Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Shpëtim Selmanaj, asistent personal i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ndalja që Haradinajt iu bë në Francë është ndalje që askush s’e ka pritur.




“Është përjetim i rëndë: për të, familjen, partinë, Kosovën, shqiptarinë. Por është edhe ndjenjë që secilin prej nesh e mbush me krenari, sepse solidariteti i pafund që këto ditë e kemi përjetuar tregon diçka”, ka shkruar Selmanaj.

Image result for Shpëtim Selmanaj,

Shpëtim Selmanaj


Tutje ai shkruan: Për ata që duket e kishin harruar, më duhet t’ua kujtoj: sa herë që ta mendoni se Ramushi po bie ai është më i fuqishëm se kurrë.

“Kthimi i tij këso here do të jetë më i forti! Sepse jo vetëm familjarët e bashkëpunëtorët e tij, por edhe Kosova dhe shqiptaria, e përjetojnë që Ramushi ishte ai që i doli përballë Serbisë në lufte dhe në paqe.

Dhe Ramushi do të jetë ai që me Serbinë do t’i mbyllë të gjitha temat e hapura të paqes. Duke i pri Kosovës!”, ka shkruar në fund Selmanaj.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...