Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/10

Të ejtën më 16 janar 2017 pritet lirimi i gjneralit Ramush Haradinajt

Image result for ramush haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pritet të lirohet brenda kësaj jave, në ditën kur pritet të zhvillohet një seancë tjetër për të. Kështu shprehet avokati Arianit Koci, i cili ka bërë me dije se ish-kryeministri i Kosovës mund të lirohet të enjten, kur pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Ndërkaq, pesë ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Aerportin Bazel-Moulhuse, është deklaruar edhe Ministra e Jashtme e Francës e cila thotë se në këtë arrestim nuk ka dimensione politike.

Ndërkohë, protesta e ardhshme për të kërkuar drejtësi për liderin e AAK-së pritet të mbahet këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 12:00.
Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të ndalen derisa të zbardhet drejtësia për të parin e AAK-së. E protestës pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër e opozitës, “Vetëvendosja” dhe “Nisma”.

Ndërkohë, analistët politikë thonë se arrestimi i liderit të AAK-së, është bërë me qëllimin e vetëm, për ta provokuar situatën, ndërsa ka të tillë që mendojnë se arrestimi i Haradinjat është bërë për ta tërhequr vëmendjen nga muri në Mitrovicë dhe nga Gjykata Speciale. Ndërkaq nga Ministra e Jashtme Franceze kanë konfirmuar se në arrestimin e ish-komandantit më në zë të UÇK-së, Ramush Haradinajt, nuk ka ndërhyrë politika.

Arrestimi i gjenralit shqiptar Ramush Haradinaj/Europa po krijon sherrin në Ballkan



Spiten Prulli.



Arrestimi në Francë i ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, një prej heronjëve kryesor kosovar për çlirimin nga forcat serbe, ka rikthyer në Ballkan klimën e tensioneve. Gjatë tre ditëve të fundit, mes Beogradit dhe Prishtinës është rikthyer retorika e ashpër me akuza për krime lufte dhe arrestime të protagonistëve të saj. Pothuaj armët gati. Shkak u bë arrestimi i Haradinajt nga autoritetet franceze mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Beogradi në vitin 2004. Arrestimi solli shumë reagime për shkak se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, vendimet e së cilës njihen nga gjithë vendet e BE, e ka shpallur të pafajshëm Haradinaj për të njëjtat akuza që i bën Serbia. Mbi Gjykatën Ndërkombëtare nuk del asnjë shtet, qoftë dhe SHBA. Vendi i gjykatës franceze ditën e enjte për mbajtjen në burg të Haradinajt deri në mbërritjen e kërkesës serbe për ekstradim, po krijon më tepër konfuzion mbi rolin e vendeve të Bashkimit Europian në zhvillimet në rajon. Kjo për arsyen e thjeshtë, se si ka mundësi që një vend i BE-së si Franca, nuk njeh vendimin e Gjykatës së Hagës, Gjykatë e cila dha dy herë pafajsinë Ramush Haradinajt? Si ka mundësi që Franca zbaton një urdhër-arrest të Serbisë, kur dihet se sherret Serbi-Kosovë përfundojnë në gjakderdhje nëse mbahet ana e kohës së Millosheviçit? Është e çuditshme sesi vendimet e gjykatave ndërkombëtare hidhen poshtë përballë kërkesave të institucioneve serbe të marra 17 vjet më parë, kur ende Beogradi cilësohet nga gjithë bota si shteti që bëri gjenocid në Ballkan, sidomos në Kosovë? Situata bëhet edhe më e pakuptimtë kur vendime të tilla merren nga vende që njihen si përkrahëse të Pavarësisë së Kosovës dhe të vetë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç është Franca. Aq me shumë kur ky ndalim bëhet para një vizite të lajmëruar të presidentit francez hollande në Tiranë në muajin mars, apo dikush po luan me nervat e kosovarëve, të cilët do vijnë në Tiranë e t’ia bëjnë të pamundur vizitën normale në kryeqytetin shqiptar.

Nuk është vetëm arrestimi i Haradinaj gjesti që po ngre pikëpyetje mbi qëndrimet e disave vendeve të Bashkimit Europian në lidhje me Kosovën. Prej disa muajsh, në Mitrovicë përfaqësuesit e minoritetit serbë, të financuar direkt nga Beogradi, kanë nisur ndërtimin e një muri ndarës. Simbolikisht, por edhe në mënyrë reale, muri synon të vendos vijën ndarëse mes Mitrovicës shqiptare dhe Mitrovicës “serbe”. Është përpjekja e qartë për krijimin e zonave autonome dhe enklavave që do të veprojnë si garanci për kërkesat e Serbisë nesër ndaj Kosovës. Edhe pse muri tashmë është realitet, Bashkimi Europian si unioni që luftoi për krijimin e shtetit të Kosovës, nuk reagoi. Përveç qëndrimeve të disa diplomatëve, në rrugë institucionale nuk pati asnjë hap konkret. Një mur ndarës në zemër të Ballkanit duhet të kishte vënë në alarm gjithë Brukselin, mbi të gjitha për të mbrojtur projektin e tyre dhe më pas për të drejtat e shtetit të Kosovës. Duket se BE nuk e ka mendjen më në vend dhe po shkon drejt një krize pa kthim. Sejcili shtet europian po shikon të mbledhë plaçkat e veta para ndonjë surprize ndarje të BE. Ndaj BE është një endërr për vendet e Ballkanit, por duket se po bëhet nga pak e përditë në zhgjendërr!

Prej disa vitesh Bashkimi Europian kërkoi nga politikanët në Kosovë që të heqin dorë nga disa të drejta shtetërore dhe të pranojnë uljen në bisedime e marrëveshje me Serbinë. Përfitimi i negociatave u tha se do të ishte integrimi i Kosovës dhe pranimi gradual i saj si shtet, edhe nga vetë Serbia. Në këto vite, nëse ka pasur një përfitues të madh nga këto negociata, ai ka qenë shteti i Serbisë. Jo vetëm fitoi në tavolinë më shumë të drejta për serbët e Kosovës se çdo vend tjetër në botë për minoritetet, por ka marrë dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian. Ndërsa Kosova, nga një vend që duhet të ishte sot pjesë më afër BE-së, është izoluar si një pikë e errët në Ballkan. Është i vetmi vend që nuk i njihet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe procedura e integrimit në BE është bllokuar. Një pjesë e fajit për vonesën në proceset integruese është e politikës së Kosovës dhe reformave të munguara. Por, po kaq përgjegjëse janë dhe vendet e BE-së, të cilat kanë pasur rol vendimmarrës në gjithë zhvillimet në Kosovë dhe duket se qëllimisht kanë bllokuar një pjesë të proceseve. Rasti i liberalizimit të vizave është një nga më të dukshmit. Derisa gjithë vendet e Ballkanit lëvizin lirisht në zonën Shengen, përveç arsyeve politike nuk ka asnjë motiv tjetër bllokimi i qytetarëve të Kosovës.

Të gjitha këto zhvillime, duke përfshirë dhe arrestimin e fundit të Haradinajt nga autoritet franveze, lënë shijen e hidhur të një Bashkimi Europian që ka humbur busullën e orientimit në Ballkan. Sepse vendet e BE nuk mund të pozicionohen një herë si çlirimtarë të Kosovës dhe një herë t’i japin të drejtë Serbisë, siç po ndodh këto ditë në Francë. Kjo sjellje edhe pse mund të jetë një gabim procedurial, realisht po kthen sherrin në Ballkan dhe konfliktin e hershëm mes shqiptarëve dhe serbëve.

Mos ua hiqni dashurinë për BE, kosovarëve! Më vonë nuk dihet se si lëvizin raportet politike botërore, ndaj Brukseli të jetë korrekt dhe dashamirës me një pjesë të kombit shqiptar, i cili mund ti vërë flakën stabilitetit rajonal.

Boll ka telashet me Sirinë e Turqinë, BE-ja!

Spiten Prulli

Rudina Jasini, Avokatja shqiptare në Gjykatën e Hagës


Padyshim që është një ndër juristet më të përgatitur në botën shqiptare. Mban vulën e Oxfordit dhe Harvardit dhe është krejt e natyrshme që ta dëgjojmë tek jep leksione në metropolet e botës, New York apo Londër apo të prononcohet nga mediat më prestigjioze.

Të qenit avokate në Gjykatën e Hagës ishte thjesht një stacion në udhëtimin e saj. Doktorja e shkencave Rudina Jasini është padyshim modeli më i suksesshëm jo vetëm për shqiptarët e Britanisë, por kontributi i saj në fushën e jurisprudencës është historik. Por duket se ky është vetëm fillimi.

Për çdo mërgimtar dhe më gjerë, është e mahnitshme të dëgjosh se në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare një kontribut të veçantë jep edhe një zonjë e nderuar e komunitetit tonë. Është frymëzuese të shkruash për profile të tilla, të cilët padyshim cilësohen si ajka intelektuale moderne e Shqipërisë së ditëve të sotme. Është ndjenjë akoma më e veçantë kur bëhet fjalë për zonja të suksesshme, të cilat paraqesin një forcë dhe një rol model për shoqërinë tonë maskiliste dhe tradicionale.

Është një lloj kënaqësie përmbledhja e personazheve dhe intervista me këta njerëz kaq frymëzues, të cilët janë bashkatdhetarët tanë. Vijnë nga mëmëdheu dhe shkëlqejnë në botën perëndimore në fusha të shkencave dhe më gjerë.

Kjo përmbledhje modeste lindi si dëshirë për të mos lënë nën hije personalitete kaq të famshëm dhe të rëndësishëm të cilët mund të shërbejnë si histori frymëzimi apo motivimi për brezin e ri të komunitetit tonë dhe më gjerë.

Për Rudina Jasinin, Doktore Shkencash në Fushën e Jurisprudencës dhe Avokate e së Drejtës Ndërkombëtare Penale, është vështirë të përcaktosh se cili ka qenë ai momenti që ka shënuar fillimin e udhëtimit të saj drejt suksesit.

ina

Mbase dëshira për të argumentuar dhe debatuar ka qenë e pranishme tek ajo që në fëmijëri. E kishte shprehur shpeshherë në familje që ëndërronte të bëhej juriste. Ka qenë rreth moshës 14-15 vjeç, kur kjo ide u bë gjithmonë edhe më e kristalizuar në mendjen e saj. Kjo dëshirë së bashku me një mbështetje të fortë të prindërve, të cilët e kanë ushqyer gjithmonë me një pavarësi të mendimit, dëshirën për të studiuar dhe një etikë të fortë pune, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë shërbyer si katalizatorë që ajo të ndiqte udhëtimin në fushën e jurisprudencës.

Duke e pyetur se cilat kanë qenë stacionet e udhëtimit të saj, Rudina shprehet se ka filluar studimet për drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, dhe më pas ka studiuar si Fulbright scholar në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Georgetown Law School.
Në përfundim të studimeve në SHBA, është vendosur në Hagë ku ka punuar fillimisht si intern dhe më pas si avokate në çështjen e ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarve të tjerë pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.

Në përfundim të procesit të parë gjyqësor në këtë çështje, ajo është vendosur në Angli ku ka ndjekur një master si Weidenfeld scholar për drejtësi penale dhe kriminologji, pranë Universitetit të Oxford-it. Në vijim ka ndjekur
doktoratën në të drejtë ndërkombëtare penale pranë Universitetit të Oxford-it, gjatë të cilit ka shkuar për një vit si PhD research scholar pranë Universitetit të Harvard-it.
Doktoratura, të cilën ajo ka mbrojtur në 2015, ka përbërë mbase rrugëtimin më të vështirë në fushën e dijes, si dhe arritja që i ka dhënë kënaqësinë më të madhe profesionale deri më sot.

inaRudina nuk beson se bëhet fjalë për një çelës magjik që hap dyert e suksesit. Madje, nuk mendon që nevoja për të patur sukses ka qenë ndonjëherë shumë e rëndësishme tek ajo. Për të, gërshetimi i pasionit me vullnetin e fortë, aftësinë për të kuptuar që një oportunitet i caktuar në kohë është momenti i duhur (e shprehur ndryshe carpe diem), të qenit vizionar, si dhe një etikë shumë e fortë pune përbën çelësin e çdo arritjeje profesionale dhe personale.

“Për mua gjithmonë elementi ‘vlerë’ ka luajtur një rol në vendimet që kam marrë – sa vlerë sjell tek unë dhe tek të tjerët ajo që unë bëj” shprehet ajo. “E rëndësishme është që çdo iniciativë apo projekt të më sjellë edhe një kënaqësi personale, pasi ajo në vetvete është një element shtytës mjaft i rëndësishëm për mua.”

Por çfarë është atdheu për Rudinën? Ajo thotë se atdheu përfaqëson shumë elementë për të: familjen, kujtimet e fëmijërisë, miqtë, rrugët ku ka shkelur, natyrën – një lidhje që është e vështirë ta përkufizosh. Ajo nuk i qëndron mendimit që fakti që dikush ka lindur në një vend e identifikon domosdoshmërisht atë me vendin ku ka lindur dhe nga vjen, pasi mendon se ne jetojmë në një botë globale.
Ajo ëndërron për një botë pa kufinj dhe të zhveshur nga nocionet nacionaliste. Në këtë sens koncepti i atdheut merr një dimension tjetër tek ajo, të cilin e sheh më shumë të reflektuar tek njerëzit, kultura, traditat, dhe më pak tek përcaktimi gjeografik i një vendi.

Përsa i përket komunitetit tonë në Britani, Rudina shprehet se gjatë tetë viteve që ka qëndruar në Britaninë e Madhe, ka vënë re një organizim në rritje dhe dëshirë për të bashkëpunuar në shumë drejtime ndërmjet anëtarëve të komunitetit shqiptar, gjë që është për tu admiruar. “Unë mendoj që aty ku ekziston shpirti i komunitetit dhe një dëshirë për të bashkëpunuar, aty gjendet edhe mundësia për të realizuar iniciativa dhe projekte të rëndësishme”.

Për sa i përket planeve për të ardhmen ajo tregon se aktualisht është duke punuar për publikimin e një libri që mbështetet në temën e saj të doktoraturës, e cila është e përqendruar në rolin që luajnë viktimat e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, si palë civile në proceset penale ndërkombëtare.

Ky është fryt i një pune kërkimore pesë vjeçare pranë tribunaleve ndërkombëtare në Kamboxhia dhe Hollandë (Hagë), dhe shpresoj një kontribut në fushën e dijes në lidhje me këtë çështje, publikimi i të cilit do të shënonte një arritje të mëtejshme profesionale dhe personale për të e më gjerë.

Flet avokatja e Haradinajt në Hagë – cilat janë sipas saj alternativat e mundshme para drejtësisë franceze

Image result for Rudina Jasini
Dr.Rudina Jasini

Ish kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, vazhdon të mbahet në paraburgim në qytetin Colmar në Francën lindore. Zoti Haradinaj u arrestua javën e kaluar bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga qeveria e Serbisë. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për anën ligjore të këtij rasti. Zëri i Amerikës ka biseduar me doktoren e shkencave juridike Rudina Jasini, eksperte e së drejtës penale ndërkombëtare. Ajo ka qenë njëkohësisht në grupin e avokatëve të zotit Haradinaj që bëri mbrojtjen e tij në Gjykatën e Hagës, në vitin 2004.

Zonja Jasini, në mendimin tuaj, a duhej ta kishin ndaluar zotin Haradinaj autoritetet franceze? A mund ta injoronin ato urdhër-arrestin e Interpolit?

Jasini : Arrestimi i Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze ka ngritur disa pyetje në kuadrin juridiko-ligjor dhe në kuadrin politiko-diplomatik. Akuzat për të cilat është dhënë urdhri i arrestit në vitin 2004, janë të përmbledhura në akuzat mbi të cilat tribunali i OKB-së për ish-Jugosllavinë është shprehur qartë në dy procese: në të parin, atë të gjykimit dhe në procesin e rigjykimit. Në të dyja proceset tribunali është shprehur shumë bindshëm mbi pafajësinë e Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë.

Zoti Haradinaj është gjykuar nga Haga (siç e thatë edhe ju) a është ky argumenti kryesor i avokatëve të tij mbrojtës? A ekziston mundësia që të ketë akuza të reja të ngritura nga autoritetet franceze mbi të cilat zoti Haradinaj mund të ekstradohet?

Jasini : Në një deklaratë që ka bërë kryeministri i Serbisë lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt përpara pak ditësh, ai është shprehur se bëhet fjalë për një numër akuzash të cilat nuk ia vlen as të numërohen, duke përfshirë këtu edhe akuzat e ngritura mbi veprimet në Glogjan dhe liqenin e Radoniqit. Për ata që e kanë njohur çështjen Haradinaj në tribunalin e OKB-së, kanë qenë pikërisht këto akuza që kanë përbërë thelbin e gjykimit dhe të rigjykimit. Por është e rëndësishme të diskutohet nëse ky ndalim nga autoritetet franceze është bërë mbi bazën e disa zbulimeve të reja, apo është bërë tërësisht mbi bazën e urdhrit të arrestit të lëshuar në vitin 2004.

Cilat janë sipas jush alternativat e mundshme para drejtësisë franceze?

Jasini : Këtë të enjte, Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do të ketë një seancë dëgjimore lidhur me çështjen e arrestimit, por gjithashtu do të shqyrtojë edhe nëse ekzistojnë argumente të fuqishme për ekstradimin. Jam e bindur se nëse Haradinaj gjykohet mbi akt-akuzën e lëshuar në vitin 2004, atëherë ai nuk ka se si të ekstradohet. Por nëse do të gjykohet mbi bazën e disa të dhënave të tjera për të cilat ne nuk mund të kemi dijeni, atëherë mbetet për t’u parë se çfarë do të vlerësohet në seancën dëgjimore të enjten.

A mendoni se kemi të bëjmë thjesht me një procedurë teknike të Intrepolit, apo edhe me përfshirjen e faktorëve politiko-diplomatikë në rastin e arrestimit të një ish-kryeministri të Kosovës?

Jasini :Përse ky urdhër arresti u ekzekutua në vitin 2017? Nga viti 2012, kur Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në procesin e rigjykimit të tribunalit të OKB-së, e deri më sot ai ka udhëtuar në Francë dhe në vende të tjera të BE-së si individ i lirë.

Atëherë nëse bëhet fjalë për një procedurë tërësisht teknike, Interpoli duket të përgjigjet përse ky urdhër nuk është ekzekutuar sa herë që ai ka hyrë dhe ka dalë nëpër aeroportet apo pikat kufitare të BE-së. Pa diskutim që na lind një pyetje e natyrshme, që një motivim politik, i është dhënë mbase një sinjal dhe një mesazh i përcaktuar qartë Kosovës, dhe lidershipit dhe qeverisë së shtetit të Kosovës.
A mendoni se qeveria e Kosovës, duhej të kishte bërë më tepër në bisedimet e saj me Serbinë për çështjen e urdhërarresteve që Beogradi ka lëshuar për ish-luftëtarët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte?


Jasini : Duke patur parasysh që Kosova nuk është anëtare e Interpolit, është e rëndësishme të kuptohet që e vetmja mënyrë për të marrë informacion konkret mund të ishte nëpërmjet bisedimeve. Duke qenë se qeveria e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë në negociatat me shtetin serb lidhur me marrëveshje për BE-në si edhe negociata për marrëveshje të ndryshme, atëherë do të ishte shumë e rëndësishme të përcaktohej se cilat janë ata individë për të cilët ekziston një urdhër arresti lidhur me liderët e UÇK-së por edhe qytetarët e tjerë të Kosovës. Dhe mbetet për t’u mësuar nëse autoritetet e shtetit të Kosovës kanë marrë ndonjë informacion konkret në lidhje me urdhrat e arrestit që ekzistojnë në Interpol të lëshuar nga autoritetet serbe.

*******

Rudina Jasini

image
The Harvard University researcher and U.N. International Criminal Tribunal defense lawyer in pursuit of her passion for international and human rights law.
Rudina Jasini is a lawyer and scholar specializing in international criminal law and human rights law. Born in Albania and educated in the United States and England, she has sought to make a meaningful contribution to justice and scholarly understanding in the areas of human rights, international criminal law, and transitional justice in both her academic and working pursuits.
Jasini first moved to the U.S. as a Fulbright scholar in 2005. She holds an LL.M. in International Legal Studies from Georgetown University Law
Center and an MSc in Criminology and Criminal Justice from University of Oxford. She is currently a PhD Candidate in Law at the University of
Oxford, where she also teaches public international law.

Paqë apo Luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë ?


Zhvillimet e fundit politike në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të minojnë të gjitha përparimet e arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve, thonë njohësit e zhvillimeve politike.

Ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, zvarritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimet e Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fletë-arrestet, siç ishte rasti me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, veçohen si veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit.

Analisti, Ilir Ibrahimi, thotë se Kosova dhe Serbia janë futur në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, jo me vullnetin e tyre, por nën presionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, ajo që veçon Ibrahimi është se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë përderisa vetëm njëra palë përpiqet të tregohet konstruktive në këtë proces.

“Unë besoj fuqishëm që Kosova deri më tani ka qenë një lojtar i mirë, një lojtar fer dhe një lojtar që ka qenë i dëgjueshëm. Ndërkohë që nga ana e Serbisë kemi pasur një lojtar i cili ka qenë një lloj rebeli në atë dialog”.

“Besoj se është momenti përfundimtar që edhe Kosova të marrë një rol pak më të fuqishëm në këtë dialog, sepse në fund të fundit, port ë arritur një rezultat në çdo lloj dialogu, të dyja palët duhet të jenë të barabarta dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë që e nënshkruajnë”, ka thënë Ibrahimi.

Bazuar në deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, veprimet e Beogradit po ndërmerren me qëllim të destabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe nxitjes së provokimeve, çka sipas tyre bie ndesh me të gjitha nismat për normalizim dhe paqe mes dyja vendeve.

Ilir Ibrahimi, thotë se një gjendje e tillë, mund të sjell edhe ndërprerjen e bisedimeve, ngase Kosova nuk mund të pres me dekada derisa Serbia të vendos për një rol më konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve reciproke.

“Me një qasje të tillë të Serbisë, diçka që mund të arrihet për 2 vjet do ta zgjas për 20 vjet dhe Kosova nuk e ka luksin që të pres 20 vjet që të kemi një disponim nga ana e Serbisë për t’i tejkaluar disa sfida që i kemi, sidomos tani kur po shohim që gjeopolitika po ndryshon”.

“Ndoshta ky është edhe qëllimi i Serbisë që duke pas parasysh që ka disa ndryshime në politikën botërore, ndoshta e zvarritë dialogun që të vijë në një moment pak më të favorshëm për të”, ka vlerësuar Ibrahimi.

Nga Beogradi, ndërkaq, vijnë sërish mesazhe se nuk do të tërhiqen nga politika aktuale në raport me Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione “se diaspora shqiptare po përgatitet”, siç ka thënë ai “për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt”.

Këto informacione, Serbia, sipas tij, i ka siguruar nga agjencitë perëndimore të sigurisë.

Por, deklaratat e tilla, analisti dhe publicisti Belul Beqaj i sheh si sinjal për Prishtinën zyrtare që ta rishikojë pozicionin e vet në bisedimet me Serbinë, ngase sipas tij, po shihet qartë që qëllimi i Beogradit nuk është normalizimi po destabilizimi.

“Deklarata e fundit e Daçiqit se ai ka informacione serioze që shqiptarët në perëndim përgatisin veprime terroriste për t’i zënë peng ambasadorët serbë, mendoj se janë indikator shumë serioz që të trajtohet ky proces në mënyrën më kritike dhe nga ky përfundim të nxirren gjykime që kanë të bëjnë me rishikimin e gjithë procesit”, ka thënë Beqaj.

Jo vetëm deklaratat e tilla të Daçiqit, por të gjitha veprimet e fundit të Beogradit në raport me Kosovën, ka nënvizuar Belul Beqaj, po e degradojnë pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit.

”Pas të gjitha këtyre veprimeve, duke u nisur nga ato tek Ura mbi Ibër, muri në veri, Lugina e Diellit (lagje e projektuar në Serbi për kthimin e serbëve të zhvendosur në veri të Kosovës)dhe eventualisht kërkesa e cila ka pretendime që ta formoj Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë të njëanshme, tregojnë se qëllimet e Serbisë nuk kanë qenë të drejtuara në procesin e normalizimit, por në drejtimin e kundërt”, ka deklaruar Beqaj.

Zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, besohet se kanë ftohur tutje marrëdhëniet, edhe ashtu, aspak të mira mes dyja vendeve.
Serbia, jo vetëm që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por në shumë raste, sipas analistëve, ka dëshmuar se angazhohet në vazhdimësi në të gjitha rrafshet politike e diplomatike për pengimin e jetësimit të shtetësisë së Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm.

Dr.Shaip Muja: Albin Kurtit nuk i dhemb arrestimi i Haradinajt, ai ka tjetër hall

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i ka reaguar deputetit të VV-së Albin Kurtit, duke i thënë se nuk i bënë përshtypje fare ndalimi i Haradinajt.

Reagimi i Mujës ka ardhur pas akuza të Kurtit se faji i këtij pushteti, po mbahet Haradinaj në Francë dhe duke i bërë përgjegjës për mos reciprocitet në Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë në Kuvend se Kurtit nuk i dhemb për ndalimin e Haradinajt.

“Na nuk jemi ardhë me ndëgju opsionet e VV për me i infektu opinionin publik, ne nuk kemi votu kundër reciprocitete por kemi votuar kundër propozimit të VV-së që nuk i njeh institucionet e Kosovës dhe është keqpërdoruesja më e madhe e Kosovës, që nuk njeh simbolet e Kosovës. Sot nuk kemi ardhur t’i dëgjojmë opsionet politike. Sepse nuk i dhemb Kurtit për Ramush Haradinajn asnjë troh. Kur dush e mbajnë një seancë për analizimin e partive politike, por jo duke mbajt leksione kishe po dimë diçka”, ka thënë Muja.

Serbia synon të krijojë hendek mes Kosovës e Francës

Hoxhaj: Serbia synon të krijojë hendek mes Kosovës e Francës
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, akuzon Serbinë se po keqpërdor interpolin dhe se synon të krijojë hendek mes Kosovës dhe Francës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, Hoxhaj tha se Serbia po ndjek një raport armiqësor me Kosovën, dhe përpjekjen për ta izoluar vendin.

“Ramush Haradinaj është një ish hero kufte dhe kreu i një partie të rëndësishme, shpreh solidarizimin tim me familjarët dhe bashkëpunëtorët e Haradinaj. Nga e mërkura e javës së kaluar deri më sot jemi angazhuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

I kemi shpjeguar Francës motivet serbe për një ndalim të tillë dhe se fletëtarreste të tila janë kundra çdo konvente ndërkomëbtare. Ata kanë detaje se kush është Haradinaj.

Franca është mik i Kosovës, por interpoli po keqpërdoret nga Serbia. Do përpiqemi të ruajmë raportet me vendet mike. Serbia synon që të krijohet një hendek mes Francës dhe Kosovës.

Serbia po ndjek një raport armiqësor me Kosovën, dhe përpjekjen për ta izoluar vendin.

Në Beograd ka rikythim të mëbshtetësve të Milloshecic, ne kemi marrë veprime konkrtet sic parandaluan vizitën e Nikoliç në Kosovë sukrse do të marrim në të ardhmen. Serbia bën përpjeke për të goditur Kosovën por edhe diasporën s hqiptare. Serbia rrezikon dialogun me Kosovën.

Kam bërë kërkesë urgjente për një vizitë në Francë me synimin kthimin e Haradinajt në Kosovë dhe që këto fletëarreste të jenë të fundit“, u shpreh Hoxhaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...