Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/14

Çizmet zbritni nga tavani!

Treni i telasheve...


Insttucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e Kushtetutshmerisë, ligjshmerisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Treni i tillë politikë,treni i agresionit ndaj Shtetit të Kosovës,nuk mund dhe nuk duhet të shkel në tokën e Kosovës.

Përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës,ministrit përkatëse.

Policia e Kosovës meriton respekt, falenderim dhe përkrahje për vendosmerinë dhe punën e bërë,jo vetëm me këtë rast. Jemi shtet i pelqen apo jo Serbisë.



Sot u ndjeva krenar për reagimin shoqëror, për djemtë e ROSU-së, e për vendimin e ndalimit të trenit provokues. Por me kaq, agresioni serb s’përfundon; agresioni i tyre veç sa ka rinisë... Mund të ndalim secilën përpjekje të Serbisë në Kosovë. Na duhen vendime të tjera, politike, ekonomike, të sigurisë – na duhen të gjithë mendtë, e gjithë forca, gjithçka që kemi – që tregojmë se këtu, megjithatë, është  shteti i Kosovës .(Flori Bruqi)




Krenar me Policinë e Kosovës


Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar kontrollimin e shinave të trenit në Veri të Mitrovicës, pasi janë publikuar pamjet ku shihen persona të panjohur që kanë montuar minë përgjatë hekurudhës ku pritet të kalojë treni i Serbisë
Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po kontrollojnë 40 kilometra hekurudhën ku do të kalojë treni i Serbisë që është nisur tashmë në Kosovë, njofton Televisioni i Serbisë “RTS”, transmeton Gazeta Express.
Ky vendim është marrë pasi në disa faqe në Facebook, por edhe Gazeta Express ka publikuar pamjet ku disa persona të panjohur shihet se kanë montuar minë në shinat ku do të kalojë ky tren për të hyrë në Veri të Kosovës.


Serbia ka ngritur masat e sigurisë në Kosovë duke pozicionuar përgjatë maleve në të dy anët e hekurudhës Leshak-Mitrovice, pjesëtarë të njësive speciale të kamufluar si ‘Gjuetar’, kanë njoftuar burime të infojeta.net, nga veriu i vendit.

Sipas burimeve “në tërë gjatësinë rreth 60 km nga Mitrovica deri në pikëkalimin kufitare në Jarinje të Leposaviqit, Qeveria e Serbisë ka urdhëruar njësit speciale të saja që veprojnë në Kosovë, si janë: pjesëtarë të Xhandarmërisë, njësisë së ‘Ujqërve’ dhe asaj të ashtuquajtur ‘Fenix’, këto dy të fundit që janë pasardhëse të njësisë së Tigrave të Arakanit që të mbrojnë hekurudhën gjatë kalimit të Trenit Rus”.


“Është i njëjti skenar sikurse në luftë në Kosovë, kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, bënin ndërrimet vijën e frontit në Drenicë, për gjatë dy anëve të rrugës disa orë më parë Serbia poziciononte forcat e saja në mënyrë që ndërrimi njësive të saj të bëhej i sigurt”, ka përshkruar burimi pozicionimin e njësive serbe.
Qeveria e Serbisë haptazi është duke provokuar luftë në Kosovë, duke pozicionuar ën territorin e Kosovës forca speciale përgjatë dy anëve të hekurudhës në male e duke anashkaluar kështu tërësisht Policinë e Kosovës, FSK-së si dhe Forcat e NATO-së, pra KFOR-in.
Banorët e tri fshatrave shqiptarë më në veri të Kosovës e që gjenden në Komunën e Leposaviqit, Bistricë, Ceraj e Koshtovë e Vllahisë, i kanë thënë infojeta.net, se ndihen të frikësuar dhe të pa mbrojtur nga Institucionet e Kosovës.
“Dreq e i birë  nga Serbia kanë ardhura këtu me armë si kallashnikov e snajperë e po shtiren sikurse Gjuetar, ndërsa që makina ‘Lada Niva’, që është e pozicionuar në vendin e quajtur qafen e Orlave, është makina e Mbrojtjes Civile Serbe-(Civilna Zashtita)” ka thënë burimi.
Nuk na ka mbetur tjetër vetëm se të vetëmbrohemi, pasi që organet e sigurisë së Shteti të Kosovës nuk po na mbrojnë e as pjesëtarë e KFOR-it” ka thënë burimi i infojeta.net, nga Koshtova e Vllahisë.
Vetëm në këtë pjesë të këtij fshati sot që nga ora 10:00, pra në ‘Qafën e Orlave’, nga ky shihet qartë hekurudha janë pozicionuar mbi 20 veta të kamufluar si Gjuetar, e po ashtu kanë të veshura edhe rroba kamuflazhi.
Infojeta.net, sjell edhe fotografi të makinë së Civilna Zastitës e që është duke u shfrytëzuar nga Gjuetarë Serbe







Këtë akt agresioni ndaj shtetit të Kosovës, Serbia po e feston në forma të ndryshme. Nesër, para promovimit të kësaj linje, do të organizohet vozitje e lirë me lokomotivën e dhuruar nga Rusia, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e “lulisur” me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.


treni8


Në tren po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze…



Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pret që autoritetet kosovare të parandalojnë hyrjen e trenit në Kosovës, pasi që sipas tij, një trajtim i tillë do të thotë nacionalizëm, shovinizëm dhe cenim i lëvizjes së lirë.

Treni do të qarkullojë në linjën Beograd-Mlladenovac-Lapovo-Kragujevc-Kralevë-Rashkë-Mitrpvicë…




Treni ruso- serb, provokim flagrant për Republikën e Kosovës!



Në Mitrovicën veriore do të kaloj një tren me pasagjerë e jo tanke, gjërat që po ndodhin janë të pabesueshme, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, në pjesën e veriut në Jarinje janë dërguar njësi speciale të Kosovës për të arrestuar shoferët e trenait dhe pasagjerët.

“Për të provokuar konfliktin Prishtina në veri ka dërguar 17 automjete të blinduara”, ka thënë Vuçiq.



treni3


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, se ka marrë vendim që ta ndalë trenin me qëllim të, siç tha, “shmangies së konfliktit”.

"Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”, tha Vuçiq.

Kryeministri Vuçiq, tha pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit se “Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt”.


treni4

Ai u bëri thirrje, siç tha, shqiptarëve të Kosovës që të “mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”

“Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh dhe jo një tank, por po ndodhin gjëra të pabesueshme. E kam njoftuar Mogherinin se jam i zhgënjyer me reagimin e BE-së ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë natës do ta njoftojmë Rusinë, nesër Kinën dhe nënpresidentin e SHBA-së dhe t’i njoftoj se “Prishtina po luan lojëra lufte”, tha Vuçiq.


treni5

Vuçiq, që foli në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë tha se Serbia do paqe:

“U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë".


treni6

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pasi iu kthye treni – pranë kufirit me Kosovën – për në Beograd, ka kontaktuar ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, të cilit i tha se shqiptarët po provokojnë një konflikt të ri.

“Ju njoftojnë se shqiptarët, njësitet speciale të tyre kanë tentuar ta minojnë një pjesë të hekurudhës”, ka thënë ai.



“Shqiptarët i vendosën trupat e tyre në Luzhan, në trekëndëshin Podujevë-Orllan-Vushtrri. I dërguan në Jarinjë, ku pritej treni, që ta arrestojnë makinistin e udhëtarët. Shqiptarët, pa leje të askujt i kishin 17 makina të blinduara të tipit ‘Kobra’ me elitarët ROSU që të provokojnë konflikt. Vendimi im ishte, me çka mburrem, ta ndali trenin në Rashkë e ta kursej e njerëzve tanë”, ka shtuar Vuçiqi.

Amasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i shqetësur për futjen ilegale të trenit të Serbisë nëpër territorin e Kosovës.

Delawie ka thënë se është koha për normalitet dhe jo për përballje.

“I shqetësuar për çështjen e trenit. U bëjë thirrje të përmbahen të gjitha palëve. Nevojë për normalizimin dhe jo për përballje . #Kosovo”- ka shkruar Delawie në Twitter.

Image
***





Muri, treni si rezultat i bisedimeve


Si duket liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale e lëvizjes së lirë në mes qytetarëve dhe shteteve nga Qeveria dhe institucionet relevante të Kosovës si duket qenka kuptuar edhe treni rus që është ndalur në Rashkë të Sërbisë  me parullën "Kosova është Serbi"

Është shqetësuese ky veprim dhe fyerje nga autoritetet serbe që po i bën vendit tonë që për çudi këto ngjarje Qeveria e Kosovës po vazhdon e të i kalojë në heshtje, nuk do mend kjo punë dhe nuk pres reagime nga miqtë tanë ndërkombëtarë përderisa në Kuvendin e Kosovës flitet për meditjet e deputetëve, ndërsa fletë arrestet e lëshuar nga Serbia nuk kanë të ndalur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një ndër reagimet që arrita të shohë është ai në gazetën Zëri, që për mua ishte paksa i çuditshëm nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ku kishte thënë së: "Muri, treni... për shkak të fitoreve që i kemi arrit në bisedime", është apsurde dhe e konsiderojë jo serioze këtë deklaratë nga shefi i grupit parlamentar të partisë së parë ne vend, për arsye se nuk e di se për cilat te arritura e ka fjalën ky zotëria, kur se fundi kujtojmë murin që ndau Mitrovicën, demarkacioni, decentralizimin e një varg dështime që po vijnë si rezultat i këtyre bisedimeve.

Duke kërkuar nga kjo Qeveri, që për hir të kauzës sonë kombëtare, për hir gjakut të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë të veprojë dhe ta tregojë autoritetin që e ka, duke ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi në menynë urgjente.(Fatlum Krasniqi)


Çizmet zbritni nga tavani!


1. KFOR-i, dhe EULEX-i, janë adresa e parë, mbi të cilin rëndon siguria dhe stabiliteti i Kosovës.

2. Qeveria e Kosovës, pêrmes instrumenteve (që po thotë janë) shtetërore!

Rast tipik, për t'u testuar broçkulla "institucionaliste" e LDK-s, dhe ajo e "sovranitetit" e PDK-s!

3. Ndryshe, na duhet një Komandant trim, i qiftit të MUSTAF (Hoxha) NISHEVCIT, i cili në vitin 1981 anipse, në moshë të shtyrë dhe i paralizuar, në cilësinë e Komandant të (MT) për ditë të tëra në kufirin e Merdarit, mbajti në bllokadë totale ushtrinë e ish Jugosllavisë!!!

4. Në rast se treni hy pa pengesa , shoqëria civile duhet të avokoj; Një bojkotim total të çdo malli (dhe kompanie tregëtare shqiptare, partnere e Serbisë) serb në Kosovë!

5. Ndryshe, mund të dalin edhe opsione tjera...! Ku nuk përjashtohet as rezistenca aktive vetëmbrojtëse! Çizmet zbritni nga tavani...për çdo rast, ngase, ky vit ka filluar të "nxehet" kogja heret!(Fadil Maloku)



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Treni serb nuk futet në Kosovë, mjaft është mjaft!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se treni i nisur nga Serbia nuk do të futet në Kosovë, në asnjë rrethanë dhe formë.

“Vendimi është i qartë, i prerë.Një provokim u tillë nuk mund të tolerohet, mjaft është mjaft. Ky tren nuk do të mund të futet në territorin e Kosovës, institucuionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat kushtetuese, treni i Serbisë nuk do të mund të futet në asnjë kusht dhe çmim në Kosovë”.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk do të lejohet cenim i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Normalizmi mund të bëhet në frymë euro-atlnantike dhe jo në frymën e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit”.

Ai nuk ka dashur të komentojë për klanin deklaratat e kryeministrit Vuçiq, lidhur me trenin.

“Beogradi flet cka të dojë, nxjerr jusitifikim për moszotësinë e vet por treni nuk futet në Kosovë, falë vendoshësmiër dhe vendime të institucioneve”.


Në Jarinje vërehet numër i shtuar i Policisë së Kosovës duke përfshirë edhe njësitë speciale.

Burime të medias njoftojnë se krerët e Policisë kufitare të Kosovës ndodhen tani në Jarinje, ku sipas këtyre burimeve, policia ka urdhër për ndalim të trenit.


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha: Treni, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas trenin ilegal me mbi shkrimin “Kosova është Serbi” ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

Berisha ka thënë se përshëndet dhe mbështet plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe "Kosova eshte Serbi" dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha

Të kemi kujdes nga provokimet e Serbisë, Policia po e përcjellë situatën

Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se që nga dita e paralajmërimit të nisjes së trenit nga Beogradi, Kosova i shikuar të gjithë mundësit operimit për ta ndalur këtë tren që të hyjë në Kosovë.



“Çdo veprim që kemi bërë ka shkuar në drejtim të mbrojtjes së Kushtetutshmërisë, por edhe në evitimin e një konflikti të rëndë politikë”, ka thënë Hyseni.

“Të gjitha këto veprime dhe plane dhe opsione të mundshme të ndërhyrjes i kemi bërë larg për hirë të suksesit të operacionit”.
Protesta në Prishtinë

“Varësisht nga zhvillimet në terren kemi vendosur edhe për numrin e forcave që do të dërgojmë atje”.

“Është tren ilegal i palicencuar dhe nuk mund të futet në territorin e Republikës së Kosovës.”

“Natyrisht kur kemi të bëjmë me provokime të rënda nga Serbia ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë për klanin Hyseni.

“Gjithsesi ne do të vazhdojmë ta përcjellim situatën në atë pjesë”


ARRHK: Linja hekurudhore e Serbisë 
në Kosovë, ilegale

Në anën tjetër, Rregullatori Hekurudhor i Kosovës, nëpërmes një komunikate ka bërë të ditur se është duke e përcjellë situatën me kujdes, ndërsa ka theksuar se është tejet i shqetësuar me paralajmërimin serb për vendosjen e linjës hekurudhore Beograd – Mitrovicë, që është në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit për hekurudhat e Kosovës, organi i vetëm kompetent në Kosovës për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe për dhënien e certifikatave dhe lejeve të sigurisë për nënsistemin e hekurudhave është Agjencia Rregullative për Hekurudhat e Kosovës (ARH). Në këtë kuptim, duam t’i njoftojmë institucionet, qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara, se në bazë të këtij ligji, me Nenin 91, qartë dhe në mënyrë strikte ndalon punën e ndërmarrjeve hekurudhore në territorin e Republikës së Kosovës, para se të licencohen dhe të pajisen me certifikata të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Rregullatorit të Hekurudhave të Kosovës, që do të thotë se është i ndaluar ofrimi i shërbimeve hekurudhore në territorin e Kosovës pa licencë të domosdoshme, si dhe pa certifikatë dhe pa leje.

“Ne, Agjencia e Rregullatorit të Hekurudhave (ARH) konstatojmë se kompania në fjalë (në këtë rast “Srbija voz”) është ilegale dhe se çfarëdo kërkese, ose kërkesë për leje, ose vërtetim për siguri nuk do të pranohet tek ne për punën me trenat, sikurse kompanitë të cilat tashmë janë licencuar dhe janë pajisur me certifikata të sigurisë tek ne, si organ përgjegjës rregullativ. Andaj ato ndërmarrje do të punojnë pa leje dhe certifikatë të sigurisë, gjë që është e jashtëligjshme dhe e papranueshme për ne”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Agjencisë Rregullative të Hekurudhave të Kosovës.

Marko Gjuriq: Shqiptarët të mos e ndalojnë trenin

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë të premten se nuk pret që autoritetet kosovare do të ndalojnë hyrjen e trenit, siç thotë ai, “në Kosovë e Metohi”. Në një rast të tillë, Gjuriq ka thënë, “se do kishte të bënte me nacionalizëm, shovinizëm dhe kufizim bazë të të drejtave të njeriut”.

“Kemi dhjetëra autobusë në ditë që shkojnë nga Beogradi në Prishtinë dhe Mitrovicë, si dhe nga qytete tjera. Unë nuk shoh pse duhet të ketë një ndryshim në lidhje me këtë linjë, e cila synon lidhjen më të mirë të pjesëve të vendit tonë”, ka thënë Gjuriq, duke e quajtur Kosovën “vendi ynë”.

Në anën tjetër, Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, tha se vendimi i Serbisë për linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Kosovës. “Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë kufiri me Serbinë, nga Leposaviqi është zhvendosur në lumin Ibër, ku është ndërtuar një mur ndarës.

Ndërsa, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit, sikur të ishin brenda të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Mujka, duke shtuar se linja hekurudhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë.

Mujka: Linja, një prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica”

“Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës. Kjo Serbi po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit.

Linja hekurudhore është vetëm një prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica”, e cila sjell ndarje reale, por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese. Fatkeqësisht shteti ynë atje përfaqësohet vetëm me bashkëpunim në kontrabandë, legalizim të strukturave paralele, duke i veshur në uniformë të Policisë së Kosovës, faljen e infrastrukturës së PTK-së shtetit të Serbisë, bashkëpronësi me Serbinë mbi “Trepçën” dhe Ujmanin. Serbia është në ofensivë totale, ndërsa ne nuk jemi askund”, ka thënë mes të tjerash nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka.

2017/01/13

Tregim nga Perparim Hysi

"Harku" i Picasso-s
                Tregim

Nga   Përparim   Hysi

Ata jo vetëm  nuk njiheshin me njëri- tjetrin, por, tek shkëmbyen mesazhin e parë, e kuptuan  që ishin  në emigrim.
Arturi jetonte me familjen në Greqi dhe Melpomeni në Itali. Që të dy kishin hyrë në moshën e tretë  ( Arturi figurativisht e quante "zonë e minuar") dhe Melpomeni qe afro nja 10 vjeç më e re. Sidoqoftë, tanimë me fëmijë të rritur (Arturi , i famshëm për eufomizma, i lakonte fëmijët e rritur me një titull shumë simbolik të  kohës së tij:"Beni ecën vet"), pothuajse i kishin mbyllur "portat" për një kujdes  të posaçëm dhe këtë kohë të mbetur,- ngulmonte ai,- ta jetojmë për vete dhe si të na pëlqej.
Edhe Melpomeni nuk e hante thatë, se, tek i shkruante në një nga e-mailet e saj, thoshte:- Miku im! Mirë e ke ti, por nga anët tona (ajo ishte nga jugu), thonë:- Po të lanë për prift, bëhesh dhe dhespot. Arturi i kish  eufomizmat sikur i nxirte nga xhepi dhe zjarr për zjarr, i shkroi:
- Dëgjo, moj zonjë e nderuar! Nëse  edhe këtë copë jetë që na ka mbetur, do ta harxhojmë me hallet e nipërve dhe mbesave, atëherë dihet që zëre se nuk kemi jetuar. Hallet e të gjallit,- shkruante ai,- janë si puna e atij thesit me miell, që, sado është i zbrazët, po ta rrahësh me shkop, vetëm tym nxjerr. Dhe, si për t'i dhënë të drejtë vetes dhe ca më shumë, për ta bindur atë, i shkroi: - Dëgjo, moj mikja ime! E di se si ka thënë një i moshës sime? Dyzet kërriç rrita dhe, mezalla, se m'u hoq  samari nga kurrizi!!!
Dhe, kështu, me hidh e prit, pak nga pak, mesazhet sa po zgjateshin,aq dhe linin vend për dykuptime.
Nga kjo anë, atij nuk ia hante qeni shkopin dhe, ngaqë në afrodiozakun e tij kish shenjën e"luanit", i jepte vetes "lincencën"  e sulmit, se kish më shumë nevojë për fre, se sa për shtyrje.
Por hapat i hidhte me kujdes dhe ky  kujdes e rriti pak  amplitudën  e tij,
 kur mori vesh se Melpomeni kish shenjën e "gaforres". "Gaforrja",- hamendësoi ai,- ka nevojë për shtyrje. Tek i bënte hesapet pa e pyetur hanxhinë, mendoi:- Unë për "fre", ajo  për "shtyrje". Dy të kundërta në  fizikë tërheqin njëra- tjetrën. Po,- i bëri qejfin vetes,- zaret u hodhën: "luani" do niset  për sulm. Mesazhet u dëndësuan dhe, kur edhe "gaforrja" nisi të eci revan, ai po i hiqte rrotullat dhe thonjëzat nga fjalët dhe, tek ndiqte mesazhet e saj, mend lëshoi një britmë gëzimi.
Pritej që të vinte çasti. Qëlloi, që të dy me bashkëshortët e tyre, në verë do vinin  në Shqipëri. Lanë një ditë takimi (sa për një kafe dhe për t'u njohur me njëri-tjetrin). Qysh në takim,"luani" gati hungëroi dhe mezalla se ia ndante sytë. Ajo, fillimisht, bëri të pafajshmen, por të linte ai!!!
                                             
                                               *    *   *
   Sa vuri re ai, Melpomeni  ishte një grua tërheqëse, në pjekuri të plotë. Sado me fëmijë të rritur dhe sado që po shkonte drejt gjashtëdhjetave, ajo kishte një vështrim të gjallë sysh dhe, tek buzqeshte, befas fytyra bëhej paparunë, sikur të kish frikë se mos kalonte masën e një takimi të parë dhe ca më tepër: të linte vend për ndonjë keqkuptim. Arturi, si fshatar që qe, tek e kish vënë në"optikën" e tij, e mendonte mysafiren me atë frutin e pjekur, që, megjithëse ka rënë nga pema, megjithatë jo vetëm e ruan freskinë, por veç freskisë, edhe shijen. Kur mendoi për "shijen", ai shkonte dhe më tej. Kur ndodh kështu me gratë,- tirrte ai shtëllungën e mendimeve,- ato marrin  një hijeshi të tillë, sa të duket se nuk kanë për të vdekur kurrë.
Ky qe takimi i parë dhe, si të pjekur që ishin, nuk është se bën ndonjë  veprim të pamatur.
"Luani" e kish provuar veten në aq  e aq beteja të tilla dhe, sado që në ndonjërën prej tyre kish thyer hundët, tek po ndaheshin, ia shtrëngoi dorën aq fortë, sa ajo vetëm nga turpi nuk bërtiti. U ndanë dhe ajo, për etikë apo politesë, e puthi cektas në të dy faqet. Ai, ngaqë turpin, prej kohësh, e kish ngrënë me bukë, i tha:
-Mikja ime, fëmijët në fshatin tonë i puthin  në faqe!!!
Ajo e mori "batutën" e tij si një shpoti dhe aq, por, megjithatë, si një sfidë që e priste.
                                          *     *    *
Në takimin e dytë (për"luanin" qe një fshat që dukej dhe nuk donte kallaus),u takuan pa hyrë tek ashensori. Kafen do ta pinin në katin.13.  Dëgjo,- i foli hapur ai,- nëse në ashensor nuk ka njeri tjetër, unë do të puth. As që vuri re, në i pëlqeu propozimi i tij, por, për fat (shpesh,- thoshte ai,- fati është me guximtarët), nuk kishte njeri tjetër dhe ai, mend,e kullufiti të tërën. Ajo njëherë u step, por , pastaj, e lëshoi veten "lisho", sa, kur hynë në klub,"pakti" qe vulosur me"vulë noteri".
Porositën, si zakonisht, kafe "expres" dhe, tek e kish përballë, ai sikur po i mertte matën.
E kish fituar të drejtën e plotë të  kundrimit dhe, kur  qëndroi tek dekolteja aq e hapur, ua nguli vështrimin harkut të gjinjëve të saj dhe, për ta bërë dhe atë  si "pjesëmarrëse", i tha:
- E di se si ka thënë Picasso?
Ajo mblodhi supet dhe ai, ngaqë thënia e shpinte ujët në mullirin e tij, i tha:- Picasso ka thënë:" Harku i hijshëm i gjirit të femrës, më bëri piktor!". Ajo e rroku aluzionin dhe, për çudi, ndjeu një afeksion apo një ledhatim, si një ftesë më intime.
                                    *    *   *
Tanimë që të dy, i hoqën "maskat" dhe flisnin lirshëm. Sado që ajo tentoi që të mbrohej,se "gjasme" jemi familjarë dhe këto "intimitete" nuk kanë lezet për moshat tona,"luani" as që dëgjonte më me me atë vesh.
Kur u rikthyen për të dalë nga klubi, nuk u eci mbarë. Qe një çift tjetër që zbriti me ta. Kur u ndanë, qe "luani" që e puthi, por edhe ky në faqe, se rruga qe me njerëz.
                                           *    *   *  
Takimin e tretë nuk e bënë në klub, por tek një shtëpi e një miku të tij. Miku kish ikur me pushime dhe çelësat ia kish lënë Arturit. Hynë në shtëpi, i pari Arturi dhe, pa u mbyllur dera mirë, hyri dhe ajo. Nuk këmbyen asnjë fjalë mes tyre, por si në"filmat pa zë", si në atë garën " më i shkathti, më i shpejti", u  zhveshën kollopan dhe ai e udhëhoqi tek dhoma e gjumit. Aty e përfshiu në "krahët e tij prej luani" dhe, pasi e shtriu në krevat, as që priti të shkëmbente qoftë dhe një fjalë me të.
Sulmin e filloi nga buzët dhe, kur arriti tek gjiri, përsëriti:- Më duket se Picasso është bërë piktor nga harku i gjinjëve të tu!!! Ajo, pothuajse, u këndell dhe e tërhoqi mbi vete. Ia nguli, fillimisht gishtrinjtë e saj, mbi krifën e ashpër të flokëve dhe, kur ai zuri t'ia fërkonte ato indet e buta, lëshoi në fillim një psherëtimë, pastaj dhe një tjetër dhe, mandej, si një alivan në gjendje: edhe e gjallë, po edhe e "vdekur".
Unë të dua,- tha ai. Edhe unë...,- i tha  ajo.

                 Tiranë, 13 janar 2017

2017/01/12

Lirohet me kusht gjnerali shqiptar nga Kosova ,zt. Ramush Haradinaj, ja kushtet e vëna nga Gjykata


Image result for Rachel Lindon
Rachel Lindon

Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, menjëherë pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin me kusht të Haradinajt, ka thënë për mediat franceze se kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi duhet të refuzohet nga drejtësia franceze
Rachel Lindon ka thënë se vendimi i gjykatës padyshim ka treguar rezultat në anulimin e flet-arrestit të INTERPOL’it, për të cilin flet-arrest ka thënë se “nuk ka vend më të ekzistojë”.
“Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt duhet të refuzohet”, ka shtuar Lindon.

Sapo është liruar nga ndalimi policor, gjenerali shqiptar nga Kosova,zt. Ramush Haradinaj.
Tani ai duhet të hiqet nga lista e Interpolit dhe të kthehet në vendin e tij, sa më parë!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është liruar me kusht nga Gjykata e Francës, por ai nuk mund të vij në Kosovë.zt.Ramush Haradinaj duhet të lajmërohet tek autoritetet franceze dy herë në javë.

Gjenrali shqiptar nga Kosova,zt.Ramush Haradinaj ishte ndaluar në Francë me një flet arrest të Serbisë, që i kërkonte Interpolit ta ekstradonte ish-kryeministrin e Kosovë në Serbi.





Është liruar nga ndalimi policor, gjenerali shqiptar i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.

Image

zt.Ramush Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.
Nis seanca ndaj Ramush Haradinajt, ja çfarë po kërkon avokatja franceze

Ka nisur seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën në Colmar të Francës.

Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt.


Ajo i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë fajor për akuzat e ngritura nga Serbia.


Ajo para trupit gjykues po kërkon lirimin e menjëhershëm të klientit të saj.

Ramush Haradinaj dërgohet në gjykatë, pas pak fillon seanca

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të. Lajmin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci.

Koci është shprehur se beson në pafajsinë e Haradinajt, dhe se sipas tij kërkesa e Serbisë pë ekstradim të Haradinajt do të refuzohet.
ramuš haradinaj

“Kam besim të plotë në drejtësinë franceze. Z. Haradinaj e ka dëshmuar pafajësinë para Tribunalit të Hagës, prandaj edhe kërkesa për ekstradim e Serbisë, do të refuzohet”- ka thënë avokati i Haradinajt Arianit Koci, me të mbërritur në Gjykatë ku do të mbahet seanca për Haradinajn.

haradinaj.jpg


Haradinaj para gjykatës franceze, ja çfarë vendimi pritet

Një gjykatë në Francë pritet që të fillojë të enjten një seancë të re dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.

Gjykata mund të marrë një vendim gjatë ditës për Haradinajn përfshirë edhe lirimin me kusht deri në përfundimin e procedurave gjyqësore, duke e mbajtur atë në shtetin francez, thonë zyrtarët mbrojtës të tij.
Image result for pusten iz pritvora francuske ramush haradinaj
Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.

Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në “gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet” që siç thotë “pretendon pala serbe”.
Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.
Related image
Haradinaj u mbajt në paraburgim me vendim të një Gjykate franceze e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim.

Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka “implikime politike” meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj.

Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe ‘janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë’ nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000 nuk tërhiqen.
Image result for pusten iz pritvora francuske ramush haradinaj
Qeveria e Kosovës mori vendim ndërkaq javën e kaluar që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Marrëdhëniet ndërmjet palëve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të bisedimeve në Bruksel të lehtësuara nga BE-ja e cila sërish ka bërë thirrje për “vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat”.



Ja çfarë shkruajnë mediat serbe:

HARADINAJ PUŠTEN IZ PRITVORA!




Protesti širom Kosova zbog Haradinaja


Autor: 
Širom Kosova danas su održani protesti zbog hapšenja Ramuša Haradinaja u Francuskoj po poternici Srbije. Demonstranti zahtevaju njegovo oslobađanje i kritikuju vlast zbog dijaloga sa Srbijom.
5

A- A A+
Ramuš HaradinajFoto: Tanjug, Sava RadovanovićRamuš Haradinaj
Haradinajeva partija Alijansa za budućnost Kosova je danas pod motom "Haradinaj je Kosovo" organizovala proteste u Prizrenu, Gnjilanu, Peći, Mitrovici, Đakovici i Uroševcu u pet do 12. Protesti su održani protiv, kako su rekli, uvreda i nepravde zbog hapšenja Ramuša Haradinaja u Francuskoj.
Predsednik ogranka Alijanse u Prizrenu, Ljuljzim Kabaši, rekao je pred okupljenima da bi nastavak dijaloga sa Srbijom u Briselu, posle ovog hapšenja, bio poguban primer daljeg ugrožavanja državnosti Kosova, prenosi Radio Slobodna Evropa.

Novi dokazi: Proširena istraga protiv Haradinaja

I u Gnjilanu je zatraženo i da se prekine dijalog sa Srbijom, što nije podržala Skupština Kosova u utorak uveče.
Alijansa za budućnost Kosova je posle celodnevne rasprave o Haradinaju iznela rezoluciju kojom se zahteva njegovo hitno oslobađanje ali i prekid dijaloga, s čime se nisu složile vladajuće stranke.
Kako je najavljeno, protesti pod motom „Protiv uvrede i nepravde“, biće održani u Prizrenu, Gnjilanu, Peći, Mitrovici, Đakovici i Uroševcu. Takođe, protestovaće se u Skoplju, a najavljena su okupljanja i u Beču, ispred ambasade Francuske, javila je RTK2.



vučić



Lider Alijanse za budućnost Kosova, bivši komandant OVK Ramuš Haradinaj u četvrtak je izveden pred sud u Kolmaru u Francuskoj koji je odlučio o njegovom puštanju na slobodu.

Haradinaj je oko 11.30 časova stigao u zgradu suda gde je počeo sudski postupak u kojem je naloženo da se pusti na slobodu pod uslovom da ne napušta Francusku.

Druga opcija bila je da se nastavi procedura ekstradicije na zahtev Srbije.


Milica Kostić, direktorka pravnog tima Fonda za humanitarno parvo, međutim, u izjavi za RSE predviđa da će Haradinaj biti brzo pušten.
"Francuska će se rukovoditi evropskom Konvencijom o ekstradiciji kojom se rukovodio sud u Engleskoj kada je odlučivao o izručivanju Ejupa Ganića. Taj sud je smatrao da je suđenje bilo politički motivisano. Nesumnjivo će Ramuš Haradinaj i njegovi advokati isto to tvrditi na ročištu u Francuskoj", kaže Kostić.
Milica Kostić: Haradinaj će verovatno brzo biti pušten
Milica Kostić: Haradinaj će verovatno brzo biti pušten



Gazeta beogradase “Blic”, në numrin e saj të sotëm, të 12 janarit, në ballinë, shkruan se “Shqiptari më i pasur paguan lirinë e Haradinajt”.
Image
Media bënë të ditur se biznesmeni i Kosovës, ish presidenti Behgjet Pacolli, nuk është duke i kursyer paratë për lirimin e Ramush Haradinajt. Gjithashtu, sipas kësaj gazete, ai, lobon me grupe të caktuara në Francë për të bërë presion te politikanët dhe mediet në favor të fushatës për lirimin e Haradinajt.
Këto konstatime media serbe i mbështet në deklaratat e zotit Pacolli të shprehura në rrjetin e tij social, pastaj gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe zhgënjimin e tij, që Parlamenti i Kosovës, nuk nxori një Rezolutë për lirimin e Haradinajt.
Sipas mediave serbe zoti Pacolli është i bindur se "Franca është duke punuar në lirimin e Ramushit”.
Po e njëjta gazetë, para disa jave, në seri lansoi aferën Haradinaj dhe grupit të tij, kinse në bashkëpunim me nëntokën e Beogradit, bënë kontrabandë me armë. E gjithë kjo zhurmëri propagandistike bëhej për të legjitimuar qarqe të ndryshme ndërkombëtare për kinse veprimtarinë e rrezikshme të zotit Haradinaj para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës.
Vlen të ceket se Haradinaj u arrestua javën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, në bazë të urdhër-arrestit nga Serbia, me akuzën për  krime lufte kundër popullatës civile të Zonës së Dukagjinit, në periudhën prej viteve 1998 - 1999, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës.

Mos më thuaj se më ke parë ëndërr



Prof. Dr. Shefkije Islamaj 

Dr. Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në fshatin Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1968, ndërsa shkollën Normale në Mitrovicë më 1972.

Më 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ndërsa në vitin vijues 1978 u regjistrua në studimet pasuniversitare të këtij fakulteti. Magjistroi me temën “Sinonimet në gjuhën shqipe” më 1982.

Në vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezën e disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës” me të cilën mori gradën ‘doktor i shkencave filologjike’.

Dr. Shefkije Islamaj gjatë studimeve ka punuar në arsim, një kohë në shkollën fillore “Liria” në Isniq, pak kohë në Qendrën e Shkollimit të Mesëm “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ka punuar si ligjëruese e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike gjatë viteve 2001-2004.

Fill pas përfundimit të studimeve, në vitin 1977 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, në Sektorin e Leksikografisë, në fillim si asistente, më vonë si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore.

Sot punon në Institutin Albanologjik dhe ka titullin këshilltare shkencore. Jeton në Prishtinë.

Adresa elektronike: shefkije_islamaj@hotmail.com

Veprimtaria

Veprimtaria shkencore e Shefkije Islamajt përmban afro 100 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botuara në organet shkencore e profesionale në Kosovë e Shqipëri.

Ka marrë pjesë me kumtesa e me diskutime në më shumë se 30 sesionet e në simpoziumet e ndryshme shkencore me karakter thjesht shkencor të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi.

Është redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij. Ka redaktuar një numër veprash shkencore dhe fjalorë të botuar, ndër ta, së fundi, Fjalorin elektronik suedisht-shqip, botim i Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë, botuar më 2004. Është recensuese e shumë veprave shkencore dhe mësimore; ka marrë pjesë si anëtare komisionesh në mbrojtje magjistraturash e doktoratash, dhe si mentore. Është anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Komisionit për Çështje të Leksikut në kuadër të këtij këshilli.

Për dhjetë vjet ka udhëhequr Degën e Gjuhës në Institutin Albanologjik.

Është nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe, e themeluar në qershor 2002.

Është anëtare e redaksive të revistave shkencore të Institutit Albanologjik - Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave filologjike dhe Gjuha shqipe, që nga fillimi i daljes së saj, si dhe e revistës Kulturë gjuhe, botim i ShGjSh-së.

Për vite me radhë ka marrë pjesë me biseda rreth gjuhës në radiot dhe televizionet tona; në tribuna të ndryshme gjuhësore profesionale dhe me studentë; ka marrë pjesë si trajnuese e gjuhës në institucione të ndryshme administrative.

Një ndihmesë të madhe i jep kulturës së gjuhës shqipe dhe problemeve aktuale të saj, si dhe studimeve gjuhësore në përgjithësi me botimet e rregullta në revistat shkencore që dalin në Kosovë e Shqipëri: Gjurmime Albanologjike, Filologji, Studime filologjike, Studime Albanologjike, Dardania sacra, Gjuha shqipe, Gjuha jonë, Kulturë gjuhe etj., si dhe në shtypin e përditshëm.

Ka marrë pjesë në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Botimet - Veprat

1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe; Monografi, (recensues akad. Idriz Ajeti, mr. Mehdi Bardhi, dr. Shaqir Berani). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 1985, f. 145;
2. Gjuha dhe stili i Jakov Xoxës; Monografi, (recensues akad. Rexhep Ismajli, akad. Rexhep Qosja). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2000, f. 420;
3. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, (recensues akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Ismajli). Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2002, f. 440;
4. Gjuha, ligjërimi dhe fjala, (recensues prof. Emil Lafe, dr. Ragip Mulaku). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2004, f. 300;
5. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore), (recensues akad. Idriz Ajeti, dr. Ruzhdi Ushaku). Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 1987.
6. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr, roman, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, f. 299.

Studime, artikuj vështrime dhe recensione

1. Sinonimia - gurrë e pashtershme për pasurimin e gjuhës, “Fjala”, 15.03.1979, Prishtinë.
2. Roli i sinonimeve në pasurimin e gjuhës, “Gjurmime albanologjike”, SShF, XI, 1981, f. 117.
3. Çështje të sinonimisë shqipe, në “Fjala”, gusht, 1986, Prishtinë.
4. Pasqyrimi i sinonimeve në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, në vëll. “Çështje të studimeve albanologjike I, Prishtinë, 1987.
5. Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe, “Gjurmime albanologjike”, SShF. XIII, 1983, f. 13.
6. Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe, “Studime filologjike”, 4/1986, Tiranë.
7. Roli i sinonimisë në pasurimin e gjuhës, në vëll. “Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë shqipe, III”, Tiranë, 1989, f. 359.
8. Sinonimia në “Valët e detit” të Spiro Dinos, në ciklin “Këngë dashurie”, “Gjurmime albanologjike”, SShF, 18/1988, f. 119.
9. Çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit (bashkautore), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XVIII, 1988, f. 119.
10. Roli i shkrimtarit në pasurimin e terminologjisë shqipe, në vëll. "Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1988, f. 97.
11. Aspekte të stilit të Xoxës, “Rilindja”, 4.08.1979.
12. Aspekte të stilit dhe të gjuhës së Mjedjes, “Bota e re”, 25.V.1983, f. 26.
13. Ngjyrimi emocional i përmbajtjeve leksikore, “Rilindja”, Prishtinë, 30.06.1979.
14. Edhe diçka rreth gjuhës së Buzukut, në përmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare”, Ulqin, 1995, f. 220.
15. Çështje gjuhësore e stilistike në “Mrizin e Zanave” të Gjergj Fishtës, në “Gjurmime albanologjike”, SShF, XXVI dhe në “Seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare”, Tiranë, 1996.
16. Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhësore, në vëll. “Letërsia shqipe dhe gjuha letrare”, AShAK, Prishtinë, 1998, f. 245.
17. Kultura e shkrimit sot e nesër, në “Gjuha shqipe”, 2/1998.
18. Mjetet shprehëse dhe norma letrare, në “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 18.
19. Ndikimi i mjeteve shprehëse të gjuhës në ngulitjen e normës letrare, në “Zëri i rinisë”, nr. 9, 28.IX.1981.
20. Malli - fjalë çelës në poezinë e Lasgush Poradecit, në “Gjuha shqipe” nr. 2, 1999.
21. Çështje të normës stilistike, në “Gjurmime albanologjike”, SShF, 23, Prishtinë, 1993, f. 163.
22. Kongresi i Manastirit, moment i rëndësishëm i kulturës dhe i historisë shqiptare, “Fjala”, 11, 1978.
23. Mërgimi në jetë dhe në letërsi, në vëll. “Letërsia dhe mërgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinë.
24. Gjendje shqetësuese në hapësirën tonë kulturore, në “Alternativa”, nr. 7, 8, Lubjanë, 1990, f. 113.
25. Poezia “Qielli - një model i gjuhës poetike, në rev. “Stil”, SHSHM, Shkup, 1998.
26. Vepër me interes për gjuhësinë shqiptare (R. Ushaku, “Kërkime filologjike”), në “Fjala”, dhjetor, 1985.
27. U ribotua “Fjalori Bashkimit”, “Gjurmime Albanologjike”, SShF, XI. 1979.
28. Botim me vlerë shkencore e praktike (Xh. Lloshi, “Stilistika dhe pragmatika”, në ‘Universi i librit shqiptar’, 2, Tiranë, 2000.
29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, “Struktura leksiko - semantike dhe stilistike e frazeologjizmave të shqipes”), “Gj. Shqipe”, 1, 2000.
30. Gjuha shqipe - çështje e rendit kombëtar, në “Rilindja”, korrik, 2000, Prishtinë.
31. Ndihmesë dhe përkrahje për gjuhën letrare shqipe (Xh. Lloshi, “Mbështetje për gjuhën letrare”, Toena I, 1997), “Gjuha shqipe”, 2, 1998.
32. Botim me vlerë të çmueshme - Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe (Xhevat Lloshi), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XVIII, Prishtinë, 1988, f. 267.
33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare), “Gjurm. alb.”, SSHF, XXV, f. 171.
34. Sukses i madh në leksikografinë tonë, (“Fjalori shqip-serbokroatisht”) “Rilindja”, 1982, 1, 2 janar.
35. Një kontribut për leksikografinë tonë, “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 35.
36. Një vepër me interes të veçantë e leksikografisë shqiptare, “Gjuha shqipe”, 1/1982, f. 37.
37. Tekst me interes për shkencat e ligjërimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, “Fjalor enciklopedik për shkencat e ligjërimit”), “Gjuha shqipe” 1/1986, f. 67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, “Fjala”, 15.12.1985.
39. Studime me rëndësi shkencore, (“Gjurm. alb.”, SSHF, XIV,1984), “Gjuha shqipe” 3/1985, f. 53.
40. Rezultate dhe detyra të reja në fushën e terminologjisë, “Gjuha shqipe” 1/1988, f. 63.
41. Strukturalizmi ndër ne, “Zëri i rinisë”, 28.06.1984.
42. Sesioni shkencor “Letërsia shqipe dhe poetika strukturale” (vështrim), “Gjurmime albanologjike”, SShF, XIV, 1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, “Gjurm.alb.” SShF. VIII, 1978, f. 261.
44. Frazeologjia gjuhësore e Xoxës, rev. “Glosa”, FF i UT, 1/1999, f. 62.
45. Shprehësia leksikore në veprën letrare te Jakov Xoxës, në rev. “Glosa”, FF i UT nr. 2/1999, f. 64.
46. Çështje të frazeologjizmave letrarë në romanet e Jakov Xoxës, “Filologji”, UP. 1999, Prishtinë.
47. Botim me interes shkencor (“Fan S. Noli” - monografi), “Gjuha shqipe”, 1/1985, f. 42.
48. Një tekst me vlerë praktike (“Shenjat e pikësimit”), “Rilindja”, 21.3.1981.
49. Edhe një sukses i leksikografisë tonë (“Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore”), “Rilindja”, 17.07.1982, f. 14.
50. Një ribotim i rëndësishëm (“Fjalor serbokroatisht-shqip”), “Fjala”, 15.11.1986, f. 12; “Gjurm.alb.”, SShF. XVI, 1986, f. 285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore në tregimin tonë të sotëm, “Fjala” 1-15 nëntor, Prishtinë, f. 4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (në monografinë “Faik Konica, jeta dhe vepra”), Prishtinë, 1996.
53. Kontribut i çmueshëm në fushën e onomastikës (“Gjuha shqipe” 1/1987), “Fjala”, 1 gusht 1987.
54. Sinonimet në veprën e Pjetër Bogdanit, “Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 1989, Prishtinë.
55. Tribuna me interes shkencor, “Gjurm. alb.”, SShF, XIV, 1989.
56. Strukturalizmi ndër ne, në “Zëri i rinisë”, 28.06.1984.
57. U mbajtën tribunat e para shkencore në organizim të Institutit Albanologjik, “Gjurm. alb.”, nr. 16, 1984; “Gj. Shqipe”, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temën "Letërsia shqipe dhe poetika strukturale", në “Gjurm. alb.” nr. 14, 1984.
59. Shqipja përballë anglishtes (Ilir Hoti – “Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip për bankën, biznesin, bursën ekonominë”, bot. ”Star”, Durrës, 2001), “Koha ditore”, 1.6.2002.
60. Kultura gjuhësore dhe proza jonë e sotme, “Seminari i 20 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare”, Prishtinë, 2002.
61. Pamja jonë gjuhësore në mjetet e informimit, “Gjuha shqipe”, 1-2001, IA, Prishtinë.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetërimit, “Rilindja”, 30.7.2001.
63. Gjuha letrare – faktor bashkues në shkallë kombëtare, “Gjuha jonë”, 3-4, 2000, Tiranë.
64. Çështjet e gjuhës – çështje të rendit kombëtar, “Zëri”, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar në frazeografinë shqipe (J. Thomai – “Fjalor i frazeologjik i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1999), “Rilindja”, korrik 2000.
66. Gjuha në mjetet e informimit, “Gjuha shqipe”, 2 – 2001, IA, Prishtinë.
67. Funksioni stilistik i foljes në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, “Seminari XXI - Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 2002, “Gjurm. alb.”, “SF”, 2002.
68. Letërsia dhe shkolla, “Shkëndija”, tetor 2002.
69. Përdorimi i shqipes standarde në mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare” , Tiranë, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetërimit, “Tribuna me studentë”, më 16.12.2002.
71. Etapë e re e përdorimit të shqipes standarde, “Koha ditore”, 5.8.2003.
72. Xoxa, ky mjeshtër i madh i gjuhës, “Koha ditore”, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhësore e Maqedonisë shqiptare, “Fakti”, 25.9.2003.
74. Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare, “Seminari XXII”, 2003.
75. Kultura gjuhësore dhe mjetet e informimit, “Kulturë gjuhe”, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombëtare, “Gjuha shqipe”, 1-2, 2002.
77. Letërsia e sotme shqipe – çështje të leximit gjuhësor-stilistik, “Gjurm. Alb.”, “SF”, 2003.
78. Njësimi i alfabetit dhe njësimi i gjuhës, “Zëri ditor”, 22. 11.2003.
79. Ndërtimi i standardeve në dy rrafshe të rëndësisë kombëtare, “Zëri ditor” 20.11.2003.
80. Një raport real ndaj njëmendësisë sonë gjuhësore, “Zëri ditor”, 21.11.2003.
81. 50 vjet studime albanologjike, “Epoka jonë”, 17-18.12.2003.
82. Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja, “Zëri ditor”, në shtatë vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83. Fjalor që plotëson zbrazëti të ndjeshme, “Koha ditore”, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare, “Gjuha shqipe”, 2, 2004.
85. Kujtime historike, politike dhe autobiografike, “Koha ditore”, 10.7.2004.
86. Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87. Një fjalor i madh i fjalëve të huaja – kërkesë e ngutshme, “Koha ditore”, 21.8.2004.
88. Intelektuali në një kohë tipike komuniste, “Shekulli”, 22.5.2004.
89. Roman i veçantë me gjuhë të veçantë, “Koha ditore”, 29.5.2004.
90. Gjuha standarde, zgjidhje e vetme për shqiptarët, “Shekulli”, 24.8.2004.
91. Për një qëndrim të drejtë ndaj prurjeve të reja në gjuhë, “Zëri”, shtator, 2004.
92. Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike që lidhen me sinoniminë leksikore shqipe, “Zëri”, 12.3.2005.
93. Një fjalor i pasur dialektor (P.H., S.A. “Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë”, T. 2004), “Koha ditore”, 25.6.2005.
94. Një vepër e madhe leksikografike (“Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe”), “Shekulli” 4.3.2005.
95. Për një leksikografi bashkëkohore, përmbledhje.
96. FGjSSh- bazë e mirë për një fjalor të derivacionit semantik, “Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 2005.
97. Drejtshkrimi kompjuterik, megjithatë një arritje e madhe, “Koha ditore”, 16.4.2005.
98. Si paraqitet kultura shqiptare në internet, “Koha ditore”, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtës në shembujt e paktë të modelimit artistik të historisë sonë, “Zëri”, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmë Fishtën sot, “Shekulli”, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare, “Shekulli”, 4.12. 2005, “Fakti”, 30.11.2005, “Epoka e re”, 30.11.2005.
102. Shqip në Suedi (“Fjalori suedisht-shqip”), 11.11.2004.
103. Lehtësia e padurueshme e reagimit, “Shekulli”, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhësor, “Dardania sacra”, 2004.
105. Shqipja – gjuhë e vogël apo gjuhë e madhe? “Zëri”, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehëse të shqipes, “Zëri”, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, “Gjuha shqipe” 1, 2005.
108. Për një korpus letrar dhe për një korpus gjuhësor në internet, “Gjuha shqipe” 3, 2005.
109. Kultura gjuhësore dhe terminologjia islame, “Tryeza shkencore”, AShAK, 16.11.2005


Romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” është romani i parë i gjuhëtares Prof.Dr. Shefkije Islamaj, e cila në jetën intelektuale shqiptare është bërë e njohur me studimet e saj për çështje leksikologjike e leksikografike, për çështje të gjuhës standarde dhe për çështje të gjuhës e të stilit të disave nga shkrimtarët e mëdhenj të traditës e të letërsisë së sotme shqipe. 

“Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” në të vërtetë është romani i parë modern mbi pasojat e luftës së fundit në Kosovë, në botën shpirtërore të njerëzve. 

I treguar përmes përjetimit real, përmes lirizmit të theksuar dhe ironisë së përmbajtur, përmes dokumentarizmit të mbështetur në të dhëna konkrete dhe imagjinare, romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” bëhet vepër fort përshtypjelënëse e një vetëdijeje kritike për mëdyshjet me të cilat na ngarkon koha e pasluftës. 

Në të, me dashjen a padashjen e autores, i krijohet hapësirë vështrimit humanist për jetën dhe njerëzit, që e pësojnë në jetë - vështrimit humanist aq shumë të skajshëm në kohën tonë.



Shefkije Islamaj. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr.
Tiranë: Toena, 2004. 292 f. ISBN 99927-1-928-1
Kopertina: Rrëfimi shkëmbor. Piktor Bahskim Paloja
Prezantuar nga Rusana Hristova-Bejleri

Shefkije Islamaj është shkencëtare karismatike në rrethet intelektuale të Kosovës. Ajo është ndër gjuhëtarët më të respektuar shqiptarë, në shoqëri – tregimtare gojëmbël e humorit popullor gegë, në shtëpi – nënë me katër fëmijë. Në një mjedis social konservativ personaliteti i saj afirmon shkëlqyeshëm modelin e ekuilibruar të emancipimit.

Shefkije Islamaj ka botuar shumë literaturë shkencore, sapo u përurua monografia e saj e radhës “Gjuha, ligjërimi dhe fjala”, por mbase nuk do të shkruante roman, nëse nuk do të përjetonte si forcë madhore gjëmën e madhe të luftës. Romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” u është kushtuar njerëzve tanë më të shtrenjtë, që nuk janë më. Të vdekurit dhe lufta, siç shprehet poetja bullgare Bllaga Dimitrova në vjershën e saj për tragjedinë në Kosovë, i bashkon “Ura e fundit në Ballkan”:

Ranë të gjitha urat. Tym e thërrime.
Ka mbetur vetëm një e vetme e pathyeshme –
ura që çon në botën e përtejme.



(Shqipëroi Prof.Dr.Agim Vinca)


Gjatë muajve të parë të kthimit në shtëpi vetëvritet pas depresionit të rëndë edhe një vajzë e përdhunuar. Prindërit e sfilitur psherëtijnë se ajo “ia pushoi vetes dhe neve brengat e barrës së saj” (f. 269) Reagimi është i ashpër dhe realist. Vajza është Butja, e bija e shoqes më të ngushtë të mjekes e cila në kohën e paktë midis turneve në maternitet ka vendosur të shkruajë një roman. Në vetën e parë.
Subjekti i romanit ndjek tri vija – jetën e lodhshme të përditshme të pasluftës, monologun introspektiv të protagonistes dhe retrospektivën e rinisë së saj. Doktoresha e maternitetit, e cila përshëndet përditë jetë të reja, ka shumë episode për të treguar dhe ato do të lexohen gjithmonë me interes të sinqertë. Dhimbjet e lindjes harrohen fizikisht, por kanë mbetur si metaforë e vështirësive të çdo fillimi të paharrueshëm. Pas humbjeve të njerëzve të afërm dhe makthit të pasigurisë, lindja është simbol dhe shkas për të kujtuar sagën familjare të mbijetesës në çdo shtëpi kosovare.

Nga këndvështrimi i romanit të Shefkije Islamajit ky akt kulmor shërben edhe si pastrim të plagës shoqërore të shfaqur në rininë e thyer të Butes dhe në paradigmën e shtrembër të opinionit publik.
Monologu i brendshëm i protagonistes tregon ëndrrën e saj për të shkruar roman, shpreh nevojën të na dëgjojnë, të dalim për njëfarë kohe në dritën e projektorëve, të lëmë gjurmë shpirtërore: “Jeta është kjo që na ofrohet dhe marrin nga ajo aq sa dimë të ofrojmë ne” (f. 105).

Kështu i thotë me ëmbëlsi gjyshja mbesës së vogël, që do të kërkojë diçka përtej “ofertës” së dukshme dhe të kapshme lehtë. Plani retrospektiv i romanit është “spiranca” reale në momentet e vështira. Asocimet pozitive ngjallen jo vetëm nga jeta e shtëpisë së madhe patriarkale, siç e ka parë një vajzë e lumtur, por edhe nga fatkeqësitë e vogla dhe të mëdha të jetës së zakonshme në kohë paqeje. Kurse ëndrrat dhe interpretimi i tyre janë element i dashur si i kulturës popullore dhe i besimeve bashkëkohore, ashtu edhe i teknikave të stilit postmodern.

Të tre planet e subjektit ndiqen me lehtësi dhe u ofrojnë mundësi për vetëidentifikim inteligjent, zhvillues dhe shërues lexuesve të grupeve të ndryshme. Bie në sy se romani “Mos më thuaj se më ke parë ëndërr” mund të kthehet lehtë në skenar filmik, ku apokaliptika e historisë do të kristalizohej jo me tablo epike, por me anë të jetës individuale, siç shohim në tendencat e kinematografisë më të suksesshme botërore. Statistikat zyrtare thonë se janë me mijëra vajzat dhe gratë shqiptare me fatin e Butes. A duam ta dimë këtë fakt ne, dëshmitarët e jashtëm në Ballkan? Shefkije Islamaj ka gjetur një mënyrë jo imponuese për të na e kujtuar, për të na kuruar pa e ndier, përmes artit, nga sëmundja e indiferencës dhe paragjykimeve ndaj fqinjëve tanë më të afërt, ndaj njeriut që kemi pranë.


Libri “Gjuha dhe identiteti” përmbledh një numër shkrimesh që kanë në qendër problemin e gjuhës standarde.



 











Shefkije Islamaj
Gjuha dhe identiteti
Kategoria: Studim
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978 – 99943 – 1 – 399– 0
Formati: 14x20 cm
Faqe: 336
Çmimi: 700 lekë / 6,00 euro



Libri “Gjuha dhe identiteti” përmbledh një numër shkrimesh që kanë në qendër problemin e gjuhës standarde. Filli që përshkon shkrimet është ky: gjuha standarde është dëshmia më shprehëse e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo, për ne, ka funksion komunikues dhe simbolik: siguron marrëveshje, njësim shpirtëror dhe prestigj.

Studimet, vështrimet dhe trajtesat që përfshihen në libër janë shkruar përgjatë viteve 2005-2008. Një numër shkrimesh janë fryt i interesimit për problemet aktuale të gjuhësisë shqiptare, disa janë nxitur nga diskutimet publike për vlefshmërinë e standardit të shqipes, disa janë shkrime që lidhen me pjesëmarrjen e vetë gjuhëtares Prof.Dr. Shefkije Islamaj në tubime shkencore, disa janë shkruar me rastin e përvjetorëve të figurave e të ngjarjeve të rëndësishme të kulturës shqiptare e disa janë vështrime kritike për libra gjuhësorë të botuar në këtë rreth kohor. Një numër i tyre janë shkrime polemizuese të një debati për gjuhën standarde, të zhvilluar në mjetet e informimit gjatë viteve 2005-2006.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...