0041.jpgAlfabeti pellazg ka vazhduar edhe gjatë kohës së bronzit, ku vërtetohet me gjetjet në Trojë, Kretë, Peloponez etj. Ai shfaqet në shkrimin e Linearit A të Kretës dhe shkrimin e Linearit B të Mikenës. Shkrimi Lineari B është interpretuar gabim nga anglezët Ventris dhe Kaduik, sikur i përkasin gjuhës greke. Duke punuar me këtë shkrim kemi gjetur të shkruara fjalë pellazge, që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe (Peza L. & L.): në krahun e majtë të rrasës ndodhet shprehja e artë: I Z A I Z = Z I A Z I, që donë të thotë “ZI ASHT ZI”.

Zbulimi i shprehjes I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi para dy vjetësh përbënte dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës pellazge/shqipe (Peza L. & L. 2009 si e shekullit të 14 p.e.s., por sot vjetërsia e shkrimit të gjuhës pellazge/shqipe vërtetohet edhe disa mijëvjeçarë më i lashtë.



I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi

Fig. 5- Rrasa nr. 7671, që i përket shekullit të 14 p.e.s., ku lexohet shprehja pellazge


Me rëndësi është të përmendim edhe mbishkrimin e quajtur Abecedari Marsiliana, i shekullit të 7 p.e.s., ku renditet të gjitha germat etruske/pellazge. Pellazgët dhe etruskët kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djallja dhe e majta.....


I gjithë rajoni, ku ka qenë e përhapur kultura e Vinçës, Tartaria, Dispilios, Thesalisë, Cakranit, Maliqit, Kamnikut etj., pra rajoni i Ballkanit dhe i Egjeut gjatë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit ka qenë banuar nga fiset pellazge, që përmenden në epikat e Homerit, autorët e tjerë antikë dhe që vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike. Arkeologët italianë dhe amerikanë në akropolin e Athinës dhe vende tët tjera në Atikë kanë zbuluar ngjashmëri veglash dhe mjetesh me vendbanimet Sesklo dhe Dimini në Thesali, të njohura si pellazge, (Prokopiou & Smith, 1964). Po kështu prania e pellazgëve vërtetohet nga arkeologjia në malin Skourta në Boeoti (French 1989-1990), në ishullin e Lemnit në Egje (Hefner E.D. 1927), në Mikenë dhe Peloponez

(Peza L. & L. 2009) etj. Herodoti dhe autorë të tjerë antikë thonë se pellazgët autoktonë kanë banuar të gjithë rajonin e Egjeut dhe ishujt mesdhetarë, para ardhjes së grekëve rreth shekullit të 6 p.e.s.

Mbishkrimet Dipylon (i Athinës), Cumae (i Korinthit), Kupa e Nestorit, të datuara të shekujve 8-7 p.e.s. dhe që gjer më sot janë mbajtur si monumentet më të lashta shkrimore të gjuhës greke, u vërtetua se nuk kanë lidhje me këtë gjuhë. Të kësaj natyre janë edhe mbishkrimet e lashta të Kretës, të datuar fundi i shekullit të 7 fillimi i shekullit të 6 p.e.s. Në këto mbishkrime kemi zbuluam vetëm fjalë pellazge/shqipe, që dëshmon se ato janë shkruar në gjuhën pellazge. Nga ana tjetër grekët nuk përmenden as në “Iliadë” dhe “Odise” e Homerit, të përgatitura rreth viteve 750-700 p.e.s. Kështu del që fiset greke kanë ardhur në rajonin e Egjeut më vonë, në fillim të shekullit 6 p.e.s. dhe dokumentet më të vjetra greke në Lemn dhe Trojë etj. ndeshen jo para shekullit 5 p.e.s.

Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s., tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet p.e.s.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...