Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/27

Shija e ananasit, Orwell dhe artisti


Luan Rama

Në “Traktatin e Natyrës së Shoqërisë Njerëzore”, filozofi anglez David Hume ka shkruar një diçka simbolike dhe për ne shqiptarët, duke pohuar ndër të tjera se “Nuk mund ta kuptosh shijen e ananasit pas e provuar atë”. George Orwell para se të shkruante romanin e tij të famshëm “Viti 1984” mbi natyrën e shtetit totalitar, i frymëzuar padyshim nga Stalini në Bashkimin Sovjetik, e kishte përjetuar atë çka do të thoshte totalitarizëm, si të thuash e kishte provuar “shijen e ananasit” që në rininë e tij, kur shkoi të punonte në policinë imperiale britanike në Birmani, ku njohu mekanizmat e shtypjes koloniale dhe të despotizmit si dhe metodat e thyerrjes njerëzore. Por mësimi më i madh për të ishte në kohën kur si një komunist i ri, në rradhët e Partisë Puntore të Bashkimit Marksist (POUM), i frymëzuar nga utopia marksiste shkoi të luftonte për të mbrojtur Spanjën republikane nga falangat e errta të Frankos dhe të fashizmit që po fuqizohej në Europë. Në vitin 1936 ai shkoi në frontin e Aragonës me Brigadat Internacionale ku dhe u plagos nga një plumb frankest (aty ku luftonin Ramir Varvarica, Skënder Luarasi, Petro Marko e të tjerë shqiptarë të lavdishëm), por pikërisht atje ai zbuloi se si manipulohej e vërteta e historia, si ndëshkoheshin revolucionarët e vërtetë nga të dërguarit e Stalinit, si torturoheshin e vriteshin duke i konsideruar kundër-revolucionarë. Ky mësim i madh në Spanjë si dhe ai i proçeseve politike në Bashkimin Sovjetik lanë gjurmë në shpirtin e tij revolucionar për të dëshmuar më pas natyrën e totalitarizmit përmes romanit “Viti 1984”, ku i ngacmuar nga figura e Stalinit ai krijoi figurën e “Big-brother”, i cili survejonte gjithçka perms kamerave dhe sundonte me një dorë të hekurt mbi çdo tentative lirie e pavarësie mendimi, në një shoqëri të unifikuar që survejohej nga Policia e Mendimit dhe ku madje një dashuri e lirë e intime nuk mund të mbijetonte pa survejimin dhe aprovimin e Ministrisë së Dashurisë…

Gjithë bota demokratike ashtu si dhe shqiptarët e sotëm kanë përshëndetur gjeninë e Eric Blair (apo George Orwell, pseudonim që i vuri vetes më 1933), por askush nuk e ka akuzuar atë pse në rininë e tij ishte një antikapitalist dhe që mbronte kauzën e të mjerëve, askush nuk e ka denoncuar atë pse kishte ide komuniste dhe kishte shkruar kundër bosëve të kapitalit të madh si dhe Bertold Brecht, kapital që shfrytëzonte forcën e krahut dhe ëndrrat e miliona njerëzve të pambrojtur.

Përse disa kritizerë aktualë në Shqipëri që prej 25 vjetëve duan ta hedhin në ferr gjithçka të krijuar në pothuajse 50 vjetët e kohës totalitare, vepra të autorëve që në një mënyrë apo në një tjetër pranuan të mbijetonin në kohën e dhunës e të plumbit dhe më pas ta kritikonin atë pasi e kuptuan se çfarë ishte në fund të fundit individi para peshës së madhe të kontrollit, survejimit, spiunimit, manipulimit të aktit shoqëror por dhe të vetë historisë dhe asaj që është më e rëndësishme, të së vërtetës. Shkrimtari ynë i dashur dhe I paharruar Dhimitër Xhuvani që shkroi Përsëri në këmbë, e përjetoi fare mirë goditjen totalitare; Kujtim Spahivogli, entusiazti i madh që donte t’i përngjante Majakovskit, përfundoi në jetën e linçimit. Faktet janë aq të shumta, sa nuk është aq lehtë t’i flakësh të gjithë pse ata krijuan në kushtet e shtetit totalitar. Ata besuan në një ide por u zhgënjyen nga ideologjia dhe praktika totalitare e shtetit policor. Odhise Paskali realizoi në skulpturë si portretin e Zogut ashtu dhe të Enver Hoxhës, por a mund ta hedhësh poshtë për një vepër të tillë këtë mjeshtër të jashtëzakonshëm dhe referencë të skulpturës shqiptare të shekullit XX? A mund t’i hedhësh poshtë me një të rënë të lapsit apo perms një diskursi autoritar autorët më në zë të letërsisë shqiptare, aktorët e kinematografisë e të teatrit, piktorët e e shquar që krijuan figura me figurat e puntorëve dhe të fshatarëve, edhe pse jetuan në kohën totalitare? Sigurisht, një pjesë ishin “ortodoksët e ideologjisë staliniane”, por kjo nuk mund të errësojë krijimtarinë letrare e artistike të gati gjysmë shekulli. Nuk mund të hidhen poshtë regjisorët e talentuar që bënë art, aktorët e mrekullueshëm, siç ishin Ndrek Luca, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Robert Ndrenika e deri tek Bujar Lako, Rikard Larja, Timo Flloko, etj, që interpretuan dhe role “pozitive” siç quheshin në atë kohë. Lista është e gjatë. Të gjithë e dinë se nëse ata s’do të pranonin të krijonin, të luanin, të pikturonin, të kompozonin, ata nuk do t’i mbijetonin kohës.

Ajo që bëri Kasem Trebeshina me promemorjen e tij kundër absolutizmit dhe artit partiak është e jashtëzakonshme dhe një nder i kohës sonë. Por kjo që ka ndodhur në Shqipëri nuk është unikale. Ajo ka ndodhur dhe në vendet e tjera totalitare. A nuk kishte Rusia një Majakovski, i cili i thurrte vargje Partisë dhe Leninit dhe pastaj u zhgënjye nga ata? A nuk realizoi regjisori i shquar rus Ejzenshtain filmat “Korracata Potjomkin” dhe “Tetori” dhe pastaj u zhgënjye nga manipulimi i artit dhe i historisë? A nuk ndodhi kjo në gjithë Lindjen europiane? Kush kërkon sot që veprat e Shollohovit të mos shihen më, meqë dhe ai ishte një regjisor i kauzës proletare dhe parapëlqehej nga Stalini? Kush kërkon që tu ndalohet e drejta e ekranit dhe e sallave të kinemasë veprat e një kinematografie që padyshim mban dhe gjurmët e një censure të pashmangëshme? Deri kur do të vqazhdojmë me intolerance? Në asnjë nga këto vende të Lindjes europiane nuk kanë ngritur shpatat të godasin krijuesit pse në një moment të tyre ranë prehë e ideologjisë! Eshtë arti i tyre dhe proçesi krijues ai që na dëshmon vlerën e artistit edhe në kohrat e errta të diktaturave.

Edhe minjtë ndjejnë pendesë


image_1979-Rat
“Pendesa është vetëdija e një gabimi të bërë dhe mendimi se nëse do të kishit vepruar ndryshe, atëherë gjërat do të ishin më mirë,” shprehet profesor David Redish nga Universiteti i Minesotës, i cili është drejtues i studimit. “Pjesa më e vështirë e studimit ishte ndarja e pendimit nga zhgënjimi, që ndodh kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç priteshin. Çelësi i dallimit mes të dyjave gjendet në zgjedhjen e minjve.” Shkencëtarët vendosën të bëjnë një eksperiment që analizoi sa gjatë mund të prisnin minjtë për lloje të caktuara ushqimesh. Nga zbulimet rezultoi se minjtë prisnin më shumë për shije të caktuara, duke na lënë të mendojmë se ata kanë preferenca individuale. Kjo do të zbulohej përmes ujdive të mira dhe atyre të këqija. Ndonjëherë minjtë prisnin pak për një vakt të mirë dhe më shumë për një vakt më pak të mirë. Te njerëzit një pjesë e trurit e quajtur lëvorja orbitofrontale është aktive gjatë pendesës. E njëjta gjë u vu re edhe tek minjtë që kuptuan se kishin humbur një mundësi të mirë ushqimi. “Për çudi, tek minjtë lëvorja orbitofrontale përfaqësonte atë që minjtë duhet të bënin dhe jo shpërblimin e humbura. Kërkimet e mëtejshme do t’i lejojnë studiuesit të kuptojnë përse njerëzit veprojnë në mënyra të caktuara. Në të ardhmen studimi mund t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë si ndikon pendesa tek vendimet e njerëzit.

Macet mund t’i infektojnë femrat me një virus (Toxoplasmosis)i cili i shtyn drejt vetëvrasjes

gatti
Disa shkencëtar danez kanë zbuluar se virusi i Toxoplasmosis, që merret përmes kontaktit me jashtëqitjen e maceve, mund t’i shtyjë femrat drejt vetëvrasjes. Studimi ka përfshirë më shumë se 45 mijë femra në Danimarkë, duke zbuluar se ato që ishin prekur nga ky virus kishin 1.5% më shumë probabilitet për të kryer vetëvrasje. Infeksioni, që fshihet në qelizat e trurit dhe në muskuj pa dhënë shpesh ndonjë simptomë të veçantë, shkakton sëmundje mendore dhe çrregullime të sjelljes. Ndërkaq gratë shtatzëna mund ta transmetojnë virusin direkt te fëmijët e tyre, që nga ana tjetër nuk arrijnë të prodhojnë antitrupa deri në muajin e tretë të jetës. Por si mund të “qëndroni larg” këtij virusi? Paraziti jeton në zorrët e maceve dhe mënyra e vetme për t’u infektuar nga ai është prekja (edhe pse pa dashje) e jashtëqitjeve të tyre. Ndaj, mjafton të qëndroni sa më larg kutisë së mbeturinave të maces dhe të lani mirë duart pasi ta keni prekur kotelen tuaj. Ndërkaq shumë higjienikë duhet të tregoheni edhe në kuzhinë.

Marijuana mund të shkatërrojë celulat tumorale.


20141226_hinz.jpg.pagespeed.ce.-cXmYV_N3N

Marijuana mund të shkatërrojë celulat tumorale. Kjo është ajo që del nga studimi i Institutit të Toksikologjisë e Farmakologjikë në Universitetin e Rostock në Gjermani, i udhëhequr nga profesori Burkhard Hinz.

Përbërësit e marijuanës, ndihmojnë në shkatërrimin e kancerit, por pavarësisht kësaj Hinz tregohet i kujdesshëm në deklaratën tij.

“Në jemi ende larg për ta vënë në praktikë zbulimin tonë në një terapi klinike. Megjithatë, rezultatet tona janë disi optimiste”,-thatë profesori.

Ilda Hoxha : Historia e nënës 84-vjeçare, që jeton në fshatin Hasan të Fushë-Krujës




Për të takuar një mbesë të heroinës së madhe të Kosovës, Shote Galica, mjafton të shkosh në Fushë-Krujë. Pas një trokitje në derën e shtëpisë, na pret një zonjë e moshuar, me një cigare në dorë, e cila na uron mirëseardhjen. Ajo quhet Shote Thaçi dhe banon në fshatin Hasan. Nënë Shota, siç e thërrasin, sot është 84 vjeçe. Ajo ka lindur më 5 tetor 1930 në fshatin Hasan të Fushë- Krujës, bashkë me motrat dhe vëllezërit e saj. Që në fillim, ndiejmë ngrohtësi dhe mirësi, që na shtyn instinktivisht të futemi brenda oborrit. “Mirë se erdhët! Kush jeni dhe nga vini”, thotë ajo. Dashamirësia e nënës Shotë, na e bën më të thjeshtë bisedën me të. Pas prezantimit, Shota na fton brenda. Pavarësisht viteve që ka mbi kurriz, ajo mbahet goxha mirë. Ka një shkathtësi dhe forcë për t’u pasur zili. Mes rrudhave të saj fshihet një jetë e vështirë, mes vuajtjesh dhe fatkeqësish. Mbesa e heroinës nga Kosova jeton me djalin, Hakiun dhe familjen e tij. Aty ka nipërit dhe mbesën, të cilët janë lumturia më e madhe për të. Një ditë e saj kalon nëpër shtëpi apo edhe në oborr duke u kujdesur për lulet. Tregon se për shumë vite ka punuar në bujqësi, ndërsa vitet e fundit shijon rehatinë në familjen e saj. Ajo na shpjegon historinë e emrit. Ndikim të madh ka pasur lidhja e ngushtë familjare e babait të saj Sali Gashit me motrën e tij, Shote Galicën. Në çdo dokument zyrtar, ajo mban emrin Shote, siç e thërrasin të gjithë.


Familja

“Kur unë linda ma vunë emrin Shote, për nder të hallës sime, që vdiq tre vite para se unë të lindja”, sqaron mbesa e Shote Galicës. Përveç kësaj, ajo ka pasur edhe një tjetër histori në lidhje me emrin e saj. “Para shumë vitesh, në moshën 12-vjeçare vdiq vajza e xhaxhait. Ne kishim si zakon që për të mos humbur emri i saj dhe për të mbajtur gjallë kujtimin më thërrisnin me emrin e kushërirës së vdekur. Ajo quhej Qerime. Për disa vite më kanë thirrur me këtë emër, por shumë shpejt u harrua. Emri im i vërtetë është Shote, pasi ashtu më kishin quajtur prindërit”, tregon ajo, pa larguar asnjë moment buzëqeshjen nga fytyra. Një tregues ky i çiltërsisë dhe thjeshtësisë së zonjës, që reflekton mirësi. Nëna 84-vjeçare rrëfen se ka tetë motra dhe vëllezër, nga të cilët vetëm pesë jetojnë sot, dy vëllezërit dhe tre motrat e saj. Ndër të tjera tregon se ka edhe një motër binjake, Sala, e cila jeton po në Fushë-Krujë, saktësisht në fshatin Derven. Pjesa më e madhe e fshatit Hasan banohet nga të afërm të trimes së maleve, siç cilësohet Shote Galica. Mbesa që sot mban emrin e saj, na tregon se rreth e rrotull ka të gjithë njerëzit më të afërm. Djemtë, vëllai, nipër e mbesa, të gjithë së bashku jetojnë në harmoni pranë njëri-tjetrit, në vendin që si thotë nënë Shota, i priti krahëhapur. Nënë Shota ka sjellë në jetë nëntë fëmijë, shtatë vajza dhe dy djem, Bedrija, Enveri, Nexhmija, Fatmirja, Hakiu, Kimetja, Majlinda, Mimoza dhe Zana, këto të fundit binjake. Me lot në sy rrëfen për humbjen e dy fëmijëve të saj, një nga momentet më të dhimbshme dhe që nuk e largon dot për asnjë çast nga mendja e saj. “Djali Enveri më ka vdekur në moshën 44-vjeçare dhe ka lënë dy fëmijë, dy djem. Më i madhi është 10 vjeç ndërsa i vogli vetëm 3. Gjithashtu më ka vdekur edhe një vajzë, duke lënë jetimë edhe ajo dy fëmijë”. Jeta është plot të papritura dhe vështirësi, shton ajo, por, e rëndësishme është harmonia që ke në familje dhe me miqtë. Lufta e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë ishte e ashpër, e tmerrshme, vuajtje pafund për shqiptarët e Kosovës. Më mijëra janë djegur të gjallë, të gjitha këto i detyruan shqiptarët e Kosovës të largohen nga tokat e tyre. Një pjesë të mirë i përzunë dhe u drejtuan drejt Shqipërisë.


Shpërngulja

“Baba im më ka treguar se u vendosëm në Fushë-Krujë dhe jo rastësisht. Kjo ka qenë një zonë e populluar nga shqiptarët e Kosovës dhe prej tyre erdhëm edhe ne këtu”, na thotë Shota. Mbesa e Shote Galicës ka lindur, është rritur dhe jeton në fshatin Hasan të Fushë-Krujës, por ajo thellë brenda vetes ndihet nga Kosova, ndonëse vizita e saj e fundit në vendin e origjinës ka qenë para katër vitesh. “Kur më pyesin se çfarë ndihesh më shumë kosovare apo shqiptare, unë plot krenari them nga Kosova. E ndiej pafund mungesën e vendlindjes së prindërve të mi. Në Fushë-Krujë jam ndier gjithmonë mirë dhe e mirëpritur nga të gjithë, por nuk e shpjegoj dot mallin e madh që unë ndiej për atë vend, edhe pse nuk jam e lindur dhe e rritur atje”. Nënë Shota nuk është një vizitore e shpeshtë dhe e rregullt e Kosovës dhe kjo, jo për mungesën e dashurisë që ndien për atë vend. Problemet shëndetësore e kanë detyruar të shkojë rrallë atje, por gjithmonë e mban në zemër. Sipas saj, vetëm disa herë ka vizituar Drenicën, por me zemër dhe mendje është gjithmonë në atë vend. “Më shpesh kam shkuar në Drenicë, atje kam edhe njerëzit e mi, për të cilët më merr malli shumë. Disa herë kam shkuar në Skënderbej, ku jetojnë njerëzit e burrit tim të ndjerë. Fëmijët e mi, nipërit, mbesat, motrat, vëllai, të gjithë më të afërmit janë këtu rreth e rrotull, por malli për Denicën më ndjek në çdo moment”, tregon nënë Shota.

Shote Galica

Shote Thaçi na rrëfen diçka edhe për hallën e saj, Shote Galicën. Ajo tregon se si Shota ose siç quhej Qerime Halil Radisheva u vendos në Fushë-Krujë, si i vdiq djali i saj dhe disa detaje në lidhje me heroinën nga Kosova.

“Në 1926, Shota plagoset rëndë. Ajo bashkë me dy vëllezërit e saj dhe disa fëmijë jetimë nisen për në Shqipëri. U vendosën në lagjen Dushku të Dervenit në Fushë-Krujë. Jeta e saj ishte mjaft e vështirë. Jetonte në një shtëpi përdhese dhe me shumë probleme ekonomike, mezi nxirrte kafshatën e bukës. Përveç kësaj Ahmet Zogu asnjëherë nuk e ka mbështetur dhe nuk e ka dashur. Në fillim qeveria e Zogut u kishte thënë që të jetonin në Burrel, por nuk pranuan. U kishte ofruar të jetonin në Fier, Lushnjë pasi edhe atje kishte kosovarë, por ata refuzuan për shkak të problemeve të tyre. Kosovarët kërkonin të banonin në vende ku të kishin mundësi për të punuar tokën, për të përballuar jetesën”. Më tej vazhdon nënë Shota se herë pas here heroinën e ndihmonin edhe shqiptarë të tjerë nga Kosova që jetonin pranë saj, të cilët ishin larguar nga Kosova për shkak të dhunës së serbëve. Nga martesa e Shote Galicës lindi edhe një djalë, por sipas mbesës së saj ai fëmijë nuk arriti të jetojë. “Baba im më ka treguar që Shote Galica ka pasur edhe një fëmijë nga martesa me Azem Galicën, një djalë, por ai i ka vdekur në mal, ndërsa nuk i di arsyet e kësaj humbje”, tregon Shote. Heroina kosovare vdiq më 10 korrik të vitit 1927, në moshën 32-vjeçare në gjendje të mjerueshme. Në qytetin e Fushë-Krujës është ngritur një lapidar për nder të saj. Përveç kësaj, shkolla e mesme e përgjithshme në këtë qytet ka marrë emrin e heroinës Shote Galica. Francezët e pagëzuan me titullin: “Zhan d’Arka shqiptare” më 1920, pasi panë foton e saj në fonotekën e Kel Marubit në Shkodër.

Fan Noli në median franceze: Tragjedi ndaj shqiptarëve në Jugosllavi e Greqi

Nga Aurenc Bebja*, Francë





Revista mujore franceze « Le Cris des Peuples », 4 marsin e vitit 1929, ka botuar shkrimin e Fan Nolit, i cili gjendet në faqen n°18.

Serbët dhe grekët po ushtronin metoda barbare shpronësimi, dëbimi dhe asgjesimi ndaj bashkatdhetarëve tanë, të cilët, për arsye të politikave makiavelike, fatkeqësisht u gjendën jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Në vijim, analiza alarmuese e Fan Nolit përreth kësaj situate :

«Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Ajo është shtypëse për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 nga Serbia.

Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më bazike. As edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë së pavarur e të gjymtuar nga Traktatet. Asnjë shoqatë, madje as për bamirësi, nuk është lejuar për ta. Asnjë anëtar nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.

Udhëheqësi i tyre, Ferhat Draga, u dënua me njëzet vite burg për kryerjen e krimit në lidhje me shpalljen e rikandidimit të tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kolegu i tij, ish-deputeti « Nisam Xhafurri (Gjafuri) », u vra pabesisht në vitin 1927, për të njëjtën arsye. Rivali i tyre, Jusuf Ahmeti, u vra kohëve të fundit, për arsye se guxoi të zgjidhej anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Prishtinës.

Kështu hiqen qafe liderët problematikë. I vrasin në mes të ditës dhe në mes të qyteteve. Vrasësit janë anëtarë famëkeqë të bandave fashiste të cilat terrorizojnë këta rajone që nga luftërat ballkanike nën kujdesin e qeverisë së Beogradit.

***

Disa të shtëna me revole mjaftojnë për udhëheqësit. Sa për banorët, ata ekzekutohen me mitraloz ose detyrohen të emigrojnë për t’u lënë vendin pushtuesve fashistë serbë. Në këtë lloj mënyre « serbizohen » sistematikisht të gjitha rajonet shqiptare et sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë hekurudhave. Dhjetëra mijëra të pafatë janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit në këtë mënyrë çdo vit.

Më e keqja është se asnjë shtet nuk dëshiron t’i marrë këta refugjatë. Turqia është e mbushur plot, Shqipëria është e varfër për t’u ofruar atyre një shtëpi të re, ndërsa vendet e tjera janë të mbyllura ndaj këtij lloj migrimi masiv. Kështu, kohët e fundit, një grup prej tre mijë të këtyre emigrantëve, pasi u endën nëpër gadishullin e Ballkanit – nga toka – për muaj e muaj, u detyruan gjithashtu të lëvizin edhe nëpërmjet detit…; Nuk i lejonin të zbarkonin në asnjë port. Disa të mbijetur të këtij udhëtimi u vendosën në Shqipëri. Të tjerët vdiqën nga uria, i ftohti, lodhja dhe nga sëmundjet e marra gjatë rrugëve.

Po fati i shqiptarëve të krahinës së Çamërisë (Epiri i Jugut), e aneksuar nga Greqia, e cila nuk është ndryshe (nga shembulli Jugosllav). Kjo është vetëm një përsëritje e të njëjtës tragjedi me tri akte : Shpronësim, dëbim, asgjësim.

***

Unë kam folur më sipër për një milion shqiptarë në Jugosllavi. Sipas jugosllavëve, atje tani ka vetëm 700 000 ! Mos vallë i kanë hequr qafe 300 000 ? Dhe sa kohë do u duhet për të eliminuar ata që kanë mbetur ? Ata (jugosllavët) do të veprojnë shpejt kësaj here dhe pa formalitete të panevojshme. Dhe kjo do të jetë lavdia më e madhe e « Dorës së Bardhë Panserbe » !

Në mes të Europës po përsëritet një tragjedi po aq e përgjakshme sa ajo e armenëve në Azinë e Vogël. Por tragjedia armene ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ishte e vështirë të ishe human, ndërsa tragjedia shqiptare në Jugosllavi ndodh para syve tanë në kohë paqeje, kur është e vështirë të imagjinohet se mund të jemi aq mizor.

Pra, kancelaritë evropiane, të cilat janë të vetëdijshme për këtë çështje, nuk janë shqetësuar fare. Me sa duket, tonet e zbutura nuk janë në modë… Në Azinë e Vogël, bëhej fjalë për krishterë që u shfarosën nga muhamedanët turq. Në Jugosllavi dhe Greqi, bëhet fjalë për muhamedanë shqiptarë të shfarosur nga krishterët serbë dhe grekë. Ky është ndryshimi. Dhe kjo shpjegon në një farë mase indinjatën e djeshme dhe apatinë e sotme. A jemi ende në mesjetë ?

E gjitha kjo e ka një shpjegim : vrasësit e armenëve ishin turqit, armiqtë e Luftës së Madhe ; vrasësit e shqiptarëve janë serbët dhe grekët, aleatët e Luftës së Madhe.

Gjithçka u lejohet aleatëve fisnikë. Por atëherë, a jemi ende në luftë ? Fatkeqësisht, po. Vetëm naivët besojnë se kemi bërë paqen e Versajës !

Fan Noli

Ish – Kryeministri shqiptar »

Një flakëvënës në Shtëpinë e Bardhë?


Në Uashington Trump u kundërvihet demonstruesve dhe medieve, në Koblenc shokët e tij të idealit në Europë festojnë. Pa asnjë dyshim: Rendi i vjetër është vënë në shënjestër, mendon Volker Wagener.

Bota e vjetër e shekullit të 20-të ka marrë fund pa kthim – Frank-Walter Steinmeier, ende ministër i Jashtëm dhe së shpejti kreu i shtetit gjerman nuk është një nga ata që i shpëton kollaj goja- e megjithatë ai i përmblodhi kështu zhvillimet aktuale. E pikërisht, Marine Le Pen, kryetarja e Front National i jep atij të drejtë. „Po përpjetojmë aktualisht fundin e një bote dhe lindjen e një të reje”, tha ajo të shtunën (21.01) në Koblencin gjerman, ku u mblodhën 800 të ftuar, populistë të djathtë nga e gjithë Europa. Mund të qahesh për këtë, po nuk ia vlen. Brexit është realitet. Trump po ashtu. Në Europën perëndimore po ndodh një metamorfozë politike. Populizmi është në modë. Asgjë (ende) nuk duket se do të jetë si më parë. Së shpejti votohet në vende të tjera të rëndësishme: Franca, Spanja, Gjermania.

Një flakëvënës në Shtëpinë e Bardhë?

Ndërkohë që SHBA po i thonë përfundmisht lamtumirë epokës si fuqi e rendit botëror. Në Siri ato i kanë hapur vend Putinit. Aq më shumë do të përqëndrohen ato tani në Izrael. Premtimi i fushatës për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem nuk është thjesht një vendim organizativ – ajo është një deklaratë politike. Një deklaratë e fortë madje. Një zhvendosje e tillë mund gati të barazohet me njohjen faktike të Jeruzalemit si kryeqytet i vetëm i Izraelit. Më pak i rrezikshëm do të ishte një flakadan nëpër një pikë karburanti.

E për Europën nuk ka pse ta vrasë mendjen presidenti i ri, për këtë ai ka Petryt, Le Penët, dhe Wildersit – të afërmit e tij në qëndrime në format perëndimor. Qëllimi i të djathtëve europianë është kthimi tek shtetet egoiste, të përqëndruara në madhështinë e vet, pasqyrim i qëndrimeve të Trumpit „America first”. Nuk të çudit fakti, që Theresa May është kryeministrja e parë nga kontinenti i vjetër që takohet me Trump. Lamtumira e britanikëve nga BE është për Trump dhe populistët europianë një ushqim i gatshëm për të shprehur hapur përçmimin ndaj aleancave ndërnacionale.

Duket sikur zotëron tallja me çdo gjë që mësoi bota perëndimore pas Luftës së II Botërore. Politika e aleancave, parimi i solidaritetit, ndihma ekonomike. Sigurisht vota e Brexit ishte fitore e ngushtë, më shumë të mobilizuar ishin kundërshtarët e Brexit, të tjerët qëndruan në shtëpi, duke menduar, se do të mjaftojë edhe pa mua, ndoshta është menduar. Edhe Trump përfitoi nga sistemi amerikan i votimit, ndërkohë që në bazë të numrit absolut të votave ai përfaqëson më pak se gjysmën e amerikanëve. AfD në Gjermani dhe Front National janë ende në opozitë. Por ajo që e bën mjaft të rrezikshme zhvendosjen në skaj djathtas të politikës, ndryshimin e normave dhe atmosferën shoqërore në SHBA dhe Europë është urrejtja e hapur ose e nënkuptuar e populistëve ndaj shtetit, demokracisë dhe elitave shoqërore, multinacionalitetit dhe mediave.

Kur e drejta bëhet padrejtësi, rezistenca kthehet në detyrim

Fundjava që kaloi pasqyron nga Uashingtoni në Nju Jork, Boston, Sidnei, Londër, Paris – edhe Koblenc – një realitet tjetër: protestën, protestën masive kundër qëndrimit të thjeshtëzuar, shpjegimeve sempliste për botën dhe nxitësve të së keqes. E nëse demokracia duhet të jetë më shumë, se një koncept akademik në shkolla, atëherë ajo duhet të provojë veten tani, kudo: në parlamente, në media dhe në rrugë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...