Ai sot mbushi ditën e dytë të plotë në krye të Shtëpisë së Bardhë, që nga momenti është zgjedhur president i SHBA-ve.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2017/01/25
Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të donte që ju t’i shikonit…këto fotografi
Ai sot mbushi ditën e dytë të plotë në krye të Shtëpisë së Bardhë, që nga momenti është zgjedhur president i SHBA-ve.
Skandalet e Melania Knaus - Trump, nga eskortë përfundoi si Zonja e Parë
Kjo është historia e një emigranteje nga Ballkani që doli nga mizerja falë një princi jo edhe aq të kaltër. Kështu e fillon portretin e saj për Melania Trump revista francize people “VSD”.
Ne jemi bazuar tek ato fakte që e bënë Melania Knaus, të martuar në 2005, një “zonjë të parë ashtu sikurse ju nuk keni parë kurrë më parë” siç shkruante New York Post e cila publikoi këtë verë fotot më shumë se pikante të ish modeles.
Jeta e Melani Knauss, e lindur në vitin 1970 në Novo Mesto të ish Jugosllavisë nuk është e thjeshtë.
Ajo është rritur në një pallat punëtorësh në Svenica. Babai i saj Viktori, një anëtar i lidhjes komuniste e fitonte jetën duke shitur makina. E ëma, Amalia punonte në tekstil dhe që në moshën 5 vjeçare e prezantonte të bijën e saj në shtëpitë e modës.


Në korrik 2002 miliarderi e drejton Boingun e tij 727 në drejtim të Brinkut, afër Ljubjanës ku e presin prindrit e vajzës 32 vjeçare Viktor dhe Amalia. Grupi i vogël mblidhet në Grand Hotel Toplice rreth një tryeze me eskallopë të shorëqur me qepë dhe parate.
Pas fitores së burrit të saj në garën presidenciale ajo do të jetë zonjë e parë që nuk ka lindur në Amerikë që prej vitit 1829.
Pas gafës së fjalimit të verës që shkoi ku ajo kopjoi një tekst të Michelle Obamës, ajo del rrallë në paraqitje publike. Por ajo thotë se nuk është vetëm një grua e bukur. “Kam tru dhe e di se çfarë kërkoj” i deklaroi ajo portalit francez DuJour.
Por, burri i saj, presidenti i ardhshëm i ShBA, nuk mburret vetëm me inteligjencën e saj. Ai krenohet edhe me trupin. Në një emission radioje të Hovard Stern ai u tregua krenar për “përmasat pefekte” dhe trupin e 47 vjeçares “pa një shenjë celuliti”. Dhe qershia mbi tortë e Trump: “Ajo nuk pjerdh kurrë”. Sipas tij ajo është një grua e shëndetshme që nuk pi cigare dhe alkool dhe nuk shpenzon shumë para për shoping. Me sa duket me të gjithë Amerika do të kënaqet…
Melania Trump është “objekt” për burrin e saj. Në këtë përfundim ka arritur një eksperte e gjuhës së trupit, e cila ka analizuar sjelljen e Zonjës së Parë në ditën e inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump.
“Melania është një objekt për të [për Trump]”, tha Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur.
“Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë, dhembshuri në atë marrëdhënie” tha ajo për Mic.
Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspertë, Patti Wood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar.
Presidenti i “tërhequr seksualisht nga ajo”, duke e prekur në zonën e legenit, tha zonja ëood, ndërsa zonja Trump u pa ta largonte pak nga vetja teksa ata kërcenin dhe kjo sipas ekspertes tregon që ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner” .
“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend se të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Wood për “Mail Online”.
Hiqet nga Facebook-u fotoja e Donald Trump me penisin e vogël

Një artiste, që pikturoi një imazh të kandidatit republikan për president, Donald Trump, me penis të vogël, thotë se Facebook ia hoqi punimin nga faqja.
Illma Gore e bëri portretin e miliarderit pas debatit të ndezur për madhësinë e penisit të 69-vjeçarit.
Ky i fundit deklaroi në një debat televiziv se nuk ka asnjë problem me madhësinë e penisit.
Portreti titullohet: Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe!
2017/01/24
Ish-ministrja e PD, Majlinda Bregu propozon një kompromis historik mes palëve politike për çështjet e Integrimit, për të përcaktuar një qëndrim kombëtar për 10-vjeçarin e ardhshëm ose periudhën në të cilën do të zgjasin negociatat.
Gjatë viteve 1992 - 1996 ndjek studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Gjatë viteve 2001 - 2004 studioi për titullin PHD - Doktoraturë në Socilogji me temën "Fenomene kulturore dhe procese normative", pranë Universitetit "Carlo Bo" në Urbino, Itali. Mbron Doktaraturen ne vitin 2005.
Gjatë viteve 2001 - 2003 mbron titullin Master në Shkencat Sociale pranë Universitetit të Tiranës
Punësimi
Gjatë viteve 1992 - 2002 arrin eksperiencë pune në media dhe njëkohësisht merret me aktivitete tjera, kështu që nga shtatori i vitit 1996 e gjer në shtatorin e vitit 2005 ligjëron si pedagoge pranë Universitetit të Tiranë, Fakulteti i Shkencave Sociale. Gjithashtu njihet edhe si lektore e lëndeve “Metoda Kërkimore në shkencat sociale” dhe “Shkrim Akademik”.
Gjatë vitit 2005 vepron si anetare e KKPD-se dhe e pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, koordinatore e komisionit të Politikave Sociale pranë KOP-it, nga korriku i vitit 2005 Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Përfaqësuese e Partisë Demokratike, zona nr. 39, Kryetare e Delegacionit Parlamentar Shqiptar në PE, pjesë e Komisionit i punës, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, kryetare e Nënkomisionit për Minorenet e Barazinë Gjinore.
Nga korriku i vitit 2006 ushtron profesionin pedagoge (me orar të pjesërishëm) në nivelin Bachelor dhe Master pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Nga marsi i vitit 2007 është Ministre e Integrimit e Shqipërisë.
Botimet:
• 1998, Anetare e grupit hartues te: Raporti i Zhvillimit njerezor (HDR), botim I PNUD.
• 1999, Anetare e grupit kerkimor per realizimin e Analizes Cilesore te programit te BBC “Rruga me Pisha”
• 2000, Redaktore e tekstit “Udherrefyes mbi praktiken e Punes Sociale”, Botuar nga CARE-International. Botim per studentet kosovare.
• 2003, Pershtaje e tekstit” Kerkimi cilesor për shkencat sociale”.
• 2003, Hapat fazat dhe detyrat”. Liber për studentë.
• 2003, Bashkeautore e “Monitorimi I shtypit mbi dhunen ne familje 2001-2002”,Botuar nga Qendra e Gruas.
• 2004, Redaktim dhe pershtatje te Librit: “ Ne dhe prostitutat. Do te takohemi ne mbreterine qiellore” te Don Oreste Benzi.
• 2004, Bashkeautore e “Monitorimi I shtypit mbi dhunen ne familje 2003”, botuar nga Qendra e Gruas.
• 2004, Probleme te medias ne pasqyrimin e ceshtjeve sociale.
• 2005, Bashkautore e “Trajtesa juridike dhe Sociale per Mbrojtjen nga dhuna ne Familje”.
• 2006, Dhuna ne familje. Prezantim i situates aktuale.
• 2006, Vleresimi i kapaciteteve te punonjesve te sherbimit shendetesor per te adresuar problemet e dhunes me baze gjinore.
• 2006, Anetare e Bordit per Hartimin e “Strategjise kombetare te Barazise Gjinore”. "Ne ndihme te Kurvave te Shqipërise"
Artikuj:
• “Apokalipsi kulturor dhe pseudovlerat e moralit tone” Bashkautoresi
• “Prostitucioni i Seksualitetit”
• “Grate … dhe grate ne vendimmarrje”
• “Heren tjeter do te te vras”
• “Perkatesia gjinore dhe politikat sociale”
• “Per force zakon”
• “Asistenca apo kultura e varferise”?
• “Koketurku”
*********
“…Unë kam 10 vjet që negocioj me BE-në! Kjo ik e JA në Europë, vulosi edhe fatin tim politik. Pse jo mbase jashtë rryme, por vazhdon të mbetet pasioni im politik. Ju pëlqen apo jo kjo papagajve të politikës a figurantëve politikë, pak rëndësi ka për mua. Ka 10 vjet që ndjek atë që besoj dhe nuk kam asnjë tundim për të yshtur më tej trallisjen politike të askujt…”, -shprehet ajo.
Por, a po lobon ajo një qasje të ndryshme nga ajo e lidershipit të partisë?
“Unë kam qenë dhe jam në linjën e PD-së, për të cilën jam bashkuar edhe në vitin 2005, si partia e cila vendosi qysh në krijimin e saj anëtarësimin në Bashkimin Europian, si qëllimin e saj kryesor. Këtu jam unë… Historia e PD-së nuk është zgjedhje e lidershipit aktual. Kushdo është i lirë ta ndjekë ose jo, por nuk e themelon dot historinë. PD-ja ka lindur me këtë mision, dhe unë jam në të njëjtin mision për të cilin ka lindur PD-ja”, -përgjigjet ajo.
Për integrimin e Shqipërisë në BE, Bregu shprehet se volitet një kompromis historik.
“Na duhet t’i thërrasim arsyes se më ngjan që po konsumojmë e prodhojmë më shumë urrejtje se shpresë; më shumë stanjacion se zhvillim; më shumë injorancë se edukim; më shumë mashtrime se të vërteta; më shumë pabarazi se sa zbutje të saj; më shumë vetëshkatërrim se sa mund ky vend të mbajë…”, -thotë ajo.
Bregu ka një përgjigje edhe për debatin e fundit mes PD-së dhe ndërkombëtarëve lidhur me përkthimin e ligjit të vettingut në Komisionin e Venecias.
“…Ne na kanë vënë në provë! Jo për letrat! Jo për fjalimet! Jo për përkthimin! Por për të gjetur njerëzit që kanë vullnet e kurajë për ta ndryshuar këtë gjendje!…”.
“Unë nuk jam në politikë si krijesë e skutave dhe as e lutjeve që zakonisht ju rrinë bukur kujt në jetë s’ka bërë asgjë. Jam e qartë se në këtë panair politik rraskapitës, – siç e quan Kadare, – ka zhurma, ujë, dëngla, pazare e frikëra nga më të çuditshmet…”, -përgjigjet ajo.
“…Në rast se për të zgjedhur ndërmjet të ecurit apo të tërhequrit zvarrë dhe një vrapi të lodhshëm për të mbërritur deri diku, absolutisht do të zgjedh vrapin sado i vështirë të jetë dhe sado me pengesa të jetë. Ndoshta mund të jem gabim unë që e shoh veten dhe e projektoj me një shpejtësi tjetër. Dhe meqenëse më pyetët për të ardhmen politike, unë e shoh veten siç jam!…”.
Ajo jep përgjigje interesante edhe për angazhimin e të rinjve në politikë, për të cilën foli dy ditë më parë edhe Lulzim Basha.
“…Nuk bëhet fjalë për nocionin moshor, bëhet fjalë për konceptin, cilësinë, pasionin për politikën, dëshirën që kanë për të bërë ndryshim dhe jo intoksikimin për pushtetin e ri, dhe bëhet fjalë edhe me një gjë tjetër që pak kush e përmend sot, bëhet fjalë për një personalitet dhe rithemelim individualiteti politik. Larg atij paternalist…”.
“…Luli (Basha) ka pasur fatin më të madh që as Berisha nuk e ka pasur si kryetar i PD-së. Sepse realisht ai është zgjedhur dhe ka jetuar në një terren edhe si kryetar i një partie politike ku nuk ka pasur zëra ta kundërshtojnë apo t’i bëjnë ndonjë betejë. Ka qenë komod për të. Dhe e përsëris, as Berisha nuk e ka pasur të tillë në fillimet e veta po të shikojmë figurat që ishin atëherë. Unë them që gara e bën një njeri më të fortë. Sfida i jep mundësi një njeriu që të provohet sidomos një kryetari…”.
Znj. Bregu, si ish-ministre Integrimi për gati 7 vjet, si kryetare e Komisionit parlamentar të Integrimit dhe kryetare e Këshillit të Integrimit jeni e lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në këndvështrimin tuaj, si mund ta përshpejtojë klasa politike shqiptare afrimin e Shqipërisë me BE-në?
Ka plot që mund të thonë se çfarë do të thotë kjo, që ne të mos i themi të vërtetat? T’i fshehim ato vetëm që të tjerët të na shohin siç duhet të jemi dhe jo ato që jemi realisht? Jo. Kjo do të thotë që mbase koha ka ardhur e jemi vonë, por besoj Shqipëria ka nevojë për një Kompromis Historik! E ka arritur edhe Italia e fundviteve ‘70. Na duhet t’i thërrasim arsyes se më ngjan që po konsumojmë e prodhojmë më shumë urrejtje se shpresë; më shumë stanjacion se zhvillim; më shumë injorancë se edukim; më shumë mashtrime se të vërteta; më shumë pabarazi se sa zbutje të saj; më shumë vetëshkatërrim se sa mund ky vend të mbajë. Do të thotë që për atë pjesë që Shqipëria nuk mund të bëhet me faj (nuk ka pasur kurrë forca politike anti-europiane), të paktën këtë lloj aseti t’ia ruajmë vetes. Të flasim të gjithë me një zë për rëndësinë që ka ky proces dhe sa jetik është për Shqiptarët. Sikur vetëm ndihmën ekonomike falas ta mendojmë për një moment, janë 1 mld euro grante në 10 vjet që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë. Jo rrallë më duket se Europa ka qenë më dashamirëse me ne se sa shqiptarët kanë qenë me veten këto vite.
Ne zgjatjet e stërzgjatjet tona historike, ka role e aktorë pa fund. Ne në fund të fundit vend me demokraci të frustruar jemi. Por askush s’ka të drejtë të mbajë peng kohën e shqiptarëve vetëm se nuk jemi heronj të kohës së tjetrit. Kështu e kuptoj unë qëndrimin kombëtar. Pra, të kemi mundësinë të ndërtojmë një platformë apo akt- pak rëndësi ka forma e emri, – urgjenca ka rëndësi them. Pa dyshim së bashku me gjithë aktorët e tjerë që do të jenë palë në këtë proces, biznesi, shoqëria civile, media. Kjo nuk do të thotë që t’i bësh fresk qeverisë. Kjo do të thotë që qeveria të mos e ndiejë veten komode në përpjekjet e saj lojcake për ta konsideruar integrimin Europian si pronë partiake. Nuk është demokracia ku nga një palë zgjedhje dalin qeveritë. Kjo s’është garanci që janë qeveri demokratike. Jo. Aq më tepër në këto kohëra të sotme. Ndaj ka nevojë për të pasur një qëndrim të unifikuar. Duhet të ulemi dhe të përcaktojmë një qëndrim kombëtar, i cili duhet të bëjë gati vizionin e Shqipërisë për 10-vjeçarin e ardhshëm ose periudhën në të cilën do të zgjasin negociatat. Pra, çfarë prioritetesh kombëtare do të mbrojmë ne?
Cilat do të jenë politikat të cilat duam ne të zhvillojmë? A do të duam që të kemi turizmin prioritet kombëtar, apo bujqësinë? Çfarë na duhet për t’i bërë këto prioritete tonat dhe për të ndërtuar strategji që të funksionojnë. Çfarë mund të bëjmë për të thithur sa më shumë investime të huaja? Ku nuk do të tolerojmë nga asetet kombëtare të Shqipërisë, si territori, kufiri e të tjera me radhë. Pra deri në këto detaje ka nevojë për të vendosur një strategji kombëtare dhe një plan afatgjatë për negociatat. Të gjitha vendet që kanë qenë para nesh në këtë proces e kanë kryer këtë lloj analize të paktën minimumi një vit para çeljes së negociatave. Është momenti që të ulemi dhe të vendosim në linja madhore se cilat do të jenë prioritetet kombëtare të Shqipërisë. Duhet bërë sot dhe jo nesër. Ne nuk kemi se pse të presim se çfarë do të thotë Këshilli në dhjetor dhe as të varemi nga ai vendim për t’u bërë gati vetë nesër për procesin e çeljes së negociatave.
Unë kam 10 vjet që negocioj me BE! Kjo ik e JA në Europë, vulosi edhe fatin tim politik. Pse jo mbase jashtë rryme, por vazhdon të mbetet pasioni im politik. Ju pëlqen apo jo kjo papagajve të politikës a figurantëve politikë, pak rëndësi ka për mua. Ka 10 vjet që ndjek atë që besoj dhe nuk kam asnjë tundim për të yshtur më tej trallisjen politike të askujt.
Znj. Bregu, ju keni mbajtur qëndrime të forta politike dhe hera-herës edhe kritike për mënyrën se si sot duhet bërë opozitë… Është krijuar një ide madje sikur ju zhvilloni një qasje të ndryshme nga ajo e lidershipit të partisë. A ka diçka konkrete në këtë drejtim? Ku jeni e pakënaqur me kreun e PD-së, Basha?
Unë kam qenë dhe jam në linjën e PD-së, për të cilën jam bashkuar edhe në vitin 2005, si partia e cila vendosi qysh në krijimin e saj anëtarësimin në Bashkimin Europian, si qëllimin e saj kryesor. Këtu jam unë. Dhe nuk besoj se ka ndonjë njeri që mund të mendojë që PD-ja është një forcë politike që duhet të dalë jashtë kësaj linje. Për më tepër, që të gjitha proceset madhore në këtë vend, që kanë lidhje me anëtarësimin në NATO, me liberalizimin e vizave, me statusin e vendit kandidat e me radhë… të gjitha kanë vulën e PD-së. Historia e PD-së nuk është zgjedhje e lidershipit aktual. Kushdo është i lirë ta ndjekë ose jo, por nuk e themelon dot historinë. PD-ja ka lindur me këtë mision, dhe unë jam në të njëjtin mision për të cilin ka lindur PD-ja.
Integrimi Europian i Shqipërisë larg qoftë të ketë emrin e Edi Ramës apo larg qoftë të ketë emrin e kujtdo tjetri nesër. Ky është një proces të cilin ne ua kemi borxh shqiptarëve dhe pavarësisht se kush do të jetë kryeministri dhe qeveria e radhës, nuk i takon kurora e dafinës mbi kokë, sepse e vetmja gjë që kemi në dorë ne që merremi me politikë, është që të paktën të mos i bindim përfundimisht se Shqipëria si gjithë Europa do të mbetet vetëm dëshirë e shqiptarëve, por jo realitet. Për çka më pyet tjetër, unë nuk jam në politikë si krijesë e skutave dhe as e lutjeve që zakonisht ju rrinë bukur kujt në jetë s’ka bërë asgjë. Jam e qartë se në këtë panair politik rraskapitës, – siç e quan Kadare, – ka zhurma, ujë, dëngla, pazare e frikëra nga më të çuditshmet. Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk do t’ia falja vetes sot atë që ka bërë Edi Rama dje. Pra, kur me pretekste të trasha dhe të paqena mundohej që të vinte shkopinj nën rrota dhe të zgjaste kohën e një procesi vetëm duke menduar se një rezultat pozitiv do të sillte më shumë vota për forcën politike që ishte në pushtet. Unë vetes nuk ia lejoj sot atë që ka bërë opozita e djeshme. Në këtë aspekt për sa kohë të vazhdoj të jem në politikë do t’i qëndroj të njëjtit parim që kam pasur gjithmonë. Axhenda europiane e Shqipërisë nuk është çështje e kostumit të një kryeministri e as e një partie. Është çështje kombëtare e Shqipërisë. E jo për fajin e brezit tim shumë kohë ka rrjedhur gabim për shqiptarët. Por jam po aq e bindur sot, se sa herë hapësirat e komunikimit normal politik t’i mbushim me mllef, arrogancë, tërbim, shfryrje, viktimizim, aq më keq do të jetë, aq më shumë kohë do të humbim. Jam atje ku isha edhe para 10 vitesh. Se si zgjedhin ta kuptojnë të tjerët këtë, është problem i tyre dhe jo i imi.
Vazhdoj t’i qëndroj çka kam thënë se mbase ajo formula për të rikthyer shpresën te qytetarët dhe jo vetëm shpresën se ky vend bëhet, por shpresën për të ri-identifikuar PD-në si forca e vetme e cila qeveris ndryshe dhe shumë më mirë sesa qeverisja aktuale, nuk është gjetur akoma. Nuk dua të përsëris ato qëndrime që i kam mbajtur publikisht dhe që veçse i shtohet keqardhjes që të jep e vërteta. Besoj së shpejti do të kemi një diskutim për strategjinë zgjedhore. Do të doja gjithashtu që PD-ja të ishte shtëpia e të gjithë atyre, që janë larguar. Nuk e kam fjalën për ta lënë derën çerek të hapur për Ilir Metën dhe ta mbyllim pastaj kur Ilir Meta si “samaritan” i mirë, të ndajë mendjen për t’u bashkuar me Ramën; ose përpara se të hapim derën për Ben Blushin duhet në mënyrë urgjente njëherë që të zgjedhim problemet me njëri-tjetrin, me ata të cilët janë larguar nga PD-ja, për arsye të tyre personale apo politike, ato shtresa që mbase edhe pa një formë organizimi partiak mund të kenë edhe më shumë peshë se një parti politike… Për të vijuar më pas me përpjekjet për afrimin e të rinjve. Ne nuk jetojmë në një kohë (dhe ky nuk është vetëm problem i PD-së) kur të rinjtë kanë një dëshirë të madhe për t’ju bashkuar politikës, ose më keq akoma e duan politikën për të zënë një vend pune nesër. Pra, e duan për të bërë atë katapultimin për mirëqenie personale, gjë që është ta zvogëlosh misionin e politikës në një zyrë pune. Ky nuk është një hall vetëm i PD-së, por i mosbesimit që të gjithë bashkë kemi mbjellë te politika. Do të ishte mirë që edhe ata të rinj që u ftuan dhe janë bashkuar gjatë këtyre viteve të kishin konturuar një grup më të qëndrueshëm, sepse është e vërtetë që kryetari i partisë ka thënë që 35% e listave për kandidat për deputet do të jenë nga të rinjtë, por këtu nuk bëhet fjalë për nocionin moshor, bëhet fjalë për konceptin, cilësinë, pasionin për politikën, dëshirën që kanë për të bërë ndryshim dhe jo intoksikimin për pushtetin e ri, dhe bëhet fjalë edhe me një gjë tjetër që pakkush e përmend sot, bëhet fjalë për një personalitet dhe rithemelim individualiteti politik. Larg atij paternalist. Gjithë ky konfuzion politik sot, vjen edhe prej kësaj se ca të rritur trajtohen si fëmijë. Për ta vendosin të tjerët e pak rëndësi ka se çfarë mendojnë. Unë besoj se të rinjtë sot nuk kanë nevojë të shtojnë numrin e anëtarëve të një partie, për t’u ndjerë nesër viktima të sistemit politik që i konsideron së pari numër e përqindje. Partitë kanë ndryshuar sot. Koha e politikës sot është koha e post të vërtetës në politikë në gjithë botën. Në rast se PD-ja do të vazhdojë të jetë parti e madhe dhe me peshë duhet që të ketë figura me personalitet dhe individualitet politik. Kush nuk e thotë këtë vetëm nuk sheh një të vërtetë të madhe.
Më duket se iu përgjigja kësaj pyetje njëherë. Kush merret me politikë është një njeri si ai që nuk do t’ia dijë për politikën, por ka një dallim më të madh për gratë që merren me politikë. Në këtë teatër të politikës, në fakt gratë janë më të vërtetat. Ka momente kur në parti duhet të jesh më shumë i heshtur dhe të durosh ashtu si ka edhe momente sidomos kur je në qeveri ku duhet të kesh më shumë rezultat se sa reflektim. Unë nuk jam njeri që nuk më pëlqejnë sfidat. Në rast se për të zgjedhur ndërmjet të ecurit apo të tërhequrit zvarrë dhe një vrapi të lodhshëm për të mbërritur deri diku, absolutisht do të zgjedh vrapin sado i vështire të jetë dhe sado me pengesa të jetë. Ndoshta mund të jem gabim unë që e shoh veten dhe e projektoj me një shpejtësi tjetër. Dhe meqenëse më pyetët për të ardhmen politike, unë e shoh veten siç jam!
A keni ju një sfidë personale për të garuar përballë Lulzim Bashës për kryetar partie? Basha ka propozuar që mandati i kryetarit të votohet çdo dy vjet…
Duke besuar se si unë, Basha dhe ca të tjerë në PD që jemi një brez që duhet të kemi të njëjtat mendime, nuk besoj se i vjen hidhët shumë se i thua diçka që e mendon ndryshe. Unë nuk kam bërë ndonjë betejë dhe as jam munduar të them gjëra për të konfiguruar apo për të konturuar Majlindën ndryshe, atë më të mirë që mund t’i zërë vendin Bashës. Madje Luli (Basha) ka pasur fatin më të madh që as Berisha nuk e ka pasur si kryetar i PD-së. Sepse realisht ai është zgjedhur dhe ka jetuar në një terren edhe si kryetar i një partie politike ku nuk ka pasur zëra ta kundërshtojnë apo t’i bëjnë ndonjë betejë. Ka qenë komod për të. Dhe e përsëris as Berisha nuk e ka pasur të tillë në fillimet e veta po të shikojmë figurat që ishin atëherë. Unë them që gara e bën një njeri më të fortë. Sfida i jep mundësi një njeriu që të provohet sidomos një kryetari. Interesi i vetëm i imi ka qenë se si të japim mundësinë të gjithë bashkë që t’i shmangim disa kosto të pamerituara PD-së që nuk i takojnë dhe as nuk i shkojnë për shtat vetëm për faktin pse është në opozitë, sidomos kur bëhet fjalë për një përballje me një qeveri që manipulimin e ka artin kryesor. Ky ka qenë i vetmi qëllim.
Për të kuptuar nëse ka bërë gjëra të mira është shumë e thjeshtë. Mjafton që t’i krahasosh me premtimet që kanë bërë. Kështu matet qeveria në fund të ditës. Ah, ka dhe një Kartë Parimesh Koalicioni. Do t’ju sugjeroja ta ribotonit, është një listë dëshirash e rrallë në Historinë e Politikës.
A keni ndonjë koment për debatin më të fundit që ka vënë PD-në përballë ndërkombëtarëve lidhur me përkthimin e ligjit të vettingut?
Nuk është hera e parë që e them, por rrjedha e këtyre muajve më ka forcuar bindjen se largimi ynë nga Komisioni i Reformës në Drejtësi, kur diskutohej Ligji i Vettingut ka qenë gabim! Pas atij momenti paqartësitë vetëm u shtuan, ne u bëmë më të paqartë; Gjykata Kushtetuese kërkoi qartësi nga Komisioni i Venecias, dhe sikur ky nivel paqartësie mos të mjaftonte, iu shtua dhe paqartësia e përkthimit!
Padrejtësisht për PD një nga ligjet më të rëndësishme të paketës kushtetuese filloi të interpretohej jo për thelbin, por u bë si gardhi që duhet të ndante “reformatorët” me “antireformatorët”. Dhe ky manipulim që qeveria ka 3 muaj të paktën që e bën çdo ditë, është i tepërt dhe vetëm se largon vëmendjen nga thelbi i Vettingut. Unë jam e qartë për rëndësinë që ka zbatimi i tij në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe standardet perëndimore, për të mos e lënë Shqipërinë në çarkun e izolimit e të pavëmendjes. Jam e qartë edhe se sa mund duhet që të ndërrosh mendjen e vendeve Europiane që Shqipëria e ka marrë seriozisht fatin e të ardhmes së saj, kur politikanët thonë në fjalime se duan të luftojmë kulturën e pandëshkueshmërisë! Jo më kot quhet Kulturë! Sepse Pandëshkueshmëria është bërë normë! Faji është i të gjithëve, por fajtor s’është asnjëri! Ne na kanë vënë në provë! Jo për letrat! Jo për fjalimet! Jo për përkthimin! Por për të gjetur njerëzit që kanë vullnet e kurajë për ta ndryshuar këtë gjendje!
Përgatiti : Floripress - Flori Bruqi
Vendimi i Gjykatës së Colmarit do të shërbejë si shembull jurisprudence për BE-në

Bardhyl Mahmuti
Nga të gjitha letrat që janë dërguar në mbështetje të pafajësisë së z. Ramush Haradinaj dhe kërkesës për lirim të menjëhershëm dhe pa kusht të tij, filluan të vijnë reagimet e para pozitive.
Në njërën nga përgjigjet që më është dërguar lidhur me shkrimin si bashkautorë me politologun Safet Kryemadhi të publikuar në gazetën prestigjioze të Brukselit « Le Soir » një funksionar francez më shkroi:
“Mirëdita Bardhyl. Siç e ke parë unë e kam shpërndarë në FB shkrimin tënd të publikuar në “Le Soir” dhe ua kam përcjellë personave që duhet t’u përcillet në Quai d’Orsay (Ministria e Punëve të Jashtme). Duhet t’i besohet drejtësisë sonë. Nëse gjërat rrjedhin mirë, Ramushi do të lirohet dhe vendimi do të shërbejë si shembull jurisprudence për të gjitha shtetet e BE-së…”
Prandaj, që gjërat të rrjedhin mirë dhe që lufta e Ramush Hardinajt përballë dosjeve politike të konstruktuara nga regjimi i Beogradit të shërbejë si shembull i jurisprudencës në të gjitha shtetet e BE-së duhet të vazhdojmë edhe më shumë me mobilizimin tonë deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.
Për të dhënat e funksionari që më shkroi letrën e lartpërmendur dhe faqen e tij të FB ku shihet shpërndarja e shkrimit tonë është informuar edhe Ramush Haradinaj.
Lufta speciale e Serbisë: Kundër Kosovës përmes Kishave
. /Klan Kosova/
Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren, janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë.
Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë.
Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, pranon se Kisha Ortodokse është gati krejt e mbyllur për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.
Qasjen e institucioneve kosovare, karshi objekteve ortodokse në mbrojtje të UNESCO-s, në organizatën “Ec ma ndryshe” e shohin si dështim karshi Serbisë që, sipas tyre, kishat i përdor kryekëput për qëllime politike
Sidoqoftë, pronën mbi këto objekte, Kishës Ortodokse Serbe ia njeh edhe Pako e Ahtisaarit. E, qeveritarët në Beograd vazhdimisht i quajnë si pronë ekskluzive të Serbisë.
. /Klan Kosova/
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...