Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Fletëarrestet serbe të pavlefshme,Ramush Haradinaj do lirohet


isa-mustafa-kuvend


Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka prezantuar para deputetëve të kuvendit kërkesën dhe arsyetimin për mbajtjen e kësaj seance, të iniciuar nga deputeti i AAK-së dhe e përkrahur nga 44 deputetë tjerë.

Në seancë po merr pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Ndryshe, Haradinaj javën që shkoi i arrestua në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

Ai vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë, derisa Beogradi të paraqesë provat dhe kërkesën e tyre për ekstradim.

isa-mustafa-kuvend

Kryeministri Isa Mustafa gjatë fjalës së tij para ligjvënësve kosovarë shprehu shqetësimin për arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi baza politike nga ana e Serbisë.

Mustafa tha se qeveria e Kosovës po kontribuon për lirimin e Haradinajt dhe ai do të kthehet në Kosovë.

“Fletërarrestet janë të padrestja me tendeca për të krijura tensione dhe dëmtuar proceset e Kosovës më tej. Kosova po kontribuon në lirimin e Haradinaj dhe të kthehet Kosovë.

Përfaqësuesit e Kosovës janë shprehur se fletëarrestet janë të pavlfeshme.

Shpreh bindjen se institucionet e Francës do të marrin vendimin e duhur për Haradinajn dhe raste të tilla të mos aplikohen edhe ndaj qytetarëve të tjerë.
Nuk e shohim të arsyeshme që ai të mbahet në Francë dhe do të punojmë që shteti francezë të lirojë Haradinajn”, u shpreh Mustafa.

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar sot autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Hardinaj.

Image result for ramush haradinaj
Mediat serbe raportojnë se bashkë me kërkesën për esktradim janë dërguar dhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse plotësohen kushtet për ekstradimin e Haradinaj në Serbi.
Beogradi zyrtar mbetet i vendosur për të dërguar deri në fund pretendimin e tij, për transferimin dhe gjykimin në Serbi të ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e akuzon për krime lufte.
Në një prononcim të bërë së fundmi, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt.
Të njëjtën retorikë ka përdorur edhe Kryeministri Alexandër Vucic, në një prononcim për këtë çështje.

“Haradinaj”, Kocijançiç: Serbia e Kosova t’i përmbahen klimës që nxit normalizimin e sigurisë

“Haradinaj”, Kocijançiç: Serbia e Kosova t’i përmbahen klimës që nxit normalizimin e sigurisë
“Haradinaj”, Kocijançiç: Serbia e Kosova t’i përmbahen klimës që nxit normalizimin e sigurisë
Për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiç, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiç.

Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.”

Zëdhënësja e Mogerinit derisa iu ka drejtuar gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret “hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”.

Kocijançiç ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, “paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë”

Dështimi i Kosovës në rastin Haradinaj!


…Kosova dhe Shqipëria, kanë shpërdoruar mundësinë që ju dha një kohë e artë në gjeopolitikën ndërkombëtare për ne. Në bëmë diçka, por jo gjithë atë që duhej për të konsoliduar pozitën tonë…

Dështimi i Kosovës në rastin Haradinaj!

Nga Blendi Fevziu –

Kosova dhe Shqipëria kanë dështuar në rastin Haradinaj. Kjo është më e paktë që mund të thuhet, ndërkohë që lideri i AAK – së, ndodhet prej disa ditësh në një burg të zakonshëm francez. Përtej postimeve në facebook dhe përtej patetizmit folklorik të liderëve politikë dhe qytetarëve të thjeshtë, duket se të dy vendet kanë qenë të papërgatitura për një histori të tillë. Një histori që i ndodhi Haradinajt, por që mund t’i ndodhte secilit prej ish luftëtarëve të UÇK – së në Kosovë.

Veç gjithë pikëpyetjeve që historia ndërthen në vetvete dhe që janë përmendur në një editorial më parë, ka një seri problemesh të tjera që tregojnë që gjërat nuk funksionojnë në thelb dhe jo në detajet e tyre.

E para, Kosova duhej të kishte kishte parandaluar skenarë të ngjashëm duke kushtëzuar krijimin e Gjykatës Speciale madje edhe bisedimet me Serbinë më anullimin e urdhërarresteve të lëshuar ndër vite, më shumë politikisht se sa juridikisht. Gjykata Speciale është votuar nga të gjithë; ajo ka mandat të plotë dhe supozohet të jetë asnjanëse. Vetë Serbia, nëse ka prova të tjera, duhej t’i drejtohet asaj, duke konsideruar si rrugën më të mirë dhe të drejtë të vënies në vend të drejtësisë për luftën e Kosovës. Nëse për Haradinajn ka argumentatë tjerë përtej atyre të vitit 2004, gjykuar dy herë në Hagë, atëherë Sërbia le ti drejtohet Gjykatës Speciale. Haradinaj dhe asnjë politikan Kosovar nuk do ta refuzojë gjykimin atje.

Në këtë kontakst edhe Shqipëria duhej të kishte ushtruar pjesën e saj të presionit diplomatik ndaj Serbisë duke i kërkuar anullimin e urdhërarresteve dhe gjykimin e personave të akuzuar nga një palë e tretë dhe e besueshme si Gjykata Speciale.

E dyta, Kosova dhe Shqipëria duhej të kishin sqaruar dhe të kishin bërë ç’është e mundur që Interpol të mos i shpërndante urdhërarrestet. Kjo vlen për shumë raste kur mandat arrestet janë konsideruar politike, ose të lëshuar ndaj disidentëve të regjimeve totalitare. Pra ka një praktikë të njohur dhe të zbatuar nga interpol prej vitesh. Vetë Interpol, e madje edhe Franca, kanë refuzuar të zbatojnë po këto mandate gjatë konferencës së Rambujesë, por edhe më vonë. Në këtë kontekst, kanë një precedent edhe me mandatin e vetë Haradinajt.

Së fundmi, diplomacia e Kosovës, duhet t’i kërkojë Francës zbatimin e rregullave dhe normave ndërkombëtare. Ramush Haradinaj është deputet, ai është i pajisur me pasaportë diplomatike, e cila parashikon sipas konventës së Vienës të 18 Prillit 1961, imunitet diplomatik. Ai kërkon një trajtim të diferencuar nga gjithë qytetarët e tjerë dhe ka të drejtën e ekstraterritorialitetit. Mbajtja e tij në një burg të zakonshëm, pa asnjë prej të drejtave që i takon me ligj, është shkelje flagrante e të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe Kosova nuk duhet ta tolerojë këtë. Reciprociteti është i vlefshëm edhe me një vend më të madhe më të fuqishëm. Në të kundërt përse do vlente ai.

Dhe e fundit, Kosova dhe Shqipëria, kanë shpërdoruar mundësinë që ju dha një kohë e artë në gjeopolitikën ndërkombëtare për ne. Në bëmë diçka, por jo gjithë atë që duhej për të konsoliduar pozitën tonë. Me gjasë situata po bëhet më e vështirë dhe dy shoqëritë tona janë përgjegjëse për humbjen e një shansi që duhej të kishin shfrytëzuar më mirë. Kjo është gjithsesi një temë e gjatë që kërkon një trajtim më të plotë më vonë.

Ndërkohë arrestimi i Haradinajt dhe trajtimi i tij, vetëm sa kanë pozuar një seri problemesh, që ne kemi qenë të paaftë për t’i zgjidhur dhe të paaftë për ti përballur.

Kosova pasive, Shqipëria në sulm për Haradinaj


Kosova pasive, Shqipëria në sulm për Haradinaj

Arrestim i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë për akuzat e ngritura nga shteti serb ka vënë në lëvizje gjithë autoritetet më të larta shtetërore në Shqipëri. Si rrallë herë, i gjithë faktori politik në Tiranë ka pasur një qëndrim të përbashkët lidhur me kërkesën për lirimin e tij dhe motivet e ndalimit në shtetin francez.

Presidenti i vendit, Bujar Nishani e cilësoi arrestimin si një veprim të pajustifikuar. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është politikani që ka qenë më tepër aktiv për këtë çështje. Meta është ndër të parët që reagoi në cilësinë Kreut të Kuvendit dhe kreut të LSI-së për ndalimin e politikanit dhe ish-luftëtarit të UÇK-së në Francë. Vetëm pak orë pas ndalimit të tij në aeroportin n e Francës, Ilir Meta do të deklaronte se arrestimi i Haradinajt në bazë të një urdhri të shtetit serb në vitin 2004 “është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit”. Përveç qëndrimeve dhe angazhimit institucional në Tiranë, kreu i Parlamentit Meta është i vetmi zyrtar i lartë që vizitoi këto ditë Prishtinë. Në takimet e zhvilluar me politikanë në Kosovë, temë kryesore ka qenë koordinimi i qëndrimeve mes Tiranës dhe Prishtinës lidhur me çështjen Haradinaj.

Një ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt, Kryeministri Edi Rama, në një reagim publik e cilësoi qëndrimin e vendeve të BE-së, që zbatojnë fletë-arrestet e Serbisë për luftën në Kosovë, si një sjelle që mund të dëmtojë seriozisht stabilitetin në Ballkan. Rama shkoi edhe më tej në qëndrimin e tij, teksa tha se me këto qëndrime, Kosova do të ndjehet e tradhtuar nga vendet e Bashkimit Europian. Në të njëjtën linjë ishte dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili tha dje se arrestimi i Haradinaj rrezikon të destabilizojë Ballkanin dhe të tensionojë marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Pra rikthim në një Ballkan fuçi baruti, ku BE do jetë e humbur, përveç shteteve të Ballkanit.

Reagimet e Tiranës zyrtare kanë qenë jo vetëm me deklarata të forta, por edhe në rrugë institucionale. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në rrugë zyrtare kërkoi nga homologu i tij francez, Jean-Jacques Urvous që të verifikonte urdhër-arrestin e Serbisë për Haradinaj. Duke vënë në dukje seriozitetin e drejtësisë franceze, Manjani theksonte se Serbia ka përdorur INTERPOL (Organizatën Ndërkombëtare të Policisë) për të ekzekutuar një urdhër-arrest politik. Gjithashtu, Manjani rendiste disa argumente juridikë, që kanë të bëjnë me faktin se akuzat për të cilat Serbia kërkon ekstradimin e Haradinajt janë gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Po dje, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e Urdhër Arrestit ndërkombëtar për Ramush Haradinaj. Tahiri vlerëson që përveç se Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, urdhër-arresti i Serbisë ka probleme procedurale. Kjo pasi fletë-arresti i vitit 2004 është kërkuar nga Unioni Serbi-Mali i Zi, i cili nuk ekziston më si shtet dhe Haradinaj nuk është shtetas i Serbisë.

Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe qëndrimet e opozitës në Tiranë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të djathtë kanë reaguar ndaj arrestimit të ish-luftëtarit të UÇK-së. Në qëndrimet e opozitës ka pasur dhe kritika në adresë të qeverisë, që më shumë se me rastin Haradinaj kanë të bëjnë me politikën e ditës dhe sulmet ndaj Kryeministrit Edi Rama. Kritika e PD ndaj Ramës kanë të bëjnë me faktin se Tirana, para se të ulët në bisedime me Beogradin, duhet të kërkojë heqjen e të gjitha urdhër-arresteve për ish-luftëtarët e UÇK-së në Kosovë. Pavarësisht këtyre qëndrimeve të PD-së, ajo që bie në sy është se klasa politike në Tiranë, si rrallë herë, është hedhur e gjitha në ofensivë politike dhe diplomatike për çështjen Haradinaj.

E njëjta gjë nuk rezulton se po ndodh në Kosovë për çështjen Haradinaj. Të paktën në qëndrimet publike, Presidenti i Kosovës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe gjithë faktori politik kanë qenë më shumë se të matur ndaj arrestimit të ish-kryeministrit. Përveç një proteste civile të organizuar në Prishtinë nga mbështetësit e Haradinajt, qëndrimet e tjera të institucioneve kanë qenë vetëm deklarata në rrjetet sociale. Në një farë mënyre pushteti në Kosovë e donte indirekt një arrestim të tillë, pasi e shikojnë Ramush Haradinaj si një kandidat të fortë për kryeministër.

Me sa duket politika, smira, zilia etj ndaj popullaritetit të Ramush Haradinaj nga segmente pushtetore dhe politike në Kosovë ka sjellë se në vetvete janë duke fërkuar duart me ndalimin e tij. Por kjo është një tradhti e madhe ndaj kauzës kosovare dhe kombëtare nga disa faktorë politikë në Prishtinë, të cilët heshtin ndaj arrestimit të paligjshëm të Haradinaj ose nuk dalin hapur dhe fort në mbrojtje të tij. Me sa duket dhe shokët e luftës e kanë tradhtuar, duke u bërë pa dashje në koalicion me Serbinë. Por populli i thjeshtë është më Ramushin. Kjo ka rëndësi.

Sigurisht, Franca është një shtet me drejtësi të konsoliduar dhe është naive të mendohet se qëndrimet në Tiranë do ndikojnë tek gjykatat franceze. Por ajo që pretendojnë dhe ekspertë dhe juristë ndërkombëtarë të drejtësisë për rastin Haradinaj është se urdhër-arresti dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi është politike. Ndaj një zhvillim i tillë ka nevojë dhe për mbështetje dhe reagime politike të forta të të gjitha niveleve të shtetit shqiptar në Tiranë dhe të shtetit të Kosovës në Prishtinë.

Spiten Prulli

Ndahet nga jeta shkrimtari Resul Bedo


Ndahet nga jeta shkrimtari Resul Bedo

Ka ndërruar jetë sot në moshën 91-vjeçare shkrimtari dhe publicisti i njohur Resul Bedo.

Resul Bedo është një nga intelektualët dhe autorët që ja kushtoi jetën e tij krijuese Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ai është autori i përmbledhjes për gjithë dëshmorët e LANÇ, “Yje të Pashuar”, një nga botimet më serioze për 28 mijë dëshmorët e luftës.

Ky botim, por edhe dhjetëra libra dhe mijëra artikuj të tjerë letrarë dhe studimorë bënë që Bedo të njihej si “biografi i 28 mijë dëshmorëve”. Krijimtaria e tij numëron rreth 120 vepra, mes të cilëve; romane, novela, vëllime me tregime.

Resul Bedo nuk është vetëm biografi të dëshmorëve, por edhe një prej pjesëmarrësve aktiv në Luftën Nacional Çlirimtare. Ai lindi në vitin 1926 në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës. Në moshën 15-vjeçare, ishte nga të parët që u rreshtua në çetën “Çerçiz Topulli”, më pas në batalionin “Asim Zeneli” dhe më vonë në Brigadën e 6 Sulmuese. Gjatë luftës mori pjesë dhe në betejat në Jugosllavi. Ndërsa pas çlirimit të vendit do të ishte nga ushtarakët që morën pjesë në përballjet me Greqinë gjatë provokacioneve në kufi, më vitin 1948.

Krijimtarinë e tij e nisi që në moshë të re në botimet e shtabeve të ushtrisë, për tu bërë më pas një nga autorët më të spikatur të historisë së luftës dhe heronjve të saj.

Ceremonia e varrimit të shkrimtarit dhe veteranit Resul Bedo do të zhvillohet sot në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Disa nga librat e Resul Bedos

“Yje të pashuar”

“Çlirimi i Shkodrës”

“Gjurmë të ndezura”

“100 episode partizane”

“Në zemër të maleve”

“Shtegtim I largët”

“Divizioni vi “sulmues” në fletët e një ditari”

Nderim e kujtim, për një veteran: RESUL BEDO, VËLLIM ME JETËSHKRIME TË DËSHMORËVE...


Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

Sot, u dha njoftim përmes stacioneve të TV-ve, se u nda përgjihnjë nga jeta, në Tiranë, në moshën 91-vjeçare, veterani e shkrimtari Resul Bedo, me origjinë nga Gjirokastra. Gjatë jetës së tij, sidomos në dhjetëvjeçarët e fundit, ai iu përkushtua shkrimeve e botimeve të ndryshme. Temë e rëndësishme e tyre ishin lufta për çlrimin e Atdheut, jeta e heronjëve e dëshmorrëve etj. Ai mori pjesë aktve në luftimet e zhvilluara, në Shqipëri e Kosovë, por dhe deri thellë në Jugosllavi, në përbërje të Brigadës së 6-të Sulmuese. Në ato vite, ai ishte dhe bashkë më vëllain tonë të madh, Xhemë Pjetrush Gecaj, me të cilin mbajti lidhje të ngushta, deri sa ky u nda nga jeta, në vitin 1990. Për këtë, Resuli ka shkruar dhe në librat e tij.

Me këtë rast, u shprehim ngushëllimet tona familjarëve e të afërmve, miqëve e dashamirëve dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kujtimi dhe vepra e Resul Bedos do të mbeten gjatë në kujtesëën e brezave.
Në nderim e kujtim të tij, më poshtë po ribotojmë një shkrim të disa viteve më parë, publikuar në faqet e gazetës “Mësuesi”, ku unë shërbeva për një kohë të gjatë.

Tiranë, 10 janar 2017

x x x

Para pak ditësh, në redaksinë e gazetës sonë “Mësuesi”, veterani e shkrimtari Resul Bedo solli dy botime të reja: Vëllimin me jetëshkrimin e dëshmorëve, të titulluar "Yje të pashuar"-VII dhe romanin "Latifea". Në këtë të fundit, ngjarjet zhvillohen në Bosnje. Flitet aty me frymëzim për jetën e Latife Çukgjinikasit, e cila sakrifikoi vetëveten për t'u shërbyer të plagosurve, shokëve të saj të llogoreve.
Ndërsa në librin e parë, autori nënvizon idenë se jeta dhe vepra e dëshmorëve janë të paharruara për brezat. Këtë e ilustron bukur me fjalët e Qemal Stafës: "O Heronj! O martirë të Shqipërisë! Ju gjithmonë jeni pranë nesh. Emrat e kujtimet tuaja janë të pavdekshme. Historia, me shkronja të arta, do të përshkruajë heroizmin tuaj. Dhe çdo ditë do të gjunjëzohemi para kujtimit tuaj".
Kombi, që nderon dëshmorët, nderon vetëveten. Ndër përmendoret për ta, është dhe seria e librave "Yje të pashuar". Në librin e përgatitur nga shkrimtari R. Bedo, flitet për jetën e dhjetëra dëshmorëve. Ata janë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Disa prej tyre janë vëllezër ose të afërm të një gjaku. Binjakë ishin Akile e Polo Bezhani, vëllezër ishin Jaha e Saliko Braja, Reshit e Muharrem Çollaku, Idriz e Reiz Bajo, Nexhat e Musa Agolli, Zenel e Shemzi Baboçi, Haxhi e Veliko Beqiri. Aty njihemi me këshilltarët e Hekalit apo trimat e rrëllë Mamdi Mëzezi, Nikolla Tupe, Ferid Xhajko e Hamid Shijaku, Midhi Kostani, Kiço Greço, Muhamet Gjollesha e Tofik Çanga; me malësorin Haxhi Avdyli, dy Heroinat Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima dhe Foto Berberi... Gjashtë dëshmorë ishin nga familja Demaj... E përbashkëta e tyre ishte: Shokë të pandarë, të një ideali.
Ja, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë e dhanë jetën e tyre të re edhe mjaft mësues të paharruar. Ndër ta, ishte dhe Kristaq Capo, nga Berati. Shërbeu ai me përkushtim në Korçë e Përmet dhe u brengos në zemër nga jeta e mjerë e njerëzve të thjeshtë. Prandaj rroku armët e luftoi për lirinë. Por e vranë fashistët. Ëndrrën rinore ua prenë në mes armiqtë edhe mësuesve: Seit Demiri, Margarita Tutulani, Ajet Xhindole, Frosina Plaku, Hanko Gjata...

Por nuk e kursyen jetën e tyre të re as nxënësit. Kështu, autori flet me krenari për trimërinë e djaloshit 14-vjeçar Ali Spahiu, për dëshmorin 15-vjeçar Thimjo Bllaci e të tjerë. Për ata autori ka lënë një vend të posaçëm në libër, kur flet për afër 30 "shqiponjat e vogla", që lanë librat e fletoret dhe luftuan deri sa ranë dëshmorë.

Me mjaft interes janë dhe letrat e dorëshkrimet e dëshmorëve, që autori i vendos nga fundi i këtij libri, si dhe tekstet e këngëve kushtuar Heronjëve: Qemal Stafa, Mine Peza, Emin Duraku, "Dëshmorëve të Shkodrës" etj.

Ashtu siç shprehet dhe autori Resul Bedo, është detyrë atdhetare mbledhja e çdo kujtimi ose dokumenti, si dhe shkrimet e botimet për jetën e dëshmorëve tanë.
Libri në fjalë, ashtu si dhe të tjerët të kësaj natyre, u shërben mësuesve tanë për leximet jashtë klase dhe në veprimtaritë e ndryshme për edukimin atdhetar.




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...