Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj: Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun



Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt ka treguar të gjitha angazhimet e MPJ-së në lidhje me rastin Haradinaj.

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë franceze për mundësuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

Hoxhaj tha më tej se Serbia ka rikthyer logjikën e politikës së Millosheviqit. E për këtë arsye Hoxhaj tha se për këtë kanë marrë veprime reciproke në raport me Serbinë.

Ai ka përmendur vendimin për ndalimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të hyjë në Kosovë.

“Burim i ndalimit të Haradinajt është Serbia”, tha Hoxhaj në seancë.

Ministri i Punëve të Jashtme tha se Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun me Kosovën.

Hoxhaj tha se ka bërë kërkesë zyrtare për vizitë Francës që temë kryesore është lirimi i Haradinajt.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...