Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së: Të solidarizohemi për Ramush Haradinajn




Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se grupi që ai udhëheqë shpreh shqetësimin me rastin ndalimit të padrejtë të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Beqiri tha se Haradinaj e ka dëshmuar dy herë pafajësinë e tij, gjë të cilën do ta dëshmojë edhe këtë herë.

Ai tha se seanca e sotme duhet të jetë seancë e solidaritetit për luftën tonë të drejtë, që mund të ndihmojë sa sadopak lirimin e Haradinajt.

Ai ka kërkuar që të mos përdoren fyerje e sharje në mes deputetëve në këtë seancë, në mënyrë që sipas tij, Serbia të mos arrijë qëllimin e saj për përçarje.

“Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë angazhimin e tyre që kanë në dorë, që rasti i Haradinajt të përmbyllet sa më parë dhe të kthehet në Kosovë”, tha Beqiri.

Ai ka shtuar se fletarrestet nga Serbia duhet të anulohen, duke shpresuar në lirimin sa më shpejt të Haradinajt.

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...