
Shkruan : Flori Bruqi
(Drejtor për mardhënie me publikun në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane)
Edmond Panariti kohë më parë ka vlerësuar se garanci e vetme për ecurinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe posaçërisht Marrëveshja në menaxhimin e integruar të kufijve midis dy vendeve.
“Ne përshëndesim dhe mbështesim dialogun tashmë të institucionalizuar midis dy vendeve sovrane. Madje jemi të inkurajuar edhe nga fakti se kjo po ndodh në nivelet më të larta të hierarkive shtetërore dhe institucionale përkatëse, si rruga e vetme për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme edhe për veriun e Kosovës”, ka thënë ai për Agjencinë shtetërore të lajmeve-ATSH, transmetojnë mediat shqiptare.
Ky dialog, sipas tij, duhet të vazhdojë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke shmangur që në embrion çdo përpjekje që kërkon enklavizim të Kosovës, gjë që do të prodhonte një situatë të pashpresë dhe vatër permanente tensioni dhe konflikti sipas modelit të Bosnjës.
Panariti ka theksuar se kjo nuk është as në interes të Kosovës dhe as të Serbisë dhe për më tepër as në interes të paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan.
Kosova, plaga më e madhe e popullit serb
Kreu i Kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, as 17 vjet pas luftës, nuk po mund të pajtohet se Serbia e ka humbur Kosovën.
Ai edhe nga Londra ka dërguar mesazhe nxitëse, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë plaga më e madhe e popullit serb.
“Kosova është plaga më e madhe e popullit serb dhe të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës, do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë”, ka thënë patriarku serb Irinej, në kishën e Shën Pavle në Londër, ku po e kryeson një delegacion të Kishës Ortodokse Serbe, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Në një ligjërata të tij, patriarku Irinej ka thënë se në Kosovë ka vend për popullin shqiptar dhe serb.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka bërë gati versionin përfundimtar të platformës së tij për Kosovën, apo siç thuhet krahinën jugore.

Dokumenti do të identifikojë gjendjen aktuale në Kosovë dhe thuhet se do të jetë detyrues. Platforma për Kosovën dhe Metohinë, i përgatitur nga presidenti Tomisllav Nikoliç, është afër versionit final dhe duhet të propozojë zgjidhje të përhershme të statusit për krahinën tonë jugore, raportojnë mediat serbe.
Dokumenti thuhet se është duke u përgatitur për muaj të tërë dhe do të përcaktojë pozicionin e provincës serbe duke njohur tri situata në terren: pjesën ku jetojnë shumica e serbëve, pjesa ku shqiptarët janë një shumicë dhe pjesën ku në shumicën e banuar me shqiptarë më herët thuhet se popullata serbe ishte më e shumta.
“Dokumenti i ri duhet të jetë propozimi i një zgjidhje të përhershme të statusit, në interes të të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe qëllimi nuk është që dikush të dëmtohet”, kanë thënë zyrtarët e kabinetit të presidentit serb Nikoliç.
Plani i ri thuhet se do të sigurojë autonominë më të gjerë të mundshme për Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës, dhe për këtë arsye nuk ka referendum. Qëllimi është që të ofrojë siguri ligjore në provincë.
Platformë do të jetë vizioni i Presidentit për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës dhe Metohisë. Duhet të jetë një pozicion i përbashkët i Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, dhe që duhet të ratifikohet në Kuvend.
Për Dokumentin thuhet se do të ketë konsultime edhe me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndërsa thuhet se do të vlerësohet se kur është koha e duhur për të dalë në publik. “Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare themelore, që përpiqet për një zgjidhje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Perkundër bisedimeve të shumta në mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe përkundër deklarimeve të udhëheqësve tanë se Serbia na njohu de jure e de fakto, siç po shihet Serbia dhe udhëheqja e saj jo që nuk e njeh realitetin e ri në Kosovë dhe pavarësinë e Kosovës, por akoma po bënë plane për fatin e Kosovës më ndarjen e Mitrovicës.
***
Vendimi për ndërtimin e linjës hekurodhore Beograd – Mitrovicë.është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës.
Projekti i tillë është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po e bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë, kufiri me Serbinë, nga Leposaviçi është zhvendosur në lumin Ibër ku është ndërtuar një mur ndarës. Ndërkaq, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit sikur të ishin brenda të të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës.
Linja hekurodhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë. Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës.
Serbia pas Millosheviqjane po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit tonë. Me të njëjtën Serbi, Qeveria jonë ka pranuar të negociojë. Prej së njëjtës Serbi dhe me Listën Serbe po provohet të instalohet ‘Zajednica’ në Kosovë. Ky projekt nuk është i ndryshëm. Linja hekurodhore është vetëm njëri prej treguesve se si mund të dukej ‘Zajednica’ e cila sjellë ndarje reale por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese.
*******
Kush po i mundëson muret ndarëse si dhe enklavizon Kosovën ?
Prishtina thot se do ta konsideroj organ paralel Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse ai themelohet njëanshëm nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pastaj duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Reagimet në Prishtinë, pasuan deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka ritheksuar se Beogradi planifikon që në rast se Prishtina nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 15 shkurt 2017, këtë Asociacion do ta themelojnë vet përfaqësuesit e serbeve të Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.
Ndërkohë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj thotë se logjika e dialogut në Bruksel ka qenë shuarja dhe jo formimi i institucioneve të reja paralele.
Në anën tjetër, çetniku serb Marko Gjuriq u ka thënë medieve serbe se “durimit i ka ardhur fundi”, duke theksuar se nëse shqiptarët e Kosovës njëanshëm shpallën pavarësinë, atëherë edhe serbët mund ta shpallin njëanshëm Asociacionin.
Madje, sipas tij, ky veprim i serbëve nuk do të konsiderohej i njëanshëm, pasi që themelimi i Asociacionit parashihet me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Por, kjo pikëpamje e Gjuriqit është kundërshtuar nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Ajo i ka thënë se “Serbia nuk do duhej te peryihej ne punet e asociacionit, sepse sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacionin e themelon qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku nuk parashihen kompetenca ekzekutive”.
Procesi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacion nuk ka filluar ende, ka theksuar z.Edita Tahiri. Ajo ka rikujtuar se ndërtimi i murit ilegal nga Serbia në veri të Mitrovicës është bërë mur për Asociacionin gje qe e deshmon ate qfar esht dyshuar me kohe se Qeveria e Kosoves ka gisht ne ndertimin e murit ne veri te Kosoves, muri i cile po ndan veriun e Kosoves dhe Serbet po i veqon ne ate pjese me Teritor dhe me Ligje.
“Heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për Asociacionin”, ka thënë Tahiri me qfar le te kuptoi se Qeveria e Kosoves po pergadit tereni ne Kosove per ta bere Asociacionin e Komunave Serbe realitet.
Kurse zëvendësministri Bajram Gecaj ka deklaruar se përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe, duhet të ndërpresin menjëherë vendimin për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës, në mënyrë që çështja e Asociacionit të hapet për diskutim në Prishtinë.
“Për t’u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të ekzistojë një atmosferë e përshtatshme politike. Pra, si kusht numër një është që Lista Serbe duhet të kthehet në institucione. Nuk mund të bisedojmë ne për Asociacionin për të cilin ata janë të interesuar nëse Lista Serbe e ka ngri pjesëmarrjen në institucione“, ka thënë zt. Bajram Gecaj.
Ky Asociacion, sipas marrëveshjes, pritet që të ketë në përbërje kryetarët dhe përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe. Paraprakisht, do të duhet të hartohet dhe statuti i këtij Asociacioni, i cili do të marr dritën jeshile nga qeveria e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese.
Zëvendësministri, zt. Bajram Gecaj ka deklaruar se Republika e Kosovës do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kohën e përshtatshme, ngase këtë e sheh edhe si obligim ligjor në bazë të Marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin, 2013, por edhe në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku parashihet që ky organ nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.
******
Dështimi i UNMIK-ut dhe EULEX-it dështuan në vendosjen e rendit, në sundimin e ligjit...
Gjatë kësaj kohe do të bëhej gjykimi e ndëshkimi i krimit të organizuar – vrastar, i krimit ekonomik – hajnisë zyrtare, i sekuestrimit të pasurive të vjedhura dhe kthimit të tyre shtetit të Kosovës, për mirëqenien e brezave.
Ndërkohë, do të profesionalizohej e aftësohej kuadri, tashmë, i shkolluar në vend dhe në botë.
Mbretëria Shqiptare, për t`i dhënë fund anarshisë të çoroditur të shqiptarëve, ftoi në ndihmë policinë holandeze, të cilët ishin oficerë të karrierës dhe përveç rendit, ata instruktuan, këshilluan edhe për organet e drejtësisë. Urbanistika e viteve `30-a të qyteteve shqiptare, nuk ësht arritur as sot, pas tej tetë (8) dekadave në Shqipëri. Asnjë gardh, asnjë mur, nuk është lejuar të bëhet pa urdhrin e Ministrisë Botore, siç quhej atëherë Ministria Komunale.
******
Na ka rënë të dëgjojmë shpesh kur flitët për dëshmorët, luftën dhe rënia e tyre quhet sakrificë. Mendoj se ky është një thjeshtëzim jo i drejtë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen, lirinë e Atdheut.
Po e shkruaj Atdheu me germë të madhe, sepse në Shqipëri gjithëherë është shkruar me germë të vogël, ndërsa partia me germë të madhe.
Sipas kësaj logjike klinike Atdhe ka boll, ndësa partia është një, e përveçshme! Rrjedhimisht, rënia për Atdhe është vetëm kryerje e një detyre më parësore.
Heronjtë, dëshmorët, invalidët e luftës, veteranët e luftës, kudo në botë janë kategori e respektuar dhe kanë statusin përkatës.
Përjashtim ka bërë Shqipëria, sepse, atje, në Luftën e Dytë Botërore, lufta kundër pushtuesit, degjeneroi në luftë civile, qytetare. Andaj, veteranët, edhepse të privilegjuar nga partia-shtet, nuk gëzonin respektin e popullit, sepse në vend të armikut pushtues, kishin vrarë shqiptarët atdhetarë, sepse këtë porosi e dhanë edhe emisarët jugosllavë: Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviçi, të atashuar pranë Shtabit të Enver Hoxhës.
Komunizmi është dogmë fatale për njerëzimin. Gjenerali kukësian, Rrahman Përllaku, kryetar i veteranëve të luftës të Shqipërisë (degëzimi demokrat), me të cilin jemi shkërryer, së bashku, vite të tëra në birucat, qelitë e burgut të Burrelit, me gjithë sakatosjen personale e familjare, përsëri mbron dogmën e komunizmit, terrorin e Enverit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me sjelljet aktuale, veteranët e luftës të Kosovës, rrezikohen ta kenë fatin e morrespektimit nga populli, njësoj si ata të Shqipërisë.
******
Veteranë, nëse, vërtet, jeni të tillë, mos bëni veprime të nxituara, sepse, sot i turpëroni fëmijtë, nesër do të jeni të turpëruar para fëmijëve tuaj.
Ka shumë mënyra e mjete për t`i ndihmuar dhe privilegjuar fëmijtë e luftëtarëve, mbi bazën e vullneteve dhe të aftësive të tyre, për studim e punësim adekuat. Dhe, kjo është detyrë e shoqërisë dhe jo e nepotizmit dhe e nepotikëve.
Kam bindjen se luftëtarët e vërtetë të Kosovës, janë shumë më modestë në kërkesa për vete dhe fëmijtë e tyre. Andaj, veteranë, nëse, vërtet, jeni të tillë, mos bëni veprime të nxituara, sepse, sot i turpëroni fëmijtë, nesër do të jeni të turpëruar para fëmijëve tuaj.
Prishtinë,12.1.2017.
No comments:
Post a Comment