Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/30

Pjetër Bogdani, kryemjeshtri mrekullibërës i shqipshkrimit, poeti i përndritur i stilit barok

Më 6 dhjetor 1689 vdiq në Prishtinë nga epidemia e murtajës, kryemjeshtri mrekullibërës i shqipes, i themelti i përpjekjeve ngadhnjyese të zërit dhe shpirtit shqiptar, tharmi i shpërthimeve të duhishme kryengritëse kundër zgjedhës osmane, Pjetër Bogdani. Ai mbamendet si një ndër personalitetet më të shquar të Kishës, dishepull i interesave të kombit dhe kulturës shqiptare. Pjetër Bogdani vlerësohet ndër teologët më të njohur shqiptar dhe figura më e ndritur e letërsisë së vjetër e shqipshkruar

“Ai nuk është vetëm një kryemjeshtër i gjuhës shqipe, por është dhe ka mbetur teologu më i madh i krishterë në gjuhën shqipe që reflekton një humanizëm të pashoq në letrat evropiane si dhe poet i përndritur i stilit barok”, mëton për Pjetër Bogdanin studjuesi, Moikom Zeqo.

Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë dhe ndërmëndjen e patriotizmit jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare “Çeta e profetëve” e cila mbetet e themelta e vlerave të njimendta teologjike dhe filozofike, gjuhësore dhe psikologjike. “Kjo vepër, thënë metaforisht, ashtu si e thotë Bogdani për parimin e tij filozofik, Zotin, është një krua i gjallë, ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, ku shumëkush mund të marrë ujë, e s’do të shteret lehtë”, nënvizon Ibrahim Rugova në përçapjen e tij për të dritëlëshuar mbi këtë univers kleriku dhe atdhetari, gjuhtari dhe filozofi.

Duke nisur rrugëtimin e shqipshkrimit, me nistarin Pal Engjëlli, autorit të Formulës së pagëzimit që daton më 1462, e deri tek rilindasi Jeronim De Rada, Pjetër Bogdanit i është rezervuar vendi i nderit në gjithë letërsinë shqiptare, sidomos si prozator i madh, e njëherësh si poet, filozof, shkencëtar, teolog, etj. Eqrem Çabej e vlerëson si një stilist të rrallë, i cili arriti nivelin e lartë të përsosshmërisë gjuhësore dhe artistike.

Për të hedhur një vështrim në jetën dhe rrugëtimin e Pjetër Bogdanit përnga maja shërbestar i kishës dhe gjuhës, i dijes dhe atdhetarisë, mëtojmë se ky gjeni mjeshtërisë dhe hovit diturak prejvjen nga Guri i Hasit, është i datëlindur diku më 1625. Mësimet nistore i mori në Ciprovac, Bullagri, kumtojnë krejt jetëshkrimet për të. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos. Pas studimeve filozofik e atyre teologjike shugurohet prift. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult të malësisë së Dukagjinit, Shkodër, për të vazhduar predikimin e fjalës së shenjtë dhe atdhedashurisë në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta teologjike në Kolegjin e Propagandës së fesë. Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Në vitin 1658 i’a dal mane studimeve të larta për teologji dhe filozofi në Romë, ku edhe mori titullin doktor. Pas një kohezgjatje veprimtarie apostolike si meshtar, emërohet ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit, kjo daton në periudhën 1663–1664. Më 1675 vjen në jetë vepra monumentale e këtij kryemjeshtri, “Çeta e profetëve”. Bogdani ia paraqet Kongregatës së Vatikanit, Propaganda Fidae për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Përnjiheresh nis punën në përkthimin e librit. Në vitin 1677 emërtohet kryeipeshkëv i Shkupit në vend të të xhaxhait, imzot Andrea Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon më 1683, në dhjetor të atij viti vdes Ndre Bogdani. Asokohe Bogdani arratiset në male me ç’rast e humb librin e Gramatikës latinisht–shqip të punuar nga Ndreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit 1685 shkon në Venedik e në Padovë. E merr me vete dorëshkrimin e përgatitur për botim, që bëhet i mundur në atë fundvit, në Padova.

Botimit të parë të veprës i paraprijnë 23 parathënie dhe përkushtime të autorëve të ndryshëm në gjuhën shqipe, italiane dhe serbokroate, ç’ka thuhet se ishte një dukuri e rrallë e kohës dhe paraqet përkrahjen nga personalitete të ndryshme të vlerës së madhe të veprës dhe respektin ndaj autorit.

Karakteri origjinal i krijimtarisë dhe punës së Bogdanit duhet marrë në mënyrë relative për përmbajtjen e karakterin fetar që kishte, por duhet thënë që nuk është mbështetur në ndonjë autor të caktuar në formë përkthimi. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika teologjike, biblike e filozofike, këndej fetare, tek historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmi temash çon edhe në larmi stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotshme shqipe.

Autori në “Çeta e profetëve” ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më 1639. Mendimet e njohuritë e ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave apostolike e baritore në viset e dioqezave që ai drejtoi si bari shpirtëror.

Vetëm vetëdija dhe besimi i thellë në forcën e gjuhës shqipe, e shpuzi në flakërimën e atdhetar këtë intelektual dhe patriot të madh, e hovi të shkruajë një vepër kaq të madhe siç ishte dhe mbeti përgjithmonë emblemë, “Çeta e Profetëve”. Në personalitetin e mëtuar sakaq duhet parë gjeniun në punën e vet. Ai shkriu dijen e kohës së përparuar, artin e vuri në mbrojtjen e idealeve dhe pikmapjeve iluministe, duke ia kushtuar gjithçka dhe çdo gjë kombit.

Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Atdheun e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkatdhetarët e tij dhe kundërshtim të thellë për pushtuesin osman. Imzot Pjetër Bogdani kërkonte që t’i jepeshin popullit shqiptar libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

***

Pjetër Bogdani do të mbetet në memorin e përsonaliteteve shqiptare edhe si poliglot, këndshikim që rreket të përplotësojë si të tërë këtë manifestim të gjeniut të iluminimit. Duke cekur në lëmin diturak të tij numërojmë gjuhët të cilat ai ka njohur, fillojmë me italisht, latinisht, greqisht, serbokroatisht, turqisht, hebraisht, arabisht, armenisht dhe sanskritisht. Hamendje gjithashtu se ai zotëronte frëngjisht dhe gjermanisht. Është kjo galeri e thellë prejnga burojnë diejt e fuqishëm dritëdhënës të vullnesës së mirë krijuese, kulumtuese dhe kushtruese.

Prej vlerave të shumta shencore dhe artstiko-letrare të veprës së Pjetër Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtë e çështjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhësore në shtjellimin e lëndës në prozën shkencore, humanizmi i lartë në paraqitjen e realitetit të kohës, filozofia, intelekti i rrallë letrar, etj.

Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, çka shihet në idenë për lëvizjen ballkanike, për liri kombëtare dhe shpirtërore.

“Arti i të shkruarit dhe ligjërimit që mishërohet në vepër si tregues i nivelit të kulturës dhe zhvillimit intelektual të tij dhe angazhimi dinjitoz si prijës dhe tribun popullor e ngriti lart veprën e tij madhore, të lindur në gurrat e një humanizmi të thellë, duke i treguar popullit rrugën e zhvillimit të lirë e të pavarur, andej kah bota e përparuar.”, sendërgjon një krijues çka Bogdani mëton me jetën dhe veprën.

Imzot Pjetër Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqip dhe popullin shqiptar me të vërtetat e fesë së krishterë e, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës si dhe në teologjik e në fjalorin kishtar në përgjithësi. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e imzot Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.

Vepra ka në krye një seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht, sllavisht, shkruar për nder të Pjetër Bogdani nga miq e të njohur të tij. Dy vjershat shqipe të Luca Bogdanit e të L. Sumës dhe ato të vetë autorit të shpërndara në kapituj të ndryshëm të librit, me teknikën poetike përgjithësisht të sigurt janë tregues të lëvrimit të mbarë të vjershërimit shqip në këtë kohë.

Pjetër Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.

Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj. Prej këtej Pjetër Bogdani ishte dhe do të mbetet në thelb devocion i një atdhetari të shëlbyer, shërbestari dhe kryemjeshtri të interesave të shenjta për të cilat ai dha kaq shumë, aq sa një mirënjohje është më së paku ajo që i detyrohemi.

Faveyrial: Gjuha shqipe ka një begati dhe shumëllojshmëri që e kalon mjaft gjuhën e Aristofanit



Gjithçka që ne mund të bëjmë, është të rrëmojmë vetë në sa më shumë histori të mundshme, duke ia lënë të tjerëve, më me fat, barrën që të plotësojnë nismën tone. Mund të sjellë habi, gjithashtu, fakti se, në vend që të kufizohemi në atë çka sot quhet Shqipëri, ne këtu kemi përfshirë historinë e Maqedonasve. Shkaku për këtë është se, sipas Strabonit, Maqedonasit dhe Shqiptarët e Epirit, përbënin një popull të vetëm. Në të vërtetë, Straboni i Sinopit, i cili duket se ka vizituar këto vende, thotë se: “Shqiptarët dhe Maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i prisnin flokët në të njëjtën mënyrë, dhe se ata kishin mjaft gjëra të tjera të përbashkëta, deri në atë masë, sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korkyrë (Korfuz)…”

Sot Grekët thonë se janë e njëjta racë me Maqedonasit. Kryeministri i mbretit Gjergj arriti deri aty sa të pretendojë se: -”Greqia lidhet me Maqedoninë për nga njëjtësia e racës dhe e traditave historike”. (Qarkore e 10 tetorit 1885).Por, zotit Delijani a nuk i kujtohet Demosteni kur i cilëson Maqedonasit si barbarë, dhe Filipin e Tretë mbret të barbarëve? Aq më tepër është e vërtetë se, për sytë e Grekëve të lashtë, Maqedonasit ishin një racë e huaj. Sa iu përket Bullgaro-Sllavëve, ne do t’i përmendim shumë herë, dhe kjo fillimisht për të kujtuar rrethanat kur ata kanë zëvendësuar në Maqedoni dhe Myzi racën shqiptaro-romane, dhe më pas, mbrojtjen me të cilën ata kishin përfshirë, qoftë. Metropolin Ilir, qoftë popujt përkatës në të. Zanafilla galo-keltike e Perandorisë Otomane, në të cilën Shqipëria përbën sot tre krahina të mëdhe ose vilajete, do kishte nevojë për hollësi më të mëdha. Por, këtu, ne kemi arritur të përmbledhim veç një studim të gjatë të bërë më parë, dhe që ne mund ta shtypim diku tjetër. Gjykimi që ne kemi sjellë për Serbët, dhe në veçanti për të mirënjohurin Dushan, duket i ashpër.

Por, na u desh ta gjykojmë këtë të ashtuquajtur burrë të shquar, jo sipas rrëfimeve serbe, por, sipas veprave, sipas zakonit të tij, sipas mikpritësit të tij Kantakuzen, dhe, më së fundi, sipas raporteve të legatëve, që me sjelljen e tij i bënte të vinin nga Roma, dhe që ai i kthente, më pas, jo ndershmërisht. Dijetarët kanë pretenduar se, një e treta e gjuhës shqipe është me rrënjë latine, një e treta greke, dhe një e treta ilire. Por, në vend që të nxjerrim prej shqiptarëve fjalë të huazuara nga gjuhët latine dhe greke, a mos do të ishte më mirë ti shihnim ato të huazuara prej latinëve dhe grekëve nga gjuha pellazgjike, e cila kalon, në mënyrë të pakundërshtueshme, si gjuha e parë e ardhur në Itali dhe në Greqi, dhe të cilën shqiptarët e përcjellin natyrshëm si e vetmja gjuhë e ruajtur deri në ditët tona? Le të pranojmë se shqipja është e varfër, domethënë, ajo nuk është e kultivuar. Por, po t’i hiqnim gjuhëve më të kultivuara fjalët shkencore të huazuara nga të tjerat, si do të katandiseshin ato?

Çështja kthehet pra kështu: -Shqiptarët, a i kanë ata, po apo jo, fjalët për të cilat deri këtu kanë patur nevojë, -dhe gjuha e tyre a përshtatet, po apo jo, në formimin e fjalëve të nevojshme për lëvrimin e shkencave në Shqipëri? I nderuari z.Dozon, ish konsull i Francës në Janinë, dëshmia e të cilit ka një peshë të rëndësishme, dhe i cili, për mbledhjen e këngëve, gramatikën dhe fjalorin e tij, padyshim ka meritë të madhe për Shqipërinë, pohon se: –”në raportin fonetik gjuha shqipe ka një begati dhe shumëllojshmëri që e kalon mjaft gjuhën e Aristofanit”.

Si mundet që kleri grek të mos jetë i fajshëm, kur ka penguar, dhe ende pengon në ditët e sotme, lëvrimin e kësaj gjuhe kaq të bukur!

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, pra, ka pasur shkolla pellazgjike, dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qënë themeli i letërsisë greke, ashtu si ndërtimet ciklopike kanë shërbyer si themel për ngrehinat e përkohëshme të ngritura prej Grekëve të lashtë. Cilado qoftë vlera e letërsisë greke, brezat pasardhës do t’i qortojnë padyshim të gjithë shqiptarët që e lëvrojnë atë duke shpërfillur letërsisë e vet, dhe të gjithë shqiptarët e pasur që themelojnë shkolla për grekët, në vend që t’i ngrenë ato për bashkatdhetarët e tyre. Në përurimin e Zhapionit (21 korrik1885), Zhapa i ri, foli për “ndjenja me të vërtetë humanitare” të themeluesit, xhaxhait të tij. Por, sa ka pasur ai ndjenja patriotike veç ndjenjave humanitare? Qysh atëhere, çfarë ka bërë Zhapa i Labovës (Përmet)? Ai, thjeshtë, ka dhënë më tepër një shembull të shëmtuar. Padyshim që grekët e kanë duartrokitur. Por, Shqiptarëve të vërtetë a nuk u është dashur të rënkojnë prej kësaj? Mjerisht, Zhapa nuk është i vetmi. I mirënjohuri Kristaq Zografi ka bërë dhe shumë të tjera. Diçka e çuditshme kur ata, e të tjerë si ata, besojnë se nderohen, ndërkohë që mbulohen me një turp nga më të përçmuarit, pasi Shqipëria është vendi më i prapambetur i Europës nga pikëpamja arsimore, dhe ndoshta, e vetmja në botën e popujve jo barbarë, e cila nuk ka letërsinë e saj kombëtare.

“Historia e Shqipërisë”
Jean-Claude Faveyrial

Origjinali i punuar e botuar 1884-1889

Pasqyrat etruske flasin shqip – Deshifrim


Herkule u “NIAL”


Herculi, që prej epokës së antikitetit, është i njohur si një nga figurat më popullore mitike, i forti i të gjithë njerëzve, më i fortë se shumë perëndi të tjera, faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për të fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit i vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga një grua e vdekshme për t’u bërë zot pas vdekjes së tij

Herkuli është një nga heronjtë më të njohur në mitologjinë e lashte antike. Jeta e tij nuk ishte e lehtë, ai duroi shumë sprova dhe realizoi detyra shumë të frikshme pas vrasjes se fëmijëve dhe gruas së vet për shkak të xhelozise së Herës dhe magjisë krijuar prej saj me qellimin për të parandaluar që Herkuli, bir i të dashurës së bashkëshortit të saj Zeus të bëhej sundimtar i Mikenës.
Apollo e kuptoi që krimi i Herkulit nuk ndodhi për faj të tij, pasi veprimet hakmarrëse të Herës nuk ishin sekret tashmë. Dhe për këtë ai urdhëroi Herkulin të kryente 12 punë heroike për mbretin mikean Euristeu dhe shpërblimi për vuajtjet e tij ishte një premtim se ai do të jetonte përgjithmonë në mes të perëndive në malin Olimp.
Pra nëpërmjet këtyre punëve ai do të falej dhe do të arrinte pavdekësinë.

Pikërisht kjo skenë e ringjalljes pas plagosjes së Herkulit në ndeshjen e fundit që ai kryen për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka, ai gjendet nga zanat e malit të cilat e ndihmojnë atë, duke i ofruar gjirin e tyre jetdhënës e risjellin në jetë të madhin Herkul, legjendari ynë mitologjik, gjendet tek kjo skenë mbi pasqyrë etruske, si një dokument i rrallë, shkruar pastër në gjuhën e më të parëve Etërve tanë, në gjuhën e vet pasardhësve bijë të Atit -Zeus, sepse i tillë ishte dhe vet Herkule …

Në këtë pasqyrë etruske Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjnie dhe kjo është padyshim një sqarim i kuptimit të vërtetë në këtë portret
Kjo edhe sipas studiuesve italian, të cilët dalin në përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske, Hercule ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi, por sipas tyre aty ndodhen disa emra perëndish;
Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj.
Në fakt nuk rezulton e tillë këto pasqyra flasin shqip dhe aty nuk shkruhen emra perëndish vini re me kujdes tabelat e mëposhtme, ku shkrimi duket pastër dhe krejt e pamundur të gjesh shkruar fjalët: “Tinia”, “Uni” apo “Thalna” … më thoni ku janë ato???

Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë mbishkrim etrusk?Hedcle
Vini re se në shkrimin ndodhur tek kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:) pra kjo jep mundësinë për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në ndarjen dhe leximin e tyre.
Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Herculi pas ngjalljes, niset për në Olimp, akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re, është një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet
në i pavdekshëm, “qiellor” dhe jep “lamtun” duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA) se malit të zotave.

Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti që do shihni më poshtë ku Herkule i shtrëngon dorën personit tjetër, përshëndetet pra dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala më tipike e tradicionale: LAMTV = LAMTU-mirë.

Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala “ZA”= JETE, JETON, i përket shqipes së vjetër që prej Zanafillës së saj dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή ). Këtu po sjell dhe një shembull tjetër përsëri duke ju referuar dialektit Geg, aq shumë pranë gjuhës së vjetër shqipe por dhe më gjerë, nga fjala “Za” = jetë kemi fjalën tjetër pastër shqip “Za-mer”, (Zë-mer) që do të thotë vendi nga ku mer “Za” baraz “Jetë” trupi i njeriut dhe gjithë gjallesat, përmend këtu edhe fjalën “Zemerek”, zemerek-u i orës i cili nëpërmjet kurdisjes i jep “Jetë” asaj, ora punon bëhet e gjallë ajo lëviz, mer “Za”- Za- mer, akoma në zonat e veriut fjala “Za” njihet dhe është në përdorim të përditshëm e cila përdoret zakonisht kur duam të pyesim për dikë nëse ai është gjallë, në jetë, jeton – Za.

Kur mbjellim një fidan të ri kujdesemi për të deri sa ajo të “zërë” të vijë në jetë. Zuri, zani rrënjë.
Në gjuhën shqipe kemi edhe një fjalë tjetër kaq shumë në përdorim të përditshëm e cila ka për bazë apo rrënjë fjalën “Za” ajo është, të kam “Xhan” baraz kjo me “Jeta ime” sot kjo fjalë gjendet e huazuar prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke ku mer dhe ka kuptimin të kam “Zëmer”, jo vetëm kaq e jo më kot Herkuli na shfaqet duke pirë gji prej “Zanave” në këtë pasqyre Etruske, sepse vetë emri i tyre “Zana” do të thotë “Jete”, jap jetë, sjell në jetë, dhe këtu po përmend fjalën tjetër pastër shqip rrjedhë e fjalës “Zanë” pra themi “Zanat/çi” (arti-zan, arti-zanat) të cilët sjellin në jetë e u japin jetë veprave, dhe arteve të tyre etj.
Pra për të mos e zgjatur më fjala “Zoi” është fjalë shqipe e jo greke në mos në të kundërtën këto pasqyra do quheshin po kështu Greke dhe jo Etruske, në se i referohemi gjuhës Latine fjala “Jetë” baraz “Vita” është shumë larg fjalës; “Zoi” shkruar në këtë pasqyrë. Pas kësaj lexojmë me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës (ᛎ) vertikale ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me gërmën: “ᛎ = K” e mbyllur grykore (X) si ch, (kh-ë) dhe gërma:”D”=R, tashmë të konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë nga studiues vendas dhe të huaj.



Në tabelën që mban në dorë hyjnia shkruhet pikërisht kështu:cropped-
ECA: ZOEN: TPA: IKNAC: HEDCLE: VNIAL: CVANODA: SCE.

I marim ato me radhë, fjala e parë “ECA” lexohet EKA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë emrit të mitit tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma “C” që ndodhet e shkruar aty shqiptohet “K” Herkule. Kjo na jep të drejtën që edhe fjala e parë e këtij teksti tek kjo pasqyrë etruske i të njëjtit alfabet – shkruar është fjalë shqipe pasi gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka kuptimin e fjalës shqipe njërrokshe (morfema) “Ka”, apo foljes unë kam, ti ke, ai ka – E KA jetën në vazhdimësi.

Fjala e tretë në vijim: “TPA: IKNAC” ka kuptimin e fjalës së përbërë shqipe; “të pa-ikur”, ekzistente ku duket qartë rrënja e saj; ‘ik” plus parashtesa e saj “pa” baraz; pa-iknas gërma “C’ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërme fundore e pashoqëruar me zanore, ajo shqiptohet; “S” madje nëse hulumtojmë dhe e studiojmë këtë fjalë “iknas” do të vëmë re se këtu ndodhet dhe origjina e fjalës greke “Sinechia = vazhdimësi” sinecia-sineqia (sin+ec, nis-ik, iknas).

Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj se nuk ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon “Herkule” dhe kjo është e provuar në shumë tekste të tjera, ku gërma “D” është simbol i buzëve gjendur tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i cili e barazon atë me gërmën “R”, pra HEDCLE = HERKLE – HERKULI.

Pas kësaj kalojmë tek fjala pas emrit të tij e cila është fjalë kyçe e gjithë këtij teksti të shkruar: “VNIAL”

Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu si në mitet romake dhe në ato greke pasi ndeshet me 12 detyrat, bëmat e tij dhe del fitimtar ai rifiton të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim mendoj se na jepet qartë nga vetë autori i këtyre pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli është duke pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e vet, dhe pikërisht aty shkruan: “HEDCLE VNIAL”
Unial“HERKULE U NGJALL” më duhet tu kujtoj se kjo fjalë magjike: “UNIAL”- UNJALL përdoret krejt e pandryshuar akoma në ditët e sotme në rrethinat përreth Shkodrës dhe më gjerë, këtu fjala “u-ngjall” ka kuptimin e fjalës; “u ringjall”, dhe pa dashur të bëj krahasim midis Herkulit dhe Krishtit por thjesht si ilustrim po sjell urimin që përdoret në festën e Pashkëve, pra të gjithë të krishterët urojnë:
“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall” dhe ne nënkuptojmë ringjalljen e tij dhe jo ngjalljen, ashtu si dhe ringjalljen e Herkulit në këtë mit. Fjala UNJALL- U NGJALL ka për origjinë fjalën “Ngjisje” “risi” kjo fjalë “UNIAL”, nuk i përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër, po ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë etruske i përket gjuhës tonë shqipe.

Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?

Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve thurur për mitin më popullor të Herkulit ai niset drejt “aurorës”, qiellit kurorës së malit të zotave për të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është “qiellor i pavdekshëm” dhe kjo gjendet brenda fjalës “KUANORA” SCE, që do të thotë; “kthim prapa Ske”.

Përmendim disa fjalë që tregojne se fjala “O’RA” njëkohësisht dhe emërtimi i perëndisë më të lashtë “egjyptiane” “Ra”, tregon lartësi, “A’UROR”, qiellin, kemi orët e malit, ortek, orikum, orakull, ura, urano, etj shumë të tjera por ajo që dua të sqaroj këtu është fjala “Anë – anon” anonte nga njëri krah deri në rrëzim, përtokë, në “Tokën – Anë” po jap një shembull, kur duam të kthejmë diçka në “ANEN” tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga “ANA” e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër, kthehe fletën në anën tjetër, këtu mundem tu sjell një fjalë tjetër e njohur si greke, me kuptim të pastër shqip: “ana-pulla” që do të thotë kethehu mbrapsht nga udha (ana p’ulla) në anën tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je nisur. (ull-ë – ulise; udhë – Odhise).
Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh. Kur duam të rikëthejmë të drejtën në anën tonë këthim prapa të vendimit gjyqësor etj.
E tashmë i rikthehemi fjalës: “CVANORA” SCE.
“Ku an ora” “AN/O/RA” SCE do të thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet i pavdekshëm i përjetshëm në qiell , në “Orais” dhe “anim”, kthim prapa për në tokën Anë më ska. Theksoj edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon me gjuhën e vjetër shqipe:
E KA: ZOIN: TË PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE
Në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta e pandryshuar:

E KA JETEN TË PA IKNAS (të paikur, të pandërprerë, i pavdekshëm) HERKULE U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE , ku a’rron = vdekje ske, (kthim prapa në tokësor më ske).
18d8g8Mjaft qartë e bukur vjen figura e dytë ku në skenë kemi përsëri figurën e Herkulit duke shtrënguar duart me dikë tjetër. Herkuli në këtë pasqyrë është duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp tashmë i pavdekshëm. Kjo skenë dhe shkrimi i shkruar në këtë pasqyrë tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: “HEDCLE LAMTV” e kushdo studiues vendas apo i huaj duke u mbështetur në fjalorin etrusk e pa iu devijuar asaj nuk mundet ta lexojë dot ndryshe fjalën: “LAMTU“

Baraz kjo me fjalën më tipike shqiptare “Lamtumirë” e cila përdoret akoma edhe sot në të sotmen gjuhë letrare shqipe, në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë. Këtu duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet dhe ka vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë tekstin e mësipërm, ne të dy pasqyrat Etruske paraqitur më lart mjafton ti lexojmë ato; në mënyrë korrekte, gërmë pas gërme edhe pa i shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e kuptuar ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur i ka drejtshkruar, nuk mundesh ti shmangesh dot të vërtetës, aty gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.

Mili Butka @ Gjuha Shqipe

#Aleksandër Hasanas#
===============================================
Për kureshtaret më poshtë gjenden të shkruara 12 detyrat që ju ngarkuan Herkulit si dhe fitoren e pavdekësise së tij.
1 – Luani i Nemeas. Në fillim Apollo e dërgoi Herkulin në kodrat e Nemeas për të vrarë një luan që terrorizonte njerëzit e rajonit. Herkuli e mbyti atë në shpellë.
2 – Gjarpri i Lernas. Më pas, Herkuli udhëtoi në qytetin e Lernas për të vrarë Hidrën me 9 koka, një lloj gjarpri helmues që jetonte nën ujë.
3 – Derri në malin Erymanthus. Herkuli përdori një rrjetë gjigande për të kapur derrin e egër që hante njerëz në malin Erymanthus.
4 – Drenusha e Artë. Më pas Herkuli nisi misionin për kapjen e kafshës së shenjtë të perëndeshës Diana, një drenushë të artë.
5 – Plehrat e Augeas. Detyra e pestë e Herkulit ishte të pastronte të gjitha plehrat nga stallat e mëdha të mbretit Augeas.
6 – Zogjtë stimfalianë. Misioni i radhës ishte udhëtimi në qytetin Stimfalian dhe të largonte kopenë e madhe të zogjve mishngrënës.
7 – Demi i Kretës. Herkuli shkoi në Kretë për të kapur një dem të inatosur që kishte sulmuan gruan e mbretit në atë ishull.
8 – Kuajt e Diomedës. Detyra e tetë e tij ishte kapja e 4 kuajve të mbretit trakian Diomeda.
9 – Rripi i Hipolitës. Detyra e 9 ishte e komplikuar: vjedhja e një rripi të blinduar që i përkiste mbretëreshës së amazonës Hipolite.
10 – Bagëtia e Gerion. Herkuli u dërgua në Afrikë për të vjedhur bagëtinë e monstrës me 6 këmbë Geruon. Hera bëri çdo gjë për ta parandaluar por nuk arriti.
11 – Mollët e Hesperidit. Në misionin e 11, Herkuli u dërgua për të vjedhur dhuratën e martesës që Zeus ii kishte bërë Herës: një grup mollësh të arta.
12 – Cerberus. Për sfidën e tij të fundit, Herkuli udhëtoi në Hades për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka.

Pavdekësia
Pas përmbushjesh me sukses të të gjithë misioneve pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur, Herkuli arriti të fitojë pavdekësinë. Ai arriti të shpëtojë edhe princeshën e Trojës, të luftojë për kontrollin e malit Olimpus. Sipas legjendave, ai e shpenzoi pjesën tjetër të jetës me Zotat.

Qytetërime shqiptare 6500 vjet para Krishtit

Adriano Xhafaj

Mallakastra është vendi prodhues në botë i A – ki (Akëve) dhe A – ki ill (Akillëve). Përbën krahinën më të qytetëruar në Europë, bile pse të mos themi në botë parë nga dëndësia e qytetërimit. Ka disa vatra qytetëruese si Kalivaç, Nikea, Billis, Cfir, Margëlliç, Apolloninë dhe dy vatra qytetëruese të kulturës neolite në Cakran, qytetërime që mund të jenë rreth 6500 vjet para Krishtit, ndërkohë që lufta e Trojës është bërë rreth 5000 vjet më vonë. Ende priten të dalin në skenë zbulime të tjera të rëndësishme, Ilire, Romake dhe Bizantine.

Si duhet kuptuar Mallakastra nga ana gjeografike

Zemra e Toskërisë,me kufij nga Përmeti deri në Seman,me kufijë natyrorë lumin Vjosë dhe lumin Osum.Nuk dihet i saktë kufiri veri lindor me Beratin dhe Skraparin,por dihet se fshati Sinjë ishte pjesë e Kazasë Mallakastrër deri të paktën në vdekjen e Ali Pashës.(harta e tomas )
Burime Helene e përshkruajnë këtë zonë si zonën më të njohur në Ballkan për podhimet blektorale,e famshme në prodhimin e djathit e njohur deri në Rumani.
Studjuesit e hollë helenë shpjegojnë edhe shkakun se përse Mallakastra ishte vatër e jetesës më ë mirë për kohën dhe është përshtypjelënëse.
Ata duke e parë gjendjen në vend,rreth viteve 2000 nxorën konkluzionin se
– Mallaksatra ka dimër të butë dhe verë jo të thatë
– Mallakastra është e pasur në ujëra dhe kullota.
– Mallakastra ka gjelbërim të përhershëmm me koçimare,përrall,ullinj dhe bota e egër ,dhitë,dhentë,kaprrojtë,derrat vaçantërisht në dimër kishin ushqim të bollshëm.
Këto ishin të ditura dhe në kohën e komunizmit dimëronin te ne bagëti nga rrethet Përmet,Skrapar,Tepelenë.



Thomas Smart Hughes – Map of Albania 1820 Përmasat e krahinës time të Mallakastrës,nga Vjosa në Osum

Sipas burimeve Helene lumi Vjosë në lashtësi quhej Ako dhe unë duke kërkuar se kush është mbetja e lumit Ako kam arritur në përfundim se është emri Ago,Agim,A gush .Por historikisht Helenët e kanë patur të shkruar dhe mundësinë për të bërë gabime e kanë më të vogël.Konsideroj se fillesa e emrit të sotëm Ago-Agushe-Age-Agush,Agime,Agim është Ako,Ake,Akush,Akill.Ky emër është kaq i famshëm sa Mallakastrotët e lashtë që funksiononin në mënyrë të çuditshme,po kaq krenare,legjendare.kaq të merituar,brezat i ndanin me radhë sipas rendit analfabetik . – Pa asnjë diskutim që duhej të ishte shkrimi në mënyrë që të ishte rendi analfabetik. – Pa diskutim para ardhësit e qytetërimit më të lashtë pellasg Ellin (Elli inë = elita jone),helen sot dhe jo vetëm të tij ….



Akilli sjell trupin e pajetë i Hektorit të lidhur me qerren. Një afresk i Akilit, Korfuz …

Marrim pra emrin sipas rendit analfabetik të sotëm, Aki ,sot e trashëguar në emrat Haki(aki)Hakik(akik) 1 – A – ki,sot ky A – i pari ,mbreti .Në Mallakastrën e lashtë nuk lejohej që të kishte emër tjetër me gërmën A përveç prijësit .Dmth A ki ill (Akill),emër që trshëgohet edhe sot nga Bektshinjtë,e trashëguar brez pas brezi ka ende.
Mirë prijësi ishte A- ki po të tjerët ?
2 – B aki ,emrat si dhe Bakënik,ndryshe Baki fitimtari që lidhet edhe me emrin Nikea(Nikaia në helenisht).Kemi Plaçnik,Droponik,Niko aty pranë 3 – C-aki dhe 4 Ç – aki,Çako 5 – D – Aki emër legjendar i fisit të dakëve,Dha ki (6)
7 – F – aki ,ekziston në anglisht,duket ka qënë i pa pëlqyeshëm si faj ik (Fajik)
8 – G – aki ,Gaqo sot
9 – Gj aki ,gjak sot
10 – H – aki e thamë,Hako,Haki,Hakik
11 – J aki ,Jak,Jaku,Jahu,Jaho
12 – K aki.ne i themi Hurmës ,por edhe kakës (mutit të hollë).i keq edhe ky trashëgimtar
13 – L aki ,Ll aki,mbiemri Llakaj, 14 – Lj aki te Arvanitet,Ljako
15 – M – aki ,Maqi,Maqo sot ,ka dhe emra bektshinjsh Maqo
16 – N aki ,Nako,Apollonako,Jonako…
17 – Nj aki ,Njako,mbiemër te Arvanitët në Greqi
18 – P aki,Pak,(doriss pak),i kursyeri
19 – Q aki …
20 – R aki ,rakushi ,I raki(iraqi)I raki lliut (irakllis)
21 – Rr aki ,Rraklli
22 – S aki ,Saqi sot
23 – Sh – aki ,Shaqo sot
24 – T – aki ,Tako,Taqo
25 – Th aki ,tha ki ,ai që fliste .I Thaqi,Ithaqi
26 – V aki ,vaqi …
27 X – aki ,Xhaqi ,O xhaku ,ai që bëri oxhakun – Xhaqi
28 – Z aki ,Zako,Za – ka ,ka zë dmth
29 – Zh aki ,Zhak,Zhaku,Zak,Zakone,Zaki,Zakie do te plotesohet .ju lutem kontribuani me emra

Share on Facebook

Arvanitët autoktonë: Zhdukja e elementit arbanas në Greqi


Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfare qe! – Milan Kundera

Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani. Sot në Greqi gjenden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antike edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janë mbi 150 fshatra. Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Çamërisë (Epiri historik), në Thrakë, në ishujt Korfuz, Speca, Hidra, Psara, Andro, Peleponezi (Morea) etj. Vetë rajoni i Çamërisë ka rreth 320 fshatra ku 80% kanë origjinë shqiptare dhe 20% kanë origjinë vllahe dhe turke.
Studime në drejtim të arvanitasve të Heladës antike apo të Greqisë moderne janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materiale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar. Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Elena Boçi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Luka Çiçipi.

Athanas Cingo, Biri, Furiqi, Johalla, Xhavara por edhe të huaj, si Sasse, Friedman, etj. Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqisë, arbëreshëve të Italisë, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, Janinës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi ruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821 që ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas ose arbëror. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha
Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe. Kjo është pasi shteti grek ka investuar për arsimimin e gjerë propagandistik dhe asimilimin e masave me terror psikologjik. (Teksti vijues marrë me shkëputje nga A.L.)

Po në Greqi kur erdhën arvanitët? Kush është vendi amë?

Këto janë pyetje që mundojnë zemrën dhe mendjen e çdo arvanitasi të Greqisë. Arvanitasit e Greqisë sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7 pas Krishtit. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm; të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të hershme, që në kohën antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe. Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën. Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban. Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipnia, Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas Krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanoi/albanian. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë(Stamboll) dhe më tutje në Lindje. Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli
Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqisë ka patur në shekujt e 6,7,13, dhe 14, që njohim ne nga disa historianë, nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq. Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbërisë si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë Kosovë. Kur zbritën në drejtim të Greqisë së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme. Gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në trojet e tyre mijëravjeçare. Pra vendi amë i tyre është vetë Arbëria që shtrihej deri në brigjet e Peleponezit, ose Moresë.

Por atëhere pse arvanitasit quhen arvanitas…!?

Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishur shqiptar. Emri shqipëtar njihet dikur rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur arbëror; dhe arvanitas e arnaut nga grekët dhe turqit. Dhe ata arbëreshë që u larguan pas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar. Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekët B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arbanitasit kristian ortodoks të Stambollit(Kostandinopojës) dhe të Egjyptit i quajnë ‘’romei’’ ose ‘’greçi’’. Shqiptarët e Çamërisë janë vetëquajtur gjithmonë shqiptarë pasi edhe ata janë autoktonë që nga epoka e Pirros nga lashtësia.

Zhdukja e gjuhës, kulturës dhe elementit arvanitas në Greqi

Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën Ekskluzive hotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.

Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.

Sot shumë këngë arvanite janë përkthyer e shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar. Ato dallohen sot vetëm nga melodia dhe tingujt, pasi tekstet janë shtrëmbëruar keqazi. Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.

Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej! Kështu populli zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre. Në këngët çame të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipëtare’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878 në Egjipt. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchhoefer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’.

Arkivat dhe autorët grek: Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri të krijuar Grek

Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikoll Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek. Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arbërore në Greqi.

Arbanitët heronj dhe kryeministra të Greqisë së Re

Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Çamërisë, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specësit, dhe Psarës. Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që rruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre. Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë’’. Disa fakte të tjera:

Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Shqiptarëve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Oton, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.

Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manol Bleshi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanitët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipëni, nuk e harruan atë. Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipërisë, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës. Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipërisë për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Arvanitët, këta luftëtar trima, heronj të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës europjane. Disa nga shqiptarët ose arbanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdari, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtatë ishujve Jonianë me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë. Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqisë (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë.

Më 1926, arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s’mbante më, morra masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë’’.

Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën ‘’Akropolis’’ dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin ‘Përmbledhje e Teodor Pagallo’’ vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115. Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. Pra, u hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj. Sot presidenti i republikës greke është Karol Papulja, stërnipi i luftëtarit çam të revolucionit, Tahir Zylfiqar Papulja.

Përpjekje për mbajtjen e gjuhës dhe origjinës

Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqisë, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin. Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Sot, pavarësisht propagandës së vazhdueshme të Moskës, Stambollit e Fanarit, nisma të reja formale nevojiten nga shtetet e Shqipërisë, Kosovës, Iliridës të bashkëpunojnë ndikimin sllavo-arab në Ballkan dhe të fuqizohet bashkëpunimi ndërvllazëror. Është pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarëshqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni. Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.

Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve. Këto 20 vitet e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka, por edhe dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëshme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj. Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të Europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.

Pellazgët: Ku gjendej kryeqendra dhe deri ku shtrihej periferia e tyre?


Altin Kocaqi

Bota paragrekolatine është demonizuar si e panjohur dhe lihen në harresë gjurmët shkencore që provojnë zbardhjen e gjuhës se cilën fliste vatra europiane më parë se të lulëzonte qytetrimi greko-romak. Ndër gjurmët e sigurta shkencore janë mbetjet origjinale të fjalëve paragreke në të gjitha librat e antikitetit. Lidhjet e këtyre mbetjeve me gjuhën shqipe Eqerem Çabej i quan si tregues të Pellazgëve edhe pellazgjishtes. Mes këtyre mbetjeve mund të shkojmë me siguri shkencore tek shkrimet paragrekolatine por mungon dëshira për tu studiuar e vërteta.

Tezat e famëshme që u shtruan dhe u mbrojtën nga Johan Geor von Hahn askush nuk mundi ti rrëzonte shkencërisht deri më sot. Këto teza tregojnë se:

1-Epiriotët dhe Maqedonët ishin dhe në kohën e Strabonit jo grekë, por barbarë.

2-Epiriotët, ilirët e maqedonët janë farefis midis tyre.

3-Ka shumë shënja që epiriotët dhe maqedonasit përbënin thelbin e fisit Tirrinopellazgjik që shtrihej në skaje deri në Itali dhe Thrakë, ndërsa në brendësi shkonte deri në lumin Danub.

4-Ilirishtja është gjuhë pellazgjike me kuptim më të gjërë.

Mbi bazën e këtij studimi të gjithanshëm ngrihet prejardhja jonë autoktone e cila për nga familjariteti është provuar si me Aleksandrin e Madh dhe me Pirron që në rrezik për jetën e tyre i sollën ti mbronin tek mbreti i ilirëve. Në këtë vijë logjike ecën edhe simbolika e Gjergj Kastriotit e provuar dhe nga letërkëmbimet e tija. Por edhe Kodiku i vitit 1519 i Zanit të Koronit nuk bënë asnjë dallim mes shqiptarëve, epiriotëve edhe maqedonasve por i quan ata ‘të gjithë albanitas’.
Në kujtesën e shume dijetarëve të sotit duhet të rivijnë të dhënat e antikitetit për Pellazgët. Më poshtë lexoni shtrirjen e tyre sipas autorëve antik ndërsa vendodhjen pellazgjike shiheni mes numrave romak në hartën e mësipërme.

I. Straboni sjell në kujtes Hesiodin, 225, i cili e quan Dodonën si ‘ Πελασγών έδρανο’ Kryeqendrën Pellazgjike

II. Homeri, Iliada II 747-750 e tregon Zeusin e Dodonës si kryeqeverritarin e parë Pellazgjik në vargjet ‘Dia i Dodonës dimerkeqe, kryeqeverritar i parë pellazgjik’.

III. Herodoti 2,52 1 tregon se ai kishte qënë vetë në Dodonë ku kishte mësuar se ‘ Pellazget iu faleshin perëndive dhe u bënin shumë sakrifikime’

IV. Thukididi IV 109, tregon se i njihte nga afër Pellazgët e Malit Athos dhe i njihte si familjarë me Pellazgët e Limnos edhe Spartanët e famshëm që padrejtësisht quhen Grek. Një pjesë e këtyre pellazgëve emigruan në Etruri.

V. Eskili në veprën e tij ‘Iketides’ 250, tregon se : “Του γηγενούς Παλαίχθονος είμαι εγώ γιος, ο Πελασγός, που κυβερνώ τη χώρα. Και αφού είμαι ο βασιλιάς επόμενο είναι να πάρουν από μένα τ΄ όνομά τους οι Πελασγοί που κατοικούν τη χώρα. Όλη αυτή που τη διασχίζει ο αγνός Στρυμόνας στη δυτική πλευρά του. Και τη χώρα των Περραιβών ακόμη εξουσιάζω και όσα μέρη είναι πέρα από την Πίνδο και της Δωδώνης τα βουνά. Τα σύνορά μου ορίζει η θάλασσα …………. ‘’ Une Pellazgu jam djali i njeriut më të vjetër autoktonë dhe unë e qeveris vendin. Pasi jam mbret është normale që ta marrin nga unë emrin Pellazgë banorët që banojnë vendin. Të gjithë atë vend që përshkon lumi Strimon në krahun perëndimore. Dhe vendin e Prrebejve e mbretëroj edhe te gjitha ato vende që janë matan Pindit dhe Maleve të Dodonës . Kufijtë e mi i ndan deti.

Kjo është kryeqendra pellazgjike e cila lidhet me gjuhën shqipe mes mbetjeve origjinale të gjuhës paragreke. Fjalët maqedonase, epiriote janë të njëjta me gjuhën shqipe sot edhe për këtë mjaftonë një studim i thjeshtë i Hesychit Alexandrinos.

Por Pellazgët shtriheshin në periferi nga Azia e Vogël, në Kretë dhe deri në Etruri. Shtrirja e tyre periferike është si vijon:
VI. Herodoti I 57. Nga Thesalia erdhën Pellazgët, të cilët u vendosën në Kortona.
VII. Herodoti VII, 73 na thotë se” 7 popuj e banojnë Peloponezin. Nga këta dy popuj janë autoktonë, Arkadhët dhe Kunurijotët, të cilët banojnë atje ku banonin edhe në kohët më të vjetra”
VIII. Herodoti VIII, 44 “ Athinasit ishin pellazgë, Pellazgët banonin Greqinë e sotquajtur”.
IX. Homeri, “Odisea” T, 175-177, “ Pellazgët e Dias= eteokretanet-etërit
X. Iliada II 840-843.” Brezat e Pellazgëve shtizaluftues të mirë që banonin Larisën…”
XI. Iliada II 867-875. ‘Kërët, barbarofonë sipas Homerit erdhën nën drejtimin e Nastit”.
XII. Herodoti VI. “Eolët e Azis së Vogël dhe Jonët e Azis së Vogël ishin fillimishtë Pellazgë’’.

Albania, Albany, Albi, Alba dhe Piramida ‘Monte Alban’

Mrik Bua Emri i Albanëve është i lidhur, mes të tjerave, me emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Teoritë ekspansioniste, serbe edhe greke, dikur deshën të na lidhnin me emrin e ‘Albania’ të Kaukazit për të na sjellë si të ardhur në këto troje, kryesisht, pas ardhjes së sllaveve

Shkruan: Mrik Bua

Alba shfaqet në Romën e vjetër, po ashtu dhe Skocia dhe Anglia dikur kane pasur emrin ‘Albany’. Venecia e sotme, Franca dhe SHBA kanë qytetet që lidhen me emrin Albani, Albi, Albania. A kane lidhje me njëra tjetrën këto emërtime? E vështire se mundemi tu përgjigjemi nga ana shkencore kësaj pyetje pasi hapësira gjeografike dhe shume faktorë të tjerë nuk lënë mundësi për një përgjigje rreth lidhjeve të mundshme. Një veçori dalluese e këtyre emërtimeve është ‘mali’ ‘Monte Alban’ ose veçorit malorë të zonave ku shfaqen Albanët. Kësaj radhe do ndalemi në Amerikën e Mesme, me konkretisht ‘Piramida e Monte Albanit’ e cila gjendet në komunën e Xoxocotlán Santa Cruz në shtetin jugor te Meksikës të quajtur Oaxaca 17,043 ° N, 96,767 ° W. Qyteti ka pozicion dominues mbi luginën e Oxaca dhe është ndërtuar diku rreth viteve 500 p e s Lulëzimi i qytetit erdhi deri në vitet 700 e s kur duket se e humbi dominancën në zonën malore.

Gërmimet arkeologjike në shkallë të gjerë i realizoj arkeologu meksikan Alfonso Caso i cili ka nxjerre dhe pese fazat e qeramikës. Studimet prehistorike i ka realizuar profesori i Universitetit te Miçiganit Kent Flannery në fund të viteve 1960 i cili studioi zonën përreth dhe nxori fazën më të hershme të jetës në këtë zonë, nga 8 000 p e s deri ne 500 p e s , si faza që i parapriu ndërtimit të Monte Albanit. Në kulmin e vetë Monte Albani kishte një popullsi prej 17 200 banorësh duke qenë kështu një nga qytetet më të mëdha të Mesoamerikës. Emri ‘ alba’, ‘alban’ gjendet në një shtrirje shumë të gjerë thuajse në të gjithë rruzullin tokësor. Albi gjendet edhe në Francë si emër i një qyteti që ka edhe një nga katedralet më të bukura të Francës, atë të Shën Cecilias. Alba gjendet në mesoamerikë, Romë, Angli, Skoci, Azin e Vogël, në Kaukaz etj Në se emri Alba ka të bejë me një emërtim gjeografik apo me një race njërzore këtë nuk mundemi ta themi pa pasur dokumente dhe prova të sigurta shkencore. Për më tepër nuk mund të themi në se të gjitha versionet onomastike ‘albi, albin, alba, albany, albania’ lidhen me Albainin tonë por as nuk mundemi ta mohojmë një lidhje mes tyre. Një studim më i detajuar edhe me veçori që do studionin çdo detaj i mundshëm historik, gjeografik dhe arkeologjik ndoshta mund te na japin një përgjigje më të drejtë për të shkuarën e emrit Albani. Deri atëherë mund të flasim vetëm me supozime edhe pa asnjë mbështetje shkencore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...