Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/21

Gratë e botës kundër Donald Trumpit

Gratë në mbarë botën marshojnë kundër Trumpit


Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë dalë në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave" në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë dalë në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave" në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Ju lutem, mos i vrisni serbët, tha Vuçiq...

Image result for adriatik kelmendi


 Adriatik Kelmendi

...edhe pse ka më shumë se 10 vjet, sigurisht, që në Kosovë nuk ka pasur ndonjë vrasje me motive etnike. Për çfarë vrasjesh e ka fjalën Vuçiq?! Apo mos duhet përgatitur që në ditët në vijim të shohim edhe ndonjë “Panda” tjetër?!

1.
TRENI RUS me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” arrin në stacionin në veri të Mitrovicës.
“Kjo nuk është asgjë e re. Ne vetëm kemi udhëtuar nga Beogradi, nëpër Serbinë qendrore dhe kemi ardhur në Krahinën tonë jugore, në Kosmet”, flet me triumfalizëm, Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
I rrethuar me klerikë serbë, ai u buzëqesh gazetarëve që kanë udhëtuar me trenin e njëjtë me të, derisa një bashkudhëtar ia hedh rreth qafës një flamur të Serbisë.
“Të mos na ftohesh, se na duhesh, shef”, i thotë. “Pa ju s’kemi jetë ne këtu”.
“Mos u mërzitni. Këtu jemi në tokën e shenjtë të Serbisë. Së shpejti me këtë tren do të vazhdojmë për në Fushë-Kosovë e Ferizaj”, ia shtrëngon shpatullat Gjuriqi.
“Bravo, shef! Ky tren e vërtetoi se Kosova ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë Serbi”.

2.
TRENI RUS sapo ka kaluar në territorin e Kosovës. Udhëtarët, bashkë me përfaqësuesit e qeverisë së Beogradit dhe klerikët, këndojnë me zërin në kupë të qiellit.
Njëra nga manekinet, e veshur si stjuardesë, ia mbyll syrin Gjuriqit me erotizëm. Ai e thërret që t’u bashkohet në këngë.
Sapo e bën hapin e parë, një xham i trenit thyhet. Ajo kap qafën për ta mbuluar gjakun.
“Po na sulmojnë! ‘Shiptarët’ po na gjuajnë”, bërtet dikush.
Në panik, të gjithë shtrihen në dyshemenë e trenit.
Thyhen edhe dy xhama të tjerë.
“Do të na vrasin të gjithëve”, thërret manekinia.
“Shtrenjtë do ta paguajnë këtë ‘shiptarët’”, i siguron Gjuriq. “Do ta marrin atë që po kërkojnë”.
Një ditë më vonë, në 11:00 të mëngjesit, Gjuriq mban konferencë shtypi në qendër të veriut të Mitrovicës. Në një tavolinë të improvizuar ka prezantuar disa plumba, një granatë të pashpërthyer dhe disa gurë të mëdhenj.
“Siç e keni dëgjuar mbrëmë në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit, kryeministri Aleksandar Vuçiq u ka telefonuar të gjithë liderëve të shteteve, duke kërkuar nga ta që të mos lejojnë spastrimin etnik të serbëve nga Kosova. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Rusia ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën ne presim që të shfuqizohet Rezoluta 1244 dhe që ushtria serbe të hyjë në territorin e krahinës jugore, për t’i ruajtur serbët që po vriten nga ‘shiptarët’”.
Qytetarët duartrokasin. Disa prej tyre kanë qëndruar në shesh, duke protestuar që nga mbrëmja e kaluar.
“Na jepni armë, duam armë!”, dëgjohet dikush.
"S’ka nevojë që ju të shqetësoheni. Bota tashmë e ka të qartë se shqiptarët nuk duan asnjë serb në Kosmet”, e porosit Gjuriq. "Nga sot ne kemi ndërprerë çdo kontakt me institucionet e përkohshme qeverisëse të Prishtinës, do të tërhiqemi nga secili obligim që kemi marrë nga dialogu në Bruksel dhe do të shpallim organet serbe vetëqeverisëse. Kemi urdhëruar secilin zyrtar serb që t’i lëshojë institucionet e Prishtinës, qoftë në qeveri, qoftë në parlament, gjyqësi ose kudo”.
I ngre dy grushte në drejtim të qiellit:
“Mjaft më, Kosmeti është tokë serbe”.

3.
TRENI RUS është njëri nga veprimet e ndërmarra nga Beogradi me synimin që ta zërë “trenin e fundit”, siç duket të besojnë ata, për të shpëtuar diçka nga humbja e Kosovës.
Dy skenarët e mësipërm, cilido që do të realizohej, do të nënkuptonte triumf për qeverinë serbe. Nëse treni do të qarkullonte lirisht deri në Mitrovicë, mesazhi do të ishte se deri në Mitrovicë është Serbi. Nëse treni do të sulmohej, mesazhi do të ishte se jetët e serbëve janë të rrezikuara në Kosovë dhe për këtë Beogradi duhet ta aneksojë veriun dhe komunat me shumicë serbe, në mënyrë që t’i mbrojë serbët.
Të dy këta skenarë ranë në ujë për shkak se treni nuk u lejua të hynte fare në Kosovë.
Mirëpo, me këtë nuk kanë përfunduar edhe provokimet e Beogradit për të krijuar pozicion faktik politik në terren, në mënyrë që pastaj të hyhet në një fazë të re negociatash, me qëllimin final - ndarjen e Kosovës.

4.
NË SYTË E qeverisë së Vuçiqit nuk ka një moment më të përshtatshëm për të bërë përpjekjen e fundit për ta ndarë Kosovën.
Klasa politike në Kosovë është pikë e pesë ndërmjet vete.
Bashkimi Evropian është i mbingarkuar me problemet e brendshme, me krizën e refugjatëve, Sirinë e BREXIT-in, saqë nuk ka kapacitete të mjaftueshme edhe po të dëshironte të merrej me krizën e re në Kosovë.
Dy shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania e Franca, së shpejti hyjnë në fushatat për ciklet zgjedhore shumë të rëndësishme për to.
SHBA-ja është e preokupuar me ndërrimin e administratës dhe Presidentit të ri Trump do t’i duhet kohë për t’u marrë me Ballkanin.
Rusia, sakaq, synon që t’i shfrytëzojë të gjitha këto, në mënyrë që të rritë ndikimin në Ballkan, para se edhe Mali i Zi zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s.
Në këtë frymë, edhe muri në veri të Mitrovicës.
Në të njëjtën frymë, edhe arrestimi i Haradinajt dhe këmbëngulja që ai të ekstradohet me çdo kusht në Serbi.
Beogradit, në fakt, fare nuk i intereson muri. Njësoj siç fare nuk i intereson të “arrihet drejtësia” me gjykimin e Haradinajt. Beogradit i intereson vetëm që shqiptarët të provokohen, të bien në grackë, të sulmojnë serbët në Kosovë dhe këtë ta përdorë pastaj si argument - se shqiptarët nuk duan të jetojnë me serbët.
Beogradi llogarit se gjakrat do të nxehen edhe me ndonjë arrestim me peshë nga Gjykata Speciale në Kosovë, me të cilin përçarja ndërmjet partive politike, gjegjësisht përkrahësve të tyre, vetëm sa do të rritet dhe që, mundësisht, shqiptarët të fillojnë ta luftojnë njëri-tjetrin e të mos kenë kapacitete për t’iu kundërvënë planit serb.

5.
KA MË SHUMË se 10 vjet, sigurisht, që në Kosovë nuk ka pasur ndonjë vrasje me motive etnike.
Mirëpo, kryeministri serb, Vuçiq, në konferencën e shtypit, pas dështimit të hyrjes së “trenit rus” në Kosovë, “i luti shqiptarët që të mos i vrasin serbët në Kosovë”.
Për çfarë vrasjesh e ka fjalën Vuçiq?!
Apo mos duhet përgatitur që në ditët në vijim të shohim edhe ndonjë “Panda” tjetër?!
Ta kemi të qartë: Në Kosovë janë rreth 95% shqiptarë.
Për Kosovën vendos Prishtina, jo Beogradi.
Konflikti Kosovë-Serbi i konvenon vetëm Serbisë, në mënyrë që të provojë të fitojë bile diçka nga ajo që ka humbur.
Shqiptarët s'kanë arsye t'u bien daulleve të luftës.
Shqiptarët s'kanë pse ta luajnë lojën e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha : Akademik Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare



Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka shkruar se e nderon përjetë gjeniun e politikës shqiptare.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta! Në nderim perjete gjeniut te politikes shqiptare, arkitektit te Kosoves se Pavarur, mikut tim, presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Strasburgu, qendër e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Qendër e Këshillit të Europës, ka qenë nikoqir i protestuesve shqiptarë.


Protestë për Haradinajn në Strasburg


Me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, me fare pak të Kosovës dhe pa asnjë të Francës, qindra bashkëkombës kanë protestuar për lirimin e Ramush Haradinajt

Strasburgu, qendër e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Qendër e Këshillit të Europës, ka qenë nikoqir i protestuesve shqiptarë.

Ndërkohë, mijëra qytetarë sot në Prishtinë kanë protestuar për Haradinajn.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë, me një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që nga viti 2004. Pas 8 ditësh mbajtje ai është lënë i lirë me kusht, duke u obliguar që të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici. Kësisoj, deri në një vendim të ri të Gjykatës në Colmar.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk priten ndryshime të mëdha në politikën në e jashtme të SHBA-së, pas marrjes së detyrës së presidentit nga Donald Trump.

Image result for Kyle Scott
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kyle Scott


Ambasadori amerikan në Beograd,lartëmadhëria e tij Kyle Scott ka thënë se nuk pret ndryshime të politikës së SHBA-së as kur bëhet fjalë për Ballkanin.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga administrata e re që do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit, që do të thotë se ne ende mbesim për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe në pajtimin mes vendeve”, ka thënë Scott, raporton FoNet, përcjell koha.net.

Edhe kur ishte zgjedhur president Donald Trumpi, Scott kishte thënë se nuk pret që interesant e SHBA-ve në Ballkan të mbeten të njëjta.

“Do të fokusohemi në stabilitet, pajtimin rajonal, do të inkurajojmë vendet e rajonit të vazhdojnë modernizimin dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, kishte deklaruar Scott.

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmajat , akuzon premierin shqiptar zt. Edvin Kristaq Ramën se nuk po e lejon vendosjen e shtatores së Akademik Ibrahim Rugovës në Tiranë



Mimoza Hajdarmajat


Në 11 vjetorin e vdekjes së Presidentit të parë Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë qenë me mijëra mesazhet në përkujtim të figurës së tij.

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmajat, në mesazhin e saj ka dhe një pyetje për kryeministrin Edi Rama, se përse po vazhdon të mos lejojë ngritjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Ajo thekson se që në vitin 2014-të me iniciativë të kreut demokrat Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe qindra qytetarë të Tiranës me kontribute vullnetare realizuan shtatoren e Rugovës, por që nuk u lejua nga qeveria e majtë për tu vendosur në asnjë shesh të kryeqytetit.




Ja mesazhi i  Z. Mimoza Hajdarmatajt:

Sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta të legjendarit të Kombit, Presidentit Ibrahim Rugova, kujtimi dhe nderimi për të është obligim.

Zemrës së Kombit, metropolit të shqiptarisë, Tiranës tonë, i mungon një shtatore.

Një shtatore që do të përjetësonte mirënjohjen kombëtare për veprën e Tij të pavdekshme.

Edhe pse qysh prej vitit 2014, kur me iniciativën e Z. Lulzim Basha dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, kjo nuk gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen e pinjollëve të diktaturës në pushtet.

Për ta më të rëndësishme janë bunkerët.

Politika e “nxehtë” në Ballkanin e “ftohtë”


Ballkani, i cili u përfol për rastet e vdekjeve si rezultat i të ftohtit të madh gjatë muajve të dimrit, nga ana tjetër është nxehur mjaft nga tensionet etnike që kohëve të fundit u rritën mes shteteve të rajonit.

Zhvillimet e ngrohta që pasuan njëri-tjetrin, tregoi se sa të ndjeshme janë ende marrëdhëniet në Ballkan dhe se sa lehtë mund të prishen për një çast.

Fillimisht tensioni për BE-në midis Serbisë dhe Koracisë, e më pas festimet e ditës së Republikës Sërpska në kundërshtim me kushtetutën në Bosnjë e Hercegovinë, arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe së fundmi kriza e trenit në mes të Kosovës dhe Serbisë, hapën rrugën për ringritjen e tensioneve mes shteteve të cilat në vitet e 90-ta kishin luftuar mes vete, raporton Anadolu Agency.

Serbia, në vazhdën e negociatave për anëtarësim në BE, në dhjetorin e kaluar kur hapi dy kapituj të ri, nuk arriti të hapë kaputllin për kulturën dhe arsimin për shkak të bllokimit nga ana e Kroacisë. Qeveria e Serbisë edhe më parë kishte akuzuar Kroacinë për bllokimin e rrugës integruese në BE, ndërkohë që pas kësaj ngjarjeje të fundit ajo dha deklarata të ashpra, kurse tensionet u rritën për një çast.

Po ashtu në muajin dhjetor, përderisa presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç po ndante paketa për fëmijët në një institucion parashkollor në qytetin e Dubrovnikut, prania e çokollatave të një kompanie serbe në paketa shkaktoi “mini krizë”.

Kitaroviç, e cila tha se u përball me një “befasi pa shije”, theksoi se do të kërkojë falje nga familjet e fëmijëve dhe se çokollatat brenda paketave do të ndërrohen me çokollata kroate, duke shtuar se është e nevojshme që të inkurajohet prodhimi i brendshëm. Derisa deklaratat e Kitaroviçit u komentuan si “nacionalizëm kroat”, edhe zyrtarët serb reaguan ndaj këtyre deklaratave.

Kjo ngjarje tregoi që madje edhe një çokollatë e vogël mund për një çast t’i tensionojë marrëdhëniet e brishta në Ballkan dhe se ka potencialin të shkaktojë krizë.

Reagimi në Bosnjë e Hercegovinë ndaj lideres kroate

Sërish Kitaroviç, në një deklaratë në mediat e vendit, pohoi se “mijëra” luftëtarë të huaj që kanë marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme janë kthyer në Bosnjë e Hercegovinë dhe se kjo gjë paraqet kërcënim të madh për Kroacinë. Kitaroviç po ashtu pohoi se Bosnjë e Hercegovina është strehim për luftëtarët e huaj, ndërsa reagimi nga pala e Bosnjë e Hercegovinës ndaj saj ishte i ashpër.

Dragan Metkiç, ministri i Mbrotjes së Bosnjë e Hercegovinës, duke theksuar se këto pohime janë të pavërteta, tha se shifra e përmendur nuk është një mijë, por rreth njëqind. Sipas Metkiç, Kitaroviç ka bërë një deklaratë të tillë qëllimisht para sezonit të turizmit dimëror. Ai u shpreh se pas Serbisë, Kroacia shkaktoi tensione me Bosnjë e Hercegovinën.

Ndërkaq, Bakir Izetbegoviç, anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, e ftoi presidenten kroate “të mendojë dy herë”, duke thënë se kërcënimi i vërtetë është “mbushja” e Kroacisë me nacionalizëm kroat.

Dita e Republikës Sërpska në kundërshtim me kushtetutën

Zhvillim i rëndësishëm që rriti tensionet boshnjako-serbe në Bosnjë e Hercegovinë ishte “Dita e Republikës Sërpska” në kundërshtim me kushtetutën që festohet në Republikën Sërpska, njëri nga dy entitetet në vend.

Fillimisht u organizua referendum për Ditën e RS-së me iniciativë të kryetarit të RS-së Milorad Dodik edhe përkundër ndalimit paraprak nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, kurse më pastaj, pas shpalljes së rezultateve në favor, më 9 janar u organizuan festime me përmasa të gjera. Përderisa shumë palë e konsideruan referendumin për Ditën e RS-së si test për referendumin e pavarësisë që planifikohet të mbahet në vitin 2018, mosndryshimi i qëndrimit nga lideri serb Dodik edhe përkundër presionit të komunitetit ndërkombëtar e tensionoi edhe më tepër situatën.

Së fundmi, në ceremonitë fetare dhe zyrtare të mbajtura më 9 janar në qytetin e Banja Llukës morën pjesë jo vetëm serbë të Bosnjë e Hercegovinës, por edhe zyrtarë të lartë nga Serbia. Ndërkaq, pjesëmarrja në ceremoni edhe të njësisë së këmbësorisë në kuadër të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës shkaktoi rritjen e mëtutjeshme të tensioneve.

Ndërkaq, ndaj pjesëmarrjes së një njësi ushtarake së shtetit në ceremoni antikushtetuese reaguan ashpër edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në vend.

Tensionet e papritura në mes të Serbisë dhe Maqedonisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç në një intervistë theksoi se Serbia ka bërë gabim që ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues “Republika e Maqedonisë”, duke e treguar si shkak të kësaj faktin që Maqedonia ka njohur si shtet të pavarur Kosovën e cila ishte ndarë nga Serbia.

Duke shprehur qëndrimin se Serbia ka bërë gabim me Maqedoninë, Daçiç u shpreh: “Çdokush përdor emrin ‘Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë’, ndërsa ne godasim vëllezërit tanë grekë dhe më tej presim që ata të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Njohëm Maqedoninë me emrin kushtetues, duke e fyer kështu Greqinë. Ndërkaq, tani, maqedonasit çdoherë votojnë në favor të Kosovës”.

Nga ana tjetër, në deklaratën kundërpërgjigjëse nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë u tha se është e nevojshme që miqësia mes Serbisë dhe Maqedonisë të mos prishet dhe u reagua ndaj deklaratës së Daçiçit.

Tensionimi i papritur midis dy vendeve fqinje, shumica e popullsisë së të cilave është ortodokse, zgjati një kohë të shkurtër, ndërkohë që autoritetet e Maqedonisë kërkuan sjellje të përgjegjshme për mosprishjen e marrëdhënieve aktuale.

Tensionimi mes maqedonasve dhe shqiptarëve “u ringjall”

Përderisa në Maqedoni vazhdojnë punimet për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë shqiptare në vend dolën me Deklaratë të përbashkët, duke shpalosur platformën e përgatitur nga vetë ata. Megjithatë, takimet e përfaqësuesve të këtyre partive politike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi para publikimit të kësaj deklarate nga pala maqedonase u cilësuan si “ndërhyrje në punët e brendshme”.

Nikolla Poposki, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, në një deklaratë të shkruar tha se nuk është në rregull që kryeministri apo presidenti i një shteti fqinj të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Viti 2017 filloi i tensionuar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë mjaftë të tensionuara kohëve të fundit.

Transferimi i pjesës më të madhe të pronësisë së minierës së Trepçës qeverisë së Kosovës kah fundi i vitit 2016 dhe më pas arrestimi i policit kosovar gjatë hyrjes në Serbi kishin tensionuar mjaft marrëdhëniet mes dy shteteve. Ndërkaq, menjëherë në fillim të vitit 2017, më 5 janar, me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në një aeroport në Francë u arrestua ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj paraprakisht ishte gjykuar dhe liruar në dy procese të veçanta gjyqësore në Hagë, ndërkohë që arrestimi i tij edhe krahas këtyre vendimeve, shkaktoi tensione të reja mes dy shteteve. Në marshet protestuese që u organizuan në Kosovë dhe Shqipëri, u kërkua lirimi i Haradinajt.

Haradinaj, pas mbajtjes në arrest për një javë, u lirua me kusht të mbikëqyrjes gjyqësore.

Pas hedhjes së bombës në zyrat e Qeverisë së Kosovës në qytetin e Mitrovicës më 11 janar, më 14 janar shpërtheu kriza e trenit.

Një tren i cili pas 20 viteve do të realizonte udhëtimin Beograd-Mitrovicë, nisi udhëtimin me mbishkrime “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Treni u ndal në afërsi të kufirit me Kosovën, ndërsa nuk u lejua hyrja e tij në vend. Në kufi u dërgua Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Pala kosovare trenin e cilësoi si “mjet provokimi”, kurse liderët e dy shteteve dhanë deklarata të ashpra në lidhje me këtë zhvillim. Derisa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi se janë të gatshëm për të mos e lejuar hyrjen e trenit, homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç i akuzoi kosovarët për krijimin e një atmosfere konfliktuoze.

Nga ana tjetër, presidenti serb Tomisllav Nikoliç përdori shprehjen “shkoj në luftë bashkë me djemtë e mi”, kurse ministri i Brendshëm i Kosovës Skender Hyseni theksoi se në marrëdhëniet me Serbinë ekzistojnë dy opsione, e ato janë, siç tha ai, “ose dialog, ose luftë”.

Ku po shkon Ballkani?

Këto tensione në Ballkan, rajon ky i cili qëndron mbi ekuilibra të ndishëm dhe të brishtë dhe në të cilin të krijosh krizë etnike është më lehtë se të ndezësh zjarrin, mund të shkaktojë prishjen e procesit të bashkëpunimit dhe doalogut mes shteteve që në vitet e 90-ta luftuan mes vete dhe humbjen e besimit të ndërsjellë.

Megjithëse duket se komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë konflikt të ri të armatosur në Ballkan, këto tensione mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të vendeve të rajonit.

Shumë njerëz në Ballkan janë ende të preokupuar me nacionalizëm, retorikë të urrejtjes dhe ngjarje historike. Ndërkaq, ajo që duhet bërë është të zhvillohen marrëdhëniet ekonomike, të krijohen vende të reja të punës, të rritet cilësia e arsimit, të rriten standardet e jetesës dhe të bëhen hapa në rrugën drejt synimit të përbashkët, anëtarësimit në BE.

Politikanët të cilët e dinë se retorika nacionaliste në Ballkan sjell vota, flasin për të kaluarën në vend të së ardhmes, ndërtojnë mure në vend të urave dhe në programet e tyre fusin retorika ndarëse në vend të politikave unifikuese.

Popujt e Ballkanit, të cilët janë të detyruar të jetojnë së bashku, duhet t’i tejkalojnë mospajtimet mes vete. A do të shkojë Ballkani drejt një ardhmërie të ndritshme, apo drejt një rruge tjetër me një paqartësi kaotike, varet nga ajo nëse shtetet e rajonit do të merren vesh mes vete pa u dhënë rast ndërhyrjeve të jashtme.

Në këtë rajon ku luftërat e përgjakshme ndër vite shkaktuan shkatërrime të mëdha dhe vdekje, gjeneratat e reja nuk kanë nevojë për luftëra, po për një të ardhme të ndritur. Popujt e Ballkanit nuk duhet të jenë spektatorë të heshtur dhe figura të një filmi të pëlqyer vetëm nga “regjisori”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...