Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/08

Kur Ramush Haradinaj të lirohet, Kosova nuk do të jetë kjo që është

Ben Blushi


Edhe deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë me urdhër-arrest të Serbisë.

Blushi në një postim një Facebook ka thënë se është i bindur se Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet për në Serbi.

Sipas tij, Haradinaj po paguan çmimin e Kosovës demokratike, që për fat të keq shumë shtetet nuk e shohin si të tillë.

Reagimi i Ben Blushit për arrestimin e Ramush Haradinajt:

CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.Ato duhet ti fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi,por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë.

Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...