Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/08

"Nëse Franca ia dorëzon heroin tonë Serbisë, do të bënte gabimin më të madh në tërë Ballkanin"


NGA: A.ZH 



Ramush Haradinaj para burgut në Francë

Shoqata atdhetare "Kosova" e ka dënuar ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dhe mbajtjen e tij në arrest sipas padisë së bërë nga Serbia.

Në reagimin e saj, kjo shoqatë i bën me dije autoriteteve franceze se vendimi eventual i tyre që Haradinajn t’ia dorëzojë Serbisë, do të ishte gabimi më i madh që do të rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe do të na kthente në fillimin e viteve të 90-ta, përcjell Bota sot.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Me këtë rast apelon te autoritet franceze që sa më parë ta lirojnë heroin tone, duke i përkujtuar shtetit tonë mik se zoti Haradinaj është luftëtar i lirisë, është njëri nga bashkëluftëtarët e Aleancës Ushtarake -NATO-se në luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga shteti fashizoid serb e ku morëipjesë dhe ju për çka në do tua jem përjetë mirënjohës. Veç kësaj Haradinaj dy herë me radhë doli i pafajshëm për të njëjtat akuza që i bëhen sot para Gjygjit të Hagës, pjesë e të cilit jeni dhe ju zotërinj. Në liri z.Haradinaj është njëri nga luftëtarët më të mëdhenj për konstituimin e shtetit të Kosovës, anëtarësimin e saj në familjen e madhe Evropiane, të cilës i përket me të gjitha vlerat e saj. Pos kësaj ai çdo herë ka qenë dhe është në të njëjtin front me forcat demokratike të botës në luftë kundër terrorizmit që sot po kërcënon botën. Pra, të nderuar miq francez zoti Haradinaj sa është Hero për ne me plot kuptimin e fjalës, është hero edhe për të gjthë popujt liridashësit e botës.

Shoqata jonë i bën me dije autoriteteve franceze se vendimi eventual i tyre që Haradinaj t’ia dorëzojë Serbisë, do të ishte gabimi më i madh që do të rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe do të na kthente në fillimin e viteve të 90-ta.

Duke uruar që sa më shpejt të kuptoni se vendimi i juaj për arrestimin e Heroit tonë të gjallë është i gabuar dhe pasojë e manipulimëve të shtetit serb, ju ftojmë si miq që u gjendet në anën tonë në momentet më të vështira ta lironi sa më shpejtë luftëtarin e lirisë.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare "Kosova" apelon te të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, partitë politike , ish-komandantët e UÇK-së dhe të gjitha mjetet e informimit që sa më parë ti ndërpresin akuzat e idhnakve e primitive ndaj-njëri- tjetrit, dhe të kuptojnë se fajtor për këtë rast është Serbia. Ndërsa ne të gjithë mbajmë pjesën tonë të përgjegjësisë pse energjinë në vend që ta shfrytëzojme për t’iu kundërvuar asaj po njollosim vetveten.

Në emër të Shoqatës Atdhetare "Kosova" prof.Mikel Dema

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...