
Ulrike Lunaçek dhe “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”
Komisioni Evropian ndjek me vëmendje zhvillimet e javës së kaluar lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, megjithëse ndërmjetëson për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në një sërë fushash, përfshirë bashkëpunimin policor e gjyqësorin, Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të shteteve fqinje, që nuk i përkasin më ish Jugosllavisë.
Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit evropian e injoroi këtë çështje. Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.
Tonino Picula
Dubrakva Shuica
Marijana Petir
David McAllister
Konservatori britanik, Charles Tannock, vlerësoi se ndalimi i Haradinaj në Francë do të shkaktojë kthim pas në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Charles Tannock
Gjatë debatit mbi Serbinë, disa eurodeputetë ftuan Beogradin të qartësojë pozicionin, nëse synon të anëtarësohet në BE, apo të përafrohet edhe më shumë me Rusinë, çfarë u konsiderua e rrezikshme për stabilitetin në rajon.
Sa i përket Kosovës, eurodeputetët shprehën shqetësime për “polarizimin ekstrem të skenës politike”, nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e rezultateve për dy kushtet e mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndaj të dy vendeve u kërkua që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe si gjithmonë, raportuesja Lunaçek përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BE-së.
A ka shpresa për liberalizmin e vizave sivjet?
Qeveria thotë se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe zgjedhjet në disa shtete të BE-së kanë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave. Kurse opozita e fajëson Qeverinë “Mustafa” dhe qeveritë pararendëse.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, i premtuar vazhdimisht tash e gjashtë vjet nga partitë në pushtet, vështirë se do të ndodhë gjatë vitit 2017. Ministria e Integrimit Evropian dhe subjektet opozitare thonë se situata është e pafavorshme për Kosovën.
Përderisa ekzekutivi thotë se mosratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe zgjedhjet në disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndikim negativ në këtë proces, opozita e bën përgjegjëse Qeverinë “Mustafa” dhe qeveritë paraprake për mosliberalizimin e vizave.
Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se ratifikimi i Demarkacionit duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi konsiderohet si një nga çështjet që e ka bllokuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Tashmë është komunikuar në publik se vendimmarrja në BE për propozimin e KE-së (spell out) për liberalizim të vizave në rastin e Kosovës është ndalur përkohësisht, dhe është në pritje të përmbushjes së kësaj kërkese. Në saje të komunikimit me Bruksel na është konfirmuar disa herë në raste të ndryshme dhe në forume të ndryshme, se sapo të përmbyllim Demarkacionin si kriter të vënë dhe të pajtuar, institucionet e BE-së do të vazhdojnë pa vonesa të mëtutjeshme me procesin vendimmarrës për propozimin për Kosovën që edhe ashtu është në fazat finale”, thuhet në përgjigjet e kësaj Ministrie
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment