Prof. Dr. Shefkije Islamaj
Dr. Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në fshatin Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1968, ndërsa shkollën Normale në Mitrovicë më 1972.
Më 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ndërsa në vitin vijues 1978 u regjistrua në studimet pasuniversitare të këtij fakulteti. Magjistroi me temën “Sinonimet në gjuhën shqipe” më 1982.
Në vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezën e disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës” me të cilën mori gradën ‘doktor i shkencave filologjike’.
Dr. Shefkije Islamaj gjatë studimeve ka punuar në arsim, një kohë në shkollën fillore “Liria” në Isniq, pak kohë në Qendrën e Shkollimit të Mesëm “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ka punuar si ligjëruese e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike gjatë viteve 2001-2004.
Fill pas përfundimit të studimeve, në vitin 1977 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, në Sektorin e Leksikografisë, në fillim si asistente, më vonë si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore.
Sot punon në Institutin Albanologjik dhe ka titullin këshilltare shkencore. Jeton në Prishtinë.
Adresa elektronike: shefkije_islamaj@hotmail.com
Veprimtaria
Veprimtaria shkencore e Shefkije Islamajt përmban afro 100 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botuara në organet shkencore e profesionale në Kosovë e Shqipëri.
Ka marrë pjesë me kumtesa e me diskutime në më shumë se 30 sesionet e në simpoziumet e ndryshme shkencore me karakter thjesht shkencor të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi.
Është redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij. Ka redaktuar një numër veprash shkencore dhe fjalorë të botuar, ndër ta, së fundi, Fjalorin elektronik suedisht-shqip, botim i Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë, botuar më 2004. Është recensuese e shumë veprave shkencore dhe mësimore; ka marrë pjesë si anëtare komisionesh në mbrojtje magjistraturash e doktoratash, dhe si mentore. Është anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Komisionit për Çështje të Leksikut në kuadër të këtij këshilli.
Për dhjetë vjet ka udhëhequr Degën e Gjuhës në Institutin Albanologjik.
Është nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe, e themeluar në qershor 2002.
Është anëtare e redaksive të revistave shkencore të Institutit Albanologjik - Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave filologjike dhe Gjuha shqipe, që nga fillimi i daljes së saj, si dhe e revistës Kulturë gjuhe, botim i ShGjSh-së.
Për vite me radhë ka marrë pjesë me biseda rreth gjuhës në radiot dhe televizionet tona; në tribuna të ndryshme gjuhësore profesionale dhe me studentë; ka marrë pjesë si trajnuese e gjuhës në institucione të ndryshme administrative.
Një ndihmesë të madhe i jep kulturës së gjuhës shqipe dhe problemeve aktuale të saj, si dhe studimeve gjuhësore në përgjithësi me botimet e rregullta në revistat shkencore që dalin në Kosovë e Shqipëri: Gjurmime Albanologjike, Filologji, Studime filologjike, Studime Albanologjike, Dardania sacra, Gjuha shqipe, Gjuha jonë, Kulturë gjuhe etj., si dhe në shtypin e përditshëm.
Ka marrë pjesë në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).
Botimet - Veprat
1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe; Monografi, (recensues akad. Idriz Ajeti, mr. Mehdi Bardhi, dr. Shaqir Berani). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 1985, f. 145;
2. Gjuha dhe stili i Jakov Xoxës; Monografi, (recensues akad. Rexhep Ismajli, akad. Rexhep Qosja). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2000, f. 420;
3. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, (recensues akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Ismajli). Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2002, f. 440;
4. Gjuha, ligjërimi dhe fjala, (recensues prof. Emil Lafe, dr. Ragip Mulaku). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2004, f. 300;
5. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore), (recensues akad. Idriz Ajeti, dr. Ruzhdi Ushaku). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 1987.
6. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr, roman, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, f. 299.
Studime, artikuj vështrime dhe recensione
1. Sinonimia - gurrë e pashtershme për pasurimin e gjuhës, “Fjala”, 15.03.1979, Prishtinë.
2. Roli i sinonimeve në pasurimin e gjuhës, “Gjurmime albanologjike”, SShF, XI, 1981, f. 117.
3. Çështje të sinonimisë shqipe, në “Fjala”, gusht, 1986, Prishtinë.
4. Pasqyrimi i sinonimeve në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, në vëll. “Çështje të studimeve albanologjike I, Prishtinë, 1987.
5. Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe, “Gjurmime albanologjike”, SShF. XIII, 1983, f. 13.
6. Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe, “Studime filologjike”, 4/1986, Tiranë.
7. Roli i sinonimisë në pasurimin e gjuhës, në vëll. “Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë shqipe, III”, Tiranë, 1989, f. 359.
8. Sinonimia në “Valët e detit” të Spiro Dinos, në ciklin “Këngë dashurie”, “Gjurmime albanologjike”, SShF, 18/1988, f. 119.
9. Çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit (bashkautore), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XVIII, 1988, f. 119.
10. Roli i shkrimtarit në pasurimin e terminologjisë shqipe, në vëll. "Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1988, f. 97.
11. Aspekte të stilit të Xoxës, “Rilindja”, 4.08.1979.
12. Aspekte të stilit dhe të gjuhës së Mjedjes, “Bota e re”, 25.V.1983, f. 26.
13. Ngjyrimi emocional i përmbajtjeve leksikore, “Rilindja”, Prishtinë, 30.06.1979.
14. Edhe diçka rreth gjuhës së Buzukut, në përmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare”, Ulqin, 1995, f. 220.
15. Çështje gjuhësore e stilistike në “Mrizin e Zanave” të Gjergj Fishtës, në “Gjurmime albanologjike”, SShF, XXVI dhe në “Seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare”, Tiranë, 1996.
16. Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhësore, në vëll. “Letërsia shqipe dhe gjuha letrare”, AShAK, Prishtinë, 1998, f. 245.
17. Kultura e shkrimit sot e nesër, në “Gjuha shqipe”, 2/1998.
18. Mjetet shprehëse dhe norma letrare, në “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 18.
19. Ndikimi i mjeteve shprehëse të gjuhës në ngulitjen e normës letrare, në “Zëri i rinisë”, nr. 9, 28.IX.1981.
20. Malli - fjalë çelës në poezinë e Lasgush Poradecit, në “Gjuha shqipe” nr. 2, 1999.
21. Çështje të normës stilistike, në “Gjurmime albanologjike”, SShF, 23, Prishtinë, 1993, f. 163.
22. Kongresi i Manastirit, moment i rëndësishëm i kulturës dhe i historisë shqiptare, “Fjala”, 11, 1978.
23. Mërgimi në jetë dhe në letërsi, në vëll. “Letërsia dhe mërgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinë.
24. Gjendje shqetësuese në hapësirën tonë kulturore, në “Alternativa”, nr. 7, 8, Lubjanë, 1990, f. 113.
25. Poezia “Qielli - një model i gjuhës poetike, në rev. “Stil”, SHSHM, Shkup, 1998.
26. Vepër me interes për gjuhësinë shqiptare (R. Ushaku, “Kërkime filologjike”), në “Fjala”, dhjetor, 1985.
27. U ribotua “Fjalori Bashkimit”, “Gjurmime Albanologjike”, SShF, XI. 1979.
28. Botim me vlerë shkencore e praktike (Xh. Lloshi, “Stilistika dhe pragmatika”, në ‘Universi i librit shqiptar’, 2, Tiranë, 2000.
29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, “Struktura leksiko - semantike dhe stilistike e frazeologjizmave të shqipes”), “Gj. Shqipe”, 1, 2000.
30. Gjuha shqipe - çështje e rendit kombëtar, në “Rilindja”, korrik, 2000, Prishtinë.
31. Ndihmesë dhe përkrahje për gjuhën letrare shqipe (Xh. Lloshi, “Mbështetje për gjuhën letrare”, Toena I, 1997), “Gjuha shqipe”, 2, 1998.
32. Botim me vlerë të çmueshme - Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe (Xhevat Lloshi), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XVIII, Prishtinë, 1988, f. 267.
33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare), “Gjurm. alb.”, SSHF, XXV, f. 171.
34. Sukses i madh në leksikografinë tonë, (“Fjalori shqip-serbokroatisht”) “Rilindja”, 1982, 1, 2 janar.
35. Një kontribut për leksikografinë tonë, “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 35.
36. Një vepër me interes të veçantë e leksikografisë shqiptare, “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 37.
37. Tekst me interes për shkencat e ligjërimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, “Fjalor enciklopedik për shkencat e ligjërimit”), “Gjuha shqipe” 1/1986, f. 67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, “Fjala”, 15.12.1985.
39. Studime me rëndësi shkencore, (“Gjurm. alb.”, SSHF, XIV,1984), “Gjuha shqipe” 3/1985, f. 53.
40. Rezultate dhe detyra të reja në fushën e terminologjisë, “Gjuha shqipe” 1/1988, f. 63.
41. Strukturalizmi ndër ne, “Zëri i rinisë”, 28.06.1984.
42. Sesioni shkencor “Letërsia shqipe dhe poetika strukturale” (vështrim), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XIV, 1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, “Gjurm.alb.” SShF. VIII, 1978, f. 261.
44. Frazeologjia gjuhësore e Xoxës, rev. “Glosa”, FF i UT, 1/1999, f. 62.
45. Shprehësia leksikore në veprën letrare te Jakov Xoxës, në rev. “Glosa”, FF i UT nr. 2/1999, f. 64.
46. Çështje të frazeologjizmave letrarë në romanet e Jakov Xoxës, “Filologji”, UP. 1999, Prishtinë.
47. Botim me interes shkencor (“Fan S. Noli” - monografi), “Gjuha shqipe”, 1/1985, f. 42.
48. Një tekst me vlerë praktike (“Shenjat e pikësimit”), “Rilindja”, 21.3.1981.
49. Edhe një sukses i leksikografisë tonë (“Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore”), “Rilindja”, 17.07.1982, f. 14.
50. Një ribotim i rëndësishëm (“Fjalor serbokroatisht-shqip”), “Fjala”, 15.11.1986, f. 12; “Gjurm.alb.”, SShF. XVI, 1986, f. 285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore në tregimin tonë të sotëm, “Fjala” 1-15 nëntor, Prishtinë, f. 4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (në monografinë “Faik Konica, jeta dhe vepra”), Prishtinë, 1996.
53. Kontribut i çmueshëm në fushën e onomastikës (“Gjuha shqipe” 1/1987), “Fjala”, 1 gusht 1987.
54. Sinonimet në veprën e Pjetër Bogdanit, “Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 1989, Prishtinë.
55. Tribuna me interes shkencor, “Gjurm. alb.”, SShF, XIV, 1989.
56. Strukturalizmi ndër ne, në “Zëri i rinisë”, 28.06.1984.
57. U mbajtën tribunat e para shkencore në organizim të Institutit Albanologjik, “Gjurm. alb.”, nr. 16, 1984; “Gj. Shqipe”, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temën "Letërsia shqipe dhe poetika strukturale", në “Gjurm. alb.” nr. 14, 1984.
59. Shqipja përballë anglishtes (Ilir Hoti – “Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip për bankën, biznesin, bursën ekonominë”, bot. ”Star”, Durrës, 2001), “Koha ditore”, 1.6.2002.
60. Kultura gjuhësore dhe proza jonë e sotme, “Seminari i 20 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare”, Prishtinë, 2002.
61. Pamja jonë gjuhësore në mjetet e informimit, “Gjuha shqipe”, 1-2001, IA, Prishtinë.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetërimit, “Rilindja”, 30.7.2001.
63. Gjuha letrare – faktor bashkues në shkallë kombëtare, “Gjuha jonë”, 3-4, 2000, Tiranë.
64. Çështjet e gjuhës – çështje të rendit kombëtar, “Zëri”, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar në frazeografinë shqipe (J. Thomai – “Fjalor i frazeologjik i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1999), “Rilindja”, korrik 2000.
66. Gjuha në mjetet e informimit, “Gjuha shqipe”, 2 – 2001, IA, Prishtinë.
67. Funksioni stilistik i foljes në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, “Seminari XXI - Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 2002, “Gjurm. alb.”, “SF”, 2002.
68. Letërsia dhe shkolla, “Shkëndija”, tetor 2002.
69. Përdorimi i shqipes standarde në mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare” , Tiranë, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetërimit, “Tribuna me studentë”, më 16.12.2002.
71. Etapë e re e përdorimit të shqipes standarde, “Koha ditore”, 5.8.2003.
72. Xoxa, ky mjeshtër i madh i gjuhës, “Koha ditore”, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhësore e Maqedonisë shqiptare, “Fakti”, 25.9.2003.
74. Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare, “Seminari XXII”, 2003.
75. Kultura gjuhësore dhe mjetet e informimit, “Kulturë gjuhe”, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombëtare, “Gjuha shqipe”, 1-2, 2002.
77. Letërsia e sotme shqipe – çështje të leximit gjuhësor-stilistik, “Gjurm. Alb.”, “SF”, 2003.
78. Njësimi i alfabetit dhe njësimi i gjuhës, “Zëri ditor”, 22. 11.2003.
79. Ndërtimi i standardeve në dy rrafshe të rëndësisë kombëtare, “Zëri ditor” 20.11.2003.
80. Një raport real ndaj njëmendësisë sonë gjuhësore, “Zëri ditor”, 21.11.2003.
81. 50 vjet studime albanologjike, “Epoka jonë”, 17-18.12.2003.
82. Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja, “Zëri ditor”, në shtatë vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83. Fjalor që plotëson zbrazëti të ndjeshme, “Koha ditore”, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare, “Gjuha shqipe”, 2, 2004.
85. Kujtime historike, politike dhe autobiografike, “Koha ditore”, 10.7.2004.
86. Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87. Një fjalor i madh i fjalëve të huaja – kërkesë e ngutshme, “Koha ditore”, 21.8.2004.
88. Intelektuali në një kohë tipike komuniste, “Shekulli”, 22.5.2004.
89. Roman i veçantë me gjuhë të veçantë, “Koha ditore”, 29.5.2004.
90. Gjuha standarde, zgjidhje e vetme për shqiptarët, “Shekulli”, 24.8.2004.
91. Për një qëndrim të drejtë ndaj prurjeve të reja në gjuhë, “Zëri”, shtator, 2004.
92. Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike që lidhen me sinoniminë leksikore shqipe, “Zëri”, 12.3.2005.
93. Një fjalor i pasur dialektor (P.H., S.A. “Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë”, T. 2004), “Koha ditore”, 25.6.2005.
94. Një vepër e madhe leksikografike (“Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe”), “Shekulli” 4.3.2005.
95. Për një leksikografi bashkëkohore, përmbledhje.
96. FGjSSh- bazë e mirë për një fjalor të derivacionit semantik, “Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 2005.
97. Drejtshkrimi kompjuterik, megjithatë një arritje e madhe, “Koha ditore”, 16.4.2005.
98. Si paraqitet kultura shqiptare në internet, “Koha ditore”, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtës në shembujt e paktë të modelimit artistik të historisë sonë, “Zëri”, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmë Fishtën sot, “Shekulli”, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare, “Shekulli”, 4.12. 2005, “Fakti”, 30.11.2005, “Epoka e re”, 30.11.2005.
102. Shqip në Suedi (“Fjalori suedisht-shqip”), 11.11.2004.
103. Lehtësia e padurueshme e reagimit, “Shekulli”, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhësor, “Dardania sacra”, 2004.
105. Shqipja – gjuhë e vogël apo gjuhë e madhe? “Zëri”, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehëse të shqipes, “Zëri”, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, “Gjuha shqipe” 1, 2005.
108. Për një korpus letrar dhe për një korpus gjuhësor në internet, “Gjuha shqipe” 3, 2005.
109. Kultura gjuhësore dhe terminologjia islame, “Tryeza shkencore”, AShAK, 16.11.2005
Romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” është romani i parë i gjuhëtares Prof.Dr. Shefkije Islamaj, e cila në jetën intelektuale shqiptare është bërë e njohur me studimet e saj për çështje leksikologjike e leksikografike, për çështje të gjuhës standarde dhe për çështje të gjuhës e të stilit të disave nga shkrimtarët e mëdhenj të traditës e të letërsisë së sotme shqipe.
“Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” në të vërtetë është romani i parë modern mbi pasojat e luftës së fundit në Kosovë, në botën shpirtërore të njerëzve.
I treguar përmes përjetimit real, përmes lirizmit të theksuar dhe ironisë së përmbajtur, përmes dokumentarizmit të mbështetur në të dhëna konkrete dhe imagjinare, romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” bëhet vepër fort përshtypjelënëse e një vetëdijeje kritike për mëdyshjet me të cilat na ngarkon koha e pasluftës.
Në të, me dashjen a padashjen e autores, i krijohet hapësirë vështrimit humanist për jetën dhe njerëzit, që e pësojnë në jetë - vështrimit humanist aq shumë të skajshëm në kohën tonë.
Shefkije Islamaj. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr.
Tiranë: Toena, 2004. 292 f. ISBN 99927-1-928-1
Kopertina: Rrëfimi shkëmbor. Piktor Bahskim Paloja
Prezantuar nga Rusana Hristova-Bejleri
Shefkije Islamaj është shkencëtare karismatike në rrethet intelektuale të Kosovës. Ajo është ndër gjuhëtarët më të respektuar shqiptarë, në shoqëri – tregimtare gojëmbël e humorit popullor gegë, në shtëpi – nënë me katër fëmijë. Në një mjedis social konservativ personaliteti i saj afirmon shkëlqyeshëm modelin e ekuilibruar të emancipimit.
Shefkije Islamaj ka botuar shumë literaturë shkencore, sapo u përurua monografia e saj e radhës “Gjuha, ligjërimi dhe fjala”, por mbase nuk do të shkruante roman, nëse nuk do të përjetonte si forcë madhore gjëmën e madhe të luftës. Romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” u është kushtuar njerëzve tanë më të shtrenjtë, që nuk janë më. Të vdekurit dhe lufta, siç shprehet poetja bullgare Bllaga Dimitrova në vjershën e saj për tragjedinë në Kosovë, i bashkon “Ura e fundit në Ballkan”:
Ranë të gjitha urat. Tym e thërrime.
Ka mbetur vetëm një e vetme e pathyeshme –
ura që çon në botën e përtejme.
(Shqipëroi Prof.Dr.Agim Vinca)
Gjatë muajve të parë të kthimit në shtëpi vetëvritet pas depresionit të rëndë edhe një vajzë e përdhunuar. Prindërit e sfilitur psherëtijnë se ajo “ia pushoi vetes dhe neve brengat e barrës së saj” (f. 269) Reagimi është i ashpër dhe realist. Vajza është Butja, e bija e shoqes më të ngushtë të mjekes e cila në kohën e paktë midis turneve në maternitet ka vendosur të shkruajë një roman. Në vetën e parë.
Subjekti i romanit ndjek tri vija – jetën e lodhshme të përditshme të pasluftës, monologun introspektiv të protagonistes dhe retrospektivën e rinisë së saj. Doktoresha e maternitetit, e cila përshëndet përditë jetë të reja, ka shumë episode për të treguar dhe ato do të lexohen gjithmonë me interes të sinqertë. Dhimbjet e lindjes harrohen fizikisht, por kanë mbetur si metaforë e vështirësive të çdo fillimi të paharrueshëm. Pas humbjeve të njerëzve të afërm dhe makthit të pasigurisë, lindja është simbol dhe shkas për të kujtuar sagën familjare të mbijetesës në çdo shtëpi kosovare.
Nga këndvështrimi i romanit të Shefkije Islamajit ky akt kulmor shërben edhe si pastrim të plagës shoqërore të shfaqur në rininë e thyer të Butes dhe në paradigmën e shtrembër të opinionit publik.
Monologu i brendshëm i protagonistes tregon ëndrrën e saj për të shkruar roman, shpreh nevojën të na dëgjojnë, të dalim për njëfarë kohe në dritën e projektorëve, të lëmë gjurmë shpirtërore: “Jeta është kjo që na ofrohet dhe marrin nga ajo aq sa dimë të ofrojmë ne” (f. 105).
Kështu i thotë me ëmbëlsi gjyshja mbesës së vogël, që do të kërkojë diçka përtej “ofertës” së dukshme dhe të kapshme lehtë. Plani retrospektiv i romanit është “spiranca” reale në momentet e vështira. Asocimet pozitive ngjallen jo vetëm nga jeta e shtëpisë së madhe patriarkale, siç e ka parë një vajzë e lumtur, por edhe nga fatkeqësitë e vogla dhe të mëdha të jetës së zakonshme në kohë paqeje. Kurse ëndrrat dhe interpretimi i tyre janë element i dashur si i kulturës popullore dhe i besimeve bashkëkohore, ashtu edhe i teknikave të stilit postmodern.
Të tre planet e subjektit ndiqen me lehtësi dhe u ofrojnë mundësi për vetëidentifikim inteligjent, zhvillues dhe shërues lexuesve të grupeve të ndryshme. Bie në sy se romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” mund të kthehet lehtë në skenar filmik, ku apokaliptika e historisë do të kristalizohej jo me tablo epike, por me anë të jetës individuale, siç shohim në tendencat e kinematografisë më të suksesshme botërore. Statistikat zyrtare thonë se janë me mijëra vajzat dhe gratë shqiptare me fatin e Butes. A duam ta dimë këtë fakt ne, dëshmitarët e jashtëm në Ballkan? Shefkije Islamaj ka gjetur një mënyrë jo imponuese për të na e kujtuar, për të na kuruar pa e ndier, përmes artit, nga sëmundja e indiferencës dhe paragjykimeve ndaj fqinjëve tanë më të afërt, ndaj njeriut që kemi pranë.
| Libri “Gjuha dhe identiteti” përmbledh një numër shkrimesh që kanë në qendër problemin e gjuhës standarde. |
Libri “Gjuha dhe identiteti” përmbledh një numër shkrimesh që kanë në qendër problemin e gjuhës standarde. Filli që përshkon shkrimet është ky: gjuha standarde është dëshmia më shprehëse e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo, për ne, ka funksion komunikues dhe simbolik: siguron marrëveshje, njësim shpirtëror dhe prestigj.
Studimet, vështrimet dhe trajtesat që përfshihen në libër janë shkruar përgjatë viteve 2005-2008. Një numër shkrimesh janë fryt i interesimit për problemet aktuale të gjuhësisë shqiptare, disa janë nxitur nga diskutimet publike për vlefshmërinë e standardit të shqipes, disa janë shkrime që lidhen me pjesëmarrjen e vetë gjuhëtares Prof.Dr. Shefkije Islamaj në tubime shkencore, disa janë shkruar me rastin e përvjetorëve të figurave e të ngjarjeve të rëndësishme të kulturës shqiptare e disa janë vështrime kritike për libra gjuhësorë të botuar në këtë rreth kohor. Një numër i tyre janë shkrime polemizuese të një debati për gjuhën standarde, të zhvilluar në mjetet e informimit gjatë viteve 2005-2006. | ||||
No comments:
Post a Comment