Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/22

Dembabadem ushtritë shqiptare - Luftuan për liri !

Image result for forcat ushtarake shqiptare

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 1912.



 Sot FARSH për bëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare.


Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë :

Mbrojtja e integritetit territorial të vendit.
Të jenë gjithmonë prezente në zonat e rrezikut.
Të ndihmojë popullsinë në rast katastrofe natyrore apo industriale dhe të lajmërojë popullsinë për rreziqet me natyrë ushtarake ose civile.
Të mbrojë rendin kushtetues sipas ligjit përkatës.
Të marrë pjesë në operacine ndërkombëtare në operacine shumëkombëshe.


Related image

Shqipëria ka një traditë të pasur ushtarake, e cila shënon fillimet e saj që në kohët antike. Ushtritë Ilire ishin disa nga ushtritë më të shquara të kohës me këndvështrimet e tyre të veçanta.

Image result for luftrat e ilireve


Organizimet ushtarake ilire ishin strukturuar e funksiononin si të kohës së paqes dhe të kohës së luftës.

Related image


Rreth shekujve VI- IV para Krishtit sistemi i detyrueshëm përfshinte meshkujt që kishin arritur moshën 17 deri 20 vjeç, ndërsa në rast lufte ky detyrim përfshinte të gjithë meshkujt e aftë për luftë deri në moshën 60 vjeç. Ushtritë Ilire kishin në përbërjen e tyre, për shkak të pozicionit gjeografik, përveç komponentit tokësor edhe atë detar.


Image result for skenderbeu


Tradita ushtarake u pasurua më tej në shekujt që pasuan, për të shënuar zhvillime të rëndësishme në periudhën e pushtimitë të vendit nga Perandoria Osmane. Zhvillimet e kësaj periudhe arritën kulmin në vitet 1443-1468, kohë gjatë së cilës në krye të luftëtarëve shqiptar ishte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).



Me 2 Mars 1444, Skënderbeu thirri Lidhjen e Lezhës, me pjesëmarrjen e te gjithë princave shqiptar ku një nga arritjet e saj ishte edhe krijimi i një ushtrie, e cila ishte e vogël por cilësore, që për 25 vjet rrjesht u bë pengesa kryesore për ushtritë të panumërta te perandorisë më të fuqishme të kohës, jo vetëm ne mbrojtjen e vendit, por edhe të civilizimit evropian. Në fillimet e saj kjo ushtri nuk i kalonte 6000 deri 8000 luftëtarë ndërsa më vonë ky numër arriti deri në 18 000 luftëtarë.


Related image


Gjate viteve 1771-1832, që është periudha e organizimit të vendit mbi bazën e pashallëqeve, edhe ushtritë u organizuan e u përdorën nga udhëheqësit e këtyre pashallëqeve. Në përpjekjet e tyre për të u ndarë me Portën e Lartë dhe krijimin e vendeve të pavarura ata arritën nivelet e një pozite te rregullt të Forcave të Armatosura duke pasur pothuajse të njëjtin organizim ushtarak (Divizion, Regjiment, Batalion) me ushtritë moderne të kohës.
Related image


Numri i forcave për çdo pashallëk në kohë paqe nuk e kaloi kufirin e 20000 luftëtarëve. Ato kishin një rritje të shpejtë të numrit gjate mobilizimeve për kohë luftë.

Related image

 Në Pashallëkun e Janinës ky numër arriti 40 000 ushtare, ndërsa në Pashallëkun e Shkodrës gjatë sundimit të Mustafa Bushatit numri i ushtarëve arriti në 60000. Ne përgjithësi ato kishin në përbërje të tyre komponentin Tokësor dhe atë Detar. Komponenti Tokësor që luante rolin kryesor përbëhej nga këmbësoria, kavaleria dhe artileria, ndërsa ai detar ishte më shumë i zhvilluar në Pashallëkun e Janinës.

Image result for isa boletini ne lufte me serbet

Lidhja e Prizrenit 1878- 1881 është një pikë kulmore e historisë së Shqipërisë për pasojë është e tillë edhe për Forcat e saj të Armatosura.

Duke qenë se në rrezik ishte ekzistenca e vendit, Lidhja krijoi një ushtri vullnetare bazuar në parimin një burrë për shtëpi. Ajo u drejtua nga Komiteti Ushtarak Qendror, nën vartësinë e të cilit ishin Komisionet e Mbrojtjes Rajonale si edhe Korpuset.

Image result for armatimi i ushtrise shqiptare 2016



U bënë planet për te organizuar Korpusin në Kosovë me 70 000 vetë, dhe atë të Shkodrës me 60 000 vetë me vullnetarë nga Tirana, Elbasani, Ohri, Dibra dhe Mati.


Related image

Korpusi ishte i organizuar në brigada këmbësorie, brigadat në regjimente dhe çdo regjiment kishte 4 batalione këmbësorie. Batalioni përbëhej nga 4 toga këmbësorie dhe një toge kavalerie.


Image result for ushtria shqiptare partizanet e enver hoxhes
Ushtria e bashkuar duhej te kishte 380 batalione ne Veri te Shqipërisë dhe 100 batalione ne Jug te Shqipërisë. Përveç atyre u krijua grupi logjistik që përbehej nga elementë mjekësor, transporti dhe skuadrat e ruajtjes.

Në 30 vjetët që pasuan pas rënies së Lidhjes së Prizrenit dhe shpërbërjes së forcave të saj ushtarake gjithçka do të zbehej për tu ringjallur në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 1912.
Ne 4 Dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Ushtria Kombetare.

Related image

Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës)ë e drejtuar nga Mehmet DRALLA (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga Major Ali Shefqet SHKUPI. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12000 personel gjithsej.

Në Tetor 1913 me Vendim te Konferencës se ambasadoreve ne Londër, një grup ushtarakësh holandez (oficerët holandez De ëeer dhe Thomson si dhe 15 oficerë të tjerë) ndihmuan në ristrukturimin dhe përgatitjen e xhandarmërisë. Vitet që pasuan shënuan zhvillime të tjera të rëndësishme. Kështu për herë të parë Forcat e Armatosura u ndanë në Forca Tokësor, Forca Detare dhe Forca Ajrore.
Image result for ushtria shqiptare partizanet e enver hoxhes
Pavarësish ndarjes ato nuk u organizuan në nivelin e dëshiruar. Gjate periudhës se sundimit monarkik kjo ndarje ekzistoi, por vet forcat kaluan ndryshime të brendshme të vlerësuara pozitive për kohen. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe edhe rritja e buxhetit për ushtrinë ishte e konsiderueshme.Gjithçka Shteti shqiptar dhe Forcat e tij të Armatosura kishte arritur deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore do të shuhej në ditën e agresionit fashist ndaj vendit tonë më 7 Prill 1939.

Image result for ushtria shqiptare partizanet e enver hoxhes
Shteti u bë inekzistent dhe për pasojë edhe Forcat e tij të Armatosura.Në këto rrethana lindën forca të reja të armatosura që u përkisnin grupimeve të ndryshme politike të kohës dhe që u përballën me pushtuesit.Forca më e madhe me një skemë organizative të qëndrueshme dhe shumë eficente, me formacione sulmuese të disiplinuara, me një ngritje numerike progresive dhe me një Shtab te Përgjithshëm ishte Ushtria Antifashiste Vullnetare Nacional Çlirimtare.

Image result for ushtria shqiptare partizanet e enver hoxhes

Kjo ushtri krijoi 24 Brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata afërsisht me 45 000 luftëtarë dhe konsiderohet më e suksesshmja e ushtrive të pas 1912-s. Në Nëntor 1944 bashkë me forcat territoriale ajo arriti deri 70 000 vetë. Kjo shifër përfaqësonte 7 % të popullsisë të Shqipërisë në atë periudhë.Pas çlirimit te vendit ajo ju nënshtrua një procesi reduktimi e riorganizim.
Related image

Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombëtare dhe numri i saj u reduktua në 40 000, në Dhjetor në 35 000 ndërsa në 1948 ky numër ra në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi transformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes.
180117
Struktura organizative esaj përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, FT, FD, FA, FR dhe ato Territoriale.Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan.Shqipëria ishte anëtare e Traktatit te Varshavës nga vitet 1950 deri 1968.
200117
Ushtria shqiptare u pajis me armatim dhe teknikë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sië ishte ajo e vitit 1950.Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të PPSH me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur me popullin për mos lejimin e krijimit të ë Kastës Ushtarake, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gradave dhe shpërndarja e saj ne cdo pjesë të territorit të vendit.

Image result for forcat e armatosura shqiptare


Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partisë në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura.Gjate periudhës së Luftës së Ftohtë, në vitet 70 dhe 80, Forcat e Armatosura patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive, dhe 260,000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare.


Image result for forcat e armatosura shqiptare


Ato u riorganizuan disa herë në njësi të përmasave dhe formave joeficente. Në fund të viteve 80 kishte 22 divizione që përbënin 3 fronte. Bazuar në konceptin e mbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbë Ushtria u shpërnda në 2200 pika në të gjithë vendin dhe fortifikimi u kthye në qëllim më vete.

Related image

Për herë të parë në historinë ushtarake botërore Shkollat e Lira ushtarake filluan në Shqipëri.Në vitet 90 me ndryshimin e sistemit politik, edhe Ushtria u bë pjesë e këtyre ndryshimeve.
Related image
 Reforma në FA filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvendësimi e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin.
Related image
Në bazë të koncepteve të reja për përdorimin e FA u bë ristrukturimi e riorganizimi i tyre me tendencë kryesore zvogëlimin e sasisë dhe rritjen e cilësisë. Hapja ndaj botës ishte një aspekt tjetër që i shërbeu modernizimit të FA dhe rritjes së shkallës së ndërveprueshmërisë së tyre me partnerët ndërkombëtar.
Related image
Në vitin 1992 Shqipëria shpalli publikisht dëshirën e saj për të u bërë anëtare e NATO-s, dëshirë e cila u pasua me ndërmarrjen e hapave konkret në këtë drejtim. Kështu në vitin 1994 firmoset Dokumenti në kuadrin e PP dhe në Qershor 1995, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e nismës PP.
Related image
Në vitin 1999 u përgatit për herë të parë Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP).Megjithëse në vitin 1997, si pasojë e krizë, FA rezultuan më të dëmtuarat, në një kohë relativisht të shkurtër ato u ringritën dhe u bënë kontribuese të denja për sigurinë e paqen në rajon e më gjerë.


Gjeografia e kontributeve të FA në mbështetje të paqes e sigurisë i kaloi kufijtë e rajonit të Ballkanit për tu shtrirë edhe përtej kontinentit.Proceset integruese të FA të nisura në vitin 1992 u dimensionuan pas vitit 1997, në përputhje me realitetet e krijuara, dhe arritën pikën e tyre kulmore me ftesën për anëtarësim në NATO që vendi ynë mori në Samitin e Bukureshit në Prill 2008.

Image result for forcat e armatosura shqiptare
Kombinati Mekanik Poliçan


Kombinati i Poliçanit i themeluar në vitin 1962 është i specializuar për prodhimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm.Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7,62 mm x 39 mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri.
Related image
Në periudhën 1970-1972 u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u mundësua prodhimi i municionit kalibër 12,7 mm x 99 mm dhe 14,5 mm x 51 mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120 mm. Aktualisht ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19 mm.

Uzina Mekanike Gramsh


Uzina e Gramshit e themeluar në vitin 1962 është i specializuar për prodhimin e pushkëve dhe automatikëve. Në vitin 1962 mori licencë kineze për prodhumin e pushkës së tipit “Simonov” me kalibër 7,62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. Momentalisht uzina përdoret për riparime, emalimin e sipërfaqeve të armëve, sigurimin e pjesëve të këmbimit, etj.


Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës

Uzina e Mjekësit e themeluar në vitin 1962 është e specializuar për prodhimin e eksplozivëve dhe propelantëve. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksploziveve të fuqishëm me licencën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Aktualisht ndërmarrja prodhon vetëm dinamit dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton në mënyrë të suksesshme në Kosovë.





Forcat e Armatosura Komando të Ushtrisë Shqiptare 

Related image

Ushtarët shqiptarë  në Misione ushtarake 





Ushtarët shqiptarë në një patrullë të përbashkët në Irak, 13 Janar 2005

Image result for forcat e armatosura shqiptare


Ushtarët shqiptarë  në Misipne ushtarake 

Ushtria shqiptare pothuajse e shkatërruar me rënien e komunizmit, ka shënuar përparime që nga anëtarësimi NATO. Ajo, për nga modeli, sot mund krahasohet me përgatitjen ushtarake me vende të zhvilluara, për çka si dëshmi mund të jetë edhe videoja e postuar më poshtë.


Ushtria shqiptare, dikur dhe sot: Do të befasoheni edhe me forcën ushtarake të kohës së Enver Hoxhës (Video)

Në anën tjetër, në kohën e Enver Hoxhës, Shqipëria kishte investuar shumë më shumë në Ushtri dhe armatim, aq sa konsiderohej si fuçi e rrezikshme baruti në Ballkan.

Kështu, nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit, Ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”. Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz në uniformë.

Më 1951 u ngrit për here të parë avioni luftarak me pilotë shqiptarë. Ushtria shqiptare zotëronte dikur rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG), si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar, si dhe mjetet amfibe… Pajisje të forcave kundërajrore me raketa SAM-1 SAM-2 SAM-3, si dhe pajisje të artilerisë kundërajror me radar.


Në bazat ushtarake detare ishin gati për minimin e bregdetit me mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Ajo kishte qindra-mijëra bunkerë. Vetëm depot e rezervave ushqimore siguronin në kushte hermetike të rrethimit luftarak mbi pesë vjet furnizime me drithëra.

Personeli ushtarak i Ushtrisë Shqiptare

Ushtria Shqiptare në vitet ’80 të shekullit të kaluar ka pasur në përbërjen e saj:

– 22 Divizione
– Mbrojtja Kundër Ajrore (MKA),
– Flota Luftarako-Detare (FLD)
– Aviacioni


Efektivi përbëhej nga:

– rreth 16.500 oficerë
– rreth 9.000 nën/oficerë
– rreth 60.000 ushtarë
– rreth 8.000 civilë
– rreth 450.000 rezervistë
– rreth 230.000 Forca Vullnetare

– Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmuese
– Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore
– Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në nëntë brigada e dy batalione
– Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore
– Ishin më shumë se 100 anije të Luftës 
– Ishin rreth 240 avionë e helikopterë të Flotës Ajrore

Flota Luftarake Detare

1. Katër silurues – 80 copë rus + kinez
2. Dragamina rade – 6 copë rus
3. Dragamina bazë – 2 copë rus
4. Gjuajtësa detarë – 4 copë rus
5. Nëndetëse – 4 copë rus
6. Motovedetë – tip Shangai II 6 copë kineze



VendiMisioniKomandaVitiNr. TrupaveNr. i përgjithëm
në të gjithë dislokimet
Gjeorgjia GjeorgjiaUNOMIGOKB1994-200939
-
2008-2010
63
189
2003-2008
215
1,343
2002-në vazhdim
211-300
2,944
1996-2007
37
71
1,355
2008-në vazhdim
118
1,473
2009-në vazhdim
12
32
Brigada e Evropës Jug-Lindore
2003-në vazhdim
1
13




Related image

Related image


Related image


Ushtria shqiptare tregon forcën

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, ushtria amerikane e Europës nuk është më kampione për këmbësorinë.

Një skuadër gjermane ka fituar garën për Skuadrën më të Mirë në Europë.

Trupt e Bundeswehr-it gjerman u paraqitën më mirë në thuajse të gjithë garat e zhvilluara për katë ditë.

Në garë përveç Gjermanisë dhe SHBA-së ishin edhe Shqipëria, Bullgaria, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Rumania, Sllovenia dhe Britania.

Secili vend kishte sjellë trupat më të mirë tokësorë.

Madje disa vende mbajtën edhe gara përgatitore, për të larguar më të dobëtit.

Letonia u rendit e dyta, amerikanët të tretë.





Gjatë katër ditëve, skuadrat ecën me dhjetëra kilometra me pajisje të plota luftarake në shpinë, ngjitën mure shkëmbore e madje edhe tërhoqën makina Hummer.

Të gjitha këto i bënë duke fjetur pak ose aspak jashtë, ndërkohë që temperaturat binin edhe nën zero.

Ushtria shqiptare, dikur dhe sot: Do te befasoheni edhe me forcen ushtarake… (VIDEO)

Kompeticioni u zhvillua në Gjermani dhe ishte aq ekstrem, sa edhe fituesit thanë se po e mendonin dy herë nëse duhej të vazhdonin garën.

Më poshtë është një koleksion me foto nga paraqitja e trupave shqiptare.

Dhe krejt në fund :


Image result for armatimi i ushtrise shqiptare 2016

Buxheti – Për vitin 2015, buxheti i parashikuar për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 12 miliardë e 654 milionë lekë të reja, ose 0,83 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto

Investimet – Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes shpenzon rreth 17 milionë dollarë për armatime, ndërsa parashikohet që në 2025-n kjo shumë të shkojë afro 38 milionë dollarë

Personeli i FA – Në Planin e saj afatgjatë, Ministria synon një ulje graduale të shpenzimeve të personelit, në mënyrë që pas vitit 2025 të arrijë në 35% të buxhetit të mbrojtjes nga rreth 48% që është aktualisht

******
Related image


Gjatë 10 viteve të ardhshme, qeveria shqiptare synon dyfishimin e investimeve të saj në armatime për Forcat e Armatosura shqiptare, ku nga rreth 17 milionë dollarë që shpenzon aktualisht, shuma që synohet për t’u vënë në dispozicion për armatime të reja do të jetë afro 38 milionë dollarë. Për këtë vit, buxheti i vënë në dispozicion për Ministrinë e Mbrojtje ka qenë 12 miliardë e 654 milionë lekë ose 0,83% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku 14% e kësaj shume, janë shpenzuar nga Ministria për investimeve të bëra për armatime. Investimi i Ministrisë së Mbrojtjes sipas projektligjit “Për miratimin e planit afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025”, që do të shqyrtohet sot nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe që pritet të miratohet të enjten nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikon që përgjatë periudhës 2016-2025 do të synohet që shpenzimet për investime dhe pajisje-armatim të kenë rritje të vijueshme, duke synuar arritjen e nivelit 30% të buxhetit të mbrojtjes, nga 14% që është aktualisht.

Related image

Sipas parashikimeve të ekspertëve mbi buxhetin e mbrojtjes 2016-2025, përcaktohet se mbështetja me burime financiare e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025 do t’u referohet të dhënave makroekonomike të Ministrisë së Financave, me një tendencë rritjeje të zhvillimit të ekonomisë me ritme konstante. Mbajtja e një inflacioni të kontrolluar në nivel mesatar do të çojë në një rritje të buxhetit të mbrojtjes, duke ruajtur vlerat 1% të PBB për vitet 2016-2018. Bazuar në dokumentin e Strategjisë Ushtarake, ekspertët theksojnë se buxheti i mbrojtjes do të rritet gradualisht, duke arritur në 2% të PBB-së, në vitin 2025, me qëllim përshpejtimin e procesit të zhvillimit të forcës së ardhshme. Plani afatgjatë do të orientojë alokimin e burimeve në kategoritë kryesore të buxhetit: shpenzime personeli, shpenzime operacionale dhe mirëmbajtje, modernizim e infrastrukturë dhe kërkim-zhvillim.

Image result for armatimi i ushtrise shqiptare 2016

Nga ana tjetër për realizimin e këtij objektivi, hartuesit e planit për mbrojtjen, theksojnë se ndarja në këto kategori i është referuar disa modeleve të një numri vendesh anëtare të NATO-s, si dhe rekomandimeve të RSM, duke synuar ulje graduale të shpenzimeve të personelit, në mënyrë që pas vitit 2025 të arrijë në 35% të buxhetit të mbrojtjes nga rreth 48% që është aktualisht. “Shpenzimet në zërin ‘operacione dhe mirëmbajtje’ do të tentojnë një ulje graduale duke synuar që pas vitit 2025 të arrijnë shifrat 35% nga 38.6% që është aktualisht. Në periudhën 2016-2025 do të synohet që shpenzimet për investime dhe pajisje-armatim të kenë rritje të vijueshme duke synuar arritjen e nivelit 30% të buxhetit të mbrojtjes, nga 14% që është aktualisht”,- thuhet në draftin e Ministrisë së Mbrojtjes. Alokimi i fondeve për punën kërkimore-shkencore planifikohet të fillojë rreth viteve 2018-2019, ndonëse në vite janë planifikuar, nuk ka pasur mbështetje financiare. “Këto shpenzime do të mbështeten me burime financiare pas vitit 2020”- thuhet në dokumentin strategjik.



Armatimet

Në planin afatgjatë të saj, Ministria e Mbrojtjes parashikon që brenda këtij dhjetëvjeçari, Shqipëria të blejë raketa tokë-det, investime këto që do të bëhen në kuadër të mbrojtjes ndaj një sulmi apo kërcënimi terrorist. “Kapacitetet që u nevojiten FA, realizimi i të cilave është i pamundur në afatin e 10 viteve të ardhshme. Këto kapacitete janë identifikuar gjatë vlerësimit dhe është analizuar fizibiliteti i tyre gjatë programimit, të tilla si sistemet dhe platformat e lëshimit të raketave me një rreze deri në 70 kilometra dhe sistemet e raketave tokë-det të nevojshme për shkatërrimin e objektivave detarë sipërfaqësorë etj. Zhvillimi i kapaciteteve të tilla mund të konsiderohet pas 2025 ose në rast se disa nga projektet në zhvillim do të kenë kosto konsiderueshëm më të ulët sesa buxheti i planifikuar fillimisht”, – thuhet në projektligj. Drafti i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, gjithashtu, parashikon që për shkak të pamundësive financiare, do të kërkohet ndihma e NATO-s. “Kapacitetet janë të nevojshme për mbrojtjen kombëtare, por janë shumë të kushtueshme për vendin tonë dhe mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët. Në rastin e FA-ve, kapacitete të tilla janë, për shembull, mbrojtja raketore, avionët luftarakë, helikopterë sulmi e transporti strategjik etj.”, – thekson Ministria.

Burimet njerëzore

Në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FA-ve, rëndësi e veçantë i kushtohet zhvillimit të burimeve njerëzore. Sipas draftit, numri i personelit të FA do të jetë 8500 vetë dhe deri në vitin 2025 nuk parashikohet të ketë ndryshime. Personeli i FA do të zhvillohet sipas kategorive: Personeli oficer, sipas nevojave dhe planeve në përputhje me kërkesat e funksioneve organike, specialitetin, gradën dhe funksionin. Ky proces do të mbajë në konsideratë arsimimin, kualifikimin dhe trajnimin e oficerëve brenda dhe jashtë vendit; Personeli nënoficer, do të jetë produkt i përzgjedhjes së elementëve më të mirë të personelit ushtar/detar i cili do të vijojë kualifikimin dhe arsimimin e mëtejshëm të tyre në institucionet arsimore ushtarake brenda dhe jashtë; Personeli ushtar/detar, nëpërmjet një procesi të përshkallëzuar rekrutimi, stërvitjeje dhe trajnimi duke u fokusuar në plotësimin e strukturave prioritare; Personeli civil, nëpërmjet sistemit të rekrutimit, arsimimit dhe trajtimit duke mbajtur parasysh kualifikimet arsimore në përputhje me funksionet organike. Ndarja në këto kategori i është referuar disa modeleve të një numri vendesh anëtare të NATO-s, si dhe rekomandimeve të RSM, duke synuar një ulje graduale të shpenzimeve të personelit, në mënyrë që pas vitit 2025 të arrijë në 35% të buxhetit të mbrojtjes nga rreth 48% që është aktualisht.


Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

Tregim nga Perparim Hysi

Mallkimi i pensionistit

             Tregim

Nga  Përparim   Hysi

Me Bardhyl Grëmallarin jemi shokë të vjetër. Kemi qenë kolegë (që të dy punnonim në arsim) dhe, pasi ai iku në Tiranë, këtu e tridhjetë vjet më parë, shiheshim rrallë. Kur, para 5-vjetësh, dhe unë erdha në Tiranë, i vendosëm prapë lidhjet dhe, të paktën, dy herë në javë pimë kafe me  të. Kur them pimë kafe me të, kjo nuk është si puna e asaj shprehjes shkodrane " më ka çue nana, me la gojën", por një e vërtetë e pakontestueshme. Se, si pensionistë që jemi, kaq  e kemi atë "vrapin e harxheve". Dhe jo vetëm kaq, por tek klubi që kafen e ka ose 50 lekë apo e shumta 60-lekë, se ndryshe nuk na del hesapi. E kemi gjetur këtë klub dhe nuk e ndërrojmë. Tek gjerbim kafetë si me nge (sikur të gjitha punët i kemi në terezi), zëmë e bluajmë në  mokrat e kujtesës, kujtimet e qëmotshme. Se, me të vërtetë, në moshën e tretë, përveç kujtimeve, çfarë do të molloisësh tjetër.
                                                          *   *   *
Sot atë e gjeta hundë e buzë dhe sikur i kish ngrënë gomari bukën. Tek e pashë ashtu, e zgjata bodecin dhe sulmova:
-Ore,- i thashë,- a i ke mirë nga shtëpia se, siç e shoh, sikur nuk qenke ai i pardjeshmi?
-Nga shtëpia,- më tha,- i kam mirë, por në më sheh në këtë derexhe, e kam nga mendja. Mendja më ka lënë dhe dua që kokën  ta përplas pas murit,që ta thyej e ta bëj copa!
- E ke dëgjuar atë shprehjen: bjeri drejt se ke lehtësira,- ndërhyra unë. Mos m'u merr me rrotulla fjalësh, si punë e atij që  tha:- Mirë, o mirë, mulliri me  erë, po ujtë nga i futet ?
Tek jepnim  e merrnim, me hidh e prit, ai filloi të shpjegohej.
Dëgjo,- më tha,- ti më duket e ke treguar atë historinë e  asaj gjellës së nxehtë.
Unë bëra të paditurin dhe ai tregoi:
Punonte babai me dy djemtë aty rrotull shtëpisë dhe, kur erdhi dreka, të uritur u ulën të hanin. Tasi i gjellës lëshonte avull, po djali futi lugën se nuk i durohej dhe tak: jo vetëm mbeti me gojëhaptë, por lotët filluan të vareshin nga sytë.
Babai, i shqetësuar nga ç'pa tek i biri, pyeti:
- Por çfarë të gjeti që po qan?
I biri qe tip i djallëzuar dhe në vend t'i tregonte se gjella qe shumë e nxehtë, i tha:
- Por, ja, o baba, m'u kujtua ai vëllai që vdiq vjet dhe nuk durova dot!
Babai, për ta qetësuar të birin, i tha:- Po i vdekuri me të vdekurit, o bir dhe mos qaj më. Ndërkaq, futi lugën në gjellë dhe, nga e keqja, goja i shkoi vesh më vesh. Mbasi e kuptoi rrengun e të birit, mallkoi:
-Ytvëlla, vjet! Kurse ti, sivjet!!!
Sado që këtë rrëfenjë e njihja, nuk e mbajta të qeshurit.
-Po pse mos qeshësh ti?- ndërhyri ai, por  me gojën vesh më vesh kam mbetur unë dhe tani ma dëgjo të plotë, atë punën e gjellës së nxehtë.

                                                *     *   *
Unë kam vjete që pi kafe tek ky klub. Vetëm sivjet janë ndërruar  gati 5 banakiere, se  sa për kamerierët, as që i mbaj mend se sa janë. Unë vij shpejt dhe, shpesh, duket sikur unë e hap klubin. Pra, shpesh,edhe shkëmbej edhe ndonjë muhabet me banakieret. Ore,- më tha,-  sa mirë e kanë patur ata  që shkruanin tek autobuzi:- Mos i fol shoferit! Ja, kështu, të ish shkruar dhe në klub:- Mos i fol banakieres dhe aq!
Më duket, -ndërhyra unë,- e paske blerë belanë me para!
Jo e bleva, por e pagova sa frëngu pulën.
E, që thuaj ti, para dy muajësh erdhi një banakiere e re. Çupë aty nga njëzet e pesë a kusur dhe veshur  me të zeza. Kamerieri nuk kish ardhur, një ditë, dhe kafen ma shërbeu ajo.
E pyeta:- Përse je  veshur me të zeza?
Ah, mor gjyshi,- foli ajo e pikëlluar,- më vrau motrën e martuar makina. E ngushëllova dhe u ndjeva keq. Aksidentet me makina më brengosin. Kur, pas nja tri javësh, nuk erdhi ajo në punë. Pronari më shpjegoi:- E more vesh? Denisës i vrau makina nënën!!!
Bobo,- bëra! Se ç'është ky mallkim kaq banal: motrën të re dhe nënën , pas dy javësh, e vret makina. Natyrisht, kur erdhi  e ngushëllova banakieren, se m' u dhimbs sikur një nga mbesat e mia. Sa kaluan ato ditët që bëhen për të vdekurit dhe babai i Denisës, iku  në Greqi. Se atje dhe punonte.
Denisa, pra: kjo e banakut, mbeti vetëm.
-Si ia bën?- pyeta unë.
Kam marrë shtëpi me  qera, andej nga Lapraka,- më tha. Po jam në pallat dhe mes njerëzve. Sado që m'u dhimbs, nuk e shtyva muhabetin më tutje. Por, në fund të fundit, ç'më duhej mua në ishte a në nuk  ishte mes njerëzve. Por kot nuk thonë që breshka shkoi tek nallbani dhe kërkoi t'i ngulnin gozhdë.
-Më duket,- shpejtova unë,- se ma paske ngrënë "djathin e hoxhës?!!".
Jo, të ngrënë, por kaq sa krahu,- foli tërë mllef ai.
                                          *     *    *
- Po si ndodhi?- nuk po më durohej mua.
Lëre- lëre, se aty do dalë, se kot nuk thonë: mendja bën kala; mendja bën hata!
                                                  *     *   *
Qe ditë e dielë, si kjo e sotmja. Hyj,si zakoisht, dhe në klub asksush veç meje dhe  asaj. E gjeta të përlotur dhe, tek u bëra gati t'i shprehja ndonjë fjalë ngushëllimi, (ajo, natyrshëm, e priste një gjë të tillë), më tha:-Ah, mor gjyshi, çfarë më ka gjetur!!! Vetëm nga makina, mos qoftë, lëshova pandehmën time.
-Por përsëri?- ndërhyra me pyetje unë.
-Jo.Jo. Po pronari më kërkon lekët e qerasë sot dhe, ky, pronari i klubit ka ikur dhe pas dy ditësh vjen. Çfarë do bëj, unë, korba?!!!
-Lekët t'i jap unë dhe, kur pronari i klubit të vij dhe do të të japë rrogën, m'i kthe.
-Të faleminderit, gjyshi!- tha ajo.
E ndihmova dhe e ndjeja veten qeshqek: e shpëtova nga një siklet. Thosha: kurrë mos i ndodhtë kështu çupës sime.
Pas dy ditësh, qenka  kthyer pronari dhe, të nesërmen e "xhymertllëkut tim" ( më mirë: gomarllëkut tim),"çupa e gjyshit" kish ikur në "drejtim të paditur!!!".
E qava  këtë "hajvanllëk" timin, por mbaja veten me gajret:- Nuk është e mundur që të bëjë një mashtrim të tillë.
Doja mos ia hiqja petët lakrorit (të mos i dlinin lakrat), po, kur e pashë që nuk mbante më ujë pilafi, i thashë:
- Ore, se mos ke ndonjë numër të asaj, Denisës?!
Ou,- bëri ai. Do të ketë marrë para? Mos të mori shumë?
Unë, por si ai GOBSEKU  i Balzakut që i ra floriri nga xhepi dhe, kur dikush i tha:- Zotëri, ju ra ky floriri nga xhepi.
Gati me lot në sy, i tha:- Ku mund të kem flori unë!!!
Edhe unë:- Po ç'para, more vëlla? Ku i gjeti paratë një pensionist si unë? Ama gati të kruaja kokën sikur më kish zënë qerja. E mora në telefon dhe ajo, ngaqë nuk e dinte numrin tim, u përgjigj:- Nesër më prit se do t'i sjell. Prita nesër dhe psasnesër: allafrënga dhe allaturka, po shkoi  e vate!  Hajde kap lepurin që t'i veshësh opingat. Shkoi e vate pensioni për "mbesën e gjyshit".
Pas një jave, telefonova, por tani "mbeska" kish nxënë dhe tak e mbyllte. Epo ku  qëllon plaku, del dhe gjaku. E marr me një numër tjetër dhe tani nuk prita as për neser dhe as për pasnesër, por lëshova mallkimin:
-Të vraftë makina! ty!- bërtita...

                                                Tiranë, 22 janar 2017

2017/01/21

Pse te behet shkembimi i territoreve shqiptare?!

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?


Shkruan:Mr.Sc.Refik  HASANI


Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe”.Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta.
Njohja dhe shkëmbimi i Ambasadorëve
 Bisedimet, pas shpalljes pavarësisë, ishin të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Serbia me rastin  e shumë incidenteve  në Mitrovicë e gjeti. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fund të këtij viti-2017, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët.
Jo shkëmbim i popullatës
Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet. Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit.
Jo shkëmbim i territoreve
Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht. Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytete i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror. Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Krahinës  së mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet dhetë bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.Duhet të shkëmbehen ambasadorët, jo territore apo popullata.
21 Janar 2017

Kush e bëri Planin operativ për ndaljen e trenit Ruso-Serb !

Related imageImage result for shpend maxhuniImage result for naim rexha



Projektin për ndaljen e trenit e ekezekutoi -aprovoi Ministri i Punëve të Brendshme ,zt.Skënder Hyseni  si  dhe Drejtori i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni  ndërsa Planin Operativ e bëri zëvendës Drejtori  i Policisë së Kosovës ,zt. Naim Rexha  si dhe nënkoloneli zt.  Sami Shabanaj nga Policia e Kosovës.

Ndërsa Njësitë Speciale  të Policisë elite të Kosovës  e kryen me nderë  urdhërin operacional konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës  për ndaljen e trenit Ruso -Serb!


Image result for sami shabanaj


Sami Shabanaj( në mes) 




(Floripress:Flori Bruqi)


*************


Image result for treni ruso serb


Kush e ndali trenin!?




Kush e ndali trenin!?


SHKRUAN: FLORIM ZEQA

Java që e lamë pas përfundoi me provokimet luftënxitëse të Serbisë, e të cilat nuk do të ndalen me trenin e "zi", të ilustruar me fotografi dhe shkronja nacionaliste. Treni i nisur me pompoziteti dhe shfrenim nacional-shovinist dhe ikonografi tradicionale serbe, të cilat i kishte përzgjedhur Qeveria e Serbisë me "promovimin" e të ashtuquajturit " trenit rus" dhe linjës hekurudhore nga Beogradi për në qytetin e Mitrovicës, ishte eksperiment dhe veprim i radhës i Qeverisë së Beogradit në suazat e luftës speciale serbe kundër Kosovës. Provokimet serioze të Serbisë nisën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar me ndërtimin e murit ndarës në veri të Mitrovicës, për të vazhduar me ndalesën e Ramush Haradinajt në fillim të janarit në Francë me urdhër të një fletarrestimi serb e deri të treni i "zi", që për qëllim kishte destabilizimin e rajonit me provokimin dhe nxitjen e shqiptarëve për trazira të paparashikuara. Nga tri provokimet e Serbisë, dy prej tyre u çmontuan falë trysnisë ndërkombëtare, në veçanti SHBA-së, përderisa muri ende mbetet në të njëjtat nivele të një muaji më parë.


Image result for treni ruso serb


Nuk ishte Qeveria e Kosovës ajo që e ndaloi trenin provokues serb

Si zakonisht, pas përfundimit të betejës, në sipërfaqe dalin rrahagjoksët për marrjen e meritave për fitoren e ndaljes së trenit. Sikurse Qeveria serbe, që e përdori trenin për konsum të brendshëm politik, ashtu edhe Qeveria e Kosovës e bëri të njëjtën gjë. Pas ndaljes së trenit nga lart (SHBA-ja), Qeveria e Kosovës dërgoi forca të mëdha policore në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, gjoja për të treguar forcën e saj,...krerët e lartë shtetëror ngrinin zërin sikurse gjeli në pleh për diçka që absolutisht nuk është meritë e tyre. Nuk është hera e parë që Hashim Thaçi tenton të marrë meritat e të tjerëve për gjërat pozitive në Kosovë, siç ndodhi me ndaljen e trenit! Kjo, përveçse një tendencë për përmirësimin e rrënuar të imazhit të tij, Hashim Thaçi hapur e injoroi partnerin e koalicionit, më konkretisht kryeministrin e vendit zotin Isa Mustafa për vendimin e Qeverisë për "ndaljen" e trenit, ashtu siç e kishte anashkaluar presidentin e atëhershëm, Fatmir Sejdiu, me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Disa nga kanalet televizive të Kosovës dhe analistët e afërt me Thaçin thanë se presidenti ishte ai që e ndalojë trenin, duke e paraqitur atë si njeriun më të fortë të Kosovës, me qëllim të gjetjes së pretekstit që Kosova nesër të shkojë drejt një republike presidenciale! Në fakt, si shpallja e pavarësisë së 2008-s, ashtu edhe ndalja e trenit provokues serb ishte meritë e bashkësisë ndërkombëtare. Sikur të kishin forcën e ndalimit qeveritarët tanë, me të nisur treni do t'i bënin të qartë Serbisë dhe mbarë opinionit publik se treni nuk do të hyjë në Kosovë. Vakumi i një "vendimi" të tillë bëri që shqiptarët brenda një dite, nga të urryerit e Qeverisë të shndërrohen në lavdëruesit e saj... Argumenti shtesë që e vërteton faktin se nuk ishte Qeveria e Kosovës ajo që e ndaloi trenin provokues serb është muri ndarës në veri të Mitrovicës dhe përmendorja e Car Lazarit, si pararojë e atij muri famëkeq.

Politika me Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin, nuk dallon aspak nga politika luftënxitëse e Milosheviqit

Treni provokues i Serbisë le të na shërbejë kambanë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim kombëtar,...shtron nevojën e unifikimit te faktorit politik shqiptar kundrejt provokimeve të koordinuara të ish-pushtuesve veriorë dhe tejkalim të ndasive dhe mosmarrëveshjeve brendashqiptare. Me trenin provokues Serbia na tregoi edhe një herë se nuk ka hequr dorë nga planet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës dhe se është burim i përhershëm i konflikteve në Ballkan. Rasti i trenit provokues "ruso-serb" tregoi se politika aktuale serbe me Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin nuk dallon aspak nga politika luftënxitëse e Milosheviqit e viteve të '90-ta. Reagimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të përgjegjësive kushtetuese ishte një veprim i domosdoshëm institucional. Në situata të tilla liderët e kanë obligim të jenë shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet e tyre,...duke paragjykuar situatën dolën joseriozë para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit. Derisa treni po qarkullonte ende në territorin serb, deklaratat e disa liderëve partiakë ishin paragjykuese, të ngutshme dhe aspak produktive. Opozita duhet ta luajë rolin konstruktiv dhe korrigjues ndaj çdo veprimi ose mosveprimi të Qeverisë. Në situata të tilla, të gjithë e kemi për obligim të jemi shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet tona. Rendësi ka që treni provokues "rusoserb" nuk hyri në tokën e Kosovës, pak rendësi ka kush e ndali, a e "ndali" Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skënder Hyseni apo Shpend Maxhuni.... Më i rëndësishëm se gjithçka tjetër është koordinimi i veprimeve të institucioneve tona me SHBA-në, garantuesin e lirisë së shtetit tonë. Trenin nuk e ndalem ne, atë e ktheu prapa Amerika, sikurse që zotin Ramush Haradinaj nuk e ekstradoi Franca në Serbi falë ndërhyrjes së SHBA-së. Thank You USA. Atyre që e rrëzojnë murin në veri me plot të drejtë rapsodi popullor do t'ua këndojë këngën "Kush e rrëzoi murin dhe Kosovë e bëri...."



*******

1/14/17


Çizmet zbritni nga tavani!

Treni i telasheve...


Insttucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e Kushtetutshmerisë, ligjshmerisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Treni i tillë politikë,treni i agresionit ndaj Shtetit të Kosovës,nuk mund dhe nuk duhet të shkel në tokën e Kosovës.

Përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës,ministrit përkatëse.

Policia e Kosovës meriton respekt, falenderim dhe përkrahje për vendosmerinë dhe punën e bërë,jo vetëm me këtë rast. Jemi shtet i pelqen apo jo Serbisë.



Sot u ndjeva krenar për reagimin shoqëror, për djemtë e ROSU-së, e për vendimin e ndalimit të trenit provokues. Por me kaq, agresioni serb s’përfundon; agresioni i tyre veç sa ka rinisë... Mund të ndalim secilën përpjekje të Serbisë në Kosovë. Na duhen vendime të tjera, politike, ekonomike, të sigurisë – na duhen të gjithë mendtë, e gjithë forca, gjithçka që kemi – që tregojmë se këtu, megjithatë, është  shteti i Kosovës .(Flori Bruqi)




Krenar me Policinë e Kosovës


Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar kontrollimin e shinave të trenit në Veri të Mitrovicës, pasi janë publikuar pamjet ku shihen persona të panjohur që kanë montuar minë përgjatë hekurudhës ku pritet të kalojë treni i Serbisë
Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po kontrollojnë 40 kilometra hekurudhën ku do të kalojë treni i Serbisë që është nisur tashmë në Kosovë, njofton Televisioni i Serbisë “RTS”, transmeton Gazeta Express.
Ky vendim është marrë pasi në disa faqe në Facebook, por edhe Gazeta Express ka publikuar pamjet ku disa persona të panjohur shihet se kanë montuar minë në shinat ku do të kalojë ky tren për të hyrë në Veri të Kosovës.


Serbia ka ngritur masat e sigurisë në Kosovë duke pozicionuar përgjatë maleve në të dy anët e hekurudhës Leshak-Mitrovice, pjesëtarë të njësive speciale të kamufluar si ‘Gjuetar’, kanë njoftuar burime të infojeta.net, nga veriu i vendit.

Sipas burimeve “në tërë gjatësinë rreth 60 km nga Mitrovica deri në pikëkalimin kufitare në Jarinje të Leposaviqit, Qeveria e Serbisë ka urdhëruar njësit speciale të saja që veprojnë në Kosovë, si janë: pjesëtarë të Xhandarmërisë, njësisë së ‘Ujqërve’ dhe asaj të ashtuquajtur ‘Fenix’, këto dy të fundit që janë pasardhëse të njësisë së Tigrave të Arakanit që të mbrojnë hekurudhën gjatë kalimit të Trenit Rus”.


“Është i njëjti skenar sikurse në luftë në Kosovë, kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, bënin ndërrimet vijën e frontit në Drenicë, për gjatë dy anëve të rrugës disa orë më parë Serbia poziciononte forcat e saja në mënyrë që ndërrimi njësive të saj të bëhej i sigurt”, ka përshkruar burimi pozicionimin e njësive serbe.
Qeveria e Serbisë haptazi është duke provokuar luftë në Kosovë, duke pozicionuar ën territorin e Kosovës forca speciale përgjatë dy anëve të hekurudhës në male e duke anashkaluar kështu tërësisht Policinë e Kosovës, FSK-së si dhe Forcat e NATO-së, pra KFOR-in.
Banorët e tri fshatrave shqiptarë më në veri të Kosovës e që gjenden në Komunën e Leposaviqit, Bistricë, Ceraj e Koshtovë e Vllahisë, i kanë thënë infojeta.net, se ndihen të frikësuar dhe të pa mbrojtur nga Institucionet e Kosovës.
“Dreq e i birë  nga Serbia kanë ardhura këtu me armë si kallashnikov e snajperë e po shtiren sikurse Gjuetar, ndërsa që makina ‘Lada Niva’, që është e pozicionuar në vendin e quajtur qafen e Orlave, është makina e Mbrojtjes Civile Serbe-(Civilna Zashtita)” ka thënë burimi.
Nuk na ka mbetur tjetër vetëm se të vetëmbrohemi, pasi që organet e sigurisë së Shteti të Kosovës nuk po na mbrojnë e as pjesëtarë e KFOR-it” ka thënë burimi i infojeta.net, nga Koshtova e Vllahisë.
Vetëm në këtë pjesë të këtij fshati sot që nga ora 10:00, pra në ‘Qafën e Orlave’, nga ky shihet qartë hekurudha janë pozicionuar mbi 20 veta të kamufluar si Gjuetar, e po ashtu kanë të veshura edhe rroba kamuflazhi.
Infojeta.net, sjell edhe fotografi të makinë së Civilna Zastitës e që është duke u shfrytëzuar nga Gjuetarë Serbe







Këtë akt agresioni ndaj shtetit të Kosovës, Serbia po e feston në forma të ndryshme. Nesër, para promovimit të kësaj linje, do të organizohet vozitje e lirë me lokomotivën e dhuruar nga Rusia, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e “lulisur” me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.


treni8


Në tren po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze…



Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pret që autoritetet kosovare të parandalojnë hyrjen e trenit në Kosovës, pasi që sipas tij, një trajtim i tillë do të thotë nacionalizëm, shovinizëm dhe cenim i lëvizjes së lirë.

Treni do të qarkullojë në linjën Beograd-Mlladenovac-Lapovo-Kragujevc-Kralevë-Rashkë-Mitrpvicë…




Treni ruso- serb, provokim flagrant për Republikën e Kosovës!



Në Mitrovicën veriore do të kaloj një tren me pasagjerë e jo tanke, gjërat që po ndodhin janë të pabesueshme, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, në pjesën e veriut në Jarinje janë dërguar njësi speciale të Kosovës për të arrestuar shoferët e trenait dhe pasagjerët.

“Për të provokuar konfliktin Prishtina në veri ka dërguar 17 automjete të blinduara”, ka thënë Vuçiq.



treni3


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, se ka marrë vendim që ta ndalë trenin me qëllim të, siç tha, “shmangies së konfliktit”.

"Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”, tha Vuçiq.

Kryeministri Vuçiq, tha pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit se “Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt”.


treni4

Ai u bëri thirrje, siç tha, shqiptarëve të Kosovës që të “mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”

“Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh dhe jo një tank, por po ndodhin gjëra të pabesueshme. E kam njoftuar Mogherinin se jam i zhgënjyer me reagimin e BE-së ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë natës do ta njoftojmë Rusinë, nesër Kinën dhe nënpresidentin e SHBA-së dhe t’i njoftoj se “Prishtina po luan lojëra lufte”, tha Vuçiq.


treni5

Vuçiq, që foli në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë tha se Serbia do paqe:

“U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë".


treni6

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pasi iu kthye treni – pranë kufirit me Kosovën – për në Beograd, ka kontaktuar ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, të cilit i tha se shqiptarët po provokojnë një konflikt të ri.

“Ju njoftojnë se shqiptarët, njësitet speciale të tyre kanë tentuar ta minojnë një pjesë të hekurudhës”, ka thënë ai.



“Shqiptarët i vendosën trupat e tyre në Luzhan, në trekëndëshin Podujevë-Orllan-Vushtrri. I dërguan në Jarinjë, ku pritej treni, që ta arrestojnë makinistin e udhëtarët. Shqiptarët, pa leje të askujt i kishin 17 makina të blinduara të tipit ‘Kobra’ me elitarët ROSU që të provokojnë konflikt. Vendimi im ishte, me çka mburrem, ta ndali trenin në Rashkë e ta kursej e njerëzve tanë”, ka shtuar Vuçiqi.

Amasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i shqetësur për futjen ilegale të trenit të Serbisë nëpër territorin e Kosovës.

Delawie ka thënë se është koha për normalitet dhe jo për përballje.

“I shqetësuar për çështjen e trenit. U bëjë thirrje të përmbahen të gjitha palëve. Nevojë për normalizimin dhe jo për përballje . #Kosovo”- ka shkruar Delawie në Twitter.

Image
***





Muri, treni si rezultat i bisedimeve


Si duket liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale e lëvizjes së lirë në mes qytetarëve dhe shteteve nga Qeveria dhe institucionet relevante të Kosovës si duket qenka kuptuar edhe treni rus që është ndalur në Rashkë të Sërbisë  me parullën "Kosova është Serbi"

Është shqetësuese ky veprim dhe fyerje nga autoritetet serbe që po i bën vendit tonë që për çudi këto ngjarje Qeveria e Kosovës po vazhdon e të i kalojë në heshtje, nuk do mend kjo punë dhe nuk pres reagime nga miqtë tanë ndërkombëtarë përderisa në Kuvendin e Kosovës flitet për meditjet e deputetëve, ndërsa fletë arrestet e lëshuar nga Serbia nuk kanë të ndalur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një ndër reagimet që arrita të shohë është ai në gazetën Zëri, që për mua ishte paksa i çuditshëm nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ku kishte thënë së: "Muri, treni... për shkak të fitoreve që i kemi arrit në bisedime", është apsurde dhe e konsiderojë jo serioze këtë deklaratë nga shefi i grupit parlamentar të partisë së parë ne vend, për arsye se nuk e di se për cilat te arritura e ka fjalën ky zotëria, kur se fundi kujtojmë murin që ndau Mitrovicën, demarkacioni, decentralizimin e një varg dështime që po vijnë si rezultat i këtyre bisedimeve.

Duke kërkuar nga kjo Qeveri, që për hir të kauzës sonë kombëtare, për hir gjakut të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë të veprojë dhe ta tregojë autoritetin që e ka, duke ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi në menynë urgjente.(Fatlum Krasniqi)


Çizmet zbritni nga tavani!


1. KFOR-i, dhe EULEX-i, janë adresa e parë, mbi të cilin rëndon siguria dhe stabiliteti i Kosovës.

2. Qeveria e Kosovës, pêrmes instrumenteve (që po thotë janë) shtetërore!

Rast tipik, për t'u testuar broçkulla "institucionaliste" e LDK-s, dhe ajo e "sovranitetit" e PDK-s!

3. Ndryshe, na duhet një Komandant trim, i qiftit të MUSTAF (Hoxha) NISHEVCIT, i cili në vitin 1981 anipse, në moshë të shtyrë dhe i paralizuar, në cilësinë e Komandant të (MT) për ditë të tëra në kufirin e Merdarit, mbajti në bllokadë totale ushtrinë e ish Jugosllavisë!!!

4. Në rast se treni hy pa pengesa , shoqëria civile duhet të avokoj; Një bojkotim total të çdo malli (dhe kompanie tregëtare shqiptare, partnere e Serbisë) serb në Kosovë!

5. Ndryshe, mund të dalin edhe opsione tjera...! Ku nuk përjashtohet as rezistenca aktive vetëmbrojtëse! Çizmet zbritni nga tavani...për çdo rast, ngase, ky vit ka filluar të "nxehet" kogja heret!(Fadil Maloku)



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Treni serb nuk futet në Kosovë, mjaft është mjaft!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se treni i nisur nga Serbia nuk do të futet në Kosovë, në asnjë rrethanë dhe formë.

“Vendimi është i qartë, i prerë.Një provokim u tillë nuk mund të tolerohet, mjaft është mjaft. Ky tren nuk do të mund të futet në territorin e Kosovës, institucuionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat kushtetuese, treni i Serbisë nuk do të mund të futet në asnjë kusht dhe çmim në Kosovë”.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk do të lejohet cenim i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Normalizmi mund të bëhet në frymë euro-atlnantike dhe jo në frymën e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit”.

Ai nuk ka dashur të komentojë për klanin deklaratat e kryeministrit Vuçiq, lidhur me trenin.

“Beogradi flet cka të dojë, nxjerr jusitifikim për moszotësinë e vet por treni nuk futet në Kosovë, falë vendoshësmiër dhe vendime të institucioneve”.


Në Jarinje vërehet numër i shtuar i Policisë së Kosovës duke përfshirë edhe njësitë speciale.

Burime të medias njoftojnë se krerët e Policisë kufitare të Kosovës ndodhen tani në Jarinje, ku sipas këtyre burimeve, policia ka urdhër për ndalim të trenit.


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha: Treni, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas trenin ilegal me mbi shkrimin “Kosova është Serbi” ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

Berisha ka thënë se përshëndet dhe mbështet plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe "Kosova eshte Serbi" dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha

Të kemi kujdes nga provokimet e Serbisë, Policia po e përcjellë situatën

Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se që nga dita e paralajmërimit të nisjes së trenit nga Beogradi, Kosova i shikuar të gjithë mundësit operimit për ta ndalur këtë tren që të hyjë në Kosovë.



“Çdo veprim që kemi bërë ka shkuar në drejtim të mbrojtjes së Kushtetutshmërisë, por edhe në evitimin e një konflikti të rëndë politikë”, ka thënë Hyseni.

“Të gjitha këto veprime dhe plane dhe opsione të mundshme të ndërhyrjes i kemi bërë larg për hirë të suksesit të operacionit”.
Protesta në Prishtinë

“Varësisht nga zhvillimet në terren kemi vendosur edhe për numrin e forcave që do të dërgojmë atje”.

“Është tren ilegal i palicencuar dhe nuk mund të futet në territorin e Republikës së Kosovës.”

“Natyrisht kur kemi të bëjmë me provokime të rënda nga Serbia ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë për klanin Hyseni.

“Gjithsesi ne do të vazhdojmë ta përcjellim situatën në atë pjesë”


ARRHK: Linja hekurudhore e Serbisë 
në Kosovë, ilegale

Në anën tjetër, Rregullatori Hekurudhor i Kosovës, nëpërmes një komunikate ka bërë të ditur se është duke e përcjellë situatën me kujdes, ndërsa ka theksuar se është tejet i shqetësuar me paralajmërimin serb për vendosjen e linjës hekurudhore Beograd – Mitrovicë, që është në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit për hekurudhat e Kosovës, organi i vetëm kompetent në Kosovës për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe për dhënien e certifikatave dhe lejeve të sigurisë për nënsistemin e hekurudhave është Agjencia Rregullative për Hekurudhat e Kosovës (ARH). Në këtë kuptim, duam t’i njoftojmë institucionet, qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara, se në bazë të këtij ligji, me Nenin 91, qartë dhe në mënyrë strikte ndalon punën e ndërmarrjeve hekurudhore në territorin e Republikës së Kosovës, para se të licencohen dhe të pajisen me certifikata të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Rregullatorit të Hekurudhave të Kosovës, që do të thotë se është i ndaluar ofrimi i shërbimeve hekurudhore në territorin e Kosovës pa licencë të domosdoshme, si dhe pa certifikatë dhe pa leje.

“Ne, Agjencia e Rregullatorit të Hekurudhave (ARH) konstatojmë se kompania në fjalë (në këtë rast “Srbija voz”) është ilegale dhe se çfarëdo kërkese, ose kërkesë për leje, ose vërtetim për siguri nuk do të pranohet tek ne për punën me trenat, sikurse kompanitë të cilat tashmë janë licencuar dhe janë pajisur me certifikata të sigurisë tek ne, si organ përgjegjës rregullativ. Andaj ato ndërmarrje do të punojnë pa leje dhe certifikatë të sigurisë, gjë që është e jashtëligjshme dhe e papranueshme për ne”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Agjencisë Rregullative të Hekurudhave të Kosovës.

Marko Gjuriq: Shqiptarët të mos e ndalojnë trenin

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë të premten se nuk pret që autoritetet kosovare do të ndalojnë hyrjen e trenit, siç thotë ai, “në Kosovë e Metohi”. Në një rast të tillë, Gjuriq ka thënë, “se do kishte të bënte me nacionalizëm, shovinizëm dhe kufizim bazë të të drejtave të njeriut”.

“Kemi dhjetëra autobusë në ditë që shkojnë nga Beogradi në Prishtinë dhe Mitrovicë, si dhe nga qytete tjera. Unë nuk shoh pse duhet të ketë një ndryshim në lidhje me këtë linjë, e cila synon lidhjen më të mirë të pjesëve të vendit tonë”, ka thënë Gjuriq, duke e quajtur Kosovën “vendi ynë”.

Në anën tjetër, Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, tha se vendimi i Serbisë për linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Kosovës. “Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë kufiri me Serbinë, nga Leposaviqi është zhvendosur në lumin Ibër, ku është ndërtuar një mur ndarës.

Ndërsa, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit, sikur të ishin brenda të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Mujka, duke shtuar se linja hekurudhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë.

Mujka: Linja, një prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica”

“Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës. Kjo Serbi po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit.

Linja hekurudhore është vetëm një prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica”, e cila sjell ndarje reale, por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese. Fatkeqësisht shteti ynë atje përfaqësohet vetëm me bashkëpunim në kontrabandë, legalizim të strukturave paralele, duke i veshur në uniformë të Policisë së Kosovës, faljen e infrastrukturës së PTK-së shtetit të Serbisë, bashkëpronësi me Serbinë mbi “Trepçën” dhe Ujmanin. Serbia është në ofensivë totale, ndërsa ne nuk jemi askund”, ka thënë mes të tjerash nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka.

Lufta speciale e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan nuk është "tigër prej letre

Image result for HAKIF BAJRAMI


NGA  PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2016 ishin në një luftë kundërthëniesh të papara në këto 50 vjetët e fundit. Rusia e ka shfrytëzuar këtë pozitë në tërë Globin dhe disi ka filluar të diktojë. Në këto rrethana Polonia ka kërkuar ndihmë nga NATO e është në te, kurse Kosova nuk është në NATO por kjo organizatë është këtu. Bota kështu është katandis në mes llojit dhe pasurisë së peshës në varfëri. Sot pasuria e 62 personave më të pasur në Glob është pak më e madhe se pesha e skajshme e gjysmës së popullsisë në tërë botën. Pasiguria në këtë kundërthënie nuk është më e vogël se sa më 1939. Përkundrazi kapitalizmi i pakontrolluar po i tronditë nga themelet mendjet e pikantuara në demokraci. Dhe çka nëse rebelohen të uriturit dhe ISIS, Alkaida dhe çmenduria e gjeneratës në vendet kapitaliste për pasurim dhe përvetësim të djersës së huaj mbetet në hije, apo shndërrohet në "tigër prej letre".

Po ku është Ballkani në këtë rrëmujë?

Në vitin që e lamë pas u zu një serb me 14 kg eksploziv në Prishtinë. Terroristi madje kishte pushuar në 'Grand' dhe vetura e tij ishte ruajtur me "roje speciale". E vërteta mbeti një shushurimë se ai paska planifikuar Katedralen dhe pasi që ajo nuk është serbe, nuk duhet hiperbolizuar. Jemi demokratë more. Në vazhdën e kësaj zeje konvertibilie u zunë TRE "gazetarë" rusë në Krahinën e Rahovecit. Sigurisht kanë ardhur për ta blerë ndonjë gajbe rrush se ka rënë vlera e rubles në Rusi". Në këtë tregim orvelian u sulmua Kuvendi i Kosovës dhe RTK dhe pse të dyshohet në ruso-serbianët po më mirë të dyshohet dhe të akuzohen , madje për "terrorizëm" pesë të rinj shqiptarë, të cilët ç`është e vërteta nuk dinë ta përdorin revolen, e lëre më minahedhësin! Të jetë tregimi më i plotë 26 serbianë dhe rusë u nxunë në flagrancë në Podgoricë, një natë para se në Mal të Zi të mbahen zgjedhjet parlamentare. Disa që ishin të ushtruar në "vjeljen e rrushit" arritën të arratisën në parajsën e gjenocidit, ku tjetër pos në Serbinë e Miloshit dhe Sheshelit ku sundojnë nxënësit e tyre. Madje po thuhet e shkruhet se një rus i "skenarit" të Podgoricës dhe sigurisht edhe Shkodrës në lojën e futbollit, u fotografua me jo më ulët se Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, që ishte për shitje të migëve në Beograd, shkelqësinë tij, Sergej Lavrovin. Ani çka, kur në SHBA, Vladimir Putini arrin të dezorientojë tërë strategjinë e Partisë Demokrate. E aty është fuqia më e madhe e njerëzimit. Fotografimi në Beograd është bërë sigurisht pasi që janë marrë instruksionet dhe bërë pagesat për punë "humanitare". Si përfundim i kësaj katrologjie nxënësit e Milloshit dhe Sheshelit morën dhuratë nja 10-20-30 avionë lufte nga Kremlini. I blenë me grancion që Serbia t` i paguajë nga devidenta e 'Trepçës' dhe Borit. Të paktën kështu "shkuan " në garancionin konvertibilkitetit sepse rubla dhe dinari janë leckosë tejmase. Në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse (2017) priftërinjtë serbë lëshuan lutje "humane" nga oborri i Universitetit "Hasan Prishtina", sepse duan edhe një herë ta përgjakin tokën e Kosovës, sikurse më 1999. Këta prifta nuk jetojnë pa gjak dhe dhunë sepse ndryshe nuk munden ta propogandojnë se "Kosova është e tyre." E bëjnë këtë , jo që nuk e dinë se nuk është e tyre, por duan t`i vënë para aktit të kryer përgjithmonë çështjen e Toplicës (714 fshatra i shfarosën për 20 ditë më 1877). E shfarosen Sanxhakun hap pas hapi duke e ndarë më në fund më 1944/5. Dhe këtu është mjegulla e priftërinjve për të bërë gjueti pastaj pushtetarët e Beligradit, për t'i rrëzuar 286 xhami më 1877, më 1918, më 1999. Hej zanat është ky dhe nuk harrohet, sepse "populli i qiellit" duhet të rrojë në tokën e "Shën Savës" së verbuar nga të afërmit. Këta janë që kanë kërkuar koka të shqiptarit më 1975 në "Bozhur", në kohën e komunistëve e tani munden të kërkojnë nja dyqind metra më në juglindje në kishën e tyre, ku nuk ka pasur kishë kurrë, ku duhet të mësojnë të gjithë studentët pa dallim kombi. A kanë serbët kishë para ndonjë rektorati të tyre, jo, e pse të ketë në Kosovë? Kambanat po bien, por nuk po i dëgjon kush duhet, sepse janë të preokupuar të rrimë të zgjuar sa kushtojnë biletat për Bruksel, për Nju-Jork, për, për… Mirë është kjo filozofi mizantrope, sepse deputetët i kanë rrogat e vogla dhe duhet t'i rrisin për 20%-36%, sepse në këtë nivel i kanë realizuar planet e vitit që shkoi. Dhe rritja duhet të ndodhë, sepse deputetët tanë më shumë harxhojnë për berberë e teleisje sesa një familje pesëanëtarëshe. Ani sepse po i përcjell televizioni permanent dhe nuk duhet të duken gexhana. Deputetë bre me një fakultet e diploma të ministrave, që i fituan në vendlindjet e tyre nga 4-7 vota, me kryetar qeverie që i humb zgjedhjet në komunë dhe fiton në shtet. Këta jemi në kombinime inatçore në politikë.

Pse u burgos Ramush HARADINAJ në Francë në tokën zvicerane?

Kambanat po bien, si tha këto ditë kryeministri Edi RAMA. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kë do të bien kambanat, Ramush HARADINAJ po qëndron i burgosur në Francë. Edhe për këtë burgosje po flitet se Serbia është informuar kur udhëton Haradinaj. Dhe burgimi kishte për qëllim që të ndodhë në tokën e Zvicrës, aty ku në ditarin tim më 1991 shënova se: "Këtu në Zvicër vlojka uji në akull". Po thuhet se gisht në burgosje ka Serbia, por edhe Kosova, madje të dy subjektet së bashku. E vërteta, shërbimet tona janë shumë të "profesionalizuara" dhe do të kenë ditur sikur në rastin e Kumanovës, por "paqësor jemi dhe nuk na gjendet lloji në planet". Nëse sërish Serbia kërcënohet me luftë, e dikush këtë kërcënim po e quan "llafe", më duhet patjetër ta publikoj një bisedë shumë të rëndë me prof. Mark Krasniqin në Zvicër më 1991. Në mbrëmje pas shumë tubimeve që u mbajtën atë ditë, profa më tha qortueshëm: "Ti Hakif po flet për luftën si mjet të çlirimit, nuk na duhet lufta fare, sepse kemi rreshtim paqësor". Aty ishte akademik Idriz Ajeti që tërë kohën heshti dhe nuk shfaqi kritikë fare. Dhe, pasi që u kalua muri i respektit që kisha për këta kolos prej pedagogësh, u vërsula shumë rreptë: "Profesorë të nderuar, Serbia na ka shpallur luftë më 23 mars 1989. Ne duhet ta pranojmë luftën, dhe të mbrohemi, përndryshe Milloshi po shkon me shkallëzim në shfarosejn tonë sikurse ka bërë gjenerata e Jovan Ristiqit më 1877 në Toplicë dhe Evropa i ka pranuar rezultatet e aktit të kryer. Unë jam historian dhe kam profesion filozofinë e politikës. Do ta shohim në vijim, se politika paqësore është shumë afirmative, por afirmativizimin nuk po e respekton okupatori". Ne duhet të përgatitemi në shkallë evolutive dhe një ditë t`ia shkrepim edhe ne me adetet tona, me zakonet tona, me armët tona të pakta, por çlirimtare. Ata që ishin aty filluan të aplaudojnë. Dhe pak më vonë, do të më qortojë një profesor shumë i nderuar me faktin se në tubime: " Unë po flas shumë më tepër se akademikët e respektuar". E pranova vërejtjen, dhe nuk e përsërita , por nga pozicioni i luftës së imponuar që të mbrohemi nuk hoqa dorë kurrë. E sot, të gjithë ata që po quajnë luftën speciale të Serbisë me Rusinë prapa: "Kemi të bëjmë me një tigër prej letre", disi po më duket se po na përsëritet historia, vetëm aktorët e "Hamletit" janë më të shmikuar. Deputetët e Parlamentit Kosovës krihen para pasqyrës, shkojnë në seanca, regjistrohen dhe i marrin mëditjet. Pastaj dalin nga ndërtesa e Kuvendit për të punuar edhe jashtë orarit për ndonjë tender në orar. Në këto rrethana Serbia në të gjitha anët na i ka vënë pritat. Tani manipulohet me një draftrezolutë në BE, sepse në "Kosovë ka kundërthënie". E vërteta kjo është "një shpejtësi e tretë", nëse asociacioni dështon sepse demarkacioni është sigurisht në pozicion të dështuar. Kështu Serbia ka shansin të kërcënohet e popat nuk mahiten, sepse Specialja ua ka krijuar kushtet për luftë speciale.

*****

Nga Floripress/Flori Bruqi


 Hakif Bajrami  është historian  i mirënjohur shqiptar. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së BPodujevës , Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Podujevë.

 Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare.

Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Podujevës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”.

 Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Podujevë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975.

Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Botime nga Prof.Dr.Hakif Bajrami


1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May : Donald : Trump e kupton vlerën strategjike të NATO-s

Donald Trump, Theresa May

Një ditë pas inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministrja e Britanisë, Theresa May është shprehur se Donald Trump e kupton vlerën strategjike të NATO-s dhe e njeh rëndësinë e domethënien e saj.

Deklarata e May vie pas shqetësimeve që janë ngritur pas deklaratave të më hershme që Trump ka dhënë për NATO-n, të cilën e ka quajtur një organizatë të vjetruar, ndërsa aleatëve të SHBA-ve u ka kërkuar të paguajnë më shumë për NATO-n dhe sigurinë e tyre.

May në një intervistë për “Financial Times” është shprehur që beson se Britania e Madhe mund të zhvillojë një marrëveshje të re tregtare me SHBA-të, ndërsa pret që të takohet së shpejti me Trumpin në Uashington.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...