Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/04

Shkenca kërkon dëshmi nëse ato janë portale drejt universeve ku jetojnë “njerëzit tjerë”!

Ku çojnë vrimat e zeza? Shkenca kërkon dëshmi nëse ato janë portale drejt universeve ku jetojnë “njerëzit tjerë”!
Një teori në fizikën e grimcave thotë se janë nëntë dimensione dhe se vrimat e zeza janë kryesoret për të arritur tek to. Kjo do të thotë se vrimat e zeza mund të jenë portalet drejt universe tjera. Ndërsa, janë pikërisht shkencëtarët që punojnë në CERN që po synojnë ta dëshmojnë këtë.


Disa teori në fizikën e grimcave thonë se në univers ka më shumë se ajo që shohin sytë, se ka pra dimensione që mund të japin përgjigje për pyetjet që nga fizika kuantike e deri te graviteti.

Një prej tyre është “Teoria e Branit (telave)” që thotë se dimensionet e shumëfishta mund të fshehin universe tjera.

“Është pjesë e një teorie më të gjerë që përpiqet të shpjegojë se si të gjitha forcat dhe grimcat që i njohim mund të përshtaten në një përshkrim të vetëm”, ka thënë fizikani Chris White për Daily Mail. “Kjo teori thotë se materialet bazë të ndërtimit të natyrës, në vend se të jenë grimca, mund të jenë tela, të rrafshëta apo shumëdimensionale”.

Telat janë në universin që përbëhet nga nëntë dimensionet dhe kur kësaj i shtohet koha, atëherë bëhen dhjetë dimensione, transmeton Telegrafi.


“Papritmas njeriu pyeti nëse, rastësisht, tek ato ‘brana’ ka njerëz tjerë”, thotë Dr. Cristophea Galfard, i cili në librin “Universi në dorën tënde” shpjegon se si do të dukej udhëtimi në ato dimensione,.

Shkencëtarët e CERN-it po përdorin LHC-në (përshpejtuesin e përplasjes së grimcave) për të dëshmuar ekzistencën e dimensioneve tjera e këtë synojnë ta bëjnë duke krijuar vrima të zeza mikroskopike.

“Ato do të shpërbëhen shpejtë, por do të lënë rrezatim në detektorët tanë”, thotë White.

Teoritë që sugjerojnë ekzistencën e dimensioneve të tjera parashikojnë se në të njëjtën mënyrë siç atomet e kanë gjendjen e energjisë së ulët në “gjumë” dhe atë të lartën në “zgjim”, në dimensionet thjerra mund të ketë versione më të rënda të grimcave standarde.

Por, edhe nëse zbulohet dëshmia për dimensionin tjetër, kjo jo patjetër do të thotë se teoria e telave ishte e drejtë. Disa shkencëtarë po ashtu nuk besojnë se ka dimensione shtesë. Nga CERN-i thonë se nuk mund të parashohin rezultatin që do ta kenë për dimensionet tjera, por bëjnë me dije se për këtë do të japin njoftime.

Ja çfarë do të ndodh sot dhe nesër në qiell

Ja çfarë do të ndodh sot dhe nesër në qiell
Shiu meteorik ‘Draconid’, që nganjëherë referohet si ‘Giacobinids’, është një nga dy shirat meteorik që shfaqen në qiell gjatë tetorit çdo vit.


Kjo ngjarje pritet të shfaqet në qiell sonte dhe nesër, dhe vëzhguesit në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi do të jenë në gjendje që ta shohin.

Ndryshe nga shumica e shirave meteorik që shfaqen pas mesnatës, ky shi meteorik mund të shihet mes perëndimit të diellit dhe mesnatës.

Ky shi meteorik lëvizë më ngadalë se të tjerët, për këtë arsye ka më shumë gjasë që të shihet.

E ardhmja ndërtohet në Skandinavi: Finlandezët investojnë në sistemin më të shpejtë të transportit në botë

E ardhmja ndërtohet në Skandinavi: Finlandezët investojnë në sistemin më të shpejtë të transportit në botë (Foto/Video)
Teknologjia që ka në dispozicion kompania amerikane Hyperloop One, do t’ju mundësojë udhëtarëve të relacionit Helsinkit-Stokholm, që për vetëm 28 minuta ta kalojnë këtë distancë, me shpejtësi prej 1200 kilometrash në orë. Transporti i zakonshëm në këtë relacion bëhet me anije ose aeroplanë. Projekti Hyperloop Fince nuk do të kushtojë pak, pasi duhet të bëhet një tunel nën Detin Baltik, ndërsa shpenzimet do të arrijnë në afro 20 miliardë dollarë.

Negociatat ndërmjet Finlandës dhe kompanisë Hyperloop po bëhen për detajet teknike, të financimit dhe të masave të sigurisë që kanë të bëjnë me sistemin e transportit. Negociatat nga pala finlandeze po i drejton Qendra Finlandeze për Kërkime Teknike, VTT, Agjencia finlandeze për Financim të Teknologjisë dhe të Inovacionit, TEKES, si dhe disa ministri finlandeze, raporton televizioni YLE.



Finlandezët po mendojnë së pari për rrugën testuese mes qyteteve Salo dhe Turku, në jugperëndim të Finlandës, përmes të cilave do të kalonte tërë linja Helsinki-Stokholm. Pas kësaj, rruga do të zgjatej në të dy drejtimet – drejt Helsinkit dhe drejt Suedisë. Nëse projekti realizohet, ky do të ishte një nga tunelet më të mëdhenj nënujorë në botë.

Më parë është vlerësuar se bileta në mes të Helsinkit dhe Stokholmit, me Hyperloop kushton rreth 170 korona suedeze (mbi 17 euro). E, kjo krahasohet me çmimin e një udhëtim normal në Helsinki apo në kryeqytetin suedez, Stokholm.




Finlandezët po ashtu po mendojnë për një tunel nën Gjirin e Finlandës, drejt kryeqytetit estonez, Talinit, i cili është destinacion shumë i popullarizuar për finlandezët të cilët atje i kalojnë fundjavat. Por, problemi është se hulumtimet gjeologjike kanë treguar se nga ana e Estonisë ndërtimtarët i pret toka e butë dhe problemi i ujërave nëntokësore. Megjithatë, ideja e lidhjes së Helsinkit dhe Talinit nuk është risi, meqë daton që 140 vite.

T’ju kujtojmë se rusët kanë negociuar tashmë me Hyperloop One, për futjen e sistemit transit rreth Moskës që të përshpejtohe kalimin nga pjesët rurale drejtë kryeqytetit të Rusisë.



Ushtari Warren Mc Kinlay që shërbeu në Bosnjë ishte “vdekur i gjallë” – për shkak të sindromit të rrallë mendonte që nuk ekziston, “ecte si fantazmë, jetonte në makth”!

Një në një miliard: Ushtari që shërbeu në Bosnjë ishte “vdekur i gjallë” – për shkak të sindromit të rrallë mendonte që nuk ekziston, “ecte si fantazmë, jetonte në makth”!

Një ushtar, 18 muaj të jetës së tij i kaloi si një “kufomë në këmbë”, për shkak të sëmundjes që e bënte të besonte se ka vdekur. Warren McKinlay “nuk kishte uri”! Ai ishte në prag të vdekjes, pasi mendonte se nuk mundet e nuk duhet të hajë. Ky 35-vjeçar jetonte në një botë paralele, në të cilën besonte se ishte fantazmë.


Ai është shëruar pasi ka takuar ushtarin britanik që vuante nga Sindromi Cotard, që kap një në një miliard njerëz në botë. Të dy ata e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, në një qendër rehabilitimi në Headley Court, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak raste janë shënuar me këtë sindrom, që për herë të parë haset në shekullin XVII. Të prekurit nga kjo sëmundje besojnë se kanë vdekur dhe se trupi i tyre nuk ekziston. Disa madje nga uria kanë vdekur.

“Si ushtar isha i rrethuar me rrëfimet për vdekjen”, thotë ai.

Simptomat nisën më 2005, kur pas një aksidenti me motoçikletë përfundoi në spital. Para aksidentit, për shtatë vite ishte ushtar britanik, ndërsa kishte shërbyer edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Por, familja e tij nuk vërente gjë të çuditshme.


“Nervozohesha kur dëgjoja zëra”, thotë Warren.

Me muaj të tërë ai ishte në një karrocë invalidi. Ndërsa, për gjashtë javë pas aksidentit nuk kujtonte gjë.

“Më ndodhte të harroja se çfarë doja të them. Më vonë nisa të besoja se jam i vdekur, sepse në spital isha i rrethuar me ushtarë. Vërtet besoja se kisha vdekur në aksident dhe se shpirti im po vazhdon tutje. Prandaj, thosha se nuk duhet të haja e të bisedoja me dikën, madje as me gruan”, ka thënë ai.

Më vonë ai u diagnostifikua me Cotardin, një psikozë halucinacioni për shkak të lëndimit të trurit.

Në një spital rehabilitimi rastësisht takoi një ushtar me të njëjtin sindrom, biseda me të cilin e ka ndihmuar që të vazhdojë me jetën.


“Është çudi se si u takuam. Ishte sikur të fitojmë në lotari”, thotë Warren i cili sot e di se nuk ka vdekur, porse jeton me sfidat e trurit të dëmtuar. Ai ende dëgjon zëra, por tash nuk ka pse të ikën.

“Nëse nuk e bëj këtë, lëndimi më mund”, thotë Warren.

Gruaja e tij 35-vjeçare ndjehet keq nëpër çfarë ka kaluar burri i saj.

“E mira është se jetojmë bashkë. Ai gjithmonë ia ka dal dhe unë mburrem me të”, thotë ajo.

“Pa marrë parasysh vështirësitë, duhet jetuaar”, shton Warren.

Zbulimet shkencore të 2016-ës

Dhjetë zbulimet më të mëdha shkencore të 2016-ës (Foto)

Shkenca është studimi sistematik i botës rreth nesh, nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve.


Më poshtë po ju listojmë 10 arsye pse 2016 ishte një vit shumë i mirë për shkencën.



Hëna e re (Asteroid 2016 HO3)



Hëna në thelb është një satelit natyror, që sillet rreth tokës në një orbitë të caktuar. Ajo është përgjegjës për fenomene si baticat eoqeanit, zgjatjen e lehtë e ditës dhe eklipsit diellor. Në fakt tërheqja e saj është aq e fortë se ajo mund të zhvendosë tokën në Tokë me 0.25 centimetra! Tani sipas shkencëtarëve të NASA-s ne kemi një hënë e dytë, të quajtur 2016HO3. Në thelb ajo është një asteroid, por ajo po shkon rreth tokës në një orbitë të caktuar si shumë satelitë që njeriu i ka nisur në hapësirë.

Gurë të dioksidit të karbonit në tokë



Dioksidi i karbonit që është hedhur në tokë mund të shndërrohet në shkëmb të fortë. Ky zbulim do të ndihmojë shkencëtarët në zbulimin e një mënyrë për të mbajtur një ekuilibër të emetimeve të dioksidit të karbonit në Tokë.
Qelizat që ndihmojnë njerëzit të ecin përsëri




Hulumtuesit në ‘Universitetin Stanford’ injektuan qeliza burimore të modifikuara në trupin e pacientëve, të cilët kishin pasur goditje kronike. Procedura ishte përcaktuar kryesisht si e sukseshme, me të vetmin efekt anësor që pacienti kishte dhimbje koke të lehtë. Ky proces mahnitës shërimi mori rreth gjashtë muaj për të prodhuar qeliza të mjaftueshme për të lejuar lëvizshmërinë. Goditjet ndodhin kur furnizimi me oksigjenit i çdo pjese të trurit është i kufizuar.
Implanti kibernetik



Truri është shumë misterioz. Ai është aq i vogël në krahasim me pjesën tjetër të trupit dhe njëkohësht po aq i rëndësishëm. Në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, mjekët kryen një implant kibernetik, i cili përfshinte vendosjen e një monedhe të vogël në brendësi të trurit të një pacienti që vuante nga paraliza e të katër gjymtyrëve. Në trajtimin të veçantë kirurgjik, bartës i çip-it ishte në gjendje për të lëvizur katër gishtat e tij pas 6 vjetësh. Edhe pse këto zbulime janë shumë të rëndësishme në shkencë dhe mjekësi, ka ende mjaft kohë deri sa ato të jenë në dispozicion për njerëzit.
Planeti i Nëntë




Të gjithë kur kemi qënë në shkollë kemi menduar se Planeti X do të thotë planeti i 10-të në sistemit tonë diellor (sepse X ishte 10 në numrat romakë), por në fakt nuk ishte kështu. Planeti i X ishte në fakt emri hipotetik i dhënë një planeti pas Neptunit “para” zbulimit të Plutonit në shekullin e 20. Skencëtarët e Instituti të Teknologjisë kanë zbuluar grupe masive të materies përtej Neptunit dhe që ata thonë “duhet” të jetë planeti i Nëntë, edhe pse ende vetëm në hipoteza.
Një tjetër zbulim për të miratuar se njeriu e ka prejardhjen nga peshku



Gjithmonë kemi menduar se prejardhja e njeriut është nga majmuni. Sipas shkencëtarëve, Cacefish (një peshk i vogël ngjyrë që jeton vetëm në shpellat gëlqerore në Amerikën e Veriut) evoluoi për të formuar jetën vertebral në tokë. Ky është një lloj peshku që në fakt mund të ecë nëpër mure!

Ruajtja e përjetshme e të dhënave



Çfarë ndodh nëse keni një pajisje, që mund të ruajë të dhënat për 13,8 miliard vjet? Kjo është koha e ekzistencës së Tokës. Pajisja mund të ruajë 360 terabajt (Terabytes ) të dhëna. Shkencëtarët kanë përdorur xham të nanostrukturuar për të ndërtuar këtë pajisje.
Super hëna




Çdo vit shkencëtarët mirëpresim super hënën (kur ajo është më afër tokës), por këtë vit hëna mori një vëmendje të veçantë, sepse ka qënë më afër pas 68 vitesh. Kjo ndodhi më 12 nëntor 2016.
Ulja vertikale e raketës



Deri tani kemi parë raketa të ulen vertikalisht vetëm nëpër filma. Në fakt, raketat nuk mund të ulen vertikalisht për shkak të disa arsyeve si: inercia, graviteti, shpejtësia, fërkimi etj. Mjafton të thuhet se disa raketa u shkatërruan në atmosferë osë u rrëzuan diku në tokë për t’u rizbuluar disa kohë më pas. Kompania private SpaceX ka zbuluar një mënyrë për ti bërë raketat të ulen në Tokë vertikalisht. Kjo jo vetëm do të bëjë të mundur që NASA të ripërdorë raketat, por gjithashtu të zvogëlojë koston për “ekspedita në hapësirë.”


Tableta aborti me postë
Ndërkohë që në disa vende zhvillohen protesta kundër abortit, të tjerë janë duke dërguar pilula aborti ‘me postë’ për realizimin hulumtime, transmeton tiranaobserver.
Objektivi është për të përcaktuar nëse “tele abortet” janë të sigurta pasi që nëna nuk duhet të shkojnë në klinikë për të. Për momentin studimi është duke u zhvilluar në katër shtete: Hawaii, Nju Jork York, Oregon dhe Uashington dhe kanë marrë pjesë 12 gra.

 (Telemjekësia- vendosja e diagnozës dhe trajtimit të pacientit nga larg  me anë të teknologjisë së telekomunikacionit).

Misteret e mëdha të mendjes

Dhjetë misteret e mëdha të mendjes

Shumica e gjërave që nuk kuptojmë nga qenia jonë njerëzore është në kokën tonë. Trurin është një organ i pashpjegueshëm, siç janë pyetjet e vërteta të jetës dhe vdekjes, vetëdijes, gjumit dhe shumë më tepër.


1 – Ndërgjegjja

Kur zgjohemi në mëngjes e dimë që dielli ngjitet, dëgjoni zogjtë që cicërijnë, dhe ndjeni flladin e freskët të mëngjesit. Me fjalë të tjera je i ndërgjegjshëm. Kjo temë ka qenë e pllakosur në komunitetin shkencor që nga lashtësia. Ajo që më së shumti ka kërkuar shpjegim ka qenë mënyra se si truri jonë rritet nga eksperiencat subjektive.

2 – Ngrirje e thellë

Të jetuarit përgjithmonë nuk mund të jetë realitet. Por një fushë pioniere e quajtur “cryonics” mund t’i japë njerëzve dy jetë. Disa qendra në SHBA, i fusin organet e njeriut pas vdekjes në vaska me akull e nitrogjen të lëngët në temperaturë nën 320 gradë. Ideja është që një person i cili vdes nga një sëmundje e pashërueshme do të mund të ringjallet në të ardhmen kur të jetë gjetur kura e duhur.


3 – Misteri i vdekjes

Të jetuarit përgjithmonë është vetëm në Hollywood. Por pse plaken njerëzit? Kur lindim trupi ka disa mekanizma që luftojnë sëmundjet e lëndimet, që ju bën të mendoni se ky është një proces që duhet të vazhdojë gjithnjë. Por kur plakemi, mekanizmat e riparimit dalin jashtë forme. Plakja është pjesë e gjeneve humane.

4 – Natyra dhe të ushqyerit

Në një betejë të stërgjatë që nëse mendimet tona dhe personalitetet janë të kontrolluara nga genet apo mjedisi, shkencëtarët po ndërtojnë prova që mund të mos jetë asnjëra, por edhe mund të jenë njëkohësisht të dyja.

5 – Lëvizja e trurit


E qeshura është një nga sjelljet njerëzore më pak të kuptuara. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë qeshjes, tre pjesë të trurin ndriçohen. Një pjesë mendimi që të ndihmon të kuptosh shakanë, një zonë që tregon lëvizjen e muskujve dhe një pjesë emocionale që prek ndjenjat

6 – Kujtesa

Disa eksperienca janë të vështira për t’u harruar, si ndoshta puthja e parë. Por si arrin truri t’i mbajë mend këto sekuenca të jetës? Duke përdorur teknikat e imazhit të trurit, shkencëtarët po zbulojnë mekanizmin përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Është “hippocampus”, zona që vepron si kuti memorieje.

7 – Misioni i kontrollit

E ashtuquajtura ora biologjike e trurit, programin trupin për të ndjekur misionet në një ritëm prej 24 orësh. Efekti më evident i ritmit kirkadian është cikli gjumë-zgjim, por ora biologjike gjithashtu ndikon në tretjen e ushqimit, temperaturën e trupit, tensionin e gjakut, dhe prodhimin e hormoneve.


8 – Ndjenjat fantazmë

Është vlerësuar se rreth 80% e ndjesisë së gjymtyrëve, përfshi ngrohtësinë, kruarjen, presionin, dhimbjen vijnë nga ‘gjymtyrët e zhdukura’. Njerëzit që e përjetojnë këtë fenomen njihet si “gjymtyra fantazmë”, të ndjesh sikur gjymtyrë jo reale të jenë pjesë e trupit tënd.

9 – Mbyllja e syve

Çdo lloj kafshe apo gjallese e bën një gjë të tillë. Është kaq thelbësore për njeriun. Ne shpenzojmë më shumë se ¼ e jetës sonë në gjumë. Megjithatë arsyet themelore për nevojën për gjumë nuk janë ende plotësisht të zgjidhura, transmeton tiranaobserver.

10 – Ëndrrat e bukura


Nëse do të pyesësh 10 persona se nga se bëhen ëndrrat, ndoshta të 10 do të të jepnin përgjigje të ndryshme. Kjo është arsyeja që shkencëtarët janë ende në përpjekje të zbulimit të këtij misteri. Ndoshta ëndrrat ndodhi nga trafikimi e stimulimi i sinapseve që ndodhen mes qelizave të trurit. Një teori tjetër thotë se janë emocionet e detyrat për të cilat njerëzit nuk kanë arritur të kujdesen gjatë ditës.

Shkencëtarët thonë se ekziston një organ në trupin tonë për të cilin nuk është folur më parë

Shkencëtarët thonë se ekziston një organ në trupin tonë për të cilin nuk është folur më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar se në trupin e njeriut ndodhet një organ për të cilin nuk është folur asnjëherë. Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.


“Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme”, thonë shkencëtarët.

Tekstet mjekësore e kanë përshkruar “mesentery-n” si një organ që ka një mbështjellje të dyfishtë, lufton kavitetin abdominal dhe mban zorrët në vend.

“Kur ne themi se është një organ si gjithë të tjerët, mund të kategorizojmë sëmundjet abdominale në termat e këtij organi. Tani kemi mundur të përcaktojmë anatominë dhe strukturën. Veprimi i radhës është të përcaktojmë edhe funksionin e tij”- shprehen më tej ekspertet e mjekësisë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...