Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/24

Pyetja kryesore në dialog duhet të jetë: kur Serbia do ta heqë Kosovën nga Kushtetuta

Analisti politik, Azem Vllasi, ka vlerësuar se pjesëmarrja e përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në takimin e së martës, në Bruksel, nënkupton se do të bisedohet për temat që janë kyç për normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe ka shtuar se një nga çështjet kryesore duhet të jetë pyetja:


Kur Serbia do ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e vet?

“Nuk ekziston më Jugosllavia. Rezoluta 1244, në të cilën bazohet Serbia, e njeh identitetin e Kosovës me kufijtë që kanë qenë dhe që i ka edhe sot. Kjo njeh Planin e Martti Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës, me të cilën është shpallur pavarësia. Andaj, pretendimet e Serbisë që Kosova të trajtohet si pjesë e Serbisë, ashtu si e ka futur në kuadër të Serbisë Milosheviqi, janë përrallë e vjetër”, ka thënë Vllasi në një deklarim për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Zt.Azem Vllasi konsideron se në Bruksel Serbia duhet të deklarohet dhe të nënshkruajë zyrtarisht se do të ndërpresë përpjekjet e saj për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sepse kjo paraqet një pengesë të madhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve...


Sipas Vllasit , ministrja për Dialog, Edita Tahiri duhet ta informojë opinionin detalisht për marrëveshjen me Serbinë që ka të bëjë për këtë çështje.

“Të dihet që muri a është kundër kësaj marrëveshje apo përmban diçka tjetër që ne nuk dimë. Duhet të publikohet gjithë marrëveshja që është bërë për rivitalizimin e urës dhe intepretimet e ndryshme nga zonja Edita Tahiri dhe në emër të Unionin Evropian neve na shtyjnë në dilema sepse nuk po e dimë çfarë përmban ajo”, ka thënë ai

Më tej, Vllasi ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të BE-së të cilët kanë thënë se muri i ndërtuar afër Urës së Ibrit në Mitrovicë do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Nëse marrëveshja nënkupton atë që po thotë Maja Kocijançiq, Vllasi thotë se për këtë duhet të jep përgjegjësi direkte ministrja Tahiri.

“Duhet të dihet që opinionin kosovar a është mashtruar pala jonë, Edita Tahiri, dhe mos t’ia lëmë fajin tjetër kujt. E nëse marrëveshja nuk e nënkupton atëherë muri brenda natës duhet të prishet me bollduzhera”, ka thënë ai.


Një grua gënjështare - Edita Tahiri  , është  një “pop star” e rrenës!


Qeveria e Kosovës nuk ka më për çfarë të bisedojë me këtë Qeveri neofashiste të Beogradit, aq më pak kur bisedimet i drejton një grua gënjeshtare, Edita Tahiri. Përderisa Gjuriq thotë se Kosova duhet ta fusë në preambulën e Kushtetutës së saj Serbinë dhe jo Serbia ta fshijë Kosovën nga preambula, dhe përderisa ky zyrtar akuzon Kosovën për gjenocid ndaj serbëve, Prishtina duhet t’i pezullojë bisedimet. Qeveria e Beogradit ka harruar trenat e vdekjes, masakrat dhe vrasjet në masë edhe të fëmijëve dhe përdorimin e dhunimit seksual si armë lufte…

Nga janari deri më 12 qershor 1999 në Kosovë nga forcat serbe të sigurisë janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës.

Sipas të dhënave, nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra. Janë dhunuar 20 400 femra shqiptare, përderisa 1 450 banorë kosovarë ende evidentohen si të pagjetur. Janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Cili është morali politik që të bisedohet me një Qeveri, e cila kërkesave që Serbia ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj, u përgjigjet përmes zyrtarit Gjuriq se është më mirë që Kosova ta fusë në Kushtetutën e saj Serbinë!? Këtë nuk e ka komentuar fare rrenacakja me famë, Edita Tahiri. Ashiqare, Serbia e ka kusht nga BE-ja (Kapitulli 35) që ta fshijë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj.

Edita Tahiri gënjen publikun kosovar derisa Qeveria e Serbisë përmes drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, tallet me kosovaren që për pushtet shkel mbi të gjitha parimet morale të politikës duke i fyer kështu viktimat kosovare. Ndërkohë po ky Gjuriq ka vazhduar ta përsërisë shifrën e shpikur të Beogradit për numrin e serbëve që e kanë braktisur Kosovën. Sipas tij, Kosovën gjoja e paskan braktisur 250 mijë serbë.

Retorikës boshe që e mbllaçit Presidenti i Kosovës qe një dekadë se Serbia do të paditet në gjykatat ndërkombëtare për gjenocid, po ashtu Gjuriq i përgjigjet me tallje: “Nëse ndokush ka bërë gjenocid, atëherë ata janë UÇK-ja dhe ish-komandantët e komandantët e saj të sotëm.” Ndërkohë, një grua e cilësuar si e forta e LDK-së, iu bashkua “kampit kakistokratik” me të cilin Hashim Thaçi e sundon Kosovën, sepse vetëm kjo “vëllazëri mafioze” realisht jepte pushtet e para! Sepse arkëtari i SHIK-ut, Adem Grabovci, operonte me milionat e zhvatur nga qytetarët kosovarë, duke shitur e blerë për interesa private të kastës së tubuar rreth PDK-së, tërë pasurinë kombëtare, për 17 vjet me radhë!?

Dhe së fundi, kësaj rrokullisjeje drejt ambisit iu bashkua edhe lokomotiva e rrjepur dhe e leckosur e LDK-së, me një kryesi që më shumë ngjan në një tubë përcjellësish të trenave - nëpër kasabatë e këputura ballkanike - sesa në politikanë e zyrtarë të një shteti modern! Po cilat janë gënjeshtrat e Edita Tahirit?

Rrena numër 1.

Ajo më 24 shkurt 2012 i kishte thënë b92-shit se “fusnota është flluskë dhe do të shkrihet sa të kalojë dimri” dhe se Kosova do të paraqitet në të gjitha forumet rajonale si shtet!?

Mirëpo kanë kaluar edhe nja katër dimra tjerë përderisa fusnota (pahuljica!!!) nuk po shkrihet dot. (Shih: http://www.b92.net/info/vesti/index. php?yyyy=2012&mm=02&dd=24& nav_id=585368)

Ndërsa, tre vjet më vonë, më 2 nëntor 2015, ministrja për Dialog, Tahiri, për flluskën famëkeqe, që nuk kishte shkrirë, kishte thënë se madje ka qenë instrument ndihmesë që të nënshkruhet MSA-ja, ngase pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, pikërisht për shkak të fusnotës e kanë votuar MSA-në.

Tashti ajo me gjasë kishte harruar metaforën e saj të quajtur ‘flluskë” dhe po thoshte se fusnota i ndihmon shtetet të dalin nga izolimi!?

Rrena nr. 2.

Edita Tahiri më 20 gusht 2015 u tha mediave në Prishtinë se Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive, ndërsa “Parku i paqes” do të hiqej më 1 tetor; “Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, do të ketë rol që t’i ndihmojë komunat me shumicë serbe dhe se nuk do të ndodhë niveli i tretë i pushtetit. (…)

Tash e sa kohë ura e Ibrit ka qenë e pakalueshme për shkak të destruktivitetit të Serbisë. Në bazë të planit, kjo urë do të bëhet urë bashkuese më 1 tetor”. Këtë e kishte përsëritur edhe më 12 qershor 2015, në një intervistë për Deutsche Welle!?

“Barrikada do të hiqet shpejt, sepse këto barrikada tregojnë se Seria ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen për lëvizje të lirë. BE-ja e njeh si shkelje të marrëveshjes. Ka rezultate dhe shumë shpejt do të hiqet”, ia ka përsëritur zv.kryeministrja Tahiri rrenën e radhës “tellallit’ publik të rrenave, RTK, më 27 qershor 2014!???

Jemi në fillim të gushtit 2016 dhe ajo çuda e quajtur “Park paqeje” nuk është hequr. Rrena nr. 3. Duke folur për Mbrojtjen Civile, në një televizion të Prishtinës, po më 20 gusht 2015, ministrja siguroi se ajo është shpërbërë!???

“Është shpërbërë”!??? – ishte këmbëngulëse ajo. “Në prill kemi arritur marrëveshjen për këtë çështje. Kjo strukturë ka mbyllur pikat vëzhguese, të cilat po dorëzohen tek institucionet e Kosovës, si edhe pajisjet e përdorura”.

Në gusht të vitit 2016 mediat në Prishtinë njoftojnë se Mbrojtja Civile i ka forcuar mekanizmat e saj mbikëqyrës në veri të Kosovës.

Rrena nr. 4.

Më 1 korrik 2016, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka ripërsëritur se tashmë është shuar policia paralele, strukturat e drejtësisë paralele dhe mbrojtja civile.

Rrena nr. 5.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se kodi telefonik për Kosovën do të ndahet nga ITU-ja, në 15- ditëshin e parë të muajit mars 2016. Këtë e ka thënë më 30 dhjetor 2015 – tash jemi në gusht 2016!? Dhe a ka fund rrokullisja e Republikës drejt humnerës? Cili mund të jetë ndryshimi edhe nëse ua them rrenën e saj të 6, 7… 10…?

Ministrja Tahiri ashiqare ka rrejtur publikun kosovar sa herë e ka çelur gojën. Ajo ka shpërndarë gënjeshtra në publik në lidhje me fusnotën, Asociacionin e Komunave Serbe, Rojat e urës, pastaj Mbrojtja Civile, policat e sigurimeve, kodin telefonik, “Parkun e paqes”, njohjen e mundshme nga Serbia dhe shumë tema tjera që lidhen me raportet në mes dy vendeve dhe askush nuk ka kërkuar llogaridhënie nga ajo.

Ajo, së voni, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, e ka pranuar se Serbia është duke e bllokuar zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit 2015, e njëra prej tyre është edhe ajo për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Mirëpo ka harruar se njërën nga Marrëveshjet e nënshkruara nga shefi i saj, Hashim Thaçi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pothuajse e ka kthyer në pikën zero – prej nga Edita nuk e ka luksin për të vazhduar me rrenat e saj rreth Asociacionit!? Por ajo po vazhdon e pandëshkuar të gënjejë kosovarët edhe në Qeverinë “shpëtimtare” të Isa Mustafës!???

Kjo është dëshmi se ajo grua ka qenë vetëm levë ose vegël qorre e pushtetit të kriminalizuar në Prishtinë dhe vazhdon të jetë shpërndarëse e mjegullës, duke qenë e paguar nga taksapaguesit për të rrejtur - duke qenë pjesë e “Vëllazërisë Pronto” – pra e mafies së instaluar në pushtet!?? Cili është morali i kësaj historie pos amoralitetit të skajshëm?

Kjo është historia e një gruaje gënjeshtare që është ngjitur në pushtet përmes gënjeshtrës dhe është plakur duke rrejtur në favor të bossa-ve të “Mafies kosovare.” Është bërë horë për një grusht monedhash!,thotë analisti politik Halil Matoshi.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, do të mblidhet sot për herë të parë.


Qeveria e Kosovës më 18 janar 2017  u ka bërë thirrje partive opozitare të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në këtë takim.

“Duke pasur parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës i fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, që t’i dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror”, është thënë në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
Pjesëmarrjen në punën e këtij komisioni e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç ata të tri subjekteve opozitare.



Përbërja e komisionit për matjen e territorit

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga:

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës;

- Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore;

- Lëvizja Vetëvendosje;

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

- Nisma për Kosovën;

- Dy ekspertë nga organizatat e shoqërisë civile;

- Agjencia e Kadastrës;

- Agjencia e Ujërave;

- Agjencia e Pyjeve;

- KOSTT-i;

- Agjencia Kosovare e Privatizimit;

- Policia e Kosovës;

- Agjencia e Statistikave të Kosovës;

- Komuna e Pejës;

- Komuna e Deçanit;

- Komuna e Istogut;

- Komuna e Junikut;

- Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së komunës së Pejës.

Kurse në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga:

- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë;

- Bashkimi Evropian;

- KFOR-i.

Sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi


Me gjithë tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për dallim prej herëve tjera, delegacionet e të dy vendeve për herë të parë përfaqësohen në nivel presidentësh, shkruan kp.

Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë deklaruar kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, madje ata thanë se Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime.

Kurse, shoqëria civile thotë se nuk bisedohet për çështjet ku ka mbetur procesi i dialogut, por për tensionimin e raporteve.

Shefja e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së, Federica Mogherini, angazhohet personalisht në sqarimin e incidentit të fundit midis Kosovës dhe Serbisë.


Kjo është bërë e ditur në takimin që Mogherini zhvilloi të hënën në Barcelonë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit për Mesdheun, që po mbahet në Barcelonë të Spanjës.

Ndërkohë që shefi i diplomacisë shqiptare, Bushati, e ka cilësuar provokimin e fundit që Serbia bëri në adresë të Kosovës si një rikthim të konfliktit midis dy vendeve.

Në takimin me znj.Federica Mogherini ministri shqiptar zt. Ditmir  Bushati garantoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e vendosur për një rajon të sigurt, ku proceset demokratike shtetkonsoliduese të vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë, duke nënkuptuar këtu sidomos incidentin e fundit të provokuar nga Serbia me nisjen e trenit drejt Kosovës...

2017/01/23

Shtetet e Gjirit janë kthyer në një destinacion ëndrre për shumë të rinj shqiptarë, karriera e të cilëve kishte pak gjasa të lulëzonte në atdhe.



Kullat Etihad në Abu Dabi. Foto: Wikimedia Commons

Artion Marra vendosi të emigrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kërkim të një jete më të mirë tre vite më parë....



Fotografia e Lea LegisiFotografia e Lea Legisi

Dubai : Biznesmenia dhe këngëtaria e mirënjohur shqiptare  nga Dursi Lea Legisi në Dubai

Marra u largua nga Shqipëria me një diplomë në financë, por pa eksperiencë pune dhe i tha BIRN se fillesat e tij në botën arabe nuk kanë qenë të lehta.

“Në nëntor 2013, u nisa për në Bahrain pasi nëj agjenci rekrutimi më premtoi punë si kamerier në të famshmin Hotel Ritz-Carlton. Por në vend të kësaj mora një punë në një hotel më modest me një rrogë vetëm 350 euro në muaj,” kujton ai.

Pas tre muajve, ai u kthye në Shqipëri i zhgënjyer por gjithashtu me ide më të qarta.

“Eksperienca që kalova ishte shumë e keqe, por mësova një gjë të çmuar: vendet arabe janë një minierë ari për njerëzit si unë që kishin vështirësi në gjetjen e një vendi pune në Shqipëri,” tha ai.

Ai menjëherë kontaktoi një tjetër agjenci rekrutimi në Tiranë, këtë herë duke marrë një kontakt më të saktë.

Në mars 2014, ai u nis për në Abu Dabi për të filluar punë si recepsionist në një spital.

“Këtë herë gjithçka shkoi sipas planit. Punova për disa muaj si recepsionist në spital dhe më pas u ngrita në detyrë si menaxher”.

Në dhjetor 2016, ai gjeti një tjetër punë në Dubai, këtë herë si menaxher i përgjithshëm i një spitali të vogël, me dyfishin e rrogës që merrte në Abu Dabi.



Trendi filloi në 2009:

Ermal Jauri, drejtor i një agjencie rekrutimi dhe Përfaqësues i Emiratave të Bashkuara Arabe në Dhomën e Tregtisë në Tiranë tha për BIRN se vendet arabe filluan të kërkojnë punonjës në Shqipëri në 2009 dhe pastaj mijëra të rinj e kanë ndjekur këtë mundësi.

Jauri tha se kontratat e para erdhën si rezultat i përpjekjeve personale të agjencisë së tij dhe kanë vazhduar si rezultat i performancës së mirë të shqiptarëve, edhe pse shteti shqiptar nuk ka nënshkruar ende asnjë marrëveshje me ndonjë nga vendet e Gjirit kur vjen puna për punësimin.

“Ishim skeptikë në fillim sepse nuk e dinim nëse të rinjtë shqiptarë do t’i përshtateshin luksit të mjedisit të punës në Emirate. Por rezultoi se punëkërkuesit shqiptarë ishin shumë të përshtatshëm dhe kërkesat për këta punëtorë u rritën,” tha ai.

Ai tha se vendet e Gjirit janë bërë një zgjedhje e preferuar, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ata nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Agjencia e tij së fundmi ka hapur degë në të gjitha këto vende.

“Të rinjtë shqiptarë përgjithësisht marrin një diplomë universiteti pa pasur ndonjë ekspertizë të caktuar në fushën ku diplomohen apo pa pasur mundësi intershipi,” tha ai.

“Në vendet arabe, korporatat e mëdha i punësojnë ata fillimisht në pozicione të thjeshta por më vonë kur identifikojnë aftësitë e tyre speciale dhe i trajnojnë, i japin atyre mundësi të përparojnë në kompani,” shpjegoi Jauri.

Ai thotë se është një mënyrë e ndryshme rekrutimi dhe ngritje në detyrë krahasuar me shumicën e vendeve europiane.

“Ne marrim oferta pune nga vendet europiane por është e vështirë t’i përmbushim ato nga tregu ynë, ngaqë ata duan njerëz shumë të specializuar, në një kohë kur sistemi ynë i arsimit është kryesisht i përgjithshëm dhe kur tregu ynë i punë është i vogël dhe ofron pak mundësi për specializim të thellë,” shpjegoi ai.

Dubai. Foto: Panoramas/Flickr
Arton Marra tha se si rezultat i politikave të BE-së, vendet e punës në Europë janë thuajse të mbyllura hermetikisht për shqiptarët dhe janë të vështira për t’u aksesuar.

“Ka shumë diskriminim ndaj shqiptarëve në tregun europian të punës, ndërsa në vendet si Emiratet askush nuk do t’ia dijë nga ke ardhur; atyre u interesojnë vetëm aftësitë e tua”, tha ai.

Numri i saktë i shqiptarëve që kanë shkuar për punë në vendet arabe gjatë viteve të fundit nuk dihet, por duke folur për agjencinë e tij Jauri thotë se gjatë 2016 janë nënshkruar 280 kontrata pune nga Shqipëria dhe 78 nga Kosova për në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Nga 2009 deri tani kemi dërguar rreth 1200 shqiptarë për të punuar në Emirate dhe trendi po rritet,” tha ai.



Prindërti kanë dyshime dhe janë të shqetësuar

Kur 22-vjeçarja Besa Tejeci nga Prizreni i tha prindërve të saj se donte të punonte si shitëse në Dubai, ata u befasuan pamasë.

“I kapa papërgatitur, ata nuk besonin se do ta bëja, pjesërisht sepse nuk isha larguar kurrë nga Kosova për të udhëtuar jashtë vendit. Megjithatë, pasi e diskutuam, ata e miratuan largimin tim për në Dubai”, tha ajo për BIRN.

Tejeci është një nga shumë kosovarët që u larguan për në Emirate në 2016 përmes një agjencie rekrutimi në Tiranë.

Ajo thotë se ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë në jetë.

“Mbërrita këtu më 25 dhjetor dhe punoj si shitëse parfumesh në Qendrën Tregtare Marina në Dubai. Ndaj një apartament me dy vajza të tjera shqiptare dhe jam shumë e kënaqur për momentin,” tha ajo.

Ndërsa ajo nuk kishte mundësi për një diplomë universiteti, ajo i tha BIRN se po punonte për të ruajtur para për të marrë një diplomë dhe për të përmbushur synimin e saj në jetë të pasjes së një biznesi të vetin.

Marra gjithashtu u përball me paragjykim kur u tha në fillim prindërve se donte të shkonte në Emirate për arsye profesionale.

“Ata hezituan dhe ishin konfuzë. Mendonin se qëndrimi im këtu mund të ishte u rrezikshëm sepse kishin dëgjuar se vendet arabe janë shumë konservatore”, kujton ai.

Por kur vjen puna te eksperienca e tij e përditshme, Arioni hasi me një realitet tjetër.

“Gjatë qëndrimit tim në Bahrain, Abu Dabi dhe Dubai kam qenë i lirë të ndjek çfarëdo stili jetese kam dashur,” tha ai.

Qyteti Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Foto: Mubarak Fahad/Flickr

“Kam miqësi me vendasit dhe me shqiptarë, europianë e amerikanë që jetojnë këtu dhe jeta jonë është e njëjtë me atë të të rinjve kudo tjetër,” tha ai.

“Ne festojmë, bëjmë ekskursione dhe kalojmë kohë në parqe dhe shtëpitë e njëri-tjetrit. Nuk e di nëse do të kaloja më mirë në Shqipëri,” përfundoi ai.

Donald Trump ndan vendet e Ballkanit

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump. Foto:AP
Serbët e krahut të djathtë janë euforikë, ndërkohë që rumunët dhe boshnjakët të shqetësuar. Rreth e qark Ballkanit, qeveritë dhe njerëzit pop resin të shikojnë se çdo të sjellë epoka e re e diplomacisë amerikane.


Shumica në Ballkan do të jenë duke ndjekur inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të premten me interes të madh. Lindja e epokës së Donald Trump sjell shpresa të mëdha dhe frikëra edhe më të mëdha në një rajon që aktualisht është i mbërrthyer nga tensionet politike dhe etnike.

Shtetet e Bashkuara luajtën një rol kyç dhe bënë njëkohësisht miq edhe armiq në Ballkanin e viteve ’90, kur drejtuan sulmet e NATO-s në pozicionet serbe në Bosnje, Kosovë dhe brenda Serbisë, të cilat sollën paqe në Bosnje dhe paqe e pavarësi në Kosovë.

Gjithashtu janë përfshirë ngushtësisht në zgjidhjen e tensioneve etnike dhe politike në Maqedoni, ndërsa kanë përqafuar Shqipërinë, Kroacinë dhe së fundi Malin e Zi si partnerë strategjikë në NATO.

Megjithatë, fuqizimi gradual i rolit të Rusisë në skenën rajonale e globale si dhe tensionet e shtuara mes dy fuqive të mëdha kanë ndarë vendet e Ballkanit përgjatë linjës Lindje-Perëndim.

Përshtjellime shtesë u krijuan nga deklaratat e ndryshme dhe shpesh kontradiktore të bëra nga Trump në fushatën e tij elektorale, por edhe së fundmi nga vendimet e minutës së fundit të administratës në ikje të Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit dëshirojnë të qëndrojnë në “anën e mirë” të Trumpit, asnjë nuk është i sigurtë se ku mund të jetë kjo anë. Si rezultat, Ballkani është i ndarë në fillimin e epokës Trump; disa presin që pavarësisht deklaratave të shkuara, Trump do t’u qëndrojë politikave kyçe dhe sjelljeve të administratës në ikje. Të tjerë shpresojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmirësojë lidhje e prishura me Rusinë dhe kështu të qetësojnë tensionet brenda vendeve të tyre.

Shumë mund të dëshirojnë që Trump të rivendosë një përfshirje më të fortë të Amerikës në Ballkan, ndërsa dyshojnë se presidenti i ri mund të shqetësohet pak për Ballkanin.

“Unë nuk pres shumë pasi Ballkani Perëndimor nuk është mes interesave të tij kryesore…por shpresoj që situata e përgjithshme këtu të bëhet më e shtensionuar,” tha për BIRN Srdjan, student 22 vjeçar nga Banja Luka.

Eric Gordy, lektor i lartë i politikave të Europës Juglindore në universitetin College London ka një opinion të ngjashëm.

“Problemi me Trumpin është se jo vetëm nuk di asgjë apo s’ka asnjë politikë, por është gjithashtu e paqartë se sa influencë do të ketë ai brenda administratës së vet,” i tha ai BIRN-it.

Shqipëria dhe Kosova duan të mbesin miqtë më të mirë të Amerikës:



Si shumica e shqiptarëve, edhe ish-diplomati Shaban Murati beson se Shqipëria do të mbetet partneri strategjik i Amerikës në Ballkan, edhe nën administratën e Trumpit.

“Shqipëria nuk mund të shkojë askund në pikëpamjet e veta strategjike përveçse te Amerika. Unë besoj gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të ngushtë dhe të më të sigurtë në rajon sesa Shqipërinë,” i tha Murati BIRN-it.

Ish-diplomati beson se Ballkani do të mbetet një “fushë loje” Lindje-Perëndim për fuqitë dhe Shqipëria, si rezultat do të mbetet një partner strategjik i rëndësishëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për NATO-n.

Opozita shqiptare gjithashtu beson se marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbeten të forta, ndonëse lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në çështjet e brendshme politike të Amerikës, kur ai mbështeti kandidaten demokrate për Presidencën, Hillary Clinton.

“Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë strategjike dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Detyra jonë është forcimi i kësaj marrëdhënieje, pasi ka të bëjë me integritetin tonë, orientimin tonë Euro-Atlantik dhe sigurinë tonë kombëtare,” tha Basha më 13 Janar.

Shqiptarët e Kosovës besojnë gjithashtutë jenë miqtë më të mirë të Amerikës në Ballkan. Ky ishte mesazhi që Vlora Çitaku-ambasadore e Kosovës në Amerikë i transmetoi Trumpit gjatë takimit të shkurtër të mërkurën në një darkë që komiteti i Inaugurimit organizoi për trupin diplomatik.

“Pata mundësinë të flisja shkurt me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, Sekretarin e nominuar të Shtetit, Tillerson dhe këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Flynn. U thashë atyre se jam ambasadorja krenare e vendit më pro-amerikan në faqe të botës,” shkroi Çitaku në Facebook.

Devotshmëria e Kosovës për Shtetet e Bashkuara është e kuptueshme, falë rolit të saj kyç në pavarësinë e Kosovës. Kjo mbështetje është pjesë e trashëgimisë në Ballkan të administratës së Bill Clinton, e cila u vazhdua gjatë mandatit të Obamës. Tani, liderët e Kosovës i frikësohen një kthese të mundshme të administratës Amerikane, veçanërisht nëse lëviz më afër Rusisë-prej së cilës do të përfitonte Serbia në dëm të Kosovës.

Pavarësisht devotshmërisë së Kosovës ndaj trashëgimisë Klinton, presidenti Hashim Thaçi përgëzoi Trump pas fitores së zgjedhjeve.

“Miqësia e përjetshme mes vendeve dhe njerëzve tanë është themeli mbi të cilin do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dypalësh,” tha Thaçi. Së fundmi ai deklaroi se gjatë javëve të fundit ka takuar zyrtarë amerikanë, të cilët pritet të përfshihen në çështjet Europiane dhe ato të Ballkanit.

Më 11 Janar, Thaçi ishte ftuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë nga zv/presidenti në ikje, Joseph Biden, ku u konfirmua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën. Sërish, Kosova është ende e paqartë nëse Trump do të ndjekë këtë linjë.

Bosnja: e shqetësuar nga riafrimi SHBA-Rusi

Zgjedhja e Trump rrapëlliu Bosnje Herzegovinën, ndërsa mund të ndryshojë pikëpamjet dhe marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara. Pas përfshirjes amerikane për vendosjen e paqes në Bosnje në vitet ’90, myslimanët e Bosnjes u bënë mbështetës të palëkundur të trashëgimisë së Bill Clinton, si dhe të Barack Obamës dhe kandidates demokrate Hillary Clinton.

Për këtë arsye, boshnjakët mbajtën një manifestim në mbështetje të Clinton, vetëm pak javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Mirsad Kebo, ish-zëvendës President i Federatës së Bosnjes i cili mori pjesë në këtë ngjarje i tha BIRN se ai ishte sërish kundër Trump, duke e akuzuar atë se ka për qëllim “absolutizmin, diktaturën dhe tiraninë”.

Boshnjakët janë gjithashtu të shqetësuar për sinjalet e Trump për një riafrim të mundshëm me Rusinë, aleatin historik të serbëve në Ballkan.

Situata është e kundërt në rajonin e dominuar nga serbët e Bosnjes, në Republikën Srpska.

Bombardimet e NATO-s në pozicionet e serbëve të Bosnjes në vitin 1995 mund t’i kenë dhënë fund luftës 3-vjeçare në vend, por lanë pas një ndjenjë të fortë mosbesimi mes shumicës së serbëve ndaj Amerikës.

Falë fjalëve të Trump për marrëdhënie të ngrohta me aleatin e vjetër-Rusinë, fitorja e Trump u duartrokit nga shumë serbë në mënyrë euforike.

Lëvizja e njerëzve të Serbisë-Zgjedhja është e jona, një organizatë e njohur për pikëpamje nacionaliste serbe vendosi një billboard gjigand me foto të Trump dhe Vladimir Putin mbi një kamion, të shoqëruara me sloganin “Shpresë për drejtësi në botë-Përgëzime” dhe i ranë me të rreth e qark Banja Lukës për ditë të tëra pas zgjedhjes së Trump.

“Trump tregon vullnet për të ndryshuar pjesë të rëndësishme të politikës së jashtme të Amerikës, të tilla si sjellja e NATO-s ndaj Rusisë dhe kjo është e rëndësishme për komunitetin serb,” i tha BIRN Obrad Kesic, kreu i zyrës së Republikës së Serbëve të Bosnjes në Shtetet e Bashkuara.

“Ne shpresojmë që Amerika do të ndalojë së qeni polici i botës,” tha ai.

“Ne shpresojmë që nga Shtetet e Bashkuara do të na vijë miqësia në të ardhmen, në vend të vend të bombave që serbët morën nga Bill Clinton,” shtoi ai.

Disa ekspertë në Perëndim janë të shqetësuar se Shtetet e Bashkuara nën Trump do të zvogëlojnë përfshirjen në Bosnje.

Këshilli i Politikave Demokratizuese, një think tank që promovon politikat e demokracisë liberale në demokracitë e reja tha se presidenca Trump ka rritur shpresat e elitës politike serbe “për të ringjallur realizimin e axhendave nacionaliste të papërmbushura”.

“Edhe nëse ato do të provohen si jorealiste, duke vazhduar të kultivojnë lidhjet me Moskën dhe lojën me një Perëndim të dobësuar, liderët politikë autoritarë në rajon do të provojnë fatin…për të vazhduar politikat oligarke,” tha Këshilli në një deklaratë.

Bullgaria: e ndarë mes Brukselit dhe Moskës

Fishekzjarret mbushin qiellin e Uashintonit për inaugurimin e presidentit Trump. Foto:AP
Fishekzjarret mbushin qiellin e Uashintonit për inaugurimin e presidentit Trump. Foto:AP

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, liderët e Bullgarisë kanë qenë relativisht të qetë sa i përket zgjedhjes së Trump, më së shumti për shkak të krizës politike brenda vendit, e krijuar nga rritja e ndasive mes forcave pro-Ruse dhe pro-Perëndimore.

Inaugurimi i Trump përkon me ngjitjen në Presidencë të pro-rusit Rumen Radev. I njohur si “Trump-i bullgar”, ai u betua të enjten.

Radev tingëlloi miqësor me Trump, kur i tha France 24 më 13 janar se ai shpresonte që presidenti amerikan të vendoste “dialogun dhe besimin me Rusinë, që është shumë i rëndësishëm për ekzistencën e paqes në botë dhe veçanërisht në Europë”.

Ai e quajti Trump një “President që mendon për të ardhmen” dhe që “nuk është skllav i politikës së paragjykimit”.

Radev konfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për heqjen e sanksioneve të Perëndimit kundrejt Rusisë për shkak të Krimesë, duke shtuar se ai e konsideronte Krimenë “de facto Ruse”.

Megjithatë, duke nxjerrë në dritë ndasitë e thella Lindje-Perëndim brenda vendit, presidenti në ikje i Bullgarisë, Rosen Plevneliev iu bashkua 17 politikanëve dhe vendimarrësve europianë, të cilët nënshkruan një letër të hapur më 11 Janar, duke i bërë thirrje Trump që të mos i zbusë marrëdhëniet me Moskën.

Letra i bënte thirrje Trump që të mos bënte marrëveshje me Putin për Ukrainën, pasi do të minonte besimin e aleatëve tek Amerika dhe do të demoralizonte vendet që po luftojnë për integrimin Euro-Atlantik.

Plevneliev ka qenë një ndër të paktët kritikë të hapur të Trump në Bullgari. Të martën, ai tha se presidenti i ri mund ta bëjë ekonominë amerikane më të fuqishme, por ai nuk është një udhëheqës moral për njerëzit.

“Trump është një symbol i rritjes së nacionalizmit, ai nuk beson në integrimin Europian. Fatkeqësisht unë nuk besoj se ai e kupton atë,”tha ai në një takim vjetor mes qeverisë dhe drejtuesve të biznesit.

Ognyan Minchev,drejtor i Institutit për Studime Rajonale dhe Ndërkombëtare, një think tank, tha se Moska mund ta shohë Trump që t’i ofrojë kartën e bardhë për disa inisiativa, ç’ka me siguri do të përfshinin edhe Ballkanin.

“Ballkani Perëndimor do të ishte një zonë prioritare për aktivitetet subversive të Rusisë, të cilat mund të kenë një efekt të pashmangshëm për Bullgarinë,” tha ai.

Kroacia: shpresë për marrëdhënie normale

Si vend anëtar i NATO-s, Kroacia ka lidhje të ngushta me SHBA-në dhe shpreson t’i ruajë këto marrëdhënie edhe me administratën e re.

Presidentja Kolinda Grabar Kitarovic, e cila më herët ka shërbyer si ambasadore e Kroacisë në SHBA si dhe ka punuar për NATO-n mes viteve 2008 dhe 2014, vizitoi SHBA-në më herët këtë muaj, vizitë gjatë së cilës ajo u takua me këshilltarë të Trump, por nuk tha se me kë prej tyre.

“Ne folëm për vijat e përgjithshme të politikës së jashtme të Trump, se si Kroacia mund të gjejë vendin e vet në të; mendimet tona mbi problemet aktuale në rajon dhe mbi marrëdhëniet me vendet fqinje dhe integrimin e tyre,” tha ajo për median.

Grabar Kitarovic paralajmëroi se administrata Trump mund të mos e shohë Europën Juglindore apo Kroacinë si një prioritet për shkak se “këtu nuk ka luftëra apo trazira”.

Analisti politik Dejan Jovic i tha BIRN se ai qe i “kujdesshëm” në vlerësimin e marrëdhënieve të ardhëshme të Trump me Ballkanin për shkak se “politika e tij drejt vetë Europës nuk është tërësisht e qartë”.

Jovic shpjegoi se në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë ka “projeksione të ndryshme mbi atë se çfarë do të sjellë mandati i Trump.”

“Departamenti i Shtetit në administratën e re duket më i orientuar drejt biznesit dhe investimeve të mëdha në industrinë e naftës dhe në energji, në të cilat Ballkani nuk është fare në fokus,” vëren ai.

Jovic shtoi se problemi kryesor i Ballkanit do të jetë evolucioni i mëtejshëm i marrëdhënieve jo vetëm mes SHBA-së dhe Rusisë por edhe me Turqinë.

“Turqia ka pasur një pozicion relativisht pozitiv deri në shfaqjen e marrëdhënies së saj me Rusinë ndërkohë që është anëtar i NATO-s. Ky trekëndësh mes tyre mund të jetë një ‘ofrues sigurie’ për Ballkanin edhe nëse BE-ja nuk zgjerohet më tutje në Ballkan,” konkludoi ai.

Maqedonia: kampet kundërshtare shikojnë me shpresë te Trump

Pas fitores surprizuese të Trump, partia plot telashe që qeveris Maqedoninë, VMRO DPMNE, udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski filloi të shprehë ankesa për atë që e sheh si mbështetje e SHBA-së për forcat e opozitës.
Zyrtarët e VMRO DPMNE shpresojnë se presidenca e Trump do të sjellë një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së ndaj Maqedonisë.

Gjatë javëve të fundit ata kanë lavdëruar hapur Trump dhe në të njëjtën kohë kanë kritikuar administratën Obama në ikje si dhe organizatat joqeveritare të financuara nga miliarderi amerikan George Soros për atë që e quajnë komplot kundër Maqedonisë dhe qeverisë maqedonase.

Dhjetëra maqedonas që jetojnë në Nju Jork u mblodhën para Kullës Trump më 16 janar për të shprehur mbështetjen e tyre për presidentin e ri. Ata lexuan një deklaratë, në të cilën bënë thirrje për ndërprerjen e asaj që e quajnë mbështetje të SHBA-së për organizatat e të majtës në Maqedoni, veçanërisht ata të financuar nga Soros.

Inagurimi i Trump “do të jetë hapi i parë i dukshëm i një procesi të ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së të ndjekur gjatë tetë viteve të fundit,” shkroi kryeredaktori i agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, Cvetin Cilimanov.

Por vëzhgues të tjerë besojnë se entuziazmi mbi Trump në Maqedoni është një nxitës për moralin me objektiva në politikën e brendshme, me synimin e gjallërimit të mbështetësve të VMRO DPMNE në një kohë kur partia është përballur me skandale korrupsioni dhe në vështirësi për të krijuar një qeveri pas zgjedhjeve të fundit.

“Ndryshimi i presidentit në SHBA nuk do ta ndërrojë politikën e jashtme amerikane brenda një nate. Veçanërisht sa i përket Maqedonisë, nuk pres asnjë ndryshim në thelb mes administratës Trump dhe paraardhësit të tij,” komentoi profesori i shkencave politike Vangel Bitrakovski.

“SHBA do të vijojë të këmbëngulë në reformat demokratike dhe nuk do të ndihmojë Gruevskin,” shtoi ai.

Rumani: Ankth në lidhje me të ardhmen e NATO-s

Rumania është një nga vendet e Europës Juglindore që ka shprehur shqetësim të madh nga rritja e pranisë së Rusisë. Kjo është reflektuar në thirrje të përsëritura nga Bukureshti për përforcim të mëtejshëm të krahut lindor të NATO-s.

Për këto arsye, Rumania është e shqetësuar nga deklaratat e Trump që kanë vënë në pikëpyetje vlerat e NATO-s.

Për rrjedhojë, politikanët rumunë përgjatë dy muajve të fundit janë përpjekur të bindin Partinë Republikane se Rumania është një aleat i besueshëm.

Ambasadori i Bukureshtit në Uashington, George Maior, ka takuar shumë kongresmenë republikanë dhe anëtarë të skuadrës së tranzicionit të Trump, përfshirë ish kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner si dhe Michael Flynn, këshilltarin e Trump për sigurinë kombëtare.

“Angazhimi i Rumanisë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut është dhe do të mbetet i fortë në përputhje me vizionin e administratës së re [të SHBA-ve] në lidhje me rritjen e burimeve për mbrojtjen nga ana e aleatëve Europianë,” tha Maior, duke premtuar se Rumania do të plotësojë kriterin e shpenzimeve të mbrojtjes në masën 2 për qind të PBB-së, siç ka kërkuar Trump nga vendet Europiane.
George Mioc, një komentator rumun që jeton në SHBA, tha se ai dyshon se frika e shprehur nga shumë vetë se Trump ka në plan “të shesë Rumaninë te Rusia”, është e pabazë.

“Si një rumun që jetoj në Teksas dhe që kam votuar për Trump, pasi e kam ndjekur evoluimin e tij politik nga afër, unë mund të them: Presidenti i ardhshëm i SHBA-së nuk është Neville Chamberlain, i cili në mënyrë naive do të lëshojë pe për ndonjë Hitler të ditëve tona. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.”

Serbi: Euforia mes të djathtëve mund të jetë e ekzagjeruar

Tensionet e viteve të fundit mes Lindjes dhe Perëndimit kanë krijuar një ndasi të dukshme brenda Serbisë, mes atyre që kërkojnë më shumë lidhje me BE-në dhe SHBA-në dhe të tjerëve që priorizojnë lidhjet e vjetra historike me Rusinë.

Bosko Obradovic nga partia Dveri e krahut të djathtë, shpreson që Trump të sjellë vetëm mirë për Serbinë, duke ndryshuar politikën aktuale të SHBA-së, të cilën ai e sheh si anti-serbe.

“Ne shpresojmë që një politikë e re e jashtme e udhëhequr nga Trump do të ndryshojë qëndrim ndaj serbëve dhe që Serbia të bëhet aleati kryesor politik për SHBA-në,” tha ai për BIRN.
Obradovic thotë se pozicioni i Serbisë në rajon do të përforcohet në rast se marrëdhëniet SHBA-Rusi përmirësohen.

“Administrata e Putin është dashamirëse ndaj serbëve dhe rrjedhimisht qetësimi i marrëdhënieve [ruse] me SHBA-në do të sjellë një revolucion të vërtetë në çështjet e rajonit,” tha Obradovic.

Mosmarrëvedhjet mbi ish-provincën e Kosovës – të cilat aktualisht trajtohen nga BE – do të rikthehen te Këshilli i Sigurisë së OKB-së dhe rrjedhimisht Kosova do t’i ribashkohet Serbisë, deklaroi ai me optimizëm.

Por Dusan Janjic, nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike, tha se euforia mes rretheve të së djathtës bazohet te mungesa e aftësisë për të kultuar realitetin e marrëdhënieve me jashtë.

Nacionalistët serbë “besojnë se Trump do të kthejë pas rrotën e historisë dhe të thotë se serbët kishin të drejtë në vitete 1990, gjë që nuk ka për të ndodhur,” tha ai.

“Serbët besojnë se Trump do të mbështesë Putin dhe Putin është heroi ynë kështu që ne dashurojmë edhe Trumpin,” tha Janjic për BIRN duke shtuar se e gjitha kjo është një keqkuptim.

“E vërteta është se… Trump është një president i fuqishëm, por jo mjaftueshëm i fuqishëm për të ndryshuar politikat [madhore]”, vijoi ai.

Ai pranon se ka mundësi që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë të shtensionohen, duke krijuar një situatë politike më të balancuar në Serbi, por konkludoi: “Do të ketë sërish krizë në Serbi, me apo pa Trump; pyetja është se sa larg do të shkojë puna dhe nëse ajo krizë do të përfundojë me zgjedhje… apo me ndonjë gjë më të keqe, ndonjë konflikt të brendshëm.”

Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm, qe dakord. Ai tha se pavarësisht euforisë mbi Trump në Serbi, Serbia ka gjasa do të mbetet poshtë në listën e prioriteteve të axhendës së SHBA-ve asgjë thelbësore nuk do të ndryshojë.

“Nuk ka gjasa që Trump krejt papritur të ndryshojë politikën e SHBA-së në rajon,” tha ai.

“Unë gjithashtu nuk besoj se SHBA do të ndalojë së mbështeturi Kosovën, apo do t’ia kthejë Kosovën Serbisë,” shtoi ai: “Kjo është jorealiste dhe nuk do të ndodhë.”

Serbia ka qenë shumë e zënë këtë vit duke përdorur Krishtlindjet Ortodokse për të ofenduar vendet fqinje.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç. Foto: BETA

Në gazetari, java mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri quhet “java e errët”, për shkak të mungesës së përzgjithshme të lajmeve mes dy pushimeve të mëdha.

Në Serbi, ku na pëlqen t’i bëjmë gjërat paksa ndryshe, java e errët është mes Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve Ortodokse, që i bie në 7 janar. Por java e këtij viti ishte gjithçka veçse e errët, teksa zyrtarët kryesorë serbë e përdorën atë për të ofenduar ose të paktën zemëruar pesë nga tetë vendet fqinje të kufirit me Serbinë.

Ministri i jashtëm Ivica Daçiç hodhi i pari kunja ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi, dy fqinjëve më të vegjël që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në 2007.

“Ishim të që tradhtuam mikun grek dhe njohëm Maqedoninë nën emrin e vet kushtetues,” tha Daçiç në intervistën e Vitit të Ri me Agjencinë e Lajmeve Beta, duke iu referuar një mosmarrëveshjeje prej dekadash mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi emrin e ish-republikës jugosllave.

Ai shtoi se Mali i Zi vazhdimisht kishte votuar kundër interesave jetësore të Serbisë kurdo që Kosova ishte në axhendë – dhe kërcënoi hakmarrje.

“Mezi po pres që diçka e rëndësishme të vijë për Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe atëherë do të shihni se si do të votojë Serbia,” tha ai.

Bosnja dhe Hercegovina ishin në radhë. Presidenti Tomislav Nikoliç pritej të bënte një vizitë në Sarajevë në shkurt për herë të parë në pozicionin zyrtar, në një lëvizje për të shtensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita tani me gjasa do të anullohet për shkak të vendimit të Nikoliç për të marrë pjesë në festimin polemik të Ditës Kombëtare në Republika Srpska, entiteti rebel serb në Bosnje.

Gjykata kushtetuese boshnjake e ka quajtur festimin si të paligjshëm dhe shihet gjerësisht si një lëvizje drejt shkëputjes; siç pritej, vendimi i Nikoliç për të marrë pjesë shkaktoi zemërim në Sarajevë.

“Nuk do të toleroj shantazhin,” tha Nikoliç, duke i qëndruar vendimit për të marrë pjesë pavarësisht gjithçkaje.

Më pas fokusi u kthye në Kroaci, ku një tjetër festim u kthye në hatërmbetje për shkak të fjalëve ofenduese nga një i ftuar serb.

Festa tradicionale e para-Krishtlindjeve e organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb për Sigurinë, SNV, organi përfaqësues i minoritetit serb në Kroaci, supozohej të shënonte një fillim të ri në marrëdhëniet serbo-kroate; për herë të parë në disa vite, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ishte i pranishëm.

Ai dhe lideri i SNV Milorad Pupovaç mbajtën fjalime të këndshme rreth nevojës për të hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet e vjetra dhe për të ecur përpara drejt një kapitulli të ri.

Por pastaj Vladimir Bozoviç, i dërguari i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, papritur filloi një fjalim të ashpër kundër Plenkoviç dhe qeverisë së tij, duke i akuzuar ata se po shtypin pakicën serbe, dhe shtoi një kërcënim të maskuar.

“Shteti nënë i Serbisë qëndron gati për t’i mbrojtur ata [serbët] me çdo mjet të nevojshëm,” tha Bozoviç, duke nxitur një tjetër raund grindjesh mes Beogradit dhe Zagrebit.

Kosova ishte e fundit. Një ditë përpara Krishtlindjeve Ortodokse, autoritetet serbe deklaruan se synonin të kërkonin ekstradimin e e Ramush Haradinaj, ish-komandantit të luftëtarëve dhe ish-kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj u arrestua disa ditë më parë në Francë, bazuar te një mandatarresti Interpoli të lëshuar nga Serbia më shumë se një dekadë më parë dhe Beogradi do ta nxjerrë atë në gjyq për krime lufte pavarësisht faktit se gjykata e Hagës e ka liruar atë dy herë.

Arrestimi dhe kërkesa për ekstradim shkaktoi zemërim në Kosovë, ku Haradinaj shihet kryesisht si hero lufte dhe Prishtina lajmëroi se mund të përgjigjet duke lëshuar mandatarreste të ngjashme kundër zyrtarëve të lartë serbë, disa prej të cilëve ishin përfshirë në luftën 1998-1999 në Kosovë.

Deri më tani vetëm Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë i janë kursyer provokimet gjatë javës së errët të Serbisë.

Nuk ka shpjegim logjik për këtë politikë të jashtme ofensive të paprecedentë dhe sigurisht që s’ka as përfitime të dukshme për Beogradin, por mund të shkaktohet dëm.

Maqedonia dhe Mali i Zi me siguri nuk do të anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga frika e kërcënimeve të Daçiç dhe serbët në Kroaci me siguri nuk do të trajtohen më mirë pas shpërthimit të Bozoviç në Zagreb.

Synimi i Nikoliç për të marrë pjesë në ceremoninë e Republikës Srpska ka shkaktuar tashmë shqetësime në Bruksel dhe mund të ngadalësojë bisedimet e Serbisë për pranimin në BE.

Çfarëdo që të vendosë Franca të bëjë me Haradinaj, procesi i sponsorizuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë i vështirë.

Një gjë është e qartë: politika e Serbisë, si e brendshme dhe e jashtme, po bëhet gjithnjë e më e parregullt përpara zgjedhjeve presidenciale dhe me gjasa atyre parlamentare në maj.

Është gjithashtu interesante që kryeministri Vuçiç, zakonisht një elokuent nuk ka folur për opinionin e tij për këto zhvillime, dhe s’ka gjasa të flasë. Në vend të kësaj, ai planifikon të qëndrojë larg Serbisë për shumicën e janarit, në një vizitë të gjatë në Indi dhe pastaj Zvicër.

Kjo mund të jetë për shkak se fuqia e tij kontrolluese ndaj koalicionit qeverisës dhe partisë së tij, nuk është aq e fortë sa dukej. Askush nuk e di se çfarë do të sjellë 2017-a, por me siguri nuk do të jetë një vit pa zhvillime.

Dhe, meqë ra fjala, Viti i Ri serb, që festohet zakonisht më 13 janar, i bie të premten këtë vit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...