Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/08

Fjalët i merr era, veprat mbesin!



Shefqet Avdimetaj nga Strellci i Deçanit 


Ramush Haradinaj, pasqyrë e shembull për të gjitha kohërat dhe për të gjitha gjeneratat shqiptare!

Vështirë të gjëjë fjalë të mjaftueshme, për të admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit të Ramushit, urtësinë e burrërinë e tij të pashoqe.

Ramushi është figura më imediate e sotme dhe më e nevojshme për Kosovën

Ne shqiptarët duhet ta kemi flamur kryesor, është figura që tregon se jemi ndjerë krenar me shekuj.

Do të kishin zili shumë popuj në Ballkan që ta kishin kët figurë.

Ne që e kemi,nuk po dimë ta cmojmë.

Në fillim të viteve të 90-ta të fundshekullit të kaluar,rrethanat favorizuan shpërthimin e kryengritjeve antiserbe në Kosovë.

Invazioni i Serbisë në vitet e 90-ta ishte i sigurt,dhe dikush duhej ti bënte rrezistencë këti invazioni.Ishte Ramushi i cili i doli përballë ushtrisë serbo-sllave, pa ju trembur syri fare. E bëri luften në truallin dhe tokën e Kosovë.

Nuk luftoi nga distancan, nuk luftoi nga hoteli Rogner i Tiranës, ngase e kishte të kjartë se edhe predhat më të justifikuara nuk do të mbërrinin ti godasin caqet serbe nga atje.

Ramushi meriton respekt si simbol i bashkimit tonë!

Respektimi dhe vlerësimi i cilësive të figurës madhore të tij,përfaqëson bazën inspiruese për të realizuar shëmbëlltyrën e këti burri të spikatur shqiptarë.

Imazhet e tij i japin mundësi historianëve edhe studiuesve t`i referohen atyre për t`i zbuluar cilësitë komplekse të heroit tonë të gjallë.

Në historinë tonë kombëtare,kjo figurë jo vetëm që duhet te zëjë një vend nderi,ndër gjenerata,porse shkrimet për Ramushin,duhet të arrijnë të transmetojnë cilësitë fizike dhe ndodhitë e veprimtarive të tij.

Meditimet dhe dokumentimet,për veprimtarinë heroike të z. Ramush Haradinajt,nuk duhet të shterojnë.

Që nga shfaqja e akteve të UCK-së në Kosovë,shqiptarët duhet ta quajn Ramushin "Capitanus Generalis"

Ai ishte shembull i luftëtarit për bashkim,drejtësi,liri dhe fisnikëri.

I etur për liri,së bashku me vëllezërit e tij,i mbuluar gjithnjë me gjak,Ramushi i fillonte betejat e reja dhe prapë së bashku me ushtarë e vet konsolidonte radhët e veta,si burrë i fuqishëm me shokët e vet,duke përmbysur shumë kolona armike.

Ramushi u dëshmua si legjendë,atlet,Komandant e Gjeneral,kryetrim dhe hero.

Nuk e di nëse kam të drejtën të pyes:

Përse figura e Ramushit nuk po trajtohet nga qeveritarët tanë sa dhe si duhet?

A është Ramushi një hero dhe prijës që mbrojti interesat tokësore,politike,ekonomike,kulturore, kundër pushtimit masiv serb?

A arritën institucionet tona t`a vlerësojnë sa duhet veprimtarinë dhe figurën e tij?

Të gjitha këto pyetje, u`a shtrojë historianëve,mbase gjatë kohërave mund edhe të rrjedhojnë pergjigjëjet e historianëve tanë të fjetur.

Fatëkeqësisht, me ne shqiptarët,gjithnjë po ndodhë ndryshe.

Në periudha të vështira sic ishte Haga,rasti i Sllovenisë dhe aktualisht rasti i Francës,vetëm me fjalë vlerësohet figura e Ramushit,duke u përpjekur të gjithë t`a shfytëzojnë për interesa të veta.

Nën etiketimin heroik e të besueshëm si "luftëtar legjendarë",tek figura e Ramushit shihet fytyra e vërtetë e qeveritarëve tanë,të cilëve Ramushi u`a solli lirinë,sot vetëm e përmendi,ndërsa nuk veprojnë konkretisht me reagime të duhura sic bëri dje, Eliot Engel në Amerikë.

Verba volant,scripta manent- "Fjalët i merr era,veprat mbesin" / Drammen -Norvegji

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...