Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/24

Websajti i inteligjencës ushtarake në Izrael-DEBKA shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme



Shërbimet sekrete izraelite: Po përgatitet ndërhyrja ushtarake serbe në Kosovë



Treni serb me slogane kundër shtetit të Kosovës që provoi të futet në Kosovë është një kujtim, më shumë se simbolik, për luftërat brutale të viteve 1990 në Ballkan, shkruan DEBKA File, uebsajti i inteligjencës ushtarake në Izrael.
Dy ushtri janë gati për betejë; 60.000 trupa serbë, dhe vetëm rreth 6 000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë në këtë numër edhe rezervat, shkruan ky sajt, që citon edhe presidentin serb Tomislav Nikoliq, i cili tha se “nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë”.
DEBKA shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por që me ndihmën amerikane dhe mbështetjen për vendet myslimane – Bosnja, Kosova – është i mundësuar një stabilitet i përkohshëm.
Kjo politikë mbështetjeje për Kosovën nga Amerika ka vazhduar nga presidenti Bill Clinton e deri tek Barack Obama, por duket se kjo epokë ka përfunduar me trenin serb të nisur për Kosovë shkruan DEBKA.
Sipas këtij sajti treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë pas inaugurimit të Donald Trump.
“Nëse sulmohet nga forcat policore të Kosovës atëherë ushtria serbe do të intervenojë dhe do të futet brenda, por edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe pritet të marshojë pas trenit”.
“Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por në vitin 2017 ky vend le ta harrojë mbështetjen nga ndonjë vend europian, madje as nga Gjermania”.
Sipas këtij sajti izraelit, që bën analiza të vlefshme mirëpo informacionet i jep duke mos treguar burimet, Trump-it kjo ndërhyrje do t’i prezantohet si një intervenim për të ndaluar radikalizimin islamik në Europë.


*****

Debkafile Logo

First Trump era war? Serbia versus Muslim Kosovo
DEBKAfile Exclusive Report January 20, 2017, 11:48 AM (IDT)







Just six days before Donald Trump’s inauguration as US President, a Serbian train took up position on the Kosovo border. It was painted ostentatiously with the slogan “Kosovo is Serbian” in several languages along with national Serbian and Orthodox Christian emblems.
The train has been stationary since Friday, Jan. 14. Kosovan security authorities are blocking its advance along the new 213km long rail link from Belgrade to Mitrovica, a town in Muslim Kosovo which has a large Serbian population.
This is more than a symbolic reminder of the brutal Balkan wars of the 1990s. Two armies are already poised for battle: 60,000 Serbian troops, including armored, artillery and air force units, are on war preparedness, facing a much smaller Kosovo security force which, after calling up reserves, numbers around 6,000 combatants.
Serbian President Tomislav Nikolic beat a war drum this week when he declared: “If Serbians are killed, we’ll send our army to Kosovo.”
It was 19 years ago that Serbia signed an agreement for ending its war with Kosovo after NATO forces intervened and US warplanes bombed the Serbian capital of Belgrade into capitulation. The West recognized Kosovan independence, but Russia and China still view the country as an integral part of Serbia.
The Kosovo war was the sequel to the 1992-1995 conflict between Christian Serbia and Croatia, on one side, and Muslim Bosnia, on the other. This war was brought to a close after President Bill Clinton’s intervention forced Serbia to sign the Dayton Accords and cede broad areas of Bosnia to Muslim rule.
In sum, the Balkan conflicts of the 1990s saw many horrors, but also ended in American support for the establishment of independent Muslim enclaves in southern Europe. Orthodox Christian rule and territory, which were under Russian military, religious and national influence, were substantially downsized.
This policy was pursued systematically for 15 years by Presidents Clinton and Obama with the support of Chancellor Angela Merkel. It is widely seen today as the key which in recent years unlocked continental Europe to the influx of millions of Muslim migrants and refugees from the Middle East and Africa.
Four south European nations, Turkey, Bosnia, Kosovo and Albania, provided the arrivals with their gateway into West Europe.
The Serbian train parked on the Kosovo border marked the end of the Obama era and underlined Belgrade’s non-acceptance of the borderline imposed in the last century on Serbia. The train is expected to cross that border after the Trump inauguration Friday, Jan. 20. If it is attacked by Kosovan security forces, the Serbian army will march in. And even if it is not attacked, the Serbian army plans to march behind the train across the border in a bid to eradicate one of President Clinton’s proudest achievements.
Indeed, a statue of Bill Clinton stands at the center of Pristina’s main square, in appreciation of his gift of Muslim independence and liberation from Serbian rule.
When it starts moving, the Serbian train will pose the new US president with his first test in dealing with an international crisis involving the Muslim issue before he has a chance to settle in at the Oval Office.
He will find on his desk an urgent note to the US and members of the European Union from Kosovo’s Foreign Minister Enver Hoxhaj asking for assistance against Serbian aggression. A similar SOS in 1998 brought a NATO elite force, consisting mainly of British units, rushing to Kosovo. In 2017, Kosovo can forget about help from any European government, even sympathetic Germany and France.
This is not just about the presidential transition in Washington. On June 12, 1999, Russian President Boris Yeltsin landed an army contingent at Pristinia airfield to put the brakes on Kosovo’s takeover by the West. The option of backing the Serbian train as it rolls into Kosovo is still available to his successor, Vladimir Putin.
His response will offer an important insight into the secret understandings reached between Trump and Putin for collaboration in the

Putin do të njohë Kosovën


Naslovna za 23.01.

“Putin do të njohë Kosovën”, ky është tituli kryesor në gazetën më të madhe në Serbi, ‘Blic’. Në shkrimin e faqes së sotme, kjo gazetë thekson se: “Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve. Duke cituar specialistë të diplomacisë ruse dhe serbe, Blic thekson se do të ketë një këmbim të territoreve me Krimenë.
Ndërkohë gazeta serbe i referohet edhe një interviste të Putin që në shtator, kur ai fliste për njohjen e Kosovës. Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën.
Gazeta serbe këto fjalë të Putinit i sheh si shqetësim të Rusisë për Serbinë.
“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë”, deklaroi në atë kohë Putin në një intervistë për Bloomberg.
“Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike”, tha Putin.
Ndërkaq, një prej eksperteve më të njohura britanike dhe komentatore në Rusi e ka paralajmëruar njohjen e Kosovës disa ditë më parë.
Ajo e sheh si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Kolumnistja e “Guardian” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, duke theksuar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij.
Meri Dejevski, e cila takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshjeje-paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë së ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave. Rusia, deri tani ka qenë kundër njohjes së Kosovës.
Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga SHBA, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur. Rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB, e njohin pavarësinë e Kosovës.

Mediat serbe në panik: “Kosova figurë shahu që Putin do ta sakrifikojë”

Naslovna za 23.01.
Mediat, politika dhe opinioni serb vazhdojnë të jenë në ankth lidhur me hapat që Vladimir Putin do ta ndërmerr në pajtimin historik ruso-amerikan.

Sipas mediave serbe ky pajtim pritet të ndodh pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.

E pjesë e këtij pajtimi duket se do të jetë edhe Kosova.

Sigurisht se marrëdhëniet e ripërtërira kërkojnë edhe kompromise nga të dy palët, ndërsa Rusisë do “t’i bije hise” heqja dorë nga mosnjohja e Kosovës.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” edhe në numrin e sotë (e martë) e ka në ballinë lajmin për raportet e reja ruso-amerikane dhe Kosovën.


"Dojče vele": SAD se opraštaju od uloge SVETSKOG POLICAJCA

Novi američki predsednik stavlja interes SAD iznad svega pa i dugogodišnjih savezništava. Da bi ujedinio podeljenu zemlju, on poseže za opasnim nacionalizmom, piše "Dojče vele".

Foto: Reuters
Donald Tramp je Donald Tramp. Grdno su se prevarili oni koji su se nadali da će biznismen iz Njujorka promeniti svoj agresivni ton čim položi zakletvu kao predsednik. Prvi govor novog američkog predsednika ne ostavlja prostora za špekulacije: Trampu, na najuticajnijoj političkoj funkciji na svetu, ne pada na pamet da ublaži svoju retoriku, navodi nemački medij.
Naprotiv, on nastavlja da ponavlja svoje formule iz predizborne kampanje. Obećava da će izolacionističkom ekonomskom i odbrambenom politikom Ameriku ponovno učiniti velikom. Najavljuje da će on, multimilioner, sa svojim kabinetom koji se sastoji od multimilionera, zemlju učiniti pravednijom. Da će se pobrinuti za kvalitetno obrazovanje i pre svega sigurna radna mesta tako što će sprečiti uticaje iz inostranstva. I da će se SAD tokom njegovog mandata brinuti samo za neposredno dobrostanje sopstvene zemlje. Da time odustaje od uloge SAD kao svetskog policajca, jasno je iskalkulisano, i nije nikakav problem za čoveka koji potencijalne interese sopstvene zemlje stavlja iznad svega.

Foto: Reuters
Reči imaju novu težinu
Tako od ovog 70-godišnjaka prilikom njegove svečane inauguracije nismo čuli ništa novo. A ipak to ima novu težinu. Jer bez obzira što je moć američkog predsednika ograničena, ipak je on taj koji odlučujuće utiče na političko raspoloženje u zemlji. I zato su 900.000 Trampovih pristalica koji su doputovali sa svih strana, frenetično klicali svom idolu. Baš zato što nije odustao od svojih predizbornih obećanja.
Isto tako odlučno nastupaju i njegovi protivnici koji protestuju protiv ove nove političke linije u Vašingtonu. Dug period predizbora u SAD dovodi do toga da novi predsednik preuzima ranjenu, podeljenu zemlju. To je uvek tako, iako je ova predizborna bitka, zahvaljujući provokativnoj retorici Donalda Trampa, dosegla do sada neviđeno niski nivo. Upravo zbog toga, već decenijama, prvi gestovi novih stanara Bele kuće uvek su gestovi pomirenja. Tramp je i po tome izuzetak.

Foto: Reuters
On ne veruje u moć pomirenja nego u moć vođe čvrste ruke. Svakom svojom rečju i svakim gestom on je prvog dana na novoj dužnosti signalizovao da će stvari uzeti u svoje ruke. Pritom će i dalje slediti demagoška pravila igre: sve što je "strano" definiše se kao pretnja, sejući seme straha kod masa koje ga prate, ujedinjujući je u neprobojni front protiv svojih protivnika.
To seme straha pak postavlja brojne zamke njegovim protivnicima, liberalnim, kosmopolitski orijentisanim građankama i građanima Amerike koji žele da im zemlja bude sasvim drugačija i koji se vide kao deo slobodnog, otvorenog sveta za koji se mora boriti i zalagati.
Stvarnost pred kojom se ne smeju zatvarati oči
No bez obzira što je 54 odsto Amerikanaca zapravo htelo drugog predsednika, i što je samo zahvaljujući zastarelom izbornom sistemu pobedio kandidat koji je dobio tri miliona glasova manje: strahovi, brige i problemi mnogih njegovih pristalica su stvarni. Bilo bi fatalno i arogantno tu stvarnost ignorisati. Prava je sramota da u jednoj od najbogatijih zemalja sveta toliko puno ljudi živi u krajnjem siromaštvu, da toliko dece na svet dolazi bez ikakve perspektive samo zato što su rođena u pogrešnim porodicama i u sistemu obrazovanja kojim im ne nadoknađuje ono što nemaju kod kuće. Prava je sramota da se toliko mnogo ljudi oseća izolovanim, ostavljenim na cedilu u sistemu koji umnogome služi samo nekolicini privilegovanih.

Ramush Haradinaj: "Nuk do të ekstradohem në Serbi"



Ramush Haradinaj dhe gazetari i DW


Qendrimi i Francës, akuzat e Serbisë, sjellja e autoriteteve të Kosovës, mundësia e ekstradimit, dialogu me Serbinë... janë vetëm disa nga temat për të cilat Haradinaj flet në bisedën me Deusche Welle-n.

Deutsche Welle: Zoti Haradinaj, ju po mbaheni në Francë që nga 4 janari, pas arrestimit në Basel, sipas fletëarrestit të Serbisë për krime lufte. Si ndodhi arrestimi juaj dhe cilat ishin akuzat?

Ramush Haradinaj: Kam qenë në udhëtim familjar me bashkëshorten Anitën dhe tre fëmijët: Gjinin, Hanën dhe Trimin. Pasi kaluam kontrollet kufitare, u paraqit policia franceze, e cila më ka kërkuar falje, por më thanë se duhet bërë një verifikim, sepse ka një urdhërarrest të shtetit të atëhershëm „Serbisë dhe Malit të Zi", që tani është riaktivizuar. Procedurat e verifikimit kanë zgjatur rreth dy orë dhe në fund më kanë arrestuar në bazë të këtij fletëarresti.

Ju keni qenë edhe më parë në Francë, por nuk jeni ndaluar. A ka ndonjë shpjegim për këtë arrestim, pse pikërisht tani?

Unë nuk di ta definoj saktë pse më kanë arrestuar tani. E di që vende të respektuara të Bashkimit Evropian, siç janë Gjermania, Austria Zvicra dhe vende të tjera, i kanë anuluar këto fletëarreste, për shkak se unë i kam kryer këto procedura me Tribunalin e Hagës. Ndaj vetëvetiu këto fletëarreste kanë rënë. Kam qenë shumë i habitur me qasjen e Francës ndaj kësaj teme.

Si janë sjellë autoritetet franceze ndaj jush në momentin e ndalimit, pasi ju në atë moment keni qenë edhe me familjen?

Mendoj se Franca nuk është sjellë në mënyrën e drejtë dhe të duhur, për shkak se kjo është një aktakuzë politike. Më befason shumë respektimi prej Francës i një aktakuze të tillë të pastër politike, sepse Franca e di shumë mirë që unë i kam përfunduar këto dyshime në Tribunalin Ndërkombëtar. Ky arrestim është i pa drejtë, ëshë abuzim me ligjin. Ky është një cirk ligjor.

Cilat janë akuzat dhe a e keni pranuar ndërkohë akgakuzën nga Serbia? Ju keni qenë dy herë të akuzuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe sipas ekspertëve me të cilët kemi biseduar ne në Deutsche Welle, një aktakuzë tjetër mund të ngrihet vetëm nëse ka dëshmi të reja për krime. A ka diçka të re në këto akuza?

Këto janë vetëm lojë fjalësh, sepse kjo është një materie shumë e thatë. Të gjitha janë vetëm shpifje të regjimit të Millosheviqit, të cilat fillimin e kanë me akuzat nga viti 2004. Shpifjet të tilla nuk janë marrë fare për bazë në Tribunalin e Hagës. E gjitha kjo materie është trajtuar. Pra nuk ka asgjë të re. Deri në vitin 2011 unë jam përbalur me ligjin, me akuza të amandamentuara shumë herë dhe çdo materie që ka ardhur nga kushdoqoftë është shqyrtuar. Pra kjo është një agjendë politike e Serbisë, në të cilën për fat të keq po merr pjesë edhe Franca.

Autoritetet e Serbisë pohojnë se ato kanë dëshmi të reja, të cilat do të dërgohen në Francë së bashku me kërkesën për estradim. Keni ju ndonjë informacion lidhur me dëshmitë e palës serbe, a kanë mbërritur dhe cilat janë ato?

Unë e shoh që tani në Beograd është kthyer klima Millosheviqiane. Zoti Daçiq ka qenë një ndihmës i zotit Millosheviq. Zoti Vuçiq dhe zoti Nikoliq kanë qenë ndihmësa të zotit Sheshel, vartës të tij. Unë e shoh që ata janë kthyer totalisht në logjikën e Millosheviqit, që shihet edhe nga deklarimet e tyre të papërgjegjshme. Kjo dëshmohet edhe nga deklaratat e tyre, sepse politikani nuk duhet të flasë për ligjin. Imagjinoni kur për këto akuza të Serbisë më shumë flasin politikanët se sa ligji. Edhe fakti që ende nuk e kanë sjellë lëndën tregon se ata nuk kanë lëndë. Kjo është vetëm lojë politike.

Për çfarë loje politike e keni fjalën? Mendoni se ata duan t'ju mbajnë sa më gjatë këtu nën masa arresti, apo qëllimi vërtet është ekstradimi në Beograd?

Jo, nuk besoj që ekstradimi është temë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se Serbia nuk ka jurisdiksion mbi qytetarët e Kosovës dhe mbi mua. Unë jam i Kosovës, e Serbia nuk ka kurfarë jurisdiksioni në Kosovë. Juridiksionin e ka Kosova. Unë e kam nderuar ligjin ndërkombëtar. Pra jam prej atyre që e ka nderuar ligjin nacional dhe ligjin ndërkombëtar, duke iu përgjigjur vullnetarisht ftesës për proces në Tribunal. Qasja e tanishme e Serbisë është një ofendim ndaj ligjit ndërkombëtar, por edhe ndaj Interpolit dhe parimeve të organizatave ndërkombëtare.

Si e shpjegoni pra faktin që Franca tani e respekton këtë urdhërarrest të Serbisë, kur dihet se ju keni qenë edhe më parë në Francë, në Gjermani dhe vende të tjera? Si shpjegohet mbajtja juaj këtu?

Qasja ndaj Ballkanit dhe ndaj marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk është kuptuar drejt nga Franca, nga qeveria franceze dhe nga autoritetet e tyre. Franca sikur edhe të gjithë të tjerët e kanë për obligim të jenë pjesë e sqarimeve në Ballkan. E nëse Franca bëhet pjesë e agjendave të Beogradit – me apo pa vetëdije - atëherë e ndihmon destabilizimin e Ballkanit dhe njëkohësisht destabilizimin e vetvetes, pra të Evropës. Qasja e autoriteteve franceze në rastin tim është e pakuptueshme.

Të mbetemi edhe pak tek akuzat e Serbisë: Ju jeni përgjigjur dy herë në Tribunalin e Hagës dhe të dyja herët jeni shpallur i pafajshëm. Por ka pasur shumë zëra që thonë se ju keni bërë krime, por vetëm se ato nuk kanë mundur të dëshmohen. Janë përmendur edhe vende konkrete, ku janë bërë krime. Madje edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përmendur emrin e një liqeni…

Nuk e di nëse për Beogradin do të jem ndonjëherë i pafajshëm, por qëllimi im nuk është të dëshmoj pafajësinë para Serbisë. Unë kam faj sa i përket raportit Kosovë – Serbi, sepse kam kontribuar për ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe në largimin e pushtetit serb. Sa i përket oponentëve të mi politik në Kosovë, është në nderin e tyre se çka thonë ata. Por një gjë është e qartë: instanca më e lartë juridike që e ka krijuar bota për ish-Jugosllavinë, i ka shqyrtuar të gjitha këto akuza dhe dyshimet. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në këtë proces, të gjithë dëshmitarët e ftuar kanë dëshmuar dhe prokurori ka deklaruar botërisht në Beograd se asnjë dëshmitar nuk ka qenë i penguar dhe nuk ka munguar në këtë proces. Asnjë provë nuk ka mbetur pa u shqyrtuar në rastin Haradinaj. Këtë e ka thënë prokurori në Beograd, por duket se as kjo nuk mjafton. Atëherë përgjigja ime për Beogradin është: çdo herë do të keni punë me mua.

Çështja e dëshmtiarëve, që është një prej problemeve kryesore që ka rezultuar edhe me krijimin e Gjykatës Speciale dhe zhvendosjen e një pjese të saj në Holandë, me shpjegimin se dëshmtiarët nuk janë të sigurt në Kosovë. Mendoni se mbajtja juaj këtu ka lidhje me Gjykatën Speciale?

E para që dua të them është se një gjykatë më speciale se Tribunali për ish–Jugosllavi nuk ka pasur kurrë. Pra ne e kemi pasur një gjykatë speciale dhe unë jam ballafaquar atje me ligjin, në të gjithë parametrat e mundshëm ligjor, që ka mundur të krijojë bota për atë temë. Asokohe ka pasur edhe shumë më shumë energji për të pasur një gjykatë kredibël, se sa ndoshta në rrethanat e sotme. Pse është krijuar tani një gjykatë tjetër? Unë mendoj se kjo ka të bëjë me mungesën e besimit në gjyqësorin tonë dhe me mungesën e kredibilitetit të shtetit ligjor. Nëse Serbisë i dhemb shumë që unë mund të mos jem pjesë e aktakuzave të ardhshme në këtë gjykatë, për faktin se unë jam përgjigjur ndaj këtyre akuzave, ne nuk mundemi tërë jetën t'ia bëjmë qejfin Serbisë. Pra edhe udhëheqësit në Beograd duhet ta kuptojnë se sjellja e tillë ndaj shqitparëve do të ketë pasoja për popullin e tyre. Është shumë e vërtetë që udhëheqësit e Serbisë i kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda Kosovës, Bosnjes dhe Kroacisë, por një pjesë të pasojave e ka pëjetuar edhe populli serb.

Nuk mu përgjigjët në pyetjen: mendoni se mbjajta juaj ka lidhje me Gjykatën Speciale dhe a dyshoni eventualisht se do të ekstradoheni jo në Serbi por në Hagë?

Jo nuk është ashtu. Nuk mund të ketë gjëra të tilla. Kjo nuk lidhet me Gjykatën Speciale. Përkundrazi, insistimi i Serbisë në rastin tim, mund të jetë pasojë e mendimeve të Serbisë, se unë nuk do të jem pjesë e aktakuzave të ardhshme nga Gjykata Speciale. Serbia dëshiron të mos lerë të pastër asnjë person nga periudha e kaluar, ndaj edhe më sulmojnë mua në këtë mënyrë.

Pse Kosova nuk është në gjendje t'i ruajë dëshmitarët në proceset për krime? Pala serbe thotë se në rastin tuaj janë vrarë rreth 30 dëshimtarë?

Ju lutem, unë i marr ofendim deklarimet e palës serbe sa i përket ligjit për mua. Nëse pala serbe është shkaktare e tragjedive në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, e viktimizimit të shqiptarëve, e nxjerrjes së gjysmës së shqiptarëve jashtë vendit... kredibiliteti i saj për ligjin dhe zhvillimet në Kosovë është i diskutueshëm. Edhe sikur të ishin vërtetë të interesuar për ligjin. Ndërsa duke qenë se këtë shtet po e udhëheqin vartësit e dikurshëm të Millosheviqit dhe Sheshelit, kredibiliteti i tyre bëhet edhe më i diskutueshëm. Mos u nxitoni me këto deklarime. Nuk po thotë avokati i zotit Haradinaj, por po thotë prokurori i akuzës dhe atë në Beograd, se nuk ka pasur asnjë mungesë, që nuk ka mbetur asgjë pa u shqyrtuar në rastin Haradinaj dhe se nuk ka ndodhur asgjë me asnjë dëshmitar. Pse duhet dikush të marrë një burim kaq jo kredibël për diskutim, kur ekziston versioni zyrtar i atij që më ka akuzuar në Hagë, pra i prokurorit Serge Brammertz, të cilin e ka thënë edhe në Beograd. Pra kush ka sy dhe vesh, këtë e di.

Zoti Haradinaj, unë megjithatë dua t'ju konfrontoj me të gjitha pohimet, e njëra prej tyre është se ju nuk jeni dënuar, vetëm për shkak se prokuroria nuk ka mundur të sigurojë dëshmitë…

… këtë nuk po e them unë por kryeprokurori Serge Brammertz dhe John Ekart. Këtë e kanë thënë në Beograd dhe kur e thotë pala e akuzës, atëherë e dini se cila është pesha e kësaj deklarate. Nuk e ka thënë gjykatësi që është neutral, nuk e ka thënë avokati si palë mbrojtëse, por e ka thënë pala e akuzës. Unë insistoj ta përsëris këtë, sepse unë në atë kohë kam nderuar vendin tim, kam nderuar aleatët që u rreshtuan krah Kosovës dhe e kam respektuar ligjin ndërkombëtar. E nëse unë kam bërë gjithë këtë nder dhe sakrificë, duke dhënë tetë vjet nga jeta ime dhe nga jeta e vendit tim, atëherë është ofendim që të më nëpërkëmbë pala që është vet fajtore. Ata nuk po i kthejnë tani as të akuzuarit serbë, të cilët po ua kërkon Tribunali sot.

Çfarë duhet të bëjë Kosova për mbrojtjen më të mirë të dëshmitarëve, sepse përveç mungesës së kredibillitetit të institucioneve, edhe mbrojtja e dëshmtiarëve është një prej shkaqeve pse gjykimet e ardhshme do të mbahen jashtë vendit?

Pasi këto gjëra po ndërlidhen edhe me rastin tim, më duhet t'ju them se në vlerësime thuhet se me dëshmtiarët nuk ka pasur problem as në Kosovë dhe as jashtë vendit. Këtë e ka thënë pala e akuzës. Kosova duhet të punojë në ndërtimin e shtetit ligjor, kredibilitetin, sundimin e së drejtës. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, vetëm për disa dëshmitarë dhe vetëm për disa procese, por për të gjithë.

Pse pra nuk mbahen këto procese në Kosovë, por ka nevojë të shkohet në Hagë?

Besoj se kjo lidhet me vet lindjen e shtetit të Kosovës, me papajtushmëritë e palëve për ekzistencën e shtetit tonë si shtet i pavarur, me agjendat e atyre që janë në kundërshtim të shtetit të pavarur të Kosovë dhe me dobësitë tona në qeverisje dhe në shtetin ligjor. Pra është një kombinim i elementeve të shumta.

Zoti Haradinaj, në Kosovë ka shumë spekulime lidhur me Gjykatën Speciale. Ju pak më parë e thatë se Gjykata Speciale nuk do të merret me rastin tuaj. E dini këtë të sigurt, apo mendoni kështu?

Shikoni, unë nuk kam komunikim me askënd nga kjo Gjykatë për këto tema të caktuara. Njëherë e kam takuar të ngarkuarin e SHBA-së për këtë temë (prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman shën.red.), por kjo ka qenë bisedë formale. Nuk mund ta saktësoj pse nuk do të jem, por në vitin 2011 unë e kam pranuar aktakuzën e fundit të amandamentuar. Të gjitha provat që i kanë pasur në rruzullin tokësor i kanë prurë. Kanë sjellë bërllog, rrena, gjëra të cilat edhe sot i dëgjon në mediat e Beogradit. Ka pasur raste kur gjykatësit gjatë procesit tim i kanë nxjerrë dëshmitarët jashtë nga salla dhe i kanë thënë prokurorisë: kurrë më mos përsërisni gjëra të tilla. Baza e argumenteve të Beogradit është turp për ligjin ndërkombëtar.

Emri juaj nuk është përmendur në këtë kontekst, por ju keni qenë komandant në zonën e Dugagjinit dhe me siguri jeni i informuar mbi raportin e Dick Martyt për trafikimin e organeve. Keni ndonjë njohuri nëse gjatë luftës kanë ndodhur gjëra të tilla dhe për përzierjen e UÇK-së?

Për mua janë të pabesueshme. Në bazë të krejt asaj që di, këto akuza nuk qëndrojnë. Nuk mund ta besoj një gjë të tillë.

Do të thotë, ju nuk keni informacione për këto akuza?

Nuk ma rrokë kurqysh as logjika dhe as bindja. Nuk kam informata dhe nuk di se mund të ketë pasur gjëra të tilla.

Mendoni se Gjykata Speciale do të merret edhe me personalitet më të larta të Kosovës, sepse ka spekulime se në mesin e të dyshuarve mund të jenë edhe ata që mbajnë funksione të larta në vend, apo llogarinë do ta pagujnë ata më të vegjlit?

Kosova e ka votuar në parlament formimin e kësaj gjykate dhe Kosova t'i kryejë obligimet e veta. Kjo Gjykatë është krijuar sipas ligjeve të Kosovës dhe me implikim të vendeve të tjera, ndaj Kosova duhet t'i kryejë obligimet e veta, në cilindo nivel që të jenë. Nuk ka lezet me prejudikuar, por Kosova duhet me i kry obligimet e veta. Përndryshe do të mbetet peng e kontestimeve. Imagjinoni situatën me mua - sikur vërtetë të mos i kisha kryer obligimet e mia ndaj drejtësisë! Do të kishte shumë dyshime, shumë hipoteza dhe do të ishte shumë e vështirë të dëshmohet e vërteta.

Zoti Haradinaj, dua të sqarojmë edhë një gjë: ju vërtet mendoni se nuk ka kurfarë shansesh që të ekstradoheni në Beograd dhe çfarë do të ndodhë nëse gjykata në Francë vendos për ekstradimin tuaj?

Unë jam shqitpar, jam i lindur si shqiptar - me origjninë dhe me bindje. Nuk ka popull më të mirë dhe më të zot se shqiptari. Por shqiptarit nuk guxon tia bësh të padrejtën, të cilën nuk e lejon me ndodh. Do të thotë kjo nuk do të ndodhë, as ëndërr dhe as zhgjëndërr.

Pyetja ime ishte çfarë do të ndodhë nëse vendoset të ekstradoheni në Serbi?

Pas meje qëndron e vërteta, qëndron shqiptaria, dhe ekstradimi nuk do të bëhet. Nuk ka kush që mund ta bëjë këtë.

Si e vlerësoni sjelljen e autoriteteve të Kosovës në këtë rast?

E kuptoj: unë kam kriktikë ndaj Prishtinës për një pozicion jo të qëndrueshëm, jo kredibël në shtetin ligjor, në politikat qeverisëse dhe në marrëdhëniet me Serbinë, sepse mendoj se nuk është një marrëdhënie e ndërtuar mirë. Pas rastit tim ka pasur një komjunikim korrekt të instancave të vendit në të gjitha nivelet. Jam shumë i përkrahur nga konsulli ynë këtu në Strazburg, zoti Edon Cana, nga ambasadori ynë në Paris Qendrim Gashi, kam qenë në komunikim me ministrin e Jashtëm zotin Hoxhaj. Pra nuk mund të jap vërejtje të çfarëdo natyre në mobilizimin e Prishtinës zyrtare. Vërejtja ime ka të bëjë me zhvillimet para rastit. Pse Kosova është kaq e dobët që t'i ndodhin gjëra të tilla?

Në parlamentin e Kosovës është mbajtur pas arrestimit tuaj një seancë e jashtëzakonshme dhe një ndër kërkesat më të shpeshta ka qenë ndërprerja e dialogut me Serbinë. Mendoni se dialogu vërtetë duhet të ndërpritet?

Nuk mendoj se duhet të flasim për ndërprerjen e dialogut, ndjeshmërinë apo vazhdimin e dialogut. Por duhet të vendoset kredibiliteti i dialogut.

Çfarë do të thotë kjo?

Ka disa vjet që ankohem se ky dialog është kthyer në abuzim. Ky është më shumë një dialog i arsyetimit të kastave politike në të dyja anët dhe deri diku në shërbim të politikave ditore herë të njërit e herë të tjetrit, për qëllime të brendshme politike. Rreziku në Ballkan vjen nga kastat e korruptuara dhe të kriminalizuara politike, të cilat bashkveprojnë për mbetje në pushtet. Dialogu duhet të hiqet nga këto agjenda. Nëse dialogu shërben për mbajtjen e dikujt në pushtet andej apo këndej, kjo është shumë e rrezikshme për rajonin.

Po për çfarë duhet të bisedohet në dialog?

Për njohjen. Kosova nuk e ka luksin që të vazhdojë me këtë dialog abuziv. Kosova ka një temë të hapur me Serbinë, e ajo është njohja e shtetit, dhe këtë temë duhet ta vendosë në tavolinë. Kuptohet që kjo temë nënkupton edhe bisedime për shumë çështje të tjera, por tema e Kosovës në dialog duhet të jetë njohja e shtetit.

Ç 'farë thotë Akademik Nexhat Daci ?


Akademik Prof.dr. Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit te Kosovës, thotë se ky lidership politik shqiptar nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.

Daci, duke komentuar idenë e  Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e din në detaje idenë e  Akademik Prof.Dr. Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës.

Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.

Daci këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum.



*****

ŠOKIRAN Dačić: Albanci mi smestili lažni intervju

"Priština i Beograd lako mogu da se dogovore oko razmene teritorija”, objavila je albanska novinska agencija citirajući Ivicu Dačića. S druge strane, Dačić tvrdi da je izjava izmišljotina.
Foto: Zoran Žestić / RAS SrbijaNikada nisam dao izjavu toj agenciji: Ivica Dačić
Agencija na albanskom Preševo jone objavila je intervju za koji navodi da je sa Ivicom Dačićem, ministrom spoljnih poslova. U intervjuu Dačić, međutim, iznosi tvrdnje potpuno suprotne državnom stavu i briselskom sporazumu. Prema ovoj agenciji, Dačić je doslovce rekao da je Srbija saglasna da se razmene teritorije sa Prištinom i to da Preševo i Medveđa pripadnu Kosovu, a severni deo pokrajine Srbiji.
Ideja o razmeni teritorija niti je nova, niti ju je izbegavao deo srpskih političara. Naprotiv, zamena teritorija, poput buvlje pijace, izvlačena je i lansirana kao rešenje kad god bi kosovski problem upao u dublju krizu. Međutim, povlačenje sada ovakve teme i još iz vrha vlasti doslovce je prst u oko i SAD, i EU, i pregovaračima u Briselu. Takođe, ovakvo zalaganje značilo bi i da Srbija nije iskrena u briselskom dijalogu.
- Nikada nisam dao intervju niti izjavu toj agenciji. Šokiran sam - kaže za "Blic" Dačić.
Na pitanje da li je zloupotrebljen, Dačić odgovara da jeste i navodi mogući razlog objavljivanja "nepostojećeg intervjua”.
- Verovatno je cilj da se pred nastavak dijaloga ponovo izazove nestabilnost i okrivi vlast u Beogradu. Inače, o potrebi trajnog rešenja za Kosovo ja govorim godinama i otuda ne znam zašto im treba da izmišljaju intervjue - poručuje Dačić.
On dodaje da su srpski pregovarači privrženi dijalogu i sporovođenju briselskog sporazuma.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm jo vetëm për keto dy vende, por dhe për paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe BE”, ka thëne znj.Kocijancic.

Image

Gazetari Nefail Maliqi në bisedë me Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së

Sipas burimeve te Burkselit, Kosova do të përfaqësohet në takim me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa Serbia me Presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksander Vuçiç.


Gazetari Nefail Maliqi në bisedë me Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së

“Zhvillimet ditët e fundit treguan se të dyja palët angazhohen në vijimin e mëtejshëm në dialog”, ka thënë Kocijancic, duke shtuar se, “është vendimtare për përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndryshe nga shefi i OKB-së, është kritikuar Prishtina dhe Beogradi për stagnimin e dialogut për shkak se palet hezitojne te zbatojne marrëveshjet e nënshkruara.

“Nga ky takim mes perfaqësuesve kosovarë dhe serbë, ne presim avancimin në të ardhmen e dy vendeve dhe jemi të vetëdijshëm se dialogu është një proces që përuron vazhdimisht vlera bashkëpunimi, afrie dhe marrëveshje”, tha znj. Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Një delagcion nga Presheva së shpejti do bëjë vizite në selinë e BE-së në Bruksel.

Flitet vazhdimisht se nevojitet të respektohet reciprociteti mes të drejtave të pakicave në Serbi dhe Kosovë, por në Bruksel kjo duket se ende është larg, meqë në këte proces të dialogut bëhet fjalë vetem për serbët e Kosovës e jo dhe për shqiptaret e Serbisë, në këte rast të Luginës se Preshevës.

A ka gjasa që nesër apo ditët e ardhshme të flitet edhe për problemet e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë?

Kësaj pyetje, Maja Kocijancic iu përgjigj shkurt se “kjo nuk varet nga Brukseli, por nga palët në rajon. Nëse dëshiron Prishtina, pse jo. Kjo varet nga pala kosovare, nëse do të flasë për Luginen e Preshevës apo jo”.

Media ka mësuar nga burimet diplomatike se nesër mund të flitet në Bruksel dhe për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, nëse i përmbahet delegacioni kosovar premtimeve të ministrit Enver Hoxhaj, i cili disa ditë më parë tha se “se Lugina e Preshevës duhet të inkuadrohet në procesin e dioalogut Kosovë-Serbi”.

Sidoqoftë, ditët e ardhshme pritet një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës me zyrtarët e lartë të BE-së ku temë pritet të jetë situata aktuale dhe nevoja për inkuadrimin e Luginnës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.

Arbnore Zhushi : Mes tensionesh të mëdha, Thaçit i tërhiqet vërejtja për dialogun me Serbinë

Hashim Thaçi dhe Federica MogheriniKërkohet kushtëzimi i dialogut me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia
Kosova dhe Serbia do të përballen për herë të parë në duel presidentësh në takimin e thirrur për sot në Bruksel nga ndërmjetësuesja e Bashkimit Evropain, në dialogun ndërmjet të dyja vendeve, Federica Mogherini.

Takimi i palëve vije në një kohë tensionesh ndërmjet të dyja vendeve, pas provokimeve të shumta të kohës së fundit nga Serbia, duke nisur nga ndërtimi i murit në Mitrovicë, arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë, me një flet-arrest të lëshuar nga Serbia në Interpol, dhe tentimi për futjen e trenit me mbishkrime nacionaliste në Mitrovicë.

Thaçi: Do të kërkojmë tërheqjen e fletarresteve ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për mediat ka theksuar se sot në Bruksel, Kosova do të kërkojë tërheqjen e flet-arresteve të Serbisë, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se beson se është momenti i fundit që të hapet kapitulli i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, i cili do të duhej të mbyllej me njohjen reciproke të Serbisë për Kosovës dhe Kosovës për Serbinë.

Por, vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve dhe ndryshimi i formatit të tij po konsiderohet si hap i gabuar i institucioneve të Kosovës.

Koalicioni qeverisës: Dialogu, i domosdoshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit qeverisës Shpejtim Bulliqi, ka thënë se meqë Kosova nuk ka forcë më të madhe për t’i zgjidhur ndryshe problemet, atëherë domosdoshmërisht i duhet të dialogojë me palën serbe.

Por, ai ka theksuar se do të ishte shumë mirë që pushtetarët tanë sidomos kryetari i shtetit, të jenë të vëmendshëm që të mos lëshohen në tema që e cenojnë drejtpërdrejtë integritetin territorial të shtetit dhe interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Ka tema që duhet të diskutohen pasi janë në interes të qytetarëve të vendit dhe të cilat kishin me i zgjedh problemet e tyre, atëherë është krejt në rregull, por të futet në bisedimet të cilat drejtpërdrejt mund ta cenojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, atëherë më mirë është fare të mos ketë diskutime me palën serbe”, ka pohuar deputeti Bulliqi për gazetën “Bota sot”.

Topalli: Kosova s’e shfrytëzoi rastin

Ndërkohë, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, janë deklaruar kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, duke kërkuar ndërprerjen urgjente të negociatave me Serbinë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së Faton Topalli, ka thënë se pas çështjes së Ramush Haradinajt dhe ndalimit të trenit, Kosova ka pasur një rast të mirë që t’i ndërpres, respektivisht t’i pezullojë bisedimet me Serbinë, dhe të përcaktojë strategjinë dhe qëllimet që ka lidhur me këtë çështje. Tek pastaj, sipas Topallit, Kosova është dashur të shtrojë kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet.

“Kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi, niveli i bisedimeve është rritur për një shkallë më shumë duke implikuar edhe presidentin e Kosovës. Pra, Qeveria e Kosovës ka dështuar në këtë rast të marr hapa të drejt dhe të nevojshëm që do t’i kishin sjell ndonjë të mirë Republikës së Kosovës”, është shprehur deputeti Topalli për “Bota sot”.

AAK për dialog nëse bisedohet njohja e ndërsjelltë e Kosovës si shtet

Ndërsa, AAK konsideron se pas tri incidenteve të fundit që kanë ndodhur në vend të shkaktuar nga pala serbe, e sidomos deklarimet e hapura të presidentit serb për pretendimet territorial ndaj Kosovës, tregojnë se bisedimet duhet të anulohen.

Duke folur për këtë çështje, deputetja e kësaj partie Time Kadrijaj, ka pohuar se negociatat duhet të riformatohen, pasi qëllimi i tyre ishte të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por siç ka shtuar ajo, Serbia në vend që të angazhohet në këtë drejtim, po acaron gjendjen dhe nxit konflikte në mes të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Unë nuk e di në çfarë cilësie do të bisedohet dhe çfarë do të bisedohet kur e dimë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në fakt nuk po implementohen nga pala serbe dhe çka është më e keqja Kosovës nuk i kanë sjellur asnjë dobi. Kosova ka ngel vendi i vetëm i izoluar në Ballkan, përderisa Serbia si nxitëse e të gjitha luftërave në Ballkan synon anëtarësimin në BE, ndërsa qeveritarët tanë nuk arritën as liberalizimin e vizave”, ka theksuar Kadrijaj.

Ajo ka konfirmuar se AAK është për dialog nëse bisedohet njohja e ndërsjelltë e Kosovës si shtet.

“Përndryshe në këtë fazë nuk besoj që është mirë që me gjithë këtë situatë të tensionuar të mbahet dialogu pa asnjë kushtëzim”, ka shtuar deputetja e AAK-së.

Historia do ta gjykojë rëndë strumbullarin Thaçi për të gjitha të këqijat

Ndërkohë, sipas njohësit të çështjeve politike Jeton Kelmendi, Kosova assesi nuk e kishte zgjedhur mënyrën e duhur në negociatat, të cilat siç ka thënë ai, kanë nisur për së mbrapshti për Kosovën.

Kelmendi ka theksuar për “Bota sot” se në këtë aspekt merita të mëdha ka presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është shumë më meritor për integrimin e Serbisë se sa presidenti serb Tomislav Nikoliq.

Sipas Kelmendit, shkuarja në Bruksel për dialog pas gjithë atyre provokimeve që i bëri Serbia, pas shpifjeve dhe skandaleve artificiale sërish vazhdon ta blinëzojë Kosovën. “Kosova tani e sa vjet negocion me Serbinë dhe as që bëhet fjalë në Serbi për njohje reciproke. Prandaj Kosova fatkeqësisht ka këso kaste politike dhe dihet çfarë i kanë sjellë Kosovës”, është shprehur Kelmendi.

Tutje, ai ka shtuar se në bisedime, Serbia ishte tejet desktruktive me Kosovën, ndërsa kjo e fundit e ka sfiduar atë me integrime.

“Assesi nuk ka qenë dashur Kosova të marr pjesë në këto negociata dhe besoj se historia do t’i gjykojë këta prijës të shtetit, e sidomos presidentin Thaçi, i cili është strumbullari i të gjitha të këqijave në vend. Të gjitha këto gabime që po bëhen në favor të Serbisë janë duke e dëmtuar sinqerisht integritetin e shtetit tonë dhe të ardhmen e këtij vendi”, ka përfunduar analisti Jeton Kelmendi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...