Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/04

Republikanët tërhiqen nga plani për Zyrën e Etikës


Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve u tërhoqën nga planet për t’i hequr pavarësinë Komisionit të Etikës në Kongres.

Më parë Presidenti i zgjedhur Donald Trump i kritikoi përpjekjet e republikanëve për ta mënjanuar Komisionin e pavarur të Etikës dhe për t’ia lënë ligjvënësve kontrollin e tij.

Zoti Trump tha se ligjvënësit duhet të përqendrohen në reformën e sistemit të taksave, të kujdesit shëndetësor dhe shumë gjëra të tjera shumë më të rëndësishme.

Ai u bëri thirrje atyre “të thajnë kënetën” e grupeve që shesin e blejnë interesa në Uashington.

Ligjvënësit republikanë pas një votimi me dyer të mbyllura mbrëmë vendosën me 119 vota pro dhe 74 kundër t'i hiqnin pavarësinë Komisionit.

Argumenti i tyre ishte se zyra e pavarur ndërhynte shumë tek puna e kongresmenëve.

Zyra e Kongresit për Etikën u krijua në vitin 2008, pas disa rasteve të korrupsionit në nivele të larta, ku ishin përfshirë edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Si Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, edhe udhëheqësi i shumicës, Kevin McCarthy, të dy republikanë, ishin kundër këtij ndryshimi, transmeton voa.

Demokratët komentuan në Twitter, duke e kritikuar me forcë amendamentin e ri. Ligjvënësit demokratë thanë se vendimi e kishte burimin tek premtimi i fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, “për ta ndryshuar për mirë situatën në Washington”, me disa reforma të etikës.

Udhëheqësja e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi, tha se ky veprim i republikanëve “në fakt do ta shkatërronte funksionin e zyrës së etikës”, duke eliminuar të vetmin komision të pavarur të organit ligjvënës, që monitoronte veprimet e anëtarëve të Kongresit.

Bill Clinton dhe Hillary Clinton ,marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trump

Image result for bil klinton dhe hillary clinton
Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton dhe kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump-së, më 20 janar 2017.

Lajmin e ka konfirmuar CNN duke thënë se Clinton e cila humbi zgjedhjet për Presidente të SHBA-ve, do të jetë e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri.

Ngjarja do të zhvillohet më 20 janar, 2017.

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange:Rrjedhja e emailave nuk kishte burime ruse


Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, mbrëmë në një intervistë në rrjetin amerikan, Fox News, ka përsëritur se ai nuk i ka marrë mijëra emaila të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse.

Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.

“Burim nuk është qeveria e Rusisë”, tha Julian Assange dhe ka shtuar se “nuk janë as palët shtetërore”.

I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Julian Assange tha se “kush e di, është e pamundshme të thuhet”.

Donald Trump e paralajmëroi konferencën e parë për gazetarë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbrëmë se më 11 janar në Qytetin e Nju Jorkut, do ta mbajë konferencën e parë të përgjithshme me gazetarë, para se më 20 janar  2017 të inaugurohet në postin e poresidentit të Shteteve të Bashkuara.

Pritet që në këtë paraqitje, zoti  Donald Trump do t’i shpallë planet për evitimin e konfliktit të interesit ndërmjet postit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe kompanive në perandorinë biznesore të tij.

Deri tash, Donald Trump më tepër ka preferuar që me mediat dhe publikun të komunikoj nëpërmjet shpalljeve joformale në rrjetin Twitter.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump kundërshton transferimin e të burgosurve nga Guantanamo




Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump e përsëriti kundërshtimin e tij për transferimin e të burgosurve nga burgu ushtarak amerikan Guantanamo në vendet e tjera.

Kundërshtimin e tij e sqaroi me atë që bëhet fjalë për "njerëz jashtëzakonisht të rrezikshëm".

"New-York Times" shkruan se Shtëpia e Bardhë e shqyrton transferimin e 20 të burgosurave të cilët duhet të transferohen në Itali, Oman, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti amerikan në largim Barack Obama i cili nuk arriti kompromis me Kongresin, premtoi në fushatën presidenciale në vitin 2008 se do ta mbyllë Guantanamon.

Kur e mori funksionin e presidentit në janar të vitit 2009 në atë burg gjendeshin 242 njerëz ndërsa sot ka edhe 59 të burgosur.

Donald Trump : Sulm i ri kundër komunitetit të inteligjencës amerikane


Derisa kanë mbetur më pak se tri javë deri në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ai dje e ka bërë një sulm të ri ndaj komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump në rrjetin Twitter ka shkruar se një takim me përfaqësues të inteligjencës, që është dashur ta ketë lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, është shtyrë deri më 6 janar.
“Duket se nevojitet më tepër kohë për ta ndërtuar rastin. Shumë e çuditshme” ka shkruar Trump në Twitter.

Nga ana tjetër, zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara janë cituar duke thënë se nuk ka vonesë në orarin e takimeve për njoftime të inteligjencës.

Agjencitë e inteligjencës së Shteve të Bashkuara besojnë se Rusia i ka udhëhequr sulmet kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe fushatës së kandidates së kësaj partie, Hillary Cinton, duke publikuar informacione nëpërmjet faqes në Internet, WikiLeaks, dhe mediave të tjera, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të fitoj në zgjedhje.

Trump, Putin, Europa: A do kemi një Jaltë të re dhe ku ndodhet Kosova në këtë mes?


NGA FITIM DIKA



Presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump, njihet si Mjeshtëri i Marrëveshjeve, bile ka shkruar një libër në lidhje me këtë: “Arti i Marrëveshjeve”. Sekretari i jashtëm amerikan do jetë, Rex Tillerson, i cili përveç që është vlerësuar me medaljen më të lartë ruse, ai është i gatshëm të bisedojë me Rusinë për zgjidhjen e problemeve botërore.

Afërsia e Trumpit me Rusinë vlerësohet si një Jaltë e re ku si viktimë paraqiten sferat e interesit europian, shkruan media më e madhe zvicerane NZZ. Kjo i shkon përshtati Rusisë që kërkon rolin e saj global si Fuqi e Madhe, ngjashëm si në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Komunikimi i parë i zhdërvjelltë mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit ka të bëjë me Ukrainën dhe Sirinë, megjithatë roli i Fuqive të Mëdha mund ti përplasë përsëri ata.

Trump nuk ka interes për mbrojtjen e demokracive liberale dhe rolin udhëheqës të SHBA në botë, por luftimin e “terrorizmit islamik” në Lindjen e Mesme. Kjo mund ti bashkojë dy liderët më të mëdhej të botës.

Dhe në fund, bashkëpunimi me Rusinë mund të ndodh vërtet për shkak se kundërshtari kryesor i Rusisë është Kina. Miqësia e Trumpit me Rusinë, kundërpërgjigje ka prishjen e marrëdhënieve me Kinën. Një variantë e mundshme është strategjia e lidhjes së Rusisë me Amerikën, për të izoluar Kinën, por për të pranuar këtë Kremlini duhet të marrë garanci nga SHBA që të ketë dorë të lirë mbi Europën lindore.

“Europa duhet të mësojë të zgjidh problemet vetë, nëse dëshiron të mos kthehet në lojë e interesave të jashtme.” përfundon artikulli në median zvicerane.

Pikëpyetje mbetet nëse me Europën Lindore ka të bëjë vetëm Ukraina dhe vendet baltike ose edhe Ballkani...

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...