Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/30

Dardano-Albanët-Ilirët dhe krishtërimi





Nga Orhan Rexhepi

Për t’u thënë shumë gjëra TË MËDHA për SHQIPTARËT e SOTIT është obligim madhor i vetë përfaqsuesëve të tyre, në radhë të parë obligim i studiuesëve të tyre me vlerë, fjala është për DISA NGJARJE HISTORIKE të cilat as edhe pjesa më e madhe e studiuesëve Shqiptarë akoma nuk i dinë, dhe kjo e futë dilemën në pasojën e mospunës së tyre apo në “indolencën” frymëzuese në përkatësinë e tyre “shqiptare”! Ngjarja e madhe e datës 4 Shator të vitit 2016 e plotësoi edhe më shumë se shumë Historinë tonë, Gonxhe Bojaxhiu NËNA TEREZE tani e tutje, shkaku i SHENJTËRIMIT MADHËSHTOR të saj në VATIKAN, do të personifikohet si SHËN TEREZA.


Patjetër do të duhet t’i hyhet vijës fetare të KRISHTERIMIT që nga fillimi i tij e deri në ditën e Kanonizimit të saj. Për ta parë madhështinë e këtij akti duhet të kthehemi në dhjetëvjeçarët dhe qintëvjeçarët e parë të KRISHTERIMIT me arsye vlerësimin e plotë të këtij SHENJTËRIMI, e që në fakt është DIÇKA MË TEPËR SE NJË SHENJTËRIM i zakonshëm, por në asnjë rast pa e anashkaluar VIJËN e GJAKUT, dhe në këtë drejtim së pari mbi të gjitha patjetër duhet të kthehemi te DARDANËT!

Pas Luftës së famshme të TROJËS (1194-1184 para Krishtit), pasardhësit e parë të PELLAZGËVE DARDANO-TROJANO-ALBANËT u shpërndanë gjithandej nëpër EUROPË (BRITANI, IRLANDË, BELGJIKË, SKANDINAVI, GJERMANI, POLONI, FRANCË, ESTONI, LITUANI…), drejt tokave të së cilës u larguan në dy drejtime, përmes ITALISË e KATALONISË në njërën anë dhe përmes UKRAINËS në anën tjetër, nga shkaku se duhej anashkaluar gadishulli BALLKANIK, sepse ishin AKEJTË (MIRMIDONËT, MIKENASIT, SPARTANËT, ITAKASIT, ARGOSËT…) e këtij gadishulli, ata të cilët e kishin sulmuar TROJËN, prandaj edhe mund të arsyetohet vonesa e vendosjes së DARDANËVE në pjesën më të madhe të Ballkanit të sotëm, vërtetohet kjo edhe nga Studiuesi Holandez IMAN JACOB WILKENS, me librin e tij WHERE TROY ONCE STOOD (Ku Qëndronte Troja Dikur) ku thuhet, ”Pas rënies së TROJËS, ENEA dhe i biri i tij ASKAN JULI arritën të ikin nga atje për t’u vendosur në ato vende të EUROPËS që nuk ishin të banuara nga aleatët e AGAMEMNONIT”.

Prandaj edhe për këtë arsye kaq e madhe ishte vonesa e krijimit të një DARDANIE të RE, dhe në këtë drejtim patjetër duhet të shtrohet pyetja e kontinuitetit gjenealogjik mes këtyre DARDANIVE, në këtë vijë Poeti i famshëm Lirik HOMERI e nxjerr qartë lidhjen vëllazërore të DARDANËVE në Azi të Vogël me ILIRËT, pastaj Gjeografi dhe Historiani i lashtë STRABONI dhe HRVATSKA OPĆA ENCIKLOPEDIJA – LZMK (Enciklopedia e Përgjithshme Kroate – LZMK), konstatojnë se “ILIRËT janë popull i njejtë me DARDANO-TROJANËT”, po edhe Portali Amerikan MERRIAM-WEBSTER, më i forti në Botë i të dhënave të sakta rreth Historisë së njerëzimit, e definon qartë se DARDANËT e TROJËS në fakt ishin të një gjaku dhe të një gjuhe me ILIRËT, derisa edhe Portali zyrtar Mbretëror Britanik UNITED KINGDOM-HISTORYFILES-STATES, DARDANINË e territorit të sotëm të KOSOVËS, e nxjerr të themeluar po nga DARDANËT e TROJËS, gjë me të cilën pajtohen edhe ANGLO-SAXON CHRONICLES (Kronikat Anglo-Saksone), Klasicisti Britanik JOHN TRESIDDER SHEPPARD dhe Studiuesi Malazez VASKO KOSTIĆ, derisa edhe Arkeologia Serbe DRAGICA PREMOVIĆ ALEKSIĆ konkludon se “DARDANËT ILIRË ishin një popull jashtëzakonisht i fuqishëm, me të cilët është e lidhur ngushtë legjenda e themelimit të TROJËS”, gjë që edhe FRANKISH CHRONICLES (Kronikat Franke), DE REBUS FRANCORUM (Çështja Franke), Filozofi mesjetar Gjerman HUGO of Saint VICTOR, SMITH’S DICTIONARY (Fjalori i Smithit) flasin bindshëm për vendosjen e DARDANO-TROJANËVE në Ballkan, dhe si pasojë kah mesi i shekullit IV para Krishtit, rreth 1050 vjet më vonë u THEMELUA MBRETËRIA e TRETË e DARDANISË, tani DARDANIA ILIRE, e cila si pjesë e CIVILIZIMIT në përgjithësi e barti me vete edhe BESIMIN e saj. Në këtë rast me shkas duhet t’i shmangemi pak ZEUSIT dhe Perëndive tjera!

PAGANËT dhe DRUIDËT

DARDANËT e ILIRISË pra e kishin dhe e mbarëvanin mirë e mirë BESIMIN tyre, BESIMIN PAGAN, që ishte jopak i perfeksionuar, e që fort mirë ndër të tjerë e sqaron Historiani dhe Studiuesi Austro-Hungarez LUDWIG (LAJOS) von THALLOCZY kur thotë, “Besimi i tyre ishte një konglomerat i çuditshëm i individualizmit të elementëve natyrorë e kryesisht të atyre PAGANË, ASTRONOMIKË, SOLARË e LUNARË. ILIRËT i ruajtën mirë e mirë këto zakone me një konservatorizëm fanatik të jashtëzakonshëm, e sidomos kultet e lashta të natyrës, gjë e cila i bëri të shquheshin ndër popujt e tjerë për besimet dhe kultet e tyre pagane. Kjo bënte që Magjistarët ILIRË të gëzonin një nderim shumë të madh edhe ndër qarqet e besimtarëve të ROMËS”. Ky BESIM me shpërndarjen e racës PELLAZGE u degëzua nëpër gjithë kontinetin që sot quhet EUROPË, mu atje ku edhe filluan të krijohen RITE të reja, që pastaj edhe u shëndërruan në KULTE të forta fetare.

Kryesori i këtyre KULTEVE të cilin Historia e njeh më së miri quhet DRUIDIZËM, i cili me këmbëngulësinë më të madhe u ruajt në pjesët veriperëndimore të Europës, sidomos në BRITANI, ku edhe quhej DRUIDISM, në këtë drejtim Historiani dhe Kronisti Skocez WALTER BOWER, në librin A HISTORY BOOK FOR SCOTS 1410 (Një Libër Historie Për Skocezët 1410), Edinburg 1992, në faqet 12-15 sqaron se si në SKOCI egzistonte DRUIZMI, i cili ishte KULT FETAR që e kundërshtonte KRISHTERIMIN dhe pushtimin ROMAK, udhëheqësit e tyre për simbol e mbanin të njejtën Stemë që e kanë edhe SHQIPTARËT sot, SHQIPONJËN DYKRENARE. DRUIDËT ishin kulte pagane që besonin tek DRURI, prandaj edhe u quajtën DRU-IDË, nga fjala SHQIPE DRU, që në ANGLISHTEN e sotme dhe gjuhët përreth nuk ka asnjë kuptim.

Por sigurisht që nuk munguan kundërshtimet, si pasojë e të cilave dolën ide të forta, njëra nga të cilat tashmë po merrte rrugë si një IDE e MADHE e një RITI krejt tjetër, një ide e një KULTI të MADH, KULT i cili më vonë do të njihet si KRISHTERIM, fillet e të cilit sipas një Legjende nisën diku në shekullin II, ku thuhet se LIKAONI i ILIRISË i angazhoi dy vëllezër për ndërtimin e një Tempull PAGAN, dhe ata ishin dy skulptorët Dardanë FLORI dhe LAURI, që ishin vendosur në ULPIANË të DARDANISË. Gjatë viteve të ardhshme, me yshtjen e të dyve, në këtë Tempull erdhën shumë TË KRISHTERË, të cilët i prishën të gjitha statujat pagane dhe mbi Tempull vendosën një KRYQ SHUMË TË MADH, por autoritetet vendore si pasojë e moslejimit e dogjën Priftin PAGAN së bashku me të birin e tij nga shkaku që ishte konvertuar në të Krishter, kurse FLORIN dhe LAURIN i hodhën në një pus pa ujë dhe i mbuluan me dhe, të cilët nga ai çast mbetën të konsiderohen si SHENJËTORË të parë të KRISHERIMIT. Por sipas të gjitha gjasave ishte pikërisht rasti i tyre për të nisur një EPOKË të RE, që pasuan me vite të shumta në fuqizimin e kësaj FEJE. Ajo po krijonte rrënjë të forta kudo edhe pse ishte e ndaluar rreptësisht, deri edhe me varrje në litarë për predikuesit e saj.

QELULAT e PARA të KRISHTERIMIT KISHAT e PARA në BOTË

Nga disa Studiues thuhet se vend-ndodhjet e para të KRISHTERA në përgjithësi janë krijuar pikërisht në DARDANI po edhe në mbarë ILIRINË, derisa i pari që e ka predikuar UNGJILLIN në këto pjesë ka qenë Shën PALI, shprehja e të cilit, “Nga Jeruzalemi E DERI NË ILIRI plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” duhet të merret si dëshmia më bindëse se ishte pikërisht ILIRIA ajo që E PARA NË BOTË U KRISTIANIZUA MASOVIKISHT, gjë e cila plotësohet edhe nga Historiani Romak DANIELE FARLATI në verpën e tij ILLYRICI SACRI, ku vuri në dukje se në vitin 58 pas Krishtit në DURRËS ndodheshin 70 FAMILJE TË KRISHTERA, gjë të cilën për vende tjera në ILIRI e thonë edhe Historianët LAVARDINI dhe MENALOGU.

Por INFORMATAT dhe DOKUMENTET e shumta për këto ngjarje të mëdha me siguri të plotë që janë zhdukur, e ndoshta edhe janë fshehur, e konfirmon këtë Filologu dhe Albanologu Kanadas ROBERT ELSIE kur thotë, “Ka pak të dhëna mbi KISHËN E HERSHME TË KRISHTERË NË SHQIPËRI (kuptojeni, në gjitha trojet e ILIRISË) ngaqë STRUKTURAT KISHTARE U FSHINË ME PUSHTIMET DHE NGULIMET SLLAVE NË SHQIPËRI (kuptojeni, në gjitha trojet e ILIRISË) ATY NGA VITI 600, vetë shprehja Angleze DARK AGES (Kohët e errëta) për Mesjetën e hershme, e përshkruan më së miri ERRËSIRËN E PLOTË NË SHQIPËRINË (kuptojeni, gjithë ILIRINË) e asaj kohe”, derisa nga ana tjetër Arkeologu Turk HALUK CETINKAYA me ekipin e tij, pas hulumtimeve mbi trivjeçare (2013-2016) e zbuloi Kishën më të vjetër në Botë e cila ishte ngritur në ULPIANË të po kësaj DARDANIE, që lidhshmërisht përkoi pikërisht me Tempullin e FLORIT dhe FAUNIT, derisa shumë më parë ishte zbuluar Kisha tjetër në DURRËS, që rezulton se DY KISHAT E PARA NË MBARË BOTËN janë ndërtuar nga paraardhësit e drejtëpërdrejtë të Shqiptarëve të sotëm DARDANO-ILIRËT.

Predikimi i ALBANËVE nëpër GJITHË EUROPËN

Këmbëngulësia e habitshem e DARDANO-ALBANO-ILIRËVE në përhapjen e kësaj FEJE akoma të palegalizuar prodhoi kundër-këmbënguljen fanatike të autoriteteve Romake në pengimin e këtyre qarqeve që tashmë kishin marrë shtrirje gjithandej nëpër Europë, MISIONARËT ALBANË e kishin krijuar rrjetin e tyre të madh kudo nëpër mbarë kontinetntin, ata ishin të vendosur ta kryenin misionin e tyre pa marrë parasysh pasojat që në fund për një numër jo të vogël prej tyre dolën të jenë fatale. Këta Misionarë kishin marrëveshje që kudo që predikonin nëpër gjithë Europën të parqiteshin VETËM si ALBANË, ishin të obliguar t’i harrojnë emrat e tyre personal, prandaj edhe si rezultat i kapjes së një numri jo të vogël të tyre, ndodhën po aq varrje në litar apo edhe prerje kokash.

Finalja e gjithë kësaj është se pikërisht në këto vendvarrje, pas legalizimi të Krishterimit për nderë të tyre u ndërtuan KATEDRALE të mëdha, QYTEZA, FSHATRA, LAGJE e deri edhe UNIVERSITETE, dhe për pasojë sot në FRANCË kemi 15 qyteza, fshatra dhe lagje të quajtura Shën ALBAN (Saint ALBAN) dhe ato janë Saint ALBAN AIN, Saint ALBAN COTES d’ARMOR, Saint ALBAN HAUTE GARONNE, Saint ALBAN AURIOLLES, Saint ALBAN d’AY, Saint ALBAN de MONTBEL, Saint ALBAN de ROCHE, Saint ALBAN des HURITIERES, Saint ALBAN des VILLRDS, Saint ALBAN du RHONE, Saint ALBAN en MONTAGNE, Saint ALBAN les EAUX, Saint ALBAN LEYSSE, Saint ALBAN sur LIMAGNOLE, Saint JULIEN en Saint ALBAN, në BRITANI kemi dy Saint ALBAN, një qytet të madh nja 35 kilometër në veri të LONDRËS dhe një kep bregdeti fare në jug të ANGLISË, në GJERMANI kemi një LAGJE dhe një KATEDRALE të madhe që quhen Saint ALBAN of MAINZ, në ITALI kemi një komunë dhe pesë fshatra, San Giorgio ALBANESE, Santa Catarina ALBANESE, San Cosmo ALBANESE, San Paolo ALBANESE, San Costantino ALBANESE dhe ALBANO Sant Alessandro, derisa si pasojë e shpërndarjes së popujve Europian nëpër mbarë botën, në radhë të parë të SKOCEZËVE, kemi edhe 5 qytete Saint ALBANS në SHBA, në shtetet ARKANSAS, VERMONT, MERYLEND, NEW YORK dhe MAINE, pastaj një qytezë në KANADA, një lagje dhe një kolegj afër BUENOS AIRESIT në ARGJENTINË, një qytet, një fshat dhe një park në AUSTRALI, një fshat në ZELANDË të RE etj.

EDIKTI I MILANOS – LEGALIZIMI SHPALLJA e JEZU KRISHTIT ZOT FORMULA e PAGËZIMIT

Nga kjo DARDANI, sipas shumë Studiuesëve të cekur më parë, po edhe sipas ish-Kryeministrit Britanik WINSTON CHURCHILL në librin e tij A HISTORY OF THE ENGLISH-SPEAKING PEOPLES (Një Histori e Popujve Anglisht-Folës), dolën personalitete të mëdha të Historisë Botërore, njëri nga ata ishte Perandori i famshëm i ROMËS KONSTANDINI i MADH (sundoi në periudhën 306-337), ai që Botës ia dhuroi KRISHTERIMIN (EDIKTI i MILANOS, 313 pas Krishtit), i cili sipas Historianit Britanik SIMON COX, në librin CRACKING THE DA VINCI CODE (Duke Zbërthyer Kodin e da Vinçit), Londër 2004, në vitin 325 e mblodhi KONCILIN (Këshillin) e PARË EKUMENIK në Kishën KRISTIANE NIKEA afër KONSTANDINOPOJËS. Mbi 80% e delegatëve të këtij Koncili ishin paraardhës të drejtëpërdrejt të SHQIPTARËVE të sotëm, prandaj me plot meritë u qujat edhe KISHA KRISTIANE NIKEA e DARDANISË, me faktin shtesë se edhe vetë Perandori i përmendur i ROMËS ishte DARDAN. Në këtë Koncil u vendos unifikimi i kësaj Kishe dhe JEZU KRISHTI u pranua të SHPALLEJ ZOT. Në të njejtin libër thuhet edhe kjo, “Me propozim të KONSTANDINIT TË MADH në të parin KONCIL të Kishës Kristiane NIKEA, u shpall Formula e Shenjtë e Pagëzimit, NË EMËR të ATIT, BIRIT e SHPIRTIT SHENJTË, AMIN”.

KRYELUTJA HIMNI dhe MONUMENTET e VATIKANIT

Ishte NIKETË DARDANI (340-414), i njohur edhe si Shën NIKETA i REMESIANËS, ai që e krijoi LUTJEN MË TË LARTË të KRISHTERIMIT apo KRYELUTJEN TE DEUM LAUDAMUS (Të Lavdërojmë o Zot), e cila edhe sot pas 15 shekujsh ka mbetur të jet funksionale, e njejta kjo Kryelutje e po këtij NIKETË DARDANI, në vitin 525 (rreth 150 vjet më vonë pasi u krijua) u shëndrrua në PROJEKT MUZIKOR dhe u zyrtarizua si HIMNI i KRISHTERIMIT, për të cilin shkruanë muzikë edhe Kompozitorët e mëdhenjë Botërorë si G. B. LULU, G. F. HAENDEL, J. S. BACH, W. A. MOZART, F. SCHUBERT, G. VERDI, G. MAHLER . . . Po në këtë drejtim edhe Historiani Gjerman dr. ALEXANDRE LAMBERT për pjesën e objekteve të para të ngritura në VATIKAN thotë, “KOSTANDINI i MADH shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve të VATIKANIT”.
DALLIMI i MADH i SHQIPTARËVE nga POPUJT e TJERË

Si pasojë e gjitha shtjellimeve fetare, të gjitha Etnitë veçë e veçë përvetësuan dy pjesët e Krishterimit e më vonë edhe Islamin në mënyra fare të veçuara, pra secila Etni vetëm nga një Fe për veten e saj, të vetmit DARDANO-ALBANO-ILIRO-SHQIPTARËT për veten e tyre i akceptuan të gjitha Fetë pa e lënë anash asnjërën. Vetë vendi ku të gjitha këto ngjarje ndodhën dhe rrethanat e sqaruara, pa asnjë dilemë i nxjerrin pikërisht DARDANO-ILIRËT, si shkaktarët kryesorë të ndarjes së KRISHTERIMIT në dy pjesë, arsye që edhe Perandoria ROMAKE u nda poashtu në dy pjesë.

Përkthimi i parë i BIBLËS(Nephilim = Nefilim = NË FILLIM)

Si pjesë e kësaj Historie, Studiuesi Amerikan EDWIN JACQUES në veprën e tij THE ALBANIANS shkroi, “Përkthyesi i parë i DHJATËS së VJETËR (kupto, BIBLËS) ishte Shën JERONIMI”, ai e përktheu atë në gjuhën LATINE nga ILIRISHTJA edhe pse në qarqe të ndryshme me tendencë ekstreme thuhet se ajo u përkthye nga HEBRAISHTJA apo nga GREQISHTJA e VJETËR. E njejta njihet ndryshe edhe si LA VULGATA. Shën JERONIMI pra për herë të parë Botën perëndimore e vuri në kontakt me përmbajtjen e saj, puna e tij zgjati nga viti 382 deri në vitin 405, ai ishte nga STRIDONI i Fisit ILIR të DALMATËVE.
E rëndësisë tjetër të veçantë është edhe pjesa e parë e 39 librave përbërës të DHJATËS SË VJETËR në BIBËL, e quajtur ZANAFILLA, paragrafi 6:4, që është titulluar me shprehjen NEPHILIM, e që gjithmonë ka qenë problem i madh për përkthyesit, që domethënë se e kanë lënë të papërkthyer nga gjuha e parë e saj (përpos një “përshtatjeje” me Hebraishten), e që pa asnjë dilemë del se ajo gjuhë ka qenë pikërisht gjuha e paraardhsëve të drejtëpërdrejt të SHQIPTARVË të SOTËM, prandaj edhe me këmbëngulje duhet të thuhet se Shën JERONIMI përkthimin e parë të BIBLËS në LATINISHTE e ka bërë nga DARDANO-ILIRISHTJA, pra shprehja NEPHILIM e BIBLËS e ka vetëm një sqarim të mundshëm, një përputhje të plotë me shprehjen NË FILLIM (ZANAFILLA) të gjuhës SHQIPE, aq më parë kur dyshkonjëshi PH në të gjitha gjuhët e botës lexohet F, prandaj edhe definimi është fare i qartë, NEPHILIM = NEFILIM = NË FILLIM, që edhe ashtu saktë e ka kuptimin e ZANAFILLËS.

Po ATËHERË, KUSH NA E PASKA BËRË KRISHTERIMIN

Paraardhësit e SHQIPTARËVE DARDANO-ALBANO-ILIRËT ishin vetë ata që në ULPIANË dhe në DURRËS i ngritën TË PARAT KISHA në BOTË, vetë ata që e krijuan KRYELUTJEN e KRISHTERIMIT, vetë ata që pjesën e parë të 39 librave përbërëse të DHJATËS SË VJETËR në BIBËL – paragrafi 6:4, e nisën me gjuhën e tyre NEPHILIM-NË FILLIM (Zanafilla), vetë ata që nëpër gjithë EUROPËN e predikuan KRISHTERIMIN kur akoma nuk ishte i gjallë, vetë ata që në vitin 313 e LEGALIZUAN ATË në Ediktin e MILANOS, vetë ata që në vitin 325 në Koncilin e KISHËS Kristiane NIKEA të DARDANISË e shpallën JEZU KRISHTIN ZOT, vetë ata që e shpallën Formulën e Pagëzimit NË EMËR TË ATIT, BIRIT e SHPIRTIT TË SHENJTË, vetë ata që në vitet 382-405 për herë të parë e përkthyen BIBLËN nga Gjuha e tyre në Gjuhën LATINE, vetë ata që në vitin 525 e krijuan HIMNIN e KISHTERIMIT, vetë ata që i ngritën Monumentet e VATIKANIT dhe të parët e udhëhoqën atë, prandaj edhe PSE TË MOS THUHET FARE SHKOQUR se ishin vetë ata që edhe E KRIJUAN KËTË FE, dhe si pasojë TË PARËT NË MASË E PRANUAN ATË.

Por M E GJ I TH A T Ë,identitetin e tyre PELLAZGO-DARDANO-ILIRO-SHQIPTAR e ruajtën me këmbëngulsinë më fanatike të mundshme, dhe jo kot Shkrimtarja dhe Antropologia Britanike Miss EDITH DURHAM, në vitin 1920 saktësoi, “Kur kalova nёpёr RUMANI i pyeta njerёzit, çka jeni ju? KATOLIK mu pёrgjigj njëri, PROTESTANT më tha njё tjetёr, nё BULLGARI përsëri pyeta, ORTODOKS ishte pёrgjigja qё mora, edhe pse e ngopur nga kёto dogma tё marra tё njerёzve sapo hyra në SHQIPËRI e bëra të njejtën pyetje, SHQIPTARË më thanë menjëherë, i thashë vetes, KËTU NUK QENKAM NË MESIN E TË MARRËVE”.

Nëse të gjitha këto fakte të PARRËZUESHME nuk na bindin se SHENJTËRIMI i Gonxhe Bojaxhiut NËNËS TEREZE, tashmë Shën TEREZA, është NJË AKT I VEÇANTË nga të gjithë të tjerët që kanë ndodhur deri tani, nuk do të mund ta pastrojë ndërgjegjen e një pjese të popullit tonë, ndërgjegje e cila pra fatkeqësisht është e ndarë në dy anë, pjesë e njërës nga të cilat janë edhe një numër jo i vogël i atyre që veten e konsiderojnë Studiues dhe Intelektual të drejtë!

Syri i Robert Elsiet mbi shqiptarët



Vëllimi i 16-të i serisë së Studimeve Shqiptare (Albanian Studies) të shkrimtarit, përkthyesit, interpretuesit dhe specialistit të palodhur të studimeve shqiptare, dr. Robert Elsit, titullohet “Të mbash një sy mbi shqiptarët” (Keeping an Eye on the Albanians)

Është ky një botim i vitit 2015, pas të cilit z. Elsie ka publikuar edhe shumë botime të tjera, duke e çuar në 33 numrin e vëllimeve të serisë së Studimeve Shqiptare (në gjuhën angleze), me botues Qendrën për studime shqiptare në Londër (Centre for Albanian Studies – London).

Ky vëllim, me këtë titull, të përzgjedhur nga vetë autori, paraqet në mënyrë shumë simbolike qëndrimin e tij, punën e tij dhe interesimin e vazhdueshëm e të pashterur të tij, që e ka dhe që e mban vazhdimisht për shqiptarët dhe mbi shqiptarët.

Të mbash syrin mbi një gjë, në kuptimin alegorik, do të thotë të mos e largosh asnjëherë vëmendjen prej aty, e kjo në fakt është ajo që bën Robert Elsie – ai nuk e largon asnjëherë vëmendjen nga shqiptarët, nga tradita dhe kultura shqiptare, nga historia e letërsia, nga dëshmitë e trashëgimisë sonë…

Edouard Schneider : Pellazgët, raca e harruar – Shqiptarët, baballarët e Greqisë së lashtë dhe Europës





Ky është një kapitull i pjesës së parë të librit NJË RACË E HARRUAR – PELLAZGËT, të Eduard Schneider. Libri ndahet në dy pjesë: pjesa historike dhe pjesa gjuhësore. Është botuar në Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893, Edouard Schneider

Ja edhe dedikimi që autori ia bënë të bijes
DEDIKIM

Shumë miq të nënës tënde dhe të mi, më se njëzetë herë, më kanë thënë të shkruaj atë që dija për Shqipërinë, për vendin ku e kam njohur nënën tënde me të cilën jam martuar dhe e cila të solli në këtë botë.
Në venat tua rrjedh gjak shqiptari, dhe nëse ta dedikojë këtë libër është nga shkaku që ti duhet ta keshë gjithmonë afër vetes, që kurrë mos ta harrosh Atdheun tënd dhe gjuhën amtare, të cilës e ardhmja do t’ia njoh vlerat.

Në këtë moment, ti ende nuk di të lexosh, por ti tashmë e flet më mirë se unë këtë gjuhë burrash (ashpër), por e ëmbël në gojën tënde, edhe pse u ke buzëqeshur vetëm katër pranverave. Madje, ti qysh tash tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë vazhdimisht duke shkruar, në gjuhën tënde të fëmijërisë, ti i tregon gjithkujt se po punoj për ty, për të fituar para që do të sjellin lodra.

Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ta njohësh më mirë botën sesa në moshën që ke tash, si vajzë e rritur, pastaj grua dhe nënë familjeje, ti do të kuptosh se qëllimi i shkrimeve të mia mbrëmjeve, nuk ka qenë të fitojë para për lodrat tua, por për të ngjallur kujtimin e racës primitive (të lashtë) të harruar siç janë Pellazgët, të cilët i kanë lindur shqiptarët dhe nënën tënde.

Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t’i takojë sikur njeriut (burrit) dhe femrës (gruas); pra nëse do të dëshiroje që hiri i babait tënd të jetojë në varr, bëj si ai, edhe pse nuk ishte shqiptar; puno aq sa do të mundesh, për ta ringjallur gjuhën e pasur të stërgjyshërve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë, të cilët e populluan Evropën, këtë kontinent, ishull i madh i cili e ka parë të shfaqet mbi tokë stërgjyshin e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit.
Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893
Edouard Schneider



NJË RACË E HARRUAR PELLAZGËT DHE PASARDHËSIT E TYRE
PJESA E PARË
AUTOR: EDOUARD SCHNEIDER
ISH INXHINIER, SHEF I PROVINCËS SË SHKODRËS – SHQIPËRI – PËR QEVERINË OTOMANE
PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK

Pellazgët

Pellazgët, thotë M. Paul Guérin, banorë primitivë (të lashtë) të Greqisë dhe Italisë, duket të kenë ardhur nga Lindja dhe i takojnë racës indo-evropiane. Kur arrijnë në Danub, një pjesë e tyre kalon këtë lum dhe depërton në ishullin helenik, të tjerët ngjiten përgjatë lumit Sava, e cila i çoi në Itali. Nga ky fakt, njihen dy degë të pellazgëve; njëra orientale, në Greqi dhe tjetra perëndimore, në siujdhesën italike. Pa dyshim, kah viti 200 para Krishtit, pellazgët prekën Danubin.
Ja pra, me dy fjalë, historia e emigrimit të këtij populli të madh, apo më mirë të themi i këtyre barbarëve, për të cilët na flet Herodoti, babai i historisë, i cili jetoi në shekullin e katërt para erës sonë dhe të cilët sipas këtij historiani, siç do të shohim në vazhdim, vinin (kishin prejardhjen) helenët.
Duke kërkuar etimologjinë e fjalës pellazgë, ne gjejmë se grekët i përcaktonin (i quanin) me këtë fjalë banorët që shtriheshin mbi (përtej) det. Shqiptarët me gjuhën e tyre, këtë fjalë e përkthejnë me banorët ose njerëzit e maleve, të Péla për pylha (pylli) dhe të gjin njerëz. Pellazgët pra ishin Pylhagjin (gjinpylli) nga na del fjala Pelasgus, Pelasges, njerëz të pyllit apo maleve, d.m.th. njeriu që i parapriu njeriut të shpellave, trogloditëve.

Kush ishin këta Pellazgë? Nga vinin?
Të shohim se çfarë thotë së pari Herodoti.

Cresus (Kresusi), mbreti i Ledianës-ve (lidienëve) dhe i shumicës së grekëve ionien e eonien të Azisë së Vogël, pasi kishin vendosur t’i sulmojnë persët, i drejtohet orakullit të Delphes dhe i kërkon nëse mund të bartte armë kundër këtij populli dhe nëse duhej t’i bashkohej ndonjë ushtrie ndihmëse. Përgjigjja ishte se Kresusi u bënte luftë persëve, do ta shkatërronte një perandori të madhe, si këshillë, orakulli i rekomandonte mbretit të madh t’ia bashkëngjiste vetes, si aleatë, grekët më të fortë.
Kresusi (Cresus) mësoi se në rreshtat e parë, nga këta të fundit ishin lacedemionenët dhe athinasit, të parët me origjinë doriene e të dytët me origjinë ioniene.
Këto dy kombe, thotë Herodoti, prej shumë kohësh ishin më të shquarit dhe ishin pasardhës të athinasëve apo pellazgëve të lashtë, ndërsa tjerët, d.m.th. lacedemonienët nga helenët. Këta të Atikës, pra athinasit, nuk kishin emigruar kurrë, ata të Spartës, lacedemonienënt kishin ndërruar atdhe disa herë.
Nën mbretërinë e Deucalion (Dukaluani), ata kishin banuar në Ftiotidë–Greqia qendrore, (Phtiotides-në gr. vjetër ; Περιφερειακή ενότητα Φθιώτιδας), e nën sundimin e Dorus-it, të birit të Helenit, të birit të Dukaluanit, vendit të Ossa dhe të Olimpit që quhej Histiotida. Kadmenët (cadmenes) pasi i kishin përzënë, ata u vendosën rrëzë Pindit, në vendin e quajtur Macédnos, pastaj në Dripopidë (Dryopides) dhe përfundimisht në Peloponez, ku e morën edhe emrin Dorianë.

Sipas të njëjtit autor, Pellazgët i kishin kolonizuar brigjet deri në Hellespont, pra shumicën e ujëdhesave të Arqipelit dhe madje edhe bregdetin e Azisë së Vogël, pasiqë kur gjenerali Darius Othanes, e mori Lamponinë me ndihmën e anijeve të Lesibiens, Lemons dhe Imbros, të gjitha këta ishuj ishin të banuar nga Pellazgët .
Sa i përket bregdetit të Azisë së Vogël, Herodoti na thotë më tutje se kur Xeroxes (Kseroks) përgatiti ekspeditën kundër grekëve, ionienët kishin njëqind anije dhe se pajisja e tij ishte e ngjashme me të grekëve. Gjatë gjithë kohës, derisa këta të fundit banuan në Peloponez, vendi që tash quhet Achaïe dhe para ardhjes në këtë vend të Danausit dhe Xuthus-it, ionienët quheshin Pelasges-Egiales, pastaj për shkak të Ion-it, i biri i Xuthus, pasardhës i Dukaluanit, ata u quajtën ionas (Ioninens)
Është e njëjta gjë me ujdhesarët të cilët i kishin shtatëmbëdhjetë anije dhe gjashtëdhjetë anije me vela (eoliene). Të parët ishin nga raca pellazge e të dytët quheshin pellazgë.

Përfundimisht, prapë Herodoti na jep gjenealogjinë e athinasëve, në këtë mënyrë: këta të fundit (athinasit), kur pellazgët posedonin atë që sot quhet Greqi, ishin pellazgë dhe i quanin Cranaens . Nën sundimin e mbretit Cecrops u quajtën Cecropides; kur Erechatée trashëgoi sovranitetin e tij, ata ndërruan emrin dhe u quajtën athinasë. Më në fund, Ioni i biri i Xuthus-it, pasi bëhet shef i tyre, për shkakun e tij ata u quajtën ionas (ioniens).
Ja se ç’na thotë për pellazgët Herodoti i vërtetë dhe këtë e shkroi në vitin 456 para Krishtit.
Emigrimi i pellazgëve, nëse ka ndodhur, daton së paku 7 apo 8 shekuj para epokës kristiane dhe jo në vitin 200 para Krishtit, sikur e thotë M. Paul Guerin.
Para se të shkojmë më larg, ta kërkojmë etimologjinë e emrit të parë, i cili përcaktonte pellazgët-athinas-Cranaens.

Dihet që athinasit ishin më të fortit e Greqisë. Dihet gjithashtu se perëndesha Minerva ishte ajo që ia kishte dhënë emrin e vet Athinës dhe që kjo perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit. Por, te Cranaens, gjejmë dy rrënjë të shqiptarëve (shqipes), Kry, që në shumës bënë Kréna dhe ens, mbetje e rrënjës gjins, ose gjens, që d.m.th. njerëz, ashtu siç quhen edhe sot në disa pika (vende) të Shqipërisë. Kréna, do të thotë koka, shef dhe gjins ose gjens, njerëz apo banorë. Cranaens-it, pra, shefat e njerëzve, njerëz të Greqisë, apo më mirë me thënë, të preferuarit e perëndeshës Minerva.
Pra, grekët, athinasit të paktën, shumë më vonë në histori, ende kishin njohuri të gjuhës së pellazgëve, nga të cilët e kishin prejardhjen dhe ajo (gjuha) kishte hyrë tashmë në fazën aglutinuese.

Akili heroi pellazg – epirotas, të cilin na e vodhën grekët!



Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg

Elena Kocaqi

Ishte djali i Danës dhe nipi i Akrizit, mbretit të Argos Pellazgjike; sa për babanë e tij nuk ka të dhëna, sepse pretendohet se e kishte me Zeusin. Në fakt Kreuzi e dëboi të bijën nga shtëpia, sepse ndoshta ajo duhet ta ketë pasur fëmijën jashtë martese, ndërsa burimet thonë se ai e dëbon të bijën, sepse thuhet se kishte parë në ëndërr që nipi kur të rritej, do ta vriste. Mendoj se varianti i parë është i saktë, duhet ta ketë dëbuar se e ka pasur fëmijën me ndonjë të dashur dhe për të qenë në rregull me të gjithë thoshte se e kishte me Zeusin.

Perseu mbahet si themeluesi legjendar i qytetit të Mykenës dhe kjo duhet të ketë ndodhur diku nga shekulli XV-XIV p.k. Në fakt nga të dhënat arkeologjike Mykena ka një qytetërim më të lashtë se këto shekuj me një kulturë të lartë e të sofistikuar siç paraqitet te maskat e arta që janë gjetur dhe varret monumentale që datojnë në shekullin XVI p.k. Perseu duhet të ketë qenë një nga mbretërit e Mikenës dhe themelues i dinastisë së Persejve që mbaron me Yllin, djalin e Herkulit kur Mikena pushtohet me luftë nga Pelopi, babai i Atreut. Emri Mykena ka lidhje me një lloj kërpudhe që quhej Myk. Në fakt myk i thonë edhe sot mykut në shqip, që është si një lloj kërpudhe, që mbin dhe rritet shpejt si ajo.

Ka autorë që thonë se djali i Perseut, Perseu është themelues i shtetit Pers, pasi dhe vet persët ia dedikonin krijimin e mbretërisë dhe të shtetit të tyre një të huaji.
Perseu ra në dashuri dhe u martua me Andromedën, vajzën e mbretit të Aethiopias, Kefeut dhe mbretëreshës Kasiope. Andromeda shkoi në vendin e burrit të saj në Tiryn në Argo dhe i dha atij disa fëmijë: Perseun, Alkeun, Heleu, Mestor, Sthenelu, dhe Eliktronin, gjyshin e Herkulit.

Atreu ishte babai i mbretit të Mykenës, Agamemnonit, i cili mbretëronte në atë vend gjatë kohës që u zhvillua Lufta e Trojës. Atreu ishte i biri i Pelopit frigas, apo trojan, që mori me luftë pushtetin në Mykenë, të cilën e qeveriste dinastia e Perseut. Nga trojani Pelop ka marrë emrin edhe gadishulli i Pelopit. Mykena njohu forcim ekonomiko-ushtarak gjatë qeverisjes së Atreut, por ajo kishte një rivale të fortë dhe të pasur, siç ishte Troja kryeqendra e Azisë së Vogël. Gjatë qeverisjes së Agamemnonit u zhvillua një luftë 10 vjeçare me Trojën që drejtohej nga Agamemnoni dhe Menelau. Si pretekst për shpërthimin e luftës shërbeu fakti që Pari rrëmbeu Helenën, gruan e Menelaut gjatë kohës që ai e kishte ftuar Parin në shtëpi. Rrëmbimi i grave është një zakon që e kanë përdorur gjithmonë shqiptarët, por rrallë e kanë ushtruar me gra të martuara.

Lufta filloi me pretekstin se Pari e kishte shkelur në besë, duke i marrë gruan kur Menelau i kishte besuar shtëpinë. Në fakt, besa ka qenë një institut juridik i së Drejtës Zakonore në botën albane, por nuk besoj se lufta shpërtheu për Helenën dhe as për besën, por për shkak të pasurisë që kishte Troja. Kjo luftë e gjatë, nuk do të ishte fituar kurrë nga Mykena, nëse ajo nuk do të kishte përdorur dredhinë pasi Troja ishte shumë e pasur dhe kishte aleatë gjithë Azinë e Vogël dhe Gadishullin Ilirik, pra, një ushtri të madhe.

Mykena as mund ta ëndërronte që të fitonte përballë Trojës po të mos kishte qenë për kalin e drunjtë të Trojës në barkun e të cilit ishin futur ushtarët që i hapën portat ushtrisë së Mykenës natën. Ushtria e Mykenës e zuri në gjumë dhe në befasi ushtrinë trojane, e cila nuk qe në gjendje të mbrohej. Mykenasit ndërmorën një masakër të vërtetë duke vrarë të gjithë ata që i dolën para në mes tyre dhe anëtarët e familjes mbretërore të Trojës, Priamin dhe Parin. Një pjesë e popullsisë i shpëtoi masakrës dhe u shpërngul për në vende të tjera dhe nga kjo popullsi së bashku me popullsinë thrako-ilire krijohen kombe të tjera në Evropë. Kjo zonë që përfshin Trojën, gadishullin Ilirik dhe territoret e Detit të Zi, ka qenë nëna që populloi Evropën e bardhë.

Tezeu ishte me origjinë nga fisi i Lapëve, të cilët jetonin në faqen lindore të malit të Pindit. Lapët duhej të jenë i të njëjtit fis me labët e sotëm, ndoshta Labëri apo Lapëri është quajtur zona malore nga Pindi deri në Karaburun. Këtë ide e hedh Aristidh Kola, që ishte një njohës shumë i mirë i popullsisë së këtyre territoreve. Tezeu njihet si mbreti i parë i Athinës dhe ka qeverisur në shekullin XIII p.k.

Tezeu njihet për reformat dhe ligjet që vendosi në qytet ku kryesorja ka qenë ndarja e popullsisë në disa kategori sipas pasurisë. Ai ndërtoi akropolin e Athinës, por muret rrethuese që janë quajtur si pellazge nuk dihet se në ç’kohë janë ndërtuar.
Ishte një burrë i pabesë dhe i linte femrat në mes të rrugës, pavarësisht se çfarë mund të bënin ato për të. Kështu pati disa gra, të parën Arjanën, princeshën e mbretit të Kretës, të cilën më vonë e braktisi. Rrëmbeu mbretëreshën e Amazonave, Hipolyten, me të cilën pati një fëmijë dhe që më vonë e la dhe u martua me Fedrën, me të cilin pati djalin Akaman, që mori pjesë në Luftën e Trojës. Ka burime që thonë se Hypolyta solli amazonat për të vrarë të gjithë pjesëmarrësit në dasmë, por nuk ia arriti dot.
Gruaja e tij, Fedra, ra në dashuri me djalin që ai e kishte me amazonën Hypolyta, që quhej si e ëma Hy-po-lyt, por ai e refuzoi atë. Thuhet se ajo e gënjeu Tezeun se gjoja djali i tij e kishte përdhunuar dhe Tezeu vret të birin, por më pas del se ai ishte i pafajshëm dhe Fedra vret veten. Tezeu mbahet si mbreti i parë i Athinës dhe si i pari që kreu reforma në atë vend.

Akili

Ai ishte i biri i Peles dhe Thetit dhe kishte lindur në Fthija të Thesalisë. Fthija banohej në atë kohë nga pellazgë, dhe një fakt të tillë na e jep Dionis Halikarnasi në veprën e tij “Historia e vjetër e Romës” kur thotë për vendin e Akilit kështu “Në brezin e 6 ata (pellazgët) lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali. Në krye të kolonisë ishin Aheu, Fthiu dhe Pellazgu të cilët e ndan vendin në tre pjesë në Fthioti, Ahe dhe Pellazgi”.

Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg.
Straboni shumë shekuj pas luftës së Trojës thotë se: “Për pellazgët pothuajse të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër, i përhapur në të gjithë Helladën e sidomos në vendin e etolëve afër Thesalisë… Thesalia që shtrihet nga gryka e Peneit dhe Thermopileve dhe gjer në malet e Pindit quhet Argo pellazgjike”.
I ati i Akilit ishte mbret i pellazgëve të Fthijas, ndërsa e ëma ishte Theti, perëndesha pellazge e Detit, pra emri i saj është shqip Theti do të thotë deti kështu që Akili me dy prindër pellazgë nuk ka se si të jetë tjetër veçse Pellazg.

Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjet më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin.
Akili në Iliadë del me tiparet e popullit shqiptar, si mikpritja që i bënë Priamit, edhe pse i kishte vrarë të birin Hektorin, besa që i jep atij dhe që Priami u thotë të vetëve dilni jashtë mureve, për çfarë të doni se më ka dhënë besën Akili. Këto kanë qenë institute të së drejtës popullore të shqiptarëve deri më sot.
Akili kur i lutet Zotit, i lutet Dodonës së pellazgëve. Pse i lutej Dodonës pellazge që ishte kryeqendra e pellazgëve? Fakti që ai i lutet për ndihmë Dodonës pellazge, tregon që ai ishte pellazg dhe që do t’i drejtohej perëndisë që kishte trashëguar nga paraardhësit e tij.

Plutarku thotë se “Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi quhej aspet”. Kjo fjalë në shqip i përgjigjet shumë mirë cilësisë kryesore të Akilit, i shpejt, që tregon vitalitetin e shqipes që s’ka ndryshuar, edhe pse kanë kaluar mijëvjeçarë. Pra spet=shpejt të shqipes së sotme, sepse nuk ka sh në gjuhën greke, siç ka shqipja dhe kur ne e përdorim këtë fjalë, edhe sot me nxitim e themi shpet-shpet pa ia vënë shkronjën j. Pra në gjuhën e përditshme shqiptare edhe sot përdoret shpet ose kur thuhet akoma më me nxitim e themi spet.

Akili quhet Mirmidon dhe në vendin e tij Homeri jep vendbanime me emra shqip si këto të sotme pa asnjë ndryshim.
Pel-jon që do të thotë po në shqip Pel-jon, mal në vendin e Akilit ku rriteshin kuajt.
Gyr-ton që në shqip do të thotë Gur-ton,
A-lopes që në shqip do të thotë A-lopë
Do-lop që në shqip do të thotë Do-lop
Ethik që në shqip do të thotë Thik, kështu quhej krahina malore në Thesali që do të thotë është si thikë e pjerrët.

Kuajt e Akilit quheshin Ksanthi, siç quhej kali i Hektorit, kundërshtarit të tij trojan, dhe si emri i një lumi në Trojë dhe kali tjetër bal. Sot në viset shqiptare të Ballkanit dhe kudo që jetojnë shqiptarë si në Itali, Turqi, Greqi, gjysma e kafshëve të shtëpisë quhet, bal që tregon se shqiptarët kanë gusto të njëjtë në vënien e emrave te kafshët. Pra emri bal i kalit të Akilit është emri më popullor për kafshët në botën shqiptare, si për qen, lopë, kuaj. Fjala bal në shqip do të thotë një kafshë që është me një bal, me shenjë, në trupin e saj.

Akili në të gjitha pikturat e ardhura deri më sot, paraqitet me simbolet e Dodonës pellazge, me shqiponjën që ishte simbol i Aleksandrit të Madh, Pirros, Skënderbeut dhe i shqiptarëve sot, si dhe me simbolin tjetër të yllit ose diellit, që ishte simboli i ilirëve dhe i flamurit të Aleksandrit të Maqedonisë.
Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe i padiskutueshëm, ai ishte pellazg. Është e qartë se në këtë kohë Grekët nuk kishin ardhur në territoret e tyre historike Peloponez dhe Atikë dhe jo më të bëhej fjalë që të gjenden në territoret, të cilat shteti grek modern i përvetësoi shumë vonë.

Odisea

Ishte nga ishulli i Itakës në detin Jon, që shqip do të thotë i joni dhe ishte prijës i gjithë ishujve të Jonit dhe Epirit pellazgjik. Janë autorët e antikitetit që japin të dhëna për origjinën pellazge të Epirit.
Straboni thotë se “Shumë autorë të vjetër dhe fiset epirote i kanë quajtur Pellazge sepse ato shtriheshin deri atje (Në Epir)”.
Efori thotë se “Dodona është e ndërtuar nga Pellazgët”.
Po Efori thotë se “Fillimi i Heladhës është Akarnania (poshtë Prevezës), sepse kjo takon e para me fiset epirote”. Kjo do të thotë se epirotët nuk ishin Grek.
Hesiodi thotë se “Dodona (në Epir) dhe lisi ishin qendra e pellazgëve”.
Këto fakte tregojnë që Epiri ishte pellazg gjatë Homerit dhe gjatë antikitetit. Fillimi i Greqisë për autorët antik grekë ishte jashtë tokave të Epirit.

Aia apo Ajaksi

Emri i vërtetë i Aiaksit është Aia që shqip do të thotë Ai, dhe që ajo s që ua shtojnë grekët emrave zakonisht nga pas e bën të lexohet ashtu. Aia ishte kushëri me Akilin dhe ishte i të njëjtit gjak me të. Ajaksi kishte një vëlla me emrin Teukër, emër me të cilin quheshin trojanët, pasi i ati i tij kishte rrëmbyer në Trojë motrën e Priamit që quhej Hesiona, me të cilën kishte lindur Teukrin. Këtu del edhe njëherë i qartë se në Trojë luftuan trojanët kundër trojanëve, se vëllai i tij Teukri e kishte dajë Priamin. Aia luftoi në Trojë si aleat i Mikenës dhe ka qenë një nga luftëtarët më të zot, saqë për trimërinë që ka treguar disa e quajnë i madh. Thuhet se vrau veten se nuk pati lavdinë që kishte Akili dhe Odisea.

Helena e Trojës

Helena, preteksti i luftës s’mund të ketë qenë tjetër përveçse pellazge, ashtu siç ishin të gjithë ata që morën pjesë në Luftën e Trojës. Ajo ishte kushërirë e parë me Penelopën e Odisesë. Thuqididi te libri “Historiae” na tregon për origjinën e emrit helen “Para Luftës së Trojës, Helladamua bile më duket se ajo në tërësi nuk e mbante akoma këtë emër, se një emërtim i tillë nuk ekzistonte para Helenit, të birit të Deukalionit dhe se emrin ia kanë dhënë asaj sipas emrave të tyre fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”. Pra, emri Helena nuk është emër etnik grek, por emër Pellazg. Dionisi i Halikarnasit kur flet për pellazgët thotë “raca e lashtë e pellazgëve ishte helene nga Peloponezi” “Këtu del edhe një herë qartë se emri Helen është emër pellazg dhe jo grek.
Helena e Trojës, apo Helena Dardanidi është personifikimi dhe simboli i bukurisë femërore të popullsisë vendase pellazgo-trojano-ilire. Në fakt, Homeri nuk e tregon direkt se ajo ishte shumë e bukur, por kjo del kur e shikojnë disa pleq trojanë, të cilët thonë se ia vlen lufta që u bë për të, pra, që donte të thoshte se ajo ishte shumë e bukur, aq sa ia vlejti të luftoje për të.

Viti gjeopolitik 2016: 15 ngjarjet që kanë ndryshuar skenarin ndërkombëtar



Më poshtë kemi hartuar në një slideshow 15 evenimentet më të rëndësishëm që kanë karakterizuar skenarin gjeopolitik gjatë vitit 2016. Kopertina i është kushtuar dy personaliteteve që kanë ndikuar më shumë mbi evenimente të tilla: Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin


3 janar: Irani dhe Arabia Saudite ndërpresin marrëdhëniet diplomatike si pasojë e sulmit ndaj ambasadës saudite në Teheran të shkaktuar nga protestat prej ekzekutimit kapital në Riad të liderit shiit Nimr-al-Nimr.


16 janar: Partia Demokratike Progresiste (DPP) fiton zgjedhjet në Tajvan dhe Presidentja Tsai Ing-Ëen bëhet gruaja e parë në pushtet në një vend të gjuhës kineze. Rezultati elektoral është parasëgjithash një humbje e politikës së afrimit me Kinën e promovuar nga Kuomintangu gjatë viteve të fundit.


12 shkurt: Papa Françesku dhe Patriarku i Moskës Kirill takohen zyrtarisht për herë të parë në Havanë për nënshkrimin e një deklarate ekumenike për paqen në Lindjen e Mesme dhe pajtimin midis besimeve kristiane.


22 mars: 3 sulme terroriste trondisin përkohësisht Brukselin, duke shkaktuar 32 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur. Operacioni është rivendikuar nga Shteti Islamik dhe është planifikuar nga vetë celula terroriste që kishte përgatitur atentatet parisiane e nëntorit të kaluar.



2 prill: Përplasjet e reja midis forcave të armatosura armene dhe azerbajxhane në Nagorno Karabakh shkaktojnë mbi 190 viktima. Është kriza ushtarake më e keqe midis dy vendeve nga armëpushimi i 1994.


23 qershor: Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar zgjedhin që ta braktisin Bashkimin Europian në një referendim që shikon mbështetësit e Brexit-it të grumbullojnë 51.8% të votave. Megjithatë, Skocia dhe Irlanda e Veriut nxjerrin një afirmim të fortë të zgjedhjes europeiste.


14 korrik: Një terrorist në drejtim të një mauneje përplaset në Nicë me turmën e mbledhur përgjatë Promenade des Anglais me rastin e festës kombëtare, duke shkaktuar 86 viktima. Atentati rivendikohet nga Shteti Islamik.



15 korrik: Sektorë të forcave të armatosura turke tentojnë një grush shteti për të përmbysur Presidentin Erdogan. Qeveria e ruan kontrollin e vendit dhe e shtyp revoltën me spastrime shumë të gjera të niveleve drejtuese të ushtrisë, prokurorisë dhe universitetev. Predikuesi dhe politologu Fethullah Gülen, i mërguar në Shtetet e Bashkuara, është treguar nga qeveritarët si përgjegjës për grushtin e shtetit të dështuar.







31 gusht: Senati brazilian miraton procedimin me aktakuzën dhe largimin nga posti i presidentes për Dilma Rousseff, e akuzuar se kishte falsifikuar deficitin e bilancit vjetor. Funksionet e kreut të shtetit mbulohen nga zëvendësi Michel Telmer.





4 shtator: Vdes në Tashkent Presidenti yzbek Islam Karimov, për pothuajse 3 dekada lideri i vetëm i Yzbekistanit para dhe passovjetik.


3 tetor: Fitore e jo-së në Kolumbi në referendumin për miratimin e marrëveshjeve të nënshkruara me FAERC-un nga Presidenti Santos, të cilit i është dhënë edhe Nobeli për Paqen. Për shkak të votës popullore, marrëveshja më pas do të rishikohet pjesërisht dhe do të miratohet përfundimisht.


8 nëntor: Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Shpërthen debati lidhur me rolin e ardhshëm ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara dhe mbi instrumentat të cilat do të përdorë administrata e re për të ruajtur momentumin unipolar.


25 nëntor: Vdes në Havanë leader máximo i revolucionit kubanez Fidel Castro, në pushtet në ishullin amerikan nga janari 1959 deri në shkurt të 2008.


19 dhjetor: Njëkohësisht me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara nga ana e një ish polici, në Berlin një maune merr përpara një treg krishtlindjesh në qendrën e qytetit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Atentati është rivendikuar nga Shteti Islamik.


22 dhjetor: Komanda e përgjithshme e forcave proqeveritare siriane njofton marrjen përfundimtare të Alepit: rrethimi përfundon vetëm pas mbi 4 vjetësh, me një bilanc prej më shumë se 31000 viktimash dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të qytetit të vjetër mijëravjeçar, pasuri e njerëzimit UNESCO.

Sekretari i Akademisë frënge, Akademiku Maurico Druon: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia”


Maurico Druon*


https://en.wikipedia.org/wiki/Maurice_Druon

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më tëvjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.



 Nikolla Jorga historian rumun me origjine shqiptare(Zbuluesi i Formulës së Pagëzimit.)

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

( Nikolla Jorga (1871-1940) ishte historian i njohur rumun, i cili ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.)


Maximilian Lambertz
http://www.albanianphotography.net/lambertz/

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

https://web.facebook.com/ShqipeHorizont/posts/10150869612995255?_rdr

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nushiq: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”. Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën drejt jugut dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”




Dardan Molliqaj nga Deçani i përgjigjet deputetës Margarita Kadriut për akuzat ndaj tij për lidhjet me krimin




Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj shkrimit të djeshëm në gazetën Kosova Sot, ku Molliqaj quhej “prototip i Adem Grabovcit”

Molliqaj, në profilin e tij në facebook, është kundërpërgjigjur ndaj deputetes Margarita Kadriu, duke e akuzuar atë që në këmbim të terminalit doganor ‘ia shiti veten Thaçit’.

“Dje në gazetën e Margarita Kadriut, Kosova Sot, është publikuar një shpifje ndaj meje dhe disa aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s. Margarita Kadriu, që është tregtare politike e cila në këmbim të terminalit doganor ia shiti veten Thaçit, po e sulmon me shpifje VETËVENDOSJE!-n, anipse, ne kishim reaguar edhe zyrtarisht si Lëvizje, por edhe përmes kryetarit Visar Ymeri rreth vendimit të arbitrazhit për kontestin në mes “Z-Mobile” dhe VALA-s”, thuhet në reagimin e Molliqajt.

Në fakt, shkrimi nuk e mban emrin e Margarita Kadriut.

Megjithatë, Molliqaj ka thënë se që nga kontrata e parë e ‘Z-Mobile’ me VALA-n, e deri tash, ka pasur zhvatje të parasë publike.

“Po ia bëj të qartë edhe njëherë Margaritës dhe të gjithë tregtarëve politikë që na akuzojnë me shpifje: prej kontratës së parë të “Z-Mobile” me VALA-n e deri te vendimi i arbitrazhit, ka ndodhur zhvatje e pasurisë publike dhe dëmtim i jashtëzakonshëm i VALA-s. Sigurisht që pushteti i VETËVENDOSJE!-s do të vendosë drejtësi, pa mëshirë, ndaj të gjithë atyre që e kanë zhvatur pasurinë publike të Kosovës”, ka shtuar Molliqaj.

Në vargun e zhvatësve Molliqaj e ka futur edhe deputeten Kadriu, duke e akuzuar atë për lidhje të ngushta biznesore me, siç e ka quajtur ai, kriminelin serb, Miroslav Mishkoviç.

“Një zhvatëse e tillë është edhe Margarita Kadriu e cila njihet edhe për raportet e ngushta biznesore me Miroslav Mishkoviç, një nga kriminelët serbë që kontribuoi edhe në financimin e regjimit të Millosheviqit”, ka thënë Sekretari i LVV-së, Dardam Molliqaj në një postim në facebook.

Por Molliqaj shprehet i sigurt se “drejtësia herët a vonë, do të merret me të gjitha krimet që ndodhën në Kosovë, përfshirë edhe ato të Margaritës”.

Në shkrimin e djeshëm të botuar në gazetën Kosova Sot, ndër tjera Dardan Molliqaj akuzohej për lidhjet e tij me krimin, duke e cilësuar atë si Adem Grabovc brenda Vetëvendosjes.

“Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, në dakordancë me ‘shefin e shefave’ – Dardan Molliqajn, bënë plane që ta trafikojnë tokën publike, duke ua falur për qëllime private të Devollëve dhe klanit mafioz të tyre”, thuhej në shkrimin e gazetës Kosova Sot.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...