Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/14

Sonja Haxhia: Enigma e një dhurate

ENIGMA E NJË DHURATE

Kohë e keqe,
gri,
me rrebesh
dhe trazirë...
U nis enigma
e dhuratës sime të çmuar...
E rrallë si vetë ajo,
me brishtësi engjëllore,
drita e saj vezullon verbuese,
deri në polin e Veriut,
atje, ku akujt
kanë filluar të shkrijnë
dhe krijesat e përgjumura
zënë të lëvizin...
Forca e pjekurisë
Kërkon një zgjedhje,
Një fund çastesh magjike,
nga rrugëtimi i tej-zgjatur,
i lodhshëm dhe sfilitës.
Orët vrapojnë  të çmendura,
pas akrepave të tyre,
duke u përballur me minutat,
deri sa të vijë çasti,
që të mbizotërojë,
enigma që po rrugëton,
enigma e dhuratës engjëllore,
të vonuar....

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...