Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/08

Cili është “soc-realizmi vulgar” i Ilir Yzeirit?


Ilir Yzeiri është një krijues i njohur dhe njohës mjaft i thellë i letërsisë shqipe, por edhe i realitetit shoqëror, në Shqipëri, por aspak në Kosovë e Maqedoni sikur pretendon herë pas herë. Ishte shkolluar dhe ishte bërë i njohur pikërisht në kohën e Enver Hoxhës, ashtu sikur të gjithë intelektualët, shkrimtarët dhe artistët e Shqipërisë së asaj kohe. Për nga prejardhja ideologjike, ashtu si të gjithë krijuesit në Shqipëri, me ndonjë përjashtim të rrallë, i përket kohës së socializmit, të cilën tani e quan soc-realizëm vulgar, me përpjekje për ta varrosur krejt krijimtarinë e së kaluarës dhe atë të veten, bashkë.



Ilir Yzeiri dhe shumë të tjerë, të cilët me vetë-dëshirë, në kushte dhe rrethana të reja shoqërore, u divorcuan nga realizmi socialist duhet t’ iu përkujtojmë se kjo metodë letrare, e aplikuar fillimisht në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet socialiste kudo në botë, ka dhënë emra ndër më të njohurit të letërsisë botërore, por edhe të letërsisë shqiptare në përgjithësi. Nuk mund të mendohet literatura botërore pa veprat e Maksim Gorkit, Majakovskit, Shollohovit, Loenovit, Brehtit, e qindra të tjerëve ashtu sikur nuk mund të mohohen veprat më të arrira të shkrimtarëve shqiptarë të kohës së socializmit socialist si ato të Sterjo Spasses, Jakov Xoxës, Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Shefqet Musarajt, Petro Markos, Fatmir Gjatës, Fatos Arapit dhe tërë një plejadë krijuesish të njëmendtë dhe të papërsëritshëm në letërsinë, kulturën dhe artet shqiptare. Mohimi i realizmit socialist, apo pretendimi për ta deformuar atë realitet historik, që solli vlera të shumta të afërta me shqiptarin e katandisur nëpër shekuj, nuk është as më shumë e as më pak sesa mohim i vetvetes, sikur bëjnë sot apologjetët e të ashtuquajturit anti-soc-realizëm, në këtë rast, ekzemplari, Ilir Yzeiri.



Në përpjekje për të hedhur baltë mbi të kaluarën, ai në shkrimin e tij “De Rada dhe hapësira pasive e identifikimit” (botuar në Gazeta shqip 8.6. 2014) thotë se gjatë diktaturës, historiografia dhe shkenca letrare e sociologjizmit i patën kushtuar një vëmendje të posaçme ( De Radës) dhe ai ishte pikë referimi e identifikimit shqiptar në kohën historike. Nga kjo pikëpamje, De Rada duket i vendosur në një artefakt të ngrirë dhe aty ai qëndron si në një reklamë të ditëve tona dhe për të cilin thuhen të gjitha lavdërimet e vlerësimet pozitive me tone të ngritura që, nga pikëpamja e hapësirës, siç mund të thoshte Fukoja, nuk paraqesin De Radën, por idetë tona për të, ndjenjat tona dhe dëshirat, ëndrrat dhe besimet…



Është për keqardhje, por është vështirë të besohet se krijuesi dhe analisti i njohur, Ilir Yzeiri u beson njëmend konstatimeve të veta. Të konstatosh se në rastin e De Radës, realizmi socialist qenka përpjekur për ta paraqitur, jo atë, ( de Radën) por idetë tona për të, ndjenjat dhe dëshirat tona për të, ëndrrat e besimet, kjo nuk qëndron në asnjë segment. De Rada, nuk ishte reklamë e realizmit socialit dhe krijimtaria e tij nuk kishte as ka diçka, nga shkolla e realizmit socialist. Ai ishte shkrimtar i njohur romantik, i cili i dha shumë letërsisë shqiptare, tutje larg, nga Kalabria, kur ajo kulturë apo letërsi në trojet tona kishte ngelur në belbëzimet turko arabe të disa dervishëve, që këndonin dhe tërë nge, thurnin bejte, ilahi, mevlude, ndërsa shkrimtarët katolikë të veriut përkthenin tekste nga gjuha latine e italiane. Ishte pikërisht De Rada, pastaj, Zef Sermebe, Gavril Dara dhe tërë një plejadë krijuesish arbëreshë, që u bënë zëdhënës të aspiratave çlirimtare të shqiptarëve në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare, vendin meritor të cilëve ua dha pikërisht Shqipëria socialiste e cila ka ngritur dhe ka shkolluar edhe yzeirët e sotëm.

Kjo krijimtari ka qëndruar në vendin e nderit, në Shqipëri dhe është studiuar pikë për pikë, në kohën e realizmit socialist, edhe pse ajo nuk kishte fare përmbajtje socialiste, por pranohej, studiohej, mësohej si trashëgimi kombëtare, ashtu sikur ishte pranuar, mësuar e studiuar tërë trashëgimia e së kaluarës. Këtë e di fare mirë Yzeiri dhe krejt yzeirët e sotëm, por ja që e do koha një “gëzof” tjetër dhe këta tashmë e kanë shpalosur njërin nga 100 flamurët e të huajve.

Ilir Yzeiri konstaton:

Nisur nga thelbi i mendimit socialist se historia duhet përzgjedhur, se ajo duhet ridimensionuar sipas parimit klasor, De Rada, i ndodhur jashtë territorit fizik të Shqipërisë dhe autor i një vepre që ndërtonte një ngjarje të një kohe shumë të largët, ishte komod që, në artefaktin ku rrinte portreti i tij, të vendoseshin lloj-lloj tekstesh, të cilat, ashtu siç ndodh me reklamat, e ndriçojnë produktin nga të gjitha anët.

Në këtë aventurë, vepra e De Radës, gjatë diktaturës, shërbente si një motiv për të ndërtuar një tekst tjetër që e shpërbënte veprën e tij dhe e kthente atë në një lëndë për të ndërtuar tekstin e identifikimit nacional me hapësirën utopike të romantikës komuniste të glorifikimit të vlerave të së shkuarës…



Sa është i qëndrueshëm ky konstatim? Përse kishte nevojë “diktatura” të shërbehej me veprën e De Radës për të ndërtuar tekstin e identifikimit nacional me hapësirën utopike të romantikës komuniste të glorifikimit të vlerave të së shkuarës, kur dihet mirëfilli se glorifikimi i së kaluarës ishte njëra ndër shtyllat e letërsisë romantike, kudo në Evropë dhe në botë. Nuk kishte çka të glorifikonte më shumë socializmi, përveç glorifikimit që i kishte bërë De Rada kohës së Skënderbeut. Glorifikimi nuk ishte metodë e realizmit socialist, përkundrazi glorifikimi i miteve të kaluara ishte shënjestër, ku ka goditur pa mëshirë ky realizëm, që identifikohej me realitetin objektiv dhe me nevojën për krijimin e botës së re, me perspektive revolucionare, klasore.

Vepra e De Radës ka ndikuar shumë në emancipimin kombëtar të shqiptarëve, ka vënë themelet e identitetit rezistent, në kohën kur Perandoria Osmane po mbante nën okupim katër vilajetet e Shqipërisë, në kohën kur shqiptarët kishin nevojë shpirtërore të lidhnin fijet e shkëputura të së kaluarës, për të luftuar për liri e pavarësi.

De Rada dhe krejt shkrimtarët e Rilindjes janë nxjerrë në dritë në mënyrë masive sidomos në kohën e socializmit, kur popullata e dalë nga Lufta e Dytë Botërore me 90 për qind analfabetë, ishte shkolluar dhe emancipuar, duke zhdukur analfabetizmin dhe idiolatrinë kanunore e regresive të segmenteve të së kaluarës. Ky krijues i madh i romantizmit shqiptar, ka qenë dhe është i pranishëm në të gjitha tekstet shkollore, kudo ku ka shqiptarë dhe kudo ku mësohet e flitet shqip. Porosia e veprës së tij rron edhe sot, sepse krijimtaria e tij nuk ishte as social-realiste, as moderniste, as nihiliste e futuriste, por thjesht një krijimtari me përmbajtje kombëtare, të cilën nuk e censuroi realizmi socialist por e hodhi në harresë realizmi i verbër dhe i mjegulluar i kësaj demokracie eunuke dhe kaotike të Ilir Yzeirit dhe të tillëve si ai.



Gjithnjë duke u vënë forcërisht në mohimin e vlerave të së kaluarës, me faktin pse ato i paska pranuar si të tilla shkolla socialiste, dhe përpjekjeve për të demitizuar ato si “vlera” utopike, Yzeiri bën fjalë edhe për një si utopi. Dhe, “si kulm i kësaj utopie është një dëshirë e Dora D’Istrias, që i shkruan De Radës se ndoshta do të takohen një ditë, në Shkodër dhe të valëvisin flamurin e Skënderbeut në Kalanë e Rozafës”.

Pse ky studiues e quan utopi një dëshirë të tillë, një aspiratë të dy personaliteteve shqiptare, De Radës dhe Dora D’ Istrias për ta valëvitur në kalanë e Shkodrës Flamurin e Skënderbeut, përderisa ata dy, në mendjet dhe shpirtin e tyre projektonin çlirimin e Shqipërisë, çlirim, i cili edhe ndodhi me shumë sakrifica, jo si utopi por si realitet historik. Por natyrshëm lind pyetja çka ka të bëjë soc-realizmi vulgar, sipas Ilir Yzeirit, me idenë e çlirimit dhe bashkimit kombëtar? Pse qenka fajtor ky soc realizmi vulgar, që ka trajtuar shkencërisht dhe me një metodologji shumë të avancuar shkencore krejt të kaluarën, identitetin e mirëfilltë të shqiptarëve, kulturën, trashëgiminë pozitive, bashkëkohësinë dhe mbi të gjitha çlirimin e njeriut prej dogmave zakonore, prej prapambetjes shekullore dhe prej reaksionarizmit aziatik?



Yzeirit dhe yzeirëve nuk iu intereson kjo. Ata kanë rrojtur dhe kanë përfituar mirë në kohën e komunizmit, dhe tani, për të vazhduar të rrojnë dhe të majmen në kohën e kësaj demonkracie, janë të gatshëm të shajnë e të përdhosin të djeshmen, që vetë e kishin ndërtuar, e kishin glorifikuar, dhe tani janë të gatshëm te heqin dorë edhe nga vetvetja, nga fytyra e tyre, nga gjuha e kultura, vetëm që të iu shkojë kungulli mi ujë, ashtu sikur ka konstatuar, filozofi, Kristë Maloku duke folur për Lindorin shqiptar, që nuk njeh turp dhe nuk skuqet nga asgjë, mjafton të majmet dhe të rrojë në gjirizet që i sjellin fitime.



Është për t u habitur përse ky studiues, dhe të tillët si ky, me shkrimet e të cilët janë mbushur letrat shqipe, turret aq shumë në mohimin e identitetit kombëtar, në mohimin e trashëgimisë pozitive, në mohimin e vlerave më sublim të kombit, vetëm sepse mbi trashëgiminë qindra vjeçare, paska kaluar, në kohë dhe rrethana të caktuara edhe “soc-realizmi vulgar”, i cili paska prishur gjithçka, por ky “soji i mençur” i dalë nga po ajo pjellë, po nga ai “gjiriz”, tani ndihet i çliruar dhe i lirë për t’ia vënë kazmën së kaluarës, sepse paska qenë dhe paska mbetur utopike.



Duke vendosur pika barazimi mes së kaluarës serbe dhe asaj shqiptare, në Ballkan, Ilir Yzeiri i jep vetes liri të identifikojë pika barazimi mes asaj që ai e quan “sëmurje” serbe dhe ‘sëmundjes” shqiptare. Ai konstaton se “Mania për t’u projektuar në të shkuarën është një sëmundje fatale për Ballkanin në tërësi. Serbët nxjerrin Kishën dhe fenë, ne shqiptarët gjuhën dhe idhujt e nacionalizmit letrar. Mirëpo, në këtë mënyrë, ne kënaqim egon tonë të parealizuar dhe të paarrirë dhe i dëmtojmë kështu edhe më shumë gjigantët e letërsisë shqiptare, për të cilët nga një anë, themi se janë modernë dhe nga ana tjetër, i trajtojmë si modele të shtrembërimit tonë etnologjik.



“Shtrembërimi etnologjik” është pikërisht metoda e tanishme e këtij kritiku. Përpjekjet për ta barazuar ekspansionin sllav e serb duke u mbështetur në fe dhe në mitet e së kaluarës, me përpjekjet e shqiptarëve për ta ruajtur gjuhën dhe atë që ai e quan “nacionalizëm letrar”, jo vetëm që janë krejtësisht të paqëndrueshme, por janë krejtësisht të kundërta dhe krejtësisht jashtë standardeve të historisë, së kaluarës dhe të tanishmes. Duket se Yzeiri nuk i disponon as edhe njohuritë elementare të nacionalizmit kulturor e letrar serbe, andaj edhe bën krahasime të tilla, pa asnjë bazë, krahasime krejtësisht të paqëndrueshme.

Barazimi mes nacionalizmit letrar të shqiptarëve me Kishën serbe, e cila ka bekuar dhe bekon krimin, sidomos kundër shqiptarëve, por edhe kundër boshnjakëve dhe kroatëve, është një “nonsens sui generis”, që nuk meriton ndonjë koment, sepse është një verbëri e llojit të vet, është një mungesë totale e njohjes së rrethanave, të cilat, Ilir Yzeiri, i ka nxjerrë vetë në sipërfaqe në shkrimin e tij, titulluar: “De Rada dhe hapësira pasive e identifikimit,thotë në një shkrim profesor Ahmet Qeriqi për gazetarin Ilir Yzeirin.

ILIR YZEIRI : : Përse Franca nuk ka faj


Ne jemi komb folklorik dhe nuk jemi konstituar si shtet konvencional. Ajo që po ndodh me Ramush Haradinajn, mund të shihet në shumë anë, por askush ndër shqiptarë nuk sheh anën më të thjeshtë të kësaj ngjarjeje.

Franca dhe Serbia kanë një marrëveshje të dyanshme që të ndalojnë në vendet respektive ata persona që kanë një vendim ndalimi në vendet e tyre. Nëse në Serbi ndodhet një person për të cilin Franca ka lëshuar urdhër-arresti, ajo është e detyruar ta ndalojë. Në klimën e sotme të mbushur me ngjarje terroriste, një marrëveshje e tillë ka një rëndësi të posaçme. Mirëpo në çarkun e kësaj marrëveshjeje ra dhe Ramush Haradinaj. Në këtë rast u përplasën dy botë- bota konvencionale që e njeh shtetin dhe anën formale ligjore dhe bota folklorike që e ka ngritur idenë e shtetit mbi vargje popullore ku trimat i shkruajnë Europës, i hakërrehen asaj me patetizëm qesharak apo me stil anakronik. Kjo e fundit, bota shqiptare, pra qeveria në Kosovë, në Tiranë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet të binden se janë ende larg nga ndërtimi i shtetit funksional dhe konvencional.

Nëse Serbia mban ende në fuqi dhjetëra urdhër-arreste për luftëtarët shqiptare, ajo e bën këtë sepse shfrytëzon një të drejtë të vjetëruar të integritetit territorial dhe luftëtarët shqiptarë i quan terroristë që iu janë kundërvënë institucioneve të shtetit serb. Sipas kësaj të drejte Serbia nuk njeh procesin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe nuk e pranon Kosovën si shtet. Ndërkaq, Kosova qysh ditën që është krijuar si shtet më vete nuk ka menduar asnjë sekondë që të ndërtojë shtetin konvencional, me ligje, marrëveshje ndërkombëtare, por ka ndërtuar shtetin folklorik me sharje, vjedhje e korrupsion. Nërkohë edhe Shqipëria nuk ka ditur dhe nuk di që të orientojë vëllezërit e saj për të ndërtuar një shtet formal. Ndër shqiptarë ka shpërthyer gara se cili do të shfaqet më garip, cili do të kujtohet si Skënderbeu apo Ismail Qemali, ndërsa ndërtimin e shtetit me ligje e konvencione e kanë lënë pas dore.

Kosova Nuk diti ta shfrytëzojë mbështetejn e pamasë që i dha SHBA dhe Europa për të fituar pavarësinë. Është e paimgjinueshme që sot Kriminelët, pra shteti serb që shkaktoi masakrën më të tmerrshme mbi ish-Jugosllavi e në Kosovë veçanërisht, të ketë kurajën që viktimën ta shpallë fajtor. Dhe jo vetëm ta shpallë fajtor, por të gjejë mekanizma ligjorë që ta realizojë këtë krim edhe në bashkëpunim me vendet që firmosën për ta bombarduar Serbinë. Kështu bëri dhe Franca. Firmosi për ta bombarduar Serbinë, por ka firmosur dhe një marrëveshje me Serbinë për ndalimin e të kërkuarve nga të dy shtetet. Nëse Serbia e ka shpallur në kërkim Ramush Haradinajn, ky nuk është faji i Francës, ky është turpi ynë i përbashkët që, megjithese kemi mbështetejn më të madhe nga SHBA dhe Europa, nuk po dimë të ndërtojmë shtetin konvencional.

NGA: ERBLINA TAHIRAJ : Një letër për ty, çlirimtari ynë!


Erblina Tahiraj


Nuk e di nëse do i shohësh këta rreshta që dua t'i dedikoj. Por dua të them se sonte, më erdhi frymëzimi t'i shpalos ato mendime që çdo qytetar i ruan në zemër për ty. Mendoj se ke nevojë t'i lexosh.

Ato mendime që kanë mbetur peng në zemrën e tyre ngase pushtetarët ua burgosën, duke i zëvendësuar me para, punësime pa konkurse, e çfarë jo.
Sot kërkuam drejtësi kryetar!

Sot protestuam për lirinë tënde!

Ishte ditë shumë e ftohtë kryetar. Por mbase jo aqe ftohtë sesa në ditët kur ti luftoje pandalur për lirinë tonë.

E përfunduam protestën..., rrugës shihja pakënaqësinë në sytë e popullit, ata dukeshin të thyer por nga thellësia e zemrës thërrisnin me zë të lartë emrin tënd. Vazhduam të ecnim rrugës, kombinimi erë-dëborë po ngrinte fytyrat tona, por jo edhe sytë tonë të përlotur që i shkaktonte dhimbja për shtegtarin tonë të lirisë që na e kanë burgosur. Mbylla sytë dhe po mendoja.

Ndërkohë dëgjoja bisedat e qytetarëve "nuk ka sikur Ramushi", "e dua me zemër Ramushin", "askush nuk e do vendin e vet sikur Ramushi", "me qëllim po ia bëjnë Ramushit" e fjalë të pafundme që nuk i largoja dot nga mendja. Për të kuptuar gjithë këto që përjetove, për një moment vendosa veten në vendin tënd.

Sa jetë e vështirë kryetar! Por kurrë nuk të pashë me kokë të ulur. Ishe komandant, kishe peshen më të madhe të përgjegjësive, kishe të ftohtë në dimër, ishe i uritur, ishe i etur, nuk mund t'a duroje të ngrohtit e verës, kurrë askush nuk të bëri këto pyetje.

Humbe vellëzërit e tu. Të dhimbte shpirti, të çante zemra por duhej të bëheshe i fortë, ngase nëse ty do të pikonte loti ushtarët e tu do rrëzoheshin nga pasiguria.
Përfundoj lufta, dorëzove postin tënd të kryeministrit për të deshmuar pastërtinë e UÇK'së, por askujt nuk i shkoj në mendje sesa e vështirë ishte të arrije në cak, por të kthehesh prapa për akuza të pabaza.

U ktheve fitimtar! Por askush nuk të pyeti se sa e dhimbshme ishte të shikoje fëmijët e tu që u rritën duke të munguar dashuria e tyre, duke të munguar zërat e tyre teksa qajnë e qeshin, duke të munguar përqafimi i tyre.

Ti prap po akuzohesh kryetar..., edhe sot anipse mundohemi të kuptojmë, mendoj që kurrë nuk të kemi kuptuar. Je njeri i madh kryetar, je bujar, je i përgjegjshëm, i ndershëm, njeri i fjalës.

Sot unë po të shkruaj duke të kuptuar ty, duke kuptuar lotin e sinqertë në sytë e babës tënd, duke kuptuar dëshprimin e nanës tënde, duke kuptuar zemërimin e vëllëzerve të tu, duke kuptuar mallin e fëmijëve tu për ty, duke kuptuar paqartësinë në mendjet e nipërve e mbesave të tua.

Kryetar, më pate nderuar duke më quajtur Era ngase e pëlqeje këtë emër, prandaj nga Era dhe rinia e Aleancës pranoj këto fjalë të sinqerta. Jemi me ty çlirimtari ynë. Deri në ditët kur do të kemi pranë, lexo këtë letër dhe mos harro që je shpresa jonë.

Avni Islami: "Franca luajti lojëra me Kosovën, ja pse e arrestoi Ramush Haradinajn"





Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatën franceze

Për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga autoritet franceze me urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia, ka reaguar edhe eksperti i çështjes së sigurisë Avni Islami.

Ai ka thënë se arrestimi i Haradinajt duket sikur ishte e planifikuar dhe orkestruar nga qarte të caktuara.

Në reagimin e tij në Facebook, Islami ka theksuar se Franca ishte dhe mbetet aleat i përjetshëm i Serbisë dhe se ajo ka luajtur lojëra me qytetarët e Kosovës.

Reagimi i plotë i  Avni Islamit:

Arrestimi i Ramush Haradinaj -ish Kreyministrit të Kosovës , nga policia Franceze duket intersant, . Duket se e gjitha është e planifikuar dhe orkestruar nga qarqe të caktuar. Rasti i arrestimit të Gjeneral Ramush Haradinaj , e ka kthye memorien te opinioni i përgjithëshem se Franca gjithëmon ishte aleat tradicional i Serbisë, një armikut tonë të përbetuar. Pas përfundimit të luftës së fundit, dhe pas njohjes së Kosovës , shtet i pavarur, disi njerzit filluan të besojnë se vërtet kanë ndryshuar raportet gjeopolitke dhe se Franca ma në fund është radhit për krah popujve liridashës. U harrua se gjatë bombardimeve të NATO- os, ishin piktisht gjeneralët Francez që e spiunonin edhe Alencën Veriatlantike për interesat Serbe, u harrua se ishte pikrisht KFOR – i Francez ai i cili e vendosi kufirin e Mitrovicës mu në Lumin Ibër, pra ishte vet keta të fundit që nuk lejonin shqiptarët të shkonin në shtëpit e veti ne veri të Kosovës ( Mitrovicë), ishin mu këta të cilët vriteshin shqiptarët dhe shprazeshin shtëpit e shqiptarëve ne veri , ishin pikrisht këta të cilët në emër të paqes e ndan Mitrovicë. Të gjitha këto populli i Kosovës i di por i heshti , e tash me arrestimin e ish Kryeministirit të Kosovës Ramush Haradinajt u doli boja, ai udhtoi disa here e nuk u arreestua si bë që në një kohë kur ma së shumti i duhet Kosovës të arrestohet, opinoni ka të drejt të dyshoi se vërtet Franca pasaka luajtur lojra, se ata ishin dhe mbeten aleat të përjtshëm të Serbisë. Pyetja është se a do të këthehet bisimi i qytatarit pas lirimit të Ramushit, unë mendoi se kurr ma nuk do të jet para se të arrestohet Gjerneral Ramush Haradinaj.

"Nëse Franca ia dorëzon heroin tonë Serbisë, do të bënte gabimin më të madh në tërë Ballkanin"


NGA: A.ZH 



Ramush Haradinaj para burgut në Francë

Shoqata atdhetare "Kosova" e ka dënuar ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dhe mbajtjen e tij në arrest sipas padisë së bërë nga Serbia.

Në reagimin e saj, kjo shoqatë i bën me dije autoriteteve franceze se vendimi eventual i tyre që Haradinajn t’ia dorëzojë Serbisë, do të ishte gabimi më i madh që do të rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe do të na kthente në fillimin e viteve të 90-ta, përcjell Bota sot.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Me këtë rast apelon te autoritet franceze që sa më parë ta lirojnë heroin tone, duke i përkujtuar shtetit tonë mik se zoti Haradinaj është luftëtar i lirisë, është njëri nga bashkëluftëtarët e Aleancës Ushtarake -NATO-se në luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga shteti fashizoid serb e ku morëipjesë dhe ju për çka në do tua jem përjetë mirënjohës. Veç kësaj Haradinaj dy herë me radhë doli i pafajshëm për të njëjtat akuza që i bëhen sot para Gjygjit të Hagës, pjesë e të cilit jeni dhe ju zotërinj. Në liri z.Haradinaj është njëri nga luftëtarët më të mëdhenj për konstituimin e shtetit të Kosovës, anëtarësimin e saj në familjen e madhe Evropiane, të cilës i përket me të gjitha vlerat e saj. Pos kësaj ai çdo herë ka qenë dhe është në të njëjtin front me forcat demokratike të botës në luftë kundër terrorizmit që sot po kërcënon botën. Pra, të nderuar miq francez zoti Haradinaj sa është Hero për ne me plot kuptimin e fjalës, është hero edhe për të gjthë popujt liridashësit e botës.

Shoqata jonë i bën me dije autoriteteve franceze se vendimi eventual i tyre që Haradinaj t’ia dorëzojë Serbisë, do të ishte gabimi më i madh që do të rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe do të na kthente në fillimin e viteve të 90-ta.

Duke uruar që sa më shpejt të kuptoni se vendimi i juaj për arrestimin e Heroit tonë të gjallë është i gabuar dhe pasojë e manipulimëve të shtetit serb, ju ftojmë si miq që u gjendet në anën tonë në momentet më të vështira ta lironi sa më shpejtë luftëtarin e lirisë.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare "Kosova" apelon te të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, partitë politike , ish-komandantët e UÇK-së dhe të gjitha mjetet e informimit që sa më parë ti ndërpresin akuzat e idhnakve e primitive ndaj-njëri- tjetrit, dhe të kuptojnë se fajtor për këtë rast është Serbia. Ndërsa ne të gjithë mbajmë pjesën tonë të përgjegjësisë pse energjinë në vend që ta shfrytëzojme për t’iu kundërvuar asaj po njollosim vetveten.

Në emër të Shoqatës Atdhetare "Kosova" prof.Mikel Dema

Anton Berisha i AAK-së i thotë Maja Kocijançiqit: Mbylle gojën zonjë, mjaft u talle me shtetin tim!

KUSH PO E DESTABILIZON  BALLKANIN : SERBIJA,RUSIA,FRANCA,EVROPA 

“Edhe Kosova edhe Serbia janë përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve dhe përpjekjet e BE-së në këtë drejtim do të vazhdojnë”

Koment:

                                                            Anton Berisha, Maja Kocijançiq

A ka ore qeveria e Kosoves se paku nje zyrtar qe ka minimumin e dinjitetit shteteror, e me i thane kesaj zonje stop – se mjaft je tallur me Kosoven.

Po, deri kur mundet nje zedhenese te flase ne emer te Kosoves, here me perbuzje, here nencmuese, here urdherore – e gjithehere pa asnje respekt.

BE nuk mund te flete ne emer te asnje anetari te vet, e lere me te shteteve joanetare. Aq me pak ne rastin konkret, kur ne te ashtuquajtura bisedime normalizimi; Serbia po normalizon veten e Kosova ne kete periudhe ka njohur vetem destabilizim.

Mbylle gojen z. Kocijancic. Mos fole ne emer te shtetit tim!

Gjenerali Dritan Demiraj jep “kushtrimin”: U bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve, së bashku për Ramush Haradinajn


Ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione ne Afganistan, disa libra te shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në Amerikë, është shprehur i indinjuar për ndalimin e Haradinajt.

Fotografia e Flori Bruqi

Sipas tij, Haradinaj e ka vërtetuar dy herë pafajësinë, në gjykatat ndërkombëtare.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, luftë që një popull beri kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik, drejtësia e kësaj lufte është e provuar edhe nga NATO ku bën pjesë edhe Franca.

Demiraj me tej u ka bërë thirrje te gjithë bashkatdhetarëve, që të gjithë së bashku me të gjithë format demokratike , të kundërshtojnë se bashku këtë ndalim të padrejtë si dhe “të ushtrojmë presion edhe në administratën e re (amerikane) në mënyrë që sadopak të ndikojmë në lirimin e Haradinajt” ka mbyllur në fundë fjalimin gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj.


https://www.youtube.com/watch?v=2gMuNvKFBsU



Kush është Dritan Demiraj?
Image result for Dritan Demiraj

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por i papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014. Ai është liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontribut. Arsyet i ka dhënë në  ketë intervistë...

Image result for Dritan Demiraj
Cili ishte motivi i lirimit nga ushtria?
Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”.
Image result for Dritan Demiraj
A jeni larguar pa leje jashtë shtetit?
Jo, jo absolutisht asnjëherë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam thyer ligjin apo rregulloret, janë baza kryesore që normalizojnë jetën ushtarake, që e bëjnë atë të funksionojë.
A keni prova se keni marrë leje?
Sigurisht që kam prova, janë të padiskutueshme. Të tria herët që kam qenë jashtë shtetit, kam marrë leje te zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe te Komandanti i Doktrinës.
Është leje gojore, apo me shkrim?
Me shkrim, patjetër që me shkrim.
Related image
Nëse keni marrë leje me shkrim dhe sic deklaroni, gjithnjë keni zbatuar ligjin dhe rregulloret , atëhere si mund ta shpjegoni lirimin tuaj nga ushtria?
Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel.
Related image
Kur kanë ndodhur këto përplasje?
Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
A jeni paralajmëruar më parë për lirimin nga detyra? A keni marrë marrë ndonjë vërejtje me shkrim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar. Si janë procedurat për të tilla raste?
Related image
Ky është paradoksi, pasi zonja Kodheli prej shumë kohësh shkel ligjin. Një ushtarak para se të dërgohet në lirim, paralajmërohet, jepet masa e qortimit, vërejtjet, paralajmërimi, paralajmërim për shkarkim, e kështu me radhë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam ndonjë paralajmërim për ndonjë cështje, përvec vlerësimeve ekselence. Kjo nuk është hera e parë. Unë do të vërtetoj se ministrja Kodheli ka shkelur ligjin, ashtu si në rastin e 160 oficerëve e nënoficerëve që qëndrojnë në dispozicion.
Related image
A do ta pranoni lirimin?
Do të kthehem në detyrë, kam 31 vjet që i kam shërbyer këtij vendi e do të vazhdoj ti shërbej. Do të ndjek rrugën ligjore për rikthimin në detyrë.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...