Erblina Tahiraj
Ato mendime që kanë mbetur peng në zemrën e tyre ngase pushtetarët ua burgosën, duke i zëvendësuar me para, punësime pa konkurse, e çfarë jo.
Sot kërkuam drejtësi kryetar!
Sot protestuam për lirinë tënde!
Ishte ditë shumë e ftohtë kryetar. Por mbase jo aqe ftohtë sesa në ditët kur ti luftoje pandalur për lirinë tonë.
E përfunduam protestën..., rrugës shihja pakënaqësinë në sytë e popullit, ata dukeshin të thyer por nga thellësia e zemrës thërrisnin me zë të lartë emrin tënd. Vazhduam të ecnim rrugës, kombinimi erë-dëborë po ngrinte fytyrat tona, por jo edhe sytë tonë të përlotur që i shkaktonte dhimbja për shtegtarin tonë të lirisë që na e kanë burgosur. Mbylla sytë dhe po mendoja.
Ndërkohë dëgjoja bisedat e qytetarëve "nuk ka sikur Ramushi", "e dua me zemër Ramushin", "askush nuk e do vendin e vet sikur Ramushi", "me qëllim po ia bëjnë Ramushit" e fjalë të pafundme që nuk i largoja dot nga mendja. Për të kuptuar gjithë këto që përjetove, për një moment vendosa veten në vendin tënd.
Sa jetë e vështirë kryetar! Por kurrë nuk të pashë me kokë të ulur. Ishe komandant, kishe peshen më të madhe të përgjegjësive, kishe të ftohtë në dimër, ishe i uritur, ishe i etur, nuk mund t'a duroje të ngrohtit e verës, kurrë askush nuk të bëri këto pyetje.
Humbe vellëzërit e tu. Të dhimbte shpirti, të çante zemra por duhej të bëheshe i fortë, ngase nëse ty do të pikonte loti ushtarët e tu do rrëzoheshin nga pasiguria.
Përfundoj lufta, dorëzove postin tënd të kryeministrit për të deshmuar pastërtinë e UÇK'së, por askujt nuk i shkoj në mendje sesa e vështirë ishte të arrije në cak, por të kthehesh prapa për akuza të pabaza.
U ktheve fitimtar! Por askush nuk të pyeti se sa e dhimbshme ishte të shikoje fëmijët e tu që u rritën duke të munguar dashuria e tyre, duke të munguar zërat e tyre teksa qajnë e qeshin, duke të munguar përqafimi i tyre.
Ti prap po akuzohesh kryetar..., edhe sot anipse mundohemi të kuptojmë, mendoj që kurrë nuk të kemi kuptuar. Je njeri i madh kryetar, je bujar, je i përgjegjshëm, i ndershëm, njeri i fjalës.
Sot unë po të shkruaj duke të kuptuar ty, duke kuptuar lotin e sinqertë në sytë e babës tënd, duke kuptuar dëshprimin e nanës tënde, duke kuptuar zemërimin e vëllëzerve të tu, duke kuptuar mallin e fëmijëve tu për ty, duke kuptuar paqartësinë në mendjet e nipërve e mbesave të tua.
Kryetar, më pate nderuar duke më quajtur Era ngase e pëlqeje këtë emër, prandaj nga Era dhe rinia e Aleancës pranoj këto fjalë të sinqerta. Jemi me ty çlirimtari ynë. Deri në ditët kur do të kemi pranë, lexo këtë letër dhe mos harro që je shpresa jonë.
No comments:
Post a Comment