Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/04

Kabineti i zotit Trump dhe konfirmimi nga Senati


Mitch McConnell dhe James Mattis

Edhe para inaugurimit të zotit Donald Trump si presidenti i ardhshëm më 20 janar, Senati do të fillojë shqyrtimin e kandidaturave të tij për postet kryesore të administratës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, demokratët kanë shprehur mosbesim të madh lidhur me përzgjedhjet e zotit Trump, por pa përkrahjen e republikanëve, ata nuk kanë fuqinë e duhur për të bllokuar emërimet.

“Mendoj se do të jetë një prej kabineteve më të mira ndonjëherë”

Në zgjedhjen e këshilltarëve të tij të ngushtë, zoti Trump u mbështet tek drejtuesit e korporatave, ushtria dhe radhët e nëpunësve publikë me prirje konservatore, pro-biznesit.

Ndoshta asnjë i emëruar nuk ka tërhequr më shumë vëmendje se sa drejtori i kompanisë Exxon Mobile, Rex Tillerson, si kandidat për sekretar shteti.

“Mardhëniet e mia me Vladimir Putinin datojnë rreth 15 vite më parë, ai e kupton se unë jam biznesmen. Kompania ime ka investuar shumë para në Rusi.”

Ligjvënësi demokrat Chris Coons thotë:

“Do të bëjmë shumë pyetje dhe të shohim se çfarë përgjigjesh do të japë zoti Tillerson.”

Senatori Chris Coons shërben në Komisionin e Senatit për Mardhëniet me Jashtë, që do të shqyrtojë kandidaturën e zotit Tillerson.

“Ka republikanë dhe demokratë që do të bëjnë pyetje në lidhje me konflikte të mundshme interesi të zotit Tillerson, rreth miqësisë së tij të gjatë dhe të ngushtë me Vladimir Putinin dhe Rusinë. Në lidhje me aftësitë e tij për të balancuar kërkesën e të qënit diplomat dhe për të luftuar për interesat e Amerikës, me përvojën e tij të gjatë në drejtimin e një kompanie energjitike.”

John Hudak është me Institutin Brookings.

“Seancat e konfirmimit, të paktën disa prej tyre, do të jenë shumë të ashpra. Si të thuash kjo do të jetë prova e parë e zotit Trump në marrëdhëniet me kongresin.”

Shumica e senatorëve republikanë po shprehin mbështetje mbi përzgjedhjet e zotit Trump. Senatori republikan Mitch McConnell:

“Emërimet deri tani kanë qënë mbresëlënëse. Jam optimtist se ata do të konfirmohen.”

Republikanët kanë një shumicë të vogël në Senat dhe nëse mbeten të bashkuar, ata mund t’i konfirmojnë emërimet e zotit Trump.

“Senatorët e kuptojnë se atyre u duhet të punojnë me presidentin

gjatë viteve të ardhshme. Mënyra më e lehtë për të dëmtuar marrëdhëniet me shefin e partisë tënde është që t’ia vështirësosh konfirminin e të emëruarve të tij”, thotë analisti John Hudak.

Ndërkohë, demokratët do të shfrytëzojnë seancat e konfirmimeve për të bërë pyetje të vështira ndaj të emëruarve me shpresën për të ndikuar tek opinioni publik dhe tek disa republikanë. Në bazë të kushtetutës, senatorët ofrojnë “këshilla dhe japin pëlqimin” për të emëruarit – detyrë që demokratët thonë se e marrin seriozisht.

“Një prej karakteristikave të demokracisë amerikane është ndarja e pushteteve mes ekzekutivit dhe legjislativit”, thotë senatori demokrat Chris Coons.

“Demokratët në senat nuk mund të bëjnë gjë pa mbështetjen e dy apo tre republikanëve”, thotë analisti Hudak.

Aktualisht, zoti Trump po ngre lart të emëruarit e tij, duke e cilësuar zotin Tillerson si “mbështetës të fortë të interesave amerikane në botë”.

Shërbimet sekrete blindojnë Uashingtonin me gati 8 mijë forca

Garantimi i sigurisë ditën e marrjes së detyrës nga Donald Trump si president i SHBA-së mund të vlerësohet si detyra më e ndërlikuar në historinë bashkëkohore, shkruan gazeta "New York Times".

Mbi 30 agjenci shtetërore do të angazhohen për sigurinë gjatë inaugurimit më 20 janar, pas pritet qe në Washington të mblidhen një numër i madh protestuesish, por edhe një milion mbështetës të republikanit.

Agjencitë i druhen rrezikut nga konfrontimi mes grupeve amerikane, të cilët janë ende të ndarë thellë pas zgjedhjeve, ndërkohë që miliona njerëz do te ndjekin inagurimin në Washington.

Mbi 3.200 policë nga mbarë vendi dhe rreth tetë mijë anëtarë të Gardës Kombëtare do të sistemohen që të ndihmojnë në kontrollin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve transportuese në qytet.

Gjithashtu pesë mijë ushtarë do të angazhohen për garantimin e sigurisë, shton gazeta.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse

Trump e paralajmëroi konferencën e parë për gazetarë
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t’i tregojë gjatë javës së ardhshme.

Duke folur shkurtimisht para gazetarëve derisa shkonte në ndejën e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur në një pyetje rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, “unë dij gjëra që të tjerët nuk i dijnë” dhe “ju do i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)”.

Ai gjithashtu ka thënë se beson që ndërhyrja në emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike tmund të jetë kryer nga “dikush tjetër” e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumëçka rreth harkimit të kompjuterëve dhe se kjo “është një gjë që shumë vështirë verifikohet”.

Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet.

I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: “Të shohim”.

SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin, të cilën Kina e konsideron krahinë të saj.

Trump ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme me shumë shtete, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli është “shumë, shumë i rëndësishëm për mua.”

Urdhëri i Obamës, ja si u larguan në heshtje 35 diplomatët rusë

Ndertesa e spiunimit

Diplomatët rusë janë larguar pa zhurmë nga dy objekte pushimi që i kanë shfrytëzuar në periferi të Uashingtonit dhe qytetit të Nju Jorkut, në pajtim me urdhërin e dhënë nga Shtëpia e Bardhë.

Rusët, që janë akuzuar se kanë përdorur këto objekte për spiunim, kanë pasur afat deri në mesditë që të largohen nga objekti që gjendet në Centreville të Merilendit dhe tjetri në ishullin Long të Nju Jorkut.

Afër mesditës, disa kamionë të vegjël, autobusë dhe automjete të blinduara me regjistrim diplomatik janë larguar nga aty.

“Hapësirat janë liruar dhe tani janë nën kontrollin e qeverisë”, ka thënë Elliot Conway, kryetari i Upper Brookville.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se këto objekte janë shfrytëzuar për mbledhje të informacioneve sekrete. Mbyllja e tyre është pjesë e masave kundër Rusisë për dyshimin se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit përmes sulmeve kibernetike.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, këtë vendim e ka quajtur “skandaloz”, veçanërisht pasi është marrë gjtë pushimeve të Krishtlindjeve, kur ka pushim nga shkolla ndërsa familjet kanë planifikuar që të shfrytëzojnë ato objekte për relaksim gjatë festave.

Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga SHBA-të

Ambasada e Rusisë Uashington, SHBA


Diplomatët rusë të cilët është vendosur të dëbohen nga SHBA-të në bazë të një urdhëri të presidentit Barack Obama, janë larguar nga Uashingtoni, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve, duke e cituar ambasadën ruse në SHBA.

“Aeroplani është nisur”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës ruse në Uashington, Nikolai Lakhonin, më 1 janar.

Ai ka shtuar se diplomatët që është vendosur të dëbohen më 1 janar janë në bordin e aeroplanit.

Obama, gjatë javës së kaluar ka vendosur të dëbojë 35 rusë të dyshuar si spiunë si dhe ka vendosur sanksione kundër dy agjencive ruse të inteligjencës si masë ndëshkuese për dyshimet se Moska ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 dhjetor ka thënë se Moska nuk do të përgjigjet me masa të njejta.

Putin ka thënë se fillimisht dëshiron të vlerësojë hapat që do të ndërmarrë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili e fillon mandatin e tij më 20 janar, dhe më pas të vendosë së çfarë masa do të ndërmarrë.

Senatorët amerikanë përsërisin: Do ketë sanksione tjera ndaj Rusisë



Senatorët amerikanë: John McCain, Lindsey Graham dhe Amy Klobuchar - Gjeorgji


Dy senatorët republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham si dhe senatorja demokrate, Amy Kloubchar e kanë përfunduar vizitën në Gjeorgji me përsëritjen e zotimit se do angazhohen për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

“Është e qartë se Rusia e ka sulmuar SHBA-në; të gjitha agjencitë tona të inteligjencës e konfirmojnë këtë. Ne do të punojmë në Kongres që të miratojmë sanksione më të fuqishme (kundër Rusisë) me qëllim që të parandojmë sulme të tjera ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë McCain.

Delegacioni amerikan sot e ka vizituar Qendrën e përbashkët të Vlerësimit dhe Trajnimit të NATO-s dhe Gjeorgjisë, afër Tbilisit. Më parë ata kanë shkuar edhe te Khurvaleti,Linja Administrative e kufirit në mes të Gjeorgjisë dhe OSetisë Jugore, rajonit separatist gjeogjianë që kontrollohet nga forcat ruse prej përfundimit të një lufte të shkurtër në vitin 2008.
Senatorët amerikanë, paraprakisht i kanë vizituar shtetet e Baltikut dhe Ukrainën.

“Mesazhi jonë është që 2017-a do të jetë një viti e më përkrahjes më të madhe ushtarake, tregtare amerikane dhe më shumë integrim ekonomik dhe më shumë veprim kundër Rusisë jo vetëm këtu, por në tërë botën, më shumë sanksione ndaj saj”, ka thënë republikani, Graha,

“Tani ka ardhur koha që t’ia bëjmë me dije Putinit (presidentit të Rusisë) se ne si botë na ka ardhë në majë të hundës”, ka thënë më tej Graham.

Zëdhënësi i Trump: Nuk ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhje

Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që tregon se hakerët rusë kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Mënyra se si mediat kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka ndikuar në zgjedhje. Nuk ka fare dëshmi se ata kanë ndikuar në zgjedhje”, ka thënë Sean Spicer për Fox News më 2 janar.

Spicer, i cili do të bëhet Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë kur Trump të nis detyrën më 20 janar ka thënë se “hakimi është i gabuar” dhe se “njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë”. Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.

Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë derisa ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar. Ligjëvënësit e të dy partive amerikane i kanë përpkrahur këto vendime.

Por, Trump rregullisht ka hedhur dyshime mbi akuzat për përfshirjen ruse në këto sulme.

Përgjatë fundjavës, Trump, i cili tash merr informacione të njëjta sekrete me Obamën, ka thënë se ai “din gjëra që të tjerët nuk i dijnë” dhe se ai do i zbulojë këto informacione më 3 apo 4 janar.

“Ai do të flasë rreth konkludimeve të tij dhe për atë se si mendon ai se qëndrojnë gjërat”, i ka thënë Spicer CNN-së më 2 janar dhe ka shtuar: “Ai nuk do të zbulojë asgjë që është sekrete apo që është ndarë në mënyrë sekrete me të”.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...