Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj : Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë falë punës dhe kontributit të tij



Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.

Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.

“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi.

Limaj tha se duke u nisur nga kjo vihen në pikëpyetje tri çështje:

Integriteti i Shtetit të Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.

Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkret në këtë drejtim.
Limaj në fund tha:  Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë falë punës dhe kontributit të tij .

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...