Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/04

Ish Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen: Kosova ka udhëheqje jashtë kohe dhe jashtë realiteti.


Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lirë se lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit. Ai tha se Kosova ka nevojë për “një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë”, meqë siç tha “liderët e sotëm nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet”.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Soren Jessen Petersen, tha se Kosova vazhdon të përballet me të njëjtat probleme sikur edhe shumë vite më parë; me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndërlidhur me këtë edhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

Ai tha se BE-ja duhet të jetë më e qartë ndaj Serbisë duke ia bërë me dije se nëse ajo do “që të ecë drejt integrimeve evropiane duhet të ndalojë destabilizimin e Kosovës, posaçërisht përmes ndalimit të veprimeve në veri”.

Jessen Petersen ka qenë Përfaqësues i Posacëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ndërmjet viteve 2004 dhe 2006, në kohën kur kanë filluar edhe bisedat në Vjenë për statusin politik të Kosovës, me ndërmjetësimin e Presidentit Ahtisaari.

Radio Evropa e Lirë: Zotëri Jessen-Petersen, viti 2016 ishte një vit përplot me zhvillime në Kosovë. Ku i shihni ju të arriturat dhe ku ngecjet?

Soren Jessen Petersen: Fillimisht dua të them se më duhet të jem i kujdesshëm, sepse nuk jetoj më në Kosovë dhe nuk kam qenë në Kosovë këto dy-tri vitet e fundit. Por, unë provoj ta përcjellë situatën përmes raportimeve të medieve dhe në kontaktet me miqtë atje. Dua të them se ne që nuk jemi brenda, gjithnjë duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk dimë shumëçka që ndodhë. Këto prandaj janë përshtypjet e mia të përgjithshme dhe mund të them se në fushën e përparimeve, unë ende besoj se përkundër të gjitha mangësive, dhe për këtë do të flas, por çdo vit që nga pavarësia, mendoj se ajo si e tillë është konsoliduar.

Mendoj se Kosova, jo vetëm se është pranuar zyrtarisht, por edhe në realitet, nga të gjitha ato shtete që e kanë njohur atë. Kosova po merr pjesë në ngjarje ndërkombëtare gjithnjë e më shumë. Prandaj mendoj se përkundër mangësive pavarësia është konsoliduar dhe kjo është e arritur. Nga ana tjetër, më duhet të them se jam shumë i dëshpëruar kur shoh ngecjet dhe në veçanti jam i dëshpëruar sepse e shoh se të gjitha problemet me të cilat përballet Kosova sot janë ato që unë i kujtoj nga koha kur u largova nga Kosova më 2006 dhe ishin të njëjtat kur Kosova u pavarësua; pra kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin dhe natyrisht të ndërlidhur me këtë edhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Ekonomia është shumë e dobët dhe papunësia është ende shumë e lartë. Problemet atje janë reflektuar nga një fakt i dhimbshëm se më shumë se 70 mijë qytetarë nga Kosova kanë provuar që të kërkojnë azil në Evropë. Kjo tregon se njerëzit po largohen nga Kosova dhe kryesisht të rinjtë po largohen, sepse nuk kanë një shpresë se udhëheqësit politikë po e kuptojnë se duhet të adresohen korrupsioni dhe krimi i organizuar, jo vetëm përmes fjalëve të bukura, por në realitet.

Kjo është një çështje e njohur mirë për politikanët për arsye të qarta. Prandaj, deri sa nuk ka vende të punës, të rinjtë nuk kanë shpresë dhe si do të duket Kosova pa të rinjtë?! Prandaj, mendoj se problemet janë të njëjta dhe do t’i dëgjoni sërish nga disa miq të Kosovës. Ambasadori britanik, ambasadori i SHBA-së, vazhdimisht flasin për rëndësinë e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe politikanët thonë ‘po e kuptojmë, por në fakt asgjë nuk ndodh’.

Radio Evropa e Lirë: Meqë ju e përcillni situatën në Kosovë; është kjo një ?mungesë e lidershipit në Kosovë?

Soren Jessen Petersen: Mendoj se po. Mendoj se fatkeqësisht Kosova ka gjeneratën e njëjtë të udhëheqësve politikë që ishin në pushtet ose afër tij, madje edhe para pavarësisë. Janë të njëjtit. Shikojini fotografitë e tyre dhe janë të njëjtit. Këta udhëheqës politikë, unë besoj, janë jashtë kohe dhe jashtë realitetit. Dhe prandaj për mua Kosova, dhe kjo ndodh edhe me vendet e tjera në Evropë, por në veçanti Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë.

Nuk ka një lidership të Kosovës që mund ta bëjë bashkë Kosovën, në të cilin popullata e Kosovës do të kishte besim dhe mbështetje.

Është Vetëvendosja, me ndoshta gjeneratën e re por, me keqardhje e them se Vetëvendosja shumë shpesh vepron si rrënuese në vend të ndërtueses së shoqërisë. Prandaj, udhëheqja politike është jashtë realitetit dhe ata ende nuk po i kuptojnë porositë se çfarë duhet të adresojnë për të ecur përpara, p.sh në çështjen e liberalizimit të vizave.

Gjithë atë që e bëjnë është se kur kthehen nga Brukseli qytetarëve ua shpërndajnë thashethemet e rreme se liberalizimi i vizave do të bëhet brenda një muaji, ose fjalë të tjera, dhe natyrisht ne të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodh.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Soren Jessen Petersen, ju e njihni këtë udhëheqje në Kosovë që prej vitesh kur ende keni qenë këtu. Pse e ka të vështirë Kosova t’i tejkalojë dallimet brenda skenës politike?

Soren Jessen Petersen: Sepse, mendoj unë, ata udhëheqës politikë që sot janë në pushtet dhe edhe ata në opozitë janë udhëheqës të një pakice të vogël - më thjeshtë të votuesve të tyre - dhe në disa raste madje as edhe të të gjithë votuesve të tyre. Pra, nuk ka një lidership të Kosovës që mund ta bëjë bashkë Kosovën, në të cilin popullata e Kosovës do të kishte besim dhe mbështetje.

Ata nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet, ata që janë në pushtet, por nuk ka një vizion se si të lëvizet Kosova përpara. Ata thjeshtë nuk janë një model për qytetarët dhe për gjeneratat e reja. Pa vizion, pa qëllime të qarta, pa dikë që e bën vendin bashkë është shumë e vështirë që të lëvizë vendi përpara.

Radio Evropa e Lirë: Qytetarët e Kosovës edhe njëherë kanë pritje të mëdha nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë radhë me Gjykatën Speciale. A do ta ndihmojë kjo Gjykatë shoqërinë e Kosovës që të ndërtojë sundimin e ligjit?

Soren Jessen Petersen: Fillimisht dua të njoh si të them meritat. Mendoj se përgjithësisht udhëheqësit politikë kanë bashkëpunuar në krijimin e Gjykatës, megjithëse e di se ka pasur edhe shumë kundërshtime. Prandaj është mirë, sepse Kosova e kupton se pavarësisht nëse pajtohen ose jo, kjo Gjykatë do të krijohet dhe ajo tani është krijuar.

Prandaj, do të them se meqë udhëheqësit politikë nuk po bëjnë përpjekje për të ndërtuar sundimin e ligjit nga brenda Kosovës edhe njëherë duhet të bëhet nga jashtë saj. Pothuaj të imponohet nga jashtë. Prandaj mendoj se Gjykata, me shpresë, edhe njëherë do t’i tregojë Kosovës, udhëheqjes politike dhe shoqërisë, se vendi nuk mund të ecë përpara, nuk mund të arrihet përparim nëse nuk bazohet në sundimin e ligjit.

Radio Evropa e Lirë: Le t’i kthehemi edhe njëherë udhëheqjes politike. Ishte një vit i vështirë me kundërshtime të forta ndaj proceseve, siç ishte ai i ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. A mund të përballet Kosova me, ta quaj, “dënim” ndërkombëtar për mos respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare?

Soren Jessen Petersen: Mendoj se kemi parë një shembull me liberalizimin e vizave. Mendoj se është shumë e dhimbshme për qytetarët e Kosovës se nuk i gëzojnë të njëjtat liri nga të gjitha vendet e tjera në Evropë. E kam theksuar edhe më herët se ky është rezultat i mungesës së përparimit, mungesës së vullnetit politik që të adresohen krimi i organizuar, korrupsioni, por njëkohësisht është edhe reflektim i faktit se ende janë 5 shtete anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Është e dhimbshme, por mendoj se gjithashtu është edhe një porosi e fuqishme nga BE-ja, megjithëse ju e quajtët dënim. E them sërish se kjo porosi është përcjellë sërish nga udhëheqësit e BE-së në Bruksel, zyrtarët e BE-së që kanë udhëtuar në Kosovë, se ‘ne duam të shohim që Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave’ por ju në Kosovë duhet të kryeni ‘detyrat e shtëpisë’. Veç tjerash, duhet të adresoni krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

Pra, Kosova do të vazhdojë të jetë e privuar nga ajo që duhet ta ketë. Sepse Kosova duhet ta gëzojë atë liri të lëvizjes si çdo shtet tjetër. Por, ka detyra që duhet kryer dhe me sa duket BE-ja ende nuk është e kënaqur me punën e bërë nga establishmenti politik në përmbushjen e kushteve.

Radio Evropa e Lirë: Dhe a e besoni se ky lidership mund të kryej këto detyra?

Soren Jessen Petersen: Duke e parë atë që është bërë ose më mirë atë që nuk është bërë, unë e kuptoj se pse kaq shumë njerëz po e humbin besimin në aftësinë apo vullnetin e lidershipit politik që të bëjë atë që kërkohet për ta marrë, atë që tani është më e rëndësishmja, liberalizimin e vizave.

Radio Evropa e Lirë: Ka një tjetër çështje që ka shkaktuar problem në Kosovë. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. A po e ndan Kosovën mbi baza etnike sërish? Serbët e cilësojnë si një gjë që u mundëson mbijetesën në Kosovë, shqiptarët thonë se do ta ‘minojë shtetin e tyre’. A do të ndihmojë Asociacioni në rritjen apo uljen e e tensioneve?

Soren Jessen Petersen: Të gjithë e dimë se kjo është një çështje e vështirë. Plani Ahtisaari, që ishte një bazë për pavarësi, flet për një shkallë të caktuar të autonomisë në veri. Mendoj se pjesa e dhimbshme e kësaj është, dhe këtu BE-ja nuk ka qenë e qartë për palët, pra pjesa e dhimbshme është se pa dyshim se Serbia po bën ç’është e mundur që të destabilizojë pavarësinë e Kosovës.

Mendoj se BE-ja duhet të jetë shumë më e qartë ndaj Serbisë. Nëse Serbia do që të ecë drejt integrimeve evropiane duhet të ndalojë destabilizimin e Kosovës dhe një prej mjeteve të saj për ta bërë këtë është përmes veprimit në veri. Sërish, unë ndjej keqardhje për njerëzit që jetojnë në veri, pra për serbët atje.

Ndjej keqardhje për dy arsye; njëra, sepse ata janë përdorur si mjet nga Qeveria e Beogradit dhe e dyta, nga pjesa e Kosovës dhe sërish mendoj se udhëheqësit e Kosovës nuk kanë qenë të qartë sa duhet në përpjekje për t’ju qasur serbëve të Kosovës që ende jetojnë atje. Po e shoh se ka nisma të ndryshme nga politikanë të ndryshëm, por ka ende një ndjenjë se kjo po ndodh sepse BE-ja ua ka kërkuar që ta bëjnë, megjithëse mendoj se duhet të jetë më reale. Mendoj se problem kryesor i BE-së që duhet ta adresojë këtu është vazhdimi i përpjekjeve destabilizuese nga Serbia.

Radio Evropa e Lirë: Por, ka një dialog që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e BE-së. A është përdorur apo shpërdorur ai?

Soren Jessen Petersen: Mendoj se nga njëra anë natyrisht janë arritur disa gjëra. Por gjithashtu mendoj se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, dhe në veçanti kam përshtypjen Serbia kanë hyrë në këtë gjë sepse BE-ja i ka thënë ta bëjë. Dhe e dyta, ka hyrë për të insistuar në të ‘drejtën e saj’, gjendjen e saj. Por, mendoj se nuk ka një vullnet të vërtetë për t’u ulur dhe provuar që të zgjidhen këto çështje në interes të të dyja shteteve, në interes të stabilitetit të të dyja palëve dhe në interes të stabilitetit rajonal.

Mendoj se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe siç e thash ka pasur edhe të arritura. Megjithëse ai është i bazuar, pothuaj, në një pikë fillestare të frikës - heqje dorë nga çkado apo nga diçka më shumë. Mendoj se dialogu duhet të vazhdojë, por gjithashtu mendoj se BE-ja duhet të jetë e qartë për marrëveshjet e arritura dhe që nuk janë zbatuar. Sërish porosia për Serbinë duhet të jetë shumë e fuqishme. Por, natyrisht se edhe Kosovës duhet t’i thuhet se ka përgjegjësi në dialog me qasje konstruktive dhe zbatim të asaj që është arritur

Leter nga Tirana( Prof. Dr.Enver Bytyçi)

Aelatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi
Hashim Thaçi bëri para pak ditësh një vizitë në Republikën e Turqisë. Ai u takua me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan dhe në prani të tij deklaroi se “çdokush që është terrorist në Turqi, është edhe në Kosovë”, duke transferuar konfliktin e brendshëm politik të Ankarasë në Prishtinë. Ndërkohë si kompensim i kërkoi presidentit turk që të ndërhyjë te presidenti rus, Vladimir Putin, për të realizuar një vizitë zyrtare të tij në Kremlin. Të dyja këto deklarata ishin të papritura, të pamenduara, të pamençme, të panevojshme, të ngutshme, të dëmshme, të rrezikshme dhe të frikshme për Kosovën dhe vendin që ajo ze e duhet të zëjë në mesin e kombeve të qytetëruara e të civilizuara euro-atlantike. Ishtë sinjali më i keq i mundshëm për ardhmërinë e vendit, sepse me deklarata si kjo Kosova humbet mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s e të Bashkimit Europian, të cilat kontribuan fuqishëm për lirinë e pavarësinë e vendit, gjë të cilën e përmendi gjithashtu ambasadorja e RF të Gjermanisë në Prishtinë.
Ishtë njëkohësisht një deklaratë që bie në kundërshtim me sakrificat e vetë Hashim Thaçit si dhe të bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse me veprime të tilla Kosova mund të humbasë aleatët e saj të natyrshëm e të fuqishëm në Europë dhe SHBA. Ishte një pozicionim i pakuptimtë përkrah politikave autoritare e autokrate të dhunës së presidentit turk brenda vendit të tij. Madje më tej, pro politikave antiperendimore të presieneti të Rusisë, Vladimir Putin. Kjo deklaratë, ngado që ta analizosh e ta tjerrësh, vetëm në interes të shtetësisë, pavarësisë, mbrojtjes së territorit dhe integritetit të Kosovës nuk mund të jetë, sepse Turqia ishte dhe mund të mbetet një aleat i rëndësishëm i saj, por kurrësesi aleati i vetëm dhe më i sigurti për rrugëtimin e Prishtinës drejt integrimeve euro-atlantike, aq më pak për prosperitetin demokratik të saj. Ndërsa Rusia ishte dhe mbetet pengesa kryesore e shtetësisë dhe ajo mund të hapë rrugën e pranimit të Kosovës në OKB vetëm në marrëveshje me SHBA-të dhe jo me presidentin e Kosovës. Vladimir Putin nuk po prêt në Kremlin as kryeministrin Rama, edhe pse ai po këmbngul për një vizitë zyrtare në Moskë. Nëse presidenti rus do të priste Thaçin ose Ramën, do të kërkonte një koncension të majmë në favor të tij. Ndryshe ai nuk do ta presë asnjërin prej tyre edhe nëse Erdogan do t’ia kërkonte këtë.
Por pse atëherë presidenti i Kosovës u deklarua hapur e njëanshëm në mbështetjen e politikave të brendshme të një krahu politik në Turqi?! Pse ai i quan terroristë të gjithë ata që Erdogan i ka shpallur të tillë, ndërkohë që Europa dhe Amerika kanë përcaktuar standarde e qëndrime të ndryshme me presidentin e Turqisë?! Pse zoti Thaçi kërkon ndihmën e presidentit turk për një vizitë të tij në Moskë me ftesë zyrtare nga presidenti Putin?! Do të përpiqem të jap disa arësye:
Së pari është sindromi ose virusi me emrin Edi Rama. Politikanët shqiptarë, sidomos të majtët, por kjo sindromë nuk përjashton edhe të djathtë, sa herë ndjehen ngushtë në politikat e qeverisjes, sa herë dështojnë për t’u dhënë shqiptarëve perspektivën e zhvillimit demokratik, sa më shumë zhyten në korrupsion dhe afera të ndryshme, fillojnë e konfliktohen me Perendimin, duke mos njohur kufij në mbrojtje të interesit të tyre vetjak. “Miqësia” e ngushtë midis Thaçit e Ramës me presidentin turk, Erdogan, si dhe këmbngulja e tyre për një vizitë zyrtare në Moskë është një lloj miqësie e tipit “Për inat të sime vjehrre po shkoj e flej me mullixhinë”. Ata bëhen bashkë me çdo autokrat e nuk do të hezitonin të bëheshin bashkë edhe me diktatorë, mjafton që të mbrojnë interesat personale që lidhen me pushtet e pasuri. Rama i hodhi Merkelit në sy shashkën e rrezikut rus, “nëse BE nuk do të caktonte një datë për çeljen e bisedimeve për integrim në EU të Shqipërisë”. Thaçi i bëri karshillëk Europës dhe SHBA-së me sipërmarrjen e tij për ta shpallur Fethullah Gylen si “terrorist”, sepse është e njohur tashmë që kryeqytetet europiane dhe Uashingtoni kanë refuzuar ta shpallin atë sit ë tillë. Gatishmëria e presidentit të Kosovës për të implementuar politikat personale të presidentit të Turqisë kundrejt shtetasve turq në Kosovë, është një lloj presioni ndaj refuzimit që kryeqytetet perendimore i bëjne Thaçit si president. E tillë është dhe kërkesa e tij për vizitë në Rusi. Aq më tepër kur kjo vizitë synohet si hakmarrje për mungesën e ftesave nga vendet euro-atlantike.
Thaçi e ndjen këtë handikap. Nuk e kapërdin faktin se nga të gjitha vendet e BE-së e të NATO-s, vetëm Malta e ka ftuar në cilësinë e presidentit. Dhe nuk duhet të harrojmë se në Maltë janë të stacionuara që në vitet ’50 strukturat e shërbimit sekret serb, të cilat kanë qenë shumë aktive kundër shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit të XX, madje duke tentuar të bëhen edhe qendra të rekrutimit në shërbim të atij shërbimi secret e duke operuar në të gjithë Europën.
Një qëndrim i tillë armiqësor dhe në stilin e hakmarrjes është i njohur për shqiptarët, sepse rasti i diktatorit komunist shqiptar është shënuar si unikal në marrëdhëniet ndërkombëtare. Le të kujtojmë aleancat e tij në stilin e fjetjes me mullixhinë për inat të vjehrrës, pra me stisjen e  aleancave pas konflikteve me aleatët e mëparshëm, gjithnjë në mbrojtje të pushtetit kriminal në Shqipëri. Në vend që kjo eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare të mohohej, riaplikimi i saj u rikthen partnerëve ndërkombëtarë mosbesimin ndaj liderëve politikë shqiptarë.
Së dyti, Erdogan në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari gjatë konferencës për shtyp me zotin Thaçi tha se "Nëse një shkollë arsimon të rinj që tradhëtojnë vendin e tyre do të thotë se ajo shkollë nuk e zbaton detyrën kryesore të saj". Kjo do të thotë se Thaçi, Rama, Putin dhe Erdogan ruajnë të njëjtin koncept ekstrem për nocionin e tradhëtisë. Dmth ata janë të tre të një mendimi se kur kritikohet qeveria ose presidenti, atëherë kritikuesit duhen njësuar me “tradhëtinë” ndaj atdheut dhe kombit. Edhe kjo teoremë është dëshmuar si e dështuar kur është keqpërdorur nga diktatorë të shumtë në botë, të majtë e të djathtë. Dhe nëse shqiptarët nuk reformohen në koncepte rreth këtyre nocioneve, aq më tepër nëse simptomat e këtyre mendësive zgjaten deri te liderët kryesorë, atëherë Shqipëria, Kosova dhe çdo vend tjetër nuk do të mundin të realizojnë atë për të cilën janë përcaktuar: - Demokracinë liberale dhe funksionale.
Format e etiketimeve janë të ndryshme. Erdogan shfaqet hapur kur të gjithë gylenistët i konsideron “armiq”  e “tradhëtarë” të Turqisë, ndërkohë që ata janë shpallur kundërshtarë të presidentit turk dhe politikave të tij të aleancës dhe zhvillimit. Por jo më pak “armiqësore” e etiketojnë opozitën gjithashtu Thaçi dhe Rama. Nëse do t’i vinim para pasqyrës ato që deklaron Erdogan kundër kritikëve të tij, do të ngjasonte identikisht me ato që thotë sidomos Rama në etiketimet e tij për kundërshtarët politikë, por edhe zoti Thaçi në Kosovë. Nëse Rama e Thaçi duken më elokuent, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim thelbësor nga mentaliteti i Erdogan dhe i Vladimir Putin.
Në fund të fundit tradhëtia apo besnikëria ndaj atdheut e kombit nuk janë nocione që lidhen me raportet e individit me një individ tjetër, më një president apo kryeministër të një vendi. Fakti që zoti Thaçi ka marrë përsipër të zbatojë ligjet e Erdogan në Kosovë sa i përket shtetasve turq ose invetitorëve turq në këtë vend, dëshmon se presidenti i Kosovës i është bashkuar një kauze antidemokratike dhe antinjerëzore. Ndërkohë që tashmë dihet se një qeverisje antihumane është e prirur të shndërrohet shpejt në një diktaturë politike. Antihumanizmi është tipari kryesor i qeverisjes në Rusi, në Turqi, në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet ku sundojnë oligarikitë dhe qeverisjet autoritare e diktatoriale.
Së treti, miqësia e për më tepër konvergimi i politikave deri në përcaktimin hipotetik të terrorizmit e terroristëve direkt ose indirekt vjen në rezonancë me politikat e afrimit të Erdogan dhe të Vladimir Putin. Fakti që presidenti turk shfaqet tashmë hapur si një lider antiperendimor, për më tepër antiamerikn e në të njëjtën valë me të tilla strategji të Rusisë, është i mjaftueshëm që liderët politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo së paku të rezervohen, të mos kapërcejnë kufijtë e të mos i shndërrojnë marrëdhëniet shtetërore në marrëdhënie personale. Fakti që Erdogan ka shpallur si aleat të tij të ngushtë presidentin rus, do të thotë që Erdogan nuk mund të jetë partner strategjik i shqiptarëve, sepse interesat strategjike të shqiptarëve janë cënuar historikisht nga ambicja ruse për të dominuar rajonin tonë. Ata janë bërë bashkë, sepse e ndjejnë që veç e veç nuk mund të rikthehen në Ballkan për shkak të forcës që shfaq NATO dhe Perendimi. E megjithatë liderët tanë kanë vendosur të mos shohin anët e dyshimta, por të përqëndrohen në qëllimin e synimin emergjent: Mbrojtjen me çdo kusht të pushtetit politik, si mjet për t’u mbrojtur edhe nga akuzat për korrupsion dhe lidhje të dyshimta me grupet kriminale. Derisa shqiptarët në tërësinë e tyre janë kundër prezencës së Lindjes në hapësirën ballkanike, liderët tanë politikë kanë për detyrë t’i bashkohen kësaj qasjeje. Por nuk ndodh kështu, sepse pengojnë aferat e liderëve me politikanë oligarkë e autoritarë të lindjes, ndërkohë që qytetarët e vuajnë këtë sindromë.
Së katërti: Politikat e presidentit turk janë politika antikemaliste e si të tilla ato ngjasojnë shumë me konceptet otomane të qeverisjes. Nga historia ne e dijmë se Porta e Lartë kishte si model shpërblimin e shërbesave me pasuri të tundshme e të patundshme. Duke njohur ligjin e përsëritjes së historisë në forma e në rrethana të ndryshme nga e kaluara, vetiu duhet shtruar për diskutim çeshtja se çfarë përfiton zoti Thaçi, ose zoti Rama nga mbështetja që ata i japin presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, nga shërbimi që i bëjnë ata politikave të qeverisjes në Turqi! Këtë dilemë e komplikon fakti që biznesmenë të njohur në Kosovë janë shprehur publikisht për “lojëra nën tavolinë” të kompanive turke atje. Dhe është interesant fakti që sin ë Kosovë, edhe në Shqipëri kompanitë e firmat nga vendet e Lindjes operojnë në investime më shumë se ato të Perendimit. Arësyetimi është i thjeshtë: Kush jep ryshfet, futet në tregun e hapësirës shqiptare! Perendimorët nuk e njohin kulturën e ryshhfetit.
Së pesti, kërkesa e zotit Thaçi, ashtu si dhe kërkesa e mëparshme e zotit Rama ndaj zotit Putin për një vizitë në Kremlin, janë jashtë kohezionit tonë. Moska vuan sanksionet politike, ekonomike dhe financiare të BE-së dhe SHBA-ve, ku dy ose tri shtetet shqiptare duan të integrohen. Të vizitosh Moskën në këtë periudhë konflikti midis saj e Perendimit është sit ë kërkohs të vendosësh vetullat e të nxjerrësh sytë. Por as zoti Thaçi, as zoti Rama nuk kanë ndërmend të nxjerrin sytë e tyre. Ata do të nxirrnin sytë e shqiptarëve. Kjo kërkesë bie në kundërshtim me vokacionin perendimor të shqiptarëve, prandaj dhe dikur, në kushtet e pushtimit e të sundimit të ehër serb në Kosovë, ish-Presidenti Rugova nuk kërkoi dhe nuk realizoi ndonjë vizitë zyrtare në Moskë. Këta nostalgjikë të ideve staliniste mezi presin të shkelin ne qylimin e kuq të Kremlinit, shans të cilin duket se presidenti rus nuk do t’ua japë. Thjesht se ai kërkon që t’i pres të përulur në zyrën e tij madhështore dhe jo në rolin e partnerëve të barabartë!

REXHEP SHAHU : LIRIA NUK ESHTE DHURATE AS PRONE SHOQATASH

Image result for rexhep shahu

Jam nder kampionet perkrahes te UÇK e cila eshte vlere mbi gjithe vlerat shqiptare.

Ende kumbon ne ajer betimi i UÇK kur e recitoja plot pathos ne mikrofonin e Radio Tiranes e te Radio Kukesit, betim qe as sot nuk e dine veteranet qe nuk paten rast as shans te hyjne per lufte ne Kosove.

Por veteranet e 100 fishuar te UÇK jane shakaja me banale ne historine e Kosoves. A veç ju a !? Po Shiksat e Shqiperise ku luftuan, a e mundem Serbine me ane te sherbimeve sekrete te Shqiperise e me sherbimin sekret te Kosoves oficinave e odave te ndryshme...

Nuk mund te pervetesohet lufta e Amerikes dhe Nato-s per Kosoven, nuk mund te sfidohen ushtaret e huaj, nuk mund te sfidohen mijera e mijera te renet per Kosoven gjate nje shekulli, te renet qe jane shume me teper se gjithe meshkujt qe s'luftuan per Kosoven e sot shkruhen veterane, nuk mund te jesh ushtar, veteran, hero, se ke qene refugjat, emigrant.

Nuk ben me ia lepi e hanger eshtrat Kosoves, nuk ben me shkel mbi varret e te reneve as mbi invalidet e braktisur as mbi luftetaret qe bene luften dhe shkuan ne shtepite e tyre, ne punet e hallet e tyre pa e brejte atdheun si mijte e shkurreve.

Ju veterane e komandata te shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar ne Kosove, kur, cfare keni cliruar, ke, cfare keni mbrojte, ke, kur, ku, si, me ke, sa keni qene, me ke jeni perplase, me sa ushtare serbe keni luftuar, me sa milice, cfare perballjesh keni patur, a ju ka pare ndokush, a din ndonje fshatar per ju, ndonje qytetar per luften qytetese qe keni bere, sa trupa u jane vra, sa serbe keni vra, po ndonje serb a shqiptar a e keni vra ne lufte balle per balle, a keni ndermend me e tregue a me e shkrue luften se ka ndodhe ne kamera kjo lufte, eshte e filmuar nga satelitet e Amerikes e gjitha kjo lufte eshte e regjistruar e gjitha neper foto.

 A kini ndermend ju komandanta me e nderpre kete biznes veteranesh, ti zonja qeveri a ke ndermend me e kepute kete biznes qe te mos shemtohet qendresa shqiptare, te mos behet uje gjaku i derdhur i herojve, te mos shkoje dem dhe huptas rezistenca reale, te mos vidhet e pervetesohet ajo nga biznesi i pasluftes i atyre qe i iken luftes.

Pesha e nje lufte kurre s'kane qene veteranet e shpikur e te fallsifikuar dhe liria nuk eshte dhurate nga veteranet e vetemeruar si te tille qe gerryejne pa pushim atdheun.

Liria nuk eshte dhurate as prone shoqatash te shpifura.

Hajdutët që vijnë dhe horrat që shkojnë



Nga Aurel Dasareti*



Privatizimi i pakontrolluar në trojet shqiptare, ka krijuar një oligarki dhe jo një demokraci, çoi në një shoqëri të karakterizuar nga korrupsioni dhe abuzim të pushtetit.

Heronjtë ose kriminelët?

Është bërë vështirë për të dalluar të liqtë nga heronjtë në internet. Në filmat e vjetër kauboj ka qenë e lehtë për të parë se kush ishin njerëzit e mirë dhe cilët ishin të këqijtë. Ata me kapele të bardha ishin heronj, ata me të zezë ishin të liq. Por në internet të gjitha kapelat janë të përhimët. Sidomos të politikanëve. Njerëz të cilët me dekada e shohin veten mbi ligjin. Për shkak se ata e shihnin veten si të jashtëzakonshëm.

Partitë duheshe të jenë të shqetësuara për zbatimin e politikës, në vend se t`i denigrojnë kundërshtarët politikë. U mungon atdhedashuria, përgjegjësia dhe dija.

Pse votuesit i pranojnë udhëheqësit e këqij?

Ka politikanë të mirë dhe të këqij. Cila mund të jetë arsyeja që votuesit t`i pranojnë të këqijtë?

Hulumtimet tregojnë pse politikanët e këqij mbijetojnë. Ka politikanë të këqij, ata që nuk lexojnë dokumentet në mënyrë të kujdesshme, të cilët pozitën si i zgjedhur nga popullata e marrin me qetësi, jo me seriozitet, dhe të cilët, në qoftë se lind mundësia, marrin më shumë kompensim se sa lejojnë rregullat. Shumica prej tyre bëhen politikanë në radhë të parë për të pasuruar veten e tyre.

Ne e dimë se në disa vende politikanët kanë marrë (në mënyrë të paligjshme) turre me mallra të ngrira dhe rimbursime mbretërore të shpenzimeve. Udhëheqësit e zgjedhur (votuar), përmes grabitjes dinake të atdheut të tyre, kanë ndërtuar llogari të yndyrshme bankare në vende të ashtuquajtura “parajsat e taksave”. Njeriu nuk ka nevojë të shkojë në Afrikë për të gjetur shembuj. Historia shqiptare e këtyre 25 viteve “demokratike” mjafton.

Asnjë garanci kundër politikanëve të këqij

Për fat të keq demokracia nuk është një garanci se sundimtarët e këqij do të shqelmohen nga pushteti që posedojnë. Për votuesit është e vështirë të dinë nëse një kandidat i provuar është i “mirë” ose “i keq.” Sundimtarët aktual fshehin aktivitetet si hije, respektivisht si një hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi, i cili nuk lë të kalojnë nëpër të rrezet e diellit ose të një burimi.

Sistemi zgjedhor mund të bëjë të vështirë për të përjashtuar lehtë individ të politikës. Ne duheshe të shpresojmë që udhëheqja e partisë përkatëse mban rendin në radhët e veta, të zbulojnë dhe largojnë maskarenjtë, por problemi qëndron aty se veçanërisht ky lloj profesioni është stërmbushur me “Rrotë k…” dhe bash udhëheqësit partiak shqipfolës janë maskarenjtë më të mëdhenj.

Përgjegjësitë e paqarta janë gjithashtu një problem shumës serioz. Është e vështirë për të vënë përgjegjësinë në fajtorin kryesor për rezultatet e dobëta ose pisllëqet në një sistem ku – “të gjithë” kanë përgjegjësi. Në raste rezultatesh pozitive secili lavdëron veten, në raste negative secili fshihet pas secilit.

Kush janë me të vërtetë përgjegjës për sendet e këqija që ndodhin brenda dhe jashtë murit të arbrit? Shumë studime tregojnë se në raste të lehta votuesit falin shpejt kur përgjegjësia është e qartë, ose harrojnë shpejt. Gjashtë muaj pas zbulimeve, popullariteti arrin në nivele normale.

Votuesit e pavarur kanë më pak tolerancë për paaftësitë e politikanëve

Ne shohim se politikanët e korruptuar rizgjidhen edhe kur votuesit nuk kanë harruar dobësitë apo pisllëqet e tyre. Nëse zgjedhësit (votuesit) janë simpatizues fanatik të një partie ose politikani dhe nëse kontradiktat politike ndërmjet partive antikombëtare janë të forta, atëherë shumica e votuesve llogarisin se është në interesin e tyre (privat) për rizgjedhjen e sundimtarit të paaftë ose të korruptuar, sepse kjo e pengon “armikun” për të marrë pozitën.

Pushtet-mbajtësit janë më të pasigurt, kur kontradiktat janë të vogla. Kështu që, është një lajm i mirë kur te votuesit vërejmë dallime të reduktuara politike dhe më pak besnikëri partiake.

Zgjedhësit e rëndomtë (normal) kanë më pak tolerancë ndaj paaftësisë, përtacisë dhe korrupsionit në mesin e udhëheqësve të saj. Disa studime kanë treguar se demokracitë e fragmentuara etnikisht dhe nga pikëpamja gjuhësore kanë më shumë korrupsion politik, rritje më të ngadalshme ekonomike dhe jetëgjatësinë më të shkurtër të jetës.

Por politikanët e korruptuar rizgjidhen edhe në vendet me kontradikta të vogla. Italia, Greqia janë shembuj të mirë. Çka e shkakton këtë?

Një botë me politikanë të mirë dhe të këqij

Supozoni se ne jetojmë në një botë me politikanët e të dyja llojeve, të mirët dhe të këqijtë. Të këqijtë duan për të pasuruar veten e tyre – dhe ata janë të interesuar për rizgjedhje. Një pushtetar i keq ka mund të zgjedhë për të absorbuar sa më shumë pasuri joligjore gjatë periudhës aktuale, ose për të shtuar diçka me shpresën për tu rizgjedhur. Votuesit mund të tregojnë tolerancë zero ndaj korrupsionit – ose mund të jenë të kënaqur me hedhjen e atyre nga pushteti nëse korrupsioni bëhet shumë i madh.

Të shkarkohen politikanët e këqij

Shkarkimi nga posti i pushtetarëve të këqij në udhëkryqin e parë është një zgjedhje e përsosur. Mbajtja në pushtet e njerëzve të mbrapshtë që e ruajnë qetësinë në shpresën për të qenë i ri-zgjedhur, për votuesit do të thotë të përqendrohen në stimuj. Politikanët e këqij duhet të inkurajohen që të veprojnë në një mënyrë më pak të turpshme. Votuesit duhet tu japin prioritet stimujve dhe përzgjedhjeve. Zgjedhja e përkryer shkatërron motivet e politikanit të keq për të treguar ndonjë mirësjellje.

Në qoftë se votuesit i japin prioritet seleksionimit, atëherë toleranca e tyre ndaj sundimtarëve të këqij është zero. Kur votuesit janë të padurueshëm dhe klasa politike ka një përqindje të vogël politikanësh të këqij, votuesit dalin fitues nëse shkarkojnë nga detyra të korruptuarit – sa më shpejt pas zbulimit të tyre.

Nëse u jepet prioritet (përparësi) stimujve atëherë votuesit do të rivendosin krerët e këqij – me kusht se ata janë mesatarisht të korruptuar. Zgjidhen më të mirët prej më të këqijve pra. Kjo u jep votuesve më tepër mirëqenie në qoftë se ka një përqindje të lartë kandidatësh të korruptuar, dhe votuesit do të shohin rezultate të shpejta.

Ndodhën shpesh që votuesit zgjedhin (punësojnë) një politikan i cili është i korruptuar aq sa ai i mëparshmi, kjo sa për të shkarkuar pushtetarët aktual. Hajdutët vijnë – horrat shkojnë. Më i miri bëhet armiku i së mirës. Problemet mbeten, vetëm që njerëzit ndryshojnë.

Por, derisa ekzistojnë ëndrrat, ka shpresë, me kusht që të zgjohemi menjëherë. Pse të frikohemi nga karkalec, ne gjithsesi do të vdesim një ditë?! Fundi-fundit do të jenë tradhtarët-hajdutët që do të përjetojnë një rrahje, jo ne. Ne nuk duam të rrëmbejmë por edhe nuk lejojmë të na rrëmbejnë. Fati i një grupi njerëzish nuk mund të ndërtohet në tragjedinë e grupit tjetër.

Jeta ime ka qenë një ëndërr me shumë ngritje dhe disa ulje. Personalisht, unë nuk do të devijojë nga rruga për të sakrifikuar të mirët, ndërsa armiqtë e Shqipërisë natyrale dhe liderët e korruptuar në politikë, polici dhe ligjësi jetojnë më tej.

Buburrecat, që paguhen për të qeverisur shtetin dhe për të avancuar çështjen kombëtare në të gjitha aspektet, janë vetë shpërdorues të detyrës zyrtare; të zhytur në tradhti, korrupsion, pjesëmarrës në ndërmarrje të përbashkët kriminale. Dhe, çdo natë do të lutesha për shpirtin e tyre sikur ta dija se këta horra do të goditeshin nga një sulm në zemër (infarkt kardiak) ose diçka të ngjashme.

* Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Aurel Dasareti: Rreziku i zhdukjes së Kombit tim


Shqiptarë, jetoni jetën në përputhje me dritën që është brenda jush - ose digjuni!

Image result for Aurel Desarti


Nga Aurel Dasareti, Arizona (USA), ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake


Me vite mundohem t`i mësoj shqiptarët të notojnë e jo të lahen. Të jesh në gjendje për të notuar përfshin të mësuarit sigurinë në ujë, duke notuar për të zotëruar teknikat e ndryshme dhe për të zotëruar shpëtim të jetës.

Politikanët shqipfolës tregojnë një perceptim realiteti që është shumë larg nga i imi.
Një lider politik është përgjegjës për diçka që na prek të gjithëve: siguria e qytetarëve dhe përdorimi i fondeve publike. At ditë që kontrata shoqërore me drejtuesit prishet për shkak se detyrat më nuk zgjidhen, prishet dhe shkatërrohet i tërë modeli shoqëror - social.

Paralajmëroj se në tokat arbërore është formuar "Shoqëria paralele". Është rrezik i madh kur grupe të tëra njerëzish, nga varfëria janë duke qëndruar në pjesën e jashtme të normave dhe rregullave të shoqërisë. Të pashpresët bëhen pre e lehtë për rekrutimin në radhët e fundamentalistëve islamik, vehabistëve... Në mungesë të perspektivës ekonomike në vend, nga papunësia dhe varfëria e skajshme, trojet shqiptare zbrazen nga fëmijë të cilët prindërit i marrin me veti në kurbet, prandaj numri i nxënësve nëpër shkolla zvogëlohet. Nga papunësia dhe varfëria e skajshme, trojet shqiptare zbrazen nga të rinjtë të cilët ikin jashtë vendit.

O shqiptar, ndrysho mendimet dhe zakonet. Janë mendimet dhe ndjenjat që udhëheqin veprimet tona. Nuk duhet të merremi vetëm me pasojat por njëkohësisht të luftojmë shkakun e problemeve.
Problemi i parë i Shqipërisë (kur them ”Shqipëri” mendoj për të gjitha trojet arbërore) është demografia, rreziku i shuarjes (zhdukjes) së kombit.

Shqipërinë e shpëton vetëm vetëdijesimi kombëtar:

a) stimulimi i natalitetit
b) ndalja e emigrimit
c) kthimi, riatdhesimi i emigracionit
Ndryshimet sociale janë shumë të mëdha, pasuri të mëdha në duart e pak njerëzve. Kërkoj që sipërmarrjet/sipërmarrësit:
1) të mos i pushojnë njerëzit nga puna, por nëse këtë e bëjnë, domosdoshmërish t`i paguaje rregullisht ata
2) të paguajnë tatimet dhe të punojnë brenda ligjit
3) të investojnë vetëm në Shqipëri dhe të mos e bartin kapitalin jashtë Shqipërisë.
Për të mbërritur këto objektiva lypset të kemi politikanë të aftë që njëkohësisht janë atdhetar të devotshëm.
Një politikan i mirë duhet të ketë cilësitë e mëposhtme:
pasion
përgjegjësi
aftësinë për të dalluar çfarë është e rëndësishme nga ajo që nuk është aq e rëndësishme
të jetë modest
të jetë i këndshëm
të jetë në gjendje të mendoj në mënyrë strategjike
të jetë i specializuar
të ketë objektiva të qarta që mund të arrihen
ta kupton rastin
të mund të dëgjon opinionin e të tjerëve
të mund të thotë "jo" në një mënyrë miqësore dhe të respektueshme
t`i kuptoj institucionet e veta
të fiton respektin e të tjerëve
të jetë i ndershëm
të jetë energjik dhe të ketë fuqinë e përqendrimit
të jetë ambicioz
të dinë se si të përdoret sistemi për të arritur rezultate
të di shkallën e fuqisë së tij
ta shikon veten në perspektivë
të mund të bisedon me secilin, kudo, dhe të jetë i mirë në komunikimin
të ketë aftësinë e gjetjes së një platforme të përbashkët

***
Në Shqipëri avancojnë grekofilët. Grekët janë mësuar me lëshime nga qeveritë shqiptare, prandaj sa më tepër që fitojnë aq më shumë lëshime të reja kërkojnë. Shteti servil shqiptar nuk e ka aspak ndërmend që të mbrojë dinjitetin dhe autoritetin e vendit dhe banorëve të tij. E njëjta tradhti edhe me qeveritarët e Kosovës, kompromis pas kompromisi ndaj serbëve, ndaj vehabistëve shqipfolës... Kur një mushkonjë të kafshon, kjo nuk është e tmerrshme, por nganjëherë të mërziten shumë, atëherë duhet me ia shtypur kryet.

Territori që nuk ka sundimtar, standarde dhe ligje është territor që mundëson diskriminimin, shfrytëzimin, plaçkitjen, kriminalitetin, shkatërrimin, asgjësimin.

Qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët i kemi bartësit e brezit të zi për rrena. Janë ata që kryejnë krime politike e ekonomike, shpërlarje lekësh, korrupsion, vjedhje.

Nëse doni të matni ”patriotizmin” e politikanëve dhe zyrtarëve shikoni pasuritë e tyre astronomike.
Nuk jam kundër kapitalizmit si definicion sepse vet (me familjen) i takoj asaj kategorie, por jam kundër atyre që janë pasuruar në mënyrë të padrejtë.

Qeveritarët dhe politikanët shqipfolës na gënjejnë, pasi nuk i frikohen popullatës indiferente. Mafiozët e dinë taktikën të vinë në pushtet dhe e dinë strategjinë të mbeten aty, përjetësisht. Prandaj duhet të veprojmë menjëherë, të bashkuar. Lojtarët individualisht shënojnë gola, por janë ekipet që fitojnë lojëra.

dasaretiaurel@yahoo.com.au

PROF .RASIM BEBO : UNITETI E BËN FORCËN 2


Image result for RASIM BEBO

Rasim  Bebo


(Rreth artikullit të Zotit Aurel Dasareti “Forca e unitetit”)

 Lexova dy komente të goditura (të mira) të Prof. Dr. Eshref Ymerit dhe te Prof. Dr. Vedat Shehut.


Image result for eshref ymeriImage result for vedat shehu

Eshref Ymeri  dhe Vedat Shehu 


 I Pari e vlerësoi si “Një zile alarmi”, me katër fjalë, me kuptim të lartë. Ndërsai dyti “Mendoj se kjo është detyrë e cilido që ka lindur shqiptar dhe e ndien veten Shqiptar,”.

Eshrefi vijon: “E kuptoj mirë thirrjen tuaj për prishjen e kishave greke dhe xhamive turkoarabe në krejt teritorrin e Shqipërisë.

 Kush ti prishë?... Ato duhet t’i prishi shteti... Po ku ta gjëjmë shtetin”?

 Enver Hoxha, lëshoi një urdhër më 1966, gjoja me nismën e nxënësve të gjimnazit të Durrësit, për të prishur kultet fetare dhe ata i prishën dhe i kthyen në stalla lopësh dhe çdo të premte ndizeshin me qindra qirinj në voreza.

 Sotira, fqinja ime, komuniste dhe e sigurimit, për çdo pashkë bënte vezët e kuqe, harronte dhe cepet e vezëve të kuqe, i hidhe nga dritaria, kur kujtohej shkonte me vrap dhe i mblidhte. Kanë ardhur shumë shtresa brezash që nga viti 1941, të ushqier me doktrinënën komuniste të internacionalizmit proletar dhe që vazhdojnë edhe sot nën kupolën komuniste.

Prandaj dhe autori Aurel Desareti me të drejtë thotë: “Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbërit, janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve, turqve, arabëve.

Politikanët shqipfolës janë shumë të interesuar për interesat personale por aspak për interesat e tyre që i përfaqësojnë. Me dekada japin vetëm premtime, por jo realizime.

Megjithatë, problemi kryesor qëndron në faktin se popullata akoma nuk e ka kuptuar se “Uniteti e bën forcën”. “... bota nuk u ndihmon atyre që mohojnë veten. Shqiptarët kanë një admirim tëçuditshëm për gjithçka të huaj ... duke përfshirë edhe armiqtë shekullorë”. (A. D.).

 Një ditë takova një çift rreth moshës 40, i shoqi me një mjëkër të madhe dhe të zezë, avokat i dëgjuar në rrethet e Çikagos, e shoqja me veshjen arabe, të mbuluar kokë e këmbë dhe kanë të ndaluar të japin dorën fëmrat. I them mikut, çfarë jeni bërë kështu?

 -Ai ta: “Na pëlqen të jemi si arabët e pejgamberit tonë Muhamed”, por myslimanizmi është përhapur nëpër botë dhe nuk ndryshonë veshjen e tyre nacionale.

Nga Prof. Dr. Flori Bruqi citojmë: “Dikush më tha: Jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve por nga çastet që të lenë pa frymë.

Prandaj dashuroni çdo ditë, dhuroni mirësi çdo ditë, jini pozitivë çdo ditë. Çdo ditë është një faqe libri dhe çdo fundviti është fundi i një kapitulli...mos harroni, jemi ne që e shkruajmë këtë libër, le të zgjedhim fjalët më të bukura”.

 Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri lexojmë përgjigjen: “Ju keni shumë të drejtë, dashur Flori. Jam tërësisht në një mendje me ju.

Po qysh t'ia bëjmë hallit, kur politikanët na e helmatisin jetën me mercenarizmin e tyre? Qysh t'ua bëjmë fqinjëve jugorë, të cilët jo vetëm na mbajnë të pushtuar Çamërinë, por pretendojnë edhe për Epirin e Veriut?

Qysh t'ia bëjmë hallit kur fqinjët veriorë kanë ngritur murin e "Berlinit shqiptar" në Mitrovicën e Veriut dhe kanë si pikësynim ngritjen e një mikroshteti serb brenda territorit të Kosovës?”.(01 janar 2017).


Ne permjet ketyre figurave mund tw pwrfshihen persona: si Profesor Doktor Eshref Ymerin, si figurë Kryesore, Profesor Avdi Baletën, si figure diplomatike, Aurel Dasareti si figurë, ekspet i shkencave ushtarake psikologjike, si dhe këto figura: Visar Zhytin për arsimin dhe Vilhelme Vranarin për kulturën.

“Orentimi më i dobishëmi atdhetarëve, duhet të jetë, t’i nuhasin e pastaj t’i shfrytëzojmë sa më në interes të kombit rrethanat, ku interesat tona kombëtare përputhen me ato të më të mëdhenjve! Shembull, i cili nuk duhet harruar në asnjë mënyrë, qe goditja që i bënë forcat e NATO-s Serbisë, si agresore ndaj Kosovës, në muajin mars 1999.

 Për këtë qëndrim kanë nevojë sot Shqiperia, Kosova si dhe problemi çam, përbërës të problemit të përgjithshëm kombëtar. (Mërgim Korça).

 Rasim Bebo, Addison, IL. USA

http://floripress.blogspot.com/2016/12/leter-publike-nga-aurel-desareti.html


Presidenti amerikan Barack Obama do ta mbajë fjalimin e lamtumirës në Çikago më 10 janar 2017.

Presidenti Barack Obama tha se do të mbajë një fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar 2017, ku do të reflektojë mbi sukseset gjatë dy mandateve dhe do të ofrojë mendimet e tij se në ç’drejtim po shkon vendi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Presidenti Obama largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Republikani Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij.

Fjalimi i zotit Obama ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t’iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama u kthye sot në Uashington nga pushimet e Krishtlindjeve në Hawai, ku ai ka lindur dhe ka kaluar kohën më të madhe të rinisë. Ndihmësit thonë se në javët e fundit në detyrë, zoti Obama ka mundësi të falë më shumë të burgosur për drogë, që ai mendon se kanë marrë dënime tepër të ashpra dhe ndoshta të nxjerrë më shumë urdhra ekzekutivë, në përpjekje për të mbajtur në fuqi disa politika që ai favorizon dhe që kundërshtohen nga zoti Trump.

Megjithëse demokrati Obama, ka kërkuar të lehtësojë tranzicionin e administratës Trump, ai ka ndërmarrë gjithashtu veprime që e kanë nervozuar presidentin e ardhshëm. Ai ka lëshuar urdhra ekzekutivë për të bllokuar shpimet për naftë në oqean pranë brigjeve amerikane, ka shpallur parqe të reja kombëtare dhe ka zbrazur më tej burgun amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës, ku mbahen terroristë të dyshuar.

Zoti Obama po ashtu për herë të parë urdhëroi ambasadoren e tij në Kombet e Bashkuara për të lejuar miratimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit që kritikon vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Ai vendosi sanksione ndaj Rusisë lidhur me ndërhyrjet e dyshuara kibernetike të Moskës gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Të dyja këto veprime janë në konflikt të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur Trump.

Presidenti Obama do të takohet të mërkurën me demokratët në Kongres në përpjekje për të hartuar një strategji për të mbrojtur arritjen e tij më të madhe në politikën e brendshme, reformën e kujdesit shëndetësor që zoti Trump dhe ligjvënësit republikanë kanë deklaruar se do ta shfuqizojnë, edhe pse ata ende nuk kanë rënë dakord mbi një plan që do ta zëvendësonte atë.

Kur të bëhet qytetar privat, zoti Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019. Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra.

Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro

Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe...