Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/04

Klodi Karaj - Ambasadori i SHBA: Asnjë përpjekje për të na frikësuar s’do na pengojë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i ka kther përgjigje deklaratës së Kryeprokurorit, Adriati Llalla duke deklaruar se SHBA nuk frikësohen përballë asnjë përpjekje për minimin e proçesit të reformës në drejtësi. Ambasadori Lu ka garantuar se kjo reformë do të jetë e suksesshme në ndalimin e korrupsionit në gjyqësor. Ky reagim i diplomatit amerikan, vjen pas replikave në distancë me Kryeprokurorin Adriatik Lalla.
Asnjë përpjekje për të na frikësuar nuk do të na pengojë. Kështu i kundërpërgjigjet, Ambasadori amerikan Donald Lu reagimit të ashpër të kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Llalla: “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim”.
Shkruan Ambasadori amerikan, Donald Lu, një ditë pas replikave në distancë më kreun e organit të akuzës.
Po ashtu, zyrtari i lartë amerikan, ka vijuar takimet me përfaqësues të shtetit shqiptar ku është takuar me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Një ditë më parë, kryediplomati amerikan në Tiranë u pa në Kryeministri, më pas në Ministrinë e Brendshme dhe në mbrëmje u takua me Presidentin, Bujar Nishani.
Postimi i Ambasadës amerikane
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhmi përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”
Ambasadori Donald Lu
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit shpërthyen në replika të ashpra mes tyre. Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj.
Pak orë më pas Kryeprokurori Adriatik Llalla foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan, shantazh dhe ndërhyrje në institucionin e Prokurorisë.
Llalla tha se i kishte dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të Kuvendit ku i njoftonte për revokimin e vizës Zotit Llalla, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë.
Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme, ambasadori Donald Lu zhvilloi një takim me kreun e Shtetit Bujar Nishani. Më herët u zhvillua një takim dhe nga kryeprokurori Llalla me presidentin Nishani

























BE: Bashkëpunojmë ngushtë me SHBA për një gjyqësor të pavarur

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagon për konfliktin mes Ambasadës Amerikane dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një deklaratë për mediat, zyra për shtyp e BE deklaron se Bashkimi Europian shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Donald Lu.
Më tej në deklaratë theksohet se BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.
“Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE-SHBA” përfundon deklarata.

Departamenti i Shtetit shprehu të premten (3 shkurt 2017) mbështetjen për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse veprimet e ambasadorit Lu në Tiranë përfaqësojnë qëndrime personale dhe jo të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Mark Toner u shpreh se “politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”
Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen një ditë pas shkëmbimit të akuzave publike mes Ambasadorit Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ambasadori Lu e akuzoi prokurorin e përgjithshëm për pengim të reformës në drejtësi. Zoti Llalla u kundërpërgjigj duke e akuzuar zotin Lu për shantazh dhe ndërhyrje ndaj institucionit të tij.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha të premten se “Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë”, u shpreh zëdhënësi.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”, përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner.

Konflikti Prokurori-Ambasadë - Hila: Llalla jashtë kornizave, u urdhërua politikisht kundër Lu-së

Për analistin dhe drejtuesin e emisionit “Arena” në RTV Ora News, Dritan Hila dalja e kryeprokurorit Adriatik Llalla për të kundërshtuar ambasadorin amerikan është bërë me urdhër politik.

Në studion e lajmeve të Ora News, Hila tha se ishte Llalla ai që doli jashtë kornizave dhe jo ambasadori Lu.

Sipas analisteti është e pashembullt që një Prokuror të dalë kundër aletatit më të madh të Shqipërisë.

Hila: Sa i përket daljes së Llallës, ata që e vunë…sepse Llalla nuk është ai që e meritonte Prokur të Përgjithshëm, ka një karrierë modeste në drejtësi, ka pasur gjithmonë emërime politike. Ka qenë shefi i ILDKP më parë, është një figurë e panjohur i cili u promovua për shkak të lidhjeve që kishte me politikën dhe e çuan në Prokurori të Përgjithshme që të mos bënte asgjë. Llalla nuk ka bërë gjatë 5 viteve asgjë. Tani i thanë: Të çuam, hidhu në kundërsulm. E kanë urdhëruar politikisht, sepse ështe e pashembullt që një Prokuror i Përgjithshëm të dalë të kundërshtojë aleatin më të madh të Shqipërisë. Po të mos kishte një shtytje të tillë, të jeni të bindur që Llalla do të kishte vazhduar politikën e tij të 4 viteve dhe nuk do kishte dalë fare të prononcohej. Anonçimi i tij është i pashembullt. Prandaj them që kjo është diçka që shkon përtej një konflikti banal të Llallës me të tjerë, me ambasadorin amerikan.
Donald Lu nuk ka dalë fare nga kornizat normale, e konfirmoi edhe DASH dhe këtë e ka bërë për një rast, sepse një shtet serioz nuk është nevoja të dalë DASH dhe të shkojë Zëri i Amerikës për të marrë një informacion dhe ti thotë a është ky qëndrimi DASH? Është bërë për ti thënë Shqiptarëve që ky është qëndrimi i DASH. Donald Lu është ambasador karrierë nuk mund të dalë një cm nga linjës zyrtare. Tejkalimi i kopetencave është i Adriatik Llallës nuk duhet të kishte folur fare, të bënte punën e vet ashtu sic e ka bërë sepse nuk ka më kohë që ta bëjë më mirë. Ligji i ri e ka zhveshur nga kopetencat, është figurë deri në momentin që do fillojë struktura e re. Llalla ka dalë jashtë kornizave, Donald Lu nuk ka dalë farë nga kornizat.

kornizat.
/Oranews.tv/

Samiti i Maltës: "T'ia dalim të bashkuar ose të dështojmë të veçuar"

Presidenti i këshillit të BE-së Donald Tusk ka vendosur një moto luftarake për samitin e BE-së në Maltë. A do ta ndjekin atë të gjitha vendet anëtare? Nëse po, në cilën të ardhme?

Slowakei EU Gipfel in Bratislava Gruppenfoto (Getty Images/AFP/J. Klamar)
"BE-ja nuk është perfekt, por është instrumenti më i mirë, që ne kemi për t'u bërë ballë sfidave." Këtë fjali e shënuan kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së, që mblidhen të premten (03.02) në Maltë, qysh pas takimit të parë pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni në takimin e shtatorit në Bratislavë. Ata duan të prezantohen të bashkuar,e dhe pse britanikët janë larguar nga bordi. Unioni duhet të reformohet, u tha në Bratislavë. Në çfarë drejtimi dhe me çfarë qëllimi, kjo duhet të përcaktohet më së voni në samitin me rastin e 60 vjetorit të themelimit të BE në Romë më 25 mars 2017.
Gjatë takimit në Maltë duhet të hidhet një hap i parë për zbutjen e krizës aktuale të BE-së. Kështu e parashikon plani i miratuar në Bratislavë. Sa i përket çështjes parimore, se si do të bashkëveprojnë në të ardhmen anëtarët e BE-së, deri më tani nuk ka avancim. Ka vetëm disa mendime të pa koordinuara. Megjithatë, sipas diplomatëve të BE-së në Bruksel, asgjë nuk është pjekur për të marrë vendime.
Franca, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Italia duan ta thellojnë bashkëpunimin në BE. Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria duan të theksojnë elementin nacional dhe ta sprapsin integrimin brenda BE-së. E pastaj janë vendet jugore, që akuzojnë veriun, se nuk bën sa duhet për rritjen ekonomike. Veriu nga ana tjetër akuzon vendet jugore, se nuk bëjnë sa duhet për të qenë në ekonomi të aftë për konkurrencën. Pavarësisht konflikteve ka ndërkohë grupe që merren me modele të ndryshme, sikurse njoftojnë diplomatët.
Hija e Trump e pranishme
Një sfidë tjetër, që duhet kapërcyer në Maltë, mban emrin Donald Trump. Në sfondin e atakimeve të presidentit të ri të SHBA-së ndaj BE-së, shumë politikanë në Bruksel parashikojnë, që samitin do ta preokupojë mbrojtja nga Trump. "Duhet të jepet një lajm i qartë ndaj qytetarëve në Europë dhe pjesës tjetër të botës, që shtete në BE bashkëpunojnë vullnetarisht. Ne kemi vlera dhe parime të përbashkëta, që ne i mbrojmë ndaj çdo kundërshtari, që do t'i shkatërrojë ato", thotë eurodeputeti socialdemokrat, Jo Leinen për DW. Natyrisht që duhet të përballesh me figura autoritare si presidenti rus Putin dhe presidenti turk Erdogan, thotë Jo Leinen, por "për fat të keq më duhet të përmend, se edhe Donald Trump, është si një zhgjëndër për shumë në BE."
Jo të gjithë krerët e qeverive dhe të shteteve të BE-së e shohin me kritikë administratën e re të SHBA-së. Hungaria dhe Polonia mund të përfitojnë diçka prej nacionalizmit të Trump-it. Por presidenti i Këshillit të BE-së, pra kryetari i klubit të samitit, Donald Tusk tërheq vëmednjen, që Trump është "një rrezik për Europën". Tusk edhe presidentin rus Putin e sheh si një "kërcënim" dhe vazhdimisht i ka kërkuar atij, që të zbatojë armëpushimin me Ukrainën. "Zoti Tusk ka shkruar një letër drejtuar kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, në fjalinë e fundit të së cilës thuhet: 'Bashkë do të rezistojmë, të veçuar do të dështojmë.' Por si për ironi ky është një citat nga kushtetuta amerikane. Përse duhet ta përdorim ne këtë moto edhe për BE-në?", këtë pyetje shtron eurodeputeti Jo Leinen në prag të samitit në Maltë.

Trumpi dhe Evropa - ç'duhet të presin BE-ja dhe Gjermania?

Donaldi Trumpi bëri betimin si presidenti i 45-të i SHBA-së. Si mendon Trumpi për BE-në, Gjermaninë dhe marrëdhëniet transatlantike?

Washington Amtseinführung Trump (Picture-Alliance/AP Photo/M. Balce Ceneta)
Bashkimi Evropian është për Gjermaninë një mjet për qëllimet e saj; NATO-ja "e vjetëruar": intervista e Donald Trumpit dhënë gazetës gjermane "Bild", shkaktoi habi dhe indinjatë.
Shumë nga deklaratat e Donald Trumpit rreth Evropës, Gjermanisë dhe NATO-s janë kontradiktore. Megjithatë që në fjalimet e tij të para të fushatës elektorale u bë e qartë se lajtmotivi që do të përcaktojë politikën e jashtme dhe ekonomike të Trumpit  është: "America First" - "Interesat e Amerikës kanë përparësi". Në dallim me politikën shumëvjeçare amerikane Trumpi e sheh BE-në si një krijim artificial pa shpirt, që madje  dëmton ekonominë amerikane.
Donald Trump Protest Berlin (Reuters/H.Hanschke)
Protesta kundër Trumpit në Berlin në kohën ai bënte betimin presidencial.
Trumpi ndan mendimin e mikut të tij britanik dhe kritikut ndaj BE-së Nigel Farage: BE-ja u shërben kryesisht interesave të ekonomisë gjermane, kështu tha Trumpi në një intervistë me gazetata "Bild" dhe "Times": "BE-ja është në thelb një instrument për Gjermaninë. Kjo është arsyeja pse e konsideroj si shumë të zgjuar vendimin e Britanisë për të dalë nga BE-ja." - tha Trumpi.
Skeptik jo vetëm ndaj BE-së
Trumpi mendon në kategorinë e shteteve kombëtare dhe është skeptik jo vetëm ndaj BE-së por edhe ndaj OKB-së apo organizatave të tjera multinacionale. Trumpi mendon se mes shteteve mund të ketë marrëveshje dypalëshe, por jo një situatë win-win për të gjithë. Ndërsa paraardhësi i tij Barack Obama e vlerësonte Bashkimin Evropian si një nga arritjet më të mëdha në historinë e Evropës, Trump është i bindur se pas Britanisë nga BE-ja do të largohen edhe vende të tjera.
Donald Trump Portest Berlin (picture-alliance/dpa/M.Sohn)
Protestë kundër Trumpit në Berlin - 'Mr. President, walls divide, build bridges!'
Heather Conley, eksperte për Evropën pranë "Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare", një think-tank i politikës së jashtme në Uashington, mendon se nën drejtimin e Trumpit do të ketë një "ringjallje të marrëdhënieve dypalëshe" midis SHBA dhe Britanisë së Madhe. "Tashmë është njoftuar se kryeministrja Theresa May së shpejti do të vijë në Uashington."- thotë Heather Conley.
Ndërsa Barack Obama i kishte paralajmëruar britanikët ndaj Brexit-it, Donald Trumpi synon një marrëveshje të shpejtë dypalëshe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Pjesë e strategjisë negociuese të Trumpit  është që t'i vërë disa partnerë kundër njëri-tjetrit në mënyrë që të nxjerrë në fund për veten dhe vendin e tij më të mirën. Kjo shpjegon gjithashtu deklaratat kontradiktore të Trumpit për NATO-n.

Antidemokraci origjinale në Rumani

Mënyra se si u zbutën dënimet për abuzimet me postin në Rumani bën të qartë, që qeveria është koshiente, se padrejtësinë e ka bërë drejtësi. Ky vend ka nevojë për ndihmën e BE-së, mendon Peter Janku.

Rumänien Bukarest Proteste gegen Regierung (Getty Images/AFP/D. Mihailescu)
Ata u mblodhën së bashku njësoj si hajdutët natën: pa njoftuar as kolegët e kabinetit në ditën me diell për qëllimet e tyre, kësisoj të martën në mbrëmje (31.01) ministri i Drejtësisë Florin Iordache vendosi në rendin e ditë të një mbledhjeje të pazakontë të kabinetit në një orë të vonë dekretet me procedurë të përshpejtuar. E më pas ai me këmbëngulje dhe i pamëshirshëm argumentoi, atë që theksojnë pa u lodhur mbështetësit e qeverisë, që ata të lirohen prej "burgjeve të tejmbushura". Brenda natës dekretet u publikuan në fletoren zyratre, për të hyrë kështu menjëherë ligjërisht në fuqi.
Gjoja burgje të tejmbushura
Qeveria nuk i mori parasysh deklarimet e ekspertëve, që pas një verifikimi e kanë theksuar vazhdimisht, se burgjet në Rumani nuk janë të mbingarkuara, ose të paktën më pak të ngarkuara krahasuar me ato holandeze e italiane. Iordache në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim nuk lëshoi pe ndaj asnjë rezerve të shprehur mbi bazë argumentash. Ai vazhdimisht theksoi, se vetëm qeveria dhe parlamenti kanë "të drejtë, që të lëshojnë ligje e dekrete".
Se çfarë synohet vërtetë përmes dekreteve, kjo merret me mend nga nxitimi si dhe mosrespektimi me arrogancë i të gjitha rregullave dhe normave demokratike dhe të shoqërisë civile: synohej, që të dalin me duar të pastra dhe të mund të qeverisin sërish ata që janë dënuar ndërkohë për mashtrim elektoral si dhe për shkelje të tjera si kryetari i partisë socialdemokrate, Liviu Dragnea, e duzina të tjerë anëtarët të partisë të akuzuar për korrupsion e abuzim. 
E kjo pavarësisht manifestimeve masive kundër, pavarësisht refuzimit të dekreteve nga opozita dhe shoqëria civile, pavarësisht kërkesës së presidentit për pezullimin e tyre, pavarësisht mosaprovimit prej drejtësisë dhe drejtueses së Autoritetit të Antikorrupsionit, DNA, së cilës i tremben të gjithë politikanët.
Porträt Peter Janku (DW/M.Müller)
Peter Janku
Presidenti i indinjuar
Presidenti Klaus Johannis, i cili një herë ia doli që qeveria t'i heqë dekretet nga rendi i ditës, reagoi i indinjuar. Presidenti i kërcënuar disa herë me shkarkimin nga posti prej krerëve të partisë populiste socialdemokrate dhe aleatëve të saj liberal në koalicion, e kritikoi aksionin me nxitim në terrin e natës që u pasua me aksione protetste. Johannis e quajti një "ditë zie" dhe deklaroi, se "deri në ditën e tij të fundit në detyrë" do të luftojë për rivendosjen e shtetit ligjor në Rumani. Kritika të ashpra erdhën edhe nga organizma relevantë duke përfshirë edhe sindikatat, që tradicionalisht janë të afërta me qeverinë e majtë nacionaliste. 
Ndërsa nga qendra e europianëve të preokupuar me Trump-in dhe populistët e djathtë në Europën Qendrore nuk pati asnjë reagim. Të nesërmen e vendimit përmes një mesazhi në twitter u prononcua europarlamentarja ekologjiste Rebecca Harms duke iu adresuar presidentit të Komisionit të BE-së Tusk, se Rumania ka nevojë për ndihmën e BE-së. Diku nga mesdita (01.02) Jean-Claude Juncker dhe ambasada gjermane në Bukuresht shprehën shqetësimin e tyre. Megjithatë në sfondin e efikasitetit të mediave të propagandës ultranacionaliste dhe armiqësore ndaj demokracisë ndërhyrje të tilla kalojnë pa u vënë re.  
Rumania nuk duhet lënë vetëm
A është i kërcënuar tani ekzistencialisht shteti ligjor në Rumani? Këtu në fillim të viteve nëntëdhjetë u aplikua një sistem postkomunist autoritar i "demokracisë origjinale". Por edhe në vende të tjera nga Ankaraja deri në Budapest, nga Varshava deri në Uashington tashmë parimet e padiskutueshme po cënohen prej populizmit të shfrenuar. Apo ndoshta ka marrë fund është sheti ligjor rumun? Nuk përjashtohet as njëra dhe as tjetra. Masat e rigjallërimit janë urgjentisht të nevojshme. Europa kurrësesi nuk duhet ta lerë vetëm Rumaninë. Ta ndjekësh me vëmendje dhe të veprosh me efikasitet, kjo do të ishte rruga e vetme e arsyeshme. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...