Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Serbia ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Colmar të Francës.

Mediat serbe raportojnë se kërkesa për ekstradimin e Haradinjat është dorëzuar sot tek autoritetet franceze nga Ministria e Drejtësisë.

Bashkë me kërkesën për ekstradim, siç raporton “Kurir”, është dërguar edhe dokumentacioni përcjellës në gjuhën frënge në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 si i dyshuar për krime lufte.


Autoritetet e Beogradit kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Ramush Haradinajt, me motivacion se ai është përgjegjës për krime të shumta ndaj serbëve, të kryera gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Dukagjinit.

Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1997, së bashku me vëllezërit e tij Dautin e Shkëlzenin, kishte organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.

Haradinaj akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.

Tribunali i Hagës, më 4 mars të vitit 2005, kishte ngritur aktakuzë kundër Haradinajt. Ai ishte akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur Haradinaj ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në vitin 2012, Tribunali i Hagës e kishte liruar Haradinajn nga të gjitha akuzat. Por, Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi edhe më të fuqishme, të cilat i plotësojnë akuzat me të cilat ngarkohet lideri i AAK-së, transmeton B92.


Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend për arrestimin e Haradinajt në Francë, të gjithë diskutuesit  kanë  thënë se z. Ramush Haradinajt është ndaluar për çështje politike

Cështjet e drejtësisë për Ramush Haradinajn kanë përfunduar, andaj arrestimi i tij në Francë është bërë me shkaqe politike, shkruan Floripress.

“Çështja e  Ramush Haradinajt duhet të trajtohet këtu, në Kuvend ashtu siç duhet trajtuar edhe integriteti dhe dinjiteti i Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetarëve të Kosovës si dhe raporti ynë me shtetin francez”, kanë thën pothuaja të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës. t

Deputetët  në Kuvend  të Kosovës kanë  thënë se arrestimi i Ramush  Haradinaj në Francë, nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si çështje shtetërore.

“Serbia po shpif, ndërton raste të paqena, për ta rrezuar këtë vend”, ka thënë  deputeti Fatmir Limaj, duke thënë se Kosova nuk po bën asgjë për ta ndërruar qasjen në raport me Serbinë.

“Temë sot në Kuvend duhet të jetë se si do t’i qasemi ne Serbisë. Duhet të ndërpritet forma e dialogut", ka thënë  Bekim Haxhiu-Kamishi.
Ai gjithashtu tha se Haradinaj do të kthehet në Kosovë, por jo me meritën e autoriteteve në Kosovë.

“Ai do të kthehet në Kosovë falë sakrificës dhe luftës së tij të pastër”, ka shtuar ai.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...