Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ironizon me deklaratat e e Slobës së vogël alias Ivica Daçiqit

Image result for pandeli majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka ironizuar me deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet diplomatike të Serbisë.

Përmes Facebook-ut ish kryeministri shqiptar ka përmendur një thënie për tregtarët e Beogradit, përmes të cilët nënkuptohet se politika e Serbisë historikisht ka pasur një diplomaci të turpshme.

Reagimi i plotë i Pandeli  Majkos:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…



Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro - Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin.

Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...