Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/29

ARVANITASIT, THEMELUESIT DHE DREJTUESIT E GREQISË MODERNE


Image result for arben llalla
Prof. Arben  P. Llalla

Shqiptarët që banojnë në Greqi dhe janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe: ata që thirren nga grekët arvanitas dhe ata që i thërrasin allvanos ose allvani. Qëllimisht strukturat greke i kanë ndarë në dy grupe shqiptarët, shtetas të Greqisë për të treguar se këta nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shqiptarët me emrin Arvanitasit banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që janë banuar në kohën antike nga Pellazgët, kur themi pellazgët kuptojmë stërgjyshërit e shqiptarëve. Pra arvanitasit i ndeshim në rreth 700 fshatra, duke filluar që nga ishujt Andros, Hidra, Poros, Salamina, Speca, Egjina, etj. Në zonat e Atikisë, Megarinthos, Thivës, Livadhiasë, Korinthit, Argos, Patron, Trifilias, Eubesë, Peloponezit etj.
marko-bocari
Ndërsa ata që njihen me emrin allvanos banojnë në krahinën e Çamërisë si: Janinë, Gumenic, Korfuz, Artë, Prevezë, Konicë etj. Në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Bilisht-Follorinë, ku edhe atje ka disa fshatra nga Follorina e deri në qytetin e Edesa. Janë rreth 39 fshatra që dikur banoheshin dhe banohen nga allvanosët. Ndër ta përmendim Amudhara, Argos Orestiko, Hjilliodhendron, Hjirillovon, Dhrosopigji, Fllamburon, Idhrusa, Kotori Ano, Lehovo, Niki, Tripotamos, Tropeuhos, etj. Më tej këta allvanos i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Thraqi-Evros. Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren Allvanos sepse sipas dokumentave historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek.XV, atëhere kur përmendet për herë të parë emërtimi SHQIPTAR.

Mendoj për ndarjen e emërtimeve të shqiptarëve të Greqisë në grupe Arvanitas dhe Allvani duhet të jetë se Greqia, kur e shpalli Pavarësinë pas vitit 1821 jashtë Greqisë së sotme mbetën shumë ishuj dhe territore të tjera ndër to krahina e Çamërisë që banohej me shumicë dërrmuese nga shqiptarët ortodoksë dhe mysliman, nga qytetit i Follorinës, Edesa, Selaniku e deri në Thraqi-Evros të cilët edhe këto zona mbetën jashtë Greqisë për dhjetëravjeçar. Këto qytete dhe zonat rreth tyre njiheshin si vende që ishin nën drejtimin e Turqisë. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor 1912 shqiptarët e Greqisë që jetonin në zonat e sotme të shteti Grek dhe në ato vite ishin ende nën pushtimin turk u quajtën Allvani, Allvanos (shqiptar) dhe jo Arvanitas (arbër). Kjo besoj se duhet të jetë ndarja e emërtimeve Arvanitas dhe Allvanos nga ana e grekëve, por edhe nga vetë këta arvanitas dhe allvanos.

Duhet thënë se këta allvani në fillim të vitit 1913 e deri më 1945, kur u bë spastrimi etnik i Çamërisë popullsia shqiptare e këtyre zonave ishin nën presionin shtetëror grek për t’u larguar nga Greqia ose për t’u deklaruar grek dhe jo më shqiptar.

Pra, qëllimi ynë në këtë kumtesë është që të njohim të vërtetën e shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas, për kontributin e tyre në themelimin dhe zhvillimin përpara të Greqisë moderne.

1.- Pse thirren Arvanitas

Të pakët janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve të Greqisë, që njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janë pjesë e kombit shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga fjala arbana, ndërsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës, njeri që punon tokën.

Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me letërsi, dituri dhe fe, quheshin ilirë dhe më vonë albanë. Ilirët dhe albanët vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë, kurse atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën atdheun e tyre Iliri dhe Albani.

Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160), për herë të parë përmendi popullin “alban” dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, të vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se popullsia, që ndodhet pas Durrësit, e quante veten “Arbanez”1.

Në fillim të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA2. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave 1096-1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindje.

Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quanin veten e tyre arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin arvanitas?!

Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve. Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm. Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës. Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias në gjuhën greke. Turqit, arvanitasit i quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë “greci”.

Që arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana Degli Albanesi”, dhe një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me emrin Greci.

Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450”3.

Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.

Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur nga shekujt IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërnguljetë e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.

Disa historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen grekëve “vorioepiriotë”.

Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek. Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “Βyλγαροι, κι Αρβανιτις, Αρμενος, κι Ρομιο, Αραπιδες4”, që në shqip do të thotë: “bullgarë, shqiptarë, armenë, grekë, arabë”. Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.

Është e vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, ishte një luftë fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas5.

Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.



Arvanitasit janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër osmanëve turq, për formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranë Tirnovas, Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami6.

Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, ishin arvanitë7. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.

Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre.

Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”8.

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës evropiane.

Në vitin 18509, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga varësia e Fanarit të Stambollit.

Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë Ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari, mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me të.

Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë. Në 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 188510.

Nga gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.

Një arvanitas i quajtur Jani Bukura në vitin 1840, ndërtoi të parin teatër në Athinë me mure guri, i cili mbeti në histori si “Teatri Bukura”. E shembën edhe këtë në vitin 1878, dhe sot në vendin ku ndodhej teatri “Bukura” ndodhet Shkolla Artizanatit. Pronari guximtar Jani Bukura, “gjendet” në Muzeun Etnologjik dhe Historik të Athinës, në një kopje allçie që e krijoi e bija Eleni Bukura, për të mbajë figurën e tij të pathyer në kujtesën e saj. Jani Bukura vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër greke e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas në Greqi.

Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Piktorë të huaj, të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase, mbushën tablotë e tyre me këto tema.

Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas gjenden nëpër muzetë e mëdha të Evropës dhe kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë por, nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.

Nga fara arvanitase, dolën shumë piktorë, disa prej tyre me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe lufta shekullore e kombit të arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet e tyre shekullore etj.

Disa nga këta piktorë arvanitas me famë janë: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë kanë prejardhje shqiptare ngase kanë deklaruar vetë që janë nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese arvanitase si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia11, etj, që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sot nga arvanitasit.



Kështu, një popull me shpirtin luftarak dhe artistik, që nga gjiri i tij kanë dalë heronjë, politikanë, akademikë, piktorë etj, është e natyrshme të shprehej edhe në vargje poetike letrare. Në shekujt e kaluar, gjuhës shqipe, i bëhej një luftë e ashpër për ta zhdukur nga kujtesa e popullit të saj. Por, edhe ky qëllim dashakeqës nuk u arrit, sepse, populli arvanitas diti ta ruajë gjuhën në kujtesën e vet. Mënyra se si është ruajtur gjuha shqipe është interesante për faktin se nuk shkruhej në masën e gjerë të popullatës arvanitase, nuk e lanë të tjerët që gjuha shqipe të shkruhej! Kështu, populli arvanitas zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij. Këngët arvanitase u përkasin teksteve të këngëve dhe poezisë së lirikave të vjetra arvanitase, këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore.

Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi “Historinë e Shtatë Ishujve” të vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në Korfuz12, kur pastronin armët, këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden në librin me titull “Bleta Shqiptare” të autorit Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera shkruan: “Nga ç’di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë dhe atyre kaçake”13.

Kështu u bë greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh duke humbur identitetin e saj të vërtetë shqiptar.

Në tetor të vitit 200214, pas një pune 17 vjeçare kërkimesh, muzikologu dhe këngëtari i njohur arvanitas Thanasi Moraiti botoi antologjinë e parë të teksteve të këngëve arvanitase të Greqisë me titull “Antologjia e këngëve arvanitase të Greqisë”, një libër shkencor, me vlera të mëdha historike dhe kulturore për kombin e arbërit. Kjo antologji, është fryti i një pune shumëvjeçare të mundimshme dhe të lodhshme e cila përmban në vete jo vetëm një njohje të thellë të antologjisë së gjuhës, por edhe të njohjes së thellë muzikore. Bëhet fjalë për një vepër e cila vjen të mbushë një boshllëk të madh, më në fund kënga dhe poezia muzikore popullore arvanitase është e regjistruar dhe kjo më e pakta e asaj që ekziston, por mbi të gjitha është hedhur baza e saj. Dhe kjo është një nga punët me anë të së cilës duhet të mbërrijmë dhe të zgjerojmë horizontet tona edhe më tej por, përmbledhje të letërsisë arvanitase në një antologji letrare nuk ka të botuar e as nuk është zbuluar deri më sot.

3.- Gjuha shqipe e ruajtur në shekuj nga arvanitasit

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin e sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar.

Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet.

Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:



Meqë nuk dimë të shkruajmë,

mjaftohemi me të folur,

me këngët dhe me vajet

kujtesa jonë kështu ruhet

Askush nesh nuk dinte të shkruante,

por i bëmë këngë dhe u ruajtën

goja-goja deri më sot

kujtesa jonë e gjallë mbet.



Një tjetër këngë është:


Arvanitasit këndojnë,

gjuhën e tyre mos harrojnë

shiko atë plakun si këndon

edhe gjaku si i qarkullon.

Gojë më gojë ruhet jeta

me këngët e vërteta.

Arvanitasi nuk di të shkruajë,

por me këngë di ti ruajë.



Në një tjetër thonë:



Gjuha jonë vetëm thuhet

nuk e lanë që të shkruhet

bëmë këngë këshillat e urta

që të mos harrohet gjuha.



Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës15.

Në vitet e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Reinhold, u mor me studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në flotën detare greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai, e mësoi gjuhën shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.

Athina, u pagëzua kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë kryeqytet i Greqisë të pas kryengritjes së vitit 1821 ishte qyteti i Nafplios që banohej me shumicë popullsi arvanitase. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në vitin 1833 kur mbreti Oton vjen në Greqi, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin.

Me rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të hutuar me fjalët: “Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd!” Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”16.

Në veprën e tij “Pellazgjishtja” (Nocetes Pelasgicae), që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe “gjuha e flotës” dhe këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij. Në veprën e sipërpërmendur përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë gjuhëtarët evropianë që u morën me gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe nuk kishte alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruajnë, duhej të përdornin alfabetin e greqishtes, ashtu siç bënë Kundurioti dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine, siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të Italisë. Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij “Childe Harold’s”.

Në periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë leksikografinë e gjuhës shqipe si më e rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit, i cili me nxitjen ndoshta të Pukëvilit Konsullit francez në Janinë, hartoi “Fjalorin e romeishtes (greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së thjeshtë”17. Para këtij fjalori, gjatë shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhësh; greqisht-arumanisht-shqip i Teodor Kavaliotit më vitin 1770. Fjalori i Teodor Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u quajt “Protopirinë” i cili u botua në fillim në Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik. Teodor Kavalioti (1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur “Akademia e Re”.

Disa vite më vonë kemi dhe fjalorin katërgjuhësh të Daniel Mihal Voskopojarit në fillim të shekullit XIX me gjuhë të katërt bullgarishten. Fjalori i Danil Voskopojarit, kishte mbi 1000 fjalë dhe u botua për herë të parë më 1802 në Venedik dhe u ribotua tre herë brenda 8 viteve. Këta fjalorë mund të kenë shërbyer për kuvendimet ndërmjet popujve të Ballkanit që bashkëjetonin në shumë krahina të Greqisë së Veriut, kurse në Greqinë e Jugut nuk ishte e nevojshme përderisa këtu greqishtja quhej nga shumica e popullit si gjuhë e aristokracisë, ndërsa shqipja si gjuhë e popullit, e përdorimit të përditshëm. Kjo është arsyeja e parë që nuk kemi asnjë përpjekje për hartimin e një fjalori greqisht- shqip në vitet para kryengritjes së 1821-shit.

Pas kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një tjetër arsye, negative. Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.

Vlerësimet e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej krejtësisht nga greqishtja. Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në ditët tona brenda Greqisë, me gjithë përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të shtetit grek për zhdukjen e saj.

Rreth viteve 1860-1890 vërehet fenomeni i revolucionit të zhvillimit për gjuhën shqipe. Atë kohë u shkruan dhe veprat më të rëndësishme rreth gjuhës shqipe dhe kulturës që pasqyrohej nëpërmjet saj. Nismëtarë janë intelektualët: Thimi Mitko, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, etj. Por, edhe shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitasit si: Kupitori, Kullurioti, Birbili, Dhriva, Botasi dhe grupi i shoqatës “Helenismos” me në krye Neokli Kazazin. (Një vepër së cilës i referoheshin shpesh ishte punimi trivëllimësh i gjermanit G.Hahn “Albanesichce Studien”, që është botuar më 1854 në Vjenë). Në atë periudhë themelohet edhe “Lidhja e Arvanitasve” dhe shkruhet “THIRRJA” e vitit 1899, për krijimin e një mbretërie të përbashkët greko-shqiptare, të ndarë nga feja.

Vepra më e rëndësishme nga pikëpamja gjuhësore është fjalori greqisht-shqip i Kostandin Kristoforidhit. Në këtë fjalor pasqyrohen vetëm idiomat gjuhësore nga Epiri deri në Shqipërinë e Veriut. Një fjalor i gjuhës shqipe, në kuptimin e mirëfilltë, domethënë pasqyrimit të gjuhës shqipe që flasin arvanitasit, banorë që jetojnë në Greqinë që në kohën antike, mungon edhe sot e kësaj dite.

Në shekullin XIX, një tjetër shkencëtar, Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878)18, kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi “Abetare të gjuhës shqipe” dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Aug. Dozan19. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndërrmjarja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk dihet.

Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë që ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, G.Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet “Albanesich Studien V” faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht20.

Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën “Η ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Zëri i Shqipërisë). Ai botoi më 1882 dy libra në gjuhën greke “Ankimet shqiptare” dhe “Klumësht për foshnjat”. Veprimtaria e këtij arvanitasi të shquar u ndërpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e burgosi në Athinë. Në vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar në burgun e Athinës.

Nga kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime më të vjetra të gjuhës shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si gjuhë popullore, rrjedhimisht “barbare”, përdornin qoftë greqishten, qoftë latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë jashtëzakonisht të pakta.

Në vitin 1998, Bashkia e Livadhjas në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga data 6-7 nëntor 1998, me temë “Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumëkulturore” (ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΑ ΚΑΙ ΕΛΛΗΝΙΚΑ ΖΗΤΗΜΑΤΑ ΠΟΛΥΓΛΩΣΣΙΚΩΝ ΚΑΙ ΠΟΛΥΠΟΛΙΤΙΣΜ-ΙΚΩΝ ΚΟΙΝΟΤΗΤΩΝ).

Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë dhe të huaj, ndër ta: Francesco Altimari, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian D.Joseph, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A.Friedman, pedagog në Universitetin e Çikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin e Çikagos, Eric Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe tha: “Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të qytetërimit humanitar në tërësinë e Euro-Azisë”21.

Pedagogu Viktor A.Friedman22 bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.

Arkadia Ukraina Madrica Gjuha standarde



Djelë d’il djellë diell

Çili cil’i çili cili

Ni n’i ni një

Likurë l’ikurën lëkurë lëkurë

Çupejtë shpejt shpejt shpejt

Pëshkëj pël’qen pëlqyen pëlqej

Pjesi pjy pjosë pyesë

Minges minues mëngjes mëngjes

Moi mui muoj muaj

Baba tati tate baba, tatë

Ljupë l’opë lopë lopë

Ljutë l’ot lot lot

Fortë hortë hortë fortë

Krie kry kruve krye

Bje bi bje bie

Vshatë vshatë fshat fshat

Ga ga nga nga



Siç shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes.

Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit “Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë” dhe tha për gjuhën arvanitase:

“Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafil, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologjia dhe na thonë: “Ju flisni shqipen e vjetër”. Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten, dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje, pra, por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi Zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është gjynah që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur”23.

Siç del edhe nga deklarata e ish-ministrit të jashtëm dhe ish-ministër i kulturës në Greqi, Teodoros Pangallos, vërehet qartë dhe saktë që arvanitasit janë bij të mëmës Shqipëri dhe flasin të njëjtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm.

Ndërsa, studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, në veprën e tij “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase, mbi bazën e idiomës së Atiko-Beotisë” shkruan:

“Gjuha arbërishte në Greqi kishte 50 vitet e fundit një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe gjuhësore të saj. Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re”24.

Dihet që studiuesit dhe historianët e ndryshëm që janë marrë me studimet letrare për arvanitasit na kanë sjellë dëshmi të botuara në vitet 1872-1879 nga Panajot Kupitori dhe Anasata Kullurioti. Veprat e të cilëve janë të njohura për opinionin shqiptar. Por këto nuk janë të mjaftueshme. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të bërë kërkime, për të sjellë fakte të reja për shkrim shqip të shkruar nga arvanitasit e Greqisë.

Nga kërkimet e mia shumë vjeçare në Greqi nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike të shkruara në gjuhën shqipe, me shkronja greke. Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 1571 nga poeti arvanitas luftëtar Manoli Blesi. Në vargjet e poemës përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara nga Kostandin Biri dhe Aristidh Kola25.

Një tjetër poemë e panjohur ka qenë e shkruar në mars të vitit 1889 nga një arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesës së Princeshës së Greqisë Aleksandra me Dukën e madh të Rusisë Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit Aleksandri i dytë. Ky krijim i madh vjershëtor ka 430 rreshta dhe është botuar për herë të parë në revistën “APOLLON”26, Maj të 1889 që dilte në Athinë. Në këtë revistë poema është botuar në gjuhën greke dhe shqipe. Po ashtu në faqen e parë të gazetës greke “E ARDHMJA E ATDHEUT”27 e 29 dhjetorit 1860, është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas. Në shekullin e XIX arvanitasit kishin një ndikim të madhe në zhvillimin e jetën politike dhe shoqërore në Greqi. Deri më sot këto materiale letrare me vlera të larta nuk ishin bërë të njohura për opinionin shqiptar.

Në mbyllje dua të bëj edhe një sqarim përfundimtar për emërtimin e shqiptarëve të Greqisë me emrin arvanitas.

Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grek. Kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.

Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar28.

Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh29. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas30.

Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar31.

Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe.

Edhe unë, në këtë kumtesë, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe.

Sot arvanitasit i gjejmë në majat më të larta të jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Kryetari i sotëm i Republikës së Greqisë Karolos Papuliasi është nga një fshat i Çamërisë me emrin Voshtina, sipar Aristidh Kolës ai është me origjinë shqiptare dhe para shumë vitesh familja e tij i përkiste besimit islam. Edhe ministria e jashtme e Greqisë Dora Bakojani nga nëna është me origjinë arvanitase.



1 Edwin Jacques “SHQIPTARËT”, Tiranë, 1995, fq. 183.

2 Po aty.

3 “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, gusht 2002, fq.71.

4 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 7 shkurt 2003, fq. 13.

5 “EKSLUZIVE”, Prishtinë, tetor 2002, fq. 78.

6 Koli Xoxi, “LUFTA E POPULLIT GREK PËR PAVARËSI-kontributi shqipta”, Tiranë, 1991, fq. 115.

7 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΑΓΟΝΙΣΤΕΣ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1984.

8 Dhimitër Grillo, “ARVANITËT DHE SHQIPTARËT NË LUFTËN ÇLIRIMTARE TË POPULLIT GREK”, Tiranë, 2003, fq. 51.

9 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΠΡΩΘΥΠΟΥΡΓΟΙ ΤΗΣ ΕΛΛΑΔΑΣ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1983.

10 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΑΚΑΔΗΜΑΙΚΟΙ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1985.

11 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΖΩΓΡΑΦΟΙ ΤΗΣ ΝΕΩΤΕΡΗΣ ΕΛΛΑΔΑΣ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1986

12 Kumtesa e Aristidh Kolës në biografinë e CD “ARVANITIC SONGS”, THANASSIS MORAITIS, Athinë, 1998, fq. 3.

13 Po aty, fq. 4.

14 Arben P. Llalla, “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006. fq. 22.

15 Po aty, fq. 26.

16 Koli Xoxi, “LUFTA E POPULLIT GREK PËR PAVARËSI-kontributi shqiptar-”, Tiranë, 1991, fq. 504.

17 “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, shkurt 2002, fq. 71.

18 ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, “ΑΡΧΕΙΟ ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ”, Athinë, 1996, fq. 9.

19 ΜΑΡΚΟΥ ΜΠΟΤΣΑΡΗ, “Λεξικον της Ρωμαικης και Αρβανιτικης απλης” Athinë, 1993, fq. 30.

20 ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, “ΑΡΧΕΙΟ ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ”, Athinë, 1996, fq. 11.

21 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 1 nëntor 2002, fq. 11.

22 ΛΟΥΚΑΣ ΤΣΙΤΣΙΠΗΣ, “ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΑ ΚΑΙ ΕΛΛΗΝΙΚΑ ΖΗΤΗΜΑΤΑ ΠΟΛΥΓΛΩΣΣΙΚΩΝ ΚΑΙ ΠΟΛΥΠΟΛΙΤΙΣΜΙΚΩΝ ΚΟΙΝΟΤΗΤΩΝ” Livadhia, 1998, fq. 223.

23 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 1 nëntor 2002, fq. 11.

24 ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, “ΑΡΧΕΙΟ ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ”, Athinë, 1996, fq. 9.

25 Arben P. Llalla, “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006. fq. 22.

26 Po aty, fq. 37.

27 Po aty, fq. 60.

28 Niko Gjini, “FJALOR GREQISHT-SHQIP”, Janinë, 1993, fq. 14.

29 ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori “GREQISHT-SHQIP”, Athinë, fq. 65.

30 ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori “SHQIP-GREQISHT”, Athinë, fq. 741.

31 Arben P. Llalla, “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006. fq. 10.

Image result for arben llalla

Arben P. Llalla ka lindur më 17 janar 1972 në qytetin e Elbasanit. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Nga të dy linjat familjare rrjedh nga familje të shëndosha kombëtare që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Është i diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Histori.
Nga viti 1992 e deri 2004 ka jetuar dhe punuar në Greqi. Që nga viti 1997 ka punuar gazetar duke bashkëpunuar dhe shumë gazeta dhe revista shqiptare në botë. Në 1998 ka filluar të bashkëpunojë me Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë për studime historike dhe ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Aristidh Kola.


Në vitin 2000 filloi të botonte studimet e para për jetën dhe kulturën e arvanitasve të Greqisë. Deri më sot ka botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare mbi 70 punime shkencore historike që kanë të bëjnë në veçanti me arvanitasit që nga themelimi i shtetit grek. Në dhjetor të viti 1998 është themelues i “Forumit të Emigrantëve shqiptar”- dega Selanik, dhe deri më tetor 1999 ishte kryetar i saj. Në shkurt të vitit 2000 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, ishte në këtë post deri më shtator 2000.
Më 2004 ishte përfaqësues i Ekzekutiv në Maqedoni i Lobit shqiptaro-amerikan në fushatën “PAVARËSIA E KOSOVËS TANI”, në mbështetje rezolutës së Kongresit amerikan.

Botime


Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889 - 2006
Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar - 2007
Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut - 2013

(Floripress)

NË GREQI 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP


Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.

BRUKSELI GREQISË:  MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP

Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesit e njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgang Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez). Qëllimi ishte që përfaqësuesit europianë gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite.
BRUKSELI GREQISË:  MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP
Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime. Megjithatë, grupi i studiuesve nuk u ndal deri në fund të misionit për të sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme shkencore për praninë e shqiptarëve në Greqi.

BRUKSELI GREQISË:  MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP
Emrat e fshatrave të mëposhtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.

Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe. Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra, ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes.
BRUKSELI GREQISË:  MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP
1-Qarku i Atikës ka rreth 84 fshatra, ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami).


2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina.


Kryeqyteti i ishullit të Salaminës, Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanit nga Salamina në një intervistë për një kanal televiziv shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë.

BRUKSELI GREQISË:  MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP

3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri.

 4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia.

 5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.

6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori.

7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos.

8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja),

9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari.

10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.


11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit grek.Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi.

12-Mantinias ka Dara.

13-Në Kalavrita është (Lukuria).

 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht. Sot, gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) .

15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur pothuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra.

16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk.


Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase.

 17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA.

18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.

Çfarë mund dhe çfarë s’mund të bëjë Presidenti Amerikan ?


Çdo president, qysh prej kohës së George Washington, ka përdorur pushtetin ekzekutiv në një mënyrë apo tjetrën – disa më shumë se të tjerët.

Paraardhësi i Donald Trump-it, Barack Obama, ishte përdorues i zellshëm i pushtetit të vet ekzekutiv. Ai ndoqi një traditë të gjatë të presidentëve duke përdorur lëvizje të njëanshme për t’i shmangur ligjvënësit këmbëngulës.

Më poshtë mund t’i lexoni disa gjera rreth lëvizjeve të njëanshme të Donald Trump-it – çfarë mund dhe çfarë nuk mund të arrijë me to.

Urdhri Ekzekutiv

Urdhri ekzekutiv është një dokument zyrtar i nënshkruar nga presidenti që njofton rreth një politike qeveritare. Përmes urdhrit ekzekutiv, presidenti i jep udhëzime departamenteve dhe agjencive të Qeverisë për atë se si të veprojë në një fushë të caktuar.

Urdhri ekzekutiv është ligjërisht i detyrueshëm, si dhe i shkruar në gazetën zyrtare të Qeverisë, “Regjistri Federal”. Çdo urdhër ekzekutiv numërohet.

Urdhrat ekzekutivë nuk mund ta përmbysin një ligj të aprovuar nga Kongresi. Të kufizuar në fushëveprime, pushteti i tyre nuk është aq i gjerë sa i një cope legjislacioni.

Presidenti Trump mund ta përmbysë cilindo nga urdhrat ekzekutivë të ish-presidentit Barack Obama, njësojë siç mund ta bëjë edhe pasardhësi i Trump-it në të ardhmen.

Si do të dukej urdhri ekzekutiv në jetë reale?

Presidenti Obama përdori memorandume për ta nisur politikën “Veprimi i Shtyrë për Mbërritjet e Fëmijëve”, i cili kishte për qëllim që t’i largonte nga hija njerëzit e sjellë në SHBA ilegalisht sa ishin fëmijë.

Ai nuk ka mundur t’iu japë atyre nënshtetësinë amerikane, apo t’i bënte banorë legal përgjithmonë pa ndihmën e Kongresit, megjithatë ai u dha atyre një status të përkohshëm legal. Presidenti Trump mund shumë lehtë ta shfuqizojë këtë vendim.

Sa shpesh përdoren urdhrat ekzekutivë?

Numri i përgjithshëm i urdhrave ekzekutivë që çdo president i ka përdorur dallon. Presidenti Obama përdori 277 urdhra ekzekutivë gjatë dy mandateve si president. George W. Bush përdori 291, Bill Clinton 264 dhe Ronald Reagan 381.

Si përdorën veprimet ekzekutive?

Presidenti Obama shfrytëzoi disa nga këto lloje të tjera të veprimeve ekzekutive me më shumë shpeshti se urdhrat ekzekutivë.

Trump mund shumë lehtë t’i përmbysë disa nga këto.

Ai filloi duke e përmbysur urdhrin ekzekutiv të Obamas i cili e kishte përmbysur politikën e George W.Bush. Vendimi i Obamas lejoji që SHBA t’i financojë disa grupe ndërkombëtare të cilat përdornin fondacione jo-amerikane për t’i ndihmuar abortit. Trump do ta ndalojë këtë.

Kongresi mund të ndërhyjë në autoritetin ekzekutiv të Presidentit duke e kufizuar financimin për një program të caktuar, apo përpilimin e një ligji i cili në mënyrë eksplicite e parandalon një urdhër ekzekutiv nga futja në fuqi.

Urdhrat dhe veprime ekzekutive janë më të dobëta në krahasim me ligjet e aprovuara nga Kongresi

Për dallim nga veprimet ekzekutive, një ligj fillon në Kongresi si projektligj, dhe aprovohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, dhe nënshkruhet nga presidenti.

Ligjeve po ashtu iu nevojitet nënshkrimi i shumë zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë që të aprovohen – që do të thotë se presidenti nuk është pronari i vetëm politikan i çfarëdo cope të legjislacionit.

Por ligjet, bazuar në dizajn, janë shumë të vështira për t’u miratuar. Pakica në Kongres mund të ndalë pothuajse çdo gjë që organizon kundër. Një ligji mund t’i duhen vite të tera planifikimi dhe lobimi për ta gjetur momentin e duhur për t’u aprovuar. Veprimet e presidentit, të përkohshme dhe kufizuara, mund të miratohen me një nënshkrim të stilolapsit.




 Ronald Reagan (20 janar 1981 - 20 janar 1989)
Image

Ronald Wilson Reagan ka shërbyer si presidenti i 40 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa punën e ka bërë në një mënyrë sa që të gjithë amerikanët e asaj kohe, dhe të ditëve të sotme, do të thoshin se ai ka qenë me të vërtetë një prej më madhështorëve. Karrierën e kishte filluar si aktor, e më pas filloi të merret me politikë. Disa nga momentet më të rëndësishme të mandatit të tij përfshijnë përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe nxitjen e një lulëzimi 20-vjeçar ekonomik. Ai gjithashtu ka siguruar një reduktim të armëve bërthamore në SHBA dhe në botë.
John F. Kennedy (20 janar 1961 - 22 nëntor 1963)Image
John F. Kennedy ka qenë presidenti i 35 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është pa dyshim njëri ndër presidentët më të famshëm amerikan në botë. Përkundër faktit se ishte një lider i madh, shumica e njerëzve e mbajnë në mend atë në lidhje me atentatin në Dallas në vitin 1963 nga ana e Lee Harvey Oswald-it. Legjislacioni i tij në lidhje me lëvizjet e të drejtave të qytetarëve nuk e pa dritën e ditës deri pas vrasjes së tij. Megjithatë, arritjet e tij në politikë të jashtme janë arritjet më të mëdha të tij, veçanërisht mënyra se si u mor me krizën e raketave kubane në vitin 1962, kur shmangu konfrontimin bërthamor me Bashkimin Sovjetik. 
Dwight D. Eisenhower (20 janar 1953 - 20 janar 1961)Image
Dwight D. Eisenhower ishte presidenti i fundit madhështor i lindur në vitet 1800, ndërsa ishte presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para se të bëhej president, ai ka shërbyer si gjeneral në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ishte edhe komandant suprem i forcave aleate në Evropë. Ai është përfshirë në këtë listë për shkak se ka pasur shumë sukses gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu është i famshëm për shkak se i dha fund luftës koreane.
Woodrow Wilson (4 mars 1913 – 4 mars 1921)Image
Me gjithë gjërat pozitive e negative gjatë mandatit të tij, Woodrow ka qenë me të vërtetë një president madhështor. Wilson ishte presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjatë mandatit të tij ai ka nisur politika që kanë sjellë shumë progres, ka aprovuar ligje të rëndësishme dhe ka sjellë reforma në qeveri dhe në shtet. Ai i ka konsideruar bankat dhe monopolet si kërcënime të ekonomisë, ndërsa ua kishte reduktuar fuqinë këtyre institucioneve në mënyrë që të përfitojë populli. Ai ka qenë mbështetës i lirisë dhe reduktimit të armëve. 
Harry S. Truman (12 prill 1945 -  20 janar 1953)Image
Harry S. Truman ishte presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Truman u bë president pasvdekjes së paraardhësit të tij Franklin D Roosevelt, i cili vdiq pas tre muajve të mandatit të tij të katërt. Ai u bë president në kulm të Luftës së Dytë Botërore, luftë kjo të cilës i dha fund duke përdorur bombë atomike, ndërsa ai e pa edhe fillimin e Luftës së Ftohtë, e cila zgjati mjaft shumë. Truman kreditohet me krijimin e NATO-s, CIA-s dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai nxiti ndihmën për Berlinin, pranoi Izraelin si shtet.
Thomas Jefferson (4 mars 1801 - 4 mars 1809)Image
Thomas Jefferson ishte presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sikur George Washington-i ishte njëri nga etërit themelues të shtetit. Përveçqë ishte një ndër presidentët më të mirë, ai ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, pasi që kishte nivel të lartë të shkollimit dhe kishte përvojë me ligjin dhe filozofinë. Ai mbahet mend si mbështetës i të drejtave të njeriut për shkak se i konsideronte të gjithë njerëzit si të barabartë dhe skllavërinë e konsideronte si amorale.  
Theodore Roosevelt (14 shtator 1901 - 4 mars 1909)Image
Theodore Roosevelt ishte presidenti i 26 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është një ndër presidentët më të mirë që ka pasur Amerika. Theodore ishte dhe mbetet personi më i ri që është bërë president. Ai e mori këtë post pas atentatit ndaj paraardhësit të tij, presidentit McKinley, e më pas i fitoi zgjedhjet për t’u bërë president i zgjedhur me vota. Ai ka pasur për qëllim që të sigurojë marrëveshje të ndershme mes punëtorëve, konsumatorëve dhe bizneseve. Gjatë mandatit të tij ai ka themeluar pesë parqe kombëtare, ndërsa ka lënë anash 17 milionë hektarë të tokës si pyje natyrale.
Franklin D. Roosevelt (4 mars 1933 -  12 prill 1945)Image
Franklin D. Roosevelt ishte presidenti i 32-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mund të thuhet pa dyshim që ai ka qenë një ndër presidentët më të mirë që ka pasur shteti ndonjëherë. Ai ka shërbyer më së gjati si president në historinë amerikane, duke fituar katër parë zgjedhje, gjë që nuk është arritur nga ana e asnjë presidenti. Gjatë viteve të tij si president, ai e ka udhëhequr shtetit drejt daljes nga depresioni i madh i viteve 1930 dhe në pjesën e mirë të Luftës së Dytë Botërore; periudha këto që e kanë bërë të dallohet si një lider i madh. 
George Washington (30 prill 1789 - 4 mars 1797)Image
George Washington është i ati themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, titull ky të cilin e ka pranuar sepse ishte presidenti i parë i shtetit. Ai konsiderohet nga shumë si presidenti më i mirë i të gjitha kohërave, ndërsa gjërat e arritura gjatë dy mandateve të tij janë testament i faktit se sa i madh ka qenë. Washington ka frymëzuar ndjekësit e tij, ka respektuar ushtarët dhe është kujdesur për ta, ka çmuar të gjithë njerëzit që ka takuar. Ai ka qenë një njeri mjaft modest. 
Abraham Lincoln (4 mars 1861 - 15 prill 1865)Image
Abraham Lincoln ishte presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa dyshim ishte një ndër presidentët më të mirë që ka pasur Amerika që nga pavarësia e saj më 4 korrik të vitit 1776. Është pothuajse e pamundur që të përmblidhen të gjitha gjërat që i ka parë për të treguar pse amerikanët, ata të së kaluarës dhe të tanishmes, e konsiderojnë atë si presidentin më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ishte shumë i mençur dhe e ka rrethuar veten me njerëz të mençur, pa marrë parasysh bindjeve të tyre politike. Ai ka qenë kundër skllavërisë, ka vizituar ushtarët e tij në beteja dhe spitale.


****************

Presidentët “më të këqinj” amerikanë në kohë lufte

Nga dyzet e katër presidentë, trembëdhjetë ishin presidentët e luftërave të mëdha, katër prej tyre përmes trashëgimisë dhe pjesa tjetër përmes fillimit të konfliktit
Asnjë vendim presidencial nuk është politikisht më i rrezikshëm, sesa shpallja e një lufte. Kjo për shkak se votuesit janë më të shpejtë e më të egër për t’i kthyer shpinën krerëve të shtetit, kur luftërat shkojnë keq, sesa kur ngjarjet bëhen të mundimshme, në fusha të tjera të qeverisjes. Mjerë për atë president, që e gjen veten në një luftë, të cilën s’mund ta fitojë dot dhe prej së cilës s’mund të dalë, ose kur konstaton se çmimi i luftës i tejkalon përfitimet e premtuara, apo kur mëson se arsyetimi i luftës nuk i reziston më kohës.

Këtu po analizojmë rastin e 5 presidentëve më të këqij, që e morën detyrën kur vendi ndodhej në luftë, njerëz që e çuan vendin e tyre në luftë, ose që vazhduan një luftë të trashëguar, por që gjithësesi nuk mundën të ishin të suksesshëm në synimet e shpallura. Në katër raste, ne mund të shohim çfarë lloj çmimi ata apo partitë e tyre paguan, për mungesën e këtij suksesi. Rasti i pestë, ai i vendimeve të Barak Obamës për luftërat në Irak, Afganistan dhe rajonin e Lindjes së Mesme, mbetet ende një çështje e hapur, se çfarë lloj çmimi do të paguhet.

Nga dyzet e katër presidentë, trembëdhjetë ishin presidentët e luftërave të mëdha, katër prej tyre përmes trashëgimisë dhe pjesa tjetër përmes fillimit të konfliktit. Ata janë: Medison, Polk, Linkoln, Mekinli, Uilson, Frenklin Ruzvelt, Truman (nga trashëgimia dhe fillimi), Ajzenhaur (nga trashëgimia), Lindon Xhohson, Nixon (nga trashëgimia), Xhorxh H.W. Bush, Xhorxh W. Bush (i filluan vetë) dhe Obama (me trashëgimi).

Nga këta, dështimet më të qarta ishin ato të Uilsonit, Trumanit, Xhonsonit, dhe Xhorxh W. Bushit. Obama zë një lloj renditjeje të ndërmjetme, por tek e fundit ai duhet të vendoset në rrethin e atyre, që nuk mundën të ishin të suksesshëm, në menaxhimin e kohës së luftës.

Uilsoni dhe Lufta e Parë Botërore:Mësimi nga Uilsoni dhe Lufta e Parë Botërore, është se kur presidentët e futin vendin në një luftë, ata duhet të mbrojnë atdheun sa më larg që të jetë e mundur. Lufta e Uilsonit e shkatërroi frontin e brendshëm amerikan, ndërsa ndihmoi gjithashtu në krijimin e kaosit evropian, që ndikoi më pas në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.Në prag të rizgjedhjejes së tij, në zgjedhjet e vitit 1916, Uilsoni fitoi mbështetje të gjerë, për shkak të mbajtjes së vendit të tij larg luftës evropiane. Pastaj, menjëherë pas fitores në zgjedhje, ai kërkoi të fusë vendin e tij në luftë. Për të qenë të ndershëm, ai u përball me një sfidë të frikshme të neutralitetit me bllokadën britanike kundër Fuqive Qëndrore, e cila sikurse theksonte Uinston Çërçill, duhej “të vdiste urie të gjithë popullsinë e (Gjermanisë), burra, gra dhe fëmijë, të vjetër e të rinj, të plagosur dhe të shëndoshë, deri në nënshtrimin e plotë”.

Për t’u përballur me këtë kërcënim serioz, gjermanët ndërmorën sulme të shumta me nëndetëset e tyre, për të penguar furnizimet me municione të Britanisë së Madhe, si dhe luftuar bllokadën. Përballë kësaj situate, Uilsoni në mënyrë aspak të mençur, shkeli parimin e neutralitetit duke respektuar bllokadën britanike, dhe lejuar anijet e saj tregtare të hynin në portet amerikane, duke e bërë kësisoj Amerikën bashkëfajtore në dërgesat e armatimit në Britani. Ai gjithashtu deklaroi se Gjermania do të mbahej përgjegjëse, për çdo humbje amerikane në jetës apo pasuri materiale, nga sulmet e nëndetëseve gjermane.

Sekretari i Shtetit, Uiliam Brajan, e pa se kjo qasje e njëanshme do të çonte SHBA-në drejt luftës. Fillimisht ai e paralajmëroi presidentin Uilson, pastaj dha dorëheqjen në shenjë proteste. Megjithatë, Uilsoni e vazhdoi politikën e tij, derisa mori luftën që e dëshironte. Ngjarjet që rrodhën ishin një tallje e nocioneve të tij mendjelehta, rreth Amerikës si një “dritë që do të ndriçojë të gjithë brezat, dhe udhëheqë njerëzimin drejt qëllimimeve të drejtësisë, lirisë dhe paqes”. Në vend të kësaj, pasi theu bllokadën ushtarake në kontinentin e vjetër dhe nxiti zhvillimin e Konferencës së Paqes në Versajë, ai doli kundër disa forca të fuqishme nacionaliste që personifikoheshin nga të pamëshirshmit, krerët e Francës dhe Britanisë, Zhorzh Klemanso dhe Dejvid Lloid Xhorxh. Në mënyrë të pashmangshme, idealizmi i tij u përqesh nga realitetet gjeografike, diferencat mes fuqive, pasionet kulturore, dhe interesat kombëtare.

Shumë studiues kanë argumentuar, se Gjermania u shtyp nga forca e aleatëve, me një ashpërsi të tillë, saqë një luftë e mëvonshme u bë e pashmangshme. Në librin e tij “Largimi i Mbretit”, historiani Riçard Uot shkroi: Emri i vetëm, i lidhur në mënyrën më të pazgjidhshme me Traktatin e Versajës, dhe për pasojë me dështimin e tij, ishte ai i Tomas Udrou Uilsonit. Ëndrrat e një bote me popuj të lumtur, secili i grupuar tek një entitet i shtetësisë së vet, dhe që jeton në vendin e vet historik dhe gjeografik, tani shihen si dëshira idiote, që nuk mund dhe as nuk do të jenë të vërteta ndonjëherë”.

Por, ndërkohë, lufta thërrmoi edhe frontin e brendshëm në Amerikë. Ekonomia kombëtare doli jashtë kontrollit. Inflacioni u rrit në dy shifra. Prodhimi i Brendshëm Bruto filloi të bjerë, me asnjë rritje në vitin 1919, një rënie prej 2.24 përqind në 1920, dhe një rënie të mëtejshme prej 4.16 përqind, në vitin e fundit të Uilsonit në detyrë në vitin 1921. Liritë civile u shkelën në mënyrë flagrante nga Prokurori i Përgjithshëm famëkeq, Miçëll Palmer.

Pati trazira të mëdha nga protestat e dhunshme të sindikatave të punëtorëve. Por ato që kontribuan në paraqitjen e tij më fatkeqe, ishin një seri goditjesh shëndetësore, që e izoluan tërësisht në Shtëpinë e Bardhë. Deri në ditën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920, partia e Uilsonit kishte humbur kaq shumë besueshmërinë, saqë e humbi betejën elektorale me një lumë votash, si edhe 63 vende në Kongres dhe 11 në Senat. Vendi ka parë pak rrënime politike të përmasave të tilla.

Xhonsoni dhe VietnamiLindon Xhonsoni, që u bë president pas vrasjes së Xhon Kenedit, pa menjëherë implikimet fatale në “rrëmujën e mallkuar”, siç e quajti ai Vietnamin. Ai madje i kerkoi mikut te tij këshilltar, senatorin demokrat të Xhorxhias, Riçard Rasëll, për të kritikuar luftën e Vietnamit në Senat, pasi kështu do të kishte një pretekst për tërheqjen e trupave. Por Rasëll refuzoi, dhe Xhonsoni i hyri një politike, që e rriti angazhimin ushtarak të vendit të tij në Vietnam, duke dërguar nga 16.700 këshilltarë ushtarakë që ishin në fillim, një fuqi të plotë çlirimtare prej gati 540.000 trupash, në një përpjekje anti- guerrilase që dukej se nuk kishte asnjë zgjidhje në horizont. Shumë historianë kanë argumentuar se kjo aventurë, ishte e dënuar të dështonte që në fillim, sepse edhe një superfuqi e tillë si Shtetet e Bashkuara, nuk mund të ndikonin mbi ngjarjet në një tokë të largët ekzotike si Vietnami. Ndoshta. Por gabimi më i madh i Xhonsonit, ishte pranimi i strategjisë ushtarake të hartuar nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Meknamara dhe komandanti i tij në Vietnam, gjenerali Uiliam Uestmorland.

Ata e hodhën poshtë idenë e përfundimit të luftës, dhe përqafuan idenë e një stili të ri luftimi, një vendosmëri për të vrarë aq shumë komunistë vietnamezë, saqë regjimi i veriut të Vietnamit do të detyrohej të hynte në bisedime për një zgjidhje. Kjo ishte një marrëzi.

Ky iluzion strategjik goditi ndërgjegjen amerikane me një forcë shkatërrimtare, sidomos pas ofensivës komuniste të Tetit në janar të vitit 1968, ku 70 mijë vietkongë u lëshuan mbi shtabin amerikan të komandës dhe objektiva të tjera strategjike. Kundërsulmi amerikan u provua se ishte po aq shkatërrues, duke shkaktuar vdekjen e 37 mijë komunistëve dhe vetëm 2.500 amerikanëve.

Por shfaqja e aftësive të komunistëve dhe zgjatja mbi 4 vite e luftës, e shkatërruan oreksin e Amerikës për një konflikt, që tanimë dukej i pashpresë.Xhonsoni, duke parë presidencën e vet gjithashtu të shkatërruar, njoftoi tërheqjen e tij, dy muaj pas ofensivës së Tetit. Barra për të nxjerrë Amerikën nga ky moçal, dhe ndërkohë ruajtur aftësinë e saj për të zhvendosur ngjarjet në Azi në një kohë ndryshimesh të thella rajonale dhe sfidash të forta, ra mbi pasardhësin e Xhonsonit, Riçard Nikson. Është një testament ndaj vizionit dhe aftësisë së tij, që ai arriti të joshë Kinën nga izolimi i saj zemërak, duke zbatuar në të njëjtën kohë një tërheqje delikate e të rrezikshme nga Vietnami, në kulmin e një propagande të frikshme politike në vend.

Xhorxh W. Bushi dhe IrakuBush hasi në çdo kurth në rrugën e presidentëve, të cilët vendosin të çojnë vendin e tyre në luftë. Së pari, ai përqafoi doktrinën e luftës parandaluese, e cila shtoi të gjitha rreziqet e tjera, sa kohë që një luftë e tillë është më e vështirë për t’u justifikuar në aspektin filozofik. Duajt Ajzenhaueri e hodhi menjëherë poshtë konceptin e luftës parandaluese, dhe tha se do të nxirrte nga zyra çdo person që do t’i sugjeronte diçka të tillë.Tjetra, është se Bush u angazhua në luftën e Irakut, me justifikimin se Sadam Hyseini zotëronte armë të shkatërrimit në masë dhe kishte lidhje me grupet terroriste, megjithatë këto teza nuk mbajtën shumë. Kjo i dha kritikëve të luftës një argument më tepër për të sulmuar politikat e tij. Përveç kësaj, sikurse Uilsoni, ai ofroi një tabllo të asaj se çfarë lufta e tij do të arrinte, çka gjithashtu u provua se ishte foshnjore dhe fantastike.Ai e shiti luftën si një iniciativë për të krijuar një parim të ri demokratik në zemër të Islamit, duke i hapur rrugën një epoke përparimi dhe stabiliteti në rajon. Me përjashtimin e mundshëm të Udrou Uilsonit, asnjë president tjetër nuk e ka mbështjellë përpjekjen e tij të luftës, në një fshikëz idealizmi kaq të pavlerë.Përfundimisht, ai arriti pak stabilitet me të ashtuquajturën rritje, por që konsistonte në negociimin me forcat sunite, shumë më tepër sesa tek çdo sukses serioz ushtarak. Në fund, ai thjesht njoftoi një plan kohor për tërheqjen nga Iraku, me shpresë se gjërat do të mbeteshin relativisht të qëndrueshme në atë vend, të cilin ai e kishte ngritur tërësisht në këmbë. Sigurisht, nuk ndodhi. Më shumë se kaq, destabilizimi i Irakut u dëshmua të jetë ngjitës në rajon, dhe lufta e Bushit i ndihu rritjes së pasioneve dhe konflikteve, që kanë shpërthyer më tej trazirat sektare dhe nxitur rritjen e llojit të radikalizmit islamik, që ishte në fakt armiku i vërtetë i SHBA-së pas sulmeve të 11 Shtatorit. Ashtu si Uilsoni dhe Xhonsoni, dështimi i Bushit e shkatërroi partinë e tij në zgjedhjet që pasuan, ndërsa populli amerikan e shprehu vrullshëm zemëratën ndaj marrëzisë së tij.

Truman dhe KorejaTrashëgimia e presidentit Truman ishte vërtet heroike, me politikat dhe nismat që shkaktuan një tranzicion të qetë nga Lufta e Dytë Botërore në paqe, duke vendosur bazat për një përpjekje të suksesshme për ekulibrimin e ambicjeve sovjetike, veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por ai luftoi në mandatin e tij të dytë, dhe veçanërisht me luftën e tij koreane.Është e vështirë të vësh në dyshim arsyetimin e Trumanit, për të hyrë në luftën, e kryer zyrtarisht nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, dhe ku u duk se ajo po drejtohej me sukses, pas zbarkimit të shkëlqyer të gjeneralit Dagllas Mekartur në Inçon, duke ndarë më dysh forcat komuniste dhe hapur rrugën trupave të tjera amerikane, për të përparuar drejt kufirit Koreano-Kinez.Por gjithçka ndërroi kahje, kur Kina dërgoi 300 mijë trupa, për t’i testuar në betejë kundër trupave amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut. Kjo çoi në një bllokim të zgjatur e të dhimbshëm, dhe për dy vitet që pasuan Trumani zhvilloi një luftë që s’mund ta fitonte, as nuk mund të tërhiqej, dhe as mund t’i lejonte vetes t’a humbiste.

Gjatë kësaj kohe, Uashingtoni u përball me perspektivën e dyfishtë të një humbjeje shkatërruese strategjike, apo një lufte botërore. Nga periudha kur Trumani hyri në vitin elektoral 1952, vlerësimi i mbështetjes ndaj tij ra në 23 përqind-ende sot pika më e ulët e vlerësimit për të gjithë presidentët, qëkur filluan të praktikohen sondazhet-dhe ishte e qartë se ai nuk kishte asnjë perspektivë për drejtimin me sukses për një mandat të dytë të plotë.

Pasardhësi i tij, Ajzenhaueri, gjeti shpejt një zgjidhje të negociuar, duke hequr dorë nga të gjitha pretendimet e tij dhe pranoi komunistët e Koresë së Veriut. Por trupat amerikane mbeten në Korenë e Jugut edhe sot e kësaj dite, si një testament për rezultatin e përzier, dhe një episodi të trishtuar ushtarak në historinë e SHBA.

Obama dhe Iraku/Afganistani:Në një kuptim, mund të ngjajë e padrejtë ta vendosësh Obamën në një grup me presidentët e tjerë të kohës së luftës.

Së pari, ai nuk i filloi këto luftëra, por i trashëgoi ato nga Xhorxh W. Bushi. Së dyti, situata që ai trashëgoi nuk u përkeqësua në llojet e rrëmujave që kanë karakterizuar tregimet e tjera të dështimeve presidenciale.

Së treti, ndoshta thotë diçka në lidhje me historinë e kohës së luftës së Amerikës, se një përpjekje për të listuar 5 presidentët më të pafat të kohës së luftës, tërheq në vorbull një njeri si Obama, rekordi i kohës së luftës të të cilit, e vendos vetëm pak në kategorinë e dështimit. Në anën tjetër, presidenti justifikohet, duke u bazuar tek ajo që trashëgoi me marrjen e detyrës, dhe as nuk e përcakton suksesin e tij mbi punët e paraardhësve. Obama trashëgoi një rrëmujë; detyra e tij ishte ta pastronte atë; në fakt situata u përkeqësua para syve të tij, jo vetëm në Irak dhe Afganistan, por edhe në rajonin përreth. Mos harroni sesi Niksoni tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Vietnami, ndërsa i dha fund izolimit kinez dhe forcoi kapitalizmit demokratik në Azi. Ai pati sukses, pasi kishte një strategji të madhe për rajonin. Përkundrazi, Obama nuk ka zhvilluar kurrë një strategji koherente për Lindjen e Mesme. Ai e përqafoi idenë e ndërtimit të demokracisë në Afganistan, por vendosi një afat kohor për përfshirjen e tij atje.

Ndërtim i demokracisë nuk funksionoi asnjëherë, por veçanërisht po dështonte, kur forcat e prijësve të vjetër talebanë dhe lëvizjeve të tjera sektare, e dinin se ajo që duhej të bënin ishte të prisnin ndërhyrjen. Politika nuk kishte kuptim, dhe ka pak vend për të treguar për të. Sa për Irakun, ka ndonjë të vërtetë në argumentin e të djathtës amerikane, që Obama trashëgoi një situatë relativisht të qëndrueshme, që u kthye e paqëndrueshme nën drejtimin e tij. Kjo nuk mund të jetë plotësisht e drejtë, duke pasur parasysh se ishte Xhorxh W. Bushi, i cili shkaktoi një furtunë rajonale me pushtimin e tij në Irak.

Por politika nuk është gjithmonë e ndershme, gjeopolitika edhe më pak. Dhe ishte përgjegjësia e Obamës, për të ruajtur nivelin e stabilitetit të trashëguar. Mund të jetë një çështje e diskutueshme, nëse lënia e një force ushtarake në Irak, si një shfaqje e vendosmërisë amerikane, do të kishte siguruar një stabilitet të tillë.

Por ai duhet të ndiqte çdo politikë, që mund të kishte ndërtuar, mbi atë që trashëgoi. Që ai nuk ia doli, kjo ndoshta lidhet me konfuzion tij të dukshëm, mbi atë që duhej të ishte filozofia e tij politike në rajon. Ai ndihmoi në destabilizimin e Libisë, kur Muamar Gedafit ndodhej nën një presion të brendshëm, por qëndroi larg kur presidenti i Sirisë Bashar Al- Asad, hasi në një revoltë të ngjashme. Ai hezitoi për një kohë të gjatë, kur aleati i SHBA-së Hosni Mubarak, u përplas me trazirat në Egjipt, pastaj qëndroi kryesisht i heshtur, kur Egjipti u vu nën kontrollin e parë të “Vëllazërisë Myslimane” dhe pastaj ra në duart e oligarkisë së vjetër ushtarake.

Ai u tall me rëndësinë e kërcënimit të ISIS-it në Siri dhe Irak, dhe vetëm më pas e angazhoi Amerikën në disa operacione degraduese, duke shkatërruar edhe atë forcë me të vërtetë ogurzeze, që dikur kishte fituar një terren të madh në të dy vendet, shumë për habinë e tij. Në fund, ai trashëgoi një situatë të keqe, dhe ajo mori për më keq gjatë presidencës së tij. Kjo nuk është një histori suksesi në kohë lufte. Kështu që ai bie në kategorinë e pesë presidentëve amerikanë, më të këqij në kohë lufte.

Publikohet e-maili që Soros i dërgoi Clintonit për Shqipërinë



Kanë dalë e-maile të tjera të kohës kur Hillary Clinton ishte Sekretare Shteti që dëshmojnë se ajo merrte këshilla politike nga miliarderi i majtë dhe aktivisti George Soros.

Një e-mail i publikuar nga WikiLeaks tregon se Soros ndërhyri te Sekretarja Clinton lidhur me një çështje ndërkombëtare që kishte të bënte me një konflikt në Shqipëri.

Fjala është për protestën e 21 janarit 2011, që përfundoi me katër viktima.

Soros i kërkon Clintonin që qeveria amerikane të ndërhyjë te Berisha urgjent dhe të dërgojë një ndërmjetës për zgjidhjen e krizës.





Ja një pjesë e e-mailit që i dërgoi George Soros, Clintonit:

“E dashur Hillary,

Një situatë e rëndë është krijuar në Shqipëri që lyps vëmendje urgjente në nivele të larta nga ana e qeverisë amerikane. Sikurse mund ta dish një protestë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e tre njerëzve dhe shkatërrim prone.

Ka shqetësime të serioze për protesta të mëtejshme lidhur me një anti-miting që pritet të organizohet nga partia qeverisëse të enjten si dhe një një event tjetër i opozitës dy ditë më pas për të përkujtuar viktimat.

Mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë në një mjedis politik tashmë të ndezur vë në rrezik rikthimin e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit”.

Soros i kërkoi asokohe Sekretares së Shtetit që të përfshinte komunitetin ndërkombëtar dhe ta trysnonte kryeministrin që të “ndalonte demonstratat e mëtejshme” dhe të “ulë tonin e deklaratave publike” si dhe të caktonte një zyrtar të lartë evropian që të vepronte si ndërmjetës.

Miliarderi i majtë i dha gjithashtu Clintonit një listë me emërime të mundshme që të caktoheshin si ndërmjetës: Carl Bildt, Martti Ahtisaari and Miroslav Lajcak.

E-maili i dërgua nga ndihmësi i Sorosit për Richard Verma, që asokohe ishte Nidhmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ligjore, i cili ua shpërndau disa ndihmësve të Clintonit përfshi Huma Abedin, Jacob Sullivan, dhe Philip Gordon. Sullivan ia dërgoi Clintonit.

Vetëm tre ditë pasi Clintoni mori e-mailin nga Sorosi BE-ja dërgoi një prej emërimeve të Sorosit, Lajcakun, për të ndërmjetësuar krizën civile, raportoi BBC.

Enver Hoxha , komunizmi – Edi Kristaq Rama – Xhorxh Sorosi, sorosizmi


Ka nje orvatje diku foshnjarake, deridiku dredharake e parazitare; e shumekund djallezore per ta ndare betejen ndaj Rames nga Sorosi. Pjesa e pare i takon opozites, pjesa tjeter pozites. Nje analist amerikan i paszgjedhjeve vinte ne dukje se liberalet e majte amerikane ia shiten partine dhe shpirtin Xhorxh Sorosit dhe si perfundim i humben te dyja. Sorosi de jure ka rene nga pushteti pas 8 janarit; de facto jo, mendoj. Nese dikush do te orvatej te me bindte se kur u gdhi 9 janari sorosizmi u fashit me te zbardhur dita, mund t’i pergjigjesha thjesht e pa e ofenduar se mund te vlente si nje zbardhje lajmi, por jo dukurie Nje ngjashmeri e katercipte me komunizmin.



U rrezua busti i Enverit; te neserme ra kokeposhte dhe vdiq, komunizmi! Nderkohe, komunistet qe ishin shumice faktike para 90-es nuk mund te mos ishin shumice faktike edhe pas 90-es. Nje flame e tille nuk mund te zhbehej me nje ndryshim te nates me diten. Vijoj t’i besoj ndarjes se analistit francez te gjeopolitikes, Dominique Moisi, i cili i ndante komunistet e pas 90-es ne Rumani ne shefa(boss) e vartes(underling); ku te paret i druheshin faktit se vartesit do te hakmerreshin ndaj shefave, me te marre pushtetin. Ne nje fare menyre kjo eshte deshmuar edhe nga kreu historik i PD-se kur pohonte se fundi se bijte e komunisteve(studentet e Universitetit Enver Hoxha) ishin ata qe rrezuan diktatorin bust e emer( e perifrazoj).

E megjithate, perjashtimi perforcon rregullin, Sigurisht qe nuk mund te ishin bijte e te ‘deklasuarve’; ligji komunist ua ndalonte rreptesisht arsimin e larte(perjashtim benin vetem ata te “deklasuar’ qe pranonin te ktheheshin ne bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, e qe u (sh)perdoren si lecke kepucesh here nga shefat e here nga vartesit, kur ndryshonte pushteti dhe shefi i SHISH_SHIKU-ut). Per t’iu kthyer thelbit te shqyrteses se perkore e pa spaleta analiste me pese yje mbi supe, po kerkohet qe te rrezohet bustina e Rames ashtu si busti i Enverit; dhe keshtu-keshtu.. lame duart me te shkuaren. Po ra Rama, bie vetvetiu Sorosi! O burra-gra, te ferkojme duart, te pergatisim kollaret e kostumin pushtetar dhe te lartesojme la e me la dy gishtat, se ato dalin e teprojne per nje vend pellumbash ne administrate. 25 vite te pas 90-es na kane bindur per te kunderten. Komunizmi ishte reaksionar ne gjirin e PS-se dhe revizionist ne gjirin e PD-se.
Komunizmi ne PS eshte regjur, ne PD gjithsesi eshte rrëgjuar. Pas çerek shekulli, edhe pse mund te jene disi te fryra shifrat e OSBE-se per rivleresim te komunizmit apo edhe Neverit( afro 50%), ato tregojne se neokomunizmi i kultit te individit mbetet i larte dhe pertej shifrave te partise qe ndryshoi siglen brenda nates nga PPSH ne PSSH. Lehtesia me te cilen u mor renia e komunizmit dhe figures kult po perseritet pas 25 vitesh me renien e sorosizmit dhe figures okulte. Nje tjeter lidhje qe i ben vellezer siameze komunistet dhe sorosistet nuk eshte vetem xhuntoja Edi Kristaq Rama. Ekstremi i majte i komunizmit enverist dhe far-left i sorosizmit ultraliberal nuk kane lidhje vetem ne ekstremet qe rendom puqen si Neimi i Labinotit me Henrin e Parisit, por edhe biologjike.

Soros ka perzgjedhur ashtu “pa dashje” bijte e bijat biologjike te ‘shefave’ te komunizmit; ka perzgjedhur ashtu ‘pa dashje’ edhe vllehet e “drejtesise se komunizmit”. Kjo ishte rilindja, ne thelb. Hakmarrje per drejtesi…shefash! Nese opozita e shquan si perralle nga e kaluara binjakezimin Soros-Enver dhe sorosizem-komunizem, ne rastin me te mire eshte foshnjarake, ne rastin me pak te keq te mundshem parazitare, e ne rastin me te keq, bashkepunetore e firmave e borderove te figures okulte Soros, ashtu siç ka pasur shume nga ‘vartesit’ e djeshem qe kane qene bashkepunetore te heshur apo te zeshem te figures kult, Enver. Ne kete kuptim, çdo orvatje per te anashkaluar luften frontale ndaj sorosizmit si ‘update’ i enverizmit, meriton respektivisht percaktoret e siperpermendur.
Çdo orvatje ne vijimesi antiSoros eshte jo vetem katalizator i ndryshimit te njemendte te pushtetit, por edhe lakmues i ndarjes se bazes se nje partie me ngjyrese mirefilli blu, nga aciditetet e nje partie gjithmone ne nengjyresa te se kuqes. Vetem 2017-ta nuk ka te mesme te arte. Ose baze, ose acid. Ne kete rast “e mesmja” eshte e tharte. Eshte pesticid.

Sorosi rrëzon qeverinë e Serbisë dhe të Republika Srpskës

SOROS

Miliarderi amerikan Xhorxh Soros është duke bërë plane për të rrëzuar pushtetet aktuale në Serbi e Republikën Serbe.

Mediet në Beograd e Banjallukë raportojnë,  që ky magnat ka bërë gati një plan sekret dhjetëpikësh, me të cilin, gjatë vitit 2016, e financojë revolucionein demokratik  në dy kryeqytetet.

Burime të medieve thonë që Xhorxh Soros do ta bëjë një gjë të tillë me ndihmën e organizatave të tij joqeveritare, të lidhura me shërbimet sekrete të shumë shteteve perëndimore.

Arsyeja pse amerikani me prejardhje hungareze dëshiron ta bëjë një gjë të tillë është se Serbia dhe Republika Serbe po dëshirojnë të ndërrojnë kurs të politikave të tyre, duke u orientuar nga Rusia, e jo BE-ja. Për më tepër, ai është kundër pavarësimit të Republika Srpskës, të cilën gjë po e dëshiron lideri i saj, Milorad Dodik, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.

“Soros ka vendosur të largojë të gjitha pengesat dhe të rrëzojë qeveritë aktuale të Serbisë dhe Republikës Serbe dhe në këtë mënyrë të sjellë në pushtet forca të reja politike që janë me orientime antiruse”, shkruajnë mediet, transmeton Klan Kosova.

Shefi i përfaqësisë së Republikës Serbe në Washington, Obrad Kesiq ka thënë qe Soros ka finansuar të gjitha revolucionet në Evropën Juglindore, dhe se dikur ka dhënë para edhe për opozitën në Beograd. Sipas tij, amerikano-hungarezi ka financuar në mënyrë direkte pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë aktiv me fondacionet e tij gjatë kohës sw luftrave në Ballkan.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...